Ja chote gazeta..panorama
--
Intervista/ Skerdi Bejzade, futbollist i “Partizanit”, tregon gjithė historinė e “pėrdhunimit”
“Ku u fsheha pėr dhjetė ditė”
Bejzade: Gjatė kohės qė isha “Wanted”, bėra plazh
Vladimir Karaj
Skerdi Bejzade tashmė ėshtė i qetė dhe tregohet i gatshėm tė flasė dhe tė japė shpjegime pėr akuzėn qė u ngrit ndaj tij, nė tė njėjtėn ditė pasi ėshtė ballafaquar me akuzuesen nė gjykatė.
Ėshtė kthyer nė klubin “Partizani”, me tė cilin ka ndėrmend tė vazhdojė edhe nė kėtė sezon, edhe pse ai ėshtė nė njė periudhė tė vėshtirė. Ku qėndroi gjatė kohės qė ishte shpallur nė kėrkim? Si e mėsoi akuzėn dhe shoqėrimi qė i bėri policia tė mėrkurėn. Tė gjitha kėto, Bejzade i tregon nė njė intervistė pėr “Panoramėn”.
E njihni vajzėn qė ju ka denoncuar si pėrdhunues?
Shiko, nuk kam tė bėj fare me kėtė punė dhe as atė nuk e njoh dhe nuk e kam parė. Unė dhe Ndreka nuk jemi nga ata djem, nuk jemi pėrdhunues, kemi familje. Unė jam i martuar dhe kam dy kalamaj; Ndreka ėshtė i fejuar.
Po pėrse mendoni se ajo ju ka denoncuar atė ditė?
Arsyet i di vetėm ajo. Pėr tė mund tė ketė 1 mijė arsye pėr ta bėrė denoncimin, por unė nuk i di. Sot (tė enjten) jemi paraqitur nė gjykatė dhe ajo mohoi qė ta kishim pėrdhunuar. Tregoi tė vėrtetėn dhe pėr mua tani i takon drejtėsisė tė vendosė.
Si e mėsuat qė ishit person i shpallur nė kėrkim?
Tė dielėn qė kaloi, herėt nė mėngjes, unė dhe gruaja, bashkė me dy fėmijėt, u nisėm pėr nė plazh. Isha nė Durrės kur mė mori nė telefon mamaja nga shtėpia dhe mė tha se kishin ardhur njė grup policėsh tė armatosur qė kėrkonin tė shpėrthenin derėn e apartamentit tim, se do tė bėnin njė kontroll dhe se ndaj meje ishte ngritur njė akuzė. Gruaja ime u kthye nė shtėpi dhe hapi derėn qė policia tė kontrollonte; asaj i kishin treguar se unė isha shpallur nė kėrkim pėr pėrdhunim dhe se mė kishte denoncuar njė vajzė.
Ēfarė menduat, kur e morėt vesh kėtė?
Pasi dėgjova akuzat, u habita, madje u habita edhe mė shumė kur lexova tė nesėrmen gazetat. Vendosa qė tė vazhdoja tė pushoja deri sa tė sqarohej e gjithė ngjarja dhe tė mėsohej e vėrteta.
Si vepruat pas kėsaj?
Pas gjithė kėtyre gjėrave, mendova se kishte diēka qė nuk shkonte; dėgjova dhe fjalė tė tjera dhe mendova se mė kishin bėrė kurth.
Pėrse nuk u kthyet pėr ta sqaruar ēėshtjen vetė?
Duke menduar se ishte njė kurth, unė vendosa qė tė mos kthehesha, pasi thashė se me t“u kthyer, do tė mė futnin nė qeli dhe do tė mbetesha brenda nė burg pėr njė kohė tė gjatė, kėshtu qė qėndrova nė plazh. Atje kam qenė gjatė gjithė kohės qė isha i shpallur “Wantet” (qesh).
Si vendosėt qė tė shkonit nė prokurori?
Isha nė plazh nė Durrės, kur mė erdhi njė njoftim, qė mė kėrkonin nė prokurori rreth kėsaj ēėshtjeje. Atėherė u ktheva dhe dje (tė mėrkurėn), rreth orės 16.00 isha nė prokurori ku sqarova qėndrimin tim. Ndreka kishte qenė paradite dhe kishte bėrė tė njėjtėn gjė.
Mė pas, si ndodhi qė u arrestuat?
Pasi dola nga prokuroria, jashtė ishte njė furgon policie dhe gruaja mė tregoi se njė nga ata ishte edhe inspektori qė kishte pyetur disa herė pėr mua nė shtėpi. Unė e pėrshėndeta me dorė dhe ai ma ktheu pėrshėndetjen. Kisha mbėrritur te “Zogu i Zi”, kur pashė makinėn e policisė qė vinte me shpejtėsi pas meje dhe me sirena ndezur mė bllokuan rrugėn dhe mė kėrkuan qė tė ndaloja. Mė shoqėruan pėr nė komisariat, edhe pse nuk kishin urdhėrarresti e mė mbajtėn pa asnjė arsye pėr tetė orė. Pėr mua, gjithė ajo ishte thjesht njė spektakėl.
Tashmė besoj qė i jeni kthyer futbollit. Do tė vazhdoni qė tė qėndroni te “Partizani”?
Po, unė do tė qėndroj te “Partizani” e shpresoj qė tani qė edhe problemet e presidentit Xhani po zgjidhen, edhe pėr klubin do tė rregullohen punėt.
Ndreka: Unė nuk e njoh akuzuesen
Henri Ndreka ka qenė dje nė Gjykatėn e Faktit, ku ka ridėgjuar dėshminė e vajzės, qė e kishte akuzuar pėr pėrdhunim, por kėtė herė i ka rėnė tė dėgjojė diēka krejt tjetėr dhe krejtėsisht nė favorin e tij. Mė pas ka dėgjuar edhe vendimin e gjykatės qė e linte tė lirė. Pas 10 ditėsh, kohė kur ka qenė i shpallur nė kėrkim, ai ėshtė kthyer me tė marrė fletėlajmėrimin e prokurorisė, qė e thėrriste pėr tė dėshmuar. Ndėrkohė, nė njė intervistė tė dhėnė mė parė pėr gazetėn “Panorama”, ai thotė se nuk e ka njohur fare vajzėn qė e ka denoncuar dhe as qė ka lidhje me tė. Pėr tė, e gjithė historia ėshtė e trilluar dhe se ai nuk ka pėrdhunuar askėnd. Ndėrkohė qė kolegu i tij i skuadrės, dhe gjithashtu i akuzuar pėr tė njėjtin krim, thotė se ėshtė ndjerė keq qė gjithēka ishte bėrė aq e madhe. “Kam ngelur i zhgėnjyer, sidomos nga gazetat sportive, pasi ata qė kanė shkruar ashtu kundėr nesh, na njohin dhe e dinė shumė mirė qė nuk jemi tė tillė. Por, mė shumė mė ka ardhur keq qė kanė mashtruar, duke thėnė se na kishin marrė intervistė. Por kėtė s“e ka bėrė asnjėra prej tyre”.
Denoncimi
“Hoqa denoncimin, se m’u lutėn”
“Kam hequr dorė nga denoncimi se mė erdhi keq pėr ata tė dy, por, nėse rrezikohem tė bėj burg pėr kėtė, atėherė nuk kam ndėrmend tė sakrifikoj veten”. Kėshtu tė thotė krejt e qetė, E. K., qė 10 ditė mė parė akuzoi dy futbollistė tė “Partizanit”, se e kishin pėrdhunuar. Sipas saj, pėrdhunimi ka ndodhur, por ajo e tėrhoqi denoncimin se Bejzade dhe Ndreka iu lutėn pėr kėtė. Ajo vetė ka treguar se ishte e dashura e njėrit prej futbollistėve dhe se ka hequr dorė, ngaqė i ka ardhur keq pėr ta.
Kronologjia
6 qershor 2004
E.K., studente, denoncon nė Komisariatin Numėr 3 se Henri Ndreka dhe Skerdi Bejzade, tė dy futbollistė tė “Partizanit”, e kanė pėrdhunuar, pasi kishin qėndruar njė natė me tė nė pab.
7 qershor 2004
Policia shpall nė kėrkim dy futbollistėt, tė cilėt mungojnė nė stėrvitjen e radhės sė klubit “Partizani”. Ndėrsa mėsohet se E.K. ka kėrkuar ta tėrheqė kallėzimin e bėrė njė ditė mė parė.
14 qershor 2004
Prokuroria deklaron se do tė merret nėn hetim vajza qė kishte bėrė denoncimin ndaj dy futbollistėve dhe se pėr tė ishte ngritur akuza e “kallėzimit tė rremė”.
16 qershor 2004
Ndreka dhe mė pas Bejzade, paraqitet nė Prokurorinė e Tiranės ku japin shpjegimet rreth asaj qė kishte ndodhur. Bejzade arrestohet nga policia, ndėrsa po dilte nga prokuroria.
17 qershor 2004
Gjykata bėn administrimin e provės dhe dėgjon dėshminė e vajzės qė kishte ngritur akuzėn. Policia, pas tetė orėve, e lė tė lirė Skerdi Bejzaden.
--------
dy llafe nga une..
gazeta panorama prezanton dy te "pafajshem" por qe ben muuuu se te dy jane mashtrues..
cfar interesi kane keta gazetare ti cfajesojne kriminelet??
.. dhe e di se po e kerkon policia per nje gje qe nuk e ka bere (sic pretendon ky mashtrues) e prap rri ferrave ky triblusi i kombetares..
Pra10 dite i ka perdorur per te gjetur "te fortet" qe ta kercenojne vajzen.. e te terhiqet tarallakja nga padia se helbete nuk duhet cenuar futbollisti i partizanit..
Turp..
ja dhe mashtruesi tjeter..
---------
burgu i Krujės
intervista
Mė i vjetri i burgjeve, Hasan Seitaj, tregon jetėn nė burg
Kėrkesa e 75-vjeēarit: Mė sillni nė qeli kostumin e vdekjes
Nga tė dėrguarit tanė Laureta Rryēi & Dorina Topollaj
Emri: Hasan Seitaj
Mosha: 75 vjeē
Dėnimi: 20 vjet burg
Vepra penale: Vrasje tė tre personave tė familjes
Ėshtė 75-vjeē dhe mezi mbahet nė kėmbė pėr shkak tė sėmundjes sė tij. Tashmė flokėt i janė thinjur plotėsisht dhe ecėn me vėshtirėsi.
Hasan Seitaj nga Karkanjozi i Beratit, i dėnuari mė i vjetėr nė Burgun e Krujės, qė prej disa ditėsh ėshtė pajisur me kostumin e vdekjes. Ai tregon nė njė intervistė pėr gazetėn “Panorama” se kur kishin ardhur disa punonjės tė njė fondacioni italian, emrin e tė cilit pėr momentin nuk i kujtohet, u kishte kėrkuar kostumin e vdekjes. Seitaj nuk para del nė kohėn e ajrosjes, pėr shkak se vuan nga astma. Atė e ka marrė malli pėr gjithė familjen qė i ka mbetur dhe nėpėrmjet gazetės, kėrkon t“i bėjė apel presidentit, Alfred Moisiu, qė t“i krijojė mundėsinė qė tė vdesė nė shtėpi. Mė pas, edhe pse i sėmurė, nuk pėrton tė tregojė se si e kalon ditėn nė burg dhe pėr kė e merr malli mė shumė.
Si ju quajnė dhe pėr ēfarė jeni dėnuar?
Quhem Hasan Seitaj dhe jam dėnuar me 20 vjet burg pėr vrasjen e djalit, nuses sė tij dhe vajzės. Edhe pse e pranova krimin, nuk e kam bėrė unė, sepse s“kisha se si tė vrisja njerėzit e familjes sime, por duke qenė se unė isha me moshė dhe gjerat mund tė shkonin mė keq, vendosa ta mbaj unė krimin.
Po kush i vrau, atėherė, tre pjesėtarėt e familjes tėnde?
Ata i vrau njė bandė e armatosur. Nusja e djalit ishte nga ajo zonė dhe ishte martuar njė herė, para se tė martohej me djalin tim. Madje, kishte edhe fėmijė. Unė i thoja djalit qė tė mos e merrte se do tė na sillte fatkeqėsira nė familje, por nuk mė dėgjoi. Ajo i ngatėrroi tė gjitha.
Sa vjet ju kanė mbetur pėr tė vuajtur?
Mė kanė mbetur dhe 16 vite, por unė e di qė nuk do tė mund t“i vuaj tė gjitha. Unė jam i vjetėr nė moshė dhe pėrveē kėsaj, jam edhe shumė i sėmurė me astėm. Shyqyr qė kemi njė kujdes tė veēantė dhe tė pėrditshėm nga mjekėt dhe shefat e kėtij burgu, se nuk e di, nėse do tė isha gjallė. Kėtu, nė Burgun e Krujės, nuk ėshtė se jam vetėm unė, por kėtu jemi shumė pleq, tė cilėt njėri mė shumė se tjetri kemi nevojė pėr kujdesin e drejtuesve tė kėtij institucioni. Madje, kėtu vijnė dhe italianė, tė cilėt na kanė sjellė shumė gjėra. Por bashkė me dy tė burgosur tė tjerė, qė kanė pėrafėrsisht moshėn time, u kemi kėrkuar kostumin e vdekjes. Ne e dimė qė i kemi ditėt e numėruara dhe se shumė shpejt po na vjen dita e vdekjes dhe, vetėm pėr atė kostum kishim nevojė. Madje, shoqata italiane i ka dėrguar njė letėr presidentit qė tė shikojė ndonjė mundėsi qė ne tė vdesim nė shtėpi. Nė mos gaboj, edhe administrata e burgut tonė, para njė jave i ka dėrguar dokumentet qė flasin pėr moshėn, sėmundjet qė vuajmė, sjelljen etj.
A mund tė na e pėrshkruani njė ditė nė qeli?
Njė ditė nė burg nuk ndryshon shumė nga tjetra. Unė, meqė jam shumė i sėmurė, pėrgjithėsisht qėndroj nė qeli brenda. Rri shtrirė mbi krevat gjatė gjithė ditės. Ndonjėherė, edhe luaj me domino me tė burgosurit e tjerė qė kam nė qeli, por nė tė shumtėn e kohės, rri dhe pres se kur do tė vijė vdekja tė mė marrė.
Pėr kė tė merr malli mė shumė?
Malli me merr pėr pjesėn e familjes qė mė ka mbetur gjallė dhe pėr tė afėrmit e tjerė. Kur je nė burg, vetėm mall mund tė kesh pėr tė gjithė njerėzit, qė kur ishe i lirė, ishin pjesė e familjes. Mė shumė malli mė merr pėr nipėrit dhe mbesat, tė cilėt nuk mė njohin dhe nuk e kanė gjyshin afėr.
Flet Kadri Selimi nga Lushnja, i dėnuar pėr vrasje
“Me shokėt e mi nuk flasim pėr politikėn”
Emri: Kadri Selimi
Mosha: 74 vjeē
Dėnimi: 18 vjet burg
Vepra penale: Vrasje tė dy personave tė familjes
Gjithė fuqinė e ka mbėshtetur nė bastunin prej druri. 74-vjeēari me zor qėndron nė kėmbė dhe sa herė qė lėviz, lėshon njė rėnkim. Kadri Selimi, nga Lushnja, ėshtė dėnuar me 18 vjet pasi ka vrarė dhėndėrin, nė bashkėpunim me vajzėn e tij, e cila gjithashtu ndodhet nė burg. “Dhėndėri im pinte dhe vidhte, por unė nuk kam gisht nė kėtė vrasje”, thotė i moshuari qė ka shumė probleme me dėgjimin dhe shikimin. “Tani pres vetėm vdekjen, se dhe kostumin e kam gati”, thotė ai.
Sa vjet burg ke kryer?
Unė kam kryer rreth gjashtė vjet burg.
Tė vijnė pėr vizitė tė shtėpisė?
Djali mundohet tė vijė, por ėshtė larg. Pastaj ne jemi dy vetė nė burg, dhe kė tė shohė mė parė. Mundėsitė janė tė pakta.
Si e kalon kohėn, kėtu nė burg?
Pjesėn mė tė madhe tė kohės e kaloj shtrirė, se nuk lėviz dot, jam i sėmurė. Jemi 18 pleq nė dhomė dhe bisedojmė me njėri-tjetrin.
A bėni biseda politike?
A mė duhet politika mua? Jo, moj bijė, ne bėjmė vetėm biseda pėr shėndetin. Njė ditė, shoku im i dhomės desh vdiq. E fėrkoi njė shok tjetėr, i sėmurė me diabet deri sa erdhi mjeku nė dhomė qė e shpėtoi. Qava shumė atė ditė; m“u dhimbs se e kam shok burgu.
Ke frikė nga vdekja?
Unė nuk kam frikė nga vdekja; ku ta gjeja qė tė vdisja. Ndaj i kėrkoj presidentit qė tė japė njė urdhėr qė tė mė zbrazin pushkėn nė gjoks, se nuk rezistoj dot nė njė gjendje tė tillė.
Pse nuk i kėrkon, mė mirė, qė tė tė lirojė?
Po, njėrėn nga tė dyja i kėrkoj: ose plumbin, ose lirinė, se unė i vdekur jam kėtu. Po pres sekondin tim edhe kostumin e kam bėrė gati.
Ku e ke gjetur?
Ia kam kėrkuar presidentes sė shoqatės dhe ma ka sjellė nga Italia. Unė dua tė vdes, por nuk mė lėnė doktorėt, qė mė rrinė gjithė ditėn mbi kokė.
Pėr kė tė ka marrė malli, mė shumė?
Pėr plakėn, mė ka marrė malli, se nuk e ka bėrė veten asnjėherė qė tė vė dorė mbi tė. Edhe kur flasim nė telefon, mė thotė se si u ndamė pėr sė gjalli. Edhe fėmijėt e djemve mė mungojnė shumė, si dhe nusja e djalit tė vogėl, se e kam rritur vetė.
------
..
Pra e vrasin bandat nusen sipas plakut e plaku e merrka persiper krimin..
hajde plak mashtrues hajde..
Nje i pafajshem kur merr vesh qe kerkohet nga policia per nje krim qe nuk e ka bere vrapon ne polici e prokurori qe sa me shpejt ti sqaroje autoritetet sepse e kunderta nese fshihet shton dyshimet se eshte i fajshem..
Por ky kelyshi i Mafies se Futbollit ben plazh i qete..
Maskara..ky e maskarenj tere nomenklatura e Klubeve futbollistike Shqiptare.. Njeri me m-ut se tjetri.. me ne krye Xhanet e Dukat e Sport_mafies..
Dhe gazeta u jep lluster ktyre banditeve si ky futbollisti e ky plaku xhahil..
Shtet i dhj-ere..
Krijoni Kontakt