Close

Rezultati i Sondazhit: A do të shkoni me pushime në Atdhe?

Votues
316. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po

    183 57.91%
  • Jo

    98 31.01%
  • Nuk e di

    23 7.28%
  • Nuk më pëlqen

    12 3.80%
Faqja 8 prej 14 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 134
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Sigurisht qe po .. Skemi ku te shkojm tjeter per pos. se ne Atdhe..:
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Postime
    9

    inshallah mbushem ndonjehere mend

    tatjeta juve te gjitheve
    une thjesht nuk mundem me i kuptu disa njerez, bregdeti yne eshte nder bregdetet shume te bukura, dhe ka nevoje per ndihme pra per investime e populli yne shkojne neper bregdete tjera po pse more vella mos me i hargju ato pare tek shqiptari edhe nese jane ato 10 euro, dhe i kisha lutur pronaret e dyqaneve dhe te banesave - hoteleve qe ta rrisin nivelin e pastertise dhe mikepritjes qe ti terhjekin me zor mysafiret e kur ta bejme bregdetin tone te kerkuar atehere bejme qka te dojme...M

  3. #73
    bitter girl Maska e marsela
    Anëtarësuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    sot meqe kam kohe po shkruaj pak per kto dite pushimesh ne shqiperi..

    se pari dua ti them atyre qe preferojne me teper ti kalojne pushimet ne bregdetet e spanjes,greqise e turqise apo alpet e zvicres,italise a austrise>
    nuk ka kenaqsi me te madhe,te pakten per mua ,sesa te jem pran njerzve qe me duan e me vlersojn;prane njerzve qe flasin te njejten gjuhe,pelqejn e kercejn te njejten muzike te bukur shqiptare,ndjejn gezim e trishtim per te njejtat gjera si dhe un.eshte e vertet qe per te kaluar pushime shume te bukura ne shqiperi duhet te shpenzosh mjaft e ndoshta jo cdo gje do ta kesh po e dini qe per mua edhe ato `bezdisjet` e zakonshme per ikjen e dritave,ndonje fjale e hedhur ashtu shkujdesur ne rruge nga ndonje adoleshent apo edhe ato bisedat me ze te larte te njerzve ne autobuza e furgona kur jam larg me ngjallin mall.
    u zgjata pak por per mua pushimet ne vendin tim edhe ather kur do te kem mundesi ti bej kudo neper bote do te jen nje kenaqsi e vecante!

    ka akoma pak ndryshime per te then qe gjerat kan marre rrugen e duhur por kur ke pak dit ne dispozicion e shum gjera per te bere pushimet skalojn keq.
    per mua pjesa me e bukur eshte plazhi.edhe sivjet isha me familjen 15 dite ne Velipoje.per ato qe skan qene jo per reklame,(se sjam as shkodrane)mund te them se esht nje vend ku ja vlen te kalosh pushimet.me pelqen rera,deti,pishat..cdo pasdite beachvolley,shetitje..e cdo mbremje deri vone disko.kerciste apo s kerciste e kercymja me kenge popullore shqiptare..takova fare rastesisht edhe shok e shoqe qe si kisha takuar prej kohesh.

    vec plazhit pasditet para tv,me shoqet,me vizita tek te afermit sme kan lene te merzitem.kto ditet e fundit kam dale ktu ne tirane e me pelqejn shume lokalet e reja,njerzit,rendesia qe i kushtojne ato look-ut..me pelqen kur vazhdimisht takoj shoqe e shoke nga e mesmja qe si un kan ardhur nga usa,italia,rumania etc etc per te kaluar pushimet ktu.
    per mua pushimet ne shqiperi do te mbeten gjithnje te pazevendesueshme!!!
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Une isha per pushime ne kosove,por para se te shkoj ne kosove ndaluam ne Durres.Ishte kjo hera e par per mua qe po vizitoja Shqiperin,qfar te them ajo qe me la pershtypje te mire ishte se njerzit ishin mikpritsa dhe komunikativ.ndersa te tjerat le shum per te deshiru.Po sa zbritem nga trageti pam mungesen e shtetit ligjor. Kam kalu kater shtete dhe askush nuk me ka pyet per asgje hiq,kurse ne shqiperi ishum te detyruar qe ta nxerrnim nje leje hyrse e qe zgjati diku afer nje ore pas nje rrmuje te madhe ne sportelin filluan sharje fyerje kuptohet ne adres te qeveris me pastaj kaluam ne nje procedur ku duhej te dezinfektohemi sepse ashtu ishte urdhresa e krejt kjo zgjati afer dy ore ne nje temperatur 40grad nxeht .Femija filluan te me mallkojn pse erdhem ketu,njerz me uniforma e pa to silleshin verdall kerkonin lek per ti rregulluar ket procedur te pa nevojshme dhe besa fitonin bukur mir nga shqiptaret .Te ju them sinqerisht qe ne te njejten kohe ishin te perziera emocionet gezimi se erdhem ne shqiperi por edhe urrejtja se pse ne kete menyr duhet te maltretohen pasagjeret.Me erdhi keq per ate popullat te cilen e kishte kaplu vorfria ,ndejtem nje jave dhe nuk me ra ta shoh qofte edhe nje turist te jashtem a do te thot kjo se turizmin shqiptar po e mban patriotizmi?edhe diqka qe ishte jasht qdo normaleje se ne pllazh nuk kishte as wc prandaj nevojat fiziologjike i kryenin ku tjeter perveq ne uj pastertia ishte per qdo kritik,prandaj e kam te veshtir ti bind femijt e mij qe pushimet e ardheshme ti kalojm ne shqiperi perkunder deshires.

  5. #75

    Cool pushime apo vizite ne shqiperi

    Jam shqipetar dhe patriot dhe deshira per tu kthyer ne vendin ku kam lindur asnjehere nuk me mungon, por duke vene re mikepritjen e bukur te kontrollit te korruptuar dhe injorante policor, kushtet kryesore te jetese dhe cmimet e larta mendohem 20 here per te ardhur dhe vizituar shqiperine jo me per te kaluar pushimet.
    Kam deshire ta ndihmoje ekonomine shqipetare por gjithashtu kam nevoje per te pushuar 20 dite pushime ne vit qe kam te drejte te marr nga bossi i punes apo jo.se ketej punohet fort edhe me rregulla ore vella jo si ne shqiperi (nuk i njoh statistikat por e shikoj qe po zhvillohet shume ngadale dhe ky per mua eshte rezultat negativ).
    Shqiperia do shume kontroll dhe barazpeshim financiar sepse kur eshte e shtrenjte per ne emigrantet per njerezit qe jetojne aty eshte marrezi.
    Shqiperia ka nevoje per njerez te afte dhe jo injorante apo dembele ne institucione shteterore (shembull rinas,portet detare +vendi i pare ku mirepritjen emigrantet).
    Shqiperia ka navoje per drita dhe jo ta presi nena djalin me qiri pas 4 vjetesh.
    Si perfundim pushimet duhet ti vuash sa me pak motra e vellezer.
    Vizitat i vuaj me kenaqesi sepse qe andej kam ardhur.
    Ndryshuar për herë të fundit nga rabit : 15-09-2004 më 01:25

  6. #76
    hallo, pershendetje nga belgjika. eshte per here te pare qe futem ne kete forum edhe kam shume kenaqsi te jem mes jush!? kam pese vjet qe e kam lene Shqiprine edhe deri ne kete moment nuk kam pasur mundesine te vija!!!!! shume njerez flasin mire edhe shume njerez flasin keq per shqiprine nuk di me seç behet ne vendin tim!!!si jeton rinia?? jane te lire!!?? eshte frik te dalesh te vesh ne disko me shoqe?? ndoshta tingellojne pak koti keto pyetje po kam shume qef ta di te verteten! sepse familjaret e mij vetem qahen!!!!!!! ;-)

  7. #77
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anëtarësuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Ja dhe eksperienca ime per kete vere. Paksa e gjate por desha ti ndaj pershtypjet e mia me ju.

    Kisha vite qe s’i kisha kaluar pushimet e veres ne Shqiperi dhe ne mendjen time Shqiperia kishte mbetur sic e kisha lene kohe me pare. Shpesh degjoja nga miqte e mi qe eshte veshtire te kalosh pushimet atje, qe kushtet nuk jane optimale, qe njerezit nuk kane ate respekt per klientin me te cilen jemi mesuar ne boten perendimore.
    Megjithate, tani qe kthej koken prapa, pushimet e kesaj vere ishin me te bukurat qe kam kaluar ne shume kohe.

    Gjeja e pare positive qe vura re sa zbrita ne Rinas ishte permiresimi i aeroportit. Megjithese akoma ne hapat fillestare te te quajturit me plot gojen AEROPORT, me pelqeu qe kishin implementuar kompjuterat per kontrollimin e pasagjereve. Sherbimi ishte shume i shpejte, policet te prere ne sjellje, dhe kur bagazhet vonoheshin (AlItalia sucks), s’ishte me e nevojshme qe te shkoje vazhdimisht ne Rinas per te pare ne kishin ardhur apo jo—tani kompania ajrore ti sillte ne shtepi (te paprekura), pak rendesi nga cili qytet ishe.

    Rruget mendoj se ishin permiresuar. Me pelqeu autostrada Durres-Tirane por hyrja e Tiranes ishte FERR. Disa here na ka marre rreth nje ore vec te futeshim ne qytet sepse kishte shume fluks dhe shume ndertime. Me vinte shume keq per policet e trafikut qe kalonin te pakten 8 ore ne pisk te vapes, ne mes te zhurmave nga me te ndryshmet, te mbuluar nga pluhuri marramendes i makinave (pa uje, pa mbrojtje nga dielli) duke bere ate pune qe shume mire mund ta bente nje semafor.

    Tirana ishte bere qytet metropolitan. Me plot gojen, kishe kenaqesi qe te kaloje rrugeve te Tiranes. Bravo i qofte Edi Rames sepse kishte bere pune te mrekullueshme. Jam cuditur qe kioskat e panumerta buze Lanes kishin avulluar dhe gjithkund kishte gjelberim dhe rregull. Mbremjeve, shume qete, s’te ngacmonte njeri. Si zakonisht rruget zienin nga vendasit dhe turistet. Me te thene te drejten, kishte shume lezet se ne qe jetojme jashte, pas ca viteve fillojme ta ndiejme mungesen e jetes shoqerore qe Shqiperia na ofronte dikur.

    Plazhi i Durresit me dukej sikur po me merrte frymen me gjithe ato ndertesa e vila, ngjitur me njera tjetren e pa pike simetrie. Se mos ma marrin per keq ato qe kane hotele e vila atje? Te kaloje me makine nga Durresi deri ne Golem ishte torture nervore. Aq keq ishte trafiku saqe ca here policia e bllokonte fare hyrjen dhe i drejtonte njerezit nga Shkozeti??? Kishte fluks kembesoresh 24 ore po ashtu dhe makinash. Turistet ishin problem ngaqe vinin grupe grupe dhe s’dinin ku po shkonin, shkaktonin dhe aksidente.
    Plazhi me i mire? Kepi I Rodonit!!!

    Driving? Hahahahaha. Te dukej vetja sikur po luaje nje film si James Bond. Qellimi i misionit: mos te perplaseshe. Javen e pare, e kisha shume te veshtire sepse i bindesha rregullave dhe mendoja “bobo, mos marr gjobe.” Pastaj ja mora doren duke pare te tjeret and became dangerous Mendoja, “heck, I am in Albania….no cops, jepi gazit and enjoy the freedom. Kshuqe, duke mos ndjekur asnje rregull si shumica e popullsise, pas 3 muajve atje, tani jam bere profesioniste per high speed chases

    Overall, ishte kenaqesi te takoje njerez qe i njihje kur kaloje rruges, te takoje kushot qe dikur i kishe lene kalamaj dhe tani ishin rritur dhe madje dhe fejuar e martuar, te degjoje icik sherr midis komshijve (evil), te haje shalqin shqiptar me djathe, te shikoje telenovelen KLONI ne oren 6:30. Se mos guxoje te shkoje per vizite tek ndonjeri ne ate ore sepse s’ta hapte njeri deren. Meqe ra fjala, e takoi Zhade Leon me ne fund?

    Nje nga gjerat qe me ka lene me shume mbresa ishte atmosfera e ngrohte ne Tirane pas ndeshjes Shqiperi-Greqi. Very beautiful sight dhe me vjen mire qe qellova atje per t’i pare Shqiptaret njehere bashke dhe aq te lumtur.

    Tani qe jam futur ne rutinen e jetes se perditeshme, i kujtoj me nostalgji pushimet e kesaj vere. Ehhhh, back to the real life now!!!
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  8. #78
    budgetawningandrails.com Maska e Edmondii
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Lidhjet personale lejohen vetem si faqe hyrje.
    Postime
    125
    why do u go anyway
    The faith of the Albanian is Albanianism.
    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  9. #79
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    o me kenaqe me shkrimin miscongeniality.edhe une i kalove atje pushimet dhe pse nejta shuuume pak 1 jave .por u kenaqa vertete ashtu ishte kishte shume permirsime.mirpo me vjen keq qe srrija dot te shifja neshjen.5 dite perpara neshjes erdha.sidoqofte shume shkrim i realte.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e LeNNoN
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Bucharest
    Postime
    359
    po tani per pushimet e vitit te ri do shkoni ne shqiperi ?





    LeNNoN !
    You don't lead by hitting people over the head-that's assault, not leadership.

Faqja 8 prej 14 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ku me rekomandoni te kaloj pushimet ne Shqiperi?
    Nga bucki në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 08-03-2010, 21:14
  2. Ku do ti kaloni pushimet kete vit
    Nga WALCHIRIA në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 24-01-2007, 07:01
  3. Pushimet verore 2006
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 10-07-2006, 07:05
  4. Pushimet me te bukura
    Nga Alicia në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-03-2006, 15:35
  5. Si do ti kaloni pushimet?
    Nga Juventini në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 25-12-2005, 14:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •