Kreu i Degės sė Tiranės shpjegon ndryshimet nė parti. Si po kryhet rotacioni.
Minarolli: Nė Partinė Demokratike kemi rregulla
Jam dakord qė anėtarėt e shoqėrisė civile tė marrin poste nė PD, por vetėm pasi tė kenė veshur bluzėn blu.
Kreu i PD-sė sė Tiranės, Vili Minarolli, i cili e ka drejtuar kėtė degė pėr dy mandate rresht, e qė tani pėrgatitet tė lėrė vendin pėr njė tjetėr, ka analizuar tė gjitha ndryshimet qė po ndodhin, si dhe ato gjėra pėr tė cilat ka nevojė Partia Demokratike nė tėrėsi.
Si i shikoni ndryshimet e strukturave tė PD-sė nė rrethe?
Njė dukuri krejt normale pėr njė parti qė funksionon mbi bazėn e njė statuti demokratik. Jemi nė njė vit zgjedhor pėr strukturat drejtuese tė PD-sė, pas njė mandati trevjeēar dhe ėshtė koha e ripėrtėritjes sė tyre. Kjo do tė thotė riafirmim me njė mandat tė dytė tė atyre drejtuesve qė fitojnė votat e anėtarėsisė dhe zgjedhja e drejtuesve tė rinj, nė vend tė atyre drejtuesve qė nuk e marrin mė besimin e anėtarėsisė, ose qė e kanė konsumuar mandatin dy herė radhazi, nė pėrputhje me statutin. Ēdo shpjegim tjetėr ėshtė spekulim dhe ka pėr qėllim tė transmetojė format antidemokratike tė PS-sė, apo tė krijojė njė paralele edhe nė PD me krizėn qė po e shoqėron prej disa vjetėsh PS-nė. Nė PD nuk ekziston dhe nuk mund tė krijohet modeli i kongresmenit tė PS-sė. Zgjedhjet e deri tanishme nė degėt ku janė kryer janė bėrė nė pėrputhje me statutin dhe nuk janė shoqėruar me dukuritė e asaj qė ėshtė quajtur trafik votash nė PS, ose me krijim klanesh e ndarjesh.
Janė zėvendėsuar disa nga drejtuesit e vjetėr. A ka tė rinj tė ardhur nga shoqėria civile?
E shpjegova mė lart qė ėshtė e natyrshme se disa do tė zėvendėsohen ngaqė nuk e rifitojnė mandatin pėr shkak tė dobėsive nė punė, tė tjerė pėr shkak tė moskandidimit mė shumė se dy herė radhazi. Por, duhet tė jetė e qartė se nė strukturat drejtuese tė PD-sė nuk mund tė zgjidhen persona qė nuk janė anėtarė tė partisė. Shoqėria civile ėshtė njė nga pjesėt mė tė rėndėsishme tė shoqėrisė dhe, nėpėrmjet bashkėbisedimit me tė, PD-ja synon tė shpjegojė alternativėn e saj pėr ndryshimin dhe pėrmirėsimin e situatės aktuale tė vendit, pėr tė siguruar pjesėmarrjen sa mė aktive tė saj nė pėrpjekjet e opozitės pėr tė goditur fenomenet negative qė shoqėrojnė qeverisjen e majtė dhe qė njollosin mbarė shoqėrinė shqiptare. Po ashtu, PD-ja synon nė afrimin e vlerave tė saj dhe kėtu kam parasysh pėrfshirjen e eksponentėve tė shoqėrisė civile nė radhėt e PD-sė, si anėtarė. Mbetet pastaj nė vullnetin personal tė anėtarėve tė PD-sė pėr tu angazhuar ose jo nė strukturat drejtuese tė saj, duke iu nėnshtruar garės zgjedhore. Kam lexuar mendime aspak naive tė ndonjė analisti apo gazetari, qė e njeh mirė mekanizmin e funksionimit tė partive politike elektorale, i cili aludonte pėr katapultime nė strukturat drejtuese tė PD-sė tė personave qė nuk janė anėtarė tė kėtij formacioni, ose, akoma mė keq, qė aktualisht janė anėtarė tė partive tė tjera politike. PD-ja ėshtė pasuri kombėtare pėr nga vlerat qė mbart, por ėshtė skuadra ku luajnė vetėm ata qė kanė pranuar tė veshin fanelėn me siglėn e saj.
A ka njė strategji dega e Tiranės pėr thithjen e shoqėrisė civile?
Sigurisht, ėshtė nė kuadrin e strategjisė sė PD-sė, e shprehur mjaft qartė edhe nga kryetari dhe udhėheqėsia e saj. Ky ėshtė njė proces qė nuk bėhet me fushata, por nė vazhdimėsi. Por ka momente tė caktuara kur procesi ėshtė mė frekuent, siē janė fushatat elektorale apo zgjedhore. P.sh. nė fushatėn e vitit 2003 nga 11 kandidatė pėr kryetarė tė minibashkive tė Tiranės, shtatė ishin nga shoqėria civile dhe tani janė tė anėtarėsuar nė PD. Njėsoj si gjithė tė tjerėt, edhe ata kanė tė drejtėn tė marrin pjesė nė garėn pėr nė strukturat drejtuese tė PD-sė. Nė njė shoqėri pluraliste, siē ėshtė shoqėria jonė, njė pjesė e madhe e elektoratit nuk bėn pjesė nė partitė politike. Partitė politike, nėpėrmjet prezantimit tė programit dhe tė alternativės, synojnė pikėrisht qė kėta votues ti bėjnė tė tyret. Ndėrsa pjesėmarrja e shoqėrisė civile nė PD nuk ka pengesa, veē atyre qė parashikon statuti, siē janė pranimi publik i programit, dėshira pėr tė paguar kuotizacionin dhe mospjesėmarrja nė strukturat kriminale tė ish-Sigurimit tė Shtetit.
A do tė kandidoni sėrish pėr kreun e Tiranės? Nėse jo, a keni menduar pėr pasardhėsin?
Vetė nevoja pėr tė bėrė pyetjen e dytė mė bėn tė mendoj se e dini pėrgjigjen pėr pyetjen e parė. Nuk do tė kandidoj, sepse i kam konsumuar dy mandate radhazi. Po ta kisha hapėsirėn nga statuti do tė rikandidoja, sepse, pavarėsisht nga ngarkesa e madhe dhe vėshtirėsitė qė ka kjo detyrė, me njerėzit e zotė qė ka anėtarėsia e PD-sė e degės sė Tiranės, ta lehtėson barrėn. E kėsaj natyre ėshtė edhe metoda e punės nė strukturat ė lidershipit tė PD-sė, me tė cilin kurdoherė kam pasur mirėkuptim tė plotė. Por, duke ardhur nė pjesėn tjetėr tė pyetjes, do tė thosha qė kryetarllėku nė PD nuk ėshtė njė post qė trashėgohet, qė tė mė lihet mua e drejta tė zgjedh. Si ēdo anėtar i Konferencės sė Tiranės, edhe unė kam vetėm njė votė e, po ashtu, si tė gjithė tė tjerėt edhe unė do tė mendoj qė ta konsumoj kėtė votė nė shėrbim tė pėrmirėsimit tė punės nė degėn e Tiranės. Pra kryetari i ardhshėm i Tiranės do tė jetė produkt i shumicės sė votuesve, pjesėmarrės nė konferencė, ndaj mund tju siguroj se kjo zgjedhje do tė jetė jashtė trafikut tė votave dhe klaneve apo grupeve. Ajo ėshtė thjesht pėrgjegjėsi individuale e ēdo delegati.
Pėrtėritja e mirė e bazės forcon drejtimin
Ndryshimet nė bazė do tė reflektohen edhe nė strukturat e larta drejtuese tė PD-sė. Duke i konsideruar tė lidhura ngushtė me njėra-tjetrėn, Minarolli vlerėson se partia drejtohet nga njerėz politikė, pėr tė cilėt e gjithė anėtarėsia ka investuar. Kėshtu qė edhe ndryshimet do tė ndjekin rrjedhėn logjike dhe tė natyrshme nga baza nė qendėr. Sipas tij, kėrkohet njė kombinim bazė - qendėr dhe kėtė mė mirė se ēdo gjė tjetėr e bėn vota e lirė, e drejtpėrdrejtė dhe e fshehtė. Unė nuk di ndonjė rast qė PD-ja ti jetė shmangur kėtij parimi, prandaj kam bindjen se kėshtu do ndodhė edhe nė kėto zgjedhje, thekson Minarolli. Ndėrkohė, ai konfirmon se dega e PD-sė sė Tiranės aktualisht po merret me njė sėrė problemesh pėr ti paraprirė procesit zgjedhor brenda partisė, por edhe garės parlamentare.
Gara.Suksesi nė zgjedhje, nga ndryshimet nė PD
Mė tepėr se sa gara parlamentare, duket se degėn e PD-sė sė Tiranės e shqetėsojnė zgjedhjet brenda PD-sė. Minarolli shprehet se ky fenomen ndodh edhe pėr shkak se gara nė PD ėshtė mė e afėrt dhe nė rend tė ditės. Suksesi i saj pėrbėn njė premisė tė domosdoshme pėr zhvillimin me sukses tė garės parlamentare. Madje, sipas tij, kjo ėshtė ana pozitive e zgjedhjeve nė parti kėtė vit, sepse ato u paraprijnė zgjedhjeve politike. Pastaj ka edhe njė arsye tjetėr qė mė bėn tė jem aktualisht mė i shqetėsuar pėr tė parėn, e cila lidhet me pozicionin tim aktual, si kryetar i degės, shprehet Minarolli.
Krijoni Kontakt