Close
Faqja 0 prej 21 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 204
  1. #1
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542

    Debati mbi natyrën e autoqefalisë së Ortodoksëve të Shqipërisë

    [COLOR=Indigo]Ne baze te disa diskutimeve te meparshme me Ortodokse Shqiptare qe kerkojne qe nacionalistet Shqiptare te mos fusin hundet ne punet e brendshme te Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise (KOASH), ka dale ne pah se nuk ka dakordim mbi ARSYEN PSE KOASH ESHTE BERE AUTOQEFALE.

    Le ta diskutojme kete teme.

    ARGUMENTI/PROBLEMI: NATYRA E AUTOQEFALISE TE KOASH-it ESHTE POLITIKE. Arkitekti i saj eshte Fan S. Noli. Qellimi i autoqefalise MBROJTJA E IDENTITETIT SHQIPTAR.

    Arben Kallamata ne artikullin me poshte thote:

    "Pak a shumë kështu lindi Kisha Shqiptare e Bostonit. Shumë shpejt në
    krye të saj do të vihej Peshkop Noli, i cili me të drejtë e vlerësoi
    Kishën e Pavarur Ortodokse Shqiptare si një element të rëndësishëm në
    ruajtjen e identitetit kombëtar dhe, për më tepër, në garantimin e
    tërësisë territoriale të Shqipërisë."

    RRENJA E PROBLEMIT: Ortodokset Shqiptare jane teper te dobet ndaj influencave asimiluese te kombeve te tjera ortodokse.

    Shembuj Asimilimi

    Greqi- Arvanitasit, Suliotet, Shqipfolesit e Ishujve (Hidra, Spetsaj etj): Rreth 1 milion fryme
    Shqiperi- Krahina e Himares: rreth 50 mije fryme
    Mal i Zi - Fiset Kuc e Vasojeviq rreth 10 mije fryme

    GJENDJA SOT: Prifti Janullatos, Grek etnik, mban 'profil te ulet' dhe nuk deklarohet publikisht per natyren e AUTOQEFALISE.

    Incidente: Kisha e Shen Harallambit ne Sarande meshon vetem Greqisht. Dekaden qe shkoi At Foti Cici guxoi te kendonte ne Shqip por e detyruan te heshtte me argumentimin se "Se ketu ka VETEM GREKE"

    KONKLUZIONI: Katastrofe per nacionalizmin Shqiptar

    PLAN VEPRIMI:
    Protesta dhe lobim ne favor te uniatizimit te KOASH-it nen autoritetin e Vatikanit

    ose

    Kerkim falje PUBLIKISHT nga Janullatos dhe Sinodi i Shenjte per injorimin e interesave te Shqiptareve te tjere (katolike, muslimane, ateiste, agnostike, nacionaliste, bektashinj, dhe disa ortodokse) ne KOASH. Veprime konkrete per njohjen e precepteve Noliane; demaskimi i 'kampionit' Grek-Amerikan te Janullatos Nicholas Gatzoyannis;

    ose

    Heqje e AUTOQEFALISE te KOASH-it pasi nqs nuk njihet natyra e saj NUK KA ME KUPTIM.

    Zgjidhni e merrni!!!


    Për mjekrën e priftit?!

    Arben Kallamata

    E përjavshmja “The Bridge” e Universitetit të Bostonit njoftonte në 13
    Maj se ky institucion do t’i rezervojë Kryepeshkopit Anastasios të
    Shqipërisë nderin e mbajtjes së fjalës së rastit në dhënien e Gradave
    Shkencore në fund të vitit akademik. Njoftimi pati reagim të
    menjëhershëm nga shumë shqiptarë. Reagimi, si zakonisht, u pasua nga
    debati nëse ia vlente të shqetësoheshe për këtë ngjarje apo jo. Debati,
    që nganjëherë merr tone tepër të nxehta, më kujton një shprehje të
    babait tim, që thote: “Të zihesh për mjekrën e priftit.” Qesh me këtë
    shprehje, dhe gjithmonë mendoj: A është vërtet zënkë për mjekrën e
    priftit, apo ka diçka më tepër pas saj? Në njërën anë të janë ata që
    mendojnë se Janullatos duhet lënë i qetë në punët e veta. Në tjetrën
    janë ata shqiptarë që i tremben qenies së një shtetasi grek në krye të
    Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare (KOASH).
    Të parët mendojnë se, që prej ardhjes në Shqipëri gati dymbëdhjetë vjet
    të shkuara Kryepeshkopi Anastasios ka kryer një punë të lavdërueshme në
    rimëkëmbjen e Kishës Ortodokse – me dhjetra godina kishash janë
    rindërtuar e ngritur nga e para; besimtarët ortodoksë kanë rigjetur
    insititucionin e tyre të kultit; vetë Kryepeshkopi të imponon respekt
    dhe nderim me dijet e tij; ndërkohë që nuk kanë munguar veprat bamirëse
    si klinikat falas, shkollimi i priftërinjve të rinj dhe donacionet.
    Atëherë, ku mbështetet nervozizmi i kundërshtarëve të Janullatosit?
    Përse u reagua ndaj vendimit të një institucioni të pavarur akademik
    amerikan për ta ftuar atë në dhënien e gradave shkencore?
    Shqetësimit i shqiptarëve për këtë çështje ka lidhje me faktorë
    historikë dhe aktualë. Ajo lidhet me marrëdhëniet e vjetra midis dy
    grekëve dhe shqiptarëve; me gjendjen aktuale të Shqipërisë; me ndjenjën
    e mosbesimit të acaruar sidomos vitet e fundit; dhe me shumë elementë
    të tjerë. Le të shohim disa prej tyre.


    Pak histori
    Emigrantët e vjetër të Bostonit ende i mbajnë mend tregimet e
    kurbetllinjve të parë për lindjen e kishës shqiptare në Amerikë. Brezi
    i parë i shqiptarëve mbërriti në SHBA aty nga fundi i shekullit të
    19-të, i ardhur kryesisht nga Korça e fshatrat rreth saj, sidomos nga
    Vakëfet. Ishin besimtarë dhe shkonin në rregullisht kishë. Në mungesë
    të kishave shqiptare i ishin bashkuar asaj që iu dukej më e afërt,
    Kishës Ortodokse Greke. E njëjta fe, të njëjtat rite e zakone,
    besimtarë që vinin nga të njëjtat zona të Ballkanit, me të njëjtin
    mendësi dhe zhvillim kulturor. Në fakt në Shqipërinë e Jugut nuk duhet
    të ketë pasur ndonjë dallim të qenësishëm midis dy kishave greke e
    shqiptare. Njerëzit në atë kohë shkonin në kishë për t’u falur dhe jo
    për të përcaktuar etnitë a kombësitë. Në kishat ortodokse të Shqipërisë
    shpesh predikonin priftërinj grekë, ose priftërinj shqiptarë të
    shkolluar në Greqi. Ndërsa greqishtja në kishë pranohej si gjuhë e
    vjetër e fesë.
    Rrëfejnë se doli dikur një prift grek i cili iu kërkoi shqiptarëve
    ortodoksë të Bostonit të shpalleshin grekë. “Kjo është kishë greke,”
    tha ai “dhe të gjthë ata që duan të përfitojnë nga shërbimet e saj
    duhet të shpallen se janë grekë. Dhe të flasin greqisht.”
    Ata që ma kanë treguar këtë histori nuk dinin të thoshin nëse kjo ka
    qënë thjesht tekë e një prifti të vetëm apo zbatim i një politike më të
    gjerë. E vetmja gjë që dihet me siguri është se shqiptarëve nuk iu
    pëlqeu kërkesa. Në fakt, prifti grek nuk kishte marrë parasysh se
    shumica e shqiptarëve që e nderonin në kishë vinin nga Vakëfet e
    Korçës, fshatra malorë dhe të varfër vërtet, por të shquara për
    patriotizëm. Vakëfet ishin djegur e rrënuar disa herë në kohë të
    ndryshme nga turq e nga grekë për shkak të vendosmërisë së vendasve për
    t’u njohur si shqiptarë dhe për të mos pranuar të huajin. Ishin zona me
    popullsi Ortodokse që luajtën rol vendimtar në përcaktimin e kufirit
    jugor të Shqipërisë.
    Prifti grek nguli këmbë në të vetën, ortodoksët shqiptarë në të tyren.
    Prifti grek shkoi deri atje sa të shpallte se ishte e ndaluar të hyje
    në kishat greke po të mos pranoje se ishe grek. Shqiptarët mbetën keq,
    por nuk u dhanë.
    Vazhdoj ta theksoj se bëhet fjalë për fillimin e shekullit të 20të, për
    një grup njerëzish tepër besimtarë që e shihnin veten të lidhur
    pazgjidhmërisht me kishën. Shqiptarët e panë veten keq: pa një vend ku
    të kryenin ceremonitë bazë të jetës si martesat, pagëzimet, lutjet,
    përshpirtjet. Jo vetëm kaq. Të afërmit e vdekur rrezikonin të mbeteshin
    pa varrosur – domethënë pa u varrosur si të Krishterë, që për mendësinë
    e tyre ishte njëlloj si t’i lije varr-zbuluar.
    Prifti grek e kuptonte gjendjen dhe priste që fshatarët shqiptarë të
    jepeshin dhe të pranonin se ishin grekë. Fshatarëve shqiptarë as që iu
    shkonte në mend të tërhiqeshin. Ata mendonin për zgjidhje tjetër. Dhe e
    gjetën. Hapën kishën e tyre. Dhe s’u mjaftuan me një, por kursyen para
    dhe ngritën disa kisha; gjetën priftërinjtë dhe i paguan.
    Pak a shumë kështu lindi Kisha Shqiptare e Bostonit. Shumë shpejt në
    krye të saj do të vihej Peshkop Noli, i cili me të drejtë e vlerësoi
    Kishën e Pavarur Ortodokse Shqiptare si një element të rëndësishëm në
    ruajtjen e identitetit kombëtar dhe, për më tepër, në garantimin e
    tërësisë territoriale të Shqipërisë. Vetëm në Bostonin e Jugut u
    ngritën disa kisha ortodokse shqiptare, tre prej të cilave funksionojnë
    ende sot.


    * * *

    Ngjarja e Bostonit nuk ishte as e para dhe as e fundit në përpjekjet
    shoviniste për t’i detyruar ortodoksët shqiptarë të deklarohen si
    grekë. Ja si shkruan një dëshmitare e drejtpërdrejtë dhe e paanshme e
    kohës, anglezja Edith Durham kur përshkruan vizitën e saj në Korçë në
    vitin 1912. (Pjesa është marrë nga libri “Brenga e Ballkanit dhe vepra
    të tjera për Shqipërinë dhe Shqiptarët”.)

    “Kur isha në Korçë, fati i saj nuk ishte vendosur ende nga Konferenca e
    Londrës. Gëlonte nga ushtarët grekë dhe në tërë qytetin kishte
    mbishkrime greke të saposhkruara. Pikërisht në Korçë dhjetë vjet më
    parë unë pata frymëzimin e parë nga entuziazmi i patriotëve që njoha
    atje për të ndihmuar popullin shqiptar që të bëhej një komb. Nga Korça
    gjithashtu gjatë regjimit të Turqve të Rinj dhe para se ai të fillonte
    osmanizmimin me forcë, kisha marrë gazeta shqiptare dhe lajme të
    gëzuara se si mblidheshin nxënësit për të mësuar në shkollën shqipe.
    Tani punët ishin krejt ndryshe. Dilte në një dritë interesante e
    kurreshtare mënyra me të cilën përpunoheshin lëvizjet politike, se si i
    hidhnin hi në sy Europës. Kur hynë në qytet, grekët urdhëruan menjëherë
    që të flitej në gjuhën greke dhe jo shqipe. Ata internuan dhe burgosën
    shumë veta që patën kurajon ta quanin veten shqiptarë. Në qytet kishte
    rreth 6000 ushtarë dhe popullsia nuk kishte çfarë t’u bënte. Në kohën
    që isha atje, u organizua një “mbledhje kombëtare” nga grekët. Pazari u
    mbyll; priftërinjtë grekë shkuan shtëpi më shtëpi duke i porositur të
    gjithë njerëzit që të merrnin pjesë. Gratë dhe fëmijët i mashtruan për
    të ardhur, duke u thënë se disa anglezë kishin ardhur për të folur.
    Bënë pra, diçka që mund të përshkruhet vetëm si një gënjeshtër e
    paturpshme. As unë dhe as shoku im nuk kishin ndonjë qëllim për të
    folur në një mbledhje politike. Me gjithë këtë punë që u bë nuk mori
    pjesë ndonjë numër i madh njerëzish. Por Konferencën e ambasadorëve në
    Londër e njoftuan se gjithë popullsia e Korçës dëshironte sundimin
    grek...E gjithë kjo punë ishte një “montim” kaq i dukshëm saqë më
    dobësoi edhe simpatinë që kisha për grekët dhe më mbushi me njëfarë
    përbuzje për ata që kishin bërë një inskenim kaq të keq. Nga ana
    tjetër, një numër personash na dërguan njoftime dhe na thanë se nuk
    dëshironin të bëheshin shtetas grekë.”

    Shumë shqiptarë me vetëdije historike e kanë parë dhe vazhdojnë ta
    shohin ruajtjen e njëmendësisë kombëtare të popullsisë ortodokse si
    faktor i rëndësishëm në ruajtjen e tërësisë së shqiptarëve si komb dhe
    e territorit të Shqipërisë të paktën ashtu siç ekziston sot. Patriotë
    të shquar si Negovani, Veqilharxhi, Luarasi, Todri, Noli etj. ishin
    mëse të vetëdijshëm për këtë dhe me ndërgjegje i kushtuan deri dhe
    jetën ruajtjes së identitetit shqiptar dhe pavarësisë së Kishës
    Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

    Por a janë vetëm faktet historike përcaktuese në qëndrimin ndaj
    Kryepeshkopit Janullatos. A nuk rrezikon ky të mbetet thjesht një
    sentimentalizëm i pakuptimtë, një nacionalizëm i tejkaluar, një fobi e
    kotë anti-greke, e pabazuar në ndonjë rrezik aktual?

    Imazh i rremë
    Në shkrimin e David Craig te “The Bridge” të bije në sy se nderi që i
    bën Universiteti i Bostonit Kryepeshkopit grek të Kishës Shqiptare nuk
    ka lidhje me njohuritë akademike apo teologjike të Janullatosit. Çka do
    të ishte e natyrshme për një insititucion akademik. Përkundrazi:
    “Afërsisht 400,000 refugjatët që u derdhën në Shqipëri në vitin 1999
    duhet të jenë mahnitur kur kanë parë të Krishterët Ortodoksë t’iu
    hapin dyert e shtëpive dhe t’iu ofrojnë ushqime dhe veshje,” është
    fjalia që hap shkrimin. Craig “harron” se shtëpitë dhe zemrat
    refugjatëve kosovarë ua hapën të gjitha familjet shqiptare, ateistë,
    muslimanë, katolikë e ortodoksë. Të lihet përshtypja sikur mikpritjen e
    ofruan vetëm të krishterët ortodoksë të drejtuar nga një prift grek.
    Craig pretendon se “ortodoksët e krishterë, nën drejtimin e
    Kryepeshkopit Anastasios ndihmuan në organizimin e përpjekjeve
    historike të të gjithë kombit për të ndihmuar refugjatët...” dhe se
    “Për rolin e tij në ringjalljen e Kishës Ortodokse dhe mbrojtjen e
    refugjatëve Kosovarë, Anastasios konsiderohet nga shqiptarët si një
    shenjt i gjallë.”
    Do të ishte me mjaft interes të dihej se ku e ka gjetur Craig këto të
    dhëna. Kush ia ka mbushur atij mendjen se përpjekjet për pritjen e
    refugjatëve u organizuan nga Janullatos dhe kush i ka folur atij mbi
    vlerësimin hyjnor të shqiptarëve për Janullatosin? Do të ishte po ashtu
    me interes të dihej se kush ia çoi në mendje Universitetit të Bostonit
    idenë për nderimin e një prifti nga Shqipëria.
    Të gjitha pyetjet në këtë rast të çojnë te ndërhyrja e qarqeve greke,
    lidhjet e ngushta të Nicholas Gage me Universitetin e Bostonit edhe
    përpjekjet e lobit grek për të ngritur sa më lart figurën e
    Janullatosit në Amerikë. Shkrimi i David Craig në “The Bridge” s’është
    gjë tjetër veçse një jehonë e zbehtë e një portreti tepër të gjatë me
    titull “Ai i dha shpresë vendit të tij” që Nicholas Gage botonte në
    revistën e sindikuar të të Djelës të disa gazetave amerikane. Pas
    nëntitujve bombastikë si “Çmund të mësojë Amerika nga njeriu që ndihmoi
    shërimin e një kombi të shkatërruar nga tirania dhe dëshpërimi”, Gage
    himnizon heroizmat e Kryepeshkopit grek për ringjalljen jo vetëm të
    Kishës Ortodokse por të gjithë kombit shqiptar, përballë egërsisë dhe
    barbarizmit që e rrethon. Duke e portretizuar peshkopin grek si një
    ndër 20 të huajt që qëndruan në Shqipëri në vitin 1997 (!?), Gage
    ndërton imazhin e një martiri që sulmohet dhunshëm nga të katër anët:
    “Zyra dhe shtëpia ime qëlloheshin çdo ditë nga snajperët,” tregon
    Janullatos. “por, desh Zoti që asnjë nuk u godit nga plumbat.” Dhe kjo
    ndodhte, shpjegon Gage, “...sepse ai vinte nga Greqia dhe mbronte të
    drejtat e minoriteteve, duke përfshirë edhe atë grek.” Këto përpjekje
    të përditshme për ta eliminuar fizikisht Janullatosin fatmirësisht nuk
    u finalizuan dhe i vetmi dëm ishte një plumb i ngecur në mënyrë të
    pashpjegueshme (të paktën nga ligjet e fizikës) në mes të xhamit tek të
    dritares së zyrës së kryepeshkopit (!!)
    Pavarësisht se sa të pakapërdishme mund tingëllojnë për një lexues që e
    njeh Shqipërinë gënjeshtrat e Gage, për lexuesin amerikan figura i një
    misionari të krishterë që shkon të qytetërojë një popull të dhunshëm
    kryesisht musliman dhe me fe të mohuar nga komunizmi, duke ngritur
    kisha dhe duke ndihmuar refugjatët e luftës ngjan tepër tërheqëse. Ky
    imazh i shkon tepër pas oreksit edhe atyre qarqeve greke që interesohen
    për ta përjetësuar pozitën e një shtetasi grek në krye të kishës
    Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Aq më tepër që imazhi sheqeroset pa
    kursim me minoritete greke me të drejta të mohuara dhe identifikimin e
    Ortodoksisë me Helenizmin, që Gage e ka aq për zemër.
    Nuk ka dyshim se Gage dhe bashkëpunëtorët e tij po mundohen të ngrenë
    në Shtetet e Bashkuara një përfytyrim të caktuar për Kryepeshkopin
    Anastasios. Nuk ka dyshim se imazhi e Kryepeshkopit grek që sulmohet
    çdo ditë nga snajperët shqiptarë dhe shpëton gjallë vetëm ngaqë plumbat
    ngecin në qelqin e dritares është tepër i vështirë për t’u kapërdirë.
    Nuk ka dyshim se portreti i grekut Janullatos që drejton përpjekjet e
    shqiptarëve të Shqipërisë për të ndihmuar shqiptarët e Kosovës është
    tepër larg të vërtetës. Nuk ka pikë dyshimi se figura i Janullatosit që
    konsiderohet nga shqiptarët si një shenjt i gjallë është gjithashtu një
    gënjeshtër me bisht.


    Dyshime!?
    E përsëri te mendjet e shumë shqiptarëve duket se mbeten ende dyshime:
    A sjellin këto përpjekje të grekëve ndonjë farë rreziku për Shqipërinë?
    A është Janullatos pjesmarrës aktiv ose i vetëdijshëm i tyre?
    Shumëkujt mundësia e një aneksimi territorial të pjesshëm ose të plotë
    të Shqipërisë nga Greqia sot, në Shekullin e 21, tingëllon si
    absurditet. Dhe me të drejtë. Bota pothuajse i ka harruar aneksimet
    territoriale – të paktën në Europë. Shqipëria është shtet i pavarur.
    Greqia është pjestare e Bashkimit Europian. Çdo njeri me mend në kokë
    do ta shihte realizimin e një plani të tillë si të pamundur dhe të
    papranueshëm nga të gjithë standardet ndërkombëtare. Vetë hartimi i
    këtyre planeve duket i paperceptueshëm.
    Megjithatë, ende ka njerëz që ëndërrojnë gjëra në dukje të pamundura. E
    paraqitur në vija të trasha platforma që Gage paraqet nëpër qarqet
    politike dhe akademike të Shteteve të Bashkuara synon të njëjtën ëndërr
    dhe nuk tingëllon edhe aq surreale. Gage kapet pas doktrinës së
    Presidentit amerikan Wilson mbi të drejtën e popujve të vegjël për
    vetvendosje dhe përgjegjësisë së Amerikës për t’i ndihmuar ata. Në
    qendër të platformës së tij qëndron e drejta e minoritetit Grek në
    Shqipëri për vetvendosje. Duke bërë një paralelizëm midis të drejtës së
    shqiptarëve të Kosovës për vetëvendosje, dhe grekëve të Shqipërisë për
    të realizuar të njëjtin synim, Gage pretendon se SHBA duhet të kenë po
    atë detyrim për ta ndihmuar minoritetin grek në Shqipëri të fitojë
    pavarësinë nga tirania shqiptare.
    Në këtë vështrim, teoria e Gage duket shumë e mundur për t’u realizuar.
    Në fund të fundit, a nuk e ndihmoi SHBA Kosovën të shpëtonte nga
    kthetrat e regjimit të Milosheviçit? Përse të mos realizohet kjo edhe
    me grekët e Shqipërisë?
    Teoria e Gage do të ishte tepër e fortë po të mos i mungonte bazamenti.
    Por pikërisht bazamenti i saj është edhe pika e dobët. Për Gage, ashtu
    si edhe për gjithë paraardhësit e tij historikë, mbetet i pazgjidhshëm
    vetëm elementi numër një për ta bërë të mundur këtë plan. Dhe ky
    element është mungesa e një minoriteti të konsiderueshëm grek në
    Shqipëri. Numri i tyre është gati i papërfillshëm. Për një njeri normal
    kjo pengesë do të dukej e pakapërcyeshme. Por jo për Gage dhe
    shovinistët grekë që operojnë ende me mendësi bizantine mesjetare.
    Pikërisht në këtë pikë ata i kanë përqëndruar përpjekjet e tyre.
    Detyra kryesore këtu është shtimi i numrit të minoritarëve grekë në
    Shqipëri. E si mund të realizohet kjo në një kohë kur numri i tyre,
    sidomos pas largimit nga Shqipëria në vitet 1990 e këtej, ka ardhur
    duke u pakësuar?
    Së pari, me propagandë. Me rrënjosjen në kokat e atyre që bëjnë
    politikën në SHBA se ky numër është i madh. Gage bredh lart e poshtë
    nëpër universitete dhe think-tank-e duke mbjellë idenë e 600,000
    grekëve në Shqipëri. Ai s’lodhet së foluri për të drejtat e tyre të
    mohuara.
    Së dyti, me metodën e njohur të përdorur historikisht – paraqitjen si
    grekë të të gjithë popullsisë ortodokse shqiptare. Në këtë pikë luhet
    fort me ngatërrimin e etnicitetit apo kombësisë me fenë. Teksa i
    mëshohet fort idesë se shqiptarët janë një popull musliman, nxirret
    ideja se popullsia ortodokse në Shqipëri është greke. Togfjalëshat
    Vorio Epir dhe Greek Orthodox Church (Kisha Ortodokse Greke) përzjehen
    pa kursim me imazhin e një kryepeshkopi grek, që drejton punët e
    ortodoksisë në Shqipëri. E ndërsa gjërat janë fare të qarta dhe të
    dukshme për shqiptarët, ato mund të jenë të turbullta për dikë në
    Washington, që interesohet vetëm përciptazi për këto çështje.
    Ja përse qënia e Janullatosit në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare nuk
    është aspak rastësi. Por a është ai një lojtar i ndërgjegjshëm i kësaj
    skeme, apo thjesht një prift naiv, një njeri i perëndisë që punon me
    mish e me shpirt për rimëkëmbjen e një sinodi të shkatërruar nga
    komunizmi? Kjo është tepër e diskutueshme. Dhe, po aq sa është e
    diskutueshme, aq është edhe a parëndësishme. Vetë qënia e një shtetasi
    grek në krye të KOASH-it e kthen atë në aktor politik. Nga ana tjetër,
    zorr të besohet se Janullatos është aq naiv sa të mos e kuptojë se
    ç’luhet rreth tij dhe me atë vetë. Ai e di mirë se në Shqipëri e solli
    situata kaotike e viteve 1991-1992, me një president komunist malinj që
    ndiqte parimin “Après moi, le déluge!” dhe një president demokrat që
    s’dinte ç’bënte. Ai ishte tepër i ndërgjegjshëm se nuk i takonte ai
    vend në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Për këtë dëshmon
    premtimi i tij se qëndrimi në këtë vend do të ishte “i përkohshëm”. Një
    njeri që e ndjen veten të sigurt se ka marrë atë që i takon nuk ka
    përse të deklarohet “i përkohshëm”. Ai e pa qartë se si u bë
    strumbullar i referendumit për kushtetutën. Më mirë se kushdo tjetër ai
    e ndjen se përpara se të jetë një njeri i fesë ai është në zgjedhje
    politike.

    A ka vend për t’iu trembur një aneksimi të Vorio Epirit nga Greqia? A
    ka vend për t’iu ndrojtur veprimtarisë së një Kryepeshkopi Grek në krye
    të Kishës Shqiptare të themeluar nga Noli pikërisht për t’iu kundërvënë
    kishës greke? Ndoshta ka. Ndoshta nuk ka. Faktet tregojnë se asnjë
    veprim nuk është rastësor: as qënia e Janullatosit në krye të KOASH-it;
    as portretizimet që i bën Gage lart e poshtë nëpër Shtetet e Bashkuara
    peshkopit grek dhe as zgjedhja e këtij peshkopi për të përshëndetur
    studentët që marrin grada shkencore në Universitetin e Bostonit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qafir Arnaut : 17-06-2004 më 15:27

  2. #2
    Korcari Maska e niko korcari
    Anëtarësuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93
    Autoqefalia është term kishtar dhe jo politik. Politizimi i autoqefalisë është lajmëtari i fillimit të persekutimit të bindjeve fetare dhe i triumfit të ateizmit si juntë ushtarake, si regjim diktatorial e totalitar.
    Në Shqipëri ishte diçka më tepër. Ishte shkelje e traditave të shkëlqyera të një pjese të madhe të shqiptarëve, ishte nëpërkëmbje e dinjitetit të tyre, ishte humbje shprese për brezat e ardhshëm.
    Politizimi i autoqefalisë rrëzoi tabu, shkallmoi vlera, shkatërroi një mënyrë jetese shembullore, që mbështetej në parimet e Ungjillit të Krishtit (të njëjtat parime mbi të cilat mbështetet sot Evropa, Amerika dhe gjithë bota e qytetëruar).
    Ortodoksët ishin të vetmit që nuk devijuan nga tradita shekullore, por i qëndruan besnikë besës kristiane, për hir të së cilës bënë sakrifica të panumurta. Në kohën kur gjithshka konvertohej me lehtësinë më të madhe, ortodoksët e ruajtën besën e tyre të paprekur. Nuk duhet harruar se në kohën e konvertimeve të panumurta ndërgjegjja fetare ishte shumë më e fortë se ajo kombëtare. Ai që tradhëtonte besën e shenjtë një herë, atdheun mund ta tradhëtonte njëqind herë. E theksoj këtë, se mos ju thotë mendja se jeni më atdhedashës se ortodoksët.

    Kur më në fund Turqia u largua nga Ballkani falë luftës që bënë popujt e krishterë të Gadishullit dhe me ndihmën e fuqive të mëdha të krishtere, ata që nuk donin të humbisnin pasuritë, tokat, dyqanet, bujkrobërit e shkretë, shpikën marifetin e politizimit të autoqefalisë në dëm të ortodoksëve, të cilët (në bashkëpunim me katolikët) ishin të vetmit që mund ta shpëtonin Shqipërinë e shkretë nga otomanizimi i të gjitha aspekteve të jetës së saj.

    Në grackën e tyre ra edhe ortodoksi Fan Noli, i cili në atë periudhë (ti e di mirë këtë Qafir) e kishte joshur mbinjeriu i Niçes, një lloj Spiderman-i i kohës së sotme. Erdhi, bëri edhe Revolucionin e Qershorit, dështimi i të cilit varrosi për dhjetëvjeçarë me radhë aspiratat e të krishterëve të Shqipërisë për çlirimin DE FACTO të saj nga zgjedha turkoshake, dhe u largua për në Amerikë, ku jetoi mirë e bukur deri në mars të vitit 1965 në vilën e tij në Florida (një fund të tillë do ta doja edhe unë).

    Qafir! Gadishmëria ime për të kontribuar në temën që sapo hape besoj se është shenjë respekti nga ana ime për dialog, por edhe për personat që dialogojnë. Uroj të bësh të njëjtën gjë edhe ti.

  3. #3
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga niko korcari
    ortodoksëve, të cilët (në bashkëpunim me katolikët) ishin të vetmit që mund ta shpëtonin Shqipërinë e shkretë nga otomanizimi i të gjitha aspekteve të jetës së saj.
    Nuk jam dakord. Nuk ka me Otoman se Ortodoksi.Si mentalitet, nje Ortodoks nuk eshte shume ndryshe nga nje musliman. Ortodoksi e Muslimani kane jetuar bashke rreth 500 vjet. Patriarku Ortodoks i paguante rryshfete Kalifit-Sulltan qe te merrte postin. Kalifi gjithmone ka pasur Patriarkun nen hyqem e te dy kane pasur nje ekzistence simbiotike..Pra Otomanizim me te madh e kane ata qe paguan 'rryshfete' per te mbetur "Ortodokse" e jo ata te cilet U PAGUAN nga Kalifati per t'u bere Muslimane (dmth Shqiptaret e Ballkanit ne pergjithesi).


    Niko: nuk dole qarte per ceshtjen e natyres te autoqefalise te KOASH-it. Ma shpjego me 1 FJALI te lutem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qafir Arnaut : 17-06-2004 më 17:54

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Qafir,

    eshte shume e veshtire te te sqarosh ty, pas kaq shume sqarimesh, pasi ti thjesht nuk DO te kuptosh, sic edhe e ke deklaruar vete. Motivi yt eshte i qarte edhe ti je skllav i tij. Prandaj edhe ne kesi temash ne te shumten e rasteve nuk ka diskutante!

    Shihi mire temat qe ti sjell.

    Po ti besh nje analize atyre shkrimeve, te cilat nqs pretendojne te jene serioze duhet te jene te faktuara, ato mund te thjeshtohen ne:

    - Janullatosi eshte problem.

    - Ka dy grupe kundershtare ne lidhje me kete problem.

    - grupi i pare, ai i perkrahesave te Janullatosit thone se frutet e punes se Janullatosit ne Shqiperi jane tregues i drejtperdrejte i veprimtarise se tij.


    faktikisht keto jane fakte te drejtperdrejta qe kane te bejne me PERSONIN

    Ne baze te ketij grupi, Janullatosi nuk mund te gjykohet ne baze te kombesise, por ne baze te asaj qe ai si individ ben.


    - ne baze te A. Kallamates, "faktet" shqetesuese jane te tilla per shkak jo te vete personit edhe asaj qe ai ben, Janullatosi ne kete rast, por per shkak te historise, apo asaj se cfare thone te tjeret ne lidhje me Janullatosin!


    Merrni e gjykoni vete keto koka!


    Tjeter,


    menyra se si trajtohen keto ceshtje ketu jane nje OFEZE e mirefillte ndaj komunitetit ortodoks, edhe sic jua verejti edhe Nico Korcari, shenje orgurzeze per te ardhme diktatoriale apo konflikte te panevojshme.


    Autoqefalia eshte term kishtar, edhe natyra e saje, perderisa quhet autoqefali, nuk varet nga motivi i "autorit/nismetarit" te saje, edhe sikur ai ta kete bere per arsye krejt te pastra politike. Kjo nuk do shume mend qe ta kuptosh.
    Ta politizosh autoqefaline do te thote ta basardosh e abuzosh ate.

    autoqefalia nuk mund te jete krijuar per te kombetarizuar njerezit brenda saj, por ne te kundert si shprehje e kombetarise se personave qe ajo perfshin brenda shtetit ku ekziston.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    Nuk jam dakord. Nuk ka me Otoman se Ortodoksi.Si mentalitet, nje Ortodoks nuk eshte shume ndryshe nga nje musliman. Ortodoksi e Muslimani kane jetuar bashke rreth 500 vjet. Patriarku Ortodoks i paguante rryshfete Kalifit-Sulltan qe te merrte postin. Kalifi gjithmone ka pasur Patriarkun nen hyqem e te dy kane pasur nje ekzistence simbiotike.
    megjithese jo komplet brenda teme po shume interesante kjo lidhja Kalif (sulltan) - Patriark.
    Kryetari i ortodokseve i emeruar nga kryetari i muslimaneve, me rrushfet.
    Lere pastaj ti shkonte kundra sulltanit, e shkarkonte ne vend.

    Ne fakt nje pyetje kisha per seminaristin, a e pranon se turq e greke (+prifterinj) u shkonte shume mbare interesi dhe muhabeti per te mohuar identitetin shqiptar te ortodokseve?!

    Ne se ortodokset shqiptare mbeten te tille, eshte merita e vete atyre dhe e krenarise e vetdijes kombetare dhe aspak e fese, po te ishte per klerin e larte ortodoks, keta barinj te korruptuar (me perjashtime te rralla) do ta kishin cuar gjithe tufen ortodokse shqiptare ne vathen e Athines.

  6. #6
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    A nuk me thua TI QAFO sa eshte nurmi i patrikeve qe nga 1453 deri ne ne fund te perandorise turke, e sa prej tyre kane patur vdekje apo fund natyral?
    Qafiri na vjen me nje leksion shkolle ketu e do jape mend patjeter!


    - II -


    Ceshtja e shqiptarise para shek.19 eshte nje teme me vete jashtezakonisht e gjere, ashtu sikurse ceshtja e te qenit helen atyreve qe kishin qene subjekte te bizantit e te fese ortodokse.

    Keto jane definicione relative qe nuk mund te gjykohen ne baze te parametrave te sotem.

    Ps Labeat, ne nje liber perendimor qe po lexoj une mbi historine e islamit ne Ballkan, thuhet se edhe vete Vaso Pasha e kish pranuar, kur peshkopi maronit i libanit i kish folur per origjinen libaneze te mirditasve, se ne familjen e tij rruhej brez pas brezi gojedhena e nje origjine te tille. Po deshe te jap edhe referencat.


    Ajo qe kerkoj te them eshte se etnogjeneza edhe definicionet e saje nderlikohen shume ne rastin ballkanik aq me teper kur nuk kemi shtete ekzistuese, nderkohe qe kemi perandori qe perbehen nga kombesi te ndryshme qe i lidhte gjuha e religjioni i perbashket perandorak.

    Keshtu qe disbalancat midis asaj se cfare mund te quhet greke edhe jo greke varen edhe nga kendveshtrimet e asaj kohe.

    Nqs ti je rritur me idene se Shqiperia ka qene nga hera nje shtet me kufij te caktuar ashtu si sot qe ka pas qene pushtuar sa nga njeri e tjetri, atehere natyrisht edhe rrjedhimisht i bie qe ti te reagosh kundra grekeve ashtu sic reagon sot.

    Nderkohe qe ne fakt nacionalizmi i shek.19 nuk ishte asgje me teper vecse nje imitim ne detaj i definicioneve te reja qe kishin lindur neper europe, ne baze te te cilave definicioneve u krijuan edhe realitete te reja.


    mos te harojme motivimin fetar te bektashijve per te krijuar nje identitet te vecante nga ai i turqve, per asrye pavaresie fetare ne fakt, ashtu sikurse motivimin e Vlleheve qe nepermjet shqiptarise i dhane shans vetes per nje identitet te ri me shtet!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 17-06-2004 më 22:08

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,157
    Postimet në Bllog
    22
    Po ju tregoj nje barsalete te bukur qe ne fakt eshte e vertete:

    Ne nje tavoline ishin ulur 4 burra ne moshe te mesme qe po diskutonin per fene. Njeri prej tyre ishte orthodhoks, njeri katolik, njeri musliman dhe i katerti edhe pse ishte me zhurmshmi qe fliste me shume e me fort, nuk e tregonte se cfare besimi i perkiste. Nuk kaloi shume dhe gjakrat u nxene shume pasi ai gjakenxehti i katert filloi te tregonte me gisht orthodhoksin dhe ti drejtohej me fjalet: "ti je grek nuk je shqiptar" dhe kaq mjaftoi qe ai burri i fese orthodhokse te kapte per fyti ate gjakenxehtin qe fliste pa pushim dhe te behej gati ta qellonte me grusht ne mes te lokalit. Dy te tjeret u hodhen menjehere ti ndanin miqte dhe gjakenxehti doli nga lokali kurse 3 te tjeret u ulen te mbaronin kafen e tyre:

    - Ore kush e solli ate **** ne tavoline? - pyeti orthodhoksi.
    - Eshte nje komshiu im, e kam ne lagje por nuk kam ndonje muhabet kushedi, - u hodh shoku i vet musliman.
    - Por mos ia ver re atij o vlla se ai eshte cam, - u hodh shkodrani.
    - Ai ka nenshtetesi greke, ai flet greqisht, ai ka jetuar me vite ne Greqi dhe kur vjen puna, ai eshte i pari qe te tregon ty me gisht si grek.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,157
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    Nuk jam dakord. Nuk ka me Otoman se Ortodoksi.Si mentalitet, nje Ortodoks nuk eshte shume ndryshe nga nje musliman. Ortodoksi e Muslimani kane jetuar bashke rreth 500 vjet. Patriarku Ortodoks i paguante rryshfete Kalifit-Sulltan qe te merrte postin. Kalifi gjithmone ka pasur Patriarkun nen hyqem e te dy kane pasur nje ekzistence simbiotike..Pra Otomanizim me te madh e kane ata qe paguan 'rryshfete' per te mbetur "Ortodokse" e jo ata te cilet U PAGUAN nga Kalifati per t'u bere Muslimane (dmth Shqiptaret e Ballkanit ne pergjithesi).
    Te konvertuarit jane fondamentalistet me te rrezikshem te kesaj bote. Nje shoku im me tregonte per nje "nacionalist grek" qe ka bere emer ne politiken greke duke bere thirrje per pastrimin e Greqise nga refugjatet. Kur me tha emrin e tij, qe per fat te keq une nuk e mbaj mend, me beri pershtypje pasi i perafronte pak emrit tend Qafir. Ashtu si ti qe merr pjese ne nje forum shqiptar me nje emer otoman, edhe ai politikani i ri grek, hiqet nacionalist i madh grek, por nga emri dukej qe ishte te pakten me origjine muslimane. Xhaferis, a dicka e tille. Nuk do te cuditesha po ti perkiste pakicave turke (pontis) ne Greqi dhe nuk do te cuditesha po te me thoshin se ai tani eshte orthodhoks dhe "nacionalist grek".

    E solla kete kendveshtrim paksa jashte teme, pasi une nuk kam se cfare te debatoj me jo-besimtare orthodhokse per probleme te brendshme te KOASH. E solla kete kendveshtrim per te nxjerre ne drite ate qe gryen perbrenda te konvertuarin, deshira per tu bere edhe ai shqiptar apo grek edhe kur nuk eshte i tille ne gjak. Deshira per tu bere edhe ai besimtar e i drejte, edhe kur ai fene e sheh si nje mjet dhe jo si jete spirituale.

    Si e manifeston i konvertuari kete krize te brendshme identiteti?

    Pergjigjia: Duke sulmuar kedo dhe gjithcka pasi eshte e vetmia menyre qe ai mund te largoje vemendjen nga e verteta e dhimbshme rreth ekzistences se tij si nje njeri me nje te shkuar te hidhur dhe me nje te ardhme te pasigurt.

    Dje "fondamentalistet islamike", sot "orthodhokset", neser "katoliket", pasneser budistet....

    Fatkeqesia nuk eshte vetem e juaja, eshte edhe e jona qe duhet te lexojme e degjojme brockullat tuaja. Pranda ne te tilla raste, une them: "Falna o Zot durimin dhe urtesine perballe mashtrimeve te tilla".
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  9. #9
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    S'ka gje, le ta kete EDHE Qafiri shansin per te evoluar (ne opinione)!

  10. #10
    Korcari Maska e niko korcari
    Anëtarësuar
    14-04-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    93
    Qafir!
    Më beso, atë punën e autoqefalisë e njoh shumë mirë. Do ta vërtetosh edhe vetë me kalimin e kohës. Unë mund të ta them atë që kërkon edhe me një fjali, por jo pa sqaruar më parë të gjithë së bashku se çfarë është autoqefalia.

    Ai profesori yt të ka thënë se ortodoksia nuk ka lidhje me politikën, ndërsa ti nuk ia ke vënë veshin, duke sjellë si argument autoqefalinë shqiptare. (Do ketë qenë burrë i mirë po qe se të ka dhënë klasën). Ti ngul këmbë se ajo është produkt i një lëvizjeje politike që kërkonte distancimin nga ndikimi i segmentit bizantin.... (pak a shumë diçka të tillë ke shkruar tek tema tjetër). SHUME BUKUR! Unë nuk arrij të kuptoj se përse çirresh e ngjiresh kur ti, me gojën tënde, pranon se autoqefalia shqiptare ishte politikë. Kjo do të thotë se nuk kishte të bënte me mbarëvajtjen e ortodoksisë, por me interesa të caktuara politike. Këtë gjë themi edhe në të gjithë. AUTOQEFALIA SHQIPTARE U INICIUA PER INTERESA POLITIKE!

    Thank you! Je duke çuar ujë në mullirin e ortodoksëve.

    Sa për atë kishën e Sarandës dhe për moslejimin e Foti Cicit për të psallur në shqip, do të doja ta diskutonim. Në qoftë se ke ndjekur disa debate të mëparshme të miat me një farë Sfurku, mund të kesh kuptuar diçka. Në qoftë se jo, ta dish se ishte pikërisht ajo çështja e Shën Harallambit të Sarandës që Sfurku u detyrua të zhduket nga Forumi sikur të mos kishte ekzistuar kurrë më parë.

Faqja 0 prej 21 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Marrëdhëniet e Shqipërisë komuniste me organizatat perëndimore
    Nga ~Miracles~ në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-12-2005, 07:54
  5. Lek Zogu me se fundi ka nje strehe..
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 26-11-2005, 13:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •