Ministria e Transporteve dhe ajo e Turizmit kanė bėrė gati kontratėn transferimin e mbetjeve nga Porti i Durrwsit nė det tė hapur
Projekti: Qeveria, helmon Adriatikun
Klodian Rado
Qeveria shqiptare me anė tė Ministrisė sė Transporteve dhe asaj tė Turizmit ka bėrė gati projektin pėr gėrryerjen e fundit tė detit pėrgjate portit te Durrėsit dhe Kanalit Hyrės nė tė, dhe hedhjes sė tyre nė det tė hapur. Duke u nisur nga shkalla e larte e ndotjes nė kėte zonė, ėshte pėrgatitur edhe nje projekt-kontratė urgjente pėr fillimin e punimeve. Nė kėtė kontratė, pėrshkruhet edhe menyra e trajtimit tė ketyre mbetjeve, duke i pershkruar si mbetje thjesht te ndotura. Hidhet ideja qė kėto mbetje qė do tė gerryhen nga fundi i Portit tė Durrėsit tė hidhen nėpėrmjet 3 fazave nė det tė hapur, nė njė zone ku thellėsia nuk duhet tė kalojė 25 metrat. Ky investim qe ėshtė llogaritur nė 17 milion euro do tė bėhet nga Banka Evropiane e Investimit (EIB).
Mbetjet
Prej rreth 10 vjetėsh tė gjitha anijet tė ankorruara nė Portin e Durrėsit, i derdhin mbetjet e tyre nė fundin e limanit ku ėshtė ngritur porti. Kjo ka bere qė gjendja nė tė tė jetė alarmante, dhe shkalla e ndotjes tė jetė mbi cdo lloj parametri tė pranuar nga normat ndėrkombėtare. Vend-depozitimi i destinuar pėr mbetjet e anijeve qė ishte nė Portin e Durrėsit ėshte mbushur dhe mbyllur plotesisht qė prej afro 10 vjetėsh. Kjo ka bėrė qė cdo mbetje e anijeve qė ankoroheshin nė port, tė derdheshin ne fund tė tij duke shkelur cdo parameter kombėtar dhe ndėrkombėtar pėr funksionimin normal tė njė porti. Pėr tė matur shkallėn e ndotjes nė Portin e Durrėsit, Banka Botėrore nė vitin 2002, ka financuar bėrjen e analizave nė Florida tė SHBA-sė, nga Instituti TECicon. Pėrfundimet e atyre analizave ishin shume mė shumė tragjike se sa priteshin. Mbetjet e fund-detit brenda portit ishin jashtė cdo kriteri lė lejuar ndotjeje, ku flitet edhe pėr mbetje toksike tė cilat janė mjaft tė rrezikshme per jetėn.
Projekti
Llogaritet qė materiali i infektuar tė jetė mė tepėr se 500 mije metėr kub mbetje tė infektuara nė njė shkallė shumė tė lartė ndotjeje. Sipas projektit tė Ministrisė sė Transporteve kėtė mbetje do tė hidhen nė det tė hapur, duke rrezikuar seriozisht gjithė ujėrat e Detit Adriatik. Kjo sasi mbetjesh tė infektuara ne njė parametėr shumė te larte, ėshtė vrasėse pėr gjithė ujrat e Adriatikut, aq mė tepėr kur flitet per njė sasi kaq te madhe. 500 mije metėr kub lėndė tė infektuara tė hedhura nė det tė hapur do tė thotė qė tė shtrosh njė sipėrfaqe afro 20 herė mė tė madhe se sipėrfaqja e Shqipėrisė, me njė trashesi prej njė metėr mė mbetje tė ndotura. Ėndrra e cdo shqiptari pėr ta bazuar ekonominė mbi turizmin do tė mbaronte, sepse me ate nivel ndotjeje qė do tė arrinte Adriatiku dhe Joni do tė bėhej vetėm shembull i menyrės sė vrasjes sė njė deti. Kjo do tė thoshte qė ujrat e Adriatikut jo vetėm nė bregun shqiptar do tė bėheshin helmuese, por rreziku ėshtė shum real edhe pėr bregun tjetėr tė Adriatikut. Nė kėtė rast pasojat e cmendurive tona do tė duhet ti paguajnė edhe fqinjėt. Italia do tė vihej para njė rreziku tė tillė ndotjeje, dhe si rrjedhim ujėrat territoriale tė Bashkimit Evropian do tė pėrballojnė pasojat qė po ua sjell njė vend qė aspiron tė anėtarėsohet nė tė. Njė veprim i tillė ėshtė abolutisht i ndaluar edhe nga Konventa e Barcelonės Per Mbrojtjen e Ujrave tė Mesdheut dhe jashtė ketyre parametrave funksionon deri tani edhe Porti i Durrėsit.
Krijoni Kontakt