Jetėshkrimi:
Prof. Sami Repishti lindi nė Shkodėr mė 1925, ku kreu edhe studimet e mesme. Ndėrsa studimet universitare pėr histori moderne i filloi nė Universitetin e Firences, Itali. Si student, gjatė viteve tė pushtimit tė huaj (1939-1944), u aktivizua nė lėvizjen e rezistencės. I zhgėnjyer nga propaganda dhe
ushtrimi i terrorit nga Ish-Partia Komuniste Shqiptare, qė nga viti 1945, ai u gjend nė njė situatė qė impononte marrjen e njė qėndrimi. Prof. Repishti kundėrshtoi diktaturėn e kuqe qė u vendos nė atdhe. Arrestohet mė 1946 dhe mbas 14 muajsh torture nga ish-Sigurimi i Shtetit dėnohet me 15 vjet burg dhe me punė tė detyruar, nga tė cilat ai bėri vetėm dhjetė vjet.
I liruar nga burgu mė 1956, punėtor krahu i pėrbuzur dhe i pėrndjekur vazhdimisht, arratiset nė Jugosllavi mė 1959, dhe mbas shumė vuajtjesh, mė 1962, emigron nė SHBA, ku jeton edhe sot me familjen. Ka plotėsuar studimet e larta nė New York, SHBA dhe Paris, Francė. Mė 1977 doktorohet pėr gjuhė e letėrsi franceze. Pėr 25 vjet me radhė, ka dhėnė mėsim pėr gjimnazistėt amerikanė dhe nė universitetin Adelphi si pedagog i jashtėm. Mė 1991 ka dalė nė pension dhe sot merret me tė drejtat e njeriut.
Prof.Repishti ėshtė autor, midis tė tjerash, i volumit Pika loti (tregime burgu, 1997) dhe bashkautor i mė shumė se dhjetė veprave me karakter historik, kryesisht pėr problemin e “Shqipėrisė Lindore”. Ka botuar rreth njėqind artikuj e studime mbi problemet shqiptare dhe tė drejtat e njeriut nė shtypin shqiptar dhe tė huaj.
Pjesmarrės aktiv nė jetėn e bashkėsisė shqiptaro-amerikane, Prof. Repishti qė nga viti 1965 ka dėshmuar vazhdimisht para Kongresit Amerikan, duke mbajtur lidhje me Departamentin e Shtetit dhe Shtėpinė e Bardhė, gjithmonė pėr ēėshtje shqiptare. Bashkėthemelues dhe zyrtar i disa organizatave shqiptaro-amerikane, ka drejtuar Kėshillin Kombėtar Shqiptar Amerikan, grupi mė i njohur pėr veprimtari pro-shqiptare nė SHBA (president 1996-1998). Eshtė dekoruar disa herė nga
qeveritė shqiptare dhe amerikane pėr veprimtari patriotike e akademike.
(Shkėputur nga kopertina e pasme e librit “Nėn hijen e Rozafės - Narrativė e jetume” (Tiranė, Onufri, 2004))
Botimet:
1. Le Moi Profond et la Revolution chez A. Malraux:, Teza e Master-it (C.U.N.Y. 1969)
2. The Theme of Revolution in the Novels of A. Malraux. Teza e Doktoratit (City University of N.Y., 1977)
3. Ten Memorandums;The Plight of the Albanians in Yugoslavia (New York, 1988)
4. Albania in Brief (New York, 1993)
5. Pika Loti-Tregime Burgu (Shkodėr, Gj. Volaj, 1997)
6. Kosova 2000-Pėrshtypje udhėtimi (Prishtinė, Rilindja, 2000) (me H. Bajraktari)
7. Nėn hijen e Rozafės - Narrativė e jetume (Tiranė, Onufri, 2004)
Editor:
1. Punimet e Seminarit tė Parė Kulturor mbi Ēamėrinė (N.Y. -Shkodėr, 2001)
2. Breaking the Silence: A Voice for Kosova (1968-1995) (N.Y. 2001) Botim privat
Bashkautor dhe editor:
1. Studies on Kosova (Columbia University Press: New York, 1984) (me Arshi Pipa)
2. Albanian: Language Competencies (U.S. Peace Corps, 1002) (me I. Haznedarin)
Bashkautor:
1. 100 vjet-Lidhja Shqiptare e Prizrenit, 1878-1978. (N.Y.-Chicago, Detroit, Rome, 1978)
2. Human Rights in Yugoslavia (Columbia University Press, 1986)
3. Yugoslavia: The Failure of “Democratic” Socialism (Freedom House, N.Y., 1988)
4. Self-determination in Central East Europe (Brugg, CH, Verlag Adria, 1988)
5. Dissolution in Central East Europe (Brugg, CH, Verlag Adria, 1989)
6. The New Era (Brugg. CH. Verlag Adria, 1990)
(Ka botuar mė shumė se 400 artikuj, esse, studime, peticione etj. nė shtypin shqiptar dhe tė huaj)
Mirėnjohje:
- “Recognition for Human Rights Activities” (Albanian-American National Organization, 1986)
- “Saint Nicholas Distinctive” (Albanian Orthodox Archdiocese in America, 1988)
- “Recognition-Fighter for Democracy” (W.J. Clinton and H.R. Clinton Plaque, 1982)
- “Medalje e Artė - Pishtar i Demokracisė” (Pres. S. Berisha, Tiranė, 1992)
- “Urdhėri Naim Frashėri, Klasi I” (Pres. S. Berisha, Tiranė, 1994)
- “Operation Joint Guardian” Medalje. (Pres. I. Rugova, Prishtinė, 2000)
- “Recognition-Honoring for 75 Birthday” (U.S. House of Representatives, Washington, D.C, 2000)
- “Medalje e Artė - 125 Vjetori Lidhja e Prizrenit. ” (Pres. I. Rugova, Prishtinė, 2003)
- “2006 White House Presidential Service Award” (10 Anniv. of the Nat. A-A Council Foundation)
- “Anėtar Nderi” Alb-Shkenca Institute (Prishtinė, 2007).
Marre nga:
http://www.alb-shkenca.org/images/st...20Repishti.pdf
(me lejen e Alb-Shkences)
Krijoni Kontakt