Është gati e pamundur që një ditë të kalojë pa dëgjuar, lexuar apo mësuar për një krim të ri brenda familjes shqiptare. Babai vret të birin. Fëmija kryen vetvrasje pas polemikave me prindërit. Dhuna fizike ndaj grave i shtyn ato të vrasin bashkëshortin abuzues. Tradhëtia bashkëshortore shpie deri në vrasje. Përdhunime seksuale brenda familjes. Vetëvrasje si një mënyrë për ti dhënë fund mjerimit dhe vuajtjeve.
Të gjithë jemi dëshmitarë të këtyre krimeve në rritje në familjen shqiptare, të gjithë shokohemi kur i dëgjojmë, por askush nuk e ngre këtë si një problem tepër shqetësues që duhet kuptuar, analizuar dhe adresuar. E hapa këtë temë jo për të dokumentuar këto krime brenda familjes, pasi shtypi shqiptar e bën shumë mirë këtë gjë, e hapa për t'iu ftuar ju të gjithëve për të diskutuar mbi tre pyetje:
- Cilat janë shkaqet e krimit në familje?
- Cilat janë pasojat e krimit në familje?
- Çfarë mund të bëjmë si shoqëri për t'i parandaluar këto krime?
Te pakten une mendoj se ky fenomen meriton vemendjen kryesore te mbare shoqerise shqiptare pasi krimi nuk po kursen me as familjen shqiptare.
Albo
Krijoni Kontakt