Mendoj se problemi kryesor qëndron tek shtetet arabe dhe legjislatura arabe. Në Amerikë dhe kudo në përëndim duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë dhe tokat shqiptare, me kushtetutë, ligj është e sanksionuar e drejta fetare dhe jotoleranca fetare. Në asnjë objekt fetar nuk lejohet propaganda antifeve tjera dhe nuk mund ti dëgjosh kurrë që të dalin kundër feve tjera, apo të bëjnë thirrje për sulme besimeve tjera. Në Amerikë ka me miliona arabë dhe askush nuk i ngacmon, askush nuk i diskriminon, dhe kanë të gjitha të drejtat fetare.
Në vendet arabe, kjo nuk është bërë dhe atje për dekada me rradhë tani kemi thirrje nga radikalët për sulme besimeve tjera etj. etj. Atje së pari duhet të sanksionohet me ligj e drejta fetare, dhe të dënohet jotoleranca fetare nga radikalët e mundshëm në mënyrë që sa më shpejt të çlirohen nga ky mentalitet edhe ata radikalë që kanë ngelur dhe bota të ecën mbarë dhe në paqë.
Amerika në anën tjetër nuk duhet të përkrah Izraelin në okupimin e tokave arabe dhe të punoj së bashku me izraelitët dhe arabët,në zgjidhjen e problemit palestinez. Poashtu edhe autoritetet palestineze duhet ti luftojnë organizatat terroriste dhe ti shpartallojnë ato sa më parë.
Në Irak tani po bartet edhe pushteti tek vendorët, dhe autoritetet irakene duhet të mbështeten në luftën kundër bandave terroriste. Edhe Amerika e edhe të gjithë kanë deklaruar se do të ikin nga Iraku, nëse këtë gjë ia kërkojnë autoritetet irakene. Por largimi i parakohshëm i Amerikës dhe forcave tjera nga Iraku do të rris përmasat e luftës civile atje dhe nuk është në interes së pari të vet irakenëve e pastaj edhe të të tjerëve. Prandaj, durim dhe vendosje të rregullit sa më shpejt që është e mundur në Irak, e pastaj edhe Amerika e edhe të tjerët do të ikin. Shumica absolute e ushtarëve amerikanë atje më me dëshirë do të rrinin në shtëpitë e tyre se të rrezikojnë jetërat e tyre në Irak. Prandaj, irakenët me vendosjen e paqes dhe rregullit në vendin e tyre jo vetëm që i shërbejnë vetes së tyre dhe interesave të tyre por edhe të tjerëve duke përfshirë edhe amerikanët këtu.

Ne shqiptarët gjatë gjithë historisë më të re tonë kombëtare Amerikën dhe amerikanët kemi pasur aleatin më të madh, dhe jam më se i bindur që do ta kemi edhe në të ardhmen sepse edhe amerikanët e edhe ne jemi partizan të drejtësisë në botë dhe interesat tona janë pothuajse të njëjta.