Nė udhėtime pėrmes Shteteve
Nė udhėtimet pėrmes Shteteve qė fillojmė,
(Ej pėrmes botės, nxitur nga kėto kėngė,
Duke lundruar qysh tash nė ēdo tokė, nė ēdo det,)
Ne nxėnėsit e vullnetshėm tė gjithēkaje, mėsuesit e gjithēkaje, dashnorėt e gjithēkaje.
Kemi parė stinėt tė zhvoshkin vetvetet dhe
shkojnė,
Dhe kemi thėnė, Pse nuk mundet njė burrė a njė grua tė bėjė aq shumė
Sa stinėt, tė lėngėzojė aq shumė?
Ne rrojmė pėr pak nė ēdo qytet a qytezė,
Kalojmė pėrmes Kanadasė, Verilindjes luginės sė gjėrė
tė Misisipit, dhe shteteve Jugorė,
Ne i trajtojmė nė kushte tė barabarta kėdo prej shteteve,
Ne i bėjmė gjyqin vetvetes dhe ftojmė burra dhe gra tė dėgjojnė,
Ne i themi vetvetes, Mbaj mend, mos u tremb, ji i ēelėt, shpalle
trupin dhe shpirtin,
Jeto pėr pak dhe shko, ji bujar, i pėrmbajtur, i dlirė,
tėrheqės,
Dhe lėngėzimi yt atėhere tė tė kthehet si ju kthehet stinėve,
Dhe tė jetė aq i shumtė sa i stinėve.
Krijoni Kontakt