Poezite me poshte jane si lotet me fisnik per Atdheun- Shqiperine!...le te jene si perkujtimi me i dhimbshem dhe me i bukur per muajin Korrik, muajin e poetit disident prof.Arshi Pipes!
Kanga martire
Prej qelave nder pranga
ku presim pushkatimin,
o bij t’atdheut ku t’jeni
ju lame na trashigimin.
Prej nesh ju merrni zemer:
s’na trembet syni ne,
s’na dhimben t’rit as jeta
kur vdesim per atdhe.
Luftuem per idealet
e thjeshta kombetare.
Na rame, por mbasi mbollem
virtytin e nje fare
qe jep nder ju filiza
me gjak e bame plle.
Shqiponja e perterime
me vdekjen tone ka le.
Lamtumirė
Mos loto, q'i n'kujtese
Te ruej pa turbullue
Kqyrjen tende plot shprese
Magdalene e pikellue!
Mos qaj! Fisnike zija
kur veten nuk e shpalle
Ashtu nga dashunija
ti vdiqe tue u ngjall.
E zymte asht dita e motit
Nuk dij a kem'me u pa....
N'se jo,ti lutju Zotit,
Se mire na jemi nda
Elegjia Vllazėrore
Ma thonte zemra e ngrata
se jeta t'kishte lanė,
edhe pse miqt e shokėt
nuk dojshin me ma thanė.
Der sa mbi krye mandata,
kur s'e pritsha mė ra,
dhe mora vesh ēka nė andėrr
prej kohe m'ishte gja.
E pau epileptiku
qi s'njifte mue as ty.
Po kapėrcejshim lumin
kur befas ura u thye…
Un rashė… m'u turr vėrtiku…
humba! Uluroi njė za…
Ti u hodhe, m'kape, m'qite…
por vetė nuk dole ma!
Ti vuajte, ti rreziqe
durove simbas stinės
nga ishulli i Ventottenes
ndėr telat e Prishtinės.
E pse pėrbuze vdiqe
terrorin bolshevik,
gjithmonė armik i shtypjes
e bir i atdheut besnik.
Sot qi nga dita e mortit
Ka rrjedhė ma se nji mot,
tue ta nderue kujtimin,
o vlla, nuk derdhi lot.
Pse pėr vdekjen e t'fortit
i fortė duhet me u bamė.
As i pėrmendi fajtorėt:
nuk kam ma ēka me i namė.
Kur ndofta nga mizori
Po pėrgatitet ura
pėr mue kėt herė e kanga
e mbramė āsht kjo qi thurra,
me gjakun tand dėshmori
vulosi sot nji bč:
pėrbuzi komunizmin
e truhem pėr atdhč.
Nemesis (mallkim)
I
Ndėr gropa burgjesh shkrye pėr gur e baltė,
mbėrthye qelash ndėr pranga,
nga gjoksi i shtypun sungullon mā e naltė
kur del prej s'thelli kanga.
Na shajnė e na poshtnojnė, na plasin gjamėn:
anmiq t'adheut! Tradhtarė!
pse duem Shqipnin e plotė, pse urrejmė na namėn
e huej, pse jem, shqiptarė.
E ata qi e shitėn tue ja lidhun qerit
t'anmikut pėr trofe,
ata qi flamurin, heu, i'Iskanderit
e zhyen me tjetėr fč,
ata qi deri dje mbajshin kapistra,
teneqexhinj, shollarė,
gjysmakė, t'falimentuem, e sot ministra:
ata janė atdhetarė!
Na zhgulin thonjt me danė, ndėr plagėt krypė
na kėllasin, na e shtyjnė
n'gėrmaz me grushta, e uj kur bājmė me lypė
qeshin e na pėshtyjnė.
Na lagin dimnit qelat, elektrikun
na e venė ndėr veshė e n'gojė
e ndėr trupa… E qeshin tue fikun
cigaret n'sy pėr lojė.
Na vene jelekun sa me u thye kėrbishtnash,
na lanė me ditė e netė
varun pėr shpatullash mbi maje gishtash,
pa ngrėnė, pa pi, pa fjetė.
Mandej po ngelėm prapseprap na gjallė
me shkelma na mbarojnė,
na hjedhin prej dritores, e veē rrallė
me nji plumb na nderojnė.
Pa gur, pa shenj, ndėr gropa plehu hjedhun
si coftina na kallin,
ku grat e foshnjet tona s'vinė me rrjedhun
lotėt qė zbusin mallin.
Po e fortė asht zemra jonė, ma e fortė, o vllazėn,
se tortura qi e sosė.
E zjarrmi i anmikut veē mā keq na ndezėn
urrejtjen qi rroposė.
Heu e tmerrshme ajo ditė tri herė fatore
kur shokėt qi nuk ranė,
me shpirtin dalldisur pėr fitore,
do t'thrrasin gjakun tonė.
Dridhnju tiranė mbi frona e ju xhelatė
qi vegla u bāh' ni qorre.
E zezė asht nata, por s'ashtė veē njė natė.
Dielli i liris, ti shporre!
E n'se lypet durim e besė qi s'vdaret.
aq sa mė dhambė me bre
hekurin qė kryqzon dyert e dritaret,
qoftė ajo ligjė pėr né.
Nga gropa burgjesh me njeni-tjetrin rrokė
me besėn e dėshmorit,
nga shpirti i bamė thėngjill qyshkur, o shokė,
pa shfrim mbrenda kraharorit,
ushton kanga e kushtrimit. Then ēelikun,
shpartallon ledh e strehė,
dhe si shqiponja e flamurit vėrtikun
ndėr qiellna t'lira zhgrehė.
Pėrpėlitet Shqipnija nėn mizoren
thundėr si krymb n'handrak.
Heu, deri kur ma do puthim dorėn
qi syt na i plasi gjak?
Kushtrim, o male, o fusha! Qitni bén
ksaj zgjedhe fund me i dhanė!
Ta zhbijmė krajtėn qi na e bani atdhen
veē burg e kasaphanė.
Si thone " ..Pa qene ne lekuren e tij nuk mund ta kuptosh plotesisht....", ( sa keq qe shume fjali mencurie kunderthone njeratjetren- njera na thote se nuk duhet te shkosh ne burg qe ta kuptosh nje te burgosur...apo edhe "nuk duhet te jeshe kopshtar ti duash lulet"..apo ...apo),dhe realiteti eshte ky qe eshte ,te kujton ai qe e ka provuar...kush do ta kujtonte nje poet martir, vetem nje si ai ,njeri qe provoi idhetine,torturen ,nencmimin dhe mohimin,poeti i dashur Visar Zhiti!
Poezite qe linden nga dhimbja nder me barbaret qe ka perjetuar soji njerezor,le te jene si nje trashigimi zgjimi te perhershem per popullin tone te pergjumur dhe me memorje te shpelare...i kemi amanet nga poeti martir ,disidenti i vertete shqiptar prof.Arshi Pipa !
Nderkaq qe njerez te persosur nuk ka, e persosur ishte atdhedashuria fisnike dhe dhimbja shpirtrore dhe fizike per poetin tone, e persosur eshte porosia ne vargjet qe na la si nje kembane zgjimi per ndergjegjen shqiptare .Porosia per te cmuar ,adhuruar dhe dashur pa hile atdheun dhe lirine , por edhe per sakrificen sublime per me te shtrenjtat pasuri te sojit njerezor: integritetin personal dhe kombetar,lirine dhe atdheun!
me nderime,
bili99
Krijoni Kontakt