KJ shkruan:
----
E Enjte, 17 Qershor 2004
"TRE PARAARDHESIT E MI ABUZUAN ME TROJET"
Interviste ekskluzive e kryebashkiakut te Durresit, Lefter Koka
Pas depozitimit ne prokurori te dosjes me shkelje te renda dhe abuzime ne lidhje me pronat ne bregdet dhe tjetersimin e tyre, kryetari i Bashkise se Durresit, Lefter Koka, ka deklaruar per "Koha Jone" se tre paraardhesit e tij jane te perfshire ne masakren urbane qe eshte bere ne bregdetin e Durresit.
-Nje dite me pare keni depozituar nje dosje me shkelje er abuzime ne dhenien e lejeve te ndertimit dhe ndertime aspak konform ligjit nga pushtetare te larte lokale e qendrore, deputete e politikane. A ka prova konkrete per ngritjen e ketyre akuzave dhe ku bazohen ato?
-Jam bazuar me shume ne rezultatet e kontrollit te bere nga Kontrolli i Larte i Shtetit, zyra e kontroll-revizionit ne bashki dhe kontrolli i prefektures. Ky i fundit ka evidentuar disa shkelje ne Departamentin e Urbanistikes ku jane marre masat perkatese e jane larguar nga puna punonjes te tij ne baze te statusit te nenpunesit civil. Ne kete departament edhe KLSH ka evidentuar prona dhe shteterore dhe private te cilat jane pervetesuar dhe ne to jane bere ndertime. Ne menyre flagrante ka abuzime dhe shkelje qe nga marrja e lejes se sheshit e ne vazhdim. Nje pronar X ka bere te gjitha procedurat "e rregullta" ne nje toke te tjeterkujt. Kjo ishte pjesa qe une bera per ta derguar ne prokurori, ndersa pjesa tjeter qe eshte dhe me alarmante eshte se kjo masaker ka filluar qe ne vitin 1992. Ligji per ndarjen e pronave dhe tokave, me aq sa jam ne dijeni une, ka dale rreth viteve '94-'95 dhe ketu ka politikane blu dhe roze te cilet i kane marre keto toka, i kane pervetesuar ato qe pa dale ende ligjet. Mirepo kjo gangrene po vazhdon dhe tani. Po shkaterrohet dhe nje nga zonat qe konsiderohet me perspektive ne turizem, sic eshte zona e Kallmit. Te besh sot nje projekt ne kete zone per te zhvilluar turizmin eshte e veshtire, sepse atje ka mbivendosje. Mund te gjesh tre pronare trualli dhe fatkeqesisht gjen emra qe kane influenca politike.
- Cili ka qene roli i paraardhesve tuaj ne kete masaker qe i eshte bere plazhit duke e kthyer ne nje zone te mirefillte urbane e duke i hequr karakterin turistik?
- Nga pozicioni i kryetarit te bashkise mendoj se te kesh nje staf qe do te kerkoje te manipuloje dokumenta shpesh mund te ndodhe qe te behesh pre e dashakeqesise se administrates, po une nuk dua te shfajesoj askend pasi mendoj se ata jane pjese e kesaj masakre. Disa ligje prej kohesh te mirecaktuara nga organe te larta, si KRRTRSH-ja, qe per ndertimet ne zonen e plazhit shfrytezimi eshte deri ne masen 40% te siperfaqes dhe qe ndertimet nuk duhet te kalojne nje numer te caktuar katesh etj. jane shkelur ne menyre flagrante dhe lejet jane dhene nga KRRT-ja. Pra, misionet e kryetareve kane qene te ndryshme. Le t'i referohemi kryetarit te pare te bashkise, pas vitit '90. Ai pati nje mision: grabitjen e ndermarrjeve te shtetit. Pas ketij misioni vazhdoi te zhvillohet sektori i ndertimit dhe vemendja u perqendrua aty dhe pati nje tjeter masaker. Dhe gjendemi sot perballe nje fakti qe ne Durres sot eshte e veshtire te gjesh 1 000 metra truall toke per te ndertuar nje shkolle.
- Kush jane emrat e perfshire drejtpersedrejti ne keto abuzime? Ju publikisht keni deklaruar se jane politikane, ministra dhe deputete, po nuk keni permendur emra.
- Kontrolli i Larte i Shtetit i ka te evidentuara shkeljet me data te caktuara. Ato data perkojne me emra dhe mandate e misione te caktuara qofte te kryetareve te bashkive, qofte te ministrave perkates, qofte dhe te gjyqtareve qe ne menyre te padrejte, me vendime absurde u kane rrembyer pronat pronareve te ligjshem.
- Gjate bisedes thate se paraardhesit tuaj jane pjese e kesaj masakre. Ka akuza konkrete?
- Denoncimi m ne prokurori ka te beje pikerisht me ta. Tre kane qene paraardhesit e mi ne Durres dhe te tre jane te perfshire. Prokuroria do te beje hetimet perkatese per te nxjerre pergjegjesite e tyre direkte.
- Abuzimet i kane bere me shume emrat blu apo roze?
- Nuk dua te ndaloj te ky raport, pasi ky eshte rasti me unikal i bashkepunimit Roze-Blu. Kane nje raport ideal. Sikur ky bashkepunim te kishte qene dhe ne fusha te tjera dhe Shqiperia nuk do te ishte keshtu.
-I keni bere thirrje lidereve te pozites dhe opozites, Nano dhe Berisha, qe t'ju mbeshtesin per te shpetuar sado pak Durresin nga dhunimi qe i eshte bere. A keni marre ndonje reagim prej tyre?
- Eshte shpejt. Nuk kam patur ndonje kontakt konkret, po dua te besoj se, pavaresisht nga preferencat e mia politike, keta dy njerez kerkojne te bejne me menyrat e tyre, me te miren per vendin. Kerkesa qe u bera eshte konkrete. Nuk eshte mire te diskutohet se kush e fail Benzin apo cfare pasurie ka nje politikan tjeter. Ne kemi ujkun dhe vazhdojme te ndjekim gjurmet. Nese do e kene vullnetin e mire te dy palet kane shancin te japin sinjale se ky vend mund te behet duke shmangur akuzat absurde.
- Do te doja te insistoja ne emrat e politikaneve dhe deputeteve qe kane abuzuar e perfituar troje e prona ne bregdet e Durres?
- E thashe dhe me lart emrat jane lehte te verifikueshem nga organi i prokurorise ne rast se do te kete vullnetin e mire te hetoje mbi kete ceshtje. Mund te permend vetem nje rast, shume te njohur. Eshte perfituar nje prone e Hekurudhes dhe i eshte ndryshuar destinacioni. Emri i deputetit pas ketij veprimi perfitues eshte lehte i verifikueshem. Aty ngrihet nje pallat dhe po t'i bini dyerve te tij e mesoni emrin e njeriut qe e ka, po ndoshta ju del dhe vete kur t'i trokisni ne dere.
Intervistoi: Vali QYRFYCI
.........
RD shkruan:
-------
Kryetari i Bashkisė dhe opozita
Armin TIRANA
Duket se ka diēka paradoksale deklarimi i dy ditėve mė parė i kryebashkiakut socialist tė Durrėsit. Paradoksale jo dhe aq shumė pėr faktin qė deklaron, por pėr ato qė deklaron. Duke qenė njė nga kryebashkiakėt mė tė pėrfolur dhe mė tė akuzuar nga opozita qysh nga zgjedhja e tij vitin e kaluar, ai ka bėrė njė propozim mjaft mahnitės. U bėnte thirrje dy krerėve kundėrshtarė, Fatos Nanos dhe Sali Berishės, qė ta mbėshtesnin nė luftėn kundėr korrupsionit. Por e gjithė kjo ka ndodhur vetėm pak ditė, pasi PS-ja ka kaluar njė nga konferencat e saj mė tė "hidhura", atė tė Tiranės, kur pothuajse u shpall ndarja mė dysh e partisė, e vetmja deri nė atė moment qė nuk kishte pėsuar ēarje, ikje, "reformatorė" apo "tė rinovuar". Politikisht jemi pėrpara njė anomalie, fjala mė e butė qė mund tė thuhet, tė plotė. Nėqoftėse kryebashkiaku i Durrėsit, krejt ndryshe nga ai i Tiranės, ka tė dhėna korrupsioni tė kryer nga ana e ministrave apo e parlamentarėve socialistė, ai i ka tė gjitha rrugėt dhe mjetet ligjore nė dispozicion. Po pėrse atėherė njė thirrje e tillė? Vetėm pak ditė mė parė, kryetari socialist, me njė ligjėratė tė denjė pėr moshėn e babait tė tij, ka shpalosur sėrish idenė se partia dhe Shqipėria e tij "ndodhet nė njė rrethim", dhe se ėshtė e "mbushur plot me agjentė" (jo tė imperializmit apo socialimperializmit, tė kuptohemi, por tė kreut tė opozitės). Fjalimi i tij ishte shenjė se diēka nuk shkon tek ai, pavarėsisht retorikės, inaugurimeve, xhineve me akull. Ai ėshtė pėrpjekur qė tė largojė vėmendjen e elektoratit socialist dhe tė popullit shqiptar nga ajo ēka i varet si "shpatė Demokleu" mbi kokė: Korrupsioni. Njė defekt njerėzor? Jo dhe aq. Nėqoftėse je i pashpresė dhe i rėnė shpirtėrisht, do tė thuash qė "po", nė tė kundėrt... Pak retrospektivė do tė ndihmonte. Kryetari aktual i Partisė Socialiste, Fatos Thanas Nano, ėshtė vėnė nė krye tė saj nė momentin e ndėrrimit tė emrit nga Parti e Punės nė Parti Socialiste. I rrėzuar nga posti i kryeministrit prej demonstratave tė popullit shqiptar, ai ka pėrfunduar nė burg pėr shkak tė aferave korruptive me firmėn "Levante&Co", tė cilin nė shumicėn mė tė madhe e ka kryer nė Bėnēė tė Tepelenės. Nė ato kohėra, nė Shqipėri drejtonte "regjimi diktatorial" i Berishės dhe i Partisė Demokratike. I akuzuar nga tė gjitha anėt e majta si i tillė, "regjimi diktatorial" tė paktėn vetėm nė njė pikė nuk ėshtė vlerėsuar si i tillė nga kritikuesit: Korrupsioni. Pas kryengritjes sė vitit 1997, kryetari socialist, tashmė me njė stazh burgu pothuajse 4-vjeēar, nuk ishte mė ai i pari. Duket se mėnyra e re e jetesės kishte ndikuar jo pak nė karakterin e tij. Ndoshta e kishte mbushur me mllef dhe e kishte bėrė qė tė betohej: "Ah, sikur tė mė vinte ajo ditė!". Besoj qė po. Objektivi parėsor i tij nė atė periudhė ishte "ēmontimi i regjimit tė Berishės". Shikoni me kujdes! Qysh nga periudha e ardhjes sė socialistėve nė pushtet, ka ndodhur njė transformim rrėnjėsor nė mėnyrėn e bėrjes dhe konceptimit tė politikės, tė cilėn po mundohemi ta pėrmbledhim nė njė shprehje: Rendje e shfrenuar dhe e papėrmbajtshme drejt pasurimit pėrmes korrupsionit. Nga tė gjithė, pa dallim feje, krahine dhe ideje. Ėshtė kjo deviza e pushtetit rozė qysh nga viti 1997. Ėshtė kjo deviza qė ndan dy llojet e pushteteve; "regjimin autoritar" tė Berishės dhe "regjimin demokratik" tė Nanos. Gjithėsesi, kjo devizė bėn mjaft tė vėshtirė dhe diēka tjetėr: Nė bazė tė kujt modeli do tė qeverisin ata qė do tė vijnė nė pushtet pas socialistėve? Ėshtė kjo nyja gordiane qė duhet tė shprishin tė gjithė ata qė janė kundėr qeverisjes socialiste, kundėr programeve tė saj, kundėr korrupsionit tė saj. Ėshtė kjo fatura qė u lėnė socialistėt kujtdo qė do tė vijė pas tyre. E mendojnė ata qė kanė pėrgjegjėsi jo vetėm pėr veten e tyre, por edhe pėr ata qė vijnė mė pas? Apo "pas meje, katastrofa"? Ėshtė ky basti i madh qė ka pėrpara vetes opozita shqiptare, pėr tė fituar konsensusin e elektoratit shqiptar, qė duket se e ka kuptuar nė mėnyrė inkoshiente se vetėm kėshtu mund ta ndryshojė votėn e tij. Kryetari socialist mė kot mundohet qė t'i fshihet pėrgjegjėsisė pėr korrupsion. Kryebashkiakut Lefter, pavarėsisht qėllimeve qė ia kupton edhe bufi, mund t'i bashkohej dhe ndonjė kandidat mė i vjetėr nė detyrė, por mesa duket, kėtu nė kryeqytet nuk paska korrupsion tė markės metiste si nė Durrės. Duhet tė ketė tė ndonjė tjetri. Ky ėshtė skenari qė hapet pėr opozitėn pas thirrjeve tė fundit tė njė kryebashkiaku socialist. Asaj i duhet tė luftojė nė zgjedhjet e ardhshme nė radhė tė parė kundėr vetes sė saj, pėr shkak tė modelit negativ qeverisės qė ka pėrpara syve dhe kundėr kryetarit socialist, pėr tė mirėn e tij, qė tė mos bėjė rikthim nė ndonjė vend ku ka qenė mė parė.
--------
Krijoni Kontakt