Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20

Tema: Arshi Pipa

  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Arshi Pipa

    "Besoj se Shqiperia do te jete me te vertet e lire,

    vetem athere kur shqiptaret do te kene mundesi

    te lexojne, te studjojne dhe vlersojne

    veprat e shkrimtareve te tille te medhej

    si Arshi Pipa."

    Martin Camaj



    FEMIJERIA DHE ADOLESHENCA

    Arshiu u lind nė Shkodėr nė 28 korrik 1920. Kjo ėshtė datėlindja qė njihte ai. Them kėshtu, sepse kam gjetur nė regjistrin e gjendjes civi]e nė Shkodčr, ate tė vitit 1930 (nuk kishte regjistėr me tė vjeter), si datėlindje 13 shkurtin e p0 atij viti. Por kėsi punesh nė Shqipėri nukjanė fort tė rralla....

    Ai ishte djalė i vetėm nė krye tė katėr motrave te po njė barku. Vėllanė me tė madh gjashte vjet para tij, Muzaferin, i kishte tė tillė nga babai. Kėshtu, ishte drita e syrit jo vetėm e prinderve, por edhe I motrave, tė cilat gjithė jeten e kane adhuruar. Por kjo nuk do tė thotė aspak se nė familjen Pipa, per Muzaferin nuk ishte po e njejta gje. Aty nuk bėhej asnjė dallirn ndėr dy djemtė e shtėpisė, si nga prindėrit, ashtu edhe nga motrat. Jshte njė familje me lidhje afektive shumė te theksuara, te pashlyeshme kurrė. Dhe kjo i detyrohet kryesisht nėnės se tyre, zonjes se mrekullueshme Hatixhe, shkodrane e pėrkryer nė tė gjitha drejtimet, nčnės sė forte, tė dhemshur aq edhe tė drejtė den nė shkallen e njė modeli klasik.

    Fėmi I mbarė, I shėndetshėm dhe I bukur, Arshiu ishte njėkohėsisht edhe njė “lojcak” I madh, si thonė nė Shkodėr, madjé edhe njė “sherret”, domethėnė qė nuk linte dy gure bashke. Perveē lojrave teper tė guximshme me shokėt e vet tė lagjes, majat e pemeve tė larta nė oborrin e shtepise a ne kopesht, pusi i thelle dhe kulmi i ēatise ishin vendet e preferuara te tij.

    Zakonisht femijet dhe adoleshientet ēamaroke nuk I nenshtrohen disiplines dhe mėsimeve tė shkolles. Per pasojė, shpesh perpanimi nė mėsime ecen ēale-ēale. Por tek Arshiu ky fare rregulli s’kishte fare vend. Perkundrazi! Tek ai natyra e gjalle dhe dinamizmi I moshės se re harmonizohej qysh nė fėmijėni mrekullisht me zellin e madh per shkollen, per rnesimin. Dhe faktet tregojnė se ai qe nė kiasčn e pare e deri nė mature dilte gjithnje i pari i klasės!

    Filloren e kreu tek shko]la e jezuitėve nė Shkodrės, e nė mos gaboj edhe nė vitet e para tė gjimnazit. Them vitet e para, sepse gjimnazet atėhere ishin me tetė e nėnte klasė, den me vonė madjé, nč kohen e regjimit komunist. Vėrtetė ishin te pakte kėto gjimnaze para luftčs Se Dyte Boterore nė Shqiperi, porishin tė saktė. Ejo vetėm gjimnazet (ai i Shkodrės, Tiranės, Korces etj.) por edhe shkollat e mesme profesionale, si Normalja e Elbasanit, Norrnalja e Tiranės (vetėm per vajza) dhe Shkolla Teknike Amenikane e Fullcit nė Tiranė apo ajo e Kavąjės.

    Tek jezuitėt Arshiu mori bazat e kultures klasike, me greqishten e vjetėr e latinishten dhe per pasoje, kur shkoi tė vazhdoje nč Gjimnazin shtetenor te Shkodres, qe quhej atehere Lice, si ai i Korēes dhe i Tiranes, kishte baza te forta per te dale i pari edhe ne dy gjuhet klasike qe permendem me lart. Dhe kčto dy gjuhe ai s'i ndau gjate gjithe jetes. Perkthimet e bollshme, tė lena nė doreshkrim e deshmojne me se miri kete fakt.

    Gjate kohes se arsimimit ne shkollen e jezuitčve, ku jepnin mesim klerikė tė shquar, i ati, duket per njė lloj “ekuilibrimi” kulturash e futi qė te ndjeki njekohesisht edhe mejtepin, per te rnesiuar format e moralit islamik. Keshtu Arshiu, deri ne moshen e thyer, mbante mend akoma dhe i recitonte per bukuri shume nga syret e Kuranit arabisht, per ēudine dhe admirimin e miqve shkodrane te dhene fort pas kėsaj feje, por qe arabishten nuk e dinin fare, as me shkrim e as me lexim!...

    Gjimnazi i Shkodres, si thame, ishte fort i dalluar nder ata pak homologet e tij tė atčhershem nė vendin tone. Dhe kjo pune jo vetem nga programi, por sidomos nga turpi i tij mčsimor, qe perbente ajken e inteligjences shqiptare te asaj kohe, qe te gjithe intelektuale te formuar me se miri, me prirje te theksuara perendimore, por me shpirt teresisht kombėtar. Figura te tilla si Hil Mosi, Mirash Jvanaj, Ndue Paluca, Gjergj Canco, Gjergj Kokoshi, Kolė Kamsi, Skender Luarasi, Anton Deda e tč tjerė si keta, e deshmojne qarte ēfare thashe pak me lart. Dhe kjo pune sigunisht ndodhte edhe ne shkollat e tjera te mesme ne Shqiperi tė cilat jepnin dije te shendoshe dhe farketonin qytetare te denje te zotet per vendin, farketonin shqiptare tė vertete e te denjė, plot humanizem, drejtesi dhe dashuni, den nė adhunim per kombin dhe shqiptanizmin. Ne ate kohe, den nč prak te ardhjes se pushtetit komunist nė fuqi, shkolla shqiptare mund te krenohej me te drejte se nuk kishte aspak pse t’ia kishte zili shkollave me te mira e prestigjtoze europiane dhe ainerikane!

    Por kete e deshmojne edhe plot reivsta arsimore a peclagoejike qe botoheshin ne Shqiperi para Iuftes se dyte boterore si “Laboremtis”, "Norma1isti” etj. Ashtu sic mund te deshmojne mesuesit e nxensit e asaj kohe qe ende jane gjalle sot, e qe po behen gjithnje e me te paket...

    Familjaret dhe shoket e tij te moshes se re, me kane treguar se Arshiu, jo vetem qe ishte i pari ne mesinie, por edhe nder me tė dalluarit nder lojra, ne gjimnastike e sport. Ndersa i vellai me i madh, Muzafeni, mbasi kishte lojtur futholl ne gjimnaz, kishte arnitur te behet nder asat e skuadres “Vllaznia”, Arshiti ishte efektiv i skuadres se gjimnazit, edhe pse nuk kishte talentin e shpllar Futbollistik te Muzaferit dhe nuk hyn ne skuadren e qytetit. Keto qe them ketu jane te trajtuara me gjere e me sakte tek kujtimet e mjaft sportisteve shkodrane te asaj kohe si dhe te gazetareve sportive te koheve te sotme.

    Pėr guximin tek Arshiu do te sjell tre shembuj nga rnomente te ndryshein te jetes se tij: Kur ishte adoleshent, me tregonte ne Shkoder shoku i tij i moshės, tek vinin ne lurn per t’u lare, Arshiu, si asnje nga shoket etij, hidhej ne pellgun e lumit nga nje shkemb i larte pozicioni i te cilit ishte shumė i rrezikshem per kete pune. Ne Burgun e Burrelit Arshiu hapte sportelin e birucave dhe u hidhte shokeve te denuar atje duhan, ndopak sheqer a ē'te kishte mundur te mbledhi, me rrezik qe po ta shohin rojet, e fusnin dhe ate nė biruce, mes dimnit, ne ēiniento, vetem me mhathje e kanotjere ne trup, per nje muaj rresht, megjithese ai ishte I semure. Kurse rasti i trete i takon moinentit te arratisjes kur ai can kufinin, bashke me te motren Fehimen, me kobure ne dore, i vendosur te mos bijne ne dore i gjalle me tek rojet.

    Me shoke Arshiu ishte, si me gjithe te tjeret i sjellur dhe shume i dashur. Ai i ndihmonte ata vazhdiinisht ne mesimet. Ne albumin e familjes, mes te tjerave ka edhe nje fotografi ku ai eshte bashke me tre shoke te tij te klases, para nje tabele te zeze, ne oborr, tek po man noun e profesonit, ne per gatitjen per provimet e matures. Ne tabele, veē disa shprehjeve algjebrike, ka ne nje ane edhe nje vjershe, me shkrimin e tij tė njohur, vjershe qe tregon bukur shpirtin e preokupuar tė nxėnėsve para “tortures” se matures:

    Me studime

    e numra te shkreta.

    kot na shkuen

    te rijt e jeta.......

    Gjimnazi i kohes sė tij si dhe i kohes sime ndahej, mbas semimatures, ne (Iy dege: Reale e klasike. Realja ishte e prirur me fort ndaj shkencave te natyres, me preferim matematiken e fiziken. Klasikja ishte e priru ndaj dijeve humanitare te gjuheve. E Arshiu zgjodhi me deshire ketė tė fundit. Duket qe nė moshė fare te re ai e kishte percaktuar rrugėn e tij nė jete. Dhe kjo pune duket edhe nga dy fakte te tjerė. Gazeta “Cirka” e vitit 1936’’, kur Arshiu ishte dy vjet para matures, kishte shpallur nje konkurs poetik.

    Ne te mori pjese edhe studenti i klases se gjashte te Gjiinnazit shkodran, i deges klasike, Arshi Pipa. Vjersha e tij me titull “Ne Lamen e Luftes” fitoi ēmimin e trete. Ishtė nje vjershe e gjate me plot 26 strofa, secila gashtevangeshe, here me rime e here pa rime. Vjersha ka karakter epiko- lirik. Tema e saj eshtė nje lloj proteste e hapur kunder luftes si nje veprim mizor. qe sjell vetem vdekje. Pra eshte te terthorazi nje hymn per paqen, rnire kuptimin, vllazerimin e njerezve e popujve. Keshtu humanizini i shpirtit te tij nis e nxjerr krye qe ne moshe fare te re, ate te nje adoleshenti gjimnazist.

    Prova e tij e dyte e hotuar ne shtypin e kohės, kete here ne lemin e prozes, shifet tek tregiini me titull “Liqeni”, nje tregim lirik, botuar tek “Vatra Shqiptare’’, shtator-tetor 1941. Kjo proze, sigunisht eshte shkruar ne moshe fare te re, por u botua atehere, sic tregon data, nderkohė qe autori i saj ishte tashme pedagog ne gjimnazin e Tiranes dhe jepte filozofi. Nuk e dinie me saktesi se kur poeti Arshi Pipa ka nisur tė shkruaje poezi. Por nje gje eshte e .sigurte qe kete pune ai e ka nisur qe ne bangat e gjimnazit te Shkodres. Dhe keto poezi gjimnaziale ne shumicn e tyre do te mbushin me vone faqet e librit te tij tė pare me titull “Lundertare" botuar ne Tiranė me 1944.

    Pjesa eshte marre nga libri:

    ARSHI PIPA njeriu dhe vepra

    Shkrimtari: Uran Kalakulla




    v.o- Duke mos qene e sigurt nese ka teme te hapur ketu tek elita , per Arshi Pipen... e solla kete shkrim .Nese ekziston nje teme e tille, mund , dikush ta kaloj posten time aty ku duhet. Pershendetje, macia_blu!

  2. #2
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Arshi Pipa

    Nga Hektor ĒIFTJA
    Master nė Kritike Letrare dhe pedagog letėrsie nė Universitetin A. Xhuvani tė Elbasanit


    Shumė shqiptarė tė brezit tė viteve ’80-tė nuk do ta kishin idenė se kush ishte Arshi Pipa sikur tė mos kishte folur vetė udhėheqėsi nė njė kontekst tragjik qė lidhej me vetėvrasjen misterioze dhe mbretėrore tė ish-kryeministrit.


    Ardhja e parė si diversant
    Shqipėria, gjatė 50 vjetėve, jo vetėm ishte shteti ku mungonin plotėsisht liritė e tė drejtat e njeriut, por ishte edhe vendi mė i mbyllur nė mėnyrėn mė fantazmagorike, ku shqiptarėt nuk dinin absolutisht asgjė se ēfarė ndodhte pėrtej kufijve shtetėrorė. Aq sa nėpėr shkolla nxėnėsit i pėrfytyronin piramidat e kufirit jo si gurė shėnjues, por si vende ku bėheshin luftime midis atyre qė vinin nga jashtė, agresorėve, e qė ishin domosdoshmėrisht armiqtė e atyre qė ishin brenda e qė mbroheshin deri nė vetėsakrifikim. I tėrė kufiri u rrethua me tela me gjemba, kryesisht pėr tė mos lejuar arratisjen e shqiptarėve. Nėse dikush, me leje tė studiuar mirė nga organet kompetente do tė kapėrcente kufirin pėr tė shkuar qoftė deri nė Kosovė, bie fjala pėr ndonjė ndeshje sportive, jo mė shumė se sa njė javė, ai njeri quhej “i shėtitur”: njė bluzė e blerė atje do tė ruhej si fetish, simbol qė tregonte epėrsinė e tij ndaj ēdo shqiptari tjetėr. Ndėrsa i huaji mė i famshėm e pėr tė cilin shqiptarėt kishin dėgjuar mė shumė ishte ndoshta Zhoa Amazona, i cili financohej nga ambasada shqiptare pėr tė shpėrndarė librat e diktatorit nė Brazil. Ndėrsa nė familje burri ndjehej “mė burrė” nė qoftė se arrinte tė ndėrtonte njė paisje tė veēantė pėr televizorin, nė mėnyrė gjysėm klandestine, pėr tė shmangur zhurmuesit e instaluar nga qeveria, e pėr tė arritur tė shikonte nė orėt e vona tė natės ndonjė program nė kanalet televizive nė gjuhė tė huaj tė shteteve fqinj. Pėr shkak tė luftės sė egėr nė ēdo drejtim ndaj institucioneve dhe besimeve fetare, shumica e shqiptarėve filluan ta shoqėrizojnė nė mendje figurėn e priftit jo si njeri qė merret me punėt e fesė, por si njė agjent sekret, me veladon tė zi, qė punonte vetėm pėr tė shkaktuar kryengritje tė armatosura. Njė nga librat zyrtarė tė detyrueshėm pėr t’u lexuar nga tė gjithė shqiptaret ishte libri i diktatorit “Rreziku anglo-amerikan pėr Shqipėrinė”, ku midis tė tjerash i lihej porosi tė gjithė udhėheqėsve tė ardhshėm tė mos lejonin qė nė Shqipėri tė hynte asnjė i huaj me mjekėr, sepse aty agjentėt anglo-amerikanė mund tė fshihnin paisjet e tyre (“Comrade Lolou and the Fun Factory”, nga Cali Ruschala).
    Mehmet Shehu ishte ushtarak i lartė me shkollim perėndimor, marksist nga ata qė shkuan vullnetarė nė Spanjė nė vitet ’30-tė, bashkėpunėtor i diktatorit nė tė gjitha nismat e mėdha, (kupto edhe krimet e mėdha), deri nė shkėputjen banditeske nga Bashkimi Sovjetik, i mbijetuari i tė gjitha spastrimeve nė parti e shtet, dhe kandidati i vetėm pėr vendin e diktatorit pas vdekjes sė tij, si pasojė kjo e lidhjeve tė fuqishme familjare nė kupolėn e partisė. Kur diktatori e rrėzon kėtė njeri deri nė vetėvrasje, njė nga akuzat e mėdha qė i bėn ishte qė lejoi qė djali i tij tė fejohej me mbesėn e Arshi Pipės. Pėr shqiptarėt e mbyllur e tė izoluar ishte vegimtar fakti qė A. Pipa jetonte nė Amerikėn e fortė dhe antikomuniste nga ku vinin vetėm diversantė. Aq mė tepėr qė pėrderisa kryeministri rrėzohet nga pushteti vetėm sepse djali fejohet me mbesėn e Pipės, patjetėr qė ky Pipa duhej tė qe shumė i rrezikshėm. Nė shkolla, televizion, shtyp, e nė mbledhjet e pėrjavshme, ēdo shqiptari, sa herė qė flitej pėr kryeministrin e rrėzuar, aq herė, nė njė mėnyre apo tjetėr do t’i pėrmendej Pipa. Ky kontakt i panatyrshėm qė shqiptari krijoi me figurėn e Pipės, ėshtė ajo qė unė po e quaj kėtu si ardhja e Pipės si “diversant” nė Shqipėri, sepse i njė natyre tė pėrafėrt ishte imazhi i rremė psikologjik qė u krijua pėr tė brenda kufijve, sidomos pėr shkak tė izolimit tė vendit dhe fushatave tė vazhdueshme tė “shpėlarjes sė trurit”.



    Ardhja e dytė si diversant
    Ndoshta askush nga brezi i 30-vjeēarėve e lart nė ditėt e sotme nuk do ta kishte mėsuar se kush ishte Arshi Pipa po qe se pėr tė nuk do tė kishte shkruar Ismail Kadareja tek “Ftesė nė Studio”. Njė libėr i ēuditshėm ky, pa formė, i botuar pas “arratisjes” sė Kadaresė, por i shkruar pėrpara rėnies sė diktaturės. Njė libėr nė tė cilin autori i ngjan atij marangozit apo artizanit qė pas ‘90-ės, meqė nė treg dolėn teknologji tė reja, vendos tė shesė tė gjithė punishten me ēmim shumice se e di se nuk do ta pėrdorė dot mė, dhe ngutet tė heqė gjithēka qė ka nė bodrumin ku punon, pėrpara se tė jetė shumė vonė. Dhe kur njė shkrimtar nxjerr nė treg bodrumin e tij, me fjalė tė tjera copa ditaresh, apo shėnimesh personale qė janė aq personale sa vetėm pėr shkak tė delirit se ėshtė njeri i madh, ai kėrkon t’i shesė pėr art, faktikisht ai nxjerr nė public copa mllefesh tė hershme, copa fantazish prej tė sėmuri, paragrafė qė ka dashur t’i botojė po nuk do t’i pėrmblidhte dot asnjė lloj libri e kėshtu me rradhė. Pikėrisht nė kėtė libėr Kadareja merr pozicionin psikopatologjik tė viktimės, jo prej rregjimit, por tė viktimės prej kolegėve tė vet tė letrave, e fillon e fantazon historira sikur ai ėshtė Moxarti e tė tjerėt Salieri e kėshtu me rradhė.
    Ishte nė kėtė libėr, qė si ēdo libėr i Kadaresė jepej me detyrim nėpėr shkolla, qė shqiptarėt dėgjuan pėrsėri pėr Arshi Pipėn. Kėtu Kadareja, me mllefin e tij psikopatik, tė pahijshėm e aspak artistik, shkon deri aty sa nuk shkojnė ndoshta as dy tė pirė qė grinden nė kafe: tallet me emrin e Pipės, duke e deformuar nė “Pipiē”, gjė qė nėnkupton njė sharje shumė tė rėndė. Profesor Pipa atje portretizohet si njeriu qė nė botėn tjetėr-perėndimi dhe Sh.B.A. kanė qenė pėr shqiptarėt gjithmonė bota andej, ose bota matanė”, pra bota e mistershme, e ndaluar- pra shkruante dhe botonte “letra anonime” kundėr Kadaresė, qė regjimi komunist, pasi tė lexonte kėto “letra”, ta dėnonte Kadarenė si “armik”. Kėto gjėra, Pipa, sipas Kadaresė, i bėnte sepse e kishte zili kėtė tė fundit si shkrimtar dhe donte qė ta “fundoste” pėrfundimisht.
    Se si kishin qenė kėto “letra anonime”, pra se ēfarė kishte shkruar e thėnė Pipa qė tė meritonte kėto sharje, kjo u mor vesh pas -90-ės, kur gazetat i ribotuan disa nga kėto shkrime kaq shqetėsuese tė profesorit shqiptaro-amerikan. Bėhej fjalė pėr njė studim “Subversioni pėrkundrejt konformizmit- fenomeni Kadare”, botuar nė vitet ‘70-tė nė Sh.B.A. nė njė revistė nė gjuhėn shqipe dhe qė Pipa me fare pak ndryshime e ka pėrfshirė nė “Albanian Contemporary literature”. Shkrimi nė vetvete, me argumenta studiuesi e kritiku letėrsie, e nė njė frymė krejtėsisht tė re shkencore arrin nė tezėn se nė veprėn e Kadaresė, pėr shkak se shkrimtari i pėrket fizikisht regjimit komunist, pamja e jashtme ėshtė konformiste me ideologjinė zyrtare, ndėrsa pėr shkak tė talentit tė lindur dhe gjenialitetit, veprat pėrmbajnė njė subversion ideologjik, qė nuk ėshtė antikomunizėm i mirėfilltė, por njė lloj herezie e cila nuk vjen pėr shkak sepse shkrimtari ėshtė disident apo rebel, si bie fjala Jevtushenko apo Pasternaku, por sepse talenti i madh nuk i shpėton dot frymės sė realizmit artistik. Pra sė pari bėhet fjalė pėr njė studim shkencor, dhe sė dyti bėhet fjalė pėr elementėt letrarė tė natyrės subversive nė raport me kohėn nė veprėn e Kadaresė. Kjo e inatos Kadarenė e “Madh”, dhe bėn qė pikėrisht nė fund tė viteve 90-tė, kur regjimi kishte marrė tatatėpjetėn, ai ta akuzojė Pipėn pėr “mėkatin” se kishte gjetur nė veprėn e tij elementė qė binin nė kundėrshtim me realizmin socialist. Sot, Kadareja i ka harruar kėto, dhe po bėn ēmos tė proklamohet si shkrimtar disident e antikomunist, duke paguar shuma tė mėdha pėr materiale propagandistike si “Dialog me Allen Bosquet”, apo si librat socrealistė tė Maks Velos, Shaban Sinanit e Alfred Ucit, apo duke provokuar debate e fushata tė panevojshme mediatike si ai mbi “Pashallarėt e kuq”, njė poemė fundekrye socrealiste, biles mė konformiste sesa romani “Dasma”. Tė gjitha kėto do tė ishin tė panevojshme, dhe jo kaq qesharake dhe groteske, sikur njerėzit, nė vend qė tė merreshin me “Pashallarėt e kuq”, tė lexonin studimet e Pipės, ku Kadareja del shumė tepėr e mė seriozisht i lavdėruar.

    Ardhja e tretė si diversant
    Pėr herė tė tretė si diversant, Pipa do tė hyjė nė Shqipėri nė vitin...2004. Citat: “Eshtė pėr tė ardhur keq qė Robert Elsie, i cili edhe njė herė duhet pėrgėzuar pėr atė ndihmesė tė paēmuar qė ka bėrė duke e njohur letersinė shqipe nė botė, me kėtė studim tė gjatė e me tė tjera si ky, tė krijojė njė opinion tė shtrembėr, ashtu si Pipa, pėr shkrimtarin tonė tė madh nė botėn perėndimore. Nuk ėshtė ēudi qė kėto konsiderata tė kenė ndikuar dhe tė ndikojnė te "senatorėt e akullt" tė Akademisė sė Shkencave tė Suedisė qė Ismail Kadaresė tė mos i jepet pėr tė gjashtėn kandidaturė ēmimi Nobel, me kėrkesėn e Akademisė Franceze. (Nėn.im.-H.Ē.)
    Do tė doja qė kjo kėrkesė tė vinte tė paktėn edhe nga disa organizma jo zyrtare shqiptare, tė Kosovės dhe tė diasporės shqiptare, tė vetė shtypit tonė, i cili nuk duhet tė mjaftohet vetėm me njė lajm, ku tė shprehet keqardhja qė Kadaresė ende padrejtėsisht nuk po i jepet ky titull, por t'i kthjejė faqet e tij, dhe kėtė ta bėjė qė kėta muaj, nė kolona ku ne nėpėrmjet zėrit te intelektualėve tanė mė tė shquar, madje edhe tė huaj qe e duan atė sa e duam edhe ne, tė shprehet kjo dėshirė qė ky ēmim tė vijė mė sė fundi nė atdheun tonė, nė vendlindjen e shkrimtarit tonė me famė botėrore.
    Sepse, kur Kadareja tė fitojė kėtė titull tė merituar, atė e ka fituar cdo shqiptar, e ka fituar Shqipėria, imazhi i sė cilės sot, fatkeqėsisht ėshtė errėsuar dukshėm nė botė. (nėn.im.-H.Ē) (Skifter Kėlliēi; Edhe Elsie si Pipa nė disa gjykime pėr Kadarenė “Koha Jonė”- E Hėnė, 23 Shkurt 2004).
    Ky shkrim vjen pas njė tjetri i cili i kushtohet terėsisht Pipės. Eshtė njė tjetėr dėshmi se si nė shekullin 21, nė media moderne, profesori i vdekur shqiptaro-amerikan perceptohet akoma si “diversanti” i pėrrallave me sigurimsa tė revistės “Nė shėrbim tė popullit”. Sot llogjika e kėtyre njerėzve ėshtė se Shqipėria ka njė imazh negativ, qė tė rregullohet ky imazh negativ duhet qė Kadareja tė marrė ēmimin “Nobėl”, dhe ata qė shkruajnė se Kadareja nė veprėn e vet i ka shėrbyer regjimit komunist pa tjetėr qė me siguri nuk duan qė ai tė marrė ēmimin “Nobel”, pra si rrjedhojė duan tė shkatėrrojnė Shqipėrinė qė ajo tė ketė imazh tė keq. Por pėrballė kėtyre diversantėve anti-shqiptarė, duhet tė mobilizohet i gjithė populli “ushtar” grusht-bashkuar rreth Kadaresė, qė ai tė marrė ēmimin “Nobel”. Edhe kėtė herė, njeriu i thjeshtė shqiptar dėgjon pėr Pipėn, jo si pėr studiuesin e qindra faqeve studime si bie fjala “Trilogia Albanica”, apo “Albanian Contemporary Literature”, por si pėr diversantin qė bashkė me ca diversantė tė tjerė si Elsie, po prish imazhin e Shqipėrisė.

    Dy fjalė pėr jetėn e “diversantit”
    Arshi Pipa ėshtė lindur nė Shkodėr, Shqipėri, nė 1920. Pas diplomimit nė liceun shtetėror tė Shkodrės, (Ndarje Klasike) nė 1938 studioi filozofi nė Universitetin e Firences. Disertacioni i tij, “Morali dhe feja nė Bergson” (E. P. Lamanna, kosultant), mbaroi nė 1942 dhe mori gradėn e doktorit nė filozofi. Nė 1941-shin, u emėrua mėsues filosofie nė liceun shtetėror tė Tiranės. Nė atė kohė jepte mėsim nė licetė shtetėrorė tė Shkodrės dhe Tiranės, 1942-44. Pas luftės, ishte mėsues i italishtes dhe shqipes nė kolegjin e mėsueseve nė Tiranė. Nė Prill 1946, u arrestua, pėr shkak tė kundėrshtimit tė tij pėr tė vepruar nė pėrputhje me politikėn e regjimit shqiptar. Dokumentimi i dhjetė viteve (1946-56), i kaluar nė burgjet dhe nė kampet e punės sė detyruar, gjendet nė “Libri i burgut” (Prison notebook,1959). Nė 1957-ėn u arratis pėr nė Jugosllavi, ku jetoi si refugjat pėr vite. Gjatė asaj periudhe, pėrktheu nė shqip pėrzgjedhje nga poezia lirike latine (250 faqe), me pėrkthime, me kapituj mbi metrikat dhe shėnime). Emigroi nė Shtetet e Bashkuara nė 1958-ėn. Emėrimi i tij i parė ishte nė kolegjin, Philander Smith, Little Rock, Arkansas, ku jepte mėsim filozofinė (1960). Gjatė vitit akademik pasues, drejtoi departamentin e gjuhės italiane nė universitetin e qytetit tė Xhorxhias, shkolla e gjuhėve dhe gjuhėsisė dhe gjithashtu jepte mėsim filozofi, nė kolegjin e arteve tė lira (verė, ’61, dhe ’62). Ishte pedagog i gjuhės italiane nė universitetin Kolumbias nė vitet 1961-62, dhe profesor asistent i gjuhės italiane nė universitetin e Delfit, Garden City, vitet pasuese gjatė tė cilave ai gjithashtu jepte mėsim tema filozofike nė kolegjin Adelphi Suffolk. Nga viti 1963-66, ishte profesor asistent (Profesor asistent i pėrkohshėm nė vitet 1963-64 ), nė departamentin e gjuhės italiane nė universitetin Kalifornisė, Berkli. Atje jepte mėsim kurseve tė letėrsisė moderne italiane dhe seminaret e kritikės letrare, (De Sanctis, 1963, Croce, 1964, Vico,1965 ), aq mirė sa dhe nė gjuhėn shqipe, letėrsi dhe folklor, (1965), Nė vitin 1966, drejtoi disertacionet PhD. Nga viti 1966, ka qenė nė fakultetin e Universitetit tė Minesotės dhe Mineapolis, nė fillim si profesor shoqėrues (1966-69), dhe mė pas si profesor i gjuhės Italiane, nė departamentin e gjuhėve frėnge dhe italiane, (Departamenti i gjuhėve Romane gjatė vitit 1968). U bė pjestar i UM, si anėtar i zotuar, dhe shėrbente si mbėshtetės nė ndarjen e diplomave tė studimeve tė gjuhės italiane. Programi pėr gradat e Master-it u themelua nė vitin 1968, ndėrkohė ai ishte drejtues i gradimeve studimore nė gjuhėn italiane. Temė-diplomat pėr master dhe disertacionet e PhD, u shkruan nėn drejtimin e tij. I ka dhėnė mėsim kurseve tė padiplomuara tė gjuhėve, tė ndara nė kurse tė ulėt dhe tė larta, kurseve tė qytetėrimit dhe kulturės (gjithashtu nė Anglisht) dhe, nė veēanti, kurseve tė padiplomuara pėr shkrimtarėt e mėdhenj, (Dante, Boccaccio, Manzoni, Leopardi), zhanre (Poezinė kalorsiake, Letėrsinė Utopike), dhe temat krahasuese (Marksizmi dhe Ekzistencializmi nė tregim dhe dramė), pėrfshi seminaret (Ungaretti dhe Montale, Vico dhe Croce). U ka dhėnė gjithashtu mėsim kurseve tė diplomuara tė gjuhėve Frėnge dhe Italiane, (Simbolizmi Francez dhe Hermetizmi Italian, Romantizmi nė Francė dhe nė Letėrsinė Italiane), duke pasuar me themelimin e programeve tė Master-it nė gjuhėt Frėnge dhe Italiane (1970), tė ndėrtuar pėrmes nismės sė tij. Publikimet dhe referatet e tij shkencore (nė Anglisht, Italisht, Frėngjisht dhe Shqip), janė nė: (a) poezi; (b) estetikė dhe filozofi; (c) kritikė letrare. Nė poezi kemi katėr volume me vjersha nė Shqip: Lundėtarė (Sailors, 1944), Libri i burgut (Prison Notebook, 1959), Rusha (1968), dhe Meridiana (1959); Nė Estetikė dhe Filozofi kemi artikuj tė ndryshėm dhe shumė referate shkencore, (disa prej tyre janė mbajtur nė konferenca tė huaja dhe kongrese ndėrkombėtare nė Amsterdam, Londėr, Uppsala, Palermo, Venecia; Nė kritikė letrare puna e tij ka lidhje me letėrsinė Italiane, po aq sa dhe me atė Italo-Shqiptare dhe me letėrsinė dhe kulturėn Shqiptare. Shkrimet e tij nė letėrsinė italiane janė mė shumė nė fushėn e specializimit tė tij, letėrsi bashkėkohore (Montale dhe Ungaretti nė veēanti). Ka botuar gjithashtu artikuj mbi Danten, De Sanctis, Manzoni dhe Moravia. Monografia e tij “Montale dhe Dante” (1968 ), ka patur dhe njė botim nė italishte, “Montale e Dante” (1975 ). Artikujt, reēencat dhe kritikat e tij janė botuar nė “Italica”, “Italian Quarterly”, “The Romanic Review”, “Comparative Literature”, “Books Abroad”, “Belfagor”, “Le ragioni critiche”; “Revue de litterature comparée”, “Revue des études italiennes”. Artikuj dhe revista mbi Italo- Shqiptarėt si edhe letėrsinė dhe kulturėn Shqiptare, i ka botuar nė: “Südost- Forschungen”, “Zeitschrift für Balkanologie”; “Comparative literature studies”, “Books Abroad”, “Rivista di letterature moderne e comparate”, “Mondo operaio”, “Revue des études sud-est européennes”. Rezultati i kėrkimeve tė tij mbi Italo- Shqiptarėt si edhe kulturėn dhe letėrsinė Shqiptare janė “Trilogia Albanica (1978)”, e cila pėrbėhet nga tre libra: "Vargu popullor shqiptar: Struktura dhe zhanri i tij", "Jeronim De Rada”, "Letėrsia Shqiptare: Perspektivat sociale."
    Informacioni i mėsipėrm, i cili ėshtė kortezi e Robert Elsie-sė sipas burimeve autentike nga vetė Pipa, flet shumė pėr kėtė shkencėtar tė madh, tregon potencialin e tij intelektual, i cili ka kaluar nepėr njė “filtėr” tė rrallė, siē ėshtė ai i universiteteve amerikane. Pra A. Pipa nuk ka qenė aspak autori i dėshtuar e xheloz, pėrkundrazi. Sė dyti, interesimet studimore e botuese tė Pipės kanė qenė shumė mė tepėr sesa thjesht njė konflikt imagjinar me Kadarenė, apo zhbėrja e “kongresit tė Drejtshkrimit” siē kanė folur disa. Interesimet e tij janė prej studiuesi shqiptaro-amerikan, dhe qė tė kuptohen shkrimet e tij, qoftė edhe ato pėr Kadarenė apo pėr gjuhėn e njėsuar duhet marrė parasysh patjetėr konteksti kulturor i studimeve letrare filozofike tė kohės, si edhe shkollimi i tij i mirėfilltė klasik. Qe tė lexohen si duhen ato qė ka shkruar Pipa duhen marrė parasysh se me ēfarė merreshin profesorėt amerikane tė filozofisė dhe letėrsisė ato vite, si edhe baza e shėndoshė, por e huaj pėr shqiptarėt e realizmit socialist siē ishte shkollimi klasik.
    Tė gjitha kėrkimet tregojnė se Pipa ishte pak i interesuar pėr fatin personal tė Ismail Kadaresė, dhe studimi i tij pėr Camajn, mikun dhe kolegun e ngushtė ėshtė i vetmi studim ku Camaj pėrkufizohet si i dėshtuar e i pazoti nė shumė nga krijimet e tija letrare. Megjithatė midis Camajt e Pipės nuk pati asnjė lloj konflikti.
    Sot Pipa nuk jeton mė: Atij iu bėnė vite qė nuk ėshtė mė me tė gjallėt (pavarėsisht se S.Kėlliēi e vdes atė 20 vite para vdekjes sė qėnė). Ne duhet tė kuptojmė se prof. Pipa nuk ka patur, dhe nuk ka mė nevojė pėr ne, as qė ta lavėrojmė e as qė ta shajmė. Ai ishte njė profesor i disa universiteteve prestigjoze amerikane, ku pėr studimet dhe kėrkimet shkencore i mori shpėrblimet, qė kanė qenė vetėm ato akademike, siē ishin titulli Profesor Emeritus, i dhėnė nga universiteti i Minesotas, si edhe vendin e punės nė universitet. Sot, ne e dimė mirė se sa nuk ėshtė e lehtė tė meritosh njė vend tė tillė nė Sh.B.A. Studimet e tij kanė kaluar nėpėr “filtra” shkencorė tė njė natyre krejtėsisht tjetėr, me “filtrat” ideologjikė, me tė cilėt i shohim gjėrat ne shqiptarėt, edhe sot e kėsaj dite nė shekullin 21.
    Sot jemi ne qė kemi nevojė pėr Pipėn.
    -Sepse u themi albanologėve tė huaj qė gjatė njė gjysėm shekulli shqiptarėt nuk nxorrėn vetėm diktatorė, por edhe studiues letėrsie, qė ishin dinjitozė nė mjediset kėrkimore-shkencore nė Amerikė dhe Europėn Perėndimore;
    -Sepse, duke pėrdorur studimet e Pipės, studentėt shqiptarė nė gjithė universitetet nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni e gjithandej, si edhe mėsuesit e gimnazeve anembanė, nuk janė tė detyruar ta bėjnė studimin e 500 vjetėve letėrsi duke ju referuar vetėm kritikėve tė realizmit socialist, qoftė tė Shqipėrisė apo tė Kosovės, po kanė nė dorė edhe njė burim shkencor i cili tė paktėn ėshtė me natyrė alternative;
    -Sepse edhe njerėzve si Kadareja u bėhet mė shumė nder kur i lavdėron ai qė di dhe ka mundėsi tė kritikojė si Arshi Pipa, ashtu si pėr mbretin kanė mė shumė rėndėsi lėvdadat e kundėrshtarit, sesa ato tė lakejve apo palaēove tė oborrit tė tij letrar.


    marre nga :
    PRESTIGE-Gjithcka Qe I Mungon Shqiptarit Ne Emigracion (Vellimi 40)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-02-2004
    Postime
    22

    10 vjetori i vdekjes se Arshi Pipes

    "Koha jone" 6 korrik


    Nga Hektor Ciftja


    Letėrsia pėrkundrejt politikes dhe politika e letėrsisė

    kumtese e mbajtur ne simpoziumin shkencor me rastin e botimit te veprės se Arshi Pipės, 20 korrik, 2007


    “ E mertisun, por jo e harrueme, fetyra e Arshi Pipes po merr ne kohen tone, mas sa vjet heshtje te pamertiueme, shkėlqimin e saj te denje. Ngjet me te, afėrisht si me ndonji shtatore, kryeveper arti te lashte, qi mbet e ndryme ne nji skaj te erret per vjet a shekuj, e mshehun, gati e panjohun nen pluhin e kohnave qi grumbullohet ne trajtat e saj, tue ja veshe, tue ja mashtrue. Po arti i madh asht i pavdekshėm. E vjen nji dite qi nji dore e dashtun e dlire shtatoren nga pluhni e dheu; e nga errsina ku kish humbun dhe e qet ne drite te djellit. Ē’pamje e mallengjyeshme atehere! Shkėlqen mermeri ma i bukur, ma krenar. Koha nuk e ka prishe: pėrkundrazi, e ka hijeshue ma teper, i ka shtue fisniki e hir. Pse gjanat qi i qindrojne kohes jane fisnike, te denja per adhurim. E lavdija ma e sigurte asht ajo e vonshmja”. Kėto fjale qe unė pėrmenda mbi prof Arshi Pipėn, janė fjalėt e nje studiuesi te ri ne te njėzetat, ne vitet ’40-te te shekullit te kaluar, kėto jane fjalėt me te cilat Arshi Pipa shprehej pėr Nolin tek “Bariu i Popullit”. Po a nuk vlejnė kėto fjale edhe ne ketė dite, por tashme pėr vete Arshi Pipėn? Patjetėr qe po

    Titulli i kėsaj kumtese eshte marre nga titull i paragrafit me te njėjtin emėr botuar ne veprėn madhore te prof Pipes, “Trilogia albanica”. pėrmendja e politikes ne nje takim si ky i sotmi me se pari ta ēon mendjen tek nje nga ata elemente qe e kane bere Pipėn te hase nje rezistence ne receptimin e veprės se tij ne dheun mėmė, dhe kėto jane pikėrisht pikėpamjet e tij politike, jo majtizmi, mbasi ne thelb ai eshte je personalitet me bindje te majta, sic kemi pasur Nolin dhe te tjerė. Ajo ēka krijon nje trazim te veēante ne perceptimin shqisor te disa njerėzve kėtu eshte antistalinizmi i tij.
    Po me shume sesa pikėpamjet politike te Pipes, objekt i kėsaj kumtese do te jete koncepti i Pipes pėr marrėdhėniet e letėrsisė me politiken dhe zbatimi i kėtyre koncepteve ne kritiken praktike te tij ndaj letėrsisė shqiptare.



    Vepra e Arshi Pipes e ka pasur te vėshtire te hyje ne nje komunikim te gjere me lexuesin shqipfolės brenda kufijve. Kjo ka ndodhur pėr shume arsye, por nder me kryesoret duhet pėrmendur paragjykimi pėr pikėpamjet politike te Pipes. Kėtu shtrohet pyetja: A ka bėrė Pipa politike ne studimet e veta e veta dhe ēfarė lloj politike? . Patjetėr qe ka bere, por nuk ka qene politika e nje aktivisti mesatar, e nje njeriu te cilin pasioni i erret apo ndjenja e hakmarrjes e ka dominuar me shume sesa arsyeja. Po te gjykohet vėllimi i veprės se tij te botuar mbas burgut, poezitė, studimet referencat e kėshtu me radhe kupton se koha dhe mendimet e tij kane qene te angazhuara me gjera shume me te mėdha sesa hakmarrja individuale: ka qene pasioni pėr studimin, pėr kulturėn, pėr artin e madh, pėr estetiken, pėr italinistiken ai qe ka dominuar mbi pasionet e natyrshme te nje ish te burgosuri. Qofte dhe e marre me vete, kjo cilėsi meriton te ēmohet. Me fjale te tjera, Pipa ka bere politike pa qene politikan, por nje studiues i politikes, i cili me kalimin e moshės fillon e behet me analitik dhe pėrgjithėsues, fillon dhe i integron dijenitė dhe pėrvojėn e vet studimore ne pėrgjithėsime edhe filozofike. Fryt i kėsaj kane qene veprat e tij te mėdha “trilogjia albanica” dhe “Contemporary albanian literature.

    Jeta e tij studimore ka ecur me nje hap me zhvillimet bashkėkohore te epokės kur ai jetoi. Dhe te ecėsh ne nje hap me kohen botėrore eshte nje merite e veēante kur behet fjale pėr nje shqiptar, dhe sidomos pėr nje shqiptar te dale nga nje periudhe 10 vjeēare burgimi dhe vuajtjesh fizike. Kur ai filloi te merret me “Studies on Kosovo” dhe “Stalinizmi shqiptar” dhe me vone me “trilogia albania”, frymėzimi tij kryesor ishin idetė dhe lėvizjet universitare ne kolegjet amerikane ne vitet ’60-te, lėvizje qe sollėn nje konceptim te ri pėr vlerat e sistemit social dhe moral. kėto ai na e thotė me shume sinqeritet ne parathėnien e nje prej veprave te tij.

    Dhe ishte pikėrisht ne kėto vite qe ne universitetet dhe kolegjet amerikane mori nj zhvillim dhe njohu nje interes te madh fusha e studimeve akademike e quajtur “studime kulturore”. Ne frymėn e tyre e gjeti dhe Pipa mėnyrėn sesi te kombinonte njohuritė e tij te gjera politike dhe ti shite ato ne marrėdhėnie me letėrsinė dhe ti zbatonte ne kritiken letrare. Ne fazėn e dyte te veprės se tij studimore mund tė shihen paralele tė qarta midis disiplinės akademike tė studimeve kulturore dhe publikimeve tė Pipės kryesisht “Trilogia Albanica” dhe “Contemporary Albanian Literature”. Studimet kulturore jane njė disipline akademike e cila ėshtė shumė e pėrhapur nė njė numėr tė madh dhe divers studiuesish. Ajo kombinon ekonominė politike, sociologjinė, teorinė sociale, teorinė e letėrsisė, teoritė e medieve, studimet e filmave, antropologjinė kulturore, filozofinė, studimet e muzeve dhe historinė dhe kritikėn e artit pėr tė studiuar fenomenet kulturore nė shoqėri tė ndryshme. Studiuesit e studimeve kulturore shpesh pėrqendrohen nė atė se si njė fenomen i caktuar lidhet me ēėshtjet e ideologjisė, kombėsisė, etnicitetit, klasės shoqėrore, apo gjinisė.

    Fraza “studime kulturore” shpeshherė pėrdoret edhe nė termin “studime rajonale” (Area studies) si njė term i pėrgjithshėm qe i referohet studimit akademik te kulturave te caktuara ne departamentet e universiteteve. Me fjale tė tjera studimet kulturore mund tė pėrmblidhen nė pesė karakteristika themelore sipas Siaudin Sardar nė librin e tij “Introducing cultural studies”.

    Studimet kulturore synojnė tė egazminojnė njė subjekt nė termat e praktikave kulturore dhe nė marrėdhėniet me pushtetin. Sa i pėrket marrėdhėnieve me praktikat kulturore libri i parė i “Trilogia Albanica” “Albanian Folk Verse” ėshtė njė rast tipik. Sa i pėrket marrėdhėnieve tė subjektit, nė rastin tonė tė letėrsisė, marrėdhėniet me pushtetin janė nė fokus tė disa paragrafėve, kur flitet pėr ngritjen kanonit tė letėrsisė shqipe tek “Albanian literature: Social Perpectives” dhe tek “Contemproary Albanian Literature”.

    Studimet kulturore kanė si objektiv tė kuptojnė kulturėn nė tė gjitha format e saj komplekse dhe qė tė analizojnė kontekstin social dhe politik nė tė cilėn kjo kulture e manifeston veten. Kujtojmė kėtu konsideratat e Arshi Pipės nė paragrafėt mbi “barinjtė dhe fshataret ne letėrsinė shqipe”


    Studimet kulturore janė jo vetėm objekt i studimit, por edhe lokalizim i kritikės dhe aksionit politik. Pėr shembull, njė studiues i frymės sė studimeve kulturore, jo vetėm do tė studionte njė objekt, por edhe do ta lidhte studimin e tij me njė politikė progresive tė njė rrafshi mė tė gjerė. Nė rastin e Pipės kjo ėshtė fare e dukshme nė angazhimin e tij tė shprehur qoftė nė studime, qoftė nė publicistikė, si kundėrshtues i sistemit politik tė vendosur nė Shqipėri mbas luftės se dytė botėrore

    Studimet kulturore kanė tendencėn tė ekspozojnė dhe pėrziejnė ndarjen e njohurive, tė kapėrcejnė ndarjen midis formave tė heshtura (njohurive kulturore) dhe formave objektive (universale) tė njohurisė. Nė dy veprat e pėrmendura te Pipės, kjo ėshtė fare e dukshme, ai e ka fare tė lehte tė kalojė nė njė monografi nga pėrshtypjet personale, nė tė dhėnat e marra nga studiuesit

    Dhe se fundi, studiuesi i studimeve kulturore ka njė angazhim pėr njė vlerėsim etik tė shoqėrisė moderne (gjė qė duket qartė sidomos nė analizėn qė i bėhet veprės sė Camajt nga Pipa) si edhe njė linjė radikale tė qėndrimit politik. Nė rastin e Arshi Pipės, sidomos vepra e tij “Contemprary Albanian Literature” e ka fare te spikatur linjėn radikale politike


    Personalisht mendoj se njė pjesė e vėrejtjeve, mospranimeve apo qortimeve, qė i janė bere Arshi Pipės, sidomos ne debatin lidhur me Kadarenė, Migjenin, etj, janė vėrejtje dhe kundėrshtime qė teoricienėt i kanė bėrė vete disiplinės sė studimeve kulturore. Kėshtu pėr shembull kritiku i njohur Harold Bloom i kritikon autorėt e kėsaj fushe studimi, duke shkuar deri nė mohimin e kėsaj fushe, me argumentin se fokusimi nė studimet kulturore, nė njė mase tė madhe nuk i shėrben interesit publik, mbasi ajo qė ka rendėsi tė diskutojmė nė rastin e ēdo shkrimtari, qoftė ky Kadareja, Migjeni, apo Camaj, ėshtė tė zbulojmė dhe tė studiojmė elementet, apo format qė e bėjnė njė vepėr letrare tė jetė e bukur estetikisht. Bloom e pohoi qėndrimin e tij nė njė konference nė vitin 2000, kur me fjalė tė tjera thotė se “...bota njeh sot dy armiq ndaj te lexuarit...njeri prej tyre ėshtė shkatėrrimi i studimit te letėrsisė...dhe zėvendėsimi i tij nga ajo qė sot nė tė gjithė botėn quhet studim kulturor.

    Nė fakt ne vetėm sa mund tė heqim paralele midis veprave studimore tė Pipės dhe disiplinės akademike tė studimeve kulturore, mbasi nuk mendoj se Pipa i pėrket tėrėsisht kėsaj shkolle mendimi, ai thjesht pėrdor elemente, apo metoda tė saj. Ai ka po aq shumė gjėra qė e ndajnė nga disiplina akademike e studimeve kulturore sa dhe elemente tė pėrbashkėta.

    Konkluzioni mė i drejtė pėr tė gjykuar se cilės shkollė mendimi, apo praktike letrare i pėrkiste Pipa mendoj se ėshtė shprehur shumė qartė nė fjalėt e njė studiuesi amerikan nė Universitetin e Minesotės, tė cilin e kemi pėrmendur edhe nė fillim tė kėtij punimi:

    “ Metoda e tij analitike nuk mund tė etiketohet, dhe nuk ka nevoje tė etiketohet. Ajo lindi nga inteligjenca, arsimimi dhe pasioni tij pėr poezinė, kritika e tij ishte e ashpėr, e thellė dhe mbetet e vlefshme edhe sot e kėsaj dite”

    Ne pėrmbyllje do te doja te rimarr edhe nje here idenė se je nga pengesat pėr receptimin masiv te Pipes ne nga lexuesi shqipfolės brenda kufijve ka qenė edhe paragjykimi pėr pikėpamjet e tij politike duk cituar nje paragraf nga “Bariu i popullit” qe vlen shume mire edhe pėr vete Pipėn:

    “Bota nuk asht edukue ende aq sa ta kuptoje politikensi nje funksion te etikes. Dhe derisa makiavelizmi i pabese do te vijoje me drejtue jeten e shteteve asht e kote, asht e dhimbshme, qi njerezit e paster te perzihen ne politike. Hipokrizia politike ka talle e mashtrue gjithmone idealet ma te nalta njerezore. Ata qi ma teper e kane dashte njerezin, ata jane kryqezue prej saj”

    Faleminderit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga martin_iden2001 : 09-08-2007 mė 11:56

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-02-2004
    Postime
    22

    rreth Arshi Pipes

    “Contemporary Albanian Literature” Nga Arshi Pipa



    NJĖ LIBĖR QĖ I JEP PĖRGJIGJE SHUMĖ PIKĖPYETJEVE PĖR REALIZMIN SOCIALIST SHQIPTAR

    Nga Hektor Ēiftja
    Marre nga Gazeta "Metropol"


    Ėshtė interesante qė megjithėse jetojmė nė shekullin 21, shekullin e informacionit dhe tė teknologjisė, akoma nė medie vazhdon dhe diskutohet, merret e rimerret letėrsia e diktaturės, a thua sė ėshtė njė problem tė cilit j ka dhėnė pėrgjigjen vetė koha.
    Por kur i kthehemi kėsaj teme, nuk mund tė mos vemė re se i pari qė e trajtoi atė nė mėnyrė shkencore por edhe nė kohėn mė tė pėrshtatshme ishte prof. Arshi Pipa.
    Ai nė vitin 1991botoi “Letėrsia Bashkėkohore Shqiptare” nė kolanėn “East Europian monographs”. Libri ka 164 faqe dhe referencat dhe ėshtė njė trajtesė mbi letėrsinė shqipe pas vitit ’45 brenda kufijve. Nė parathėnie (forward) Pipa parashtron faktorėt dhe fenomenet qė ndikuan nė zhvillimet letrare pas Luftės sė Dytė Botėrore dhe veēon sundimin komunist, i cili imponoi njė letėrsi tė modeluar sipas realizmit socialist tė Zhdanovit, krijimin e njė gjuhe zyrtare, me bazė dialektin tosk, i cili e deprivoi letėrsinė shqipe nga gjysma e potencialit tė saj intelektual, si dhe tė menduarit e letėrsisė sipas konceptit tė Stalinit mbi shkrimtarėt si “inxhinierė tė shpirtit njerėzor”. Veprat e realizmit socialist janė fare tė pavlera, por Pipa shpall nė parathėnie se do tė merret nė trajtesėn e tij me shumė prej tyre, se “duhet mėsuar nga shembujt e kėqij qė tė mos pėrsėriten”. Ai thotė mė tej: “Nė kėtė libėr kam analizuar mė shumė se njė tekst tė dobėt, “pikėrisht ashtu si njė laborant analizon kampionėt e jashtėqitjes sė njeriut pėr tė hetuar praninė e virusit”. Gjithsesi ai, nė prodhimtarinė letrare tė pasluftės, gjen edhe vepra qė i kanė shpėtuar realizmit socialist, jo nėpėrmjet kundėrshtimit tė hapur, gjė qė do tė ndėshkohej me vdekje intelektuale dhe me eliminimin fizik, por nėpėrmjet adaptimit tė mėnyrave tė veēanta tė shprehjes, tė pranueshme pėr ata qė janė nė pushtet. Kryeshembulli i kėtij fenomeni ėshtė Ismail Kadare, tė cilin reputacioni ndėrkombėtar, pas botimit tė “Gjeneralit” nė Francė, nė 1970, dhe glorifikimi i figurės sė E. Hoxhės te “Dimri”, e shpėtuan nga burgu. Pavarėsisht nga kjo e fundit, Kadareja ėshtė i vetmi, sipas Pipės, i cili nga autorėt e pasluftės brenda kufijve meriton vėmendje.

    Prodhimi letrar pas vitit ’45 jep edhe njė figurė tjetėr tė pėrmasave tė Kadaresė, por kėsaj radhe jashtė kufijve. Ėshtė fjala pėr M. Camajn, autorin e Dranjės, njė vepėr kjo, mbi mbijetesėn dhe pėrunjėsinė, nė kuptimin e modestisė dhe pėrsosmėrisė. Ajo ėshtė kompozuar mbi elemente kulturore klasike dhe moderne. Vepra ėshtė poetizim i tė pėrsosurės. Prodhimi letrar i diasporės shpėrfillet qėllimisht nė trajtesė, nisur nga konsiderata se me adoptimin e gjuhės standarde, mbėshtetur nė variantin toskė, mundėsitė shprehėse tė autorėve kosovarė u varfėruan dhe veprat e mira letrare tė kėsaj periudhe mungojnė nė kėtė hapėsirė.

    Vepra “Letėrsia bashkėkohore shqiptare” pėrbėhet nga dy pjesė:
    nė pjesėn e parė trajtohet realizmi socialist shqiptar, si doktrinė dhe prodhimtari letrare, ndėrsa pjesa e dytė merret me veprėn e Camajt. Kapitulli i parė i pjesės sė parė “Modeli”, ėshtė njė trajtesė mbi modelin e realizmit socialist, ashtu siē u adoptua ai nė Shqipėri. Autori bėn njė pėrqasje tė koncepteve tė realizmit, pasqyrimit, tendencės, si dhe ndikimin e qėllimshmėrisė politike nė formulimin dhe evoluimin e tyre tek Marksi, Engelsi, Lenini dhe Zhdanovi. Po nė raport me situatėn social-politike dhe pėr tė ilustruar konceptin e doktrinės nė fjalė, autori pėrmend edhe ndikimin qė ky realizėm i tipit te Stalinit dhe Zhdanovit pati nė jetėn kulturore tė ish Bashkimit Sovjetik, deri nė periudhėn e Brezhnjevit.

    “Origjinat” ėshtė titulli i kapitullit tė dytė,i cili merret me prezantimin e realizmit socialist nė Shqipėri. Nė parantezė pėrmendim se lidhur me ēėshtjen nė fjalė ekzistojnė dy mendime. Sipas tė parit, realizmi socialist fillon para vitit ’45, me vendosjen e sistemit totalitar. Sipas mendimit tjetėr, origjinat e kėsaj doktrine u shfaqėn qysh herėt, nė letėrsinė e periudhės sė Pavarėsisė. Pipa nuk merr tė diskutojė apo tė mbėshtesė ndonjė nga kėto qėndrime. Sipas tij, letėrsia sovjetike u prezantua nėpėrmjet pėrkthimeve prej veprimtarėve komunistė dhe studentėve tė arsimuar nė perėndim (Francė, Gjermani, etj). Autori disaprovon tezėn se fillimet e realizmit socialist duhen parė tek Migjeni,i cili trajton tema tė socializmit humanitar dhe nė pėrgjithėsi nuk ka njė portret tė pėrcaktuar. Ėshtė Noli ai, tė cilin Pipa e konsideron si autorin, mė saktė studiuesin pararendės tė realizmit socialist, sidomos me introduktet dhe esetė ku ai pėr herė tė parė prezantoi nė Shqipėri, midis tė tjerash, njė tip tė kritikės qė nė botė njihet si sociologjia e letėrsisė (Evidentimi i kėtij fakti bėhet pėr herė tė parė nga Pipa).

    Autori disaprovon dhe diskuton disa konsiderata dhe analiza tė Nolit lidhur me figura si ajo e Hamletit, dr. Stokmanit, don Kishotit, Skėnderbeut, etj.,duke i qortuar analizat e tij tė pasakta. S.Malėshova, publicist dhe veprimtar politik i pėrgatitur nė BS, do tė konsiderohet si autor i realizmit socialist, me poezitė e tij shumė tė pėrhapura, pėrpara se tė pėrmblidheshin nė njė botim tė vetėm. Jeta kulturore e kohės kur Malėshova ėshtė ministėr do tė pasqyrohet dhe pėrmes disa episodeve nga vetė jeta e Pipės, ku midis tė tjerash, autori rishpall hapur pozicionin e tij tė hershėm antidiktatorial. Ajo jepet si njė atmosferė letrare ku dominonte spiunimi ordiner dhe goditja nė mėnyrėn mė arbitrare e autorėve katolikė, si dhe mohimi i traditės. Pipa nuk heziton qė nė monografinė e vet, tė cilė e mendon qė tė jetė njė studim, tė ingranojė natyrshėm akuza tė drejtpėrdrejta tė natyrės publicistike ndaj figurave nė zė tė politikės dhe tė letrave tė kohės. Presioni politik dhe dhuna ndaj shkrimtarėve do tė jetė njė temė e kėtij kapitulli dhe e atyre qė do tė pasojnė. Kapitujt 3,4,5,6 janė trajtesa mbi njė pjesė tė autorėve dhe veprave qė teksti zyrtar i “Historisė shqiptare tė realizmit socialist”.(1978) i ka mbajtur si vepra kanonike tė kėsaj doktrine te ne. Nėpėrmjet kėsaj bėhet pėrpjekja e parė serioze pėr risistemimin e hierarkisė sė veprave kanonike, fenomen qė pason dhe presupozon prishjen e sistemit ekzistues. Duke marrė nė shqyrtim veprat qė kritika zyrtare i ka mbajtur si pėrfaqėsimtare pėr periudhėn nė fjalė, hetohen vlerat e njėmendta, nėse ka, bėhen rilexime nga pikėvėshtrime tė reja dhe i jepet goditja e fundit nė mėnyrė serioze dhe shkencore miteve false. Esetė ndjekin formalisht periodizimin e ofruar nga H.SH.P.S, por, nėse nė kritikėn e instrumentalizuar tė periudhės sė totalitarizmit, periudhat emetohen dhe klasifikohen, bazuar nė parimin e “ecurisė sė socializmit”, pėr Pipėn kėto janė periudha qė shėnojnė gjendjen dhe pozicionin politik tė vendit. Kėshtu, periudha 1948-1960 ėshtė periudha qė shėnon tutelėn dhe patronazhin pėrkatėsisht jugosllav dhe sovjetik. 1960-1973 ėshtė periudha e goditjes qė shkrimtarėt dhe inteligjenca morėn personalisht nga E.Hoxha, si dhe periudha e aleancės me Kinėn maoiste. 1973-1978, koha kur edhe u shkrua libri nė fjalė, i referohet izolimit politik tė vendit. Nė periudhėn e parė, qė autori e emėrton “Hapat e parė”, ai nuk gjen asnjė vepėr me vlerė e qė mund tė merret nė konsideratė. Poetėt e talentuar tė paraēlirimit, apo dhe ata tė afirmuarit, si Poradeci, nuk mund tė krijonin vepra tė arrira, sidomos pėr shkak tė imponimit politik. Nė prozė pėrmendet Shuteriqi, Spasse dhe Gjata, nga tė cilėt, i fundit konsiderohet disi mė i mirė si romancier. Nga ana tjetėr, Pipa vėrteton me dėshmi nga pėrvoja vetjake se romani i tij “Kėneta” nuk ėshtė fare realist, fsheh realitetin e vėrtetė dhe spekulon.

    Nė fillim tė viteve ’60, nxitur nga prishja me B.S dhe nga influenca e ideve maoiste tė “lulėzimit tė njėqind luleve”, shkrimtarėt shqiptarė morėn frymė disi mė lirisht. Kėsaj periudhe i pėrkasin poezitė e para tė mėdha tė Agollit, si “Devoll,Devoll” dhe “Baballarėt”. “Me poezitė e Agollit, poezia shqiptare e realizmit socialist e merr veten pas njė periudhe tė gjatė heshtjeje, gjatė sė cilės ajo ishte njė preokupim politik mė tepėr, sesa letrar”.

    “Vitet ’60 dhe revolucioni kulturor” ėshtė titulli i kapitullit 4, i cili merr nė shqyrtim periudhėn nė fjalė. Pėrveē poezive tė Agollit, tė kėsaj periudhe janė “Muzgu i perėndive tė stepės”, “Gjenerali” dhe veprat dramatike tė Paēramit, “Lumi i vdekur”, “Tuneli” dhe “Pėrsėri nė kėmbė” tė Xhuvanit. Vitet e para tė periudhės nė fjalė njohėn njė lloj lirie, shteti ishte i zėnė me probleme tė tjera, kryesisht tė mbijetesės. Nė Kongresin e 5-tė tė P.P.SH, (nėntor ’66) Shqipėria adapton revolucionin kulturor tė Maos. Nė kėtė Kongres, Hoxha e bėn tė detyrueshme pėr letėrsinė dhe artet qė “tė bėhen njė armė e fuqishme nė duart e Partisė”. Nė Plenumin e 15-tė, tė PPSH, qė i paraprin Kongresit, nė letrat shqipe brenda kufijve, instalohet pėrfundimisht realizmi socialist. Rėnia e letėrsisė shqipe zė tė duket nė mėnyrė mė tė spikatur nė dramė. Konsiderimi i dramės si mjet edukimi dhe qė i shtohej specifikave tė kėtij zhanri, si edhe mungesa e traditės, bėri qė prodhimtaria nė kėtė fushė tė jetė shumė e dobėt. Nė kėtė kapitull merren nė shqyrtim pjesėrisht dramat e Paēramit, veēoritė e tyre, mėnyra e kompozimit tė personazheve etj. Konkluzioni ėshtė se Paērami ėshtė shkrimtari mė i madh ideologjik shqiptar, merita e tė cilit qėndron nė kurajon dhe aftėsinė pėr tė dramatizuar problemet e Partisė.

    Nė vitin 1965 botohet “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxės. Analiza e romanit e gjen atė si njė pėrzierje tė romantizmit, folklorizmit dhe sentimentalizmit, ku pėrfshihen dhe disa faqe lirike. Krejtėsisht ndryshe nga kritika zyrtare, Pipa e gjen atė si njė vepėr aspak realiste: “tė kėrkosh aty realizmin, ėshtė si tė kėrkosh gjilpėrėn nė kashtė”.

    Nė trajtesėn mbi “Juga e bardhė” veēohen disa momente: aspekti artistik formal gjuhėsor, i cili nga njėra anė shpreh frazeologji tė pasur dhe imagjinatė tė freskėt, por qė nga ana tjetėr dėmtohet prej mėnyrės sė atypėratyshme tė tė shkruarit tė Jakov Xoxės. Vepra dominohet nga flirtet dhe marrėdhėniet dashurore, vendosur nė kuadrin e temave tė ditės, si kooperativat bujqėsore, sakrifica pėr punėn, etj. Vetėm pėrsa i pėrket pėrmbajtjes, romani ka pak gjėra qė ta justifikojnė atė si vepėr pėrfaqėsuese tė realizmit socialist, si e shpall teksti zyrtar. Autori, shprehet me fjalė tė tjera Pipa, ėshtė fare i painteresuar pas politikės, deri aq sa episodet skematike, si ai i mbledhjes pėr punėn e fletėrrufeve nė derėn e kryetarit tė kooperativės, dalin fare false e tė pavėrteta.

    Analiza dhe leximi qė i bėhet romanit “Pėrsėri nė kėmbė” tė Dhimitėr Xhuvanit ėshtė fare befasuese. Ai e gjen atė njė vepėr simbolike, qė mund tė interpretohet duke ditur biografinė e autorit dhe kontekstin historik tė veprės. “Romani ėshtė hakmarrja e autorit. Mund tė imagjinohet kėnaqėsia e tij, kur shikon romanin e vet tė montuar si njė karikaturė e realizmit socialist, tė ēmohet lart si model i tij pikėrisht nga ata qė e patėn pėrbuzur”. Ky ėshtė konkluzioni. Pipa, sė pari, ka analizuar “Tunelin” si njė vepėr qė e bėri autorin ndėr viktimat e para tė revolucionit kulturor shqiptar e, pastaj, kėrkon e gjen simbolizmin nė librin “Pėrsėri nė kėmbė”. Pėr tė qenė mė tė qartė po citojmė paragrafin:
    “Le tė merremi tani me simbolizmin e “Pėrsėri nė kėmbė” tė Xhuvanit. Rėnia e autorit nga kredibiliteti i Partisė jepet me rėnien e protagonistit nga treni, njė tren qė ėshtė metaforė e pėrhershme pėr njė parti tė tillė, siē ėshtė partia staliniste shqiptare, e cila funksionon si njė lokomotivė qė tėrheq popullin shqiptar si vagonėt. Prerja e kėmbėve tė autorit prej trenit metaforizon shkatėrrimin qė Partia i bėri jetės sė shkrimtarit . “Me i pre kambėt kuj” ėshtė shprehje idomatike, qė do tė thotė “tė paralizosh”. “Pėrsėri nė kėmbė” ėshtė njė manifest qė shpreh hakmarrjen e autorit. Disidentėt e goditur shpesh quhen “plehrat e historisė” nė gjuhėn e pėrditshme, analogjia ėshtė e dukshme me protagonistin e heshtur nė ofiēinė. Duke punuar atje, ai shpik njė pompė pneumatike, duke mbledhur mbeturina. Romani i Xhuvanit ėshtė njė pėrmbledhje e klisheve tė realizmit socialist shqiptar. Edhe H.SH.R.S flet pėr njė farė monotonie, duke specifikuar se mjetet artistike janė tė rralla. Nė fakt ato nuk ekzistojnė fare. Autori e ka reduktuar protagonistin nė njė kukull, i cili lėviz kur i tėrheqin fijet. Partia e do heroin 100 pėrqind pozitiv. Kėtu kemi njė hero 200 pėrqind pozitiv.


    Kapitulli 6 i pjesės sė parė mban titullin “Goditja ideologjike dhe pasojat e saj”. Lirisė relative intelektuale, nė 1973, nė Plenumin IV tė Komitetit Qendror, Hoxha i trembet faktit qė revolta hungareze e vitit ’56 qe paraprirė nga njė frymė kritike nė letėrsi dhe arte dhe nga lėvizje letrare, si “klubi letrar Petėf”. Fjalimi i tij (Hoxhės) i 14 Qershorit 1973 ishte Magna Karta e stalinizmit shqiptar. Censura, e formuluar me terma nga “ēanta e Zhdanovit”, eci paralel me goditjet konkrete ndaj intelektualėve. Me kėto zhvillime shkrimtarėt shqiptarė iu nėnshtruan tėrėsisht vijės sė Partisė. “Nė kėtė klimė terroriste letėrsia s’mund tė bėnte gjė tjetėr veē tė degjeneronte nė apologji pėr Partinė dhe pėr shefin e saj”. Mė poshtė vazhdon njė pėrqasje midis Agollit dhe Majakovskit, si edhe njė pėrfolje e librit tė tė parit “Fjala gdhend gurin”. Kėsaj periudhe i pėrkasin edhe “Pėrballimi” i T.Laēos, “Dimri i madh” i Kadaresė, tė cilat Pipa i analizon sa i pėrket vėrtetėsisė sė pėrmbajtjes dhe modulimit artistik. (Lidhur me analizėn e bėrė “Dimrit tė madh” shih mė poshtė).

    Nė analizėn dhe trajtesėn qė i bėn periudhave 1973-1985 dhe 1985-1990, Pipa do tė hyjė nė studimet mbi letėrsinė bashkėkohore edhe nė konkretizimin qė jep nė periodizimin e letėrsisė shqipe, duke shtuar dy ndarjet e sipėrpėrmėndura. Periudha ‘78-’85 ėshtė periudha e stanjacionit. Nga prodhimi letrar i saj merret nė konsideratė “Pashallėqet e mėdha” dhe “Muzgu” tė Kadaresė. Pas vdekjes sė E.Hoxhės (1985), letėrsia shqipe do tė shfaqė disa tipare tė reja. Rizbulohet natyra, bota e brendshme e njeriut, lihet disi mėnjanė politika. Nga ana tjetėr, do tė shfaqen tė meta tė mėdha artistike, qė vinė si pasojė e mosnjohjes sė traditės botėrore dhe tė mospasjes sė njė tradite tė brendshme si model. Nė kėtė periudhė bien nė sy tekste tė mira tė Koēi Petritit, Petrit Rukės, Rudolf Markut, Mimoza Ahmetit, Lazėr Stanit, Koēo Kostės, etj. Koēi Petriti ka botuar dy perla “Atdheu” dhe “Ėndėrr sfilitėse”, Rudolf Marku tekste subversive si “Kali i Kaligules”, etj. Kapitulli vazhdon me analizėn dhe komentin ndaj romanit “Thikat” tė N.Tozajt e “Koncert nė fund tė dimrit” tė Kadaresė, si dhe me zbėrthimin e nėntekstit politik disident tė “Ata tė dy e tė tjerė” te Koēo Kostės dhe “Njeriu nė dosje” tė Lazėr Stanit. Tek i fundit, Pipa gjen njė pėrkim midis dosjes pėr tė cilėn flitet nė vepėr dhe dosjeve tė sigurimit tė shtetit.

    “Kritika dhe teoria e Letėrsisė” ėshtė kapitulli i fundit i pjesės sė parė, i cili merret me veēoritė dhe ecurinė e kritikės letrare pas vitit ’45 brenda kufijve: pohohet fuqishėm se tek ne kritikė tė vėrtetė nuk ka pasur. Ajo ēka ėshtė quajtur kritikė, ka qenė veēse hetimi, diagnostikimi, testimi i tekstit letrar, pėr tė parė se sa zbatohen aty parimet e realizmit socialist. Dėshtimin e kritikės sė vėrtetė e provon dhe mungesa e njė periodiku te mirėfilltė mbi kritikėn, si dhe mungesa e trajtimeve serioze mbi autorėt bashkėkohorė. Veēoritė e kritikės zyrtare shihen qartė dhe hetohen nė librin “Historia e Letėrsisė shqiptare tė realizmit socialist”. Duke e marrė librin si model tė politizimit tė letėrsisė e shfrytėzimit tė kritikės letrare, Pipa gjithsesi mundohet tė gjejė aty-kėtu nė tekst elemente tė mirėfillta letrare nė autorėt e kapitujve tė ndryshėm.

    Pėr herė tė parė nė monografinė mbi historinė e letėrsisė, pėrkatėsisht tė kritikės letrare tek ne, ėshtė Pipa qė do tė marrė nė konsideratė zhvillimet dhe evoluimin e mendimit mbi letėrsinė deri nė vitin 1991. Nė kėtė kuptim,rėndėsi tė veēantė merr plenumi i Lidhjes sė Shkrimtareve dhe Artistėve (L.SH.A) mbledhur nė 1989, ku u diskutua hopi cilėsor nė letėrsi dhe arte. Nga mėnyra se si u fol aty dhe nga debati qė u bė, mund tė kuptosh se ē’kish ndodhur e ē’po ndodhte me letrat shqipe, mungesėn e cilėsisė, mungesėn e klimės sė debatit, etj. Njė zhvillim tjetėr ėshtė konferenca “Letėrsia, koha dhe shkenca letrare”, organizuar mė 1990 nga Akademia e Shkencave dhe LSHA. Aty Kadareja do ta vėrė dhe njė herė theksin nė letėrsinė e vjetėr shqipe, si njė letėrsi elitare, si dhe do tė kritikojė shkrimtarėt pėr mungesė kurajoje dhe talenti pėr tė pėrballuar sfidat e jetės letrare.

    Punimi “Letėrsia bashkėkohore shqipe” ėshtė i veēantė nė kėto aspekte;
    Pėr herė tė parė ne rrafshin kronologjik kemi njė punim studimor, i cili mundohet t’i japė pėrgjigje debatit tė pasviteve '90-tė mbi ruajtjen, mohimin, apo rishikimin e hierarkisė sė vlerave qė pėrbėjnė traditėn e 50 vjetėve tė fundit. Pipa, nė mėnyrė studimore, pavarėsisht se me gjykime personale dhe tė diskutueshme, ēmonton sistemin e vjetėr tė vlerave dhe propozon njė sistem tė ri nėpėrmjet shkrimit tė kanonit. Shembjen e hierarkisė tradicionale ai e bėn sa nė aspektin e pėrmbajtjes, aq dhe aspektin artistik.

    Nė studimet shqiptare pothuajse ka munguar kritika e leximit tė imėt (close reading). Fare rrallė letrat shqipe kanė njohur interpretim, gjetje nėntekstesh, lexime duke futur nė punė informacionin biografik dhe historik. Edhe kur ka ndodhur, ka ndodhur nė mėnyrė fare arbitrare. Me Pipėn, teknikat e leximit tė imėt dhe ato teknikat kulturaliste kanė njė pėrfaqėsues dinjitoz. Tekstet e Pipės mund tė vlejnė si modele praktike tė “tė lexuarit midis rreshtave”,

    “Letėrsia bashkėkohore shqiptare” ėshtė interesante edhe nė drejtim tė periodizimit tė letėrsisė shqipe pas Luftės sė Dytė Botėrore. Megjithėse nuk e ka qėllim tė tijin, Pipa nga njėra anė diskuton periodizimin tradicional dhe nga ana tjetėr ofron njė periodizim tė ri.

    Pėrveēse njė vepėr studimore, aty-kėtu ajo ka natyrė publicistike-utilitare, sidomos nė pasazhet ku rrėfehen episodet personale. Kjo edhe si rrjedhojė e faktit qė pėr Pipėn kjo vepėr duhet tė ketė qenė, midis tė tjerash, nevojė e vetėshprehjes nė kushtet e mjedisit tė huaj.

    Nuk duhet harruar se gjykimet e paraqitura nė libėr janė gjykimet e njė shqiptaro-amerikani me formim letrar klasik dhe me temperament tė rrėmbyer, farkėtuar nga vuajtjet. Si shqiptaro-amerikan, ai ėshtė nė njė linjė me studiuesit perėndimorė, tė cilėt kishin njė kuadėr tė caktuar tė menduari dhe nė vendet e lindjes kėrkonin patjetėr bie fjala disidencė dhe mospajtim me regjimin (shiko kapitullin mbi studimet kulturore). Si studiues i njė formimi klasik, ai beson tek ekzistenca e modeleve tė sė bukurės dhe qartėsisė, dhe do t’i kėrkojė ato nė ēdo tekst qė merr nė shqyrtim (dhe kėtu ėshtė plotėsisht ne pėrputhje me frymėn e studiuesve te Idealizmit Italian qe fillonin me Kroēen, por qe vazhduan deri vone mbas Luftės sė Dyte Botėrore)

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    Gjuha Shqipe,Gjuha shqipe lype nji studim te madhe Zotni A Pipa ja ka arite suksesit ne gjuhe shqipe,mirepo ,te themi se shumica prej gjuhetareve tone e kane nji problem,dhe ai problem ashte se Gjuha Shqipe,nuk e ka Zhvillimin dhe procesin e vet,dhe ateher hasin ne probleme te medhaja,te cilat ndeshen ne konfuzion te vertet,te gjuhes sone,zhvillimi dhe procesi nuk dihet mirepo as fillimi...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    o temhaps..

    mbasi shqip po din.. hidhi nje sy forumit.. shiko se si eshte i organizuar..
    shiko se sa rubrika ka.. qe qarte jan etiketuar se per cfar temash sherbejne..e aty do vesh re..se paska vende te vecanta.. dhe per histori..dhe per letersi e per cka te duash..


    keshtu djalo..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Arshi Pipa nė diksionerin francez/ Mitologjia shqiptare me zana e djaj, por pa zota

    Pipa nė diksionerin francez/ Mitologjia shqiptare me zana e djaj, por pa zota

    Arshi Pipa 02/10/2010 14:55:00


    Letėrsi/ Arshi Pipa pėr mitologjinė shqiptare nė Diksionerin francez tė Mitologjive botuar nė vitin 1981 nė Paris.



    Pėr herė tė parė botojmė tė pėrkthyer nė shqip studimin e Arshi Pipės pėr mitologjinė shqiptare shkruar pėr Diksionerin francez tė Mitologjive tė botuar nė vitin 1981 nė Paris nga Y. Bonnefoy, vol. I f. 5-7. Atėherė, ēfarė paraqet si fizionomi tė vetėn, si tipare dalluese, mitologjia shqiptare? - pyet Pipa pjesėn e mėposhtme, pasi hedh vėshtrimin mbi disa mite qė janė tė njohura dhe pėr disa popuj tė Ballkanit, duke dhėnė pėrgjigjen se mitologjia shqiptare dallon se nuk ka zota dhe hyjnitė janė tė dorės sė dytė



    Mitologjia shqiptare nuk pėrbėn ende objektin e njė monografie, por subjekti ėshtė trajtuar nė shumė ese dhe artikuj tė gjuhėsisė, folklorit dhe etnografisė. Mund tė thuhet se kjo mitologji ėshtė e tipit pagan ballkanik. Fetė monoteiste qė i janė mbivendosur – katolike nė Veri, ortodokse nė Jug, islamike nė mbarė vendin – pak e kanė prekur natyrėn e saj. Historia e shqiptarėve, origjina e tė cilėve fillon qė nga migrimet e para indoevropiane nė Ballkan, ėshtė njė vazhdimėsi pushtimesh nga ana e popujve qė i rrethojnė: romakė, gjatė Lashtėsisė, sllavė, grekė e italianė nė Mesjetė, turq, nė fillim tė erės moderne. Prandaj, pritet qė mitologjia shqiptare tė jetė mjaft sinkretike. Mund tė flitet pėr shtresa alogjene pėrgjatė boshtit tė njė konstanteje lehtėsisht tė identifikueshme qė ėshtė: kulti i karakterit (gjenit) tė racės.

    Hyjnitė e kėsaj mitologjie janė thuajse tė gjitha pagane. Aty janė nuset e malit dhe kėshetat, por edhe shtojzavallet dhe zanat. Gjenden gjigantė tė kobshėm balozėt, katallajt, por edhe thopēat (xhuxhat qė argėtohen duke shpotitur njerėzit). Ndeshen edhe karkanxholėt dhe njė variant i kacilmicit. “Pėrbindėshat janė me shumicė: gogolėt, kuēedrat, lubitė. Metamorfozat janė tė shpeshta: burri shndėrrohet nė dre, ujk, hut; gruaja nė nuse lale, qyqe, turtulleshė. Hyjnitė e shtėpisė mund tė kenė njė formė njerėzore si nana e votrės ose shtazore (vitore, njė lloj gjarpri). Flijohen kafshėt (dikur femrat) mbi themelet e njė ndėrtese; Bėhen magjira (p.sh. pėr ta bėrė mashkullin impotent). Ka kėngė namatisjeje, tė tjera pėr tė sjellė shiun. Gjuhet me gurė hėna e eklipsuar pėr tė trembur ujqėrit qė e sulmojnė. Objektet magjike – pasqyrat, nuskat, unazat – luajnė njė rol tė madh. I besohet syrit tė keq, ėndrrave paralajmėruese. I besohet fuqisė sė gurėve, bimėve. Por kryesisht i besohet fuqisė sė heroit.

    Kulti i heroit, i dėshmuar nga njė traditė e gjatė kombėtare qė pasqyrohet nė epopenė popullore si dhe nė tė drejtėn zakonore, ka ruajtur njė karakter mitik nė disa krahina tė Shqipėrisė sė Veriut. Tė mbrojtur nga male tė thepisura, banorėt e tyre kanė mundur t’u rezistojnė kolonizimeve romake dhe sllave dhe madje kanė mundur tė ruajnė njė lloj autonomie gjatė sundimit turk. Barinjtė e Veriut, nė pjesėn mė tė madhe katolikė, vazhdojnė tė quhen Ukė, Dash, Shpend, Sokol: ata adhurojnė zjarrin (ta pėshtysh ėshtė tabu), betohen pėr Qiell e pėr Tokė, vajtojnė tė vdekurit e tyre duke gėrvishtur fytyrėn sipas njė rituali qė ėshtė mbeturinė e njė valleje; u besojnė orėve tė vendit, shpirtrave, djajve, magjistareve, vampirėve. Totemizmi dhe animizmi pėrzihen me mitet klasike dhe me legjendat mesjetare. Uliksi e Perseu i kanė ekuivalentėt e tyre. Polifemi shqiptar (KK5) quhet katallā, nė kujtim tė mizorive tė mercenarėve katalanas tė shek. XIV. Zana, mbrojtėsja e heroit, ėshtė deri etimologjikisht e afėrt me Dianėn (perėndesha romake shoqėrohet nga njė drenushė, kafsha e hyjnisė shqiptare ėshtė dhia e egėr), kurse pėr funksionet e saj ajo merr nga zana sllave, Vila. Vetė emri shtojzovalle ėshtė njė rast sinkretizimi pagano–kristian: Shtoji, Zo(t), vallet.

    Shumė nga kėto besime pagane janė tė njėllojta pėr mė shumė se njė popull ballkanik, ndėrsa tė tjera janė me origjinė latine e ndoshta kelte. Atėherė ēfarė paraqet si fizionomi tė vetėn, si tipare dalluese, mitologjia shqiptare?

    Kjo mitologji nuk ka zota. Hyjnitė janė tė dorės sė dytė dhe nuk kanė emra tė pėrveēėm ose emri i tyre ėshtė kolektiv. Betohet pėr qiell e pėr tokė, thėrritet dielli e hėna. Por janė vetėm personifikime elementesh ose sendesh fizike, jo persona. Ndėrmjet elementeve toka ėshtė mbizotėruese. Cilėsia sipėrore e heroit ose i heroinės tė ēon tek ajo: burri i dheut, e bukura e dheut. Beja me gur ėshtė solemne. (Gjeēov $ 534). Kush betohet mbi gur, do tė ngurtėsohet nėse e shkel betimin e tij (zanat e kanė fuqinė e vėshtrimit qė ngurtėson). Gjenden murana aty ku dikush ka qenė vrarė pėr gjakmarrje (Ēabej 360). Dhe hidhen gurė pėr tė lehtėsuar lodhjen – (me lanė pritesėn).

    Njė tjetėr tipar dallues ėshtė mungesa e njė jete pėrtej varrit. Qielli nuk ka asgjė qiellore, nuk ekziston ferri. Besimi te kukuthėt, lugetėrit, vurkullakėt ėshtė i pėrhapur; por kėta janė shpirtra tė munduar qė toka i flak jashtė pėr shkak tė ndonjė keqbėrjeje tė rėndė. Ky shpirt ėshtė njė hie ose njė abe njė mbėshtjellje trupore e pajisur me njė mbeturinė materialiteti (ai mund tė ngrejė pesha).

    Mitologjia shqiptare me zana e me djaj, por pa zota e pa eskatologji dhe ku vetė konceptimi i shpirtit ėshtė plotėsisht negativ, ėshtė pra, krejtėsisht tokėsor. Ajo ėshtė organizuar rreth bipolaritetit etik tė sė mirės dhe sė keqes. Nga njėra anė ka njė monstėr - kulēedra ose kuēedra, mamadraga - e pėrfytyruar si njė gjarpėr me shtatė koka qė than ujėrat dhe helmon ajrin. Nė anėn tjetėr ka njė hero mitik qė e pėrball nė shpellėn e tij dhe e mbyt. Nė Jug, ku pushteti i sulltanit zėvendėsoi atė tė perandorit bizantin, shpesh ky hero ėshtė fisnik (djali i mbretit), ndėrsa nė Veri ai ėshtė njė bir i popullit i lindur drangue. Njeriu-drangue ka flatra nėn krahė, ai mund tė fluturojė. Kėtu njihet miti i Herkulit qė lufton Hidrėn, qė u bė pastaj ai i Shėn Gjergjit qė mbyt dragoin. Shėn Gjergji ėshtė shumė popullor nė Shqipėri dhe festa e tij pėrket me ardhjen e pranverės. Gjergj ėshtė gjithashtu emri i njė heroi qė ēliron vendin e vet nga njė monstėr i zi i dalur nga deti, n’atė qė ėshtė, ndoshta, rapsodia mė e bukur shqiptare.

    Mitologjia shqiptare, monumenti i sė cilės ėshtė cikli i rapsodive tė Veriut, ekzalton njė konceptim tė jetės heroike tepėr etnike. Heronjtė kryesorė tė kėtij cikli, Muji e Halili, kanė emra myslimanė, tė huazuar nga kėngėt epike boshnjake, nga tė cilat huazojnė edhe metrikėn (rapsoditė kėndohen nėn tingujt e lahutės). Por kėto elemente alogjene nuk e prishin aspak substratin autokton tė kėngėve mitike. Muji ėshtė njė bari qė zanat e maleve, nė kėmbim tė njė shėrbimi qė ai u ka bėrė, e kanė pajisur me njė fuqi mbinjerėzore – ai mund tė shkulė me rrėnjė lisat (KK7). Njė rapsodi tjetėr ia atribuon kėtė fuqi talentit tė tij prej gjahtari: ai ka mundur tė kapė tri dhitė me brirė ari, ku fshihet fuqia e zanave (KK1). Muji i masakron armiqtė e tij, sllavėt, por jo pa pėsuar dhe ai vetė. Njė rapsodi e tregon tė plagosur rėndė, tė shoqėruar nga shpirti i tij mbrojtės, ora, mes njė gjarpri qė i kujdeset dhe njė ujku qė e ruan (KK23). Kur ai vdes, armiku vjen ta provokojė nė varrin e tij. Ai zgjohet dhe thėrret, me ndėrmjetėsinė e njė zogu, ndihmėn e Halilit, qė vret sllavin dhe zhvarros vėllain e vet (KK32). Muji kthehet nė jetė. Njė ditė ai bėn mbi dorėn e vet provėn e plumbit. Kur e sheh dorėn e shpuar, ai e di qė koha e tij ka mbaruar. Ai zhduket atėherė nėn tokė, si Edipi nė Kolonė, pėr tė pritur, me durim, kthimin mbi tokė tė erės heroike (KK Parathėnie).

    Vico e konceptoi historinė e njerėzimit si njė proces ciklik qė kalon nėpėrmjet tri fazave: teologjike, historike dhe njerėzore. Mendėsia mitologjike shqiptare e ka zbehur tė parėn, pėr t’u ndier e kėnaqur nė tė dytėn, duke refuzuar tė dalė jashtė saj. Muji nuk ėshtė i vetmi pėrfaqėsues i kėsaj mendėsie. Njė shembull tjetėr ėshtė ai i vetė heroit kombėtar, Gjergj Kastriotit, i mbiquajtur Skėnderbe (1405- 1468). Humanisti shqiptar, Marin Barleti, qė ka shkruar tė parėn histori nė formė romani tė heroit (v. 1510), tregon se nėna e tij ėndėrroi se po lindte njė dragua, trupi i tė cilit mbulonte gjithė Shqipėrinė, dhe qė goja e tij shqyente turqit. Populli e ka pėrpunuar kėtė mit, duke e bėrė Skėnderbeun njė titan qė mund tė shtrijė pėrtokė “pesėdhjetė burra” dhe mustaqet e tė cilit janė “katėr pėllėmbė”. Ai hedh kundėr armiqve qė e rrethojnė shkėmbinj “tė mėdhenj sa njė shtėpi” dhe ndalon me “njė tė rėnė tė kėmbės” ujėrat e njė lumi pėr tė mos i lėnė armiqtė tė kalojnė. Ai ėshtė i pacenueshėm, mbasi “ka lindur me kėmishė” (d.m.th. i mbėshtjellė me placentėn). Kali i tij fluturon nga njė shkrep te tjetri, duke lėnė, kur prek tokėn, gjurmėt e patkonjve tė tij – qė shihen edhe sot. Dhe kur Skėnderbeu vdes, populli e zhvarros pėr tė bėrė me kockat e tij nuska (Ska. 113, 116, 113, 24,25, 127, 206).

    Pėrktheu nga origjinali (nė frėngjisht): Nedret Kalakulla





    BIBLIOGRAFI



    HAHN, J. VON. Albanesiche Studien 1-3, Iena, 1854; Griechische und albanische Märshen I-II, Leipsig, 1864. PEDERSEN, HOLGER : Zur albanesischen Volkskunde, Copenhague, 1898. LAMBERTZ, MAXIMILIAN, Albanische Märchen und andere Texte zur albanischen Volkskunde, Vienne, 1922. JOLK, NORBERT, Linguistisch- kulturhistorische Untersuchungen aus dem Bereiche des Albanischen, Berlin-Leipzig. 1923 Visaret e Kombit II; Kangė kreshnikėsh e legjenda, “Le Trésor de la Nation II ; Chants épiques et légendes” (B. PALAJ, D. KURTI) Tirana 1937 (shkur. KK) . GJEĒOV, SHTJEFĖN, Codice di Lek Dukagjini ossia diritto consuetudinario delle montagne d’Albania (pėrk. P. DODAJ) Romė 1941. ĒABEJ, EQREM, “Albanische Volkskunde “ te Südost-Forschungen XXV (1996): 333-87 ( pėrmban njė listė pothuajse tė plotė tė hyjnive dhe tė monstrave). Tregime dhe kėngė popullore pėr Skėnderbeun, (Q. HAXHIHASANI, Z.SAKO) Tirana 1967 ( shkur. Sca)

    PIPA. A. Rusha, Munich 1968 (poemė epike qė pėrmban elemente mitike). CAMAJ, M. Legjenda, Romė 1964 ( poema lirike tė bazuara mbi legjenda e mite)

    standart
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    THx Kat per artikuj interesante qe sjell..

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Shume interesante dhe teper e vonuar ne kohe per tu studiuar me me imtesi ky studim
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  10. #10
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Ne kujtim te Arshi Pipes

    balkanweb.com

    Arshi Pipa, Nuk e kujtuam datėn kur vdiq, por as ditėlindjen e tij...
    Visar Zhiti

    Ēuditėrisht nuk u pėrkujtua poeti, eseisti dhe filozofi Arshi Pipa nė 20 korrik, nė ditėvdekjen e tij. Mbase do tė kujtohej datėlindja e tij, mendova, pas njė jave, po nė korrik, mė 27. Se njerėzit e shquar kanė datėlindje, thuhet. Tė dy datat u kaluan nė heshtje dhe nga mediat, qė po kujtojnė me hollėsi sundimtarėt e kuq, gjyqet e tyre, kur ata asgjėsonin njėri-tjetrin, tamam "larje hesapesh mes vrasėsish", ndėrkaq Atdheun e kishin rrėnuar.

    Gati ēdo ditė po rilexojmė nė gazeta pėr Ministrin e Brendshėm tė diktaturės dhe Kryeministrin e (vetė)vrarė, nga qė do tė ndėshkohej, se njė djalė i tij u fejua me njė vajzė tė bukur, por qė kishte dajė kundėrshtarin e madh, armikun e diktaturės, Arshi Pipėn. Absurd i tmerrshėm, i pabesueshėm sot.

    Po dhe heshtja ndaj Arshi Pipės e tillė ėshtė...
    ...
    ...u lindi mė 28 korrik 1920 nė Shkodėr. Ndoqi studimet nė Kolegjin Severian nė Shkodėr e tij tė lindjes dhe mė pas studioi filozofi nė Universitetin e Firences, ku nė 1942 mori titullin dottore nė filozofi, me njė punim pėr konceptin e moralit nė filozofinė e Henri Bergson. Pas pushtimit fashist tė Shqipėrisė kthehet nga Italia bashkė me vėllanė e tij, Myzafer Pipėn. Punoi si mėsues nė Tiranė dhe Shkodėr dhe redaktor i revistės letrare Kritika. Mbas Luftės sė Dytė Botėrore, pas ekzekutimit tė vėllait tė tij, Muzaferit, nga fitimtarėt, Arshi Pipa, nė prill 1946 u arrestua me akuzat pėr veprimtari kundėr shtetit dhe u dėnua me 10 vjet burg. Dėnimin e vuajti nė kampet e punės nė Durrės , nė kėnetėn e vdekjes nė Vloēisht , nė kalanė e Gjirokastrės dhe nė ferrin e Burrelit. Me t'u liruar, arratiset nė Jugosllavi dhe nė 1958 nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Fillimisht punoi nė Universitetin e Georgetown, Berkeley dhe pastaj nė Universitetin e Minesotės nė Mineapolis. Nė vitin '90 viziton Shqipėrinė. Pritet me kėrshėri, moskuptim, distancė dhe adhurim. Poezitė e para qė shkroi nė fund tė viteve '30 pėrfshihen nė njė ksomblėl qė do tė pasohej dhe nga tė tjerė. Veēanėrisht tė vlefshme, lartėsi e mendimit shqiptar janė veprat e tij nė kritikėn letrare, historinė e kulturės shqiptare dhe politikėn e gjuhės nė Shqipėri gjatė sundimit diktatorial tė Enver Hoxhės. Vitet e fundit tė jetės sė tij i kaloi nė Uashington DC, ku dhe mbylli sytė mė 20 korrik 1997 nė Uashington DC.
    ...
    Poeti, eseisti dhe filozofi Arshi Pipa do tė ishte ai qė do tė realizonte ėndrrėn e tė gjithė tė burgosurve politikė shqiptarė nė diktaturė: ikjen. Tė ikje dhe tė tregoje nėpėr botė burgjet e tmerrshme, vuajtjen e njė populli pa liri. Se dilnin shkrimtarė jashtė shtetit, por ata s'e hapin gojėn. Turp! 1000 herė turp! Fill pas burgut, Arshi Pipa do tė arratisej, do tė mbėrrinte nė Itali duke pasur me vete dhe poezitė e shkruara fshehurazi mbi letra tė holla cigaresh. Gati sa njė kuti shkrepėsesh bėhej sasia e tyre dhe do t'i botonte nė Romė nė pėrmbledhjen gri tė zymtė: "Libri i burgut", njė hata e vėrtetė, ku Sonetet e Kanalit tė asaj kėnete tė tmerrshme do tė ishin, sipas meje, "Ferri" i poezisė shqipe. Pra Profesor Arshi Pipa kishte shkuar nė SHBA, ku dha leksione nė universitete tė njohura, pa e shkėputur vėmendjen nga letėrsia e dheut amė, madje dhe do tė pėrkthente prej andej, siē do tė sillte nė shqip nė tė dyja dialektet poetė tė mėdhenj klasikė nga bota. Profesori do tė shkruante nė anglisht dhe njė studim "Montale dhe Dante", me lejen e vetė Montales, qė do tė ishte, nė njė farė mėnyre, paraprirės i ēmimit "Nobel" qė do t'i jepej poetit gjenovez. Korpusi i Veprės sė Arshi Pipės po vazhdon tė botohet pas vdekjes nė atdhe nė kujdesin e familjarėve, duke pėrfshirė dhe dorėshkrimet qė i ruajtėn pėrmes rreziqesh motra e tij Bukuria dhe i ndjeri kunati, shkrimtari tjetėr i burgjeve, Uran Kalakulla. Le tė jenė kėto fjalė si njė trandafil pėr datėlindjen e Tij dhe si njė qiri nė ditėvdekjen e tij.
    ...
    Arshi Pipa i ndaluar, i anatemuar, djall i rrezikshėm, tani ėshtė ndėr autorėt mė interesantė, emblematik dhe i shumėplantė. Mendimi i tij shpalos kumte tė fuqishme tė sė vėrtetės dhe tė angazhimit tė pa kompromis.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •