Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6

Tema: Ku Temth?

  1. #1
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    Ku Temth?

    -Ku Temth?

    -vetem
    dhe i bukosur
    si temth ne krize

    te ta preshkruaj, tani me qahet edhe nga larte
    dhe me qeshet nga poshte, bota kokeposhte
    monedhat me shkunden nga xhepat
    me gjithe faturat e autobuzave

    -Po cigaret?

    I kam mbi vesh, apo nen vesh?

    -i ke nen sqetull qe te te mbajne ngrohte
    qe te te djegin dhimbjen

    -I kam ne zorre qe te me djegin urthin!

    -Bien ato pastaj po te jesh me kokeposhte
    lepije pak dyshemene

    -Dyshemeja eshte tavani im,
    nuk me le maja e kokes

    -Ku DoDo?

    -Vetem
    dhe i felliqur
    si dodo sperma ne kerthize

    shiko, tha ajo si dha frymen e fundit te pas orgazmes,
    trupi duke iu dredhur mbi te tijin
    ai kishte dale nga mbrapa atij oxhakut te shpise se vjeter nepermjet flokeve se saj i perplasej atij ne surrat
    ai ishte xheloz
    haaaaaaaaaaaaaaaaaa
    dielli ishte xheloz
    e shikonte ate lakuriq mbi mua dhe ishte xheloz
    m'a digjte surratin
    pastaj e bera shok


  2. #2
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Hidhe dhe te rradhes shkarpe mbi barre
    te leshoje ofshamen e karthinjes
    Ta zgjatoj qafen, te arrije gervishtjen,
    shkrije!
    nuk me ndjen te gjalle as shpirti im.
    as hija ime nuk levrin mbi tabane te forta,
    as dridhja nuk i kalon gjashte rrathe jehone.

    (Sa fshiva padashje 17 vjellje)

    Pjesemarrje e plote ne veteberje,
    Ta marr une sot ēmimin e pare,
    te mos harrohem?
    Nga cila ane shenoj, iku dhe rripi i sandales,
    kapertheva kyēin. E ēale.

    Jarget e ndera
    kullojne viskozitet te plote.
    Nje grusht. Nje musht.
    Ēarshite struken nen hijet kullonjese
    te pjekjes se pemeve.
    Kundroj natyren e qete te fshatit
    te syrgjynosjes sime. Dhe zogjte.
    Dhe ydhat.

  3. #3
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    kthim

    Mblidhi turma, duart lidhur kallez.
    Shkrihi fort!
    Vrerin ne terbim.
    Klithma ime si renkim fajkoi.
    Fytyret faqe-mllef thelle u ējerr.
    Me lidhin kembet.
    Jete,
    nuk kam nen thember.
    Dhe zėmėrėn nė nofulla s'e pertyp.
    Kam shpirtin mbire ēengel ne toke te etur.
    Ne dhč - te bluar kurrizin tim.
    Te parin dhėmb e dhashe per goje te shndritur,
    te fundit ne kafshimin e mėnxyrės po e shkul.
    Mishrat e te mbrapshtes
    njė mė njė ia koj shpreses.
    Shperthej ngazllimin tim ne kulm te fytit
    per te fundit vend te endjes-
    Dheun tim,
    Buken tende,
    Ameshimin.

  4. #4
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    T duhet te kishte me verte ndonje hall se nuk e kisha pare ndonjehere aq te inatosur me mua. mos, tha, mos ik andej. por une duhet te iki, i thashe. ai me zuri rrugen me trupin e tij te larte dhe nxorri gjoksin perpara sikur donte te thoshte, he provoje. nen krahet e tij te ngritura larte me duket se e vura re perseri. u sula me vrap duke i kaluar ndene krah, por disa njerez qe nuk i njihja me ngadalsuan vrullin dhe T arriti te me dilte perseri perpara. ca dreqin kishte? pse donte patjeter te me ndalonte? pse nuk donta qe une te takoja...! te takoja ke? nejse, c'rendesi kishte se ke? pse nuk donte qe une te takoja kedo qofte doja te takoja?
    T-ne e kisha mik. kishim nje kohe aq te gjate qe njiheshim aq sa nuk me kujtohet as se si ishim takuar per here te pare. mbaj mend ama qe ne fillim kisha krijuar pershtypjen se ishte pak naiv. mbase ngaqe fytyren e kishte shume babaxhane dhe nuk te thoshte kurre jo. plus qe nga mentaliteti konservativ nga i cili vinim ne, pershtatja qe i kishte bere vetes T ne ambjentin e ri ne te cilim ndodheshim mund te shikohej si shfaqje kotesie, fodulleku, dhe kjo kotesi eshte shenje naiviteti. por, nuk duhet harruar edhe aftesia per t'u pershtatur. kjo kerkon pak mjeshteri. dhe ishte kjo aftesi per t'u pershtatur qe i jepte njefare avantazhi ndaj meje. epo une nuk isha naiv! keshtu qe edhe ai nuk kishte se si te ishte dhe aq naiv sa njerez te tjere qe vinin nga i njejti mentalitet mendonin. keshtu, me kalimin e kohes fillova te mendoja gjithnje e me shume qe ai jo vetem qe nuk ishte naiv, por ishte shume me i zgjuar se ata qe e konsideronin te tille, naiv. filloi te rritej brenda meje dhe me kalimin e kohes fitova shume respekt e e konsiderova mik te vertete.
    dhe ishte me kete fytyre miku qe me zinte rrugen. me fytyren e nje miku te inatosur qe nuk e degjon kur te flet per te miren tende. por edhe pse une e kam ne parim qe ate qe e konsideron mik nuk duhet t'a inatosesh, t'a besh te ndjehet jo i rehatshem kur eshte prane teje, ajo nga e cila ai po kerkonte te me mbante larg ishte shume e deshirueshme, keshtu qe iu shmanga perseri dhe u sula drejt saj. por perseri disa njerez qe nuk i njihja me ngadalsuan vrullin, me ndaluan duke me terhequr prej bluze dhe arriten te me hidhnin ne toke. me duket sikur e pashe, por nga qe isha duke rene dhe sa rashe dy veta m'u hodhen persiper qe te me mbanin se mos ikja, nuk isha shume i sigurt a ishte ajo cfare doja te arrija, apo jo. e ndjeja te ishte shume afer ama. kur njerezit u hapen qe te linin te afrohej T, ajo mund te kishte levizur, keshtu qe nuk e shikoja me.
    me beri pershtypje menyra se si njerezit i hapen rruge T-se, por u perpoqa t'a injoroja ashtu sic e kisha injoruar gjithmone menyren se si i bente ai njerezit per vete, se si fitonte respektin e tyre; ky lloj injorimi tregonte se sa patetike dhe e qarte ishte ne fakt zilia ime ndaj kesaj aftesie te tij. kur pasi u afrua dhe qendroi ne kembe siper trupit tim te shtrire, madheshtor si asnjehere, vura re qe inati qe kishte ne fillim i ishte shnderruar ne urrejtje ndaj meje qe nuk po e degjoja, qe nuk po i hapja rruge. gjithmone i kishte dale e vetja, edhe pa patur nevoje te thoshte asnjehere jo, edhe pse asnjehere nuk t'a prishte qefin. por kesaj rradhe e kishte kuptuar qe nuk do te ishte keshtu, e kishte kuptuar qe une isha i bindur se nuk kisha ndermend t'a degjoja dhe se do beja c'mos te dilte e imja. prandaj edhe fytyra me te cilen me doli perpara nuk ishte me ajo e nje miku, por e nje armiku. u ngrita ne kembe dhe per cudine time m'u duk i vogel. duke m'i ngulur syte fort, hapi perseri krahet per te me ndaluar me trup. jo, thashe me vendosmeri duke perplasur kemben ne toke dhe duke ia afruar surratin prane. do vete te mbaroj pune, thashe me ze bindes, pa ia ndare syte. ndoshta e kuptoi qe duhet te me hapte rruge sepse u step pak, dhe pasi nuk rezistoi kur kesaj rradhe e shtyva menjane ne vend qe t'i shmangesha si kisha bere me pare, e degjova te thoshte nga pas meje me nje ton qe tregonte mosaprovim, do therras policine. ndoshta nuk m'a kishte edhe aq me te keq sa kisha menduar une.
    me ne fund e pashe. dhe mu duk sikur u mbusha me kenaqesi, me fitore. ia ku ishte. e bukur si asnjehere. le femme. M.
    M-ne e kisha takuar per here te pare para nje viti. ne fillim nuk me kishte terhequr asnjehere seksualisht si femer edhe pse ishte shume e bukur, keshtu qe u beme miq. miq te mire. plus qe une kisha nje femer, dhe po ashtu ajo kishte nje mashkull. por me kalimin e kohes, flirtimet kishim filluar t'i merrnim jo dhe me me aq shaka. deri sa akulli u thye kur nje dite ishim te dy tape, (une isha duke u ftofur me femren time) dhe u qime. vazhduam keshtu per nje fare kohe; diten, ne sy te botes ishim miq, vetem miq, naten e kalonim bashke. vetem puna na ndante per ato pak ore. pastaj me zorr prisnim sa te hidheshim ne krahe te njeri tjetrit per t'i harruar te gjitha hallet. ashtu prisja te me hidhej tani qe i kisha shmangur te gjitha pengesat.
    ishte mbi ure me kurriz nga une dhe ishte duke pare ate pamjen e mrekullueshme me shatervan. i thirra. ktheu koken nga une e trembur dhe beri nje hap mbrapa duke u mbajtur fort ne parvazin ures. po kjo c'ka, mendova, por T me doli perseri perpara duke me ndaluar t'i afrohesha me shume. tani e kishte tepruar.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  5. #5
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    e shtyva perseri, kesaj rradhe me neveri, por me kapi prej supesh dhe me terhoqi prane vetes. m'i bllokoi krahet duke me perqafuar dhe nderkohe qe me afroi gojen tek veshi per te me thene se policia kishte ardhur, vura re se M po perpiqej te largohej prej meje. krahun tjeter te ures nuk mund t'a shikoja, por me siguri duhet te ishte i mbyllur, sepse dukej sikur rruga me e mire per t'u larguar nga une kalonte nga une. nga njera ane e ures isha une, i burgosur midis parvazit dhe kraheve te T qe vazhdonte te mos me leshonte, nga ana tjeter, pa u shkeputur nga parvazi, si te ishte duke pasur nevoje per mbeshtetje, M largohej pa i ndare syte nga ne. sa here perpiqesha te shkeputesha nga T, ajo largohej per nga krahu i mbyllur i ures duke u fshehur pas trupit te tij, edhe pse fizikisht larg prej tij. dukej si nje valle e pergatitur qe me pare. me dukej sikur te dy kishin bere nje marreveshje te fshehte; ai kishte pranuar t'a mbronte prej meje dhe ajo kishte pranuar mbrojtjen e tij. por pse duhet te ruhej prej meje? pse kishte frike nga une? pse nuk me linte t'i afrohesha? M ishte gjeja qe deshiroja me shume ne ato caste dhe nuk kisha as nje qellim te keq ndaj saj. mbase prandaj edhe kishte frike. nga cmenduria me te cilen e deshiroja. po T c'hynte ne kete mes? kush e kishte vene gjykates te deshirave te mija? pale tani me vinte edhe si mik. kishte thirrur policine dhe tani po perpiqej te me fshihte prej tyre. ai e dinte shume mire qe une kisha probleme me policine. pse i thirri njehere? ai ishte jude. bile edhe me keq se juda, sepse judes iu caktua detyra e tradhetise, dhe tradhetia e tij ngelet ne hije nga tradhetia e palit, i cili e mohoi jezusin tre here. ishte me keq, ishte jago. punonte kunder meje ne kurriz tim naten dhe perpiqej te me ruante diten nga kurthet qe kishte ngritur vete duke ia vene fajin te gjitheve pervec vetes. mos ishte duke u **** me M-ne ne kurriz tim? e qellova me grusht turinjve dhe u versula perseri drejt M-se.
    por ja ku ishin, me oturake te zinj te dekoruar me shenja mbreterore ne koke, me shkopinj ne duar, te larte si gjithmone kishin formuar nje gardh midis meje dhe saj. u perpoqa t'ia ulja zerin fajit qe ndjeja per te kaluaren, (kisha paguar per c'kisha bere dhe tani isha njeri i lire, i lire te takoja ke te doja, te deshiroja cfare te doja) dhe u perpoqa te rreshkisja nepermjet gardhit te perbere nga trupa policesh. me kishin rrethuar. kesaj rradhe nga njeri krah i gardhit isha une, i vetem, nga ana tjeter ishte M dhe T. u perplasa me trupat e tyre, policeve, por cdo perpjekje me dukej e kote. me godisnin me shkopinj dhe me shtynin mbrapa. njeri prej tyre kishte ne njeren dore nje bllok dhe ne tjetren nje stilolaps dhe po me pyeste per detajet, emrin, datlindjen, gjatesine, adresen, etj. jam i arrestuar, e pyeta sa me inat dhe me ironi? jo, u pergjigj me ate qetesine tipike te tyre, thjesht duam te sqarojme disa gjera. po pse te mos vemi atje ku jane edhe miqte e mij dhe i sqarojme atje, pyeta me kot. sepse miqte e tu nuk te duan. sepse ti e qellove me grusht mikun tend dhe e dashura nuk ka deshire te te shikoje apo te flasi me ty, vazhdoi te pergjigjej me qetesi. si shkruhet gladstone? hodhi nje pyetje ne lidhje me detajet qe po merrte. nuk eshte e dashura ime, sqarova une, eshte vetem shoqe, dhe ne te njejten kohe bera nje tjeter perpjekje pa fat per te kaluar policet. M ishte afruar tek T i cili vazhdonte te qendronte ne toke nga grushti qe kishte ngrene, dhe dukej sikur po perpiqej t'a ngushellonte per cfare i kisha bere. ishte e qarte qe ishin bere bashke kunder meje. duke i pare ashtu bashke, gati te perqafuar, dyshimi se po qiheshin me njeri tjetrin ne kurriz tim, u kthye ne bindje. per nje moment bile, m'u duk sikur T e kishte futur doren midis kofsheve te M-se dhe se ajo i kishte mbyllur syte, hapur buzet lehte dhe shtrire qafen perpara nga kenaqesia. nuk mund t'a shikoja kete skene. me kishte hypur gjaku ne maje te kokes. i mblodha forcat edhe nje here qe te kaperceja murin e policeve. nuk e kisha menduar se cfare do beja kur te arrija tek ata te dy, doja vetem qe te arrija atje. i futa duart ne mes dy prej tyresh dhe arrita ti hapja trupat sa per te futur gjysmen e trupit. tani me duhej vetem te rreshkisja dhe do isha i lire, por dy te tjere u shkeputen nga gardhi qe kishin formuar dhe me ulen ne toke prej koke. oh sa i pafuqishem qe ndjehesha.
    nuk e di se sa shkopa hengra kokes dhe trupit dhe nuk e di se per sa kohe zgjati, por ndjeva nje dore te me shtrengonte krahun dhe te me terhiqte nga poshte tyre. kur me ne fund u shkeputa nga policet, akoma duke u zvarritur me gjunje dhe me doren e lire, vura re se ai qe po me terhiqte ishte T. me ndihmoi te ngrihesha ne kembe duke me dale nga mbrapa ne menyre qe te me mbulonte me trup nga policet. disa njerez qe nuk i njihja se kush ishin formuan nje gardh midis nesh dhe policeve. mbaje koken ulur, tha T, qe te mos te te shikojne. nderkohe qe une ula koken ai ngriti krahun dhe me mbuloi me xhakete, si te ishte duke me futur ne gji. edhe pse duke u perpjekur te largohesha nga policet, me gjithe dridhjen e gjunjeve, rrahjen e shpejte te zemres dhe tmerrin qe po lija pas, arrita t'i nuhasja eren e parfumit. u perpoqa te kerkoja me sy per M-ne, por nuk dukej gjekundi. ku po shkojme, e pyeta? poshte ures, tha, te fshihemi.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  6. #6
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    me fal qe te qellova qepare, i thashe me ze te ulet kur u gjendem poshte ures. per nje moment mendova sikur ti dhe M jeni duke u **** bashke.
    prit nje sekonde, tha. merre shtruar. M eshte imja. gjithmone ka qene, gjithmone do jete. ti kete nuk ke kuptuar. ajo gjithmone ka qene thjesht nje mjet i imi qe ti te mund te arrije tek une, nje tjeter marifet. ajo ishte c'ka ti deshe dhe une bera te mundur qe ti te kishe, bile iu prezantova vete. ndersa sa per grushtin, shtoi duke e ndryshuar zerin ne kritikues por njekohesisht qe tregonte se me kishte falur, aq dije aq beje. mos u merzit! zere se s'ndodhi.
    nxorri nje shami nga xhepi, e lagu ne lume dhe filloi te me pastronte te gervishturen ne sup qe e kisha fituar nga perleshja me policet prej dheut qe kishte marre. fytyra e tij i pershtatej krejtesisht kujdesit qe po tregonte ndaj plageve te mija te cekta, kishte marre perseri ate pamjen babaxhane. ndoshta e kisha pasur me te vertete gabim. ndoshta me te vertete me donte te miren. ne fund te fundit une nuk kisha zgjedhur asnjehere miq te keqinj dhe ky nuk kishte se si te ishte i tille.
    pse e thirre policine, e pyeta?
    policine nuk e thirra une, u pergjigj. policine do e kete thirrur ndonje qe nuk ka dashur qe ti te vije tek une. fjalet e tij edhe pse tingellonin fare pa vend, ndjeva se ishin pikerisht e verteta. ndjeva se kisha te beja me dicka me te madhe se une, me te fuqishme se une. mendohu pak per situaten qe sapo kalove, vazhdoi. te duket normale? gjithe ata njerez qe u perpoqen te ndalonin te arrije M-ne, si i shpjegon? ti M-ne e kishe, por jo pergjithmone. e kishe derisa te arrije te kuptoje se cfare ishte ajo qe ne te vertete doje. dhe ajo qe deshiron, jam une. ate zgjedhje bere. qe kur re dakord qe ti te shkoje me te, ti jepeshe asaj, ti pranove te me jepeshe mua. M nuk eshte femra me perfekte ne bote, apo jo. perkundrazi. dhe ti e dije shume mire kete qe ne fillim.
    cfare kerkon prej meje?
    jo. pyetja eshte cfare kerkon ti prej meje, m'u kthye? cfare te duash dhe une do t'a jap. por M-ne harroje. dhe ti e di qe une mund t'a bej aq gje. a nuk me thirre mua te te shpetoja nga policet? a nuk me thirre mua te te shpetoja nga M-ja vete? a nuk me thirre mua te te shpetoja nga te panjohurit? dhe une te shpetova. te dhashe ate qe deshiroje. gjithmone te kam dhene ate qe ke dashur. nuk te kam thene kurre jo. cfare ke kerkuar prej meje, t'a kam dhene. me kerko veten dhe une do te t'a jap. por m'a kerko, ama. thuaj, cfare do? leri fallsitetet. cfare kerkon?
    dua pak uje, iu pergjigja. futi doren ne xhep dhe nxorri qe andej nje filxhan caji qe duket se e kishte blere ne dyqanin e west ham utd. ti je tifoz i totenham-it, i thashe duke vene buzen ne gaz. ma zgjati dhe duke treguar me koke nga uji, mbushe, tha. si e mora ne dore dhe u sigurova qe me te vertete kishte ngjyrat e west ham utd, duke u habitur se sa ironik ishte ky ndryshim skuadre, u perkula mbi uje dhe e mbusha. duke e afruar ne buze degjoja pikat e ujit te binin nga filxhani ne toke. e vura filxhanin ne buze dhe e ktheva, por ishte bosh. u perkula dhe nje here mbi uje, e mbusha perseri dhe e ngrita lart duke dyshuar se mund te ishte i shpuar. dhe ashtu ishte.
    po ky filxhan eshte pa *****, i thashe si me shaka. po tallesh ti?
    ky eshte vetem fillimi, u pergjigj duke me afruar doren ne te cilen kishte nje objekt te shndrritshem drejt qafes. nderkohe qe ndjeva nje pickim te lehte ne qafe, i kuptova te gjitha. me ne fund mund te shikoja barin, te degjoja zogjte, te shikoja turistet ashtu sic ishin dhe jo si polica. gjithcka ishte e qarte, por ishte teper vone. edhe pse pendimi per cfare kisha bere, behej gjithnje e me i madh, e kuptova qe isha teper vone, dhe se pas thikes qe vazhdonte te me priste ngadale muskujt, nervat kosken e palcen, do vinte nje vuajtje me e madhe, me e tmerrshme, me e pafund.


    fund
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •