Do me beni edhe mua pak vend ketu? Po jap une pergjigjen perpara se te me shkruani, me siguri qe po.
Do jap disa informacione reth vetes time dhe ndoshta do e keni iden me ane te shkrimit tim, te kuptoni se cfare tipi apo cfare personaliteti kam?
Aktualisht ndodhem ne nje vend ku flitet anglisht....
Ok, po flas pak per veten time. Studente si te gjithe ju qe jeni ketu dhe gjithashtu ne pune. Hobi....me pelqejn shume gjera por do zgjidhja kercimin nga te gjitha deshirat e mia dhe kete e kam zbuluar per here te pare, kur kam qene ne nje moshe te vogel (6 ose 7 vjet). Ishte mbledhur e gjitha lagjia ime dhe po benim si nje konkurs vallezimi. Kur me erdhi radha mua, imagjinoni pa muzike kercenim qe te gjithe, por kengen ose melodine e kishim qe te gjithe ne mendje dhe kercenim sipas ritmit te kenges qe kishim ne mendje. Nejse, leshoj floket e gjata dhe me kujtohet si tani, kisha veshur nje fustan te kuq dhe kerceja me ate, pa asnje pike turpi.Ja te dashur anetar kjo ka qene momenti qe e kuptova qe kercimi u fut ne jeten time si pa e kuptuar. Do thoni te gjithe kercejm, te gjithe e kemi si hobi por tek une nuk mund ta quaj hobi por thjesht nje pasion. Po ta kisha filluar pale ku do isha tani!!
Tani qe jam ne kete moshe kam ndryshuar komplet si tip. Mund ta fusja veten time tek tipat qe jane te cilter, pak te ndrojtur, shume tip i ftohte qe ti bie shkurt. Nuk e di as vet perse ndryshova kaq shume? Por them se jeta larg shqiperise me ka bere te ndihem disi e vetmuar ne vetvete. Do i thoja te gjitheve qe me shikojn kete prezantim. Jeta vertet eshte e bukur ketu ku jetojm por brenda asnjehere nuk do kete kujtime te lumtura, te femijerise tone. Ne internet futem shpesh pasi kaloj kohen time te lire, me pelqen te flas me shoket e shoqet e mia, te shkembejm bisedat bashke me to.
Te gjithe anetaret qe nuk me njohim akoma, mund te me shkruajn qe te vazhdojn pyetje por jo shume intime!
Krijoni Kontakt