Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Mero Baze per PD-ne..

    Ndrysh(k)imet nė PD dhe zgjedhjet

    Mero Baze



    Partia Demokratike po hyn nė fazėn e zgjedhjeve tė reja brenda saj, pa arritur tė ndryshojė dot asgjė nga tradita e saj administrative. Nė shumicėn e degėve kryesore tė opozitės nė rrethe, mbizotėron dualiteti dhe pėrēarja, ndėrsa autoriteti i lidershipit tė PD-sė ėshtė vėnė nė pikėpyetje nga dėshtimi i disa nismave tė saj pėr hapjen dhe rifreskimin e ekipit drejtues.

    Nė kėto kushte zgjedhjet e reja brenda partisė mė tė madhe tė opozitės, ose duhet tė bėjnė atė qė nuk u bė, nga pėrpjekja pėr ta imponuar ndryshimin nga lart, ose do tė thellojnė mė tej ndarjet dhe do ta degradojnė Partinė Demokratike.

    Thelbi i lėvizjeve tė fundit tė PD-sė, sidomos ato tė fillimvitit pėr hapjen e saj dhe rritjen e besimit tek elektorati pėr t'u pėrfshirė nė lėvizjen "Nano Ik" nė thelb nuk kishin si pėrfytyrim fizik ikjen e Fatos Nanos, por ardhjen nė pushtet tė opozitės duke rritur besimin. Tashmė kėto nisma janė frenuar dhe kanė humbur mes axhendave burokratike tė PD-sė duke rrezikuar tė mbeten, sė fundi, nė mėshirė tė strukturave bazė tė PD-sė, tė cilat janė kalitur jo pėr faj tė tyre kėto shtatė vite, si struktura tė ngurta qė duhet t'u rezistonin pėrpjekjeve pėr tė eleminuar opozitėn. Ata janė njė kapital i ēmuar politik pėr opozitėn, por jo njė vlerė, qė duhet tė promovojė ndryshimet nė opozitė.

    Nė kėto kushte zgjedhjet e reja nė PD mund t'i krijojnė kėsaj partie, problemin e madh tė orientimit politik tė lidershipit tė ri. Mė thjesht akoma nga kėto zgjedhje brenda PD-sė, nuk ėshtė e sigurt nėse do tė dalė njė lidership i gatshėm tė pranojė ndyshimin e opozitės, apo njė lidership qė konkurron mbi bazėn e traditės sė qėndresės tė PD-sė. Pėr mė tepėr shumė degė tė opozitės po mbėshtesin ndryshimet e tyre nga ata individė, tė cilėt kanė udhėhequr degradimin e partisė. Ėshtė e pazakontė pėr njė parti, siē ėshtė Partia Demokratike nė Durrės, qė drejtuesit e saj humbasin zgjedhjet prej vitit 2000 dhe tani udhėheqin edhe ndryshimet e reja. Po ashtu dega e Tiranės. Pėrveē faktit qė gjendet nė njė godinė me Berishėn, ajo nuk ka asnjė autoritet tjetėr nė kryeqytet, pėr tė mos thėnė qė ėshtė degė e militantėve tė periferisė. Pėrkundėr kėsaj ndryshimet e premtuara prej Berishės nė Durrės dhe Tiranė nuk u bėnė, ndėrsa nė rrethe tė tjera si Saranda ku PD fitoi duke i shpėtuar nderin tė djathtės nė zgjedhjet e fundit, kryetarja ėshtė thuajse e linēuar politikisht nga grupet rivale.

    Kjo situatė vjen pėr shkak tė mungesės sė vendosmėrisė sė lidershipit tė PD pėr tė diktuar frymėn e re nė PD, frymėn qė hap PD-nė dhe sjell brenda saj njerėz tė rinj. Saranda u fitua prej opozitės prejse kryetarja e degės atje zgjodhi njė njeri jashtė PD-sė me frymė qytetare dhe autoritet personal nė qytet, siē ishte Edmond Gjoka. Ky model tani po linēohet dhe po fiton modeli Kapidani-Minarolli qė tė kujton ndryshkun real tė opozitės nė kėto vite.

    Diktimi i frymės sė re nė zgjedhjet e opozitės nuk bėhet me truke dhe me caktim kandidatėsh fals, pasi vendosmėria pėr tė kundėrshtuar ndryshimet shkon nė ekstrem dhe fitojnė shpesh dhe kandidatėt fals, mjafton qė tė mos ndryshojė PD-ja. Ndryshimet duhet tė diktohen si platformė e re, e detyrueshme dhe e pakundėrshtueshme nga baza. Mbi tė gjitha ndryshimet diktohen duke u ulur dhe duke caktuar 100 kandidatėt pėr deputetė nė zonat elektorale qysh tani, pa i bėrė shumė publikė, por qė tė jenė pėrgjegjės pėr zonat e tyre. Kandidatėt e PD-sė nuk mund tė mbeten peng tė tekave tė administratorėve tė saj, njė muaj para zgjedhjeve. Ata duhet tė marrin pjesė nė zgjedhjen e lidershipit tė ri tė PD-sė dhe tė jenė tė komportuar me kėto struktura. Nėse mbėrrihet kjo, opozita ka njė pėrgatitje konkrete pėr zgjedhjet dhe ka njė vizion jospekullativ pėr ndryshimet qė ka ndėrmend tė bėjė. Mirė apo keq, kėta emra tė skicuar pėr kandidatė, do tė kenė mundėsi tė pėrballojnė njė debat publik pėr gati njė vit, deri ditėn e zgjedhjeve, dhe ka plot kohė edhe pėr tė korrigjuar diēka nėse nuk ėshtė bėrė mirė. Por nuk ka aspak kohė qė tė pritet qė nga ato struktura qė shkaktojnė ndarje mes PD dhe kandidatėve tė saj, tė pritet njė hapje dhe thithje e vlerave tė shoqėrisė. Viti elektoral ka filluar dhe njė vit mė pas, edhe sikur tė mos ketė zgjedhje tė parakohshme, kemi pėrfunduar zgjedhjet parlamentare. PD nuk ka kohė tė hamendėsojė pėr takime formale me OJQ, gazetarė apo intelektualė. Asaj i duhen 100 emra, tė cilėt janė shumė pėr tė na bindur pėr ndryshimin dhe mbi tė gjitha janė pak pėr t'u trembur se nuk gjenden. Ndryshe ky vit me tė papritura tė mėdha politike, mund tė nxjerrė pėrfundimisht jashtė loje partinė mė tė madhe tė opozitės duke e bėrė tė pakorrigjueshme rigjenerimin e skenės politike shqiptare. Zgjedhjet e reja brenda PD duhet tė jenė motiv pėr tė shndėrruar PD-nė nė njė parti elektorale dhe pėr t'i vėnė strukturat e saj nė shėrbim tė emrave qė do ta pėrfaqėsojnė atė politikisht dhe jo tė shkohet nga tradita e mėparshme ku tė zgjedhurit pėr deputet ishin tė terrorizuar nga strukturat qė i luftonin. Nėse hapja nuk funksionon si sistem kapilar brenda opozitės, ajo nuk mund ta furnizojė kurrė me energji tė reja atė. Dhe ėshtė koha e fundit qė PD tė mos ekspozojė ēetat brenda saj, por udhėheqėsit e vėrtetė, nėse ka. Ndryshimet nė PD nuk mund tė mbėshteten mė tek ndryshqet qė kanė zėnė degėt e saj dhe meskiniteti, pėrēarja dhe fryma provinciale e tyre. Ato duhet tė mbėshteten tek individėt e fortė qė do t'i ofrohen PD-sė pėr tė qenė lidershipi qė do tė fitojė zgjedhjet. Ka shumė njerėz nė opozitė qė u intereson opozita si pozicion, pasi nuk shikojnė shanse pėr tė pasur mė shumė pushtet, nėse ndryshon pushteti. Biles autoriteti i rritur i Berishės vjen dhe nga fakti se ai mendohet si njeri qė mund tė vijė nė pushtet dhe rrethohet nga njerėz qė janė tė kėnaqur nga qėndrimi nė opozitė. Zgjedhjet duhet tė heqin kėtė ndryshk, pėr tė na bindur pėr ndryshimin.





    -----

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Brari une kisha nji propozim le te bashkohet PD-ja me LDK-ne se kjo e fundit veq eshte para shkatrrimit total e ndoshta te dyjat e perbajn nji parti te vogel.

    Mos u hidhro brari se keshtu e ka polituka sot je ne maje neser ne fund.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    hiq gogolin qe tremb kalamajt nga koka pd-se e ver genc pollon e i ka te garantuar zgjedhiet, ne te kundert po look forward to nano ik 2005

  4. #4
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Brari, flm qe na solle kete shkrim ne forum, pasi duhet ta dime mire dhe ta njohim fytyren e "demokratit" Mero Baze. Ati sic duket i intereson Baza, nga mbiemri qe ka dhe moskandidimi ne strukturat e PD, qe nga baza te ngjitet ne kandidmin per deputet. Eh more Mero qe na predikon analistin e kulluar, pak nga pak po te hiqen petat e po del merua i verete, qe lufton vetem per pak pushtet. O i mjere, a nuk ishte PD qe fitoi ne zgjedhjet lokale po aq sa Pozita, a nuk ishte PD qe fitoj edhe ne pushtetin qendror dhe ju i dini dushkofonet, grekofonet dhe fatosofonet, apo i harruat keto dite qe erdhet ne USA. Sic duket Shekua u dha ca teprica nga fitimi i mauneve. Hahahahahaha! O merziu, na shpetove qe na prure temen ketu, se kemi pak probleme te tjera, por do merremi edhe me pallavrat tuaja. Ndersa krokollapave qe kane shkruar, ketu le ti marrin te keqen Berishes e Rugoves, se me Thaca e Naca s'do fitojne kurre.

  5. #5
    Gucci Rush II Maska e Cofferati
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Sterling Heights Michigan USA
    Postime
    123
    Shqiperia dhe shqiptaret e kane sahatin mbrapa.....
    It used to be only death and taxes were inevitable.Now,of course,there`s shipping and handling too.

  6. #6
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Leka I mbledh familjet e medha per te synuar pushtetin

    Zogu merr racionin e Berishes



    Zhvillimet qė vijnė nga kampi mbretėror duket se mė shumė se askėnd tjetėr, po alarmojnė Partinė Demokratike tė Sali Berishės. Pas njė qėndrimi nė heshtje prej shumė kohėsh tė Leka Zogut, ai shpalli para disa ditėsh Lėvizjen pėr Zhvillim Kombėtar. Ndėrsa dje, ai mblodhi pėrfaqėsues nga familjet e mėdha historike, pėrfaqėsues tė ish-pronarėve, etj, tė cilėt nuk ngurruan ta mbėshtesin hapur aleancėn me pasardhėsin e fronit mbretėror shqiptar.

    O be keq per karige mer daj
    LINDI EDHE "ANDREA"

  7. #7
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anėtarėsuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    A e din Brari qfar mua ma merr mendja se duhet te fitoj i miri,por fatkeqsisht ne si duket jemi paksa materialista ose me mir te them se jemi te korruptuar por shpresoj se tani do te ndryshojn disa gjera dhe siq thot populli "mbas gjdo Dimri duhet te vije Pranvera" e po e presim...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Roi jo qfar po cfar
    jo ne jemi materialista po ne jemi materialiste
    jo siq po sic
    jo gjdo po cdo, mesoni te shkruani drejt se seshte turp.

    Sa per shkrimin e mero bazes, nje gje me ben pershtypje, kur kritikohet saliu ca ketu te hidhen ne fyt, si kongresmente e ps qe brohorisnin fatos nano kur fliste ilir meta. Jeni kallepi viktimes, jeni delja ne tufen e bariut e jo te partise, e keni plote shoke e nga kampi tjeter.
    Nuk pash njeri ketu te sjelli nai argument pse mendon se mero baze nuk flet drejt po akuza bajate tashme qe me kujtojne flete rufete e partise ke stacioni i banges te tipit, ai eshte i korruptuar e do poste, ai eshte i shitur te nano, ha ha ha.
    Bukur dhe sukses ne reformen e re para zgjedhieve, po nje gje, peshku eshte qelbur nga koka, sado te mundoheni, kot e keni po se kapet lopen nga briret, nese doni shqiperine.
    Suksese
    Kroksi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga krokodili_73 : 18-06-2004 mė 13:10

  9. #9
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Jo se kritikohet saliu (pse jo edhe vetem se kritikohet saliu?!) por se ky fare meroje meria e ligesia e kane mbulue, po na thone pabindshem , ose si me thane , ndryshe thone e ndryshe shkrujne e bajne , se jane PD-sta... se jane anti-nano. Megjitheate, me iu bind i bindet tosit. Mero baze nuk asht as ma pak as ma shume se nje bushter mashkull.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    PD rifreskon strukturat e saj

    Gazeta Tema:

    -----

    PD shpall largimin e Kapidanit nga PD e Durrėsit

    Nėnkryetari i Partisė Demokratike, Bamir Topi komentoi dje zgjedhjet qė po bėhen nė degėt e Partisė Demokratike nė rrethe. Ai i quajti tė pavlera deklaratat e bėra nga ish-kryetari i degės sė PD-sė sė Durrėsit. Sipas Topit zgjedhjet nė degėt e rretheve janė bėrė konform statutit tė Partisė. Ai tha se gjatė tyre janė marrė parasysh rezultatet nė zgjedhjet e fundit lokale. Nėnkryetari Topi tha se deklaratat e bėra nga Edmir Kapedani, nuk tregojnė asgjė tjetėr veēse pakėnaqėsi. "Unė do ta respektoja Kapedanin nė ēdo lloj prononcimi qė do tė ishte gjatė zhvillimit tė konferencės. Nuk besoj se gjėrat nė njė parti politike tė bėhen objekt i medias nė momentin kur preken interesat personale. Kėto deklarata nuk duhet tė shprehin pakėnaqėsi nė momentin kur preken interesat. Por ato duhet tė bėhen nė proces sepse nuk prekin askėnd. Atij thjeshtė i ka mbaruar mandati." theksoi Topi.

    Sipas tij tė gjitha zgjedhjet e bėra nė degėt e rretheve tė kėsaj partie janė bėrė nė pėrputhje tė plotė tė rregullave dhe statutit tė kėsaj partie. Topi shtoi se nė bazėn e rezultateve zgjedhore tė tetorit, janė bėrė dhe penalizimet e duhura dhe rinovimet e tyre pėr tė mundėsuar qė nė tė ardhmen tė ketė rezultate mė tė mira. Njė gjė e tillė sipas Topit ėshtė mėse normale. "Procesi ėshtė bėrė mbi bazėn e rregullave dhe me parametrat duhura tė bazuara dhe nė statut. Njė nga faktorėt kryesorė janė dhe rezultatet e pamerituara, sidomos nė zgjedhjet e fundit lokale. Aty ku rezultatet nuk janė tė mira si pasojė e punės jo tė mirė, ka disa penalizime dhe mandati rinovohet duke ua adresuar njerėzve tė tjerė, tė cilėt kanė demostruar se kanė qenė mė aktivė", shtoi Topi. Duke bėrė njė deklaratė tė tillė nė pėrgjigje tė deklaratave tė ish kryetarit tė degės sė PD-sė sė Durrėsit, nėnkryetari demokrat Topi shtoi se zgjedhjet nė degėt e rretheve ende nuk kanė pėrfunduar dhe se nė zhvillimin e tyre do tė synohet tė arrihet mė e mira e mundshme duke zgjedhur nė drejtimin e tyre njerėz tė cilėt do tė garantojnė rezultate mė tė kėnaqshme.


    -------




    Di llafe..

    Urojme te vazhdoje procesi i largimit nga udheheqja e PD-se i hunjve te gardhit sikurse ky Ed Kapidani i Durresit ..nje cop burokrat pa fantazi e inisiative..e pa popullaritet..

    qashtu..

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Strukturat paralele tė Serbiisė
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-03-2009, 04:27
  2. Serbia paguan strukturat paralele me donacionet e huaja!!!
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 14:09
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-07-2002, 04:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •