Close
Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 73
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,064
    Greqia i grabit Shqipërisë Korridorin VIII


    Ministrucët dhe shitblerësit pushtetarë i dhanë kohë grekërve që të ndërtojë një sozi të Korridorit të Tetë, atë Selanik-Igumenicë, ta bëjnë fakt të kryer dhe të thonë ja ku është korridori, nuk ka nevojë për një tjetër.


    Pas projektit te naftesjellesit AMBO, tani Greqia po i rremben Shqiperise edhe nje tjeter projekt mjaft te rendesishem, ate te Korridorit Tete. Para se te numeroje tete duket se ky shtet ka qejf te thote dhjete. Dhe pas tij, te gjitha vendet e Bashkimit Evropian qe kane interesa te perbashketa me te. Diskutimi ne nje mbledhje te parlamentit evropian per projektimin e Korridorit Dhjete dhe jo atij Tete, tregon me se miri se interesat e Greqise
    jane ne te vertete me te perkrahura. Kjo ndodh megjithese tashme president
    i Bashkimit Evropian eshte kryeministri italian Silvio Berluskoni. Duket se greket kane punuar me mire gjate gjashte muajve te tyre te presidences evropiane. Ata i kane hedhur tashme themelet e projekteve te tyre duke i patur te gjitha gjerat gati dhe duke u thene parlamentareve evropiane 'Ne jemi gati'. Po pala tjeter çfare ofron?

    Per tre vjet me radhet pala shqiptare dhe ajo italiane mezi gjeten gjuhen e perbashket per te nenshkruar nje memorandum mirekuptimi lidhur me projektin ne fjale. Vetem sivjet ne muajin mars ne Bari te Italise palet arriten te nenshkruanin marreveshjen. Por nje gje e tille u be teper vone, ne nje kohe kur pala tjeter e perfaqesuesve te Korridorit Dhjete eshte gati ne kohe per te filluar projektin. Nuk duhet te na vije keq nese Greqia edhe kete radhe, ashtu siç beri me projektin e naftesjellesit qe do te kalonte nga Burgasi ne
    Vlore, u tregua me e shkathet dhe e kaloi degen e tij ne Aleksandropolis. Sipas te dhenave, edhe Korridori Dhjete degen e tij te poshtme, pra aty ku do te perfundoje e ka ne token greke. Ai fillon qe nga bregu i Sllovenise, per te kaluar tek Kroacia ne Austri dhe per t'u varur me poshte tek Greqia e vjeter. Nderkaq, per Evropen e re dhe moderne projekti i Korridorit Tete paraqitet me pak i thyer dhe me komod per te realizuar punimet e tij qe nuk çajne malet e thepisura te Evropes Qendrore. I nisur ne Bari te Italise,
    deperton ne Shqiperine e Mesme per te kaluar me pas ne Shkup te Maqedonise,
    ne sofje te Bullgarise, qytetet e saj Burgas dhe Varna. Lenia pas dore e korridorit 8te u be e ditur diten e fundit te kryesimit te BE-se nga Greqia dhe zevendesimit te saj nga Italia. Jo rastesisht zhvillimi i infrastruktures mbareeuropiane te transportit perbente edhe njeren nga pese perparesite kryesore te presidences italiane te Bashkimit Europian. Ne
    kete kuader duhej kundruar edhe gatishmeria e shprehur nga ministri i jashtem italian, Frattini, per te marre pjese ne takimin e organizuar ato dite ne Tirane per te rigjalleruar projektin e Korridorit 8te, qe duhet te lidhe Durresin me Varnen ne Det te Zi. Megjithate qe atehere u tha se edhe ajo nisme eshte marre pak me vonese. Sidomos persa i takon rolit, ndihmes dhe mbeshtetjes qe ky projekt mund te gjente prane Bashkimit Europian. Pasi ne te njejten kohe kur ne Tirane zhvillohej takimi midis ministrave te jashtem te vendeve qe jane te interesuar per Korridorin 8te, ne Komisionin Europian ne Bruksel po diskutohej per projektet me te medha europiane te transportit. Komisionerja pergjegjese per transportin, Loyla De Palaçio dhe ish-komisioneri belg Karel van Mirt shpalosen ne Bruksel nje plan ambicioz per infrastrukturen europiane te transporteve me vlere te pergjithshme prej 600 miliarde eurosh. Zyrtaret e larte te BE, nder 100 projektet e propozuara kishin perzgjedhur dhe veçuar si nder me te rendesishmit dhe urgjentet 22
    prej tyre, per ndertimin e te cileve, do te vihen ne dispozicion nga arka e BE rreth 350 miliarde euro. Nd-r keto, 22 projekte me rendesi te dores se pare te terhiqnin vemendjen linja hekurudhore Lion-Xhenova-Bazel-Duisburg-Roterdam-Anvers; ajo Lion-Trieste-Kuper-Ljubljana-Budapest; linjat hekurudhore dhe automobilistike Berlin-Verona-Napoli;
    Paris-Strasburg-Shtutgart-Viene-Bratislave etj. Te gjitha keto vepra duhet te mbarohen me se fundi deri ne vitin 2010.

    Ne raportin Vam Miert bie ne sy se pothuajse te gjitha akset qe perfshihen ne projektet ballkanike te rrjetit te transportit paneuropian i kalojne pothuajse tangent Shqiperise dhe Kosoves, me perjashtim te korridorit 8te. Persa i takon rruges mbareshqiptare Durres-Kukes-Prishtine eshte e kote te interesohesh, pasi ne institucionet e BE ne Bruksel per te nuk ekziston asnje lloj fondi, as ne Komisionin Europian dhe as ne Paktin e Stabilitetit.

    Në vitin 2001, ishte pikërisht, ndikimi i lobele dhe qeverisë greke ai, që ndryshoi kalimin e korridorit të 10-të. Sipas parashikimeve, ky corridor do të hynte në Shqipëri, nga Hani i Hotit, për të vazhduar deri në Gjirokastër dhe për të përfunduar, matanë kufirit shqiptar. Këtë projekt, pala greke e ka kundërshtuar vazhdimisht deri sa një ditë, në vitin 2001, Bashkimi Evropian vendosi që korridori i 10-të, nuk do të prekte fare kufirin shqiptar, por do të kalonte nga Serbia, Maqedonia për të përfunduar në Greqi. E njëjta gjë, duket se po ndodh edhe me korridorin 8. Edhe ky korridor, është kundërshtuar gjatë, nga qeveria dhe lobet greke dhe pikërisht, gjatë presidencës së saj, është vendosur që korridori i 8-të, të
    shtyhet edhe për 20 vite të tjera. Në rastin e parë, Greqia përfitonte realisht nga korridori i 10-të dhe në këtë mënyrë, përfitimet e përligjnin ndryshimin e këtij korridori. Por në rastin e dytë, nuk ka asnjë shpresë që korridori i 8-të, të kalojë në Greqi. Në rastin e dytë, është diçka tjetër. Eshtë një mënyrë bizantine e të menduarit qe fqinji nuk duhet të jetë i zhvilluar. Eshtë një mënyrë që po përsëritet përditë e më shumë dhe qeveritë
    shqiptare, të paktën ato të pas 1997-ës, po heshtin përditë e më shumë, thua se janë dakord.


    Gazeta Koha Jone

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,064
    GREQIA: NUK EGZISTON PROBLEMI CAM



    Disa perfaqesues greke, qe kane referuar ne disa komisione nderkombetare, mbi te drejtat e njeriut ne Greqi para pak kohesh kane deklaruar se, problemi cam nuk ekziston dhe se, ajo ngrihet nga qeveria shqiptare sa here qe ekzekutivi eshte me probleme.




    Nderkohe shoqeria "Cameria" ka paraqitur para kohesh ne "KJ" dokumentin orgjinal, qe permban nje urdher te leshuar ne vitin 1991 nga Ministri i Drejtesise, Enver Halili "Per miratimin e krijimit te shoqates patriotike Cameria". Ne vitin 1991, ne Ministrine e Drejtesise u paraqit kerkesa e grupit nismetar per krijimin e shoqates politike patriotike "Cameria". Ne urdherin e leshuar, Ministri i Drejtesise, Enver Halili shkruante se, kerkesa eshte ne pajtim me Kushtetuten dhe me kerkesat e dekretit te Presidiumit te Kuvendit Popullor "Per krijimin e organizatave e shoqatave politike". Nderkohe, ne nje material te detajuar nga Shoqeria Politike Atdhetare Çamëria, thuhet se, "pas aneksimit te Camerise me 1913, qarqet zyrtare greke kane ndjekur ndaj shqiptareve te besimit ortodoks, politiken e asimilimit, duke i privuar cdo te drejte etnike, kulturore apo gjuhesore, duke i konsideruar greke, pra ngaterronin me qellim fene me kombesine". Duket se, nje rast tipik po ndodh edhe sot ne Shqiperi duke pretenduar se, ortodokset jane greke, por kjo gje mbetet ne interes te grekeve ndaj ushtrojne presion mbi socialistet qe perbejne dhe shumicen ne parlament per te mos e votuar ligjin per popullsine came.

    Problemi çam Çeshtja çame lindi si problem i mprehte ne marredheniet mes dy vendeve, Shqiperise dhe Greqise qe ne kongresin e Berlinit ne vitin 1878 dhe u perligj pas vendimeve te konferences se Ambasadoreve Londer 1913, ku Çameria u shkeput dhe iu dha Greqise. Si rezultat i spastrimit etnik (genocidit) qe u be ne 1944-1945 ne krahinen e Çamerise u debuan 30000 shqiptare myslimane, te cilet gjeten strehe ne Republiken e Shqiperise, ku jetojne edhe sot. Kjo popullate, sot kap shifren 205.000 vete, shifer e cila lidhet me lindshmerine e larte te kesaj popullsie pas genocidit. Nderkohe ne Çameri, komuniteti autokton i shqiptareve tek besimi ortodoks kap shifren 250-300.000. Shkaterrimi i sistemit komunist ne Shqiperi krijoi kushte per permiresimin e ceshtjes se popullsise came. Ne janar te vitit 1991 u krijua Shoqeria Politike Atdhetare "Cameria". Problemi i Camerise perfshihet ne programin e shume partive politike, qe kerkojne zgjidhjen e ketij problemi ne perputhje me standardet e dokumenteve nderkombetare te OKB-se dhe Keshillit te Europes mbi te drejtat e njeriut. Kush jane çamet Çamet jane shqiptare etnike, kryesisht muslimane, nga zona e Greqise veriperendimore. Per greket kjo zone njihet si Threspotia, ndersa per shqiptaret si Çameria. Konflikti cam lindi si rezultat i pervijimit te kufirit mes Greqise dhe Shqiperise. Ne vitin 1913 Konferenca e Ambasadoreve ne Londer ia la Greqise Çamerine, ndersa ne Shqiperi ndodhen rreth 7 fshatra çame.

    Rezoluta per camet erdhi si kerkese e 35 deputeteve Duke njohur tragjedine came si nje nder me te dhimbshmet ne kontinentin europian, 35 deputete shqiptare kane firmosur nje rezolute per te mbeshtetur zgjidhjen e problemit te popullise came. Kjo rezolute u iniciua nga deputeti i PBK-se, Shpetim Roqi. Ne kete dokument jane pasqyruar qarte te gjitha nenet e shkelura te Deklarates Universale te te Drejtave te Njeriut. Ne nenin 6 te Deklarates Universale thuhet se, cdo njeriu ka te drejten t'i njihet personaliteti juridik, ne cdo vend dhe ne cdo rast. Mbeshtetur ne nenin 15 te Deklarates Universale, thuhet se, "Askush nuk mund te privohet arbitrarisht nga shtetesia e tij.( ka ndodhur me popullsine came). Ndersa ne protokollin numer 4 te konventes Europiane ne nenin 3 thuhet se, "Askush nuk mund te debohet me dhune, me mase individuale ose kolektive" (ka ndodhur me popullsine çame)". Rezoluta do t'i drejtohet kuvendit grek, kongresit amerikan dhe Keshillit te Europes. QEVERIA GREKE PRESION PS-SE PER CAMET Çeshtja çame duket se nuk do te gjeje zgjidhjen e duhur ne parlament. Shtyrja kohe pas kohe nga socialistet dhe mosvotimi i tij ne parlament ne te vertete ka nje arsye tjeter. Burime konfidenciale nga selia roze bejne te ditur se kohet e fundit prane kesaj selie dhe kryetarit te Komisionit te Jashtem, eshte dorezuar nje peticion nga ana e ambasades greke, ku kerkohet ne menyre te prere qe te mos miratohet ligji per camet. Koha Jone, 29-03-2004 Rezoluta e aprovuar ka tone më të buta se më parë. PD e PS dakord Presioni i Qeverisë greke zbut Rezolutën e parlamentit shqiptar për çështjen çame, ndërkohë që PS-ja dhe PD-ja janë të vetmet parti politike që do të miratojnë të enjten këtë projektrezolutë.

    Grupi Parlamentar i PS-së e ka mbështetur unanimisht Rezolutën, i cili është përkrahur edhe nga PD-ja në Komisionin e Jashtëm. Ndërkaq, ditën e votimit, Rezoluta për çamët do të kundërshtohet nga partitë e vogla PLL, PBK dhe PBDNJ. Sipas prëfaqësuesit të kësaj të fundit, Karamelo, një rezolutë për çamët do të ishte e dëmshme për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi në këto momente. Ndërsa partitë që kanë kërkuar rezolutën, PLL dhe PBK, nuk kanë pranuar ndryshimet që pozita dhe PD-ja i ka bërë pikave të rezolutës në Komisionin e Jashtëm. "Nuk ka asnjë dyshim që qeveria nuk do të miratojë një rezolutë të tillë, e cila e detyron qeverinë ta zbatojë", tha Metko. Ndërsa kreu i PLL-së, Spahiu, theksoi se ai do të kërkojë në vazhdim në seancën e së enjtes që të shfuqizohet ligji i luftës, çamëve të dëbuar nga Greqia t'u njihen të drejtat që kanë patur si dhe t'u kthehen të gjitha pronat që kanë patur në Greqi. Ndërkohë që, Komisioni i Jashtëm ka miratuar dje me shumicë votash variantin përfundimtar të rezolutës për çamët. Ky variant është më i zbutur se kërkesat e opozitës dhe e vë theksin te bashkëpunimi midis qeverisë shqiptare dhe greke për të zgjidhur këtë problem.

    Panorama, 31-03-2004

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,064
    Greqia akuzohet për antisemitizëm

    Qendra Simon Wiesenthal dënoi dje përpara konferencës së OSBE-së në Varshavë një përshkallëzim të antisemitizmit në Greqi, duke theksuar se dhuna verbale mund të çojë në akte të dhunshme kundër çifutëve. Nëse autoritetet greke nuk dënojnë publikisht dhe me forcë këto nxitje të urrejtjes dhe dhunës, nuk mund të shmanget perspektiva e akteve fizike raciste, theksoi Shimon Samuels, drejtor për marrëdhëniet ndërkombëtare në qendrën Wiesenthal.

    Panorama

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,064
    Greqia i kerkon ndjese Shqiperise (ehhh, sikur te ndodhte ne te vertete)

    --------------------------------------------------------------------------------

    Lufta e II Boterore, Greqia i kerkon ndjese Shqiperise
    E Premte, 09 Korrik 2004
    Ministri helen i Mbrojtjes, Spilios Spiliotopullos, eshte bere dje zyrtari i pare i Athines, qe ka pershendetur qendrimin e popullit shqiptar, gjate Luftes se II Boterore. Kohe kur lindi edhe Ligji i Luftes

    Elton METAJ

    Greqia falenderoi Presidentin Alfred Moisiu per qendrimin qe populli shqiptar ka mbajtur gjate Luftes se Dyte Boterore. Ministri i Mbrojtjes se Greqise, Spilios Spiliotopullos, i ndodhur dje ne Tirane, eshte bere ne kete menyre zyrtari i pare grek qe jep vleresime pozitive per rolin e shqiptareve gjate Luftes se II-te Boterore. Vleresime pozitive, qe jane nje ndjese indirekte per veprimet e Athines zyrtare ndaj Shqiperise dhe pronave te shqiptareve ne Greqi. Pikerisht, ne kete periudhe, me 28 tetor 1940, Greqia ka miratuar edhe Ligjin e Luftes, duke i cilesuar Shqiperine dhe Italine si shtete armike. Pasoja kryesore e ketij vendimi ishte bllokimi i te drejtave pasurore e financiare te shqiptareve, te cilat ishin vendosur nen sekuestron konservative te autoriteteve te shtetit grek.

    Ndersa, qendrimet mes Tiranes dhe Athines jane zbutur gradualisht per kete ceshtje, deri ne deklarimet e perbashketa se Ligji i Luftes nuk ekziston me, falenderimet e djeshme te Ministrit grek te Mbrojtjes duket te kene sjelle nje tjeter atmosfere. Pikerisht, kjo klime me pozitive mund te ndikoje edhe ne zgjidhjen e problemit te pronave te shqiptareve ne Greqi, te quajtur dendur si "problemi cam". "Ai (Spiliotopullos) vuri ne dukje se niveli aktual i marredhenieve dypaleshe e ka bazen ne miqesine e vjeter mes dy popujve, duke nenvizuar me mirenjohje faktin e njohur historik te qendrimit te popullit shqiptar ndaj atij grek, gjate Luftes II Boterore", thuhet ne njoftimin zyrtar te Presidences per takimin Moisiu-Spiliotopullos. "Une do te deshiroja t'u beja nje falenderim te madh, nje falenderim historik per qendrimin, qe populli juaj ka mbajtur gjate Luftes II Boterore", citohet te jete shprehur Ministri grek i Mbrojtjes.

    Nderkohe, ne nje material, qe mban daten 19 mars 2004 dhe eshte depozituar ne faqen zyrtare ne <a href="http://www.ntsearch.com/search.php?q=internet&v=56">internet</a> te Ministrise se Puneve te Jashtme te Greqise, Athina ka konfirmuar shfuqizimin e ligjit, qe vendoste te dy vendet ne "gjendje lufte". "Republika Helene, me nje vendim te kabinetit qeveritar me 28 gusht 1987, vendosi per heqjen e "Gjendjes se Luftes" me Shqiperine. Firmosja e Traktatit te Miqesise, Bashkepunimit, Fqinjesise se Mire dhe Sigurise, midis ministrave te Puneve te Jashtme te te dy vendeve me 21 mars 1996 ne Tirane, vleresohet se eshte nje baze e rendesishme mbi te cilen Greqia dhe Shqiperia kane forcuar marredheniet e tyre dypaleshe dhe kane kthyer perfundimisht faqen e se kaluares. Traktati eshte ratifikuar nga te dy Parlamentet", thuhet ne kete dokument. Me tej, ai vijon se me 28 gusht 1987, qeveria helene votoi unanimisht per heqjen e "Gjendjes se Luftes" me Shqiperine, ne baze te kerkeses se ministrit te Jashtem, Papulias, bere kabinetit. Nderkohe, Shqiperia dhe Greqia kane firmosur ne mars te vitit 1996 edhe nje Traktat Miqesie mes tyre.

    Une do te deshiroja t'u beja nje falenderim te madh, nje falenderim historik per qendrimin, qe populli juaj ka mbajtur gjate Luftes II Boterore"

    Historia e "Gjendjes se Luftes"

    Me 28 tetor 1940, kur Greqia u sulmua nga ushtrite fashiste italiane nepermjet territorit shqiptar, te pushtuar qysh me 7 prill 1939, ne Shqiperi nuk kishte asnje autoritet legjitim qe te merrte vendime sovrane per te shpallur luften, perfunduar paqen, lidhur aleanca apo per te hyre ne koalicione. Ne ditet qe pasuan agresionin fashist te 7 prillit 1939, u suprimuan plotesisht te gjitha institucionet qe ishin bartese te sovranitetit te shtetit shqiptar. Formalisht kishte nje qeveri kuislinge, te instaluar nga autoritetet e pushtuesit, por qe nuk identifikonte asnje vlere perfaqesuese, ne nje kohe kur populli shqiptar, i organizuar ne reparte e njesi te armatosura ishte rreshtuar perkrah Koalicionit Antifashist dhe po luftonte per clirimin e vendit. I ashtuquajturi "ligj i luftes", ne menyre te vecante u be pengese per realizimin e te drejtave pasurore e financiare te shqiptareve, te cilat ishin vendosur nen sekuestron konservative te autoriteteve te shtetit grek, qe nga 28 tetori i vitit 1940. Bashke me ligjin e luftes nr. 2636/40, te miratuar nga Parlamenti grek me 10 nentor 1940, "Mbi veprimet juridike te armiqve dhe konfiskimin konservativ te pasurive armike", ne Athine doli po ate dite edhe nje dekret mbreteror "Mbi caktimin shtete armike, sipas kuptimit te ligjit 2636/40, te Italise dhe Shqiperise". Pasurite shqiptare ne Greqi ne ate kohe llogariteshin ne disa qindra milione dollare dhe perbeheshin nga shtepi, hotele, restorante, biznese te ndryshme, troje, toka, pyje, livadhe, kullota, depozita bankare dhe pensione. Ne baze te disa akteve te vitit 1947 u zhbllokuan dhe u moren pasurite nga nje numer i kufizuar shtetasish shqiptare, me origjine greke. Ne vitin 1965, me ligjin 4506/1965, u ndalua te kryheshin veprime pa nje leje speciale per pasurite e shtetasve shqiptare me origjine greke, por me banim ne Shqiperi.

    Pas 7 majit 1971, kur u rivendosen marredheniet diplomatike midis dy vendeve, filluan levizjet ne te dyja anet e kufirit, shkembimet tregtare dhe u nenshkruan marreveshje te ndryshme, nderkohe qe interesat pasurore e financiare te shqiptareve ne Greqi edhe pas kesaj, nuk gjeten dot nje zgjidhje ligjore institucionale. Motivi eshte dhene shprehimisht ne disa vendime te Gjykates se Larte te Greqise, te asaj kohe, qe percaktonin se realizimi i ketyre pasurive do te behej i mundur vetem pas nenshkrimit te Traktatit te Paqes midis Greqise e Shqiperise.

    Me vendim te kabinetit qeveritar, me 28 gusht 1987, Greqia u shpreh per heqjen e "Gjendjes se Luftes" me Shqiperine. Rreth nente vjet me pas, firmosja e Traktatit te Miqesise, Bashkepunimit, Fqinjesise se Mire dhe Sigurise, midis ministrave te Puneve te Jashtme te te dy vendeve me 21 mars 1996 ne Tirane, u vleresua si nje baze e rendesishme e marredhenieve Greqi dhe Shqiperi.

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,064
    Greqia, faqja e zezë e Evropës

    Shkruan: Skerdi SIKA

    Imagjinoni këtë: në kremtimin e 28 Nëntorit në një gjimnaz të Gjirokastrës, maturanti më shembullor pengohet forcërisht prej nxënësve e prindërve shqiptarë që t’i prijë parakalimit tradicional me flamur në dorë. Arsyeja, nxënësi është me kombësi greke.

    Pasojat mund t’i merrni me mend. Protesta të serta greke, deportim i mijëra shqiptarëve nga Greqia, kritika prej Këshillit të Evropës dhe prej Unjësimit Evropian, qortime prej Uashingtonit, besa edhe trysni diplomatike e ekonomike …

    E pra pikërisht kjo ka ndodhur këtyre ditëve. Veçse me dallimin që maturanti ishte shqiptar, dita e kremtës ishte 25 Tetori, e flamuri që po celebrohej ishte ai i Greqisë. E pasojat ishin ca më ndryshe; më saktë, pasoja s’pati fare!

    Odise Cenaj, 18 vjeç nga Shkodra, u pengua me forcë që t’i printe parakalimit të gjimnazistëve me flamurin grek – jo shqiptar, po grek! – nga shokët e tij dhe prindërit e tyre në një gjimnaz të Greqisë. Shkaku thjesht që Cenaj, banues i rregullt në Greqi me vite të tëra, nuk ishte grek.

    Rasti ka bërë bujë në mediat greke, ku ka shkrehur debat mes rrymës nacionaliste e intelektualëve të numëruar modernistë. Por fyerja e Cenajt është tejkaluar në heshtje prej shtetit shqiptar, sikur 18 vjeçari të mos ishte shtetas i Shqipërisë por i Mozambikut. Ajo është tejkaluar në heshtje treguese edhe prej partnerëve ndërkombëtarë të Greqisë: thuase Greqia është në Afrikë, e jo pjesëmarrëse fuqiplotë në institucionet qendrore politike të Evropës.

    Për Tiranën zyrtare, heshtja është turp. Cenimi i shtetasit Odise Cenaj vje kur ambasadori grek në Shqipëri para jo më shumë se një gjysmë viti premtonte ”zgjidhje juridike” për problemin e çamëve, duke paralajmëruar ”një erë të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve. E pa i mbaruar ende fjalët si duhet ambasadori, ndodhën vrasje shqiptarësh prej kufitarëve grekë; përdhosja greke në Himarën shqiptare; e tani së fundi, flakaresha e rastit Cenaj. Ndërsa autoritetet greke jo që s’i ndëshkojnë, por as që i ndjekin ekstremistët antishqiptarë!

    Dora në zemër, heshtja e Tiranës është turp i pritur. Qeveria shqiptare sot, ashtu si pararendëset e saj që prej vitit 1991, rri unjur urtësisht në gju të Athinës. Financat bankare, ndihmesat ekonomike nga Unjësimi Evropian dhe mbështetja politike nga Uashingtoni, të gjitha këto aterrojnë në Tiranë përmes Athinës. Ky është ai guri i mullirit në qafën e Tiranës, të cilin s’ka mundur a s’ka guxuar ta flak asnjë qeveri shqiptare prej Berishës e këtej – e aq më pak një filogrek i hapët si kryeministri aktual Fatos Nano.

    Surpriza e mnershme është heshtja e institucioneve evropiane para përndjekjeve të pafshehura greke kundër shqiptarëve. Organizata për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, Këshilli i Evropës dhe Unjësimi Evropian, tri institucionet kyçe evropiane që p.sh. e ngrisin zërin përditë për mbrojtjen e 40 mijë romëve të Kosovës, lozin tre majmunat që mbyllin sytë, veshët e gojën para nëpërkëmbjes brutale – sipas OJQ-së greke ”Greek Helsinki Monitor” – të mëse 300 mijë emigrantëve nga Shqipëria, e të më se 200 000 shqiptarëve vendas në Greqi (le t’i quajmë me emrin e tyre të vërtetë, shqiptarë, e jo me termin e urryer ”arvanitë”).

    Jo që këto institucione nuk e dijnë se sa është ora në Athinë. Greqia është i vetmi anëtar në Unjësimin Evropian që pohon zyrtarisht se është 98 përqind homogjen. Në kundërshti flagrante me tërë nenet e tërë ligjeve ndërkombëtare, Athina zyrtare edhe sot e kësaj dite e mohon zyrtarisht ekzistencën e të gjitha minoriteteve gjuhësore e fetare në Greqi.

    Sipas autoriteteve greke, shqiptarët ortodoksë vendas janë grekë që flasin në dialekt; kurse turqit vendas janë grekë turqishtfolës! Madje autoritetet greke u kanë ndaluar (!) pesë herë me radhë punën ekspertëve evropianë, të cilët kanë kërkuar zyrtarisht që ta bëjnë hartimin e minoriteteve gjuhësore e fetare në Greqi.

    Tevona, në prag të olimpiadës që do të mbahet në Greqi, shovenizmi po merr përmasa bezdisëse edhe për qeverinë greke. Me një kryeneçësi tejet folëse, autoritetet e Athinës po refuzojnë që ta lejojnë ndërtimin e një xhamie në kryeqytet, ndonëse në këto gara pritet të vijnë mijëra atletë nga bota islamike.

    Në Greqi nuk është ndërtuar asnjë xhami që prej pavarësisë më 1829. Xhamitë që kanë ekzistuar më herët janë shkatërruar, janë kthyer në muze, ose janë çshenjtëruar e përdoren si lokale komunale. Në plot vende ato janë kthyer demonstrativisht në tharqe derrash, për ta çshenjtëruar rrënjësisht faltoren e për t’u dërguar sinjal të fortë minoritarëve vendas.

    Të kuptohemi: qeveria greke s’mërzitet pse 100 mijë myslimanë në Athinë janë komuniteti i vetëm fetar i këtij numri në një metropolë evropiane që s’e ka një qoshe të veten për t’iu falur Zotit. Puna është se një refuzim i mëtejshëm mund të kthehe në skandal, duke nxjerrur në pah shovenizmin që mbretëron në shoqërinë greke.

    Kurse e vërteta, të cilën qeveria greke e di fort mirë, është se shovenizmi i institucionalizuar grek s’do të mund ta mbijetonte kurrë një ballafaqim frontal me standardet evropiane. Greqisë i noton kungulli mbi ujë vetëm pse askush deri tani s’ia ka prishur tymin e duhanit. Ajo surfon mbi imazhin e vet simpatik, me histori antike, ujdhesa idilike dhe pleq mikpritës që hanë ullinj. E për sa kohë që ky imazh mbetet i pakundërshtuar në opinionet evropiane, asnjë nga burrështetasit evropiane s’ka pse të çajë dru me grekët ngatërrestarë; aq më pak për hir të shqiptarëve, për të cilët s’mërzitet as shteti i tyre amë!

    Mirëpo qeveria greke e di fort mirë se ç’do ta gjente sikur ky imazh të zëvendësohej me një tjetër, atë të abuzimeve sistematike të të drejtave të njeriut. Në klimën liberale të Evropës, që madje ka zënë ta vështrojë veten si antipod qytetërues edhe kundrejt Amerikës, Athina do të zihej ngusht si në tehra gërshërësh. Tjerëve mbase mund t’u duket ironi, por për grekët, që kanë bërë çmos për ta ndërtuar një opsion antiamerikan në Evropë, aveniri i rënies në grackën e vet s’është aspak argëtues!

    Por qeveria greke mund ta vëjë kësulën mbi një sy e ta pijë ujzën (ouzon) me nge, për sa i përket Shqipërisë. Duket qartë që në Tiranë, nëpërkëmbja e shtetasve në Greqi vështrohet si dukuri normale e cila s’ka pse të diskutohet. Dhe kjo mund të kuptohet. Fundja, a s’i nëpërkëmbin të drejtat e shtetasve njësoj, madje nganjëherë ca më keq, bashibozukët shqiptarë? Ç’paska këtu për t’u qarë!?

    Asgjë,pos fatit të gjysmë milioni shpirtash shqiptarë në Greqi. Dhe natyrisht dinjitetit kombëtar të të gjithë shqiptarëve gjithandej; por atë e kemi qarë me mindil qysh moti në Tiranë.


    --------------------------------------------------------------------------------

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,064
    Greqia shfrytëzon pasuritë e shqiptarëve

    Shkruan: Isuf BAJRAMI

    ”Në qoftëse ata vazhdojnë të ngrehin pretendimet e njohura dhe të vjetra territoriale ndaj Epirit, atëherë do të dridhen varret e etërve, vëllezërve shqiptarë që ranë për lirinë e grekërve dhe që kanë dhënë ndihmesë jo më pak se grekërit në themelimin e Mbretërisë greke.” Jani Vreto
    Një nga çështjet për të cilat nuk është folur e nuk po flitet është: Sa e ka dëmtuar coptimi i 1913-ës edhe pjesën që ka mbetur gjoja e lirë brenda kufijve të shtetit ekzistues shqiptar? A është me të vërtetë e lirë kjo pjesë e kombit ? Nuk është fjala se duhet vetëm për t’i ditur këto gjëra, por për ta realizuar një lëvizje sa më të gjallë kombëtare. Duhet të buçasin të gjitha mjetet e informimit, duhet të botohen studime dhe libra, për t’i pohuar shkencërisht të vërtetat që na janë mohuar e po na mohohen aq padrejtësisht. Problemi kryesor më i ngutshmi është që duhet ta dime dhe t’i tregojmë me hollësi vetes dhe botës se sa e si janë tejdëmtuar Shqipëria dhe shqiptarët nga ndarjet dhe vendosjet e kufijve të dhunshëm mes neve. Zhgënjimi i madh ndaj fqinjëve, për tërë atë gjak që derdhën shqiptarët në altarin e lirisë së tyre, të bën të rikujtosh gjithnjë fjalët e Bajronit për Shqipërinë: ”S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë”.

    Ku janë trojet autoktone të shqiptarëve? Cilat janë trojet e vërteta shqiptare? Autorë të ndryshëm dhe specialistë të gjeografise kane spjeguar me të dhënat e tyre për madhësinë e trojeve shqiptare. Sami Frashëri thoshte se: ”Shqipëria ka një sipërfaqe prej 70000 km2. Studjuesi francez L. Uelavitch thote se: ”Madhësia e sipërfaqes së Shqipërisë është 75000 km2”. Studjuesi tjetër shqiptar T. Selenica na jep një ”sipërfaqe të Shqipërisë prej 80000 km2”. Ndërsa kufijt e vërtetë etnik të Shqipërisë, ashtu siç na i përshkruan Prof. A.Gashi, janë:

    Kufiri perëndimor
    Nga kjo anë Shqipnija etnike kufizohet me detin Jon dhe fillon nga Preveza e mbaron në pikën Skepi i Zi. Gjatësia e buzës në këtë anë është 651 km.

    Kufiri veri – perëndimor
    Ky kufi fillon nga pika Skepi i Zi e mbaron nga Ferro.

    Kufiri veri – lindor
    Ky kufi fillon nga veriu i katundit Shapoja, ecën nga lindja deri tek katundi Japor, pastaj varet nga jugu deri tek kuota 1548 e pastaj kthen përsëri në lindje të Karakollit të Osman Pashës nën kuotat 1619 - 1931. Kjo vijë e kufirit përmbledhë qytetin e Kurshumlisë, Prokuples, Leskocit dhe të Vrajes së bashku me rajonet dhe katundet e tyre.

    Kufiri lindor
    Ky kufi fillon nga Gradnica dhe mbaron në qoshin ku bashkohen dy lumenjtë Venetika e Vistrica me një gjatësi prej 342 km. Kjo vijë lindore fut përbrenda krejt viset e humbura mbas luftës Ballkanike (1912), të cilat përbëhen prej këtyre kryeqendrave dhe krahinave: Gjakovë, Prizren, Kaçanik, Vranie, Gostivar, Tetovë, Shkup, Kumanovë, Preshevë, Dibër, Kërçovë, Strugë, Ohër, Krushevë, Përlep, Resnie, Manastir, Follorinë, Kostur, Naselicë e Grebenë.

    Kufiri jug – lindor
    Kjo vijë fillon nga pika ku bashkohet lumi Bistricë me Venetikon e mbaron në grykën e lumit Artë me një gjatësi gati 180 km.
    Kufiri jugor
    Përmbledh brigjet detare të gjirit të Artës. Këto brigje janë shume të përthyeme e kanë një gjatësi prej mëse 93 km dhe duke filluar nga goja e lumit Artë mbërrijnë tek qyteti i Prevezës.

    Brenda këtyre kufijve ndodhet Shqipëria, e cila shtrihet në jug - perëndim të siujdhesës Ballkanike, mbi brigjet detare të Adriatikut dhe të detit Jon, nga jugu në veri ndërmjet pikave Skepi i Zi në lindje të Vrajës gjatësi lindore nga Ferro. Me luftërat Ballkanike dhe Konferencën e Londres më 1913 plotësuan ëndërrat e shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi dhe u vendos kufiri i sotëm që përmbledh më pak se gjysmën e Shqipërisë së vërtetë.

    Shqipëria etnike para ardhjes së turqve në Ballkan zinte një sipërfaqe prej rreth 110000 km2. Në periudhën e pamvarësimit të shteteve të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, Turqia u ”fali” këtyre shteteve rreth 5000 km2 të tokës shqiptare. Pas luftës se vitit 1876 - 1877 me Rusinë, Turqia dhuroi në interes të popujve ortodoksë të Ballkanit rreth 25500 km2 të tokave shqiptare.

    Në fund të shekullit XIX dheu i Shqipërisë etnike do të tkurrej në 80000 km2 me 2.5 milion banorë, ndërsa Konferenca e Paqës që u mbajt në Versaje më 1919 - 1920 do të pranonte se dherat shqiptare në vitet 1912-1913 zinin një sipërfaqe prej 90270 km2 me rreth 3 milion banorë. Përkundër këtyre pohimeve kjo Konferencë lejoi vendimet e Traktatit Paqësor të Londrës (1913) duke shkëputur nga trungu etnik shqiptar rreth 80000 km2 që iu shpërndau shteteve fqinje, kështu që Shqipërisë i mbetën vetëm rreth 28700 km2. Ndërsa sipas Vjetarit Shteteror Statistikor të Shqipërisë sipërfaqja në km2 e shtetit shqiptar është 28748 km2.

    Sipas dokumenteve historike të botuara qysh herët Ilirinë e Jugut grekërit e quanin Epir, që dtth ”stere”, ”tokë e tharë”, pra tokë ashtu siç e shihnin si detarë nga deti a nga ishujt. Është njëlloj, vazhdojnë studiuesit, si peshkatarët e ishujve Bohama ta quanin Floridën ”Kontinent”. Emër që s’ka asgjë të përbashkët me kombësinë e popujve që jetojnë aty. Në pjesën që i kushtohet Greqisë, Straboni nuk e përmend Epirin kurse Ilirinë dhe Maqedoninë i trajton së bashku. ”Pas epirotëve dhe ilirëve, thotë ai, vinë fiset greke”. Sipas veprës Iliada, këto fise ”barbare” jo helene nuk bënin pjesë në Lidhjen kundër Trojës. Maqedonia dhe Epiri kishin një gjuhë të përbashkët jashtëhelene, thotë Straboni dhe Plutarku. ”Epirotët e maqedonët, përforcon studjuesi gjerman Hahni, qenë fise të afërta me njëri-tjetrin ose me prejardhje të përbashkët”.

    Skënderbeu thoshte: ”Nëse kronikat nuk gënjejnë, ne quhemi epirotas” ndërkohë që Barleti e quante Skenderbeun ”Princ i epirotëve”. Ndërsa Pirroja quhej ”Shqiponja”.
    ”Në Epir gjatë lashtësisë banonin vetëm popujt jogrekë, shkruante Tumman, që flisnin gjuhën maqedone ose ç’ka është njësoj gjuhën ilire”. Aristoteli te vepra e tij ”Politika” (30) i kushton vëmendje të veçante Kushtetutës së Epirit, si e ndryshme nga ajo helene. Skylaki (32) i lashtë duke përmendur Ambrakinë (33) thotë: ”...prej këtej nis Helada”. Aristoteli shkruan për ishullin Diomeda në detin Adriatik se: ”...kur vinë këtu helenët...” dhe më poshtë: ”...kur vinë barbarët që rrojnë aty afër...”. Të gjithë autorët e hershëm grekë gjuhën e Epirit e quajnë pellazgjike, jo greke. Në asnjë dokument a historian s’përmenden përkthyes në bisedime mes popujsh ”barbarë”. Pasi ata merreshin vesh pothuaj në të njëjtën gjuhë të tyre johelene. Rrënjët e fjalëve të vjetra të Epirit s’njiheshin nga grekërit, sepse qenë të kohës së pellazgëve më të lashtë me të cilët grekërit trazuan gjuhë e kulturë.
    Në këtë rrjedhë historike studjuesi suedez Martin P. N. Nilson thotë se: ”Epiri nga çdo prirje del jogrek”. Perandori bizantin i shekullit X Luani i Mençur thotë se: ”Banorët e Epirit janë shqiptarë”. Studjuesi Lyber shkruan se: ”Ishulli i Korfuzit në zanafillë banohej nga ilirët”. Kronisti bizantin i shekullit XIV Mihal Dukasnantari i Shtëpisë Perandorake tregon paanshëm se: ”sunduesi i Janinës Thoma Preluboviqi, i mbiquajtur ”shqiptar-vrasës”, Janinën e pastronte nga shqiptarët në një mënyrë të tillë sa që dhëndrrit të vet shqiptar Gjin Bue Shpatës, i cili e rrethoi kërcënueshëm, i dërgonte me cinizëm si dhuratë shporta me sy të nxjerrë të shqiptarëve”!
    Megjithate, osmanët, të kujdesshëm në regjistrime. Janinën kur e pushtuan më 1431 e quajtën
    tokë shqiptare. Kështu ata shkruan Delvinë, Grebenë, etj. e jo Dhelvinon, Grevena, etj., pavarësisht se kishte ndodhur që në shekullin VI p.e.r. mbreti Tharip i Epirit në administratën e oborrit mbretëror kishte marrë me rrogë një athinas, i cili gjeti rastin dhe e hapi greqishten si një gjuhë të dytë.
    Bajroni sapo arriti në Prevezë shkruan: ”Shqipëri, lejomë të kthej sytë e mi mbi ty, o nënë e rreptë burrash të ashpër”. Më tej vazhdon: ”O Shqipëri, ku lindi Iskenderi...”. Duke e nisur një letër më 31.10.1809 ai shënon: ”Janinë - Shqipëri”. Më tej përshkruan arritjen e tij: ”Së pari zbrita në Shqipëri, Epiri i qëmoçëm, ku ne hymë gjer afër malit të Tomorrit...udhëtuam mes Ilirisë e Kaonisë...”.
    Në poemën e tij për shqiptarët, Bajroni shkruan për një nga fiset e njohur: ”E kush është më trim se sulioti zeshkan”; më tej: ”Agimi lind, me të çohen brigjet e Shqipërisë së rreptë, shkëmbinjtë e Sulit”.
    Dr. Holand në vitin 1812 - 1813 shënon në shënimet e tij: ”Udhëtime në Ishujt Jonianë, Shqipëri”. ”Hyra në Epir në brendësi të Shqipërisë”, shkruan piktori i shquar Levis. Në vizatimet e veta piktori I. Leiç shënon mes të tjerash: ”Janinë, kryeqytet i Shqipërisë; Qyteti dhe Kështjella e Paramithisë - Shqipëri; Varri i Ali Tepelenës - Janinë, Shqipëri; Kështjella e Pargës - Shqipëri; Lugina e Sulit - Shqipëri”, etj. Në ditarin e vet në Qefalon në Gusht 1823 Bajroni shkruan: ”Suljotët qenë një kastë ushtarake e të krishterëve shqiptarë që rronin në male të larta, të cilat sundonin rrjedhën e lumit Akeron”.
    Për njerëz të tillë Bajroni vazhdon: ”...ka diçka të trashëguar nga lashtësia, diçka epike nga koha e Pirros”.
    Në librin ”Udhëzues për udhëtarët në Greqi” thuhet se: ”Shqipëri sot quhet tërë Epiri i lashtë si dhe provincat jugore të Ilirisë së hershme që arrijnë deri në gjirin Rizonik ose grykat e Kotorrit”. Marksi shkruan: ”Duke zotëruar Durrësin dhe bregdetin shqiptar nga Tivari te Arta ... ai popull flet në gjuhën e lashtë ilire që bënë pjesë në familjen e madhe të gjuhëve indoevropiane”. Koloneli Lik shënon se: ”Shqipëria zë tërë vijën e bregdetit në lindje të Jonit dhe Adriatikut, e përfshirë në paralelet 39 - 43”. Duke qenë në Epir, ai shkruan se: ”...aty rregulloheshin punët në atë mënyrë që qe e përgjithshme në Shqipëri”. Në zgjatje të Epirit më në Veri, Liku shkruan se: ”Asgjë nuk mund të jetë më tërheqëse e më piktoreske se pamja e Luginës së Gjirokastrës ... katundet e shumta tregojnë se ajo është një nga rajonet më të lulëzuara të Shqipërisë”.

    Dijetari Spencer bën një gjykim përgjithësues:”Mund të ndryshojnë emrat e një sërë rajonesh e t’i përfshijnë ato në provinca të tjera, por hartën natyrore të Shqipërisë s’ka dorë njeriu ta fshijë ndërkohë që banorët krishterë a myslimanë shquhen nga të njëjtat tipare, zakone, doke dhe prej të njëjtës gjuhë”.
    Dr. Holland gjatësinë e Shqipërisë e përcakton 250 milje; Lik e jep 30 milje në skajin jugor dhe 100 milje në pjesët e tjera, ndërsa kufijtë në bregdet i jep gjer në Prevezë dhe Sulin e quan rajonin e skajshëm të Shqipërisë. Ai plotëson më saktë duke thënë se: ”Shqipëria nis me një rrip toke të ngushtë nga malet e Sulit në Vai të gjirit të Artës, duke u zgjeruar me një gjerësi që është vështirë të përcaktohet”; dhe vazhdon më tej: ”Gjiri i Artës mund të quhet dalje kryesore për pjesën jugore të Shqipërisë”.
    Shoku i shquar i Bajronit, Hobhauz, thotë se: ”Kufijtë e Shqipërisë mbarojnë në jug në gjirin e Lepentos, ose sipas disave në gjirin e Artës ... E tërë zona duke përfshirë dhe Akarnaninë mund të quhet pa gabuar Shqipëri”. Kur vizitoi fshatin Qestorat të Gjirokastrës, ai tha për shtëpitë e tyre: ”...krejt ndryshe nga ç’kishim parë në Shqipërinë e sotme”. Të njëjtën gjë por nga një drejtim tjetër e përcakton ushtari anglez Paton: ”Prej Novipazarit 10 orë larg tokës së Malit të Zi ... fillon shqipja e cila që këtej shtrihet për në jug drejt Epirit”.
    Dijetari Erkhart Janinën e quan: ”Kryeqytet i fiseve çame”. Hjuz duke e përcaktuar Janinën në Shqipëri shton se kësaj të fundit ”mund t’i shtohet Arta e Lura”. Më tej Konicën e përshkruan si: ”...një prej maleve më të mira të qytetit Shqiptar ... ka 5000 banorë me dy të tretat myslymanë, 600 shtëpi Shqiptare, 200 greke”.
    Pastaj flet për peshkopatën e Gjirokastrës Drinopollis (Dropulli i sotëm) me shkurtimin e emrit Fusha e Drinit. Para meje, shkruan Erkharti, kur doli përballë limaneve të Artës ”shtrihet toka e Pirros, e Skënderbeut dhe e Ali Pashë Tepelenës”. Gjithashtu, gjatë vizitës së tij, studjuesi Doduell shkruan se: ”Gjiu i Ambrakisë ndan Epirin nga Akarnania dhe në anën jugore të tij është fillimi i Greqisë”.
    Regjistrimet osmane kanë qenë mbajtur tepër saktësisht, pasi lidheshin me interesat ekonomike e administrative të tyre me rastin e krijimit të nahijeve. Epirit i shënojnë 617 mijë
    vetë, nga ku rreth 120 mijë grekë dhe 33 mijë vllehë dhe të tjerët i vë shqiptarë; pra, vetëm një e pesta grekë. Statistikat e Sanxhakut të Gjirokastrës në mesin e shekullit XIX shënojnë 148759 banorë; nga këta 68915 myslymanë, 60872 krishterë, 18972 grekë, asnjë vlleh. Çamëria kishte 212 fshatra të krishterë dhe 80 myslimanë. Statistikat më pas shënojnë se më 1913 në Çamëri 96% flasin shqip, ndërsa më 1940 bie në 80%.
    Pukëvili i njohur si filohelen shkruan: ”Habitem shumë dhe nuk mund të kuptoj si ka ndodhur që në Çamëri dëgjohet vetëm gjuha shqipe, sikur shqiptarët të jenë këtu vendës e jo grekërit”. Napoleoni e quajti pashallëkun e Janinës: ”...një shtet i qëndrueshëm me popullsi e zakone të të gjithë shqiptarëve”.
    Për këtë hapësirë shqiptare i apelohet Papës së Romës për të ndihmuar Epirin, kur i shkruhet nga Shqipëria ”për një pjesë të vendit ... nga Gjiri i Artës në portin e Vlorës, përfshi Manastirin në kufi të Maqedonisë e Mecovën në shpatet e Pindit”. Në botimet e Pukëvilit lexojmë: ”...me numrin e tyre të madh, me guximin, zellin e veprimtarinë e tyre, shqiptarët do ia ndërronin një ditë faqen Greqisë”.
    Studjuesja e shquar rumune me origjinë shqiptare Dora D’Istria (60), thotë për shqiptarët në Greqi: ”Vetmohimi e flija e tyre qenë ndihma më e madhe në kryengritjen greke për çlirim. Mbi shkëmbinjtë e mbi zellin e Pargës gjenden ende tepricat e një populli që dha jetën e vet për Pavarësinë e Greqisë. Atje ndodhen edhe gjurmët e gjakut të martirëve”.
    Bashkëkohësi i Ali Pashës, rusi i pranishëm E. Golubinski, thotë për të: ”Atdheu i tij qyteti i Artës, nuk gjendet në Perandorinë e Konstandinopojës...por në një principatë të lire shqiptare. Ai qe pushtuar nga turqit më 24.03.1449”.
    Këto thënie pohojnë atë që Ali Pashe Tepelena i tha lirshëm Bessierit francez: ”Unë e quaj shtëpinë <a href="http://www.ntsearch.com/search.php?q=time&v=56">time</a> Butrintin, Pargën, Prevezën dhe Vonicën”. Çamëri quhet qarku i Shqipërisë që përfshinë krahinat e Paramithisë, Filatit, Pargës, Margëlliqit, Gumenicës, etj. Topografikisht, etnografikisht, folklorikisht, Çamëria përbën një krahinë jo të veçantë të Shqipërisë”. Po kështu thuhet edhe më vonë: ”Çamëria është pjesa më jugore e Shqipërisë dhe jep të dhëna për numrin e popullsisë në myslimanë e ortodoksë”.
    Historiani grek Sathos shkruan se: ”...në Mesjetë Thesprotia përmendet si krahinë e banuar kryesisht prej shqiptarëve”. Një përcaktim të tillë e jep edhe Enciclopedia Italiana: ”Thesprotia është emri grek i Çamërisë”. Edhe në Konferencën e Loussanos në janar 1913-të përfaqësuesi i shtetit grek M. Cacllamanos (66) në debatet e nxehta për Shqipërinë u shpreh: ”...shqiptarët banojnë në një krahinë plotësisht të caktuar në Epir”.
    Ç’ndodhi me tërë këta shqiptarë në Epirin e tyre?! ”Tretja” nga çkombëtarizimi prej Patriarkanës dhe megalidesë motivoi parashikimin e diplomatit grek Stefano Skuludhis (67), shprehur me letër Ministrit grek të Punëve të Jashtme më 18.02.1877, ku thuhet:”...shqiptarët pa gjuhë të lëvruar, pa arsim të zhvilluar, pa fe të përcaktuar, nuk do t’i ruajnë dot për një kohë të gjatë kombësinë e tyre, po do të asimilohen gradualisht prej grekërve të Epirit”.
    “O gar thanatos sou zoi mou!”, thonë grekërit, që në gjuhën shqipe dtth: “Vdekja jote, rrita ime!”. Fatkeqësi dhe fyerje për shqiptarët dhe Shqipërinë, për sakrificat që bëri për fqinjët e jugut. Më vonë ndodhi ajo që e thoshte Noli i madh: “Ata që u çliruan me gjakun e mundimet tona janë armiqtë më të këqinjtë tanë”.
    Pas revolucionit francez , filloi një epokë e re. Me likuidimin e copëtimit feudal lindën tërësitë kombëtare. Një ndër shtetet që lindën pas kësaj periudhe është Greqia (1831), e cila u garantoishtetasve të saj liritë civile, politike në masë të barabartë. Klauzola të tilla u përcaktuan me Traktatin e Londrës më 1829, të Parisit 1856, të Berlinit 1878, që janë quajtur traktate “Minoritare”.
    Deri më 1914 ishin bërë jo më pak se 30 traktate të tilla ndërkombëtare. Siç u tha edhe më lart Pukëvili shkruan: “Çamët jetojnë në jug të lumit Kalama. Distrikti i tyre shkon deri në Janinë. Vendbanimet e tyre kryesore janë: Suli, Paramithia, Luarati, Margariti, Parga dhe Agjia”.
    Çamëria, pra, është një zonë e banuar nga popullsia autoktone shqiptare. Ajo e cila e përbënte pjesën kryesore të pakicës kombëtare shqiptare në Greqi, në një sipërfaqe me 1950 km2, u çlirua nga pushtimi turk më 1912, në të njëjtën kohë si e gjithë Shqipëria.

    Kongresi i Berlinit (1878), Konferenca e Londres (1913) e më pas Koferenca e Firencës (74) që përcaktuan kufijtë e pjesës jugore dhe juglindore të Shqipërisë vendosën që kjo trevë shqiptare të kalonte nën sundimin grek. Ajo përfshinte 189 qytete dhe fshatra me një popullsi sipas regjistrimit turk të vitit 1908 mbi 72.000 banorë. Pas caktimit të kufirit shqiptaro - grek nga Protokolli Firencës, Fuqitë e Mëdha i kërkuan Greqisë të tërhiqte trupat e pushtimit brenda një muaji nga Shqipëria e Jugut. Por personalitetet politike reaksionare greke me E. Venizellosin, i njohur si antishqiptar i tërbuar, penguan tërheqjen e forcave greke dhe manipuluan organizatën ”Autonomiste të Vorio - Epirit”, e cila me një terror të egër vërsulej kundër shqiptarëve që kërkonin bashkimin e atdheut të tyre.

    Më 02.03.1914, ministri i Greqisë J. K. Zografos bëri luftë për aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Ai u bë edhe kryeministër i të ashtuquajturit ”Vorio - Epir” me qendër në Gjirokastër. Por kjo ”zonë e Autonomisë së Vorio - Epirit” nuk e pati jetën e gjatë se iu kundërvunë forcat e qeverisë së Vlorës. Rezistenca e popullit të kësaj zone të udhëhequra nga luftëtarët Muharrem Rushiti, Alush Taka, etj. (78) i shpartalluan forcat greke.
    Në vitet e mëvonshme 1923 - 1924 u ndoq politika e gjenocidit, dëbimit të popullsisë shqiptare me anë të kombinimit të detyrueshëm me popullsinë greke. Po ashtu u organizuan çeta të cilat bënin terror të paparë, u bënë shpronësimet arbitrare, u vunë sanksionet në ekonomi e bashkë me to inkurajuan e nxitën edhe përçarjen fetare midis shqiptarëve. Para këtyre veprimeve çnjerëzore që përbëjnë krime të rënda qëndrojnë deklaratat demagogjike të Greqisë për gjoja kujdesin dhe interesimin që ajo tregon për pakicat kombëtare që jetojnë në territorin e saj.
    Per shembull në Traktatin e Konstantinopojës 1881, pasi mori provincën e Thesalisë dhe një pjesë të Epirit, u zotua se do të mbrojë pakicat kombëtare. Artikulli i tretë i traktatit thotë: ”Jeta, pasuria, nderi, feja dhe veprimtaria e këtyre zonave të dhëna Greqisë dhe që do të mbeten nën administratën greke duhet të respektohen me kujdes. Ata do të gëzojnë të njëjtat të drejta politike dhe qytetare si dhe shtetasit grekë”.
    Në përfundim të Luftës së Parë Botërore Greqia nënshkruan në Servë më 10.08.1920 Traktatin për mbrojtjen e të drejtave të gjuhës e të fesë të minoriteteve. Pas dështimit të fushatës ushtarake greke në Azinë e Vogël, Greqia u detyrua të nënshkruaj më 30.01.1923 në Lozanë një Konventë për shkëmbimin e detyrueshëm të shtetasve turq me origjinë greke që jetojnë në Azinë e Vogël me shtetasit grekë të kombësisë turke që jetojnë në Thrakinë lindore.
    Për të mbikqyrur shkëmbimin sipas konventës u caktua një komision të përbërë nga katër anëtarë turq, katër anëtarë grekë dhe tre anëtar të zgjedhur nga Këshilli i Lidhjes së Kombeve midis shtetasve që nuk kishin marrë pjesë në Luftën e Parë Botërore. Këta u emruan më 17 shtator 1923: një danez, një spanjoll dhe një suedez. Ndërkaq qeveria greke vazhdoi fushatën e saj të shpifjeve kundër Shqipërisë edhe pse kishte deklaruar se nuk do të përfshinte shqiptarët e Çamërisë në shkëmbimin e popullsisë turke. Sigurime të tilla ishin dhënë edhe nga përfaqësuesi i Greqisë në Tiranë. Por për pabesinë dhe mungesë korrektsie grekërit përmenden që nga kohërat e vjetra. Leka i Madh për këto veprime i përmend disa herë. Kështu dhe pasardhësit e tyre nuk e mbajnë fjalën, ndryshe firmosin e garantojnë dhe ndryshe veprojnë. Kështu që mijëra çamë u dëbuan nga vatra e tyre dhe u dërguan me forcë në Turqi duke i paraqitur si pjestarë të kombësisë turke.
    Shumë herë shqiptarët e Çamërisë gjatë kësaj periudhe i janë drejtuar Lidhjes së Kombeve me protesta dhe telegrame ku kane kërkuar prej saj mbrojtjen e të drejtave të tyre të shkelura nga qeveria greke. Në këtë kohë qeveria shqiptare e F. S. Nolit ndërhyn pranë Këshillit të Lidhjes së Kombeve me një letër më 11 Gusht 1924 ku i shkruan ndër të tjerash: ”...Është deklaruar gjithashtu se çdo anëtar i Lidhjes së Kombeve ka të drejtë duke u nisur nga ndjenja e dashurisë të tërheqë vëmendjen e asamblesë ose këshillit mbi çdo rrethanë që cenon marrëdhënjet ndërkombëtare dhe që si pasojë rrezikon të turbullojë paqen ose mirëkuptimin midis kombeve...”.
    Qeveria shqiptare i kërkonte Këshillit të Lidhjes së Kombeve që qeveria greke të përmbushë me besnikëri zotimin që kishte marrë në Konferencën e Lozanës që mos t’i trajtonte shqiptarët si turq. Si rezultat i telegrameve dhe protestave të vazhdueshme që i vinin Këshillit të Lidhjes së Kombeve nga krerët çamë dhe qeveria shqiptare, në muajin dhjetor 1925 Këshilli ftoi anëtarët asnjanës të Komisionit të mbikqyrte shkëmbimin e popullsisë greke dhe turke që të bëheshin garant përpara Lidhjes së Kombeve për mbrojtjen e pakicave kombëtare shqiptare. Më 15.03.1926, Këshilli i Lidhjes së Kombeve pohoi çështjet e ngritura nga delegati shqiptar më 04.12.1925.
    Përfaqësuesit grek në Këshillin e Lidhjes së Kombeve iu tërhiqet vërejtja dhe pranoi për suprimimin e nënkomisionit të Epirit dhe ndaloi dërgimin e 800 personave të popullsisë çame nga fshatrat Gardhiç dhe Dhragomi që ishin përgaditur për t’u shpërngulur me forcë. Kjo ishte një fitore e pjesëshme për ndalimin e mëtejshëm të shpërnguljes së popullatës çame. Por nuk arriti asgjë për riatdhesimin e afro 33000 shqiptarëve çamë që u shpërngulën me forcë për në Anadoll. Kalojnë dy vite e gjysëm nga koha kur qeveria shqiptare duke parë se deklarata e qeverisë greke nuk po zbatohej, përsëriti kërkesën e saj më 09.05.1928. Kjo kërkesë u shqyrtua në sesionin e 50 të Këshillit të Lidhjes së Kombeve më 05.06.1928. Në këtë sesion delegati shqiptar u përqëndrua në këto kërkesa:
    1- Qeveria greke nuk ka bërë asnjë deklaratë punimi publike, kështu që departamentet e ndryshme nuk dijnë që shqiptarët janë të shkëmbyeshëm dhe në këtë mënyrë kundër tyre vazhdojnë të merren masa shtrënguese.
    2- Kthimi i pasurive të marra popullsisë çame në favor të refugjatëve grekë të ardhur nga Azia e Vogël.
    3- Pjesëmarrja e popullsisë came në zgjedhje si edhe qytetarët grekë. Sipas numrit popullsisë çame i takonin dy përfaqësues ndërkohë që nuk kishte asnjë.
    4- Ndalimi i shpronësimit në kundërshtim me ligjet, që i bënte fshatarët shqiptarë pa tokë dhe pa kullotë.
    5- Ngritjen e shkollave në gjuhën shqipe.
    6- Lirimin nga disa taksa të tepërta, etj.”
    Le të shikojmë dhe të krahasojmë arsimin në të dy anët e kufirit jugor se si i kanë zbatuar aktet ndërkombëtare. Këshilli i Lidhjes së Kombeve i mbledhur më 08 Gusht 1928, pasi diskutoi për problemin e pasurisë së shqiptarëve në Greqi dhe arsimin e tyre, vendosi që problemi të zgjidhet me bisedime dypalëshe, sipas akteve ndërkombëtare. Në këtë kohë, sipasdëshmive të komisionit hetimor, minoriteti grek në Shqipëri kishte shkollat me mësuesit e vet, me mësimdhënie në gjuhën amtare.
    Në të njëjtën kohë në Greqi ku pakica kombëtare shqiptare, dy herë më të mëdha se pakica greke në Shqipëri, nuk kishte as edhe një shkollë të vetme në gjuhën shqipe. Fan Noli në cilësinë e tij si kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve deklaroi para asamblesë më 1924:
    ”Çamëria, tërësisht shqiptare e aneksueme Greqisë më 1913 nuk ka të drejtë të ketë një shkollë të vetme, në një kohë që minoriteti i vogël grek në Shqipëri ka shumë shkolla greke...”.

    Edhe vet Venizellosi në vitin 1924 përpara Lidhjes së Kombeve deklaron se në zonën e Epirit që përmblidhte edhe Çamërinë nuk kishte asnjë shkollë për pakicat kombëtare shqiptare. Ky përfaqësues i Greqisë, megjithëse dha premtime përpara Asamblesë, asnjë ndryshim nuk e bëri. Në vitin 1933 doli Kushtetuta e Re e shtetit Shqiptar që ndalonte funksionimin e shkollave private në Shqipëri. Kështu u ndryshua Neni 5 - të i deklaratës shqiptare të 2 tetorit 1912.
    Si pasojë e zbatimit të këtyre dispozitave u mbyllën 48 shkolla private të llojeve të ndryshme si dhe 19 shkolla të huaja private. Këto shkolla ndaheshin: ”21 Shkolla Laike, 14 Shkolla Moslemane, 7 Shkolla Katolike, 6 Shkolla Ortodokse”. Për mbylljen e 6 shkollave private
    ortodokse qarqet shoviniste greke të tërbuara se u prekën të drejtat e pakicës greke bënë ankesë në Këshillin e Lidhjes së Kombeve.
    Delegati shqiptar në seancën e 14 - të, më 18 janar 1935, deklaroi: ”Shtetasit shqiptar që u përkasin pakicave të racës, fesë apo të gjuhës, do të gëzojnë të njëjtin trajtim si dhe të njëjtat garanci në të drejtë dhe në fakt si edhe shtetasit e tërë shqiptarë. Arsimi dhe edukimi i shtetasve shqiptarë i rezervohet shtetit. Arsimi fillor do të jetë i detyrueshëm dhe do të jepet falas,...”.
    Pas shume debatesh në përfundim Dhoma Parlamentare e Drejtorisë Ndërkombëtare vendosi për ndalimin e shkollave private në Shqipëri më 15 prill 1935.Vlen të theksohet se qarqet shoviniste greke bënë një zhurmë të madhe për mbylljen e 6 shkollave ortodokse dhe heqjen e dy mësuesve. Në këshillin e Lidhjes së Kombeve u paraqitën statistikat e kohës të cilat tregojnë se:
    “...popullsisë shqiptare i takonte të shkojë në shkollë 4.8%, ndërsa për pakicën greke në Shqipëri, në atë kohë shkonin në 9.9%, kurse pakica kombëtare shqiptare në Greqi nuk kishte asnjë shkollë. Gjersa në Greqi në vitin 1930 vetëm 75% të fëmijëve ndiqnin shkollën, në minoritetin grek në Shqipëri, me financat e shtetit shqiptar, e ndiqnin 79.3%.

    Më 1938 prefekti grek në Çamëri Andonaqas e ndaloi zyrtarisht përdorimin e gjuhës shqipe në Çamëri. Të gjitha këto plane shfarosëse përgaditën tragjedinë e madhe, tragjedinë më të madhe për çamët në vitet 1944 - ‘45, ku shovinistët grekë vranë me mijëra çamë dhe shpërngulën me dhunë popullsinë shqiptare të besimit mysliman nga trojet e veta autoktone.
    Duke u munduar që të lihen mbrapa (në harresë) tragjeditë e trojeve dhe popullsisë çame, “Omonia” vazhdon komedinë e vet përpara me pretendime të reja; siç duket zbaton thënien e ministrit grek Samaras në “Neo Thesprotia” se: “...minoriteti në Shqipëri është shtylla jonë ku ne do të mbështetemi atje për të ardhmen”.
    Më qartë s’ka se si thuhet. Nëse grekët marrin argument faktin se në Shqipëri ka pasur koloni helene, atëherë bukur e thote një thënje Abdyl Frashëri: ”...se grekërit duhet të kërkojnë edhe Italinë Jugore, Azinë e Vogël, Rumaninë dhe Marsejën e Francës!!!”.
    Në qoftëse ata vazhdojnë të ngrehin pretendimet e njohura dhe të vjetra territoriale ndaj Epirit, atëherë, siç thoshte Jani Vreto: ”Do të dridhen varret e etërve, vëllezërve shqiptarë, që ranë për lirinë e grekërve dhe që kanë kontribuar jo më pakë se grekërit në themelimin e Mbretërisë greke.
    Greqia e sotme nuk mund të quhet shtet demokratik. Ajo është antidemokratike,e mund ta quajmë me plot meritë një shtet mesjetar. Shteti grek jo vetëm që nuk i njeh të drejtat e çamëve, por as nuk i lejon të vizitojnë trojet e tyre ku i kan varret e të parëve. Nuk ka asnjë ligj në botë që të përvetësojë me dhunë tokën, shtëpinë dhe pasurin e tjetrit. Grekërit me dekada i shfrytëzojnë pasurit e çamëve!
    Po djemve dhe vajzave shqiptare, që të detyruar për bukën e gojës shkojnë me koka të ulura për të punuar,pse u ndërrohen emrat, kombësia dhe u varin kryq të zinjë ortodoks që qafë?! Pse i keqtrajtojnë si skllevër?
    Vlen t’iu bëhet kjo pyetje edhe përfaqësuesve të Evropës, SHBA, Japonisë, etj. të cilët morën pjese në ceremoninë e 2500 vjetorit të demokracisë greke më 04 tetor 1991, përse nuk pyetët: Vallë a ka sot e kësaj dite demokraci Greqia?




    --------------------------------------------------------------------------------

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,064
    GJENERATA E RE SHQIPTARE DËRGON PETICIONIN PËR DËNIMIN E DHUNËS GREKE MBI EMIGRANTËT SHQIPTARË TEK AUTORITETET NDËRKOMBËTARE.

    Mbi 1200 persona e nënshkruajnë peticionin.


    Në kuadër të aktiviteteve të cilat kanë për qëllim zgjimin e ndërgjegjes kombëtare dhe kontributin e saj për të ndryshuar fatin e Shqiperisë dhe shqiptarëve në Ballkan, Gjenerata e Re Shqiptare mori përsiper iniciativën e përpilimit dhe të parashtrimit të një peticioni, i cili ka për qëllim të dënojë vrasjet, dhunën dhë keqtrajtimet e panumërta të emigrantëve shqiptarë në Greqi ose në kufirin shtetëror ndërmjet Shqiperisë dhe Greqisë.


    I pyetur nga gazetari i Gazetës Bota Sot, Nënkryetarja e Degës Qëndore te New York, New Jersey dhe Connecticut Zj. Alma Uldedaj u shpreh se ?Ky përbën një sukses të plotë. Kemi gjetur përkhrahjen e të gjithë shqiptarëve si në diasporë dhe në Shqipëri, të cilët na kanë përgëzuar për këtë iniciativë.? Në emër të Bordit Drejtues të Gjeneratës së Re Shqiptare dëshiroj të falenderoj të gjithë nënshkruesit e peticionit dhe t?i siguroj se Gjenerata e Re Shqiptare do të vazhdojë punën e nisur në drejtim të realizimit të qëllimeve që i kemi vënë vetes. Kohët e fundit kemi marrë kërkesa nga shumë shqiptarë të cilët kërkojnë përpilimin e një peticioni edhe për çështjen Çame. Jemi të gjithë të vetdijshëm për rëndësinë e kësaj çështje madhore, e cila do të mbajë peng marrëdhëniet ndërmjet dy popujve fqinj?


    Nënshkrimi i peticionit nga më shumë se 1,200 persona nga vende të ndryshmë të botës është dëshmi i forcës dhe vitalitetit të Gjeneratës së Re Shqiptare e cila nuk po njeh kufi. Kjo për faktin se shqiptarët janë zhgënjyer nga tranzicioni i gjatë dhe i ashpër që kanë rrënuar shpresën e shqiptarëve për një shtet demokratik, zhvillim ekonomik dhe dinjitet në arenën ndërkombëtare.


    Nga burime zyrtare pranë kësaj organizate mësohet se tashmë Gjenerata e Re Shqiptare është përfshirë në një bashkëbisedim të gjerë me shumë shqiptarë në diasporë dhe Shqipëri si dhë ne trojet e tjera ku jetojnë shqiptarët. Shumë nënshkrues të peticionit kanë dhënë edhe mendimet e tyre për ndihmesën që mund të japin për rritjen e rolit të Gjeneratës së Re në Shqipëri dhe për çështjen shqiptare në përgjithësi.

    Bashkatdhetari Tahir Veliu me banim në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara shprehet gjatë nënshkrimit të peticionit se: ?Qeveria Greke duhet të mësohet që menjëherë dhe në mënyrë të prevokueshme të ndalojë fushatën e vrasjeve dhe torturave kundër shqiptarëve, për të mënjanuar një konflikt të mundshëm ndërmjet popullit shqiptar dhe atij Grek.?

    Z. Devis Agaraj, Student Shqiptar në Britaninë e Madhe shprehet se: ?Unë studioj që t?i ofroj Shqipërisë një klasë të vërtetë intelektuale duke ndihmuar në zhvillimin e traditave të vjetra dhe të një Shqipërie ashtu siç i ka hije. Ai shprehet se ka kënaqësinë që të ndihmojë në këto projekte të rëndësishme.?

    Z. Kushtrim Gashi ështe një nga nënshkruesit e peticionit nga Shqipëria. Ai shprehet se e përkrah këtë iniciativë për të drejtat e Shqiptarëve. Ai shton se pakica Greke në Shqipëri i ka të gjitha të drejtat dhe liritë, si të gjithë shtetasit e tjerë?.

    Greqia si vend i Bashkimit Europian ka treguar ksenofobizmin e pashpjegueshëm ndaj emigrantëve shqiptarë duke mos u njohur atyre asnjë të drejtë ekonomike, politike dhe shoqërore. Z. Hasan Metuku, Nënkryetar i Përgjithshëm i Gjeneratës së Re Shqiptare theksoi se ?Emigrantët shqiptare në Greqi nuk kanë asnje të drejtë. Bëhet fjalë për më shumë se 500 mijë emigrantë shqiptarë atje. Shumica e tyre kanë të drejtë qëndrimi dhe të marrin pjesë në jetën politike greke. Ajo që të bën çudi është fakti se Greqia nuk njeh të drejtën e emigrantëve shqiptarë të kenë organizatën e tyre politike dhe t?u njihet e drejta si pakicë kombetare në Greqi?.


    Nënshkrimi i peticionit vijon protestën paqësore të organizuar nga Gjenerata e Re Shqiptare me datë 24 Janar 2004 përpara selisë së Kombeve te Bashkuara. Ky aktivitet u mbështet nga të gjithë organizatat dhe shqiptarët e diasporës. Qëllimi i kësaj proteste ishte dënimi i dhunës greke mbi shqiptarët dhe sidomos vrasjes të së ndjerit Vullnet Bytyqi.


    Prof. Saimir Lolja, Drejtues i Gjeneratës së Re Shqiptare në Toronto i pyetur u shpreh ?se ka ardhur koha që shqiptarët të mos presin që Zoti të bëjë mrekullira. Nga njëra anë qeveria dhe autoritetet greke i vrasin, keqtrajtojnë dhe përdhosin dinjitetin e tyre dhe nga ana tjeter qeveria e Tiranës nuk bën asnjë hap për të dunuar këtë dhunë. Fakt për këtë është edhe turpi i rradhës i Parlamentit Shqiptar i cili i ndodhur përballë presionit grek, nuk miratoi rezolutën mbi çështjen Çame?.


    Peticioni do të dërgohet Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Qeverisë Amerikane, (Presidenti Amerikan George Bush, Sekretari i Shtetit Colin Powell), Komisionit të Marrëdhënieve me Jashteë të Kongresit Amerikan, Senatorëve të Shtetit të New York Hillary Clinton dhe Charles Schummer. Human Rights Watch, Helsinki Organization, Grupi i Krizave Ndërkombëtare (International Crisis Group), Amnesty International, Komisionit dhe Parlamentit të Bashkimit Evropian, Qeverisë dhe Parlamentit Shqiptar, Qeverisë dhe Parlamentit Grek.


    Koordinatorja e Përgjithshme e Gjeneratës së Re Shqiptare Keti Spahiu u shpreh ?Se Greqia nuk mund të kërkojë zbatimin e një standarti te dyfishtë. Nga njera anë Greqia më të drejtë kërkon që të drejtat e minoritarëve greke ?rreth 30 mijë- në Shqiperi të respektohen dhe nga ana tjetër shkel me bindje të drejtat e emigrantëve shqiptarë në Greqi duke mos u dhënë atyre të drejtën e organizimit shoqëror dhe politik. Me këtë qëndrim Greqia shkel edhe detyrimet e saj ndërkombëtare që rrjedhin nga qënia e saj anëtare e Kombeve te Bashkuara, Bashkimit Europian dhe Këshillit te Evropës?.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Pershndetje

    Shqiperia vet i ka fajet qe keni pas kontakt te madh me Greqin , nje ashtu Kryeministrin e keni nga ajo an edhe kshtu qe , pse mo sme luajt ata me shqiptar pse mos me i lene 1 muaj per nje vize , si shtet un me ta kisha qen i pari qe mo sme pas pun sepse greket jan te kqinj.. Shqiptaret me shum kishin grat greke se sa Shqiptare . gjo qe e ngirt shum lart per me luajt ai me neve..
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,064
    Të zhdukur në Greqi 300 emigrantë nga Elbasani

    Qindra trupa janë tretur në tokën greke dhe sot u kanë mbetur vetëm kockat . Janë emigrantë fatkeqë të eleminuar nga policia dhe ushtria greke, vetëm e vetëm se kanë emrin shqiptar. Politika ka qenë e tillë që gjërat të minimizohen, por faktet janë vërtetë tronditëse. Vetëm në rrethin e Elbasanit rezultojnë se janë rreth 300 emigrantë të zhdukur. Nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Dikush ka vdekur në mënyrë aksidentale, dikush tjetër nga kushtet atmosferike, por akoma më keq, shumica kanë mbyllur sytë në tokën helene, si rezultat i plumbave të marrë nga ushtria dhe policia greke. Ky fakt tronditës pohohet nga drejtori i Qendrës Shqiptare të Reabilitimit të Traumës dhe Torturës, Adrian Kati. Kreu i këtij institucionit tregon se vijnë me dhjetra qytetarë, të cilët në kërkim të një fati më të mirë, janë keqtrajtuar sapo kanë shkelur në tokën e shtetit helen. Një fije shprese ka ngjalluar për dhjetra emigrantët shqiptarë që janë keqtrajtuar dhe dhunuar në mënyrë çnjerëzore nga policia greke nisja e procesit të parë gjyqësor në Selanik në ngarkim të disa ushtarëve grekë, që dy vjet më parë plagosën për vdekje një të moshuar shqiptar. Ferhat Ceka, 69 vjeç, nga Tirana është përballuar dje në Gjykatën e Selanikut në një seancë gjyqësore me njeriun që e qëlloi me armë, por vetëm fati e shpëtoi nga vdekja e sigurt. Në Greqi ai është shoqëruar nga mjeku i Qendrës Shqiptare të Reabilitimit të Traumës dhe Torturës, Izedin Çela. Raporti mjekoligjor, takimet me psikologët, foto pas ngjarjes dhe një mori dokumentash ndodhen në dosjen "Ceka". Kjo është hera e parë që emigrantët shqiptarë marrin pjesë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në një seancë gjyqësore, me mbështetjen e organizmave të huaja. Në një intervistë eksluzive për gazetën "Ballkan", drejtori i Qendrës Shqiptare të Reabilitimit të Traumës dhe të Torturës, Adrian Kati, tregon të gjithë peripecitë, që dalin pas ankimit të dhjetra emigrantëve në këtë qendër.
    Tani po zhvillohet gjyqi në Selanik për Ferhat Cekën, i cili është plagosur rëndë dhe torturuar nga një ushtar grek. A keni pasur raste të tjera të denoncuara nga emigrantët për ushtrimin e dhunës dhe që janë trajtuar nga qendra juaj dhe organizmat e tjera evropiane?
    Përveç Ferhat Cekës, kemi pasur raste të tjera që janë mbajtur në vëzhgim dhe më pas diagnostikuar nga mjekët e qendrës, lidhur me traumën fizike dhe psikike. Ne, për të gjitha rastet e paraqitura, i jemi drejtuar organizmave të tjerë për të bërë publike faktet tronditëse. Traumat e emigrantëve kanë filluar që në vitet e para të demokracisë. Kemi dëgjuar shumë raste në rrugë gojore për humbjen e jetës së qindra emigrantëve. Pretendohet se janë dhjetra të vrarë dhe shumë prej tyre mbeten ende të paidentifikuar. Një pjesë e vdekjeve janë edhe aksidentale. Por, sipas shpjegimeve, gjithmonë gojore, mjaft prej viktimave janë shkaktuar nga policia dhe ushtria greke. Në Elbasan është krijuar një shoqatë në ndihmë të të zhdukurve dhe bëhet fjalë për rreth 300 emigrantë që kanë marrë rrugët për në Greqi para disa vitesh dhe familjet e tyre edhe sot e kësaj dite nuk kanë asnjë të dhënë. Keqtrajtime të tjera janë trajtuar nga punonjësit e zyrës sonë. Disa prej tyre kanë pasuar trauma të mëdha psikologjike, si rezultat i dhunës së ushtruar nga strukturat policore të shtetit helen.

    Kemi marrëdhënie me Grupin e Helsinkit grek "Helsinki Monytor", që drejtohet nga Panayotis Dimitras. Por, mund ta them me plot bindje se bashkëpunëtorja më aktive në bërjen publike dhe trajtimin e rasteve të emigrantëve të dhunuar, është Melani Anderson, që drejton "Amnesty International" në Londër. Ajo është një nga inciuset kryesore që mori të dhëna mbi keqtrajtimin e Ferhat Cekës dhe e bëri atë publike në institucionet ndërkombëtare. Kemi pasur kontakte me qendra të tilla në Kosovë dhe në Tetovë në mbrojtje të vlerave mbarëkombëtare.

    Gazeta Ballkan

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,064
    Greve e te burgosurve shqiptare ne Greqi
    Rreth 400 të burgosur shqiptarë që vuajnë dënimet në burgun e Patras në Greqi ndodhen prej katër ditësh në një grevë urie, duke protestuar kundër dënimeve shumë të rënda që u janë dhënë.
    Sipas tyre 80% e të burgosurve shqiptarë kanë marrë dënime shumë më të rënda nga ç’u takon vetëm e vetëm për shkak të kombësisë së tyre, ndërkohë që të shumtë janë edhe ata që janë dënuar mbi bazën e proceseve të sajuara dhe me dëshmitarë të rremë.

    Grevistët i kanë nisur një peticion ministrit grek të drejtësisë, ku ndër të tjera kërkojnë krijimin e një komisioni për rishikimin e proceseve gjyqësore të tyre.

    Të burgosurit kërkojnë gjithashtu pajtimin e një avokati të huaj, pasi siç thonë, avokatët grekë janë të lidhur me policinë.

    Gjatë një komunikimi telefonik me BBC-në, shtetasi Aleksandër Prifti që u prezantua si kryetar i Komisionit të grevës tha se ata janë të vendosur të vazhdojnë deri në fund dhe se presin përgjigje nga ministri i drejtësisë, nëpërmjet prononcimit të tij në një stacion televiziv shtetëror.

    Para Patras-it, ishin katër të burgosur shqiptarë në burgun e Janinës që zhvilluan një grevë urie, pasi ishte vonuar jashtëzakonisht ekstradimi i tyre në Shqipëri, ndonëse procedura kishte përfunduar më shumë se tre muaj më parë.

    Greva e Janinës përfundoi pas takimeve që zhvilloi aty i dërguari i ambasadës shqiptare në Athinë, Andi Mahila si dhe konsulli shqiptar në Janinë, Daut Gumeni.

    Vonesat e kryerjes së ekstradimeve në atdhe të të burgosurve shqiptarë janë shndërruar në një fenomen të zakonshëm, edhe për shkak të mungesës së kapacitetit në burgjet ekzistuese të Shqipërisë.

    Sipas burimeve nga ministria greke e drejtësisë, ministri vendas Papaliguras, në një letër drejtuar autoriteteve shqiptare këto ditë, ka paralajmëruar se po të përsëriten vonesa të ngjashme në ekstradimin e të burgosurve shqiptarë, ai do të detyrohet ta bëjë prezent shqetësimin pranë sekretarit të Këshillit të Evropës, i cili është përgjegjës për zbatimin e konventës që dy ministritë kanë nënshkruar para disa vitesh.

Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Refimet e adjutantit te Mbretit Zog
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 03:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •