Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 73
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Postime
    337

    Grekët të keqinj, apo më të keqinj se ç'duken?...

    Nisur nga poshterimet qe kohet e fundit ambasada greke i ben shqiptareve duke i trajtuar si kafshe, duke i lene me jave dhe muaj per nje vize, duke i poshteruar ata, ka nxitur reagimin e shume shqiptareve qe kane disa dite qe protestojne para ambasades dhe neper rruget e Tiranes.
    Por jo vetem kaq, greket kane nxjerre te pa vlefshme pashaportat e shqiptare ne kufij duke mos i lejuar te kthehen ne greqi shume shqipetare qe kishin ardhur me pushime prane familjes.
    Ky eshte nje rast i perseritur.Pa dyshim qe ju dini me 100-dra te tjere....
    Une pyes;GREKET JANE KAQ TE KEQINJ SA DUKEN, APO EDHE ME TE KEQINJ...???

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    O Zot i madh sa te peshtire qe behemi. Sillemi si sklleverit e Nices qe vetem ankohen dhe qe si reagim ndaj armikut te tyre kane thjesht ndjenjen e percmimit apo mallkimit.

    A ka mundesi qe qofte edhe nje here te mos ankohemi ne valle por ta marrim dhe perballojme realitetin ashtu sic eshte, i veshtire, i eger dhe i dhimbshem?
    Jemi ne qe e kemi vene veten ne pozita te tilla qe greku mund te tallet me ne, dhe pergjegjesia per ta nxjerre veten nga kjo situate eshte po e jona. Por kjo nuk arrihet me protesta, apo ankime. Kujt i ankohemi ne, Grekut? - grekut qe s'te duron dot dhe qe as i kercet per ne?!
    Cjane keto protesta idiote? Jemi kthyer ne komb qurrashesh. Vetem protestojme ne, ankohemi, qajme, ky ma beri keshtu, ky maberi ashtu. Kemi qejf te hiqemi si fukarenj te pafajshem, duke pritur qe te tjeret te mos na bien ne qafe e mundesisht ta vene doren ne zemer per ne. Jemi kthyer ne gjynafqare te peshtire totalisht te paafte ti dalim zot vetes, por qe ne vend te aftesohemi dhe behemi te zote, nuk pertojme te ankohemi e protestojme.

    Me shpifur se kaq nuk behet.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-06-2004
    Vendndodhja
    Japoni Gunma ken
    Postime
    6
    Sander Mafishja ke shume te drejte !
    ne jemi me keq se kalamajt e vegjel , vetem ankohemi edhe gjithmone do ja vemi fajin tjetrit , po ta vrasim mendjen aq shume sa bojm protesta , do kishim permisur sadopak!!!!!

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga Sander Mafishja
    O Zot i madh sa te peshtire qe behemi. Sillemi si sklleverit e Nices qe vetem ankohen dhe qe si reagim ndaj armikut te tyre kane thjesht ndjenjen e percmimit apo mallkimit.

    A ka mundesi qe qofte edhe nje here te mos ankohemi ne valle por ta marrim dhe perballojme realitetin ashtu sic eshte, i veshtire, i eger dhe i dhimbshem?
    Jemi ne qe e kemi vene veten ne pozita te tilla qe greku mund te tallet me ne, dhe pergjegjesia per ta nxjerre veten nga kjo situate eshte po e jona. Por kjo nuk arrihet me protesta, apo ankime. Kujt i ankohemi ne, Grekut? - grekut qe s'te duron dot dhe qe as i kercet per ne?!
    Cjane keto protesta idiote? Jemi kthyer ne komb qurrashesh. Vetem protestojme ne, ankohemi, qajme, ky ma beri keshtu, ky maberi ashtu. Kemi qejf te hiqemi si fukarenj te pafajshem, duke pritur qe te tjeret te mos na bien ne qafe e mundesisht ta vene doren ne zemer per ne. Jemi kthyer ne gjynafqare te peshtire totalisht te paafte ti dalim zot vetes, por qe ne vend te aftesohemi dhe behemi te zote, nuk pertojme te ankohemi e protestojme.

    Me shpifur se kaq nuk behet.
    Nuk e ka fajin populli Sandri, e ka fajin shteti shqiptar qe nuk i del zot popullit te tij. Une personalisht nuk jam ballafaquar me pritje dokumentash e ku di une por e marr me mend se c'tension i madh eshte te zvarritesh dhe te neperkembesh nga bota vetem sepse shteti yt te ka leshuar nje pashaporte te qelbur qe s'pi uje asgjekundi. E pra shteti, detyra kryesore e te cilit eshte te veproje si rregullator per t'ia lehtesuar sa me teper ekzistencen popullsise se tij qe perfshihet brenda metrave katrore per te cilat ky shtet PERGJIGJET PLOTESISHT...
    Greket..."fshataret e Evropes" harruan kur u telendisen dhe lypen nje cope strehe dhe buke tek shqiptaret ne luften italo-greke(nje shembull sh. ordiner ky por edhe kuptimplote).
    Shqiptaret tani kane nevoje me shume se kurre per ndihme, vertet ekziston ndonje ide optimiste se greket do te ndikojne per mire duke ua bere jeten shqiptareve me te lehte? Kurrsesi qe jo! Greket, fqinjet tane famekeq qe aq shume e enderrojne ate Shqiperine e shkrete. Pse duhet fajesuar vetem vetja gjithmone?! Ne nuk jemi kurrsesi te peshtire. Ne, shqiptaret jemi nje nga popujt qe integrohemi jashte shtetit me shpejt se gjithe kombet e tjere. Thjesht fati yne i keq qe jemi nje komb i vogel me nje shtet super-te-korruptuar, dhe me fraktura serioze te trasheguara nga malarja komuniste qe akoma po i pi gjakun Shqiperise dhe shqipetareve.
    Dhe mos harro, sa me shume te mos nenshtrohesh aq me shume te urrejne ata qe s'te nenshtrojne dot...
    Greenflower

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-06-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2

    Exclamation Per Shqiptaret!!!

    Me Vjen Keq Nje Vend Kaq I Varfer Si Ky I Joni Te Kete Kultivuar Nje Egoizem Te Tille Te Papare Ne Nbare Rruzullin. Eshte Vertet Per Te Ardhur Keq Per Ne, Qe Deri Dje Vidhnim,perdhunonim,rrembenim Dhe Plackisnim Dhe Sot Kujtohemi Te Kerkojme Te Drejta Dhe Biles Te "plota"
    Pse Mor Zoterinj Keshtu E Paskeni Pare Ju Kete Bote ? Vetem Te Kerkojme Te Drejta, Pa Na U Dridhur Qerpiku , Dhe Ne Te Njejten Kohe Duke Mos Zbatuar Asnje Detyrim.
    Problemi Nuk Qendron Aq Larq! Por Eshte Teper I Thjeshte,pa Komplikim! Jemi Ne Ata Qe Skemi Perparuar Ne Kete Evolucion Te Species Njerzore,por Kemi Mbetur Akoma Ne Periudhen E Neandertalit Apo Te Kromanjonit.
    Turp Tju Vije Mor Ju E Ardhmja E Shqiperise,te Ashtuquajturit Filizat E Saj!
    Pa Shikoni Pak Pas Ne Histori! Cfare Shikoni? Nje Pisllek Gershetuar Me Gjak. Kjo Eshte Rruga Ne Te Cilen Ne Kemi Ecur! Nje Histori Turpi! Dhe Sot Vjen Dikush Dhe Kerkon Te Drejta,pikerisht Ai Qe Deri Me Sot Ska Zbatur Asnje Detyrim Dhe Jo Ndaj Botes,por As Edhe Brenda Vendit Te Tij Nuk Ka Kerkuar Lirine Dhe Te Drejtat E Tij, Por Vetem Ka Ulur Kurrizin,qofte Ndaj Turkut Qofte Ndaj Diktatures Dhe Qofte Politikaneve Te Saj. Dhe Vjen Dikush Sot Dhe I Kerkon Te Drejta Grekut.
    Ne Nuk Jemi Te Denje As Per Te Lidhur Kepucet E Tyre! Ja Keta Jemi Ne!
    Pastaj Pse E Fajosni Grekun Ju? Po Nanon Qe Keni Vendosur Atje E Harruat? Po Ate Italianin Qe Ju Mbyten Cdo Jave Njerez Ne Det? Apo Keta Sjane Greke,me Fal! Shikoni Te Pastroni Njehere Oborrin Tuaj Pastaj Kerkoni Greku T'ju Respektoje!
    Dhe Po Ju Them Edhe Dicka Qe Nuk Eshte E Imja : "cdo Popull Ka Ate Qeveri Qe Meriton" (hegel)
    Por Ne Jemi Nje Djallo Popull,se Nuk Protestojme Perpara Qeverise Sone(sepse E Dime Pergjigjen E Tyre) Por Kerkojme Nga Te Tjeret Te Respektohemi!
    Ne Jemi Turpi I Vetes Sone, Dalim Dhe Kerkojme Dhe Te Drejta! Ne Qe Gjithmone Ne Skenat Nderkombetare E Shikojme Veten Me Rolin E Prostitutes.
    Ndryshoni Mendime O Njerez Idiote Dhe Fodulle!!!
    Megjithate Rendesi Ka Jetoni! Pak Rendesi Ka Per Boten Cmendoni Ju!
    Fatmiresisht Nuk Ju Pyet Njeri Fare!

  6. #6
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anëtarësuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    Citim Postuar më parë nga Sander Mafishja
    O Zot i madh sa te peshtire qe behemi. Sillemi si sklleverit e Nices qe vetem ankohen dhe qe si reagim ndaj armikut te tyre kane thjesht ndjenjen e percmimit apo mallkimit.

    A ka mundesi qe qofte edhe nje here te mos ankohemi ne valle por ta marrim dhe perballojme realitetin ashtu sic eshte, i veshtire, i eger dhe i dhimbshem?
    Jemi ne qe e kemi vene veten ne pozita te tilla qe greku mund te tallet me ne, dhe pergjegjesia per ta nxjerre veten nga kjo situate eshte po e jona. Por kjo nuk arrihet me protesta, apo ankime. Kujt i ankohemi ne, Grekut? - grekut qe s'te duron dot dhe qe as i kercet per ne?!
    Cjane keto protesta idiote? Jemi kthyer ne komb qurrashesh. Vetem protestojme ne, ankohemi, qajme, ky ma beri keshtu, ky maberi ashtu. Kemi qejf te hiqemi si fukarenj te pafajshem, duke pritur qe te tjeret te mos na bien ne qafe e mundesisht ta vene doren ne zemer per ne. Jemi kthyer ne gjynafqare te peshtire totalisht te paafte ti dalim zot vetes, por qe ne vend te aftesohemi dhe behemi te zote, nuk pertojme te ankohemi e protestojme.

    Me shpifur se kaq nuk behet.
    bravo sanderi dhe hegeli ju keni kuptuar problemin me te madh shqiptar

    jane shume te verteta ato qe shkruani vec se ne kete rast protesta eshte nje menyre per te treguar se sjemi qaramane por dime edhe te hapim gojen e te kundervihemi ... me aq sa kemi mundesi per momentin

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Fajin nuk e ka aspak shteti shqiptar. Ky shtet nuk ka asnje karte per te luajtur kunder Greqise, sepse ne si shqiptare kemi kontribuar dhe kontribojme ne degradimin e shtetit tone me shume se kushdo tjeter.

    Ne kerkojme qe ta bejme shtetin shqiptar si veten, pra subjekt qurrash qe ankohet dhe qan gjithe kohen. Shteti shqipetar nuk mund dhe nuk duhet te futet ne konflikt te hapur me Greqine per shume arsye qe na interesojne me shume ne ne rradhe te pare. Se pari nje konflikt me Greqine fare mire mund te pasohet nga operacione fshesa qe mund te sjelle mijera emigrante ne Shqiperi. Dhe cfare do bejne ata kur te kthehen mbrapa, sigurisht sipas kesaj llogjike do protestojne, do qajne dhe do ankohen. Ata do duan pune, uje, drita etj qe shteti shqipetar nuk ia siguron dot. Kjo mund te sjelle tensione te tjera te brendshme ne shqiperi qe ne fund te fundit i sherbejne Greqise.

    Se dyti, nje shtet shqipetar qe angazhohet ne acarime mardheniesh jep pershtypje mjaft te keqe neper bote. Por mbi te gjitha largon investitoret e huaj, sepse askush nuk kerkon te investoje ne nje rajon te acaruar dhe gjithe konflikt. Keto investime ne na duhen me shume se Greqia e cila i ka ato me shumice.

    Shqiptaret kane nje deshire shume ta madhe per te mos mbajtur asnje lloj pergjegjesie mbi vete. Gjithcka e kerkojne nga shteti edhe pse asnje kontribut nuk japin per konsolidimin dhe forcimin e tij. Me thoni sa prej jush, qe pretendoni se fajet i ka shteti, i keni paguar ndonjehere takse shtetit shqipetar, keshtu qe ky shtet te forcohet dhe te jete i fuqishem per tiu dale zot?

    Ne kerkojme qe shteti shqipetar te na i zgjidhi hallet, por nuk i kemi lene atij asnje menyre per ta bere kete. Disa kohe me pare ne e mallkuam dhe e shame shtetin dhe parlamentin se nuk miratoi rezoluten per Camerine. Protestuam dhe ishim gati ta digjnim parlamentin edhe pse e dinim fare mire se nje rezolute e tille mund ta paguanim shume here me shtrenjte se nje trajtim jo korrekt ne ambasaden greke, mijera refugjate mund te deboheshin nga greqia.

    Kur shteti kerkon pra te beje diplomaci e politike duke ruajtur ekuilibrat dhe paqen me Greqine qe me tej perkethehet ne me shume rehati per emigrantet shqipetare, ne i hidhemi shtetit ne fyt dhe nuk i leme gje pa thene, duke qene gati ta shkelim me kembe.

    Do desha qe rezoluta per camerine te kalonte, dhe shqiptaret ta shikonin vertet se sa shtrenjte do ta paguanin ate, keshtu qe pesimi ti behet mesim. Ashtu do ta kuptonin se nacionalizmi koketrashe eshte mjerimi i tyre, dhe me tej te gjithe do te shihnim se sa te gatshem jane ta paguajne nderin e camerise apo interesat ekonomike te cemerve me mjerimin e tyre.

    Sa per ate qe greket jane "fshataret e Europes" besoj se vetem nje mendje injorante dhe e vogel e beson kete. Eshte e kote te flasesh ketu per kulturen greke dhe influencen e saj ne ndertimin e shteteve moderne, por mjafton te shikojme vetem faktin se ku jemi ne dhe ku eshte Greqia sot per ta kuptuar se keto mendesira jane teper injorante dhe burojne nga mendje qe nuk i hyjne ne pune askujt. Ne nuk mund te ecim perpara duke mohuar realitetin dhe duke i mbushur mendjen vetes se greku na qenka fshatar. Perseri morali yne eshte ai i skllavit te Nices, qe edhe pse i zgjebosur nga mjerimi dhe i shtypur nga masteri i tij, e konsideron masterin si qenie amorale apo te prapambetur "fshatar".

    Ja pra zoterinj, e verteta eshte e vertete. Ne nuk bejme dot perpara duke bere analiza kot me kot si keto, analiza pra "Liza ne boten e cudirave". Ne nuk kemi as integritetin dhe aftesine per ta pare realitetin sic eshte, le me pastaj te jemi te afte dhe te zote te mesojme prej tij apo ta kthejme ate ne avantazhin tone. Ky eshte mjerimi yne i vertete.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Postime
    337
    Ah...., more Sander, te shkoje jeta me zemer ne dore.....
    dhe si rrjedhoje e kesaj, me breke neper kembe....................
    Me keto pacavure qe ke shkruajtur ti i bie qe shtetit shqiptar ti shkoje jeta "me kembe perpjete".
    Shkurtimisht, meqe fillon operacioni fshesa,mos leme pershtypje te keqe ne bote, etj brockulla si keto, ne duhet te pranojme te trajtohemi si kafshe.... !!!
    Po te ishin trajtuar greket ne ket menyre nga ne, ato do mjaullinin dyerve te europes dhe do na akuzonin per shkelje te te drejtave te njeriut, gje qe e kane bere shpesh dhe pa shkak.
    Nese kam besim te shqiptaret qe nje dite do ja dalin, kam, se besoj fort ne karakterin e tyre, qe sigurisht tani per tani nuk mund te shfaqet me gjithe kapacitetin e tij.....
    Ndersa njerez me mentalitet si i joti ka pas historikisht por gjithmone ne fund kane rezultuar TE PA RENDESISHEM....
    gjith, t'mirat.....

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-10-2003
    Vendndodhja
    Vjene, Austri
    Postime
    18
    T'kifsha greqine e me to t'gjithe serbine !!!
    Exstasy helped me find God on Friday 13th !!!

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Operacioni Fshesa nuk te ben ty te lesh pershtypje te keqe neper bote, por te ben ty me fukara e me te mjeruar or tung. Dhe kur te jesh i tille do ta sheshes veten 10 here me lire tek greku.

    Ideja nuk eshte qe ti perulesh askujt, por te ruash dinjitetin dhe integritetin tend jo nepermjet protestave dhe qurravitjeve per te cilat nuk i kercet askujt neper bote, por duke shpalosur vlera, duke u aftesuar dhe duke u kthyer ne nje komb qe bota, rajoni apo europa ia ka nevojen.

    Te protestosh apo te qurravitesh si lapanjoz, apo te mallkosh si femer e keqe pa dhembe eshte veti boshe e nje individi kot qe nuk di ti dale zot vetes dhe qan apo ankohet pa pushim. Kemi 12 vjet qe ankohemi, qahemi, si mjerane e derdimene, dhe asgje nuk kemi arritur.
    Dinjiteti nuk vjen duke u qurravitur, por duke luftuar dhe fuqizuar, veti keto qe kerkojne aftesi, vlera, arritje, suksese. Ne nuk kemi asnje arritje, asnje sukses, asnje vlere te afte per te luftuar grekun, dhe me tej ia heqim vetes edhe ate pak buerreri qe na ka mbetur duke u qare apo protestuar si burra eunuke.

    A ka me qenie te shpifur se nje individ qe nuk eshte i afte per veten dhe vazhdimisht ankohet per te tjeret? Jane tipa te tille si zotrote qe me mentalitetin e tyre e kane kthyer shqiperine ne nje vend qurrashesh dhe njerezish qe vetem ankohen, ky ma beri keshtu, ky ma beri ashtu. Te gjithe te diskriminojne ne Europe, Greku, Italiani, Gjermani, etj etj. Cfare do bejme ne do ankohemi kunder te gjitheve, apo do ta kthejme dhimbjen ne energji dhe vullnet per te ecur perpara dhe zhvilluar si komb?

    Sigurisht, mentaliteti i protestave dhe ankimeve eshte me i lehti, eshte mentaliteti i dembelit, i parazitit dhe te paaftit, i mendjeshterpit dhe qylaxhiut qe zgjedh qurravitjen per ti dhene zgjidhje halleve te veta, ne vend qe te plasi koken, te punoje, djersisi, sakrifikoje dhe te zhvillohet, duke u bere po aq i afte dhe izhvilluar sa edhe kundershtari i tij. Shko ankohu se mbasi i fryhet grekut te te jape ty viza. Shko ankohu e qahu keshtu qe Greku ta shikoje fare qarte sa na ka ne dore, dhe se e keqja me e madhe qe ne mund ti bejme atij jane protestat boshe apo letrat e ankimeve.

    He kush eshte i parendesishem ne kete situate, ti qe i ngre peshe shqiptaret per tu qurravitur apo une qe kerkoj angazhim, vullnet, pune dhe sakrifice prej tyre?

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Refimet e adjutantit te Mbretit Zog
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 03:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •