Close
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 91
  1. #61
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    O forumi126 shko te ky linku www.ogrish.com edhe shif ate videon qe thot "brutal tortures in iraq". Tregon 3 veta te cileve u pritet gjuha me brisk dhe njerit qe ja heqin koken me shpate.

    Ma merr menja e kupton ndryshimin mes dhunes qe ben individuali per hakmarrje personale dhe dhunes qe aprovon ligji.
    Ajo "Myslimani nuk vret ashtu" esht e hapur per interpretime si per ne ashtu edhe per qeverite e disa prej ketyre vendeve qe e interpretojne Kuranin si ti vije mbar etjes se tyre per pushtet. Sepse Kurani dhe Bibla gjithmone si vegla kane sherbyer s'kane qen nejhere "gjykates suprem" qe i vene fund padrejtesive njerezore.
    Me beso Kurani ashtu si Bibla varion dhe pershtatet me ligjet dhe rrethanat ne te cilat aplikohet.
    Te kene keto vende nje boost ekonomie qe te shpelaje ngadale rrenjet e mjerimit dhe mentalitetit luftarak, direkt do nderrohej sistemi sic u nderrua ne Europe pas revolucionit industrial dhe ky Kurani qe shifet ne menyre kaq barbare sot, ne kohe demokracie do dukej libri me paqesor ne bote. (pra s'do kishte peshe ashtu sic nuk ka edhe sot)

    Krahasimi me shqiptaret esht i ceket plako...ne Shqiperi s'aplikohet as denimi me vdekje jo me prerja e gjuhes, gjymtyreve dhe heqja e kokes si zog pule.
    As trimerine shqiptare s'ke nevoje me e permend se edhe Kanuni ka rregulla te rrepta per respektimin e kufomave dhe menyren e vrasjes...s'lejohesh ta vrasesh robin mas shpine psh...ose kur bie permbys duhet ta kthesh mbare. Ca trimerie qun ti me i heq koken ati tjetrit kur esht i lidhur me dur mas shpine?

    Qe keto vende jane detyruar te mbesin 100 vjet mbrapa kesaj botes perendimore esht fakt.
    Edhe qe kjo bota perendimore ka luajtur nje rol te madh ne kete prapambetje esht fakt. Edhe qe po te mos ti kishte shtypur keto vende nuk do kishte bote perendimore fare ndoshta mund te jete fakt.
    Edhe qe luftat dhe politikat fashiste te perendimit nuk do e permiresojne situaten atje po vec do rrisin ndarjen mes boteve do shifet qe esht fakt.

    Esht gjynah qe Shqiptaret (pro-USA, anti-USA) VENDOSIN te behen me njeren apo tjetren ane, si te jete tifozllek futbolli dhe krenohen me anet e mira duke mbyll syte per gabimet fatale qe jane ber nga te dyja anet...prandaj edhe kur shkrun dikush gjeja e pare qe shofin nuk jan faktet qe sillen po "po ky me ke skuader esht?" dhe kur e dallojne qe esht me skuadren "kundershtare" mbyllin veshe e sy per tjera gjera dhe ngulin si mushka ne te tyren.

  2. #62
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Ky eshte opinioni i nje arabi qe jeton ne SHBA ne lidhje me temen e hapur

    Po mundohem te bej nje perkthim te shpejte per gjithe ata qe nuk flasin anglisht:

    KULTURA E URREJTJES

    nga Amir Tahiri- ( gazetar, publicist arabo-amerikan ne gazeten Nju Jork Post)

    22 QERSHOR 2004- Disa ore mbasi trupi i pakoke i Pol Xhonsonit u gjet ne Riad, ministri i puneve te brendshme te Arabise Saudite, Princi Najef bin Abdul- Aziz, deklaroi se forcat qeveritare kishin vrare autorin e krimit Abdul-Aziz Al Mukrin se bashku me dy bashkepunetoret e tij.

    "Ky krim eshte kryer nga disa te degjeneruar" tha princi.

    Tragjedia qe pesoi Xhonsoni eshte nje prodhim i kultures se urrejtjes , se arrogances dhe mizorive te mekuara per dekada me rradhe ne shoqerine saudite.

    Te jeni te sigurte se jo te gjithe sauditet, nese do tju jepej mundesia , mendojne ose do te reagojne ashtu si vrasesit. Megjithate ky nuk eshte argument per tiu larguar faktit se ata kane pjese te pergjegjesise ne kete krim, duke ofruar rrenjet socialo-kulturore qe ushqejne terrorizmin.

    Deri tani vone, ne librat shkollore te Arabise Saudite, femijeve iu mesohej se nuk duhet te tregonin te njejtin respekt dhe sjellje ndaj jo-myslimaneve, por duke i trajtuar si nen-njerez ( sub-humans) krahasuar me "besimtaret e vertete". Zyrtarisht pra duke pranuar degen Hanbali te Islamit.

    Per dekada shoqeria saudite ka qene e fiksuar me ate qe mund te quhet eksibisionizem fetar. ( Per te treguar se sa fetare jane dmth). Pasaniket e rinj jane perpjekur te sigurojne nje vend ne parasje duke ndertuar xhami- jo pak pro 4000 xhami jane ndertuar vetem ne Riad dhe duke iu sherbyer te ashtuquajtura "ceshtjeve islamike".

    Ajo qe mund te pershkruhet si "industria e fese" okupon me teper hoxhallare, myftinj, muezine, teologe dhe predikues , police ( Arabia Saudite eshte i vetmi shtet ne bote qe ka polici fetare!!!) etj , sesa industria e naftes , e cila prodhon 80% te te ardhurave kombetare!

    Shteti ka shpenzuar mbi 100 miliarde dollare ne te ashtuquajturat "ceshtje islame". Pa dyshim, nje sasi e madhe parash kane shkuar per institute bamiresie , ndihma financiare dhe projekte per vendet e varfra myslimane. Por gjithashtu pa dyshim nje pjese tjeter e madhe prarash kaloi nepermjet kanaleve te ndryshme tek organizatat radikale qe kane per qellim pushtimin e botes nga islami nepermjet terrorizmit dhe luftes.

    Sot princat saudite pretendojne se para te tilla nuk furnizojne materialisht me grupe terroriste. Kjo mund te jete e vertete. Me ne fund, autoritetet saudite e kane kuptuar se qellimi perfundimtar i ketyre monstrave qe krijuan eshte qe ti rrezojne ata nga pushteti. Po per Sauditet e pasur te cilet per mbrojtje personale, apo dhe per te rrezuar regjimin , financojne grupet terroriste kush mund te garantoje?

    Problemi qendron pertej teksteve shkollore dhe parave te gatshme per finacimin e terrorizmit. Qytetari mesatar saudit eshte viktime e "larjes se trurit" islamike ne menyre sistematike.

    Te citojme shembull i cili eshte ne relacion direkt me vrasjen e Xhonsonit.

    Grupi qe i preu koken Xhonsonit, quhet " Brigada e Falluxhes", emer te vene nga kryengritja e shkurter ne kete qytet, disa jave me pare.

    Mediat arabe dhe kanalet satelitore arabe ne vecanti e paraqiten "kryengritjen" e Falluxhas si nje nga "betejat me te medha qe arabet kane dhene kunder Kryqezatoreve", sic mbeshtet ne editorialin e saj e perditshmja Al- Arab.

    Fakti qe arabet nuk kane luajtur ndonji rol ne Kryqezatat historike te Mesjetes ( te cilat u luftuan kryesisht nga turqit, kurdet , mameluket )[ dhe nga te krishteret ortodokse-kjo eshte shtese e perkthyesit] nuk i pengoi propagandistet te ekzagjeronin te shpiknin "Eposin e Falluxhas" pertej grades se dehjes.

    E dominuar nga Pan-arabiste dhe islamiste , mediat arabe deklaruan se SHBA kishin " grumbulluar gjithe fuqine e tyre ushtarake per te pushtuar Falluxhan dhe kishin deshtuar". "Heronjte e Falluxhas" kishin luftuar si luane dhe te mbeshtetur nga jo-ushtarake ( civile dmth) ,perfshi gra dhe femije, te cilet vdiqen me mijera, ia arriten te fitonin nje "fitore spektakolare", duke shpetuar keshtu "nderin arab".

    Mbi nje dyzine poetesh arabe kane filluar te shkruajne kenge e poema per ta rikujtuar Falluxhan si "Stalingradin arab". Nje kompozitor sirian po shkruan opera per "heronjte e Falluxhas", ndersa nje cift shkrimtaresh egjiptiane po i thyen makinat e shkrimit ne perpjekje per te shkruar skenare filmi dhe serialesh televizive te kesaj fitoreje imagjinaere arabe.

    Shprehja " Kasaphana e Falluxhas" ka ngelur ne koshiencen e arabeve per te justifikuar urrejtjen pathologjike kunder SHBA si nje fuqi qe "shkaktoi vdekjen e mijera civileve".

    Kokeprerja e Xhonsonit eshte paraqitur pra si nje akt hakmarrjeje , per vdekjet qe kurre nuk kishin ndodhur ne fakt.

    Ajo qe eshte interesante eshte se kanalet satelitore qe fabrikojne keto genjeshtra jane shteterore ( perfshi dhe ate te Arabise Saudite) ose u perkasin individeve te lidhur ngushte me familjet qe sundojne ne keto shtete.

    Arabit te perditshem, perfshi ketu dhe ate sauditin e perditshem, nuk iu lejua kurre te njihet me te verteten se cfare ndodhi ne Faluxha.Te paktet ata qe tentuan te ofronin nje llogari te sakte u pushuan nga puna ose nuk iu dha ndonjihere shansi te ofronin opinionin e tyre.

    Nje ze qe nuk beri kurre jehone ne TV satelitor arab ishte ai i Gjysme Henes se Kuqe ( ekuivalentit te Kryqit te Kuq) te Emirateve te Bashkuara Arabe, perfaqesues te te cilit ishin ne Falluxha ( ku grupi ka nje spital) gjate kryengritjes.

    Kjo eshte nje pjese e versionit te Gjysem Henes se Kuqe te EBA te leshuar nga Muahamad Salim al- Harthi nga Abu Dabi:

    Mediat arabe kane ekzagjeruar jashtezakonisht cfare ndodhi ne Falluxhah. Luftimi u be vetem ne pak lagje te qytetit. NUK KISHTE KURRE luftim te shkalles se gjere. Me e sigurte akoma eshte se nuk kishte perleshje ku te ngaterroheshin ne to me mijera banore te qytetit. Numri i te vrareve nuk i kaloi 270, pothuajse te gjithe luftetare, jo civile. Rezistenca ( kryengritesit) perbeheshin nga ish ushtarake ( oficere) te Ushtrise Irakiane me nje numer te vogel te arabeve 9 jo irakiane) qe paraqisnin grupin radikal islamist te Salafisteve.."

    Perse shtetet arabe lejojne mediat e tyre te ndertojne mite te vdekura qe ushqejne urrejtjen dhe nxitin dhunen? Shpresojne se duke e kthyer urrejtjen nga vetja e tyre tek Amerika, ata mund te shpetojne nga shenjestra e terroristeve.

    Kjo sigurisht, eshte nje shprese e kote. Ata qe i prene koken Xhonsonit, kur te vije koha, do ti presin kokat dhe elites arabe, perfshi dhe ata qe kthyen mediat arabe ne makina mit-bererese.

    Pol Xhonson u vra nga genjeshtrat e shperndara nga elitat arabe. Ai u vra nga ata qe shkruajten tekstet shkollore dhe qe ua mesonin femijeve per dekada.

    Ai u vra nga sheiket qe financojne televiionet arabe dhe nga spikerat dhe spikeret qe, me tone emocionale fallco ne zerat e tyre, thane ato genjeshtra per Falluxhan- sic kane thene genjeshtra per dekada me rradhe per konflikte te tjera qe kane te bejne me arabet.

    Ai u vra nga mbi 1500 avokatet arabe qe kane dale vullnetare te mbrojne Sadam Huseinin, por qe ishin te padukshme kur ky i fundit kryente genocid kunder popullit irakian.

    Xhonsoni u vra nga arabet e pasur qe vazhdojne te financojne organizatat terroriste.

    Te thuash qe vrasja e Xhonsonit ishte gabim do te thote te pranosh se ai , megjithese nuk ishte mysliman, ishte nje qenie njerezore me te drejte te jetoje si te gjithe. Dhe kjo eshte nje hap i madh historik dhe doktrinal qe Islami duhet te ndermarre perpara se mbushet dhe te luftoje terroristet qe po perpiqen ta nderrojne dhe ta bejne te panjohur.

    Ambasadori i SHBA ne RIad, Xhejms Oberuiter i beri thirrje qeverise saudite qe ti "sjelli vrasesit e Pol Xhonsonit perpara drejtesise". Ambasadori nofta nuk e di , por kerkesa e tij perfshin te gjithe kulturen dhe prodhimet e saj njerezore qe numerojne ne miliona, te cilet duhet te dalin perpara drejtesise, nese duhet te shpetohen nga ferri i genjetrave perfundimisht, urrejtjes dhe terrorit qe po u shkaterron jetet njekohesisht.




    E-mail: Amirtaheri@benadorassociates.com


    .................................................. .................................................. .........

    Ja pra kush eshte opinioni i nje ARABI per vrasjen e Pol Xhonsonit. Vetem se mjekercjapet e forumit shqiptar, nuk kane sy te shofin realitetin, por u pelqejne perrallat me Saladin te mediave arabe.

    Komente te tjera te miat, do te ishin te teperta.
    Mirepres vec, tuajat!
    "Who is John Galt?"

  3. #63
    shqip, shqip, shqip
    Anëtarësuar
    22-06-2004
    Vendndodhja
    Diber, NY
    Postime
    4
    Zonja dhe zoterinj. duhet ta dine se ne shqiptaret nuk kemi pase miq. As fqinjte a as Evropen K**** sic thot Fishta ne lahuten, e as ato te lindjes te aferme si Irane, irake e te gjithe lindjen e aferme. NE kemi pase, e kemi dhe cdo here do ta kemi mik AMERIKEN, AMERIKEN dhe prape AMERIKEN. Dashte zoti te na shtohet miqesia me gjith boten . po per tash AMERIKA VELLA.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 23-06-2004 më 00:39

  4. #64
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Ket artikullin e taherit e Lexova edhe une.O torre po pse mor teveqel te gjithe arabet njelloj jane? Amirit ja ka blere menjen dollari qe i jep Posti edhe ashtu do shprehet. Puna qendron ne faktin se nji koke amerikane prehet ngrihen njemije te fantaksur edhe e martirizojne . Vriten me qindra ne Palestine ne Irak ne vendet e Afrikes edhe se rruan mender njeri. Lufta e pabarazise eshte edhe kjo. Ku nji i prere kthehet ne objekt bisede.

    Si nuk u cua njeri te flase per ate koreanin e marre peng por per amerikanet duhet hapur teme e posacme. mos e lexo shume NY postin se rabinet e drejtojen.

    kurioziteti me coi te lexoja gazeten italiane LA REPUBLICA ku ishte postuar nje leter e nje te burgosure ne Abu Graib. Fatima quhej edhe thonte(Familjes se saj)
    Me kane perdhunuar vazhdimisht. Gjithashtu me kane detyruar te kem maredhenie me nje te burgosur tjeter. po vazhdoi keshtu do vras veten. Nuk e mbaj dot turpin
    Ja pra ti pabreks Shqiperie i droguar me dogmat amerikane nuk ke sy te shohesh realitetin nga te dyja anet. Edhe me permend nje palo arab si Amir Taheri. Turp.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  5. #65
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Me hap shume tema per prerje kokash apo gjera qe implikojn negativisht boten arabe "Pse i hapni".
    Me mos i hap "Pse nuk i hapni "

    Me duket se jemi duke u kapur me llafe kot. Fakti eshte qe gjera te tilla ne boten e civilizuar nuk duhet te ndodhin. Eshte per tu ardhur keq qe po behet si gje normale tani. Mbaj mend qe deri para ca kohesh qe u pre koka pare, te gjitheve u ngelen qoftet ne fyt apo ku di un cpo hanin. Ndersa tani edhe me cop mishi para me qen, te duket gje normale te shofesh koka te prera dhe ste ben syri terrc.

    Kjo dhune qe po kultivohet do kete pasoja shume here me makabre se sa kokat e prera lart e poshte. Urojm per nje zgjidhje te konfliktit sa me pare, sidomos duke pritur zhvillimet e Irakut mbasi te iki Amerika.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Shmeki
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    175
    Kjo dhune qe po kultivohet do kete pasoja shume here me makabre se sa kokat e prera lart e poshte. Urojm per nje zgjidhje te konfliktit sa me pare, sidomos duke pritur zhvillimet e Irakut mbasi te iki Amerika.
    Sot ne kohen moderne me arritjet mdhaja qe jan bërë ne kohet e fundit ne logjistik dhe arm te shkatrrimit ne mas,Lufta frontale ka ra nga sistemi,lufta frontale do behet atehere vetem kur do perdoren bombat atomike dhe luftë e pergjithëshme...,ku edhe po i kultivojn qendrat Pentagon-bruksel,londer,moskva.
    Sot lufta zhvillohet me celular,dhe 2 kg ne nje qante ne vende ku ka frekuentim te njerzve mas e madhe e njerzve,statcione trenave,sheshe publike dhe vende te llojit të till,dhe keshtu po mjafton per t'ua futurë friken ne palc popullit ku do ne Bote,madje i nevrikos...popullin,nuk jan te lire me dal askund,e as me udhtuarë....kto veprime pentagoni kurr sdo mund t'i ndal e as Brukseli...,por duhet trusin B....edhe te negocijojn,se askush me sdon te behet sllav i tjetrit...!
    Këtë taktik të Luftës e perdorin kohve te fundit vendet e lodhura nga OKUPUESIT

    Siq e ceka ne nje postim me heret,Vashingtoni dhe Brukseli kan kultivuarë këtë urrejtje shum vite me radhë duke shendrruarë ne koloni shum shtete te vendeve Arabe dhe ku do në tër boten,duke masakruarë ne emer te demokracis,e totturuare njerzë...ne vendet e tyre.....dhe fakt qe do ket pasoja katasrofale,ky është vetem fillimi cycloto
    Dhe tani qe do ikë USA nga Iraku,prap aty ne krye te udheheqjes ka lene ca persona..për t'ia mbledhë mazen prodhimit vendore,dhe pos asaj ikë duke e len një shtet tërsishtë të shkatrruarë dhe ne nje luftë civile për pushtet ne mjerim tër popullin me keq se sa ne kohen e Sadam-it,plus sherbimi sekret jam i bindurë do t'i ndihmoj trazirat gjithëhere aty duke qen i involvuarë...

    Citim




    Me kane perdhunuar vazhdimisht. Gjithashtu me kane detyruar te kem maredhenie me nje te burgosur tjeter. po vazhdoi keshtu do vras veten. Nuk e mbaj dot turpin



    Ja pra ti pabreks Shqiperie i droguar me dogmat amerikane nuk ke sy te shohesh realitetin nga te dyja anet. Edhe me permend nje palo arab si Amir Taheri. Turp.
    Bayern
    Ky toro ku di une e ka me qellim apo jo, të mos shof realitetin edhe nga ana popullit vendas,vetem te mbeshtetet ne mediat amerikane,ky është nën ndikimin kontinentit Amerikan(vashingtonit) duke sjell intervista te ca njerzve matrialista (Sikurse Serbia kur gjente ca tipa i pagunte i shum te hollash edhe i ulte para kamerave,mediave për t'i mashtruarë popullin shqiptarë),qe per pak lek kendon bylbyl qfar t'i thot vashingtoni Ehhh ky leki i shkret,morri ne qaf shum njerz i verboj...

    O TORO,edhe shum te tjerë qe jetoni ne USA(kontinektin Amerikan)(nuk flasim ketu t'i majm krahun USA,apo Irakut,por t'a flasimi i cik realitetin o vllai)
    Mos e shiqoni boten vetem nga kendi Amerikan dhe realitetin e ksaj bote vetem nga kendi i vashingtonit,edhe mu kufizue vetem nga aty e tëra është Amerik,e tër bota është Amerik,apo Amerika o Bota..... futne koken i cik ne ocean kthjelluni dhe dilni ne brigjet tjera te rruzullit toksor shiqone realitetin...Ka njerzë edhe ne brigje Kontinente tjera,jo vetem ne kontinentin e USA,mos gjykoni vetem duke u mbeshtetur ne mediat e pentagonit....

    Flas kete, se shum shpejtë ne nje te ardhme te afert, Kosova do shendrrohet sikurse ne situaten e Irakut....(prandaj jemi ne te njejten Anije) Pentagoni&brukseli...kta skan meshirë,nuk jan meshirues, nuk njohin vlerat e njerzimit as qe ju rrujn k**** per shqiptarët e Kosoves,sikur kok-pule,vetem INTERES ku kan për vendet e tyre,aty futen....shtete ku dojn t'a ken koloni tër popujt tjerë te punojn si sllavë për keto dy qendra,dhe te komandohen nga keto dy qendra...e ter Bota dhe 5 miljard banorë te keti rruzulli toksorë...,te punoj per pentagonin dhe brukselin...

    E more lal,e kemi hallin ton na ne Kosove(pjeset e banuara me shqiptar jasht R-Shqipis,ku po nga keta gjakpirsa te evropes jemi ndarë ne 5-qe, meshiruesit dhe paqrujtësit),qe do ballafaqohemi me kta injoranta te UNMIKUT te komanduarë direkt nga brukseli dhe pentagoni,për te mos na perfillë...mendoni se ne jemi diqka me te mirë ne syt e brukselit se irakianet ë,Koloni e tyre edhe na,sllav te tyre...dhe trajtim te njejt kemi qe besa,turtura do kemi edhe ne siq patem ne mars,per dhunime dhe femrave jo,se i kemi femrat humanitare...si Nene Tereza...i qojn kembet vetë...
    Forumi126, te perkrah ne mendimin tend...e aq me shume per Ko*qovaret ku e theksove,se shum prej tyre kan vetem fjal e muhabet koti duke shit mend per kapuq te madh,Une ua dha doren juve te Macedonis,Presh e malsis se karadakut,sepse jeni me te fort ne qdo aspekt se ne...hallall ja u boft zoti juve as 2% skemi mundur me ju dal ne ndihme as juve e as ketyre te Shqipris,sa na keni ndihmuarë ju neve dhe na u keni gjind ne situata me te veshitra..... Ua kthefshim me te mire noj herë

    Mos u merr me at G-flower,se ish rob kompleks(vesveseli) edhe ia ka verbuarë syt leku edhe pistat e modes ne USA,nuk sheh asigjo tjetër...,eh po dreqi le t'a merr Femer mëëëëë nuk ka faj.....!
    Shkenca na e premton të vertetën...por ajo kurrë nuk na e premton as paqen as fatin!

  7. #67
    Megjithe tentativat e disave ketu per ta mbyllur kete teme ne menyre diplomatike ne favorin e tyre...Zot i madh sikur jemi ne konkurs ketu...nuk duhen harruar edhe qe:
    Eshte shume e dhimbshme jeta e njerzve qe nuk e kane provuar kurre lirine ashtu sikurse popujt e shoqerive te kalbezuara nen presionin konstant te metodave mesjetare. Ne fakt, po tregohet qarte dita dites se ato jane kthyer ne fole te sigurta per disa kasape psikopate te tipit Bin Laden qe po mundohen ta luftojne humanizmin me c'humanizem...metoda e fundit e shprehjes se primitivitetit te tyre ne mendim dhe ne zemer: Prerja e kokave. Me ane te kesaj taktike duan te shokojne shoqerine e civilizuar qe nuk e koncepton dot ekzekutimin pa gjyq te nje qenie njerezore ne emer te cfardo lloj "ideali grotesk" nga tehu i hanxharit. Mgjse sic e kam thene edhe me pare nuk kam pare ndonjehere asnje lloj ideali ne njerez qe se bashku me armikun nuk ngurrojne te martirizojne edhe njerezit e tyre...

    Ne fund te fundit edhe keta kasape psikopate jo se kane ndonje ideal te larte per atdheun, kombin dhe Allahun sepse nuk ia kemi degjuar kurre emrin ne ndonje veper te virtytshme kundrejt njerezimit, por thjesht jane "ne anen tjeter te lumit" per hir te disa inateve personale apo pazarlleqesh te shkuara qe ndoshta nuk iu dolen ashtu sic do deshironin t'iu kishin dale. Dhe c'bejne, mobilizojne dhe shfrytezojne energjite e disa mijera te tjereve me mendje dhe ndergjegje te shpelare nga overdoza e rrezikshme e doktrines qe i ka zhveshur nga cdo perqindje e llogjikes dhe humanizmit ne vetvete... Pra, drejtesia kjo ide e larte utopike nuk duket gjekundi qe aty ne ate zanafillen e viktimave...sepse ne fakt nuk ka ekzistuar, s'ekziston dhe nuk ka per te ekzistuar...prandaj (mos harroni) edhe shume nga ju gabojne kur e perqendrojne mungesen e drejtesise vetem ne njeren ane te peshores. Dhe pikerisht ne anen qe mendojne dhe jane te sigurte se mund te hyje me shpejt ne negociata per hir te civilizimit.

    Faktin qe Iraku dhe irakienet gezuan aq shume kur trupat Amerikane hyne ne Bagdad nuk e shpjegon njeri?! Mos ndoshta kjo eshte ideja e urrejtjes kunder pushtuesit?? Me ndihmoni pak ketu se nuk e kuptoj dot...me del si kontradiktore ne llogjike...

  8. #68
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Citim Postuar më parë nga Ryder
    Krahasimi me shqiptaret esht i ceket plako...ne Shqiperi s'aplikohet as denimi me vdekje jo me prerja e gjuhes, gjymtyreve dhe heqja e kokes si zog pule.
    As trimerine shqiptare s'ke nevoje me e permend se edhe Kanuni ka rregulla te rrepta per respektimin e kufomave dhe menyren e vrasjes...s'lejohesh ta vrasesh robin mas shpine psh...ose kur bie permbys duhet ta kthesh mbare. Ca trimerie qun ti me i heq koken ati tjetrit kur esht i lidhur me dur mas shpine?

    .
    Krahasimi me shqiptaret nuk eshte i ceket. Une permenda nje rast ne Maqedoni, dhe nqs i jep te drejte atij rasti atehere per ato te tjerat duhet ti japesh te drejte 100 here.

    Pastaj me duket se pak ka mbetur nga ajo burreria shqiptare qe permend ti.

  9. #69
    ga ga Maska e bunny
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935


    Saudi Arabia pledges to eliminate terrorists


    Saudi FM vows to rid violence-marred kingdom of terrorists ahead of king's speech due on bloodshed.

    RIYADH - Saudi Arabia renewed a vow on Wednesday to rid the kingdom of terrorists in remarks by the foreign minister ahead of a speech to be delivered by Crown Prince Abdullah bin Abdul Aziz on behalf of King Fahd about the wave of attacks.

    "The kingdom will continue to chase this criminal group, eliminate it and rid society of its evil," Foreign Minister Prince Saud al-Faisal said in the Red Sea city of Jeddah, quoted by the SPA news agency.

    Saudi officials, while pledging to defeat Al-Qaeda extremists blamed for the 13-month-long campaign of violence, have also repeatedly called on them to repent and turn themselves in.

    Hailing the security forces' "repeated successes in chasing these terrorists ... and dismantling their cells," Saud said the latest criminal acts had been marked by "savagery and brutality ... reflecting the aberrant thinking of this group."

    He said the kingdom is "capable of preserving the security and safety of all citizens, foreign residents and visitors."

    "The crown prince will make an address on behalf of King Fahd this evening," he added.

    Al-Qaeda extremists have carried out a spate of deadly attacks against Westerners which began in May 2003. Last week they beheaded an American engineer held hostage.

    Shortly after the so-called "Al-Qaeda in the Arabian peninsula" posted photos of the beheading on websites Friday evening, security forces killed the chief of the group and three associates in a gunbattle in Riyadh.
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Shmeki
    Kur te vizitosh ndonjehere vendet arabe fillo e flit,perndryshe hesht se behesh aleat i injorances.
    Shiko çfare zhvillimi ka bere Egjipti me turizmin dhe hapjen ndaj perendimit.
    Ata qe kane mbajtur nen diktatura popujt arab jane vete udheheqesit e tyre duke filluar nga Iraku,Irani e mbaroje tek Libia e Siria.
    Kur fryheshin me dollaret e naftes e linin te vdisnin urie miliona femije.
    Po,shume e lehte ti japesh fajin perendimit,qe te ka hapur portat e te mban gjalle me buke.
    Pa shko ne vendet arabe dhe shpreh mendimin tend,pastaj e shohim.
    Me dokrra si te tuat njerezimi ka ngelur mbrapa dhe nuk eshte faji i Amerikes.
    Kosova do behet ajo qe duan kosovaret,dhe pash nderin mos fillo me diskorse pa kuptim.
    Ti me puth token ku shkel amerikani e shqiptari eshte pak.
    Se amerikani te shpetoi jeten dhe shqiptari te hapi porten e shtepise.
    Qe ju per 50 vjet as qurrat nuk i keni hedhur shqiptareve qe vuanin per buken e gojes.
    Dhe kur keni ardhur ne 92' ne Shqiperi me mire mos e zeme me goje.
    Jam duke ndenjur perdite me kosovare e per at zot e mbyllim ketu sepse nuk ben te kapemi me fjale mbi kete.
    Dhe leni herat njerezit sepse kane shkuar per hall ne mergim ne Amerike e nuk vijne ketu ti tregosh ti pistat e modes e leket.
    Ketu diskutohet,ndonjehere ndizemi si kashta,por mos harroni se e verteta eshte ne syte e te gjitheve por jo te gjithe e shohim njesoj.
    gjithe te mirat
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ç'është Europa ?
    Nga oiseau en vol në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 101
    Postimi i Fundit: 21-06-2019, 08:12
  2. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  3. A po ushtron Qeveria presion ndaj medias ....!
    Nga [ARMANI] në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 16-04-2007, 04:19
  4. Mali i Zi ushtron demokracinë 09.09.2006
    Nga SantaKruz në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-09-2006, 19:44
  5. Policia ushtron dhune ndaj 3 te dehurve ne Kruje
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-09-2004, 20:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •