Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 46

Tema: Franz Kafka

  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-06-2004
    Postime
    82

    Kafka

    Me kane lene shume shume mbrese novelat e F. Kafkes.
    Por meqe nuk i lexova ne shqip, doja t'ju pyes a ka nje perkthim per te qene shqip.
    Une mirepres mbresat, komentet (letrare dhe jo), cfaredo lloj gjeje qe te kete te beje me misterin e F.Kafkes .. Edhe sugjerime .. edhe fotografi
    M-a

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    Kafka ne shqip

    Me sa di une, vetem Metamorfoza, Kolonia Ndeshkimore si dhe nje permbledhje tregimesh te shkurtra (marre pjeserisht nga Muri i Madh Kinez) jane perkthyer ne shqip. Asnje nga tre romanet e tij nuk di te jene perkthyer.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  3. #13
    mary-anne
    per fat te keq jemi njelloj... edhe une nuk kam pasur fatin t'i lexoj ne shqip. Kam lexuar pak sepse gjuha ne te cilen po i lexoja nuk ishte dhe aq e rrjedhshme...Jane te bukura... Ai me pelqen se ehte ndryshe dhe me duket se eshte me real... Me duket se eshte me i lirshem se te tjeret... Shpresoj qe t'i lexoj ne shqip ne te ardhmen...
    Thuaje te verteten; le te largohen prej teje te poshtrit.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e valius
    Anėtarėsuar
    21-05-2007
    Postime
    277
    nga Kafka kam lexuar PROCESIN

  5. #15
    thundercloud Maska e eris1979
    Anėtarėsuar
    29-05-2006
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    87
    Kur isha ne vitin e fundit te fakuletetit bera nje kerkese per te mbrojtur diplomen me temen "Koncepti i durimit ne vepren e Franz Kafkes". Kerkesa nuk m'u miratua per shkak te mesatares por sidoqofte mendoj se eshte nje shkrimtar qe e njoh relativisht mire. Per mendimin tim, ata qe duan te njohin dhe te kuptojne Kafken duhet ta nisin me tregimin "Kengetarja Jozefine dhe populli i minjve". Ky eshte tregimi i fundit i Kafkes, i shkruar pak kohe perpare se shkrimtari te vdiste. Aty shkrimtari vendos nje raport tejet te nderlikuar kuptimi dhe moskuptimi midis kengetares Jozefine, me te cilen identifikohet vete ai dhe popullit te minjve, me te cilin identifikon lexuesin e tij. Dhe nje keshille te fundit: Nese doni te kuptoni Kafken, shkoni ju tek ai dhe mos prisni te vije ai tek ju.
    I came so far for beauty
    I left so much behind

  6. #16
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Kafka..ky shpirt delikat, fragjil nje shkrimtare si vete shpirti qe la gjurme te perjetshme ne fushen e letersise.

    Me ka pelqyer "leter babait te vet"...ku ai shpreh te gjitha perjetimet e femijrise, se si rritet ne ankth dhe dhimbje shpesh nga kerrcnimi dhe ndeshkimi i babait me dhe pa arsye...kuptimin dhe shprehjen e jetes ne retrospektive te pasqyruar nga syte e nje femije..( kjo leter e gjate kurre nuk mberrini ne adresen qe fillimisht ishte qellimi i dedikimit)
    me ka pelqyer shume do tia rekomandoja c'donjerit dhe sidomos baballarve..

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Auroraa
    Anėtarėsuar
    02-07-2007
    Vendndodhja
    KOSOVA dhe USA
    Postime
    399
    Franz Kafka, me kane pelqyer Metamorfosa dhe Procesi. Ky eshte shkrimtar i madh.
    Always do right - this will gratify some and astonish the rest.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-01-2008
    Postime
    19

    Exclamation Franc Kafka

    Procei- Lidhshmeria e titullit me gjyqėsorin hermetik ndaj K-sė

    Vepra mė kryesore, apo kryevepra e Kafkės ėshtė Procesi , dhe pikėrisht titulli i ėshtė pėrshtatur pothuaj me tėrė ngjarjen , pra kjo ka tė bėjė mė njė proces gjyqėsor tė personazhit kryesor njė herit edhe intelektual , prokurist nė bankė Jozef K.
    Gjatė gjithė procedurės narrative dhe dialoguese kemi tė bėjmė me kėtė proces , ndonėse jo i shtjelluar mirė nė fillimet e saj , por shihet sė bėhet fjalė pėr tė ashtuquajturin “Fajtor” , po e themė nė thonjėza pėr faktin se nė fillimet e saj nuk shihet K tė bėj ndonjė faj, por me gjasė kishte shpifje ndaj tij
    Libri nė fjalė ndahet nė shumė nėntituj qė epen nė bazė tė ngjarjes qė do tė pasoj , mirėpo nuk ka digresione kemi tė bėjmė ēdo herė me temėn e njėjtė , pra ka rrjedhė njė dimensionale ,procesi dhe lėnia anash e tij nga K-ja gjer nė pikė tė fundit ,madje nga kjo lėnie anash dhe duke u lėshuar nė aventura apo mė mirė tė themi mashtrime ai edhe pėson edhe pse pėr tė pėrkujdeset edhe xhaxhai i tij Alberti.
    Jozef K lufton kundėr njė pushteti tė tėrė duke u munduar tė ngadhėnjej mbi tė ,edhe pse ėshtė i pafajshėm , madje shohim tė aktivizoj edhe avokatė nė procesin e tij , por ēfarė i vleu kjo kur pushteti kishte vendosur pėr njė gje tė tillė, madje pushteti pėr ta mashtruar edhe mė tepėr i ofron femra qė gjoja do t`i ndihmojnė nė procesin e tij .
    Procesi gjyqėsor qe ndėr mė tė vėshtirėt qė pėrmendej aty , kalimi i kohės sė Jozef K pa menduar fare pėr tė qe e madhe . U zhvillua njė proces po thuaj hermetik , nuk dėgjohej fjala e tė akuzuarit dhe avokatit tė tij mbrojtės .Kjo ka tė bėjė mė atė qė quhet luftė ndaj sistemeve tė tilla totalitare , qė e bėnė Jozef K,nė kėtė rast . Por sitemi i tillė e mbyti atė duke mos ia dhėnė shansin as tė sqarohej madje edhe kėtė e bėri nė mėnyrė tė fshehur .
    Libri nė fjalė siē dukej qe njė tekst alegorik duke folur pėr sistemin aktual politik nė vend, pra totalitarizmi si i tillė e rrėmben individin dhe ia ndėrprenė atė qė quhet ekzistencializėm.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Yrref
    Anėtarėsuar
    03-07-2006
    Vendndodhja
    Yjesia Arusha e Madhe
    Postime
    253
    Citim Postuar mė parė nga Dr Rieux Lexo Postimin
    Me sa di une, vetem Metamorfoza, Kolonia Ndeshkimore si dhe nje permbledhje tregimesh te shkurtra (marre pjeserisht nga Muri i Madh Kinez) jane perkthyer ne shqip. Asnje nga tre romanet e tij nuk di te jene perkthyer.
    Shtepia botuese "Rilindja" nga Prishtina, ne vitet e 80-ta ka botuar ne shqipet romanet "Keshtjella" dhe "Procesi".
    Sa per tregimet-novelat, vlene te lexohen: "Artisti ne greve urie", "Mjeku i fshatit", "Metamorfoza" apo "Kandra" sic pelqej ta perkthej ne vete...
    MAKTUB

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-05-2008
    Postime
    2
    ne fakt une desha tju kerkoj nje mendim mbi metamorfozen e kafkes.si e keni perjetuar,si e keni percjelle,po mbi te gjitha a mund te me thote ndonjeri prej jush ate qe ndoshta nje lexuese e re e kafkes si une dhe qe per me teper skam ndonje mbrese te vecante nga metamorfoza smund ta kuptoj? e kam fjalen per filozofine e vertete te vepres me teper se elemente te dukshem si fakti qe ai mendon per te punuar dhe nuk e percepton tamam ndryshimin e tij.ju falemindreit

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •