Close

Rezultati i Sondazhit: Si ju pelqen kjo teme ne Forumin Shqiptar?

Votues
8. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Nga me fantastiket qe kam lexuar ndonjehere

    0 0%
  • E dija se kam nxjerre fiziken A

    8 100.00%
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    Bravo Kopertoni,
    qenka nje teme interesante...
    Thuaje te verteten; le te largohen prej teje te poshtrit.

  2. #12

    Lightbulb

    Forca Coriolis (Gaspard Coriolis 1792-1843), eshste nje force e cila ushtrohet mbi cdo trup qe ndodhet brenda nje sistemi ne rrotullim. Kjo force eshte e lidhur me nxitimin e trupit te provokuar nga rrotullimi. Ky efekt gjendet ne shkalle te gjere ne levizjen e ererave dhe korrenteve oqeanike te lidhura me rrotullimin e Tokes. Ka rendesi te madhe ne metereologji, duke qene shkak e qarkullimit ciklonik antiorar qe oservohet ne emisferen e veriut perreth zonave me presion te ulet atmosferik e ne korrispodence me levizjen ne kah orar ne emisferen e jugut.
    Ne fizike ky efekt eshte nje shembull i ruajtjes se momentit kendor (angular momentum). Nje objekt qe leviz pa forca te jashme qe veprojne mbi te, duhet ta ruaje momentin kendor. Ne qofte se nje trup ne rrotullim perreth vetes ndryshon shperndarjen e mases duke ia afruar aksit te rrotullimit, shpejtesia kendore rritet, keshtu ndodh me patinatorin qe afron krahet te trupi. Majtarash apo djathtarash qofte. Provojeni vete ne shtepi:
    Rrotullohuni mbi nje kembe me krahe te hapur dhe pastaj afroni krahet ngjitur me trupin menjehere. Kujdes se do bini pertoke nga shpejtesia qe merrni.

    Ne menyre te ngjashme, levizja e nje rryme ajri qe leviz ne drejtim te veriut ne hemisferen veriore, i afrohet aksit te rrotullimit te tokes (toka eshte e shtypur te polet); keshtu shpejtesia kendore e eres rritet dhe ndihet me shume efekti Coriolis dhe ka devijim te trajektores ne lindje. Kjo kihet parasysh edhe ne levizjen e raketave, megjithese levizja e raketave eshte pergjithesisht e varur nga forca gravitacionale.

    Te kthehemi te argumenti per te cilin u hap tema: Efekti Coriolis eshte i paperfillshem ne lavaman ose wc dhe, pergjithesisht ne jeten e perditshme pervec rasteve te perdorura me siper. Ja disa fakte e shifra:

    Supozojme qe uji ne wc rrjedh me shpejtesi 10m/s; atehere nxitimi Coriolis do te jete
    0.001 m/s2, d.m.th. 1/10000 e nxitimit gravitacional (9.81 m/s2). Shpejtesia e vorbulles per efekt Coriolis do ishte vetem disa mm/s, efekti termik e mbulon pa problem kete efekt.

    E rendesishme eshte te kuptohet se nuk eshte efekti Coriolis qe percakton vorbullen ne WC ajo varet vetem nga marka e WC, efekti Coriolis mund te ndryshoje teorikisht vetem disa mm trajektoren e vorbulles. Teorikisht se praktikisht eshte pothuajse e pamundur te verehet edhe ne laborator. Dhe experimente jane bere me vaska shume te medha e me masa uji shume te medha, ne kushte ideale izolimi. Ja edhe referencat per kerkimtaret e zellshem e te palodhur:

    1 A. H. Shapiro et al., Nature 196, 1080 (1962)
    2 M. Sibulkin, Journal of Fluid Mechanics 14, 21 (1962)
    3 R. L. Kelly et al., Journal of Fluid Mechanics 19, 539 (1964)
    4 L. M. Trefethen et al., Nature 207, 1084 (1965)
    5 A. W. Marris, Journal of Applied Mechanics 34, 11 (1967)


    Ah, harrova: Fibrat optike: hehe, valet elektromagnetike trajtohen me teorine e Mekanikes Quantike (Quantum Mechanics). Nuk u binden ligjeve klasike ato. Valet stazionare qe trasportohen nepermjet fibrave kane "phase space" (madhesia qe karakterizon the spreading ) te kontrolluar ne origjine nga frekuenca shume te larta pa care koke shume per Coriolis.


    Objektet e lidhur ngurtesisht me token (ose cilido planet ose trup qiellor) natyrisht nuk ndiejne asnje efekt Coriolis sepse nuk kane levizje relative me planetin. Kjo vlen edhe per shtepite.

    Vetem po u kthyet nga birraria ne oren 04:00 te mengjesit mund te gjendeni perballe "The drifting house".
    Ndryshuar për herë të fundit nga ainfg5 : 18-07-2004 më 08:20

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tem interesante kjo..

    meqe fibrat optike lidhin objekte brenda planetit, shtetit, qytetit etj.. pra distanca te shkurtera krahasuar me distancen qe ben nje impuls drite ne nje sekond (c-300 000 km/sek) besoj eshte e paperfillshme ndonji humbje nga ky efekti coriolis.

    ne kete rast ndoshta ndonji interference qe mund te vije nga konstruksioni i shtratit ku kalojne kabllot optike mund te beje "deme" ne kalimin e impulsit optik nga nji skaj ne skajin tjeter te fibres e kjo mund te jete ndonji shmangje ne frekuenc e faze..

    nejse..

    vazhdoni..

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Gjeneralmajor Sylejman Selimi merr drejtimin e TMK-së
    Nga deqanas në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 20-03-2006, 00:04
  2. Transportim për një makinë në Shqipëri
    Nga Leila në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 17-02-2006, 00:03
  3. A është Kurani fjalë e Perendisë?
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 04-02-2006, 18:47
  4. Hapja e dosjeve të së shkuarës komuniste
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 24-12-2004, 20:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •