Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Kishë e re Katedrale “Ngjallja e Krishtit” për qytetin e Gjirokastrës

    Bekim i veçantë ishte për Gjirokastrën vizita e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, Anastasit. Duke ardhur nga Qiproja, ku Universiteti i saj, në një ceremoni të shkëlqyer, e shpalli “Doktor Nderi”, Kryepiskopi mbushi me gëzim edhe zemrat e besimtarëve në Mitropolinë e Gjirokastrës.
    Të dielën, 20 qershor, në kishën e Kryeengjëjve në Varrosh, Fortlumturia e Tij, së bashku me Mitropolitin e Gjirokastrës, Hirësinë e Tij Dhimitrin, kryesoi Liturgjinë Hyjnore Arkihieratike. Kisha ishte e mbushur përplot me besimtarë jo vetëm nga qyteti, por nga të gjitha zonat e Mitropolisë. Binte në sy edhe prania e shumë të rinjve nga grupet e katekizmit dhe shkollat e Kishës sonë.
    Kryepiskopi, në predikimin e tij, duke iu referuar Ungjillit të ditës dhe historisë së mrekullueshme të centurionit që tregohet në të, i nxiti edhe një herë tjetër besimtarët të përpiqen akoma më shumë që të përforcojnë, të shtojnë dhe të kultivojnë besimin e tyre. Besimi Orthodhoks është i gjallë, është një marrëdhënie personale me Krishtin Perëndi, nuk është thjesht një sistem vlerash dhe rregullash morale. Dhe që të përforcohet ai, sikundër tregon edhe historia e Ungjillit të ditës, besimin tonë duhet ta manifestojmë me dashurinë ndaj të tjerëve dhe këtë dashuri ta shprehim me përulësi.
    Pas Liturgjisë, të gjithë pjesëmarrësit dhe shumë qytetarë të tjerë u nisën në drejtim të truallit, i cili ndodhet në një pikë qendrore të qytetit, ku do të ndërtohet Kisha e re Katedrale e Gjirokastrës. Vendosjen e Gurit të Themelit së bashku me Shërbesën e Ajazmës e kreu Kryepiskopi Anastas. Vetë Fortlumturia e Tij, u kujdes për blerjen e këtij trualli disa vite më parë, si edhe për realizimin e studimit dhe projekteve për këtë vepër kaq të rëndësishme për gjithë Mitropolinë. Kryepiskopi, pasi foli për pengesat e shumta që ekzistonin deri më sot lidhur me lejen e ndërtimit të katedrales, komunikoi një lajm tjetër të gëzuar: Bashkë me kishën do të ndërtohet edhe një godinë për kompleksin arsimor kishtar, sallë për veprimtari shpirtërore e kulturore etj.
    Në ceremoni merrnin pjesë edhe Ministri i Punës, z. S. Ksera, Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës z. F. Bime, Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër, z. J. Rizopullos, deputeti dhe Kryetar i PBDNJ, z. Vangjel Dule, përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal etj.
    Shërbesa ishte një rast që Kryepiskopi të theksojë edhe një herë tjetër rëndësinë që ka ndërtimi i një kishe të re Orthodhokse, si qendër lutjeje, vëllazërimi, paqtimi social, e cila duhet të rrezatojë kudo dashuri. Kryepiskopi foli gjithashtu për ndjeshmërinë dhe përkujdesjen e Kishës Orthodhokse për arkitekturën e zgjedhur dhe për të bukurën në përgjithësi. Në këtë kuadër, bashkë me ndërtimin e kishës, do të ndërhyhet edhe në gjithë territorin përreth, duke e kthyer atë në një mjedis të bukur, që do t’i shtohet qytetit dhe që ka për të ngritur vlerën e gjithë zonës ku ndodhet. Por edhe vetë ndërtesa ka për të s
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •