Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    Kuvendi i pestë i LDK-së

    I përmbylli punimet Kuvendi i pestë i LDK-së




    Prishtinë, 19 qershor - Kuvendi i pestë i LDK-së i përmbylli punimet me zgjedhjen e organeve më të larta partiake - Këshillin e Përgjithshëm dhe Kryesinë e saj si dhe miratoi Deklaratën e Kuvendit të pestë. Gjithashtu Kuvendi i sotëm bëri edhe disa ndryshime në statutin e partisë, si dhe miratoi raportin e punës dhe raportin financiar për periudhën 2002 -2004.
    Kuvendi sot zgjodhi 151 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
    Ndërkaq Këshilli i Përgjithshëm zgjodhi Kryesinë e re, e cila tani e tutje do të ketë 23 nga 15 sa kishte deri më tani.
    Në Kryesinë e re janë zgjedhur:
    Eqrem Kryeziu, Kolë Berisha, Naim Jerliu, Hajzer Krasniqi, Nimon Alimusaj, Alush Gashi, Lulzim Zeneli, Melihate Termkolli, Fatmir Rexhepi, Agim Krasniqi, Sanije Aliaj, Haqif Shehu, Faruk Spahiu, Fatmir Sejdiu, Adem Salihaj, Astrit Haraqia, Sali Cacaj, Agim Veliu, Ramë Manaj, Fadil Ferati, Lutfi Haziri, Shefki Gashi.
    Paraprakisht Kuvendi i sotëm rizgjodhi me aklamacion kryetarin e LDK-së, Ibrahim Rugova.



    Deklarata e Kuvendit V të LDK-së

    LDK-ja vlerëson se pesë vjet pas lufte, Kosova e lirë ka pasur një progres të madh në të gjitha fushat e jetës. Ky proces është forcuar midis dy kuvendeve.
    Lidhja Demokratike e Kosovës do të punojë intensivisht në njohjen formale sa më të shpejtë të Pavarësisë së Kosovës. Kjo do të qetësonte rajonin tonë, këtë pjesë të Evropës e të botës, do të heqte frikën e qytetarëve për të ardhmen e tyre dhe do të shpejtonte proceset demokratike e ekonomike të Kosovës.
    LDK-ja do t’i përkrahë institucionet e Kosovës Presidencën, Kuvendin dhe Qeverinë.
    LDK-ja do të angazhohet për një zhvillim ekonomik të Kosovës, për privatizimin, investimet dhe krijimin e vendeve të punës për të rinjtë. Këtë do ta bëjë në kuadër të institucioneve të Kosovës dhe do të japë iniciativa si parti në bazë të Programit të saj operativ.
    LDK-ja do të punojë së bashku me institucionet e Kosovës, KFOR-in dhe UNMIK-un në forcimin e sigurisë dhe të stabilitetit politik.
    LDK-ja do të angazhohet për mbrojtjen dhe integrimin e grupeve etnike, minoriteteve, në shoqërinë dhe në shtetin e Kosovës.
    LDK-ja do të punojë për një qarkullim të lirë në gjithë territorin e Kosovës dhe në integrimin e qytetit të Mitrovicës.
    LDK-ja do të forcojë bashkëpunimin me UNMIK-un, KFOR-in, OSBE-në dhe me shoqatat joqeveritare e qeveritare që veprojnë në Kosovë.
    LDK-ja do të punojë me UNMIK-un për bartjen e kompetencave te institucionet nacionale të Kosovës. Këtë e konsideron çështje esenciale për të vazhduar progresin e vendit tonë.
    LDK-ja do të punojë në integrimin më të shpejtë të Kosovës në BE, në NATO dhe do të forcojë lidhjet miqësore me SHBA.
    LDK-ja do të punojë që Kosova të ndërtojë marrëdhënie të mira me fqinjtë e saj.
    LDK-ja konsideron se një pjesë e standardeve për integrime euroatlantike janë përmbushur dhe do të angazhohet për realizimin e standardeve të tjera.
    LDK-ja konsideron se pas zgjedhjeve të dyta nacionale të tetorit bartja e kompetencave duhet të përshpejtohet dhe të kryhet plotësisht.
    LDK-ja do të vazhdojë profilizimin dhe modernizimin e saj si parti politike perëndimore.
    LDK-ja do të kujdeset edhe më shumë për veteranët e luftës, për familjet e dëshmorëve, për invalidët e pensionistët.
    LDK-ja do të kujdeset sidomos për të rinjtë e Kosovës.
    LDK-ja do të angazhohet për avancimin e mëtejmë të pozitës së gruas në shoqërinë dhe institucionet e Kosovës.
    LDK-ja kërkon urgjentisht vazhdimin e privatizimit.
    LDK-ja do të punojë që sa më shpejt të zbardhet fati i të zhdukurve.
    LDK-ja do të punojë në ruajtjen dhe ngritjen e imixhit pozitiv të Kosovës në planin ndërkombëtar.

    Më 19 qershor 2004, Prishtinë

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Dr.Ibrahim Rugova u rizgjodh kryetar i LDK-së


    [img]http://www.kosova.com/~news/foto/040619zgjedhja_kryetarit.jpg[/b]

    Prishtinë, 19 qershor - Në vazhdim të punimeve delegatët e Kuvendit të pestë rizgjodhën me aklamacion Ibrahim Rugovën kryetar të LDK-së edhe për mandatin e ardhshëm dyvjeçar.
    Fillimisht nënkryetari aktual i LDK-së Kolë Berisha, para delegatëve paraqiti arsyetimin për ta rizgjedhur edhe për një mandat kryetarin aktual të LDK-së Ibrahim Rugova. Në arsyetimin e zotit Berisha thuhej:-

    "Ndjehem tepër i nderuar dhe i privilegjuar që m'u dha rasti që në emër të 1476 aktiveve, të 498 nëndegëve dhe të 36 degëve të LDK-së që veprojnë në Kosovë dhe të 12 degëve nga diaspora;
    në emër të Këshillit aktual të Përgjithshëm dhe të Kryesisë, poashtu aktuale të LDK-së, që për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës për mandatin e ardhshëm dyvjeçar, t'ua propozoj: intelektualin e shquar shqiptar me orientime proevropiane dhe properëndimore; themeluesin dhe kryetarin e të parës dhe më të madhës Parti politike Demokratike në të tërë hapësirat shqiptare dhe ndër të parat në vendet e ish-bllokut socialist B Lidhjes Demokratike të Kosovës; iniciatorin e Deklaratës Kushtetuese B të njohur si Deklarata e 2 Korrikut të vitit 1990; të Kushtetutës së Kaçanikut; të Referendumit për pavarësinë e Kosovës; shpallësin e zgjedhjeve të para nacionale dhe presidenciale shumëpartiake B akte këto që vunë bazën formalo-juridike për ndërtimin e institucioneve të para të pavarura në Kosovë dhe shënuan fillimin e fundit të një regjimi satrap të fundshekullit XX si dhe fillimin e proceseve për realizimin e aspiratave shekullore të kësaj pjese të Atdheut dhe të kombit shqiptar; themeluesin dhe promovuesin e Lëvizjes Paqësore Aktive në këtë pjesë të Ballkanit dhe të Evropës Juglindore; fituesin e pakontestueshëm të tri palë zgjedhjeve të lira parlamentare dhe presidenciale për postin e Presidentit të Kosovës; lauratin e Çmimit për Paqe të Fondacionit Paul Litzer të Danimarkes; fituesin e titullit ADoktor Nderi@ të
    Universitetit të VIII të Parisit; të Çmimit Saharov të Parlamentit Evropian; të Çmimit për Paqe të Mynsterit të Gjermanisë; të titullit Qytetar Nderi të Venedikut, të Milanos dhe të Breshias; të Çmimit poashtu për Paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë, në Barcelonë të Spanjes; të titullit Senator Nderi të Parlamentit Evropian; të mirënjohjes "Mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës"; njeriun dhe udhëheqësin e guximshëm historik me emrin e të cilit lidhet jo vetëm formimi, zhvillimi, profilizimi dhe rezistenca paqësore aktive e forcës së parë dhe më të madhe politike B Lidhjes Demokratike të Kosovës - por edhe kjo pjesë e historisë mbipesëmbëdhjetvjeçare të shqiptarëve të Kosovës dhe më gjerë; artikuluesin e denjë të kërkesave për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës B njeriut që ndërkombëtarizoj çështjen shqiptare në përgjithsi, dhe atë të Kosovës, në veçanti; njeriun dhe intelektualin e mirëfilltë të kalibrit europian i cili me politikën e tij të urtë, me përcaktimet e tij të sinqerta proeuropiane dhe properëndimore, e solli bashkësinë ndëerkombëtare në Kosovë; udhëheqësin e parë të madh shqiptar, i cili, me urtinë e fjalës dhe me madhështinë e vprës së tij jetësore, e miqësoi popullin shqiptar me shumë popuj dhe kombe të vendeve të ndryshme të botës, sidomos të asaj perëndimore; simbolin e unitetit dhe të bashkëpunimit ndërshqiptar në Kosovë dhe më gjerë; njeriun i cili popullin shqiptar e rirreshtoi aty ku historikisht e kishte vendin.,
    E, ky është Presidenti i Kosovës dhe i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova"
    , - tha në arsyetimin e lexuar nga Kolë Berisha.
    Presidenti Ibrahim Rugova, duke u falenderuar për besimin e dhënë edhe për një mandat në krye të LDK-së, tha: "Ju betohem se do të vazhdojmë programin tonë për zhvillimin e Kosovës, për prospertetin e Kosovës, për një Kosovë tolerante, demokratike, paqësore, me dëshirën që punën tonë të palodhshme do ta vazhdojmë për njohjen sa më shpejt formale të pavarësisë së Kosovës", duke shtuar se në këtë drejtim do të punohet së bashku.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-03-2004
    Vendndodhja
    Ohio
    Postime
    19
    I Urojme Presidentit Rugova Jete E Suksese Ne Permbushjen E Aspiratave Te Popullit Te Kosoves!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    LDK zgjedh me ngritje dore kryetarin, kryesinë dhe këshillin drejtues


    Prishtinë, 19 qershor (Kosovapress) Time: 16 : 21

    Kryesia e re përbëhet nga: Eqrem Kryeziu, Kolë Berisha, Naim Jerliu, Hajzer Krasniqi, Nimon Alimusaj, Alush Gashi, Lulzim Zeneli, Melihate Termkolli, Fatmir Rexhepi, Agim Krasniqi, Sanije Aliaj, Haqif Shehu, Faruk Spahiu, Fatmir Sejdiu, Adem Salihaj, Astrit Haraqia, Sali Cacaj, Agim Veliu, Ramë Manaj, Fadil Ferati, Lutfi Haziri dhe Shefki Gashi.

    ---------------------------------------------


    Lumi ai qe nuk i njef keta kumunistat e fundit ne ballkan por shpreson ne ta kot.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Fjala e Presidentit Ibrahim Rugova në Kuvendin e pestë të LDK-së

    Prishtinë, 19 qershor - Presidenti i Kosovës dhe kryetari i LDK-së Dr. Ibrahim Rugova paraqiti referatin për aktivitetin dhe veprimtarinë e kësaj partie midis dy kuvendeve. Në vazhdim po japim në tërësi fjalën e Ibrahim Rugovës të paraqitur sot para delegatëve të Kuvendit të pestë të LDK-së.

    - Kuvendi i pestë i LDK-së, është Kuvend jubilar, sepse po mbahet në 15-vjetorin e themelimit dhe të veprimit madhor, që është vit jubilar i partisë.
    Me këtë rast do theksuar se LDK-ja për pesëmbëdhjetë vjet me radhë ishte dhe mbeti forca kryesore politike e Kosovës, sepse ndërmori akte madhore për mbrojtjen dhe krijimin e shtetit tonë.

    Me filozofinë e saj të përgjithshme dhe me shpirtin e saj integrues, arriti të gëzojë përkrahjen e popullit të Kosovës brenda dhe jashtë vendit.

    Nga aktet madhore po përmendim vetëm Referendumin për pavarësinë e Republikës së Kosovës të vitit 1991, ku u dëshmua vullneti politik i popullit për liri e pavarësi.

    Gjatë këtyre 15 vjetëve LDK-ja krijoi solidaritetin midis njerëzve dhe mirëkuptimin si dhe tregoi fuqinë e organizimit duke ngritur kulturën politike dhe kulturën shtetërore të qytetarëve.



    Gjatë këtyre pesë vjetëve të lirisë, Kosova ka pasur një progres të gjithanshëm në të gjitha segmentet e jetës.

    Po ashtu edhe LDK-ja ka përjetuar progresin e vet në fuqizimin e saj si parti stabile politike. Do thënë se LDK-ja ka qenë një nga shtyllat më të rëndësishme të progresit të vendit tonë.

    Në periudhën midis dy kuvendeve, LDK-ja ka punuar me ngulm në objektivin madhor B në njohjen formale të pavarësisë së Kosovës.

    Do theksuar se LDK-ja midis dy kuvendeve ka punuar që objektivat e vet t'i realizojë përmes dhe në institucionet e Kosovës. Pra, kryesisht LDK-ja është përqëndruar në konsolidimin dhe përkrahjen e institucioneve në të mirë të Kosovës.

    LDK-ja ka treguar forcën e saj që për problemet me rëndësi për interesat kombëtare shtetërore të gjejë zgjidhje të qëlluara përmes veprimit në institucione si në Kuvend të Kosovës, në Qeveri dhe në Presidencën e Kosovës.

    Po ashtu do theksuar se midis dy kuvendeve LDK-ja ka fituar shumicën e votave në pushtetin lokal komunal. Kjo e tregoi fuqinë e LDK-së dhe besimin e votuesve pas zgjedhjeve të para lokale në vitin 2000 dhe atyre nacionale në vitin 2001 ku doli fituese.

    Kjo do të thotë se LDK-ja gëzon besimin e qytetarëve të Kosovës. Është me vend të thuhet se LDK-ja është kujdesur që institucionet të funksionojnë dhe të jenë në të mirë të qytetarëve dhe në të mirë të shtetit të Kosovës.
    Midis dy kuvendeve LDK-ja ka punuar që në vend të funksionojë rendi demokratik dhe të sundojë ligji për të gjithë qytetarët.

    Midis dy kuvendeve LDK-ja ka punuar në forcimin e strukturave të partisë dhe në profilizimin e saj si parti perëndimore moderne.

    Kështu janë forcuar degët e LDK-së dhe jemi në process të krijimit të një administrate të vogël efikase brenda strukturave tona, që do të ndihmojë zhvillimin e partisë. Po ashtu do theksuar se në LDK është kultivuar fryma e tolerancës e debatit dhe e mirëkuptimit.

    Kuvendet e punës që u mbajtën në maj dhe në qershor, që kishin edhe karakter zgjedhor, treguan aftësinë e LDK-së për përtëritje të vazhdueshme. Po ashtu edhe degët e LDK-së në diasporë kanë forcuar vitalitetin dhe veprimin e tyre.

    Degët e LDK-së në SHBA dhe në Evropë ishin dhe janë ambasadorë të Kosovës dhe kanë krijuar miqësi në të mirë të vendit tonë.

    Në të ardhmen pas Kuvendit të pestë, objektiva qendrorë të LDK-së do të jenë në planin partiak: vazhdimi i profilizimit dhe forcimi i saj si dhe kultivimi i masivitetit dhe krijimi i efikasitetit.

    Do të forcohet edhe më shumë fryma e LDK-së për të qenë më afër njerëzve dhe aktivistëve të vet të devotshëm dhe inkuadrimi i të rinjve brenda saj. Në planin shtetëror LDK-ja do t'i përkrahë institucionet dhe do të realizojë objektivat e saj përmes tyre.

    LDK-ja do të punojë më shumë në stimulimin e zhvillimit ekonomik të Kosovës përmes vazhdimit të privatizimit, koncesioneve dhe sigurimit të investimeve.
    LDK-ja do të angazhohet për mbrojtjen dhe sigurinë e minoriteteve si dhe integrimin e tyre në shoqërinë e shtetin e Kosovës.

    Do të punojë për ndërtimin e mirëbesimit dhe komunikimit të shumicës së popullit me pakicat.

    Në fushën e sigurisë LDK-ja do të bashkëpunojë me UNMIK-un, OSBE-në dhe KFOR-in për të pasur një Kosovë stabile e të fuqishme ku do të sundojë ligji dhe e drejta për të gjithë.

    Një çështje me shumë rëndësi në këtë fazë të zhvillimit është bartja e kompetencave te autoritetet e Kosovës.

    LDK-ja do të punojë që pas zgjedhjeve të dyta nacionale të tetorit të sivjetëm kompetencat të barten në tërësi dhe UNMIK-u të ketë rolin e monitoringut.

    Në ndërkohë mund të fillohet me bartjen e kompetencave. Do thënë se me bartjen e kompetencave, objektivat që i përmendëm mund të realizohen më lehtë.

    Sa i përket çështjes së standardeve LDK-ja konsideron se një pjesë të tyre Kosova e ka përmbushur dhe ato duhet të jenë norma për integrim në struktura euroatlantike si për vendet e tjera që aspirojnë këto sturktura, e jo masa shtesë për vendin tonë.

    Do thënë se çështje kyçe është njohja formale e pavarësisë së Kosovës. Kjo do të qetësonte popullin e Kosovës, këtë pjesë të Evropës e të botës dhe do të hapte dyert për një zhvillim më të shpejtë të proceseve të brendshme ekonomike e demokratike dhe të proceseve të jashtme. Pra, një Kosovë e pavarur demokratike, paqësore e integruar në BE, në NATO dhe në miqësi permanente me SHBA.

    Ky është vullneti politik i popullit të vendit tonë. LDK-ja do të punojë që Kosova të ketë marrëdhënie të mira me fqinjtë.

    Mbajtja e Kuvendit të pestë ka për qëllim forcimin e LDK-së. Me ndryshimet që do t=i bëjmë në statut, LDK-ja do të ketë fleksibilitet më të madh veprimi. Është me rëndësi edhe zgjërimi i numrit të delegatëve, çfarë kjo e përfaqëson fuqinë e LDK-së.

    Shpresoj se në Kuvendin VI do të ketë më shumë delegatë. Po ashtu edhe përtëritja e Këshillit të përgjithshëm dhe e Kryesisë janë në shërbim të profilizimit dhe të modernizimit të partisë.

    Njëherësh do thënë se me këtë kuvend LDK-ja në gjirin e saj do t'i legalizojë grupet e ndryshme të interesit siç janë veteranët e luftës, pensionistët, invalidët si dhe grupin ad hoc për të zhdukurit, unionin e biznisit të ndërmarrësve të vegjël e të mesëm NVM (SME).

    Ndërsa deri tash si pjesë integrative me specifikat e tyre kanë vepruar dhe veprojnë Forumi i Gruas dhe Forumi i Rinisë dhe LDK-ja në diasporë, që janë elemente të fuqishme të LDK-së. Këto procese të modernizimit të LDK-së do të vazhdojnë më shumë në vitin e ardhshëm.

    Mbajtja e Kuvendit të pestë të LDK-së është moment me rëndësi në forcimin e partisë dhe shënon përgatitjet për fushatën parazgjedhore për zgjedhjet nacionale të tetorit 2004.

    LDK-ja do të punojë që të fitojë shumicën absolute, në mënyrë që të ketë mundësi të udhëheqë vendin. Gjithashtu LDK-ja do të angazhohet që që zgjedhjet nacionale të zhvillohen të qeta dhe të jenë të lira e fer.

    Këtë pas luftës në liri LDK-ja e ka dëshmuar gjatë tri palë zgjedhjeve dhe është krijuar një eksperiencë pozitive demokratike. Këtë e ka dëshmuar Kosova.

    LDK-ja gëzon besimin e votuesve e të popullit dhe këtë e ka arsyetuar me punën e vet në udhëheqje partiake dhe në udhëheqje shtetërore.

    Nga ky Kuvend solemn përshëndesim Presidentin Bush, Kryeministrin Blair, Presidentin Chirac, Kancelarin Schröder dhe Kryeministrin Berlusconi që po e përkrahin Kosovën.

    Përshëndetje të veçantë i dërgojmë Atit të Shenjtë Papa Gjon Pali II, që gjithmonë kujdeset për vendin tonë.

    Në fund të kësaj fjale dëshiroj të theksoj se Kryesia e LDK-së ka vendosur të themelojë Fondacionin Fehmi Agani, që do të merret me hulumtime e studime politike, me çështje të paqes dhe të kujdeset për të rinjtë dhe do të ketë karakter ndërkombëtar. Ky Fondacion do ta pasurojë veprimin e LDK-së dhe Kosovën.

    Një nderim të përjetshëm për të gjithë ata që ranë për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e vendit tonë.

    Kuvendi i pestë i LDK-së do të jetë një moment kapital për LDK-në dhe për Kosovën. Do të jetë shtytës i madh në përgatitjet për zgjedhjet nacionale 2004 dhe për avancimin e shoqërisë dhe të shtetit të Kosovës, në zemrën e të cilit qëndron LDK-ja.

    Paçim punë të mbarë! Zoti e bekoftë Kuvendin V të LDK-së!

    Zoti e bekoftë Kosovën.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Arb : 20-06-2004 më 10:20
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    A. Ahmeti: Te ne do të keni krah të fortë në realizimin edhe de jure të pavarësisë së Kosovës

    Prishtinë, 19 qershor - Kuvendin e pestë të LDK-së e përshëndetën edhe shumë mysafirë.

    Ali Ahmeti, kryetar i BDI, pasi përshëndeti Presidentin Ibrahim Rugova dhe mysafirët e tjerë, tha se ndiehet i nderuar për ftesën që i është bërë të prezantojë në hapjen solemne të Kuvendit të pestë të LDK-së, duke uruar punë të mbarë dhe suksese.



    "Shpresoj dhe jam i bundur se zhvillimet e fundit në rajon garantojnë fillim të mbarë të proceseve integruese, ku do të ketë tregti të lirë dhe respektim reciprok", tha Ali Ahmeti.

    "BDI dhe unë personalisht angazhohemi shumë dhe te ne do të keni krah të fortë në realizimin edhe de jure të pavarësisë së Kosovës", tha Ali Ahmeti, duke i uruar sukses kuvendit të LDK-së, i cili duartrokit frenetikisht nga të pranishmit.



    Ferhat Dinosha, në emër të Unonit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi, duke përshëndetur Kuvendin e pestë të LDK-së tha:

    "Sa dimë ne rruga për pavërsinë e Kosovës ka filluar me ju", tha Donosha. "Sa presim ne kjo rrugë të çohet deri në fund, poashtu me ju. Jemi të vetëdijshëm se në këtë rrugë keni patur dhe do të keni ndihmën e pakursyer të subjekteve të tjera politike, dhe keni patur ndihmën e pazëvendësueshme të UÇK-së", tha Dinosha.

    Shqiptarët e Malit të Zi, tha ai, kaherë i kanë thënë opinionit ndërkombëtar se "vuajtjet e Kosovës, janë edhe tonat dhe se fitoret e saj janë edhe tonat".
    Dinosha theksoi se kauzë kryesore e shqiptarëve në Ballkan për momentin është pavarësia e Kosovës, duke shtuara se shqiptarët e Malit të Zi janë përpjekur që këtë projekt ta ndihmojnë maksimalisht, tha ai.

    Këtë kuvend e përshëndetën edhe Kaqusha Jashari, kryetare e PSDK-së dhe Zef Morina, nënkryetar i PSHDK-së, si dhe kryetarët e degëve të LDK-së në diasporë, Hysen Gërvalla, kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër, Agim Rexha, kryetar i Degës së LDK-së në Nju Jork, Hysen Ibrahimi, kryetar i degës në Suedi, Gani Azemi, kryetar i degës së Beneluksit, Shaqir Sadiku nga Franca.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    UNMIK dhe OSBE nuk e komentojnë shkeljen e Kornizës nga Rugova


    Prishtinë, 23 qershor (Kosovapress) Time: 16 : 45

    Zyrtarët e OSBE-së janë shprehur shumë të kënaqur më mënyrën e punës së Kuvendit të AAK-së, ndërsa sa i përket shkeljeve të Kornizës Kushteteuse që i ka bërë kreu i LDK-së Ibrahim Rugova, ata nuk kanë dashur që të komentojnë rreth kësaj çështje.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Hëëëëëëëëëë ,!!!!!!!!!!!
    Ama thashë unë ,përse Hashim Thaçi nuk u bë kryeministër i Kosovës !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta e Kaçanikut, themelet e shtetit shqiptar në Kosovë
    Nga SkyThinks në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  2. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  3. Lexo: "Marrëveshja Kornizë" - Ohër 2001
    Nga StormAngel në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  4. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •