Njė ditė nė Shėngjin, pak para fillimit tė sezonit turistik. Kėtė vit tė paktėn mė mirė se vjet
Mrekullitė e ngujuara turistike tė Shėngjinit
Gjergj Marku
SHĖNGJIN- Ka afruar fundi i muajit maj dhe Shėngjini, shumė mė vonė se vitet e tjera, ka ndier peshėn e pushuesve, qė pa ndonjė ceremoni, kanė pėruruar popullorēe fillimsezonin e plazhit. Megjithėse ėshtė ftohtė, njė pjesė tė rinjsh kanė guxuar tė zhyten nė ujin e pastėr dhe tė kthjellėt. Disa fėmijė, lozin buzė detit, ndėrsa ca mė tutje, njė ēift zvicerian afro tė 70-ve, noton nė ujin e ftohtė tė detit. Gjatė gjithė gjatėsisė sė plazhit ka ndėrtime tė tėra, por dhe rulota, e ndonjė pistė, qė afrohet gati deri nė breg. Kėtė vit, tė paktėn mė mirė se vjet, tė thotė Ndue Koleci, kryetar i komunės sė Shėngjinit, nė mandatin e tij tė dytė. Ai tė tregon se kėtė vit diēka po bėhet pėr rrugėn nė ardhje nga Lezha, trotuaret nė qytet, gjelbėrimin. Ushtria ka bėrė njė pastrim radikal nė rreth 35 ha plazh. Dy makina na janė premtuar nga qeveria pėr punimin dhe sitjen e rėrės, njė fond prej 5 milionė lekėsh ėshtė dhėnė pėr ndėrtimin e dy banjove publike nė plazh dhe tė dusheve, dhe besoj se deri mė 10 qershor do ti kemi gati. Po ashtu me tė ardhurat tona, kemi arritur tė punojmė rėrėn pothuajse nė gjithė bregun e detit,- thotė kryetari i komunės. Pėrmirėsimit tė kushteve pėr kėtė ai i shton dhe ujin dhe dritat. Nga 10 orė ujė qė kishim vitin e kaluar, sivjet do tė kemi 15 orė ujė, ndėrsa hotelet private kanė siguruar rezerva non stop. Drita do tė kemi po ashtu non stop, me njė vendim tė KM pėr tėrė zonat e plazheve nė vend,- thotė Koleci. Ajo qė shqetėson drejtuesit e komunės, ėshtė problemi i pronėsisė sė tokės, sidomos nė zonėn e plazhit. Prona ēuditėrisht ka kaluar dorė mė dorė, ndėrsa pretendohet dhe rėra e bregut! Ėshtė njė mishmash, qė krahas mungesės sė studimeve adekuate dhe strategjike urbanistike, ka penguar investimet serioze dhe tė garantuara, tė thonė drejtuesit e komunės. Njė gjė e tillė vihet re dhe nė Kune, njė plazh dhe vend piktoresk, tejet i kėrkuar, por qė ende nuk ka njė rrugė pėr tė qenė. Ėshtė vendi ku ish- byroistėt kanė patur strehėn e tyre nė verė dhe nė dimėr. Ėshtė vėrtetė njė mrekulli, njė pasuri, e ngujuar nė moēalishte. Aty, siē thonė ata qė ia dinė mirė kimetin, pjell flori Nuk po flasim pėr Talen mė poshtė, pėr tė cilėn askush nuk e vė ujėt nė zjarr.
Shėngjini, komunė apo bashki?!
Drejtues, por dhe qytetarė, thonė se dhe nė emėrtimin komunė duket se Shėngjini sikur ėshtė nėnvleftėsuar. Fare mirė Shėngjini mund tė thėrritet bashki dhe jo komunė si deri mė sot. Shėngjini numėron 10 mijė banorė, ndėrsa nė kohė vere ai 7-8 fishohet, thotė kryetari Koleci. Nėse Shėngjini fiton statusin bashki, kjo do tė thotė mė shumė fonde pėr rrugė, kanalizime, sistemime urbanistike, pėrkujdesje pėr plazhin dhe investime pėrgjatė bregdetit. Mė tej kryekomunari shton se ėshtė nė njė mendje me vėrejtjet e pushuesve qoftė pėr ujin, pėr banjot, pastrimin, higjienėn etj. Por diēka nė krahasim me vitet e tjera ka ndryshuar. Nėse vjet dritat ndėrpriteshin pėr disa orė, sivjet do tė kemi non stop. Sivjet do tė kemi qetėsi tė plotė dhe rregull, pasi ėshtė vendosur posta e policisė me 70 vetė efektiv, ndihmė urgjence, pėr raste mbytjesh etj, shprehet Koleci. Sipas tij 20 punėtorė qė me natė do tė pastrojnė plazhin ditė pėr ditė. Kryetari Koleci thotė se e shqetėsojnė dhe disa kabina dhe njė hotel i vjetėr qė janė nė varėsi tė ndėrmarrjes sė banesave dhe qė janė bėrė shėmtira e qytetit, pėr arsye pronėsie etj. Natyrisht kėtu, ka vend pėr ndėrhyrje energjike. Probleme ka dhe nė qytet, me banesat e amortizuara, tė prerjes kineze tė viteve 70, me fasadat vjetėruara. Tė vjen vėrtetė keq kur mendon se si mund tė lihet kėshtu njė qytet i vogėl buzė detit Adriatik. Nga drejtuesit e komunės mėson se kėtu pėr tre vjet janė finacuar 340 milionė lekė tė vjetra, gjysma prej tė cilave nga tė ardhurat e vetė komunės. Nisur nga kjo (shuma e financuar e barabartė me ēerekun e njė rrugė nė Tiranė), nuk ke si tė mos nėnkuptosh mentalitetin e keq qeveritar pėr turizmin shqiptar, tė thotė njė bashkėbisedues.
VIPA-t, mungestarėt e mėdhenj
Gushti ėshtė dhe muaji i pėrzgjedhur i VIPA-ve. Pushim ka parlamenti, por dhe ministritė e dikasteret thuasje e kanė tė ligjėruar. Por pronaret e hoteleve nė Shėngjin tė tregojnė se VIP-at mungojnė nė Shėngjin. Ata e ēojnė paranė diku tjetėr, nė Greqi, Maqedoni, deri nė vendet ekzotike. Njėri prej hotelierėve kėtu, i pezmatuar pėr investimin qė po i shkon dėm, thotė, tė paktėn pėr sytė e njerėzve tė vinte ndonjė syresh kėtu. Ndėrsa prishtinasi Raif Rexhepi, thotė se, dhe pėr sytė e botės, politikanėt shqiptarė, pa pėrjashtim duhet tė pushojnė nė bregdetin shqiptar. Nėse nuk janė kushtet si nė Perendim a gjetkė tė luftojmė tė gjithė bashkė pėr ti pėrafruar. Privatėt nuk hezitojnė tė investojnė. Ai tregon se vjet ka patur pėr disa ditė nė kompleksin e tij nėnkryetarin e Parlamentit tė Maqedonisė, disa arstistė, ish-ministrin e turizmit Dervishi, si dhe ish presidentin Meidani. Ndėrsa nė hotelin e njė mirditori prej vitesh pushon Jozefina Topalli e ndonjė tjetėr pushtetar vendor. Tash pėr tash, edhe ca vite na duhet turizėm edhe patriot, -pėrmbyll kosovari Rexhepi.
Largimi nga Shėngjini
Plazhi i Shėngjinit konsiderohet si njė nga plazhet mė tė bukura, mė kuruese dhe rekreative tė Shqipėrisė. Zoti dhe natyra i kanė falur me tepri njeriut kėtu detin kobalt, rėrėn e zezė, pėr tė tė dhuruar nė pak ditė bronzatėn e lėkurės, shoqėruar me jodin kurues, ajrin e freskėt, lagunat, kėnetat me rosa, rezervatet, rėrėn. Mbi tė gjitha, kėtu mbizotėron njė bregdet thuajse i virgjėr dhe ende i pabetonuar. Pėrsa i takon portit, nė tė ardhmen ky pritet tė jetė njė nga portat hyrėse tė veriut dhe pikėnisja e rritjes sė lidhjeve tė fuqishme me Kosovėn, qė padyshim do tė sjellė njė fluks pushuesish kosovarė nė kėto brigje. Largohemi nga Shėngjini, ndėrsa rrugės shohim 4-5 autobusė me kosovarė qė po vijnė tė akomodohen kėtu pėr disa ditė, njė grup ekspedite studentėsh nga Shkodra, ndėrsa pak metra para nesh kemi njė autobus ku shėnohet RTSH Duket se sezoni ėshtė hapur para 5 qershorit, Ditės Botėrore tė Mjedisit, kur, sipas drejtuesve tė komunės, zyrtarizohet dhe sezoni i plazhit nė Shėngjin, qė gjithsesi, me kushtet qė posedon, siguron pushim dhe rekreativitet tė kėnaqshėm pėr mijėrat e pushuesve qė mėsyjnė aty
31/05/2004
Krijoni Kontakt