Close
Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 91
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Shmeki
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    175
    Ketu diskutohet,ndonjehere ndizemi si kashta,por mos harroni se e verteta eshte ne syte e te gjitheve por jo te gjithe e shohim njesoj.
    gjithe te mirat
    Pajtohem plotsishtë me këtë, pra jo te gjithë e shohim realitetin njesoj !

    Kur te vizitosh ndonjehere vendet arabe fillo e flit,perndryshe hesht se behesh aleat i injorances.
    Shiko çfare zhvillimi ka bere Egjipti me turizmin dhe hapjen ndaj perendimit.
    Ata qe kane mbajtur nen diktatura popujt arab jane vete udheheqesit e tyre duke filluar nga Iraku,Irani e mbaroje tek Libia e Siria.
    Kur fryheshin me dollaret e naftes e linin te vdisnin urie miliona femije.
    Megjithëse se kam vizituarë,nuk kam nevoj,por as nuk kemi nevoj t'a OKUPOJM për t'a shendrruarë ne koloni,duke u justifikuarë me fraza boshe para mediave edhe popullit mbarbotrore..se kercnon paqen,nuk di kush cili vend kercnon ketu paqen...???
    USA dhe Rusia, i provonin armet me te fundit ne luften e IRANIT dhe IRAKIT,dhe ishin te involvuarë po keto dy qendra ne luften e iranit dhe irakit(tregti armesh,per koka te njerzve gjakpirsave nuk ju intereson ,meshiruesit e perendimit) Amerikes edhe Brukselit, do i lejojn nje cik hapsir me marr fryme,ne emer te demokracis,perndryshe nuk e lejojn te ngritet ne kemb ne kete rast Egjipti,dhe Emiratet Arabe,kuvajti ku ka interes dhe ka dore ne nafte keto i perkdhel pak sa me kujdes...

    Kur fryheshin me dollaret e naftes e linin te vdisnin urie miliona femije
    , dhe deri sa ende vdesin miljona te tjerë ne afrike,dhe infektime te llojeve te ndryshme te smundjeve,gjakpirsat nuk hargjojn shumen e lekve aty te dollarve(atje ja kan mbledh mazen qe moti ne Afrikë,dhe ma se rrujn për ta hiq a vdesin apo jetojn..) por ne emer te demokracis meshires,shpenzojn miljarda dollarë për të vrarë,masakruarë,e torturuarë e për të shendrruarë ne KOLONI,vendet ku i okupojn...,ku kan Interes,nuk o kjo hiq gje qfar flasin para mediave....

    Kur do te kuptoni se USA,nuk ndihmon askend ne kete botë është shtetë ku sundon leku(interesi) shtetë mafioz,grabitqar,interesgji,mos e genjeni veten se USA ndihmoj shqiptaret vetem pse pate meshire,ketu fshihet shum diqka me e madhe me me interes se sa per meshire...

    Për meshirë e ben vllazrit tan nga Shqipria,ku hapen dyert dhe hjeken edhe teshat e fundit për t'u dhan femijeve refugjat per te u mbuluarë,edhe buken e gojes,pat edhe prej tyre shum edhe qe vdiqen ne vin e par te frontit....

    Për ata mosmirnjohës te cilet kan vepruarë ashtu qe nga 92,por edhe ne kohen e pasluftës,ata i kisha vra me doren time...(megjithse me ke keqkuptuarë ne mesazhin ku ju kam drejtuar forumi126)

    Përshendetje moderatori paqsorë...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 23-06-2004 më 18:52
    Shkenca na e premton të vertetën...por ajo kurrë nuk na e premton as paqen as fatin!

  2. #72
    Iua kthefshim me te mire noj here...hehe nuk e di po tingellon shume hipokrite...
    Ndryshuar për herë të fundit nga green : 23-06-2004 më 18:50

  3. #73
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ju lutem permbaheni pak gjuhen. Tema eshte delikate, dhe prek shume njerez, disa indirekt e disa direkt. Do ishte mire te rrespektoheshin mendimet e te tjereve, te fliteshe per ideologji fetare e politike, por jo me llafe qe nuk i perkasin keti forumi serioz.

    Disa postime jane edituar nga mua, dhe disa jane fshire.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e Shmeki
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    175
    Ik o cun, meso mire shqipen , pastaj hec e fol me mua...,edhe pse jam nje nga plehrat e pranoj
    Nuk e di o Toro,nuk e di,sepse jam lindurë e rriturë nen pushtim(kemb te huaj) jam vra e maltretuarë,madje edhe sot e ksaj dite vazhdon koha ec e ne ende jemi te pushtuarë,vrar e masakruarë,ende është kemba e huaj ne Kosovë o TORO,nuk frymojm lirë.....fakt se ke argumente Toro,se nuk di gjuhen mire,krenohu me ate qe ti e din mirë kullueshem,nuk kam inat për kete

    TOROOOO,Une jam mirnjohës për mikun qe me ndihmon,por aman jam edhe nje person realist nuk mbylli syt ne padrejtsi,nuk perkrahi te keqen,sepse deri dje isha i till dhe ende jam i till ne nje tretman te njejt me popujt qe jan te okupuarë,madje asgjë nuk trajtohem me mire se irakiani JO,perveq se ne heshtim dhe ende nuk jemi ngrit t'i kundershtojm qendrat Bruksel,londer,paris,vashington,se te njejten pergjigjeje do e marrim te betohem nga meshiruesit e ketyre qendrave....

    Ketu kerkohet te jemi sa ma Objektivë,jo t'i majm krahun njeres ose tjetres...(siq ben ti ne ket rast,kjart dhe hapurë)

    Sa i perket Poleve Arabo-perendimore,nuk jam nen ndikimimn e asnjeres,sepse njerzit jan te njejtë nga mishi dhe gjaku,dhe dhimbja është e njetë,nuk e gjykoj nje person ne baza fetare...!

    Kur do te kuptoni se USA,nuk ndihmon askend ne kete botë është shtetë ku sundon leku(interesi) shtetë mafioz,grabitqar,interesgji,mos e genjeni veten se USA ndihmoj shqiptaret vetem pse pate meshire,ketu fshihet shum diqka me e madhe me me interes se sa per meshire...
    Po e perseris:Sa per meshirë do e paguan populli shqiptarë këtë ndihmë te perendimorve,me vite te tera edhe do dal i dredhë edhe i rraskapiturë e i perbuzur nga duartë e tyre...!
    Shkenca na e premton të vertetën...por ajo kurrë nuk na e premton as paqen as fatin!

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e Shmeki
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    175
    Citim Postuar më parë nga greenflower111
    Iua kthefshim me te mire noj here...hehe nuk e di po tingellon shume hipokrite...
    Nuk di sa me kupton,por skam pas mendim negativë ne kete shprehje,ndoshta keqkuptohet...

    Ju jam mirnjohës shqiptarve ku do ne trojet e tyre qe na u gjenden ne kohrat me te veshtira ne Kosovarve,shpresoj t'ua kthejm noj here me te mire(jo me te keq),ku i dihet mbase gjithehere do kemi nevoj per njeri tjetrin...!

    Me falni qe dola nga tema
    Shkenca na e premton të vertetën...por ajo kurrë nuk na e premton as paqen as fatin!

  6. #76
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635

    Islamikët kërcënojnë të vrasin kryeministrin e Irakut

    Një organizatë terroriste në Irak njofton se është përgatitur atentati ndaj Iyad Allawi

    Islamikët kërcënojnë të vrasin kryeministrin e Irakut


    Shekulli

    BAGDAD- Militantët islamikë kanë kërcënuar dje se do të vrasin kryeministrin e ri të Irakut, vetëm pak orë pasi i prenë kokën pengut koreano-jugor. Abu Musab al-Zarqawi një jordanez i akuzuar nga zyrtarët amerikanë se po organizon gjithë aktet vdekjeprurëse në Irak, bëri dje një kërcënim kundër kryeministrit të ri Iyad Allawi, publikuar në një faqe interneti islamike. “Përsa ju përket ju, Allawi- na vjen keq, zoti kryeministër i zgjedhur në mënyrë demokratike- ne kemi gjetur për ju një helm të njohur dhe një shpatë të sigurt”, -tha ai në një kasetë të incizuar, që mendohej të ishte zëri i Zarqawit. Allawi, një -ish baathist i ashpër që komplotoi kundër Sadam Huseinit që nga mërgimi, iu përgjigj menjëherë. “Ne nuk e vrasim mendjen për këto kërcënime, dhe do të vazhdojmë të rindërtojmë Irakun dhe të punojmë për lirinë, demokracinë, drejtësinë dhe paqen. Irakianët i kanë përjetuar këto kërcënime më parë”, -tha zëdhënësi i tij, cituar nga “Rojteri”. Qeveria e përkohshme, e zgjedhur nga një i dërguar i OKB-së në konsultim me zyrtarët amerikanë e irakianë, do të betohet kur të përfundojë zyrtarisht pushtimi amerikan në Irak, javën që vjen. Grupi i Zarqawit i quajtur “Jama'at al-Tawhid” dhe “Jihad”, kanë deklaruar se ata e ekzekutuan pengun koreano-jugor se Seuli refuzoi tërheqjen e trupave.

    24/06/2004
    LINDI EDHE "ANDREA"

  7. #77
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635

    Irakianët i presin kokën përkthyesit korean

    Një nga metodat e fundit që ka nisur të praktikohet në Irak, ka krijuar një zemërim të madh në gjithë botën

    Irakianët i presin kokën përkthyesit korean

    Presidenti koreanojugor deklaroi se vendi i tij do të dërgojë 3000 trupa më shumë në Irak

    Shekulli

    Një tjetër pengu i pritet koka në Irak. Koreano-jugori Kim Sun-il u ekzekutua dje herët nga ekstremistët irakianë, duke shkaktuar një indinjatë mbarëbotërore. Televizioni satelitor arab “Al-Jazeera” transmetoi një video, ku shfaqej koreano-jugori i tmerruar, me sytë të lodhur dhe i veshur me një kostum ngjyrë portokalli si ai i të burgosurve terroristë në kampin Guantanamo Bay, në Kubë. Në ato pamje të fundit televizive, Kim mbante gojën hapur dhe dukej sikur mezi përtypej dhe rënkonte. Pesë militantë të armatosur qëndronin pas tij, njëri prej të cilëve me një thikë të madhe të vendosur në brez. Ashtu siç ka ndodhur edhe në dy rastet e tjera një prej personave të maskuar lexoi një letër drejtuar popullit korean: “Kjo është diçka që po kryhet me duart tuaja. Ushtria juaj nuk ka ardhur këtu për të mirën e irakianëve, por për Amerikën e mallkuar”. Gjithashtu burimet bëjnë të ditur se Kim me profesion përkthyes u bëri thirrje ushtarëve koreanë që të largohen nga ky vend. Duke ulëritur në një video tjetër me zë të lartë në anglisht ai tha se “nuk donte të vdiste”. Videoja nuk e dha momentin kur Kim u ekzekutua. “Al Jazeera” tha se kaseta filmike përmbante vetëm foto të koreanit Kim, në gjendje të masakruar, por kanali vendosi të mos i transmetojë pasi mund të ishin tmerrësisht stresuese për shikuesit. Por më vonë u bë e ditur se koka e koreanojugorit u gjend nga trupat amerikane pranë një rruge mes Bagdadit dhe qytetit të Fallujas. Lajmi për vrasjen e tij u përhap si një bombë në median koreane, veçanërisht në familjen e 33-vjeçarit Kim, të cilët prinin ndonjë lajm të mirë për lirimin e të birit. Një zyrtar koreano-jugor kishte siguruar një ditë më parë familjen se liria e Kimit ishte pak a shumë e garantuar. Por në momentin e transmetimit të lajmit, nëna e viktimës ra pa ndjenja. Motra vajtonte me zë, ndërsa dhjetëra vetë kishin ardhur në qytetin jugor Pusan, në shtëpinë modeste të viktimës, për të marrë pjesë në dhimbjen e madhe. Ndërsa i ati pyeste: ‘Si ka mundësi që të vdesë, kur vetëm dje qeveria tha se ai ishte gjallë”. Kim u rrëmbye në qytetin e Fallujas më 17 qershor, sipas të dhënave nga firma ku ai punonte. Ndërkohë Ministria e Jashtme në Seul bëri të ditur se ai është rrëmbyer më herët se kjo datë.
    Qeveria koreanojugore e dënoi vrasjen si një akt johuman terrorist dhe premtoi se jo vetëm që nuk do të tërheqë trupat nga Iraku, siç kërkonin militantët, por do të vazhdojë me planet për të dërguar më shumë se 3000 trupa të tjerë në Irak, duke sfiduar kështu kërkesat e terroristëve për ndryshimin e politikës së këtij shteti. Ndërkohë qindra mesazhe u dyndën në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes ku kërkohej hakmarrje. “Një djalë i pafajshëm i kombit tonë u vra. Nëse ju më lejoni që të shkoj vullnetar në Irak, unë do të luftoj me terroristët për të marrë hakun e tij”, -thuhej në një prej mesazheve, cituar nga agjencitë e huaja të lajmeve. Ndërkohë dhjetëra mijëra të tjerë, nga opozita koreano-jugore kanë bërë thirrje për protesta ku do t’i kërkohet qeverisë tërheqja e trupave nga Iraku. Policia vendase ka forcuar masat e sigurisë rreth Koresë së Veriut për shkak të frikës për trazira të mundshme.

    24/06/2004
    LINDI EDHE "ANDREA"

  8. #78
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Gjithë bota dënon aktin


    Shekulli

    Veçanërisht Azia ka reaguar e tmerruar dje nga prerja e kokës së pengut koreanojugor në Bagdad. Por të gjithë iu bashkuan SHBA-së në vlerësimin që i bëri Seulit për të mos pranuar kërkesat e rrëmbyesve. Australia, Japonia, Filipinet, Malajzia dhe madje edhe Koreja Veriore, iu bashkua qëndrimeve të OKB-së, SHBA-së dhe Francës në dënimin e vrasjes së përkthyesit Kim Sun-il. Kështu sipas AFP-së, presidenti amerikan Bush bëri thirrje se do të mposhtë militantët që po përpiqen të na detyrojnë të tërheqim trupat nga bota, në mënyrë që ata më pas të imponojnë vizionin e errët të tyre tek gjithë njerëzit. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan i ofroi ngushëllimet e tij familjes së Kim, dhe tha se asgjë nuk mund ta justifikojë këtë vrasje. Ministrja e Jashtme japoneze Yoriko Kawaguchi, tha në një mesazh për homologun koreano-jugor, Ban Ki-moon, se ndjente keqardhje të thellë dhe një zemërim të madh për këtë vrasje. Kryeministri australian John Howard tha se ky lajm ishte shumë i dhimbshëm. “Zemra ime dhemb për familjen e atij njeriu që vuajti kaq shumë”, -tha ai. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Cecile Pozzo di Borgo, cituar nga AP, e përshkroi këtë vrasje si një akt barbar. “Franca ka qëllim të qëndrojë e prerë pas gjithë atyre që luftojnë terrorizmin me të gjitha format”. Kolin Pauell, sekretari amerikan i Shtetit, vlerësoi qëndrimin e presidentit koreano-jugor Roh Moo Hyun për të mos lejuar që kjo vrasje të ndryshonte planin e qeverisë së tij për të dërguar trupat. Edhe Japonia, e cila refuzoi gjithashtu të tërhiqej nga Iraku, kur tre nga qytetarët e saj u rrëmbyen në fillim të këtij viti gjithashtu e dënoi këtë ngjarje.

    Rastet
    Shumë pengje në Irak janë liruar të padëmtuar. Por historitë pengmarrëse të tre muajve të fundit tregojnë se vetëm një kontraktor italian është vrarë në prill ndërsa taktika e prerjes së kokës ka nisur së fundi dhe është realizuar me dy amerikanë.
    - Nicholas Berg, 26 vjeç u ekzekutua në Irak në muajin maj. Atij gjithashtu iu pre koka, nga pesë burra të armatosur, të veshur me kostumet e të burgosurve terroristë në burgjet amerikane në Kubë.
    - I fundit që ka përfunduar pa kokë ka qenë inxhinieri amerikan Paul Johnson, 49 vjeç. Ai u ekzekutua në 18 qershor në Arabinë Saudite pasi skadoi afati i ultimatumit prej 72 orësh të dhënë nga terroristët e “Al-Kaedas”. Sipas ultimatumit Arabia Saudite duhej të lironte nga burgu gjithë terroristët arabë, ose siç i quajtën ata “luftëtarët e shenjtë”. Kjo gjë nuk ndodhi, kështu militantët arabë i prekë kokën pengut amerikan.

    24/06/2004
    LINDI EDHE "ANDREA"

  9. #79
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Ajo qe gazeta shqiptare ka njoftuar gabim eshte se ata qe i prene koken perkthyesit koreano-jugor si dhe amerikanit Nick Berg, nuk jane irakiane. Al-Zarkaui eshte jordanez, ekstremist islamik. Nje numer i madh jo-irakianesh, si siriane, jordaneze, egjiptiane etj kane shkuar ne Irak per "jihad"....Dhe si te tille nuk ngurrojne qe me aktet e tyre terroriste te vrasin jo vetem "te pabeset" si amerikane dhe koreane , por dhe vete irakiane, te cilet i konsiderojne si bashkepunetore te amerikaneve, por ne disa raste kane vene bomba ku jane vrare dhe irakiane te pafajshem, perfshi gra e femije apo kalimtare te thjeshte.

    Me cfare te drejte dhe llogjike nje jordanez apo sirian ( qe ka shkuar per te "cliruar" Irakun nga Amerika), vret nje irakian se ky i fundit bashkepunon me SHBA, kete vetem mendja e fanatikeve islamike mund ta shpjegoje.
    "Who is John Galt?"

  10. #80
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Kishin vdekur nja "shume-shume" jete njerezish andej nga Iraku dje!

    Nuk pashe asnje teme sot te hapet...

    Sa e shtrenjte qe eshte koka e nje amerikani mer jahu ?! ...as me qindra nuk krahasohet!

    Open your eyes ...popull!

Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ç'është Europa ?
    Nga oiseau en vol në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 101
    Postimi i Fundit: 21-06-2019, 08:12
  2. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  3. A po ushtron Qeveria presion ndaj medias ....!
    Nga [ARMANI] në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 16-04-2007, 04:19
  4. Mali i Zi ushtron demokracinë 09.09.2006
    Nga SantaKruz në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-09-2006, 19:44
  5. Policia ushtron dhune ndaj 3 te dehurve ne Kruje
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-09-2004, 20:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •