Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    :: Luftohej mes qeverisë e rebelëve dhe luftohej kundër grekëve

    Grumbullohen forca qeveritare për t’i luftuar kryengritësit që ishin ngrit-urkundër Vidit. Por, këto forca nuk presin të organizohen mirë dhe nisen të luftojnë. Në jug të Shqipërisë, grekët nuk e lëshojnë Korçën

    Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike në Shqipëri” (10)


    Përpara sukseseve të njëpasnjëshme të kryengritësve, Vidi dhe anëtarët e tij u alar-muan dhe, për të siguruar forca vullnetare për të shtypur kryengritjen, trokitën çdo derë, duke filluar nga dyert e mëdha, në të cilat Vidi ka qenë i bazuar. Pas dështimit të sulmit të kryengritësve kundër Durrësit, më 15 qershor, qeveria, e cila disponont me fonde të mjat-ueshme, filloi grumbullimin e forcave vull-netare. Kështu mbërrinë në Durrës 1.200 vull-netarë mirditas nën kryesinë e Marka Gjonit. Preng Pasha, në krye të një fuqie të përbërë prej shkodranësh e malsorësh, zuri Ishmin. Zogu me një fuqi matjanësh mbërrin në afërsitë e Krujës. Azis pashë Vrioni me vullnetarët e Beratit, ashtu edhe vullnetarët e Vlorës e të Mallakastrës, shkonin mbi Lushnjë për të çliruar Durrësin nga rrethimi i Ehli-Kijamit. Bajram Curri, malësorët e Kosovës i dërgonte me det nga Shëngjini në Durrës.
    Si për vullnetarët e Mirditës ashtu edhe për for-cat e tjera civile, autoritetet ushtarake deshën që këto forca për lehtësi veprimi, të ndaheshin në detashmente duke shoqëruar secilën prej tyre me nga 10 xhandarë. Por Marka Gjoni nuk e pranoi këtë dhe pa marrë asnjë masë sigurie e sulmoi Rrashbullin. Kryengritësit, që kishin zbritur në rrëzë të Rrashbullit dhe të fshehur në Shkozet, i pritën mirditasit me një zjarr të rreptë duke i shpartalluar ata me humbje të mëdha. Edhe vetë kam qenë dëshmitar i kësaj lufte në fillim e deri në mbarim. Nga ana tjetër, Preng Pasha okupoi Ishmin, por, kur pararojat e forcave të tij ishin duke ecur drejt Shijakut, ai nga frika e rrethimit prej fuqisë rebele që vinte nga Fusha e Krujës u tërhoq me shpejtësi deri në Lesh. Zogu, që ishte duke pritur në Krujë zhvillimin e sulmeve të Marka Gjonit dhe të Preng Pashës, pas disfatës së tyre u tërhoq në Mat. Nga ana tjetër, rebelët, pasi shpartalluan fuqitë e Azis pashë Vrionit, më 11 qershor okupuan Lushnjën dhe u shtrinë gjer në lumin e Devollit. Fuqitë vullnetare të Mallakastrës e të Vlorës, të komanduara nga major Besim Koka, duke pasur në krah të djathtë Hysni Toskën e në krah të majtë Bektash Cakranin, në Manastirin e Ardenicës bëheshin gati për t’u futur në Lushnjë. Kryetari i rebelëve Arif Karbunara, që ishte një patriot i frymëzuar me ndenja nacionaliste nga sheh Ibrahim Karbunara, ra në kompromis me fuqitë qever-itare të qendrës, duke u thënë se ai do të zbrapsej për t’u lënë atyre rrugë të lirë për të hyrë në Lushnjë. Besim Koka ishte edhe komandanti I përgjithshëm i forcave vullnetare. Ky, megjithë lehtësirat që i bëri Sheh Karbunara që të hynte pa luftë në Karbunarë, e bombardoi Lushnjën dhe i la të lirë vullnetarët të plaçkitnin popullin; me një fjalë, bëri çmos për ta sabotuar luftën, që me siguri do të fitohej. Rebelët dhe populli, të egërsuar nga bombardimi, e sulmuan fuqinë qeveritare dhe e detyruan të tërhiqet me dëme të mëdha, duke mbetur i plagosur edhe Seit Qemali. Fuqitë qeveritare në tërheqje e sipër u qëlluan nëpër gardhet e shtëpive prej bujqëve myzeqarë të shtypur, të cilët me këtë rast treguan spontanisht urrejtjen dhe zemërimin e tyre kundër çifligarëve dhe fuqive të tyre. Bektash Cakrani qëndroi në vend dhe nuk për-paroi, ndërsa Hysni Toska luftoi trimërisht, duke lënë mjaft të vrarë, midis të cilëve Riza dhe Godo Hekalin, që të dy nipërit e Rrapo Hekalit. Kryengritësit më 12 korrik 1914 e pushtuan Beratin dhe Fierin që bombardohej prej Bektash Cakranit. Në Berat u ekzekutuan prej rebelëve tre patri-otë: kapiten Baki Gjebrea, Hajredin Fratari dhe Ismail Klosi. Berati më 13 gusht u pushtua prapë prej emigrantëve të Korçës e të Gjirokastrës. Në këtë luftë ka marrë pjesë edhe Çerçis Topulli, por më 19 gusht qyteti u ripush-tua prej rebelëve, të cilët zunë Vjosën dhe bënë përgatitje për të hyrë në Vlorë.

    Kryengritja “Vorio-Epirote”

    Për organizimin e xhandarmarisë shqiptare ishte caktuar nga Konferenca e Londrës dhe kishte ardhur në Shqipëri një mision ushtarak holandez nën kryesinë e gjeneral Dewerit, me nënkryetar kolonel Thomson. Në përbërje të misionit kishte dhe oficerë të tjerë të gradave të ndryshme. Këta oficerë, në bashkëpunm me oficerët shqiptarë, organizuan xhandarmërinë për viset e lira dhe njëkohësisht, në parashikim të çlirimit të viseve që ende mbaheshin nga grekët e serbët, pregatitën nga një batalion për çdo prefekturë. Për Korçën e Gjirokastrën batalionet komandoheshin përkatësisht nga major Mustafa Aranitasi dhe major Ismail Haki Tatzati. Kur qeveria greke vendosi, e shtrënguar nga Fuqitë e Mëdha që kishin cak-tuar kufijt e Shqipërisë, të tërheqë fuqitë e saj të okupacionit nga Korça dhe Gjirokastra, qev- eria shqiptare nisi batalionet e saj të xhandar-marisë, bashkë me prefektët e kryetarët e zyrave të paracaktuara, për të marrë në dorëz-im të rregullt ato prefektura. Dorëzimi i rreg-ullt u bë për Korçën, Ersekën, Tepelenën, një pjesë të Dangëllisë, Këlcyrën dhe një pjesë të Kurveleshit. Nga mesi i marsit qeveria shqiptare dërgoi 300 xhandarë nën komandën e Mustafa Spatharës me dy oficerë holandezë, që marshuan nga Opari për Voskopojë e Korçë. Ushtëria greke e dorëzoi Korçën dhe u nis për në Bilisht e kufi. Por grekët në Korçë filluan të vënë në zbatim planin e kryengritjes që kishin përgatitur më parë, dhe, më 2 prill 1914, në Korçë plasi kryengritja e organizuar nga agjenti grek Jakovi, dhespot i Korçës, dhe nga këshilli I Metropolisë. Ky plan u vu në zbatim nga vull-netarët grekomanë të qytetit e të fushës, nën komandën e kapedan Sulos, si edhe prej ushtarëve grekë të fshehur në Korçë, të cilët zunë pozitat më me rëndësi të qytetit. Përnjëherësh u dha kushtrimi ndër fshatra, në të cilat patriotët filluan të grumbulloheshin e të organizoheshin. Forcat e Kajo Kapedanit u vendosën nën vreshtat e Korçës, ku shpartallu-an fuqitë e Jorgji Bushos, ish-deputeti I Serfixhës në parlamentin otoman, të cilat po marshonin për në qytet. Nga ana tjetër, fshatarët e Mborjës, në Grykën e Mborjes, shkatërruan fuqinë e doktor Harisjadhit (korçar) të përbërë prej 400 vetash. Kështu qyteti u çlirua dhe dhespoti me këshillin e Metropolisë u transferuan në Elbasan. Nacionalistët ekstremistë të Korçës, të egër-suar nga tradhëtia e grekomanëve të Korçës, deshën të digjnin qytetin, por ndërhyrja dhe gjakftohtësia e Abdyl Ypit e shpëtoi qytetin nga rreziku i zjarrit. Fuqitë kombëtare shkelën Devollin, Arrzën, Nikolicën e Dardhën. Major Ismail Haki Tatzati e bëri Hoçishtin qendër veprimi. Bilishti mbeti në duar të grekëve.

    (vijon)
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  2. #12
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Kush kërkonte autonomi vorio-epirote

    Qeveria greke ishte tërhequr nga qytetet e Shqipërisë, sipas mar-rëveshjes së Londrës, por kishte lënë prapa njësi që punonin për të dhe që ngritën armët kundër trupave të Qeverisë shqiptare

    Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike në Shqipëri” (11)




    Në Korçë u stabilizua administrata me prefekt Pandeli Vangjelin, me ndih-mësprefekt Abdyl Ypin, me kryetar gjyqi avokat Kasnecin (himariot), me shef të poli-cisë Themistokli Gërmenjin dhe me komisar policie Hysen Nikolicën. Kur vazhdonte ky dorëzim i rregullt, por qëllimisht i ngadal-shëm nga grekë, doli në skenë autonomia vorio-epirote. Komanda greke pezullon dorëzimin e vendeve të tjerë me pretekst se, pasi populli i atyre vendeve shpalli autonom-inë, ajo nuk kishte mundësi që t’i impononte atij bashkimin dhe nënshtrimin ndaj Qeverisë shqiptare, prandaj ajo (ushtria greke) tërhiqet në kufijtë e caktuar nga Konferenca e Londrës dhe lë Qeverinë shqiptare të rregullojë vetë punët me qever-inë e autonomisë vorio-epirote. Kjo gjendje shkaktoi që Shqipëria të përdorë armët jo vetëm për të liruar pjesën tjetër të tokës së saj, por edhe për të mbrojtur ato që i kishte marrë në dorëzim të rregullt nga ushtria greke, duke derdhur gjakun e bijve të saj. Xhandarmëria shqiptare, pasi mori në dorëz-im Ersekën, në bazë të marrëveshjes me komandën greke të dorëzimit suksesiv të vendeve që po okuponte, u nis për të marrë në dorëzim edhe Leskovikun. Por, kur ajo arriti në afërsitë e Leskovikut, u prit befas me zjarr nga fuqitë e qeverisë vorio-epirote, të cilat, sipas vendimit të qeverisë së tyre, nuk i bindeshin vendimit të Konferencës së Londrës për bashkimin me Shqipërinë të prefekturave të Korçës dhe të Gjirokastrës. Kjo qeveri kërkonte bashkimin me Greqinë ose të paktën një autonomi të atillë që ishte barazi me bashkimin me Greqinë, duke mbështetur kërkesat e saj, veç të tjerave, me pretendimin se gjoja shumica e popullsisë së dy prefekturave (Korçë e Gjirokastër) për bëhet nga të krishterë, pra sipas thënies greke “pan orthodhoksos kristianos ine eli-nos”, nga grekët. Kjo formë qeverie ishte ngrehur nga Qeveria greke, vënë në veprim prej saj e paguar po nga e njëjta, e përkrahur politikisht dhe ushtarak- isht po prej saj. Vetë kryetari i qeverisë ishte ish-prefekti I Greqisë me kombësi shqiptare nga Qestorati, ministri i Brendshëm ishte majori i xhandarmërisë greke me kombësi shqiptare nga Nivicë-Bubari. Xhandarmëria shqiptare që do të merrte në dorëzim Leskovikun përbëhej prej një kom-panie (afro 120 veta). Gjindur para një situ-ate të papritur dhe duke pasur përballë fuqi shumë më të mëdha dhe më me shumë mjete, ajo pas një përpjekjeje të ashpër, duke lënë rreth 20 të vrarë, ndër të cilët Qani bej Starjen dhe disa të tjerë të plagosur, u detyrua të tër iqet bashkë me fuqitë vull-netare, që i kishin ardhur në ndihmë qysh në krismat e para të pushkëve, për në vijën Gërmenj-Radom, me qëllim që të pengonte përparimin e fuqive vorio-epirote dhe të mer-rte udhëzime të reja mbi gjendjen e krijuar. Fuqitë e autonomisë përbëheshin prej repartesh jorollohite (kompani të shenjta), të cilët ishin rekrutuar nga të krishterët vendës, të inkuadruara, të stërvitura të armatosura dhe të pajisjura nga qeveria dhe oficerë të ushtrisë së rregullt greke qysh më parë. Andarët (komitat) ishin trupa të quaj-tura vullnetare, të përbëra nga çeta kreyengritëse të Epirit, Maqedonisë e Kretës, që kishin luftuar në kohën e Turqisë dhe tani mbaheshin të rezervuar për çdo lloj aventure. Veç këtyre, ndër repartet andarte bënin pjesë edhe reparte të ushtrisë së rreg- ullt greke, që ajo i kishte lënë qëllimisht në vend dhe që formalisht i kishte deklaruar si dezertorë. Edhe këta, si të tjerët, ishin të pajisur e armatosur gjer në dhëmbë. E njëjta gjë ndodhi edhe me xhandarmërinë e Gjirokastrës, e cila, e nisur nga Tepelena për të marrë në dorëzim atë qytet, u ndesh në afërsitë e Hanit të Subashit, si edhe me forcat e xhandarmërisë të destinuara për Përmetin, të ndaluara përtej Këlcyrës nga fuqi të njëllojta vorio-epirote. Edhe këtu xhandarmëria shqiptare u detyrua të tërhiqet dhe e riforcuar me vullnetarë të mbrohet afërsisht në vijën Hani Vjosë –Hormovë e Shtepëz. Kështu filloi ndeshja e parë e armatosur ndërmjet shqiptarëve dhe trupave të autonomisë verio-epirote, me pasoja shumë të hidhura për popullin shqiptar, i cili gjatë periudhës së luftimeve të mëpastajshme, tre-goi një vetmohim, trimëri e guxim, në rrethana shumë të vështira për bashkimin e truallit të tij të gjymtuar dhe për vëllazërim-in e elementëve fetarë që e përbënin. Në prill të vitit 1914, xhandarmëria shqiptare ish riforcuar me reparte vull-netare, të përbëra nga disa vende të Shqipërisë e sidomos nga popullsia vendase të entuziazmuara por të çrregullta, të padisi-plinuara e veçanërisht të papajisura, ngaqë u mungonin municionet dhe ushqimi. Por mungesa më e madhe ish ajo e komandës drejtuese dhe bashkërenduese. Me gjithë këto mungesa, u vendos të ndërmerret një ofensivë e përgjithshme. Qëllimi i kësaj ofen-sive ishte likuidimi i autonomisë verio-epirote dhe çlirimi i vendeve që ende ishin nën pushtetin e saj. Objektivi kryesor ishte Gjirokastra, qendër e Qeverisë vorio-epirote, pasi mendohej se me marrjen e saj çdo rezistencë e hapët dhe bashkë me të edhe ekzistenca e autonomisë vetë do të merrte fund. Kështu ofensiva filloi në shumë drejtime. Kryesorja ishte ajo Tepelenë - Gjirokastër e ndihmuar nga ofensiva Labovë - Libohovë. Të tjerat ishin Kuç - Himarë, Qafa e Skërficës - Delvinë, Këlcyrë -Përmet –Frashër - Leskovik dhe Gërmënj - Leskovik. Nga të gjitha këto vetëm ajo e Manastirit të Cepos - Gjirokastër dhe ajo e Qafës së Skërficës - Delvinë gati ia mbërrinë qëllimit. Pararojat e të parës arritën në lumin Viru 1 dhe të së dytës në lagjen Rusant të Delvinës. Kolonat e tjera patën disa suksese të vogla dhe shumë shpejt u detyruan të ndalojnë përparimin. Nga këto suksese fillestare të armëve shqiptare, që shkaktuan shpartallimin e for-cave të autonomisë, qeveria autonome për-gatitej e bëhej gati të ikte; një pjesë e popull-sisë grekofone filloi të emigrojë për në Janinë, në Korfu e gjetkë. Qeveria greke ishte edhe ajo e preokupuar nga sukseset e shqiptarëve, që vinin në rrezik gjithë planin e saj të shkëputjes së Epirit nga Shqipëria. Për atë arsye vendosi të dërgojë me shpejtësi të madhe, në ndihmë të Qeverisë autonome trupat e rregullta të Divizionit të Janinës, duke i deklaruar ato si të arratisura. Këto trupa mbërritën me shpejtësi në ballë të fronteve dhe pas disa përpjekjeve mundën të zbythnin trupat shqiptare, që siç është thënë konsistonin në pak xhandarmë dhe shumica bashibozukë të cilat ristabilizuan frontin në vijat e mëparshme të nisjes.

    (vijon)
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  3. #13
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Si përfundoi lufta me grekët

    Rasti i pritur nga grekërit nuk vonoi. Në Shqipërinë e Mesme plasi kryengritja esadiste kundër Vidit dhe Qeverisë kombëtare. Fuqitë kom-bëtare që ishin në ballë të luftës kundër grekëve u ndodhën të pabaza

    Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike në Shqipëri” (12)



    Për pak kohë lufta sikur u pre, ngaqë Qeveria shqiptare hyri në bisedime me ata të autonomisë në Korfu për të gjetur një zgjidhje paqësore të çështjes së Epirit. Ndër këto kohë grekët përgatiteshin, në rast dështimi të tratativave të Korfuzit ose në rastin oportun, të merrnin ofensivën për të riokupuar gjithë pjesën tjetër të Epirit që ishte në dorën e shqiptarëve, e të arrinin vijën Llogara - Salari - Qafa e Kiçokut - Ostrovcë e Maliq. Rasti i pritur nga grekërit nuk vonoi. Në Shqipërinë e Mesme plasi kryengritja esadiste kundër Vidit dhe Qeverisë kom-bëtare. Kjo u përhap pak nga pak, aq sa fuqitë rebele arritën të okuponin Beratin, Elbasanin, Pogradecin e tjerë dhe të kërcënonin Vlorën, të cilën e okupuan pas pak ditësh. Fuqitë kombëtare që ishin në ballë të luftës kundër grekëve u ndodhën të pabaza; jo vetëm që nuk kishin ndihmë nga prapa, por ishin në rrezik të sulmoheshin edhe nga rebelët, të cilët përkrahnin rivendikimet greke, duke i quajtur nacionalistë si të pafe dhe shkakëtarë të shkëputjes së Shqipërisë nga Baba Dovleti, për ribashkimin me të cilin ata luftonin. Në këto rrethana grekët ndërmorën ofensivën në të gjithë ballin. Fuqitë shqiptare, duke u ndodhur përpara presionit grek dhe duke u kërcënuar mbrapa nga rebelët e në disa vende duke u goditur prej tyre, u shpartalluan dhe morën udhën për shpëtimin e tyre dhe të familjeve që iknin “kush mund të iki më shumë”. Largoheshin për në krahinat e Vlorës, Mallakastrës, Beratit në panik të madh. Grekërit përparonin vazhdimisht, të penguar vende-vende nga shqiptarët që kërkonin të përfitonin kohë për largimin e familjeve të tyre, që iknin vetëm me ç’kishin veshur e mbathur në trup. Përparimi i grekëve bëhej në mënyrën më të egër që kish parë bota para invazioneve barbare. Ata përparonin duke pasur në njërën dorë urën e zjarrit dhe në tjetrën thikën e mprehur. Dogjën gjithçka që ishte e shqiptarëve myslimanë, vranë gjithë ata që nuk patën mundësi të largoheshin me kohë, pa dallim seksi e moshe. Njëkohësisht,
    me vrasjet dhe djegiet e myslimanëve, u përf-shinë edhe të krishterët e Frashërit dhe të atyre fshatrave që kishin bërë çështje të për-bashkët me vëllezërit e tyre myslimanë. Gjithë kasollat e katundet që ndodheshin me parë të çliruara, u bënë shkrumb e hi me ç’k-ishin brenda, bagëti e sende të tjera që u gjetën u grabitën. Janë për t’u shënuar masakrat e Panaritit. Fshatarët myslimanë të Panaritit, për të shpëtuar, ikën nga fshati dhe kaluan nëpër Backë, brenda në Skrapar. Bashkë me një nga agallarët e Panaritit, që u largua me dhentë e tij, qe edhe Stefan Panariti me bagëtinë e tij. Më vonë kthehet Stefani dhe grekët e bindën këtë që t’i shkruante agajt që të kthehej edhe ai, pasi grekët siguronin lirinë dhe jetën e tyre. Agaj beson dhe kthehet. Edhe nga populli kthehen ata që e njihnin veten jo të kompro-mentuar. Por një natë i marrin burrat dhe I vrasin ndër afërsitë e Grabockës dhe të Melckës, ashtu i masakrojnë edhe gratë e fëmijët. Këto masakra bëhen prej kapedan Stratosit. Patrioti i vjetër Harri Panariti, bashkë me një patriot tjetër nga Treska, shkruajnë në Amerikë mbi ngjarjet tragjike të Panaritit dhe me këtë lajmërim erdhi një komision i huaj prej dy vetash për hetime. Stefan Panariti nuk e thirri aganë panaritas me qëllim tradhëtie. Për këtë dëshmuan edhe tre të krishterë panaritas përpara qeverisë greke në Janinë. U konstatua se heroi i kësaj tragjedie qe kapedan Stratosi. Edhe Harri Panariti, për shkak se lajmëroi miqt e tij në Amerikë, u dërgua në Janinë nga u lirua vetëm mbas 6 muajsh burgimi madje në sajë të një mijë frangave ari që pagoi në dorë. Kështu mori fund hëpërhë përpjekja për lir-imin e prefekturave të Korçës e të Gjirokastrës. Grekët ia mbërritën qëllimit të tyre duke zënë vijën Llogara - Salari - Qafa e Kiçokut –Ostrovicë - Maliq.

    Përçarjet që i bënin të huajt, shqiptarët nuk i kuptonin

    Xhonturqit duke zbatuar parimin “Përçaj e sundo”, nxisnin shqiptarët e besimeve të ndryshme kundër njëri-tjetrit me çfarëdo mënyre. Për sa u përket ortodoksëve, I shtynin të bënin çështje të përbashkëta me grekërit si bashkëfetarë që ishin. Myslimanët i afronin duke u dhënë ndonjë nëpunësi e tjera. Kështu xhonturqit ia arritën qëllimit të tyre deri diku dhe për një kohë pak a shumë të gjatë. Kundërshtimet e para ndërmjet ortodoksëve e myslimanëve me kohë u transformuan në mëri e më vonë në armiqësi reciproke. Ky hen-dek i madh që u hap ndërmjet të krishterëve e myslimanëve nga armiku i përbashkët, nuk u kuptua dot shpejt nga shqiptarët e i shkak-toi dëme të mëdha kombit duke pasur si rrjed-him, ndër të tjera, shkombëtarizimin e qindra mijëra shqiptarëve ortodoksë e ky proces vazhdon edhe sot në Arbëri (shqiptarët e Greqisë). Me Rilindjen Kombëtare, si rilindasve ashtu edhe pasardhësve të tyre u është dashur mund i madh, kohë e sakrifica për të mbushur hendekun e ndasisë që kishin hapur të huajt. Në këtë rrugë të ndasisë, Fanari (Patrikana e Stambollit) e më pastaj edhe qeveritarët grekë kanë qenë më të zellshëm se turqit. Tentativa serbe me Arif Hiqmetin Në fillim të vitit 1914 serbët tërhiqen nga Dibra, të imponuar nga Fuqitë e Mëdha, dhe vijën e demarkacionit e vënë afër qytetit të Dibrës. Atëherë populli dibran i emigruar u kthye në vendin e vet duke e gjetur atë të transformuar në shkrumb e hi. Me ardhjen e Vidit në Shqipëri, edhe në Dibër u formua qeveria lokale dhe si prefekt I Qarkut emërtohet Jusuf Hipen Agolli. U for-mua dhe xhandarmëria e vendit duke pasur, si shenjë dalluese, një shirit kuq e zi në krah, të cilët (xhandarët) populli ende i thirrte zapite. Serbët donin të formonin një qeveri të tipit të Zografosit, që të përfshinte Dibrën e Matin, duke futur në dorë Qafën e Murrës, atë të Bullit dhe Shkallën e Lumnikut, që kishin një rëndësi të madhe strategjike. Pashiqit, kryeministrit serb, i duhej një vegël që ta për-dorte për këtë qëllim të cilin e gjeti në person-in e Arif Hiqmetit, shqiptar prej Kumanove, një tip i zgjuar dhe aventurier i klasit të parë. Ky ka qenë 2-3 vjet rresht sekretar I Prefekturës së Dibrës para Luftës Ballkanike
    dhe më 1905-1906 ishte sekretar i tretë I Hysen Hilmi Pashës, inspektorit të përgjithshëm të tre vilajeteve dhe kryetarit të komisionit që përfaqësonte Fuqitë e Mëdha për reforma në Maqedoni. Këtë person e kam njohur në atë kohë në Manastir, dhe kam vënë re se nuk ka pasur aspak ndenja patri-otike. Arif Hiqmeti në Dibër, nuk gjeti as më të voglën përkrahje. Vetëm me anën e shumë të hollave mundi të bëjë vegël familjen Lleshi, Halit e Liman Lleshi, si dhe një farë Ismail Lazri, një tip tjetër të zgjuar. Me ndihmën e këtyre dhe me sasi shumë të mëdha të hol-lash, mundi të blejë tek-tuk njerëz në disa fshatra të Dibrës. Qeveria serbe qëndronte prapa perdës, duke dashur të tregohet se gjoja nuk përzihet në këto punë. Halit Lleshi pasurohet mjaft dhe duke pasur përkrahjen e fuqisë armike mundi të bëjë për vehte një pjesë të vogël të popullit dhe kështu del në shesh një parti kundërshtare me Arif Hiqmetin në krye. Ky me këtë pakicë, I përkahur nga armiku, mundi ta pushtojë gjithë Dibrën dhe posa kaloi vijën e demarka-cionit fillon lufta, së pari me xhandarmërinë lokale, të cilës i vinë në ndihmë patriotët dibranë. Kështu fillon lufta civile e cila vazh-doi 3-4 muaj. Arif Hiqmeti një ditë duke shkuar prej Dibre në Shkup, pranë fshatit Zharmonic të Rekës, u vra prej një grupi patriotësh dibranë të për-bërë nga Hasan Pallanza, Izet Maqellari, Maliq Kërçishti, Qamil Daci, etj. Lufta mori fund me fitoren e patriotëve dibranë dhe me vrasjen e A. Hiqmetit, grupi I tij u shkatërrua krejt. Pas vrasjes së A. Hiqmetit qeveria serbe dër-goi po me atë mision një farë Xhemal Kosturi dhe Nikoll Kërçishtin, por edhe këta të dy fal-imentuan në misionet e tyre.

    (vijon)
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  4. #14
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Organizata revolucionare "Krahu kombëtar"

    Kjo organizatë, pas largimit të Vidit, kur shumica e madhe e nacionalistëve u grumbullua në Shkodër, atje u zgjerua më mirë dhe siç do të shihet më vonë ajo është bërë promotorja e të gjitha lëvizjeve kombëtare në stabilizimin e shtetit të ri më 1924

    Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike në Shqipëri” (13)

    Në kohën e mbretërimit të Vidit, në Durrës ishte mbledhur pjesa më e madhe e patri-otëve shqiptarë, që gjendeshin në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë, ndër vendet e ndryshme të botës, me qëllim që gjithsecili të jepte kontributin e tij për të stabilizuar shtetin e ri shqiptar. Këta idealistë, në shu-micë të rinj e me plot entuziazëm, jo vetëm që nuk e njihnin popullin dhe zakonet e tij, por nuk njihnin as edhe njëri-tjetrin. Pra, për t’u njohur më afër e më mirë, sidomos në punë e sipër, dhe për të transformuar fuqitë individuale në një fuqi kolektive të orga-nizuar mirë e të disiplinuar, u shfaq nevoja e domosdoshme të formohej një organizatë politiko-revolucionare e fshehtë me emrin “Krahu kombëtar”, e cila përfshinte gjithë nacionalistët e asaj kohe, pleq e të rinj, civilë e ushtarakë.
    Kjo organizatë, pas largimit të Vidit, kur shumica e madhe e nacionalistëve u grum bullua në Shkodër, atje u zgjerua më mirë dhe siç do të shihet më vonë ajo është bërë promotorja e të gjitha lëvizjeve kombëtare në stabilizimin e shtetit të ri më 1924. Me okupimin e Vlorës prej rebelëve (në atë kohë u ndodha atje i ardhur nga Durrësi për të takuar familjen time në ullishtet e Vlorës, të emigruar nga Kolonja e djegur prej grekëve, dhe mezi shpëtova nga ndjekjet e komisarit të policisë rebele, Shero Eminit, duke arritur të merrja vaporin e fundit për Durrës), gjithë Shqipëria e Mesme dhe viset deri te Ura e Maliqit hynë nën juridiksionin e sistemit qeveritar të tyre. Ata ushtarak-isht u organizuan dhe u forcuan aq mirë, saqë qeveria e Vidit nuk qe në gjendje të për-ballonte rrezikun që i kërcënohej prej tyre. Gjashtë Fuqitë e Mëdha, që kishin krijuar e garantuar shtetin e ri, kishin hyrë në luftë kundër njëri-tjetrit. Shtetin e ri e kishin ndihmuar financiarisht Austria me Italinë dhe tani nuk do të mund ta ndihmonin më. Pra në këto kushte të brendshme e të jashtme, Vidi, qeveria dhe përkrahësit e tij, kurrsesi nuk mund t’i bënin ballë situatës, ndaj, i këshilluar nga Austria, më 3 shtator 1914, Vidi u largua nga Shqipëria. Një pjesë e patriotëve shqiptarë emigrantë jashtë Shqipërisë, ndërsa pjesa më e madhe, me të cilët kam qenë edhe vetë, shkoi e u strehua në Shkodër.

    Çka e shkaktoi këtë tragjedi

    Cilat janë shkaqet e kësaj tragjedie që u luajt mbi kurriz të këtij populli të vogël e të dobët? Këto janë të brendshme e të jashtme.

    Shkaqet e brendshme

    Shqipëria, me vendimin e gjithë Fuqive të Mëdha, në Konferencën e Londrës, u krijua si shtet i pavarur, por në realitet populli shqiptar politikisht ka qenë i papërgatitur për një pavarësi të tillë. Megjithë që në shpirtin e popullit ndjenja e pavarësisë gjithnjë ka ekzistuar dhe bile ka qenë e zhvilluar në një mënyrë të theksuar, ajo ka qenë disi primitive, individuale e deri diku krahinore dhe joracionale e kombëtare që t’I përshtatej kushteve dhe kërkesave të kohës. Ndërgjegjja kombëtare, elementi më krye-sor për pavarësinë e një kombi, ka qenë e paformuar në popullin shqiptar, mbasi poli-tika e çkombëtarizimit turk ka krijuar gjith-farë vështirësi për ta lënë atë në një letargji mesjetare. Duke e ndaluar atë të lartësohej në nivelin e popujve fqinj, xhonturqit besonin se ia zhduknin mundësitë e pavarë-sisë së tij, e cila do të qe një shembull vdek-jeprurës për të ardhmen e Perandorisë Otomane. Për turqit e vjetër e të rij greqizimi e sllaviz-mi i shqiptarëve ortodoksë, me anë të kishës e shkollës, ka qenë më i preferueshëm sesa që ata të bëheshin shqiptarë të mirë dhe, nën një administratë të përshtatshme e në interes të dy palëve, të preferonin të jetonin me Turqinë derisa të fitonin pjekurinë e tyre për pavarësi. Përveç politikës çkombëtarizuese të turqve, populli shqiptar, për arsye topografike të vendit, i ndarë në krahina të shkëputura nga njëra-tjetra, ka bërë një jetë të veçuar e si pasojë shumë të dëmshme për të ardhmen e tij. Nga ana e tjetër, populli shqiptar gjatë historisë së tij ka pësuar edhe ndryshime të tjera shoqërore në ndryshimin e besimeve, gjë që e ka vështirësuar edhe më tepër pro-cesin e formimit të ndërgjegjes kombëtare. Perandoria Otomane ka qenë e bazuar në fe e jo në kombësi si ajo e Austro-Hungarisë. Në të cilën myslimanët shqiptarë në teori kanë gëzuar më tepër të drejta se të krishterët. Çdo shqiptarit muhamedan, si individ, i njihej çdo e drejtë që kishte edhe një turk, ndërsa, si kombësi, nuk i njihej asnjë e drejtë. Në realitet vetëm një pjesë e vogël e shqip-tarëve muhamedanë ka fituar pozita me rëndësi dhe ka siguruar pasuria kolosale, duke u bërë vega e sulltanëve dhe duke u bërë atyre shërbime të mëdha. Këta kanë arrirë të shtojnë pasuritë e tyre me anë të grabitjeve e të shfrytëzimeve që i kanë bërë popullit. Këta krerë, me mjetet ekonomike që kanë disponuar, kanë mundur të krijojnë pozita të privilegjuara në përgjithësi në dëm të popullit. Ndërsa shumica dërrmuese e popullit mysliman, përveç të drejtës që të bëhej xhandar për të lënë kokën në ndjekjen e hajdutëve, ka pasur detyrime gjithfarëshe (përveç pjesës malore të Shqipërisë së Veriut), si pagesa ashtu edhe shërbime ushtarake shumëvjeçare, duke lënë eshtrat ndër lufta e sidomos ndër kryengritjet e shpeshta në shkretëtirat e Arabisë. Për shqiptarët myslimanë emigrimi jashtë perandorisë ka qenë i ndaluar, gjë që ata I ka privuar nga fitimet materiale e sidomos morale që rrjedhin nga emigracioni duke qenë në kontakt me botën e jashtme.

    (vijon)
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  5. #15
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Fuqitë e jashtme copëtuan Shqipërinë, Princ Vidi largohet

    Mbasi edhe Fuqitë e Mëdha që krijuan shtetin e ri hynë në luftë me njëri-tjetrin, në këto kushte Vidi dhe qeveria e tij ishte e pamundur të qëndronte në fuqi dhe, mbas këshillës së Qeverisë austriake ai, më 3 shtator 1914, u largua nga Shqipëria dhe kryengritësit më 5 shtator, pas dy ditësh, hynë në Durrës

    Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike në Shqipëri” (15)


    Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Londrës më 1913, në çështjen shqiptare u ndanë më dysh: Austria me Italinë, që përkrahnin rivendikimet shqiptare të bazuara në të drej-tat e popujve, duke ia mbështetur Shqipërisë të gjitha viset që kanë qenë në shumicë të banuara nga shqiptarë; dhe, nga ana tjetër, Rusia me Francën, që, të bazuara mbi të drejtat historike, kërkonin Shkodrën për Malin e Zi, Kosovën dhe një dalje në Shqipërinë e Mesme në Adriatik për Serbinë, si edhe në Jug, rivendikimet greke në emër të Kishës ortodokse mbi Epirin, Korçën dhe Gjirokastrën shqiptare. Si në krijimin e shtetit ashtu dhe në caktimin e kufive nuk u pyet populli shqiptar. Këta kufij u caktuan në bazë të politikës së ekuilibrit e jo mbi parimin e të drejtave. Rusia dhe Franca I kënaqën aspiratat greko-serbo-malazeze duke grabitur krahinat më pjellore e të begatshme të Shqipërisë, Kosovën e Çamërinë. Nga ana tjetër, ato pranuan Shqipërinë e 1913-s, me mundësi të pam-jaftueshme ekonomike, të cilën e krijuan me qëllim që ta shkatërronin me rastin më të parë, me ardhjen e Vidit në Shqipëri. Lufta midis dy blloqeve u egërsua edhe më tepër, duke dashur çdo anë, si Antanta, si Tripalëshi, të tërhiqnin Greqinë në orbitën e tyre. Dhe që të dy palët, për t’u treguar dashamirës ndaj Greqisë, bile edhe Italia me Austrinë, bënë presion në qeverinë shqiptare që të nënshkruajë protokollin e Korfuzit më 23 qershor 1914, të cilin ajo e refuzoi kate-gorikisht kur ndodhej ndër kushte të favor-shme. Austria përkrahte Vidin, shumicën e bejlerëve dhe nacionalistët, ndërsa ana tjetër, Franca me Rusinë, përkrahte Esatin, për ta bërë atë kryetar shteti në një Shqipëri mohamedane, midis Vjosës e lumit të Matit, duke kënaqur me këtë rast edhe aspiratat greko-serbo-malazeze. Italia ka përkrahur, përkundra Austrisë, si Esatin ashtu edhe Ehli Kijamin. Populli I Shqipërisë së Mesme, i nxitur dhe i fana-tizuar prej propagandave esadiste, turkofile e xhonturke u hodh në një luftë pa rezervë kundër shtetit të ri, kundër Vidit, për t’u bashkuar përsëri me Turqinë ose të paktën për një mbret myslyman. Kjo kryengritje u bë në një kohë kur grekërit sulmuan Korçën e Gjirokastrën, duke e lënë popullin e Jugut
    midis dy zjarreve e duke shkaktuar djegjen e qindra fshatarëve të dy krahinave më të lulëzuara të Shqipërisë. Të gjitha masat që mori qeveria e Vidit për shtypjen e kryengritjes dështuan. Ky dësh-tim u shkaktua, më tepër se nga tradhtia, nga paaftësia e krerëve, nga mungesa e orga-nizimit, të disiplinës dhe të vendosmërisë së luftëtarëve pa një ideal e nga ana tjetër mbasi edhe xhandarmaria, e organizuar nga misioni ushtarak holandez dhe fuqitë civile të pajisura me një ideal patriotik, ishin të angazhuar në luftën kundër grekëve. Prandaj, rebelët, të fanatizuar e të disiplin-uar, shpartalluan fuqitë qeveritare dhe bren-da pak kohe shkelën Shqipërinë e Mesme deri në Vlorë, Berat e Maliq. Kështu që pop-ulli shqiptar, i përbërë, në atë kohë, prej një pakice patriotësh e intelektualësh, prej një parie në përgjithësi të korruptuar e prej një mase të pazhvilluar, nuk ka qenë as në gjendje as edhe iu dha kohë për t’iu përsh-tatur gjendjes së krijuar me shtetin e ri që t’I bëjë ballë koalicionit të armiqve të jashtëm e të brendshëm. Mbasi edhe Fuqitë e Mëdha që krijuan shtetin e ri hynë në luftë me njëri-tjetrin, në këto kushte Vidi dhe qeveria e tij ishte e pamundur të qëndronte në fuqi dhe, mbas këshillës së qeverisë austriake ai, më 3 shta-tor 1914, u largua nga Shqipëria dhe kryengritësit më 5 shtator, pas dy ditësh, hynë në Durrës.

    (vijon)
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  6. #16
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Luftërat esado-rebele

    Esati siguron ndihmën e mu atyre vendeve që ishin armike të Shqipërisë dhe niset ta pushtojë Shqipërinë e Mesme. Në këtë luftë përkrahej vazhdimisht nga Italia, Franca, Greqia e Serbia

    Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike në Shqipëri” (16)

    Esati, më 18 gusht 1914, niset nga Napoli për Paris, ku u mor vesh me Qeverinë franceze për të hyrë në luftë kundër Qeverive Qendrore. Më vonë shkon në Athinë ku pasi merret vesh me Qeverinë greke kalon në Serbi. Dhe atje, me mar-rëveshjen që bëri me Pashiqin dhe me armiqtë e Shqipërisë, e mbylli ciklin e mar-rëveshjeve në bazë të të cilave siguron ndih-mën e qeverive në fjalë dhe, për t’i vënë në jetë planet e tij, kalon në Selanik. Këtu, me ndërmjetësinë e prefektit serb të Dibrës dhe me korrespondencë, u mor vesh me një pjesë të krerëve të Dibrës. Këndej Drinit, Dibrën e kishte në dorë Jusuf bej Dohoçishti, i cili kishte organizuar një qev-eri autonome. Esati, pasi u mor vesh me këtë e me krerët e tjerë, erdhi në qytetin e Dibrës. Jusuf Beu kishte mbledhur 300 vullnetarë. Xhelal Zogolli dhe Ceno beji Golja nisen më 200 vetë prej Peshkopisë në Dibër, për ta përcjellë Esatin nga Dibra në Peshkopi. Rrugës afër Maqellarës, një grup nacional-istësh shqiptarë: Ramis Daci, Izet Maqellari, Maliq Kërçishti, Hasan Pallanza e të tjerë i bënë pritë për ta vrarë, por ana tjetër më e fuqishme, i shkuli nga prita edhe e çliroi rrugën. Esati në Peshkopi bëri një mbledhje. Një pjesë e krerëve qenë në disfavor të Esatit, pasi ky kishte ardhur në Shqipëri nga Jugosllavia, me të cilën ata gjithmonë kanë qenë në luftë. Nga ana tjetër, formoi një fuqi përmbi 3.000 vetash, i pagoi krerët sipas pozitave që kishin dhe u dha vullnetarëve nga dy napolona. Esati në Qafë të Murrës u nis për Mat. Zogu megjithse kishte refuzuar të merrte pjesë në këtë valle, bashkë me 30-40 veta nga paria e Matit i doli përpara në Qafë të Murrës. Pasi u përqafuan, Zotu priu dhe erdhën në Lis të Malit, në konakun e Kurt aga Kadisë. Zogu kishte me vete Shahin bej Dinon dhe Stavro Stavrin. U bënë bisedime midis Esatit dhe Zogut dhe i pari kërkoi pjesëmarjen e tij në këtë valle, por Zogu u përgjigj kështu: “Or, dajë, pasi I je nisur kësaj pune, unë po ngre duart dhe po them ishallah. Kur të marr vesh se i ke mbërrijt qëllimit do të them mashallah”. Esati u zemërua tepër nga kjo përgjigje, dha urdhër menjëherë të përgatitej fuqia e të vazhdonte rrugën. Por Zogu i tha men-jëherë: “Pas zakonit të shqiptarit, pasi kalove nga trojet tona, duhet të pishë kafen, prandaj sonte shkojmë në Burgajet”. Esati shkoi në burgajet, ku Zogu të gjithë fuqinë e tij e mbajti me shpenzimet e veta. Esati prapë u mundua ta bindë Zogun për të marrë pjesë, por ai e refuzoi kategorik-isht. Xhelal Zogu mblodhi 1000 matjanë dhe u bashkua me Esatin, por asnjë nga krerët e Matit nuk e kishte me vete. Shkuan në patin tek Çelajt dhe prej andej tek pazari I Urës për drekë. Këtu Mersin e Shaqir Dema ngrehin një pritë për ta vrarë, por daja i tyre Sheh Lula i Zerqanit e kuptoi komplotin e, si nipa të tij që i kishte, I përzuri nga prita. Esati erdhi në katundin Selitë e Keqe të malësisë së Tiranës. Të nesërmen marshoi mbi Tiranë dhe nga Shkalla e Tujanit zuri Qafën e Priskës, malin e Dajtit dhe malin e Shkallës. Pasi pushka filloi nga të gjitha anët ky, hipur kalit e përpara 500 vetave të zgjedhur, u nis drejt Shkallës. Në Grykë të Shkallës ndodhej me 500-600 veta Abdi Feza nga Bastari i Tiranës për ta kundër-shtuar Esatin. Por ky, në vend që ta kundërshtonte nga frika i ra ndër këmbë dhe i uroi mirëseardhjen. Esati, duke e vënë përpara kalit me fuqinë e tij u fut në Tiranë pa pushkë. Krerët e Ehli Kijamit u arratisën. Esati në Tiranë qëndroi tri ditë. Fuqinë e mbajti me shpenzimet e veta dhe vullnetarët, pasi u pagoi një rrogë, i drejtoi drejt Durrësit. Fuqia e tij, tek hani i Man Picarit, u ndesh me një fuqi të madhe rebele nën komandën e Man Picarit. Këta të fundit u shpartallu-an. Pengesa e dytë ishte Shijaku, ku sheh Hamdiu me popullin e Shijakut rezistonte si një fortesë. Esati me dinakërinë e tij të zakonshme, me anë të një delegacioni, mundi ta bindë sheh Hamdinë që të kërko-jë bashkëpunimin me Esatin. Kështu edhe Shijaku u kalua pa ndonjë rrezik. Lufta e fundit dhe më e ashpër u bë në Rushbull, ku populli i Shijakut dhe i Kavajës luftoi hero-ikisht, si dhe dibranët nga ana tjetër të cilët lanë 86 të vrarë që më në fund të hynë në Durrës, më 3 tetor 1914. Krerët e Ehli Kijamit, përveç sheh Hamdiut, Mustafa Ndroqit dhe Hoxhë Leçinit, mbetën të arratisur. Esati men- jëherë zgjodhi dhe mblodhi një senat, prej krerëve që dëshiroi ai vetë, në shtëpinë e Bumçit, dhe me kërcënimin e fuqive dibrane që i futi në Pallatin e Asamblesë, I detyroi ta zgjidhnin kryetar të Qeverisë së Shqipërisë së Mesme dhe komandant të përgjithshëm të ushtrisë. Esati i shpalli menjëherë luftë Austrisë. Formoi një qeveri të përbërë prej drejtorëve të përgjithshëm: vetë kryeministër dhe komandant i përgjithshëm, për Punë të Jashtme Shahin Dinon, për Financa Nexhat Libohovën; të Brendshëm Faik Kodrën (dibran) dhe komandant të ushtrisë Isuf bej Dibrën. Formoi menjëherë gjyqin politik me kryetar Xhelal Zogun, prokuror Ilia Llavdën (durrësak) dhe me hetues Hysen Myshqetan. Turqia hyri në luftë përkrah me Fuqitë Qendrore më 3 nëntor 1914 dhe me atë rast i shpalli luftë edhe Esatit, e si tradhtar gjyqi ushtarak otoman e dënon me vdekje. Me këtë rast, si turkofilët, ashtu edhe xhon-turqit, u kthyen kundër Esatit, por ky për të thyer rezistencën e tyre arrestoi shumë vetë, midis të cilëve Musa Qazimin dhe Haxhi Qamil Fezën. Por duke parë se këto arrestime nuk patën përfundimin e dëshiruar prej tij, ai i liroi, duke kërkuar kësaj radhe bashkëpunimin e tyre. Musa Qazimi e ka dashur këtë bashkëpunim, por nuk ka guxuar ta shfaqë. Edhe xhonturqit u kthyen kundër Esatit dhe e shpërndanë Komisionin e Haxhi Aliut që kishte shkuar në Stamboll për të kërkuar Burhanedhimin si mbret të Shqipërisë. Esati mbështetej në disa bejlerë e në fuqitë dibrane dhe nga ana tjetër në miqtë e tij të jashtëm grekë, serbë, malazez, Itali dhe Francë. Haxhi Qamili më 23 nëntor 1914 dogji Kullën e Pashës në çiflikun e tij në Laprakë, si edhe shtëpitë e tij në Tiranë. Sulmoi pas-taj Tiranën, përzuri fuqitë mercenare të Esatit nën komandën e Xhelal Zogut e të Dino Hoxhës. Në Tiranë H.Qamili dogji shtëpitë e bejlerëve e të agallarëve si të Murat, Refik e Fuat Toptanit, Isuf Elezit e të tjerë, shumica e të cilëve kanë qenë patri-otë. Si krerët turkofilë ashtu edhe xhonturqit u bashkuan me Haxhi Qamilin dhe më 6 nën-tor 1914 vendosën për ta luftuar Esatin. Esati u rrethua në Durrës dhe të gjitha viset që ndodheshin nën juridiksionin e tij hynë automatikisht nën sundimin e Ehli Kijamit. Në prill 1915, Durrësi sulmohej e bombar-dohej rreptë dhe e dendur, por edhe mbrojt-ja ka qenë e fortë. Për t’i shpëtuar rrethimit dhe për të hapur rrugën me Shqipërinë e Mesme e me Dibër, Esati me anë të Selanikut e të Jugosllavisë dërgoi Faik Kodrën në Dibër për të rekru-tuar një fuqi, që të vinte në Krujë dhe bashkë me fuqitë krutane të çlirojë Tiranën e viset e tjera të Shqipërisë së Mesme. Në Dibër si prefekt ndodhej Ceno Golja, I cili pregatiti një fuqi prej 2.000 vetash dhe I nisi për Krujë, ku u bashku me fuqitë kru-tane. Udhëheqësit e fuqive krutane kanë qenë: Sul Haka, Abaz Kupi dhe Hysen Kuqi. Në një mbledhje midis dy fuqive u vendos që të thërrasin Esatin që të vijë e të marrë pjesë në luftë personalisht. Më 24.12.1914 ai zbret në Sheldinzë dhe më 26 dhjetor shtabin e tij e vendosi në Tapizë, kurse pjesën më të madhe të fuqisë e ven-dosi në Zezë. Përballë fuqisë së Esatit, ana tjetër, nën komandën e Haxhi Qamilit dhe të Man Picarit, dërgon një fuqi prej 2000 vetash, fshatarë dhe qytetarë të Tiranës, e cila sulmoi fuqinë e Esatit në fshatin Zezë të Krujës dhe në luftimet që u bënë më 29 e 30 dhjetor atë e shpartalluan. Esati e mblodhi fuqinë e tij në Teqen e Krujës. Këtu në fjalimin që u mbajti krerëve u premtoi se do të shkonte në Durrës që t’u sillte ushqime dhe materiale lufte dhe i shpërndau. Dibranët u kthyen në Dibër, por në Qafë të Shtamës, me qëllim plaçkitjeje, u sulmuan prej krutanëve, ku u vranë 30 dibranë. Esati prej Shëllinze, me një barkë të Maliq Gjylit, me 200 dibranë u kthye në Durrës. Aleatët e jashtëm të Esatit, për të bërë pre-sione në favor të tij dhe për të detyruar rebelët të mbanin forca të mëdha ndër kufi-jtë e ndryshëm, vepruan në mënyrë të tillë që italianët nga ana e Vjosës, grekët me bandat epirote nga ana e Beratit dhe serbët nga ana e Pogradecit të bënin sulme të vazhdueshme.

    (vijon)
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  7. #17
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Esati merr Shqipërinë e Mesme falë ushtrisë serbe

    Më 10 qershor u bë lufta në Krabë ku, pas një përpjekjeje të përgjakshme, kryengritësit u thyen dhe ushtria serbe të nesërmen hyn në Tiranë. Kjo i dha rast Esatit të shtrijë sundimin në këto krahina dhe të shtjerë në dorë të gjithë krerët e Ehli Kijamit

    Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike në Shqipëri” (17)

    Me hyrjen e Turqisë në luftë kundër Antantës, xhonturqit e ndryshuan politikën e vjetër dhe filluan të ndjekin një politikë proaustriake. Ata dërguan komisione të ndryshme në Shqipëri për të këshilluar kryengritësit që të kërkonin një Shqipëri më vete, bile të njihnin edhe Vidin si mbret. Komisioni i parë u dërgua me ish-kolonel Hajredin Pustinën e Hajri bej Jegenin, i dyti nën kryesinë e Fuat pashë Prishtinës dhe I treti prej Shefqet Pejës. Kjo politikë e xhon-turqve pati më tepër efekte të kundërta mbi kryengritësit. Haxhi Qamili, komandant i dalluar dhe me një influencë të madhe në fshatarësinë, bashkë me shokët e tij vendosën të ndjekin një politikë jo vetëm kundër Esatit, por edhe kundër gjithë klasës së bejlerëve, si dhe kundër Austrisë e xhonturqve. Pra kjo ishte periudha e dytë e kryengritjes. Haxhi Qamili në prill të 1915-ës bëhet komandanti i përgjithshëm. Ky ka qenë një fshatar i thjeshtë, trim dhe kundër shtypësve e grabitësve, por fanatik e injo-rant kundër pavarësisë së Shqipërisë dhe për bashkimin e Shqipërisë me Turqinë. Ai ka qenë kundër patriotëve, me një fjalë një fanatik i çmendur. Musa Qazimi e Haxhi Qamili, i pari kryetar i Këshillit të Përgjithshëm dhe, i dyti, komandant i përgjithshëm, kanë qenë në antagonizëm me njëri-tjetrin, për arsye se I pari ka qenë oportunist dhe mbrojtës i inter save të pjesës konservative; ndërsa i dyti mbrojtës i vendosur i vegjëlisë, i interesave të tyre dhe ithtar i akteve radikale. Serbia, e mundur në luftë, në bazë të mar-rëveshjes që kishte bërë më parë, kërkon rrugë kalimi nga Esati nëpër Shqipëri të Mesme. Fshehurazi vjen në Durrës koloneli serb Milutin Mishkoviq bashkë me Ceno Golen, Qamil Biçakun dhe Kadri bej Peqinin. Me pjesëmarrjen e konsullit serb, midis këtyre dhe Esatit u ribisedua dhe u përforcua marrëveshja e parë për t’i dhënë rrugë ushtërisë serbe. Ushtria serbe, për të siguruar kalimin e saj, më 20 qershor 1915, sulmoi nga Struga dhe Dibra. Disa divizione të armikut kaluan nëpër krahinë të Gollobordës për në Shqipëri të Mesme. Pjesa tjetër e ushtrisë serbe, që vinte prej Kosove, kërkonte rrugë nëpër luginën e Dibrës, por Elez Isufi nuk u dha rrugë dhe u detyruan të kthehen. Megjithatë, një divizion tenton të kalojë me forcë dhe kështu fillon një luftë e përgjak-shme në Grykën e Veleshicës - Kallë –Vleshë e Qafë e Trojakut. I gjithë divizioni prej 12.000 vetash u shfaros krejtësisht, mbasi Elezi kishte dhënë urdhër të mos merret asnjë rob. Mbi 2000 e ca të plagosur, që u gjetën në vendin e luftimit, u grumbul-luan në kazermat e Qafës Trojakut, mbasi mungonin mjetet e shërimit dhe furnizimet ushqimore nuk mund të vinin nga asnjë anë duke qenë se ishte dimër i madh, Elezi dha urdhër për zhdukjen e tyre në masë. I var-rosën në gropa të përbashkëta. Megjithëkëtë, për një pjesë të madhe të robërve, fshehurazi Elezit, u tregua mëshirë dhe u përcollën në Peshkopi të paprekur. (Fjalët tekstualisht të Elezit “Vritni serpat se bëjnë serpa të vegjël e na vinë prap në vendin tonë”). Për hakmarrje, komanda serbe në qytetin e Dibrës së Madhe në atë mbrëmje kapi dhe arrestoi kë gjeti pazarit, njerëz të pafajshëm, 1000 e ca veta i dërgoi në kazerma dhe i theri natën të gjithë. Në mëngjes ushtëria iku e la qytetin. Emrat e të masakruarve do të botohen në historinë lokale të Dibrës. Haxhi Qamili erdhi në kufi për t’i dalë për-para ushtrisë serbe që vinte nga Struga. I ndihmuar nga fshatarët e Quksit e të Pogradecit, ai u përlesh në Qukës me serbët. Mbas një luftimi fshatarët u tërhoqën. Kjo pati si rrjedhim të zbrazurit e Elbasanit. Haxhi Qamili, në kundërshtim me mendimet e Musa Qazimit, vendosi të lufto-jë. Atëherë Musa Qazimi, duke organizuar Qëndrën, njëkohësisht organizon një kom-plot kundër Haxhi Qamilit për ta zënë të gjallë. Ai mendonte se me dorëzimin e këtij të fundit serbëve, do të shpëtonte vetë. Në luftën vendimtare H.Qamili zuri Grykën e Peqinit ndërsa mbrojtja e Qafës së Krabës iu besua Musa Qazimit e Hamdi Zhegut. Më 10 qershor u bë lufta në Krabë ku, pas një përpjekjeje të përgjakshme, kryengritësit u thyen dhe ushtria serbe të nesërmen hyn në Tiranë. Kjo i dha rast Esatit të shtrijë sundimin në këto krahina dhe të shtjerë në dorë të gjithë krerët e Ehli Kijamit. Pesëdhjetë e dy veta prej tyre u dënuan me vdekje nga gjyqi politik. Në mes të tyre, Haxhi Qamili, Musa Qazimi, Abdullah e Mehmet Gjinali, oficer Ahmet Kavaja e të tjerë.
    Në këtë rast, kur i thanë Esatit se është mëkat të vriten gjithë këta njerëz, ai u përgjigj: “Me vrasjen e këtyre unë i bëj një shërbim Shqipërisë, pse, sikur të falen këta, Shqipëria 40 vjet nuk gjen qetësi”. Esati ka qenë i zgjuar, realisht, guximtar, gjakftohtë e njohës i vërtetë i popullit, por ambicia dhe shpirti për dominim e çoi atë në tradhti. Ai vetëm me ndihmën e huaj mundi t’i shtypë armiqtë dhe bashkëpunëtorët e vjetër të tij dhe të shtjerë në dorë Shqipërinë e Mesme që ëndërronte ta sundojë.

    (vijon)
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  8. #18
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Si e okupoi Italia Vlorën më 24 dhjetor 1914

    Me të zbarkuar ushtria italiane, rebelët me shpjetësi e zbrazën Vlorën dhe u larguan përtej Vjosës. Komanda italiane mori në dorë zyrat qeveritare, zbriti flamurin e Turqisë, ngriti flamurin shqiptar e italian dhe liroi të burgosurit politikë

    Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike në Shqipëri” (18)

    Aty nga vjeshta e 1914-s zbriti në Vlorë një mision i shëndetësisë italiane, me pretekst për t’u ardhur në ndihmë refugjatëve të grumbulluar aty dhe në viset e Epirit. Ky mision përbëhej nga oficerë, mjekë ushtarakë dhe reparte marine ushtarake. Okupimi i plotë i Vlorës u bë më 24 dhjetor 1914. Italia, duke parë fitoret e para të ushtrive austriake kundër Serbisë dhe duke dyshuar se ato mund të mbërrinin përpara saj në Vlorë, u shpejtua ta okupojë vetë, që për çdo eventualitet ta vinte Austrinë për-para një fakti të kryer, pse për Italinë aso kohe Vlora kishte një rëndësi të madhe nga pikëpamja e mbrojtjes së Adriatikut, ku Austria kishte edhe ajo një flotë të kon-siderueshme. Okupimi i Vlorës nga Italia mbështetej dhe në arsye politike dhe ekspansioniste në Ballkan, duke krijuar me atë veprim një kryerë për ekspansionin që ëndërronte. Për pretekst okupimi, Italia vuri avokat Jorgji Çakon të zbraste një kobure, i cili këtë e bëri me dorën e Zeman Mashkullorës, një dorë naive. Më parë pushtoi qytetin deri në Kaninë e Qafën e Koçiut, ku qëndroi për disa muaj. Qarkun e Vlorës e sundonte me anë në xhandarmërisë shqiptare. Me të zbarkuar ushtria italiane, rebelët me shpjetësi e zbrazën Vlorën dhe u larguan përtej Vjosës. Komanda italiane mori në dorë zyrat qeveritare, zbriti flamurin e Turqisë, ngriti flamurin shqiptar e italian dhe liroi të burgosurit politikë. Në fillim të vitit 1915 ushtria italiane okupoi krejt qarkun e Vlorës deri në kufi me Himarë, Kurvelesh e Tepelenë të okupuara prej ushtrisë greke. Me rastin e largimit të mbretit Konstandin dhe të ardhjes në fuqi të Venizelos, e sido-mos pas Paktit të fshehtë të Londrës që e coptonte Shqipërinë në favor të Italisë, ush- tria italiane me lejën e Aleatëve, u ngarkua ta okupojë Shqipërinë e Jugut të cilën nga fundi i vitit 1915 e shkeli deri në Vjosë, Përmet e Leskovik. Duke ndjekur lumin Osum e duke ndarë Skraparin më dysh ajo del në Kolonjë, ku në katundin Qinam bëhet kufi me Francën.

    Largimi i Esatit nga Shqipëria

    Me tërheqjen e serbëve edhe Esati përgatitej për ta lënë Shqipërinë dhe ku me hir ku me pahir, i detyronte nëpunësit që të largo-heshin bashkë me të dhe më në fund u largua bashkë me serbët, të cilët u zbarkuan në Korfuz. Esati vetë shkoi në Paris dhe me ndërm-jetësin e Qeverisë franceze merret vesh me Qeverinë greke e serbe dhe formoi një qeveri të përkohshme në Selanik. Vetë qendronte në Paris, kurse në Selanik kishte lënë Faik Kodrën. Gjithë emigrantëve që ishin me të u paguante rrogat. Kishte formuar një batal-ion ushtarësh nën komandën e Halit Lleshit. Ky batalion bashkë me ushtrinë franceze ka marrë pjesë në luftën e Malit të Thatë e në Mokër. H.Lleshi figuronte në kuadrot e ushtrisë frënge si major. Esati në Selanik kishte një gardë të vogël. Kur erdhi një herë në Selanik, iu bë një prit-je madhështore prej gjeneral Seralit. Në pritje kishte dalë edhe mbreti Aleksandër I Serbisë. Esatin e muarën në automobil dhe e shpunë në pallatin e tij. Për sa kohë nden-ji në Selanik i bënte nderimet e rastit një kompani ushtarësh e përbërë prej një tog të çdo shteti aleat. Gjatë Konferencës së Paqes Esati qëndroi në Paris. Qeveria e tij ishte në Selanik, kurse në Dibër kishte një komitet të përbërë prej Ymer Efendiut, sekretar I Pashës, Hysen Kuqit, Hafis Hasës (Mat) e tjerë dhe një fuqi prej 1000 vetësh me komandant Halit Lleshin dhe me nënko-mandantë Taf Kazinë, Dine Hoxhën, Osman Memën dhe Jusuf bej Çelën.

    Situata në Shkodër më 1914 – 1915

    Mbas fillimit të luftës botërore fuqitë ndërkombëtare u tërhoqën prej Shkodre dhe qytetin ia dorëzuan një komisioni prej 12 vetësh, të përbërë nga 6 katolikë dhe 6 mys-lymanë. Me largimin e Vidit shumica e madhe e patriotëve u grumbulluan dhe gjetën strehim në Shkodër. Komisioni qën-droi në krye të administatës deri më 15 kor-rik 1915, kur Mali i Zi hyri në Shkodër për të dytën herë. Komisioni ka administrauar qytetin dhe rrethet. Ka qenë pa kryesi dhe ndër akte, nënshkrimi vihej: “Komisioni i Shkodrës”. Komisioni s’ka qenë homogjen, në të ziente e valonte mëria dhe pakënaqësia e trashëguar nga koha e internacionales. Për sende pa asnjë rëndësi në dukje ishin dakord, por në realitet i ndante inati dhe mentaliteti. Komisioni në administratën e vendit u tregua i paaftë. Po ashtu u tregua xhandar-mëria e policia. Vritet Nikoll Marashi, bashkëpunëtor i ngushtë i Alush Lohjës, prej Rrok Jakovës, por edhe ky vritet në çast prej policisë. Opinioni i disa qarqeve të ven-dit ka qenë se kjo vrasje politike ishte bërë me shtytjen e Preng Pashës e të Bajram Currit. Me shtytjen e njërës palë, fshatarët e Bregut të Bunës ndalojnë mallrat që ngarkohen në Bunë për në Shkodër. Gjakrat e nxehur për një përleshje u ftohën me ndër-mjetësinë e Komisionit dhe çështja u mbyll. Më vonë Alush Lohja del me një fuqi në Tarabosh për ta ndalur qarkullimin nëpër ujërat e Bunës, si përgjegje ndaj ngjarjes së Bregut të Bunës. Komisioni e mbylli dhe këtë çështje mbasi u muar vesh me Alushin. Të gjitha këto ngatërresa bëheshin prej anë-tarëve të Komisionit me qëllim që të trego-nin influencën e tyre për mbi shokët e tyre.

    (vijon)
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga ILovePejaa Lexo Postimin
    Shpallja e pavarësisë kombëtare më 28 nëntor 1912


    Nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, mbërrinë delegatët e popullit dhe një shumicë patriotësh, prej brenda e jashtë Shqipërisë dhe, më 28 nëntor të vitit 1912, në mes të një entusiazmi të madh, pas 450 vjet robërie, u ngrit flamuri kombëtar dhe u shpall pavarësia e Shqipërisë. U formua një qeveri nën kryesinë e Ismail Qemalit, në të cilën merrte pjesë edhe Preng Bibdod Pasha si nënkryeministër dhe Esat pashë Toptani si ministër I Brendshëm.

    Sejfi Vllamasi: Ballafaqime politike në Shqipëri (1)


    Kur Ismail Qemali mbërrin në Vlorë, Seit Qemali, Murat Tërbaçi, Alem Mehmeti dhe shumë patriotë të tjerë, si rezervistë luftonin kundër ushtrisë greke në Llogara. Këta, me t’u informuar mbi qëllimin e ardhjes në Vlorë të Plakut e ngritën fla-murin kombëtar në ballë të luftës,para se të ngrehej në Vlorë. Në të njëjtën kohë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, mbërrinë del-egatët e popullit dhe një shumicë patriotësh, prej brenda e jashtë
    Shqipërisë dhe, më 28 Nëntor të vitit 1912, në mes të një entusiazmi të madh, pas 450 vjet robërie, u ngrit flamuri kombëtar dhe u shpall pavarësia e Shqipërisë. U formua një qeveri nën kryesinë e Ismail Qemalit, në të cilën merrte pjesë edhe Preng Bibdod Pasha si nënkryeministër dhe Esat Pashë Toptani si ministër i Brendshëm. Juridiksioni i kësaj qeverie shtrihej deri në Berat, Skrapar e Elbasan, pasi ushtria turke ndodhej në Fier e Lushnjë në pritje për t’u imbarkuar për në Turqi. Dukë de Monpanisie, nga familja e Burbonëve francezë dhe pasanik I madh, me nxitjen e Albert Gjikës dhe të ambicionit të vet, i shoqëruar nga Mark Kakarriqi dhe Pejtër Gox-hamani, me jahtin e vet niset nga Brindizi dhe duke e çarë bllokadën greke mbërrin në Vlorë, ku paraqitet kandidat për fron të Shqipërisë. Ismail Qemali në parim e pranon kandidaturën e tij, por për të marrë pëlqimin e Parizit e të Londrës, I shoqëruar nga Isa Boletini, me kos-tum kombëtar nga Luigj Gurakuqi dhe Pandeli Cali, bashkë me dukën zbret në Brindizi dhe shkon në Paris e në Londër, ku opinionin e gjeti nëfavor të Princ Vidit. Vetëm duke për-fituar prej rastit, me hapat që bëri pranë qeverive anglo-franceze, arriti të zhbllokojë bregdetin shqiptar nga flota greke. Esat Toptani vjen në Vlorë, por, pasi Vlorën nuk e gjeti një ambient tëpërshtatshëm për planet e tij të mëtejshme dhe për sigurimin e jetës së tij, pas dy ditë qëndrimi kthehet në Durrës, ku fillon përpjekjet e tij për formimin e qeverisë së re. Në Vlorë ka qenë përgatitur një atentat kundër jetës së Esatit, por Isa Boletini heq dorë pasi këshillohet me I. Qemalin, sepse ky i fundit e ndalon rreptësisht një tentativë të tillë. Ismail Qemali në parim ka qenë kundra vrasjeve politike. Filluan intrigat dhe komplotet e zakonshme kundra Qeverisë së Vlorës. Bektash Cakrani, i kompro-mituar për marrje të hollash nga Greqia për ta zgjeruar kufirin e saj në dëm të tokës shqiptare, kur nuk dihet me siguri, por dyshohet edhe për Qemal Bej Vrionin, për shkak se nuk iu pranua dëshira e tij për ta bërë Cakranin qendër nënprefek-ture, mbledh një fuqi dhe kërcënon Qeverinë e Vlorës me kryengritje. Por qeveria me të shpejtë për kun-dra tij dërgon një fuqi nën komandën e Salih Vranishtit dhe Hysni Toskës dhe pasi e shpartallon fuqinë e tij, i digjen shtëpitë dhe dyqanet. Bektashi ka qenë në mar-rëveshje edhe me Esatin.Nga ana tjetër, Dervish bej Biçaku, miku besnik i Esatit dhe kundër-shtari i betuar i kushëririt të tij Aqif pashë Elbasanit, që në atë kohë ka qenë prefekt i Elbasanit i Qeverisë së Vlorës, në tetor të 1913-tës, mblodhi një fuqi kundër qeverisë, duke bërë propagandë me kuran në dorë në popull për kryengritje. Edhe kundër tij dërgohet një fuqi nën komandën e Hysni Toskës, i cili bashkë me fuqitë e Aqif Pashës në Gododesh, e shpartalloi Dervishin aq keq sa detyrohet të lerë në fushën e betejës kalin, dylbitë dhe kuranin. Dervish Biçaku, nga ana tjetër me kuran në dorë, ka bërë propaganda nëpër fshatrat, duke thënë se Princ Vidi dhe Aqif Pasha do të na prishin fenë. Populli i Pindit ka qenë për bashkimin e Pindit me Shqipërinë. krerët e tij, që dimëronin bagëtinë në Konispol e Delvinë, zgjedhin një komision dhe e dërgojnë në Vlorë për t’i deklaruar Ismail Qemalit se pop-ulli i Pindit e ka vendosur ta lidhë fatin e vet me fatin e Shqipërisë dhe për realizimin e këtij qëllimi janë gati të luftojënë kundër Greqisë bashkë me shqiptarët. I. Qemali e pranon në parim, por Fejzi Alizoti merr vesh dhe e lajmëron Komision-in e Kontrollit, i cili revoltohet kun-dra I. Qemalit. Njëkohësisht xhonturqit dërgojnë në Shqipëri kapiten Beqir Grebenenë me 4-5 shokë, me qëllim që të bëjnë propagandë për një princ turk për mbret në Shqipëri, duke pasur për kandidat Izet Pashën nga Serfixhe-ja, ish-ministër i Luftës me origjinë shqiptare. Xhonturqit tentuan për një gjë të tillë me qëllim që Shqipëria të bëhej përsëri vasale e Turqisë dhe kështu të evitoninn pasojat fatale që do të pësonte Turqia nga pavarësia shqiptare. Në planin e Beqir Grebe-nesë,përveç mjeteve legale, që do të përdorshin për t’ia arrirë qëllimit, figuronte edhe një grusht shteti. Por lumtërisht qëllimi i B. Grebenesëdiktohet dhe me gjithë shokët e tij arrestohet në Vlorë, nga ana e komi-sionit të kontrollit, i cili formon një gjyq special nën kryesinë e general Deverit, kryetar i misionit ushtarak holandez për organizimin e xhan-darmërisë shqiptare me anëtarë: kapiten Kasëm Sejdinin, kapiten Xhavit Leskovikun dhe dy civilë të tjerë. Syrja e bej Vlora dhe i famshmi jurist dhe erudit Jorgji Çaku, kur nisen nga Stambolli për Vlorë, këshillohen nga xhonturqit që të bashkëpunonin me Ismail Qemalin për ta prurë Izet Pashën mbret në Shqipëri. Por këta të dy lajmërojnë ambasadorin e Austrisë në Stamboll për t’u informuar mbi politikën aus-tro- hungareze mbi çështjen e mbretit të Shqipërisë dhe, më vonë kur erdhën në Vlorë, dualën dësh-mitarë akuze kundër I. Qemalit, bashkëpunimi i të cilit me Beqir Grebenenë vërtetohet nga gjyqi spe-cial i Vlorës. Ismail Qemali ka qenë njëriu I Antantës, i anglo-francezëve dhe duke qenë i bindur se anglo-francezët mund të preferonin zgjed-hjen e një princi turk në vend të një princi gjerman, mund të jetë komp-likuar në këtë çështje për të fituar simpatinë e Antantës në favor të Shqipërisë. I. Qemali bënte një politikë asnjëanëse kundrejt Austrisë dhe Italisë, ndërsa Austro-Hungaria donte diçka më tepër se kaq. I tron-ditur nga një presion i tillë, ai me një oficer të besuar i dërgon një letër konfidenciale admiral Cecil Bornes (anglez) kryetar i Komisionit ndëraleat në Shkodër, duket për t’u këshilluar me Londrën, meqenësegjithë jetën ka gëzuar simpatinë e saj. Por personi në fjalë, për kuresht-je e hap letrën dhe me të kuptuar përmbajtjen e saj, preket tepër, pasi si gjithë nacionalistët e asaj kohe e adhuronte Austrinë, e cila qoftë edhe për interesin e saj, për krijimin e shtetit shqiptar shkonte derisa të lozte kartën e fundit, dhe kështu ia dorëzoi letrën autoritative austriake në Shkodër. Qysh atëherë Austria e humbi besimin ndaj I. Qemalit. Ky mosbesim u shtua edhe më tepër me nxitjen e Faik Konicës, të Dervish Himës dhe të tjerë austrofilëve dhe ajo vendosi të përkrahë Esat Top-tanin. Përveç Preng Pashës, Aqif Pashës, Abdi bej Toptanit, të dalluar si patri-otë, dhe krerëve kosovarë, e tërë paria e Shqipërisë, ashtu dhe intelektualët Faik Konica, Mithat Frashëri, Mehdi Frashëri, Dervish Hima, Abdyl Ypi, Nexhat Libahova e tjerë, u kthyen kundra Ismail Qemalit. Ky kundërshtim, përveç disa gabimeve të I. Qemalit, rrjedh edhe nga ambicjet dhe inatet per-sonale. Komisioni i kontrollit duke u bazuar në implikimin e Ismail Qemalit në marrëveshjen që bëri me popullin e Pindit për të tentuar modifikimin e kufirit të jugut, të caktuar nga Kon-ferenca e Ambasadorëve, ashtu edhe të implikuar në çështjen e Beqir Grebenesë për një princ turk, e këshillon Ismail Qemalin të jape dorëheqjen nga kryesia e qeverisë. Ai menjëherë dha dorëheqjen dhe u largua nga Shqipëria.

    Emri i Sejfi Vllamasit, ndeshet nga një mori dokumentash arkivore të gjysmës së parë të shekullit XX. Janë dokumente të burimeve vendase por edhe të huaja. I lindur më 1883 në Kolonjë, në vitet e para të shekullit XX radhitej në rrymën e patriotëve revolucionarë e demokratë. Situata e rrezikshme në të cilën ndodhej Shqipëria dhe mbarë kombi shqiptar pas shpalljes së pavarësisë, bëri që S.Vllamasi të jetë gjithnjë e më akvitë në rrafshin politik. Ai ishte ndër ata që punuan për ta çuar Lëvizjen tonë kombëtare në vendimet e Kongresit të Lushnjes. Në vitin 1947 ai u arrestua dhe u dënua me 10 vjet burg. Vdiq në vitin 1975. Punën serioze të S.Vllamasit për përgatitjen e kuj-timeve vetiake dhe të vlerësimeve historike, për një periudhë 45 vjeçare, e kanë çmuar jo vetëm historianët, studjues të perudhës së rilindjes dhe të pavarësisë së Shqipërisë. Atë e kanë vlerësuar edhe ata bashkëkohës të tij, njohës të ngjarjeve dhe të figurave politike të viteve 20-30. Libri është botuar nga Shtëpia Botuese “Neraida”, Tiranë. Botimi i dytë ka dalë në shitje në vitin 2000.

    (vijon)

    Shume i sakte Sejfi Vllamasi dhe per figuren e Bektash Cakranit ...

    ''Vallja e laberise '' Shaban Seferi

    ........

    Po dhe aty prape , shume nuk vonoi .
    Se Ismail Qemali prape ne Berat e dergoi .
    Qeverise kondra ,nje fuqi i kish ardhe ,
    Bektash Cakran kishte çete komandare .
    Bektashi ,fuqise i kishte premtuar ,
    me pake luftime ,kish per te fituar ,
    Mirepo Hysniu ,nje fuqi e mblodhi ,
    Fuqine e Bektashit me te shpejt e ngordhi .
    Bektashi i iku e dot nuk e zuri ,
    Pertej Shkumbinit ,e tutje e shpuri .
    Andaj u bashkua, me Esat Pashane ....
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  3. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  4. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. A ekziston skenari i ndarjes Shqiperise?
    Nga Traboini në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 23:38

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •