Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e SyntheticZero
    Anėtarėsuar
    23-07-2002
    Vendndodhja
    Close your eyes, surely i am there.
    Postime
    64

    hajde supe hajde, minestrone fare...

    Yes, it’s me again…Precisely, the illusion of that insipid shadow that wonders like a nomad…Why am I here? Don’t know exactly, I presume that they just placed me here somewhere, I must pursue the path that people like you and others did/do…Insanity, inanity, and whatever else starts with -in and ends with -ty…after all it all amounts up to nothing more then me, you and the rest of the world,--- we, worthless inhabitants of this ‘glorious’ world…we scatter or spirits through the ditches of this humid ground, we invade the heart of our nature, once again to prove our enormous abilities before ourselves, thus smashing against our faces the rubbish hypocrisy of our beings…!!!


    I despise this chemical imbalance caged in my skull, causing my brain to tell my body and emotions all these horrible thoughts and sending these terrible feelings, causing all of these tears which won't cease falling today. I don't think I should be crying so frequently, even though thoughts impel me with a force which eats at my being....
    As u might have noticed my dear, i'm here again...this time not because of you, i'm not here to talk endlessly about you, i'm here to talk to myself...u see that works out perfectly, i write, read it afterwards...and there you go- i just conversated with myself...stupidly enough i'm still here, u think i should get going....of course your answer shall be yessssssssssss, and the echo of that sssss with be replayed forever in my mind, i'm used to it by now, things just echo, everything is an echo, you are echo, i'm an echo....so is the entire world behind my back....I'm scared to turn my head around, i'm so pale maybe it would waste too much energy....maybe it's just that i do not want to see the worl behind me...
    After completing this dim rutine, i think i ran out of things to say....or that is: i'm to lazy to think, say or express anything else....
    -10110101101210110101101-"In a world full of binary, dare to be different."

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SyntheticZero
    Anėtarėsuar
    23-07-2002
    Vendndodhja
    Close your eyes, surely i am there.
    Postime
    64
    Prane kisha nje qiri...dhe nuk e di se sa minuta me radhe po e veshtronja me endje se si digjej parafina, fitili dhe leshimi i nje arome te kendshme prej pjeshke. Ne duar kisha nje liber qe po e lexonja...ne sfond kisha ca kenge te vjetra te Nirvanave dhe pernjeheresh ne balancimin e ngrohtesise dhe ftohtesise se ketyre sendeve qe me rrethonin u ndjeva e vetmuar. Nuk pata madh per ty, as per ate, as per vete, as per tjeter kend...thjeshte u ndjeva vetem. Dhe ishte pikerisht nje ndjenje e tille ngasherije ku te duhej patjeter te qanje me kokrra loti, ku te duhej patjeter te qullnje jastekun nga lotet...ku te duhej patjeter te shfryheshe diku!
    Altaret e mij te rrefimit qene nje dhome e ftohte, nje qiri qe digjej, nje liber me faqe te shkrojtura, dhe nje pajisje elektronike qe me dhuronte melodi te hershme teksa une rrefenja lotet e mij te vetmise...

    Te ndodh ndonjehere ta ndjesh veten te abandonuar pa asnje lloj kuptimi, te jesh e vetmuar nderkohe qe realisht je e rrethuar nga 100 njerez, vetmi midis turma njerzish...nuk ka me keq se sa kaq!

    Po ti them keto sepse si ato lotet qe rrefyen dhe cliruan nga kraharori im vetmine apo merzine e momentit, dhe keto fjalet e pakuptimta, te renditura rendomtazi, pa asnje pike lidhje me clirojne nga pranga te hershme e te ndryshkura tashme...Eshte thjeshte cikli pastrimit te brendshem, mendova se ca copeza te medha i kisha tretur me kohe...ja qe tek tuk has neper ca gelqere te vjetra, qe tashme jane puqur me njera tjetren dhe krijojne ca si gure qe jane teper te medhenj per tu kaperdire.....me duhen tretur te tere...

    Ne inertsine kesaj driteze flakarake qe me ben nje hije te perdredhur mbi mur po te shkruaj e po te flas sa per te mposhtur trishtimin e momentit...dhe ti mos u merzit o miku ime, sepse mengjesi do te gdhije serisht, dhe mbi syte e mij do shkoje nje uje i fresket, do me hape penxhere te reja...dhe do te buzeqesh teksa pershendes nje dite te re. Sepse momenti eshte vetem nje i tille, qe me pas kthehet ne te kaluar, e kaluara me te cilen une shpesh jetoj...Se di, po me ndodh ta kem shoqen me te mire...pak te tilla kam patur ne jete, se ne femrat jemi te poshtra si qenie...kemi shume cmira, xhelozira dhe shpirtligesira per te qene shoqe me njera-tjetren...Une shoqen time zgjodha te kaluaren dhe kjo kuptohet eshte me momente te caktuara, per arsye se ka dite apo ore te tilla kur nuk me jepet mundesija te mendoj as per momentin e jo me te kaluaren...Po mundohem ti therras mendjes, ti them vetes cfare budallalliqes tefteros, idiotsira te filozofuara ne menyre te trashe...asnje gje me shume se sa vrarje kohe... as nje me shume se sa shperdorim!

    Se me nuk me paskish ngelur tjeter..., kerkova harrim me kish humbur, kerkova sherim qe tretur ne trupin tend, kerkova shpetim e nuk mu pergjigj, kerkova heshtje e e theva vete, nuk kerkova gje dhe pikerisht gjeta asgjesine! Qendoj e shtangur permes driteqiririt qe me ndricon shpirtin, une hiri i nje qenieje te pa fe, hija ateiste te nje shpirti te paudhe...Ku eshte Bibla ime? Jo vertet nuk me ka humbur, qendron e plurosur neper seret e rafteve te biblotekes sime, e kam vendosur pikerisht aty midis nje libri te Frojdit dhe Nices, e kam lene aty si shenje e se kaluares, aty ku mbaron dhe fillon dicka e re...

    Degjo i dashur, degjoje kete kenge qe po kendon me pasion...me uleret neper veshe, me cirret, me kercenon, me vret, me jep shpirt...Rape ME! Rape ME, my friend...Rape ME! Rape ME...again! Degjo dhe mos me veshtro ne sy, degjo dhe mos me fol, degjo dhe mos leviz, degjo kete dhimbje, kete melodi, kete ze te cjerre, te gervishtur, zhgarravinat mbi pentagrame notash...degjo dhe mos merr fryme, degjo dhe mbylli syte, degjo dhe hesht per mbi mbizotrimin e heshtjes. E cfare te te them me teper se sa cmendurite e momentit...se qenka pikerisht ky momenti qe te ben te gezosh e te lumturosh, qenka ky qe te ben te qash e te trishtosh...qenka ky momenti per te cilin jetojme.

    Atje pertej atij diellit te nxehte, ajrit permes, reve me tej, pertej imazhit tim, pertej syve te mi, pertej frymes sime nuk do te gjesh asgje me shume se sa nje hije te shtrember...Iken ditet kur zgjoheshim neper mengjese mekatesh, ishin pikerisht ato perqafimet e mija puqur me te tuat, ishim pikerisht ato deliret e momentit puthitjet e perjetesive, ishin pikerisht ato qe krijuan mallkimin tone...Nostalgjira me nuk ka, nuk ja lejoj dot me vetes...edhe pse ne nje moment si ky qe shkruaj nuk po me bej me shume se sa te nostalgjoj, per ate qe rrefet me Na isht nje here e nje kohe..., per ate qe ishte e djeshmja, per ate qe me ndjeu zemra, qe me pane syte dhe qe jetoi shpirti...pikerisht per momentin qe kaloi!

    Pagjumsija me eshte kthyer ne normalitet, nuk eshte me thjeshte panik mospagjumesije...me eshte kthyer ne nje rutine te pernatshme, ne nje dicka qe dhe ndoshta e shijoj...ose me mire kam mesuar ta gezoj. Nuk ka me bukur se sa te qendrosh deri naten vone zgjuar, ateher kur e di qe e tere dynjaja fle, ateher kur mund te hap perdet e dritareve e te shoh nje qiell pafundesish, te shikoj se si shuhen yjet e si se zbardh nata deri ne agim, Keshtu qe une naten time do ta shijoj, do e shijoj me shume se sa dite qe do te vij, do te ndez qirinj te tjere qe te me mbushin mushkrijte me erera lendinash, do te degjoj ato tinguj qe me cojne tek ti, do te lexoj ate librin deri sa te arrij tek fleta e fundit...Keshtu qe kur te zgjohem te nesermen ne mengjes te them me plote goje qe kam enderruar nje enderr te vertet...kam jetuar naten me vetmine time!
    -10110101101210110101101-"In a world full of binary, dare to be different."

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •