Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061

    Abuzimet e femrave me "Perdhinimin" - lojë me jetën e mashkullit

    Dihet qarte qe perdhunimi eshte akt i pamoralshem per te cilin meritohet plotesisht denimi afatgjate. Por gjithmone e me te shpeshta po behen rastet kur femrat abuzojne me kete akuze, duke u perpjekur te shkaterrojne jeten e nje mashkulli per inate personale. Rasti i meposhtem eshte mare nga gazeta Korrieri e dites se sotme:

    TIRANE - Studentja fierake, e cila denoncoi disa dite me pare per perdhunim, dy futbollistet e "Partizanit", Skerdi Bejzade dhe Henri Ndreka, eshte vene dje zyrtarisht nen hetim nga Prokuroria e Tiranes, per denoncim te rreme. Burime zyrtare nga organi i akuzes, thane dje per "Korrieri"-n, se pas ndryshimit te deklarimeve te 21-vjecares nga Fieri, prokuroria ka filluar ndaj saj procedimin penal per denoncim te rreme. Javen e kaluar, pas disa tratativash per terheqjen e denoncimit dhe kerkeses bere prokurorise per pushimin e ceshtjes ndaj dy futbollisteve, studentja, ndryshoi theniet e saj. Ajo deklaroi para hetuesve se nuk ishte perdhunuar nga dy futbollistet, po i kishte denoncuar me qellim hakmarrjen ndaj Ndrekes, me te cilin me pare kishte pasur lidhje dashurore. Sipas saj, me Bejzaden nuk kishte patur marredhenie seksuale mengjesin e te dieles, ndersa me Ndreken po, por pa ushtrim dhune. Ndreka i kishte thene ne mengjes se kishte nje te dashur tjeter dhe per t'u hakmarre, ajo i denoncoi te dy se e perdhunuan.


    Raste te tilla jane te shumta, per to nuk behet aq ze, sa do te behej nese femra do ishte perdhunuar. Shume rralle degjohet per abuzimin e femrave me "perdhunimin",( vetem ne rastet kur te akuzuarit jane persona ne ze, si keta futbolliste apo Bryant ne Amerike), megjithse presupozohet se shumica e akuzave te jene ngritur per shfryre vrerin e tyre. Personalisht mendoj se nje femer qe perpiqet te shkateroje jeten e nje mashkulli ne kete menyre, duhet te vuaje te njejtin denim sa ai mashkull nese do ta kishte perdhunuar.
    Cili eshte mendimi juaj, mbi kete ceshtje?
    Ndryshuar për herë të fundit nga R2T : 17-06-2004 më 12:54
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  2. #2
    Nuk eshte e mohueshme qe ka femra qe e bejne kete gje vetem per para ose ka nga ato qe e terheqin mbrapsht akuzen sepse personi qe akuzojne eshte me emer etj etj raste te tilla , femrat po behen te vetedijshme ndaj seksualitetit te tyre dhe duan te tregojne qe ato e zgjedhin vete se me ke duan e me ke nuk duan te bejne sex e jo me detyrim ashtu sic e konceptojne disa meshkuj te prapambetur megjithate kjo liri qe kane filluar te kene femrat nuk duhet te ekzagjerohet duke bere gjera te qellimshme si ky siper eshte ceshtje kohe them une me kalimin e kohes femrat do behen me te llogjikshme dhe me te vetedijshme per aktet e tyre .... Na duhet shume per te mesuar ....
    !!!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Ke plotesisht te drejte R2T, nese vertetohet qe ajo genjen, le te marre te njejtin denim, sepse ajo femer shkaterron dhe shume jete te tera vetem per nje inat apo kapricio dhe e ben me paramendim e me gjakftohtesi te plote.
    Kam degjuar se ne Illinois diskutohej aprovimi i ligjit, qe nese femra fillon te beje seks me deshire dhe me pas ndryshon mendjen dhe thote jo, qe nga ky moment nuk quhet me seks me deshire por perdhunim. Nuk e di se ku po shkohet me ligje te tilla, ekstremet asnjehere nuk jane te mira...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Postime
    726
    Tani vetem se nje vajze thot qe jam perdhenuar dhe kaq duhet te akuzohet ai person per perdhunim? Nuk e di si eshte ne Shqiperi po ketu nuk eshte aspak ashtu, n.q.f vajza nuk shkon te vizitohet tek doktori ate moment, e te behen investigime te tjera atehere mashkulli nuk akuzohet edhe sikur ta kete perdhenuar.
    Be yourself and you will always be in fashion.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Anabelaa
    Tani vetem se nje vajze thot qe jam perdhenuar dhe kaq duhet te akuzohet ai person per perdhunim? Nuk e di si eshte ne Shqiperi po ketu nuk eshte aspak ashtu, n.q.f vajza nuk shkon te vizitohet tek doktori ate moment, e te behen investigime te tjera atehere mashkulli nuk akuzohet edhe sikur ta kete perdhenuar.


    Anabela,e ke gabim, ne cdo shtet te botes, perfshi aty ku je ti, qe te akuzosh nje njeri mjafton vetem denoncimi yt, pra mjafton vetem qe te kete thene se eshte perdhunuar. Ne gjyq pastaj eshte pune tjeter se si e provon ajo se eshte perdhunuar. Vizitat tek doktori behen per te mbeshtetur akuzen ne gjyq, dhe jo per te akuzuar personin.
    Vetem eksperienca qe duhet te kalosh kur gjykohesh per dicka te tille mendoj se eshte shume e veshtire ne vetvete, le pastaj po t gjendesh fajtor pa te drejte.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Postime
    726
    Mbase, sadoqe ka plot raste kur vajza eshte perdhenuar dhe djali nuk eshte akuzuar ne gjyq sepse ajo nuk ka pas fakte ta provoje qe eshte perdhenuar. Tani tema qe ke hapur ka te beje n.q.f vajza duhet te denohet njesoj me djalin. Pergjigjja ime eshte JO. E para si thash me lart ajo duhet te japi prova edhe kur eshte perdhenuar, apo fakte ne gjyq qe te akuzohet djali, e dyta dhe po u morre vesh qe genjen do ndeshkohet, jo ne te njejten menyre me djalin po do ndeshkohet se ka genjyer para ligjit, e kuptoj shume mire qe jeta e djalit shkaterrohet, por besoj se perdhunimi eshte me i rend akoma dhe se shkaterrimi i jetes. Edhe po u fut djali ne burg jeta e asaj vajze apo vajzave eshte/jane jo vetem te shkaterruara po thjesht besoj shume femra qe perdhenohen kane pasoja traumatike.

    ps: Konkluzioni eshte qe nuk besoj se femra duhet te ndeshkohet ne te njejten menyre si djali. Djali ka perdhenduar, ajo ka genjyer qe eshte perdhenuar. Besoj se nuk jane njesoj, meritojne ndeshkim te ndryshem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Reina : 17-06-2004 më 14:59
    Be yourself and you will always be in fashion.

  7. #7
    E Lirë! Maska e KaLTerSi
    Anëtarësuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    Genjeshtres dhe Perdhunimit nuk ke kurrsesi si tu japesh te njejtin ndeshkim. Akuzuesja meriton te ndeshkohet me ndonje gjobe dhe nese genjen nen betim maksimumi ndonje vit po kurre me te njejtin ndeshkim si i akuzuari nese ne realitet do ta kishte perdhunuar.
    Toleranca, eleksiri i lirisë.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Nje genjeshter qe te shkaterron jeten nuk ka çmim qe ta pagoje.
    Ashtu si nuk ka çmim per jeten e nje vajze qe perdhunohet.
    Duke hequr rastet ekstreme si genjeshtra ashtu edhe perdhunimi duhet te kene te njejtin denim,ne fakt ligji i barazise eshte ne fuqi.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-06-2004
    Postime
    82
    Ehe, ashtu eshte, femrat jane te pamoralshme . . .

  10. #10
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anëtarësuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    Ky akt ,nqs eshte i vertee eshte shume i ulet.
    Po dua te them edhe nje fakt tjeter qe ndodh edhe keshtu:nqs nje femer ju akuzon per harassment ,ju jeni automatikisht i humbur.Asnje nuk do te degjoj ty se si do shfaqesohesh,por do maresh denimin e duhur ,te rende kuptohet.E ne ket menyre meshkujt duhet te bejne shume kujdes e te dine me ke kane te bejne.
    Wild and crazy can't be lazy

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Të drejtat e gruas në një këndvështrim global
    Nga Lioness në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 171
    Postimi i Fundit: 25-03-2013, 09:30
  2. Për ‘inferioritetin’ e femrave
    Nga Jimmi_1978 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-04-2007, 09:46
  3. Kriza e botës bashkëkohore
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 12:44
  4. Statusi i femres ne "Perendim".
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-10-2004, 16:18
  5. Dhunimi Plagë Që Vështirë Shërohet
    Nga abdulselam në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-01-2003, 14:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •