GSH
-------------
Qelloi kryebashkiakun e Suharekes
Kosovė, 20 vjet burg pėr vrasėsin e Ukė Bytyēit
--------------------------------------------------------------------------------
PRIZREN
Gjykata e Prizrenit dėnon me 20 vjet burg vrasėsin e kryebashkiakut tė Suharekės, Ukė Bytyēi.
Dėnimi ėshtė dhėnė dje, pas njė procesi tė gjatė gjyqėsor lidhur me kėtė vrasje, njoftoi agjencia e lajmeve ANSA. Bytyēi, anėtar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, u vra mė 27 tetor tė vitit tė kaluar, pak orė pas zgjedhjes nė krye tė bashkisė sė Suharekės. Ngjarja ndodhi menjėherė pas publikimit tė rezultateve tė zgjedhjeve lokale, qė nxorėn fitues kandidatin partisė sė Rugovės, Bytyēin. Pak orė pas bėrjes publike tė rezultateve, kryebashkiaku i ardhshėm dhe dy bashkėpunėtorė tė tij u qėlluan pėr vdekje nga bashkėqytetari i tyre, Jetullah Kryeziu. Vrasėsi ėshtė njė simpatizant i flaktė i Partisė Demokratike tė Kosovės dhe kundėrshtar i LDK-sė sė Rugovės, ndaj vrasja ėshtė gjykuar tė ketė motive politike.
Nė atentatin qė iu bė kryebashkiakut tė sapozgjedhur humbėn jetėn edhe dy bashkėpunėtorėt e tij tė rinj. Sipas agjencisė sė lajmeve ANSA, procesi gjyqėsor qė pėrfundoi dje nuk ka qartėsuar ende tė gjitha motivet e vrasjes.
Megjithatė, pavarėsisht motiveve tė tjera, nuk ėshtė pėrjashtuar inati politik midis vrasėsit dhe viktimės. Trupi gjykues, i pėrbėrė nga dy gjykatės ndėrkombėtarė dhe njė shqiptar e dha vendimin e tij dje, tha zėdhėnėsi i UNMIK-ut, Andrea Angeli. Gjykata dėnoi me 20 vjet burg pėr vrasje tė shkallės sė parė Jetullah Kryeziun. Ndėrsa me gjashtė muaj burg u dėnua nipi e vrasėsit, Mentor Kryeziu. Sipas gjykatės, 21-vjeēari e ka ndihmuar xhaxhanė tė fshihet pas vrasjes sė bujshme nė Suharekė. Vrasja e tetorit tė kaluar tronditi thellė tė gjithė qytetin duke ngjallur frikėn pėr ashpėrsim tė rivalitetit midis partive nė Kosovė. Vrasja e Bytyēit ėshtė njė nga krimet mė tė bujshme me motive politike nė Kosovė. Ajo u dėnua tetorin e kaluar nga kreu i UNMIK-ut, Mikael Shtajner si dhe autoritetet vendore. Vrasja u dėnua ashpėr edhe nga autoritetet ndėrkombėtare, tė cilat shprehėn shqetėsimin se krimi do tė krijonte njė situatė tė tensionuar dhe problematike nė vend si dhe do tė nxiste hakmarrje mes palėve.
----------
Lavdi Uk Bytyēit e i kjoft dheu i ambel !
Ne burg Shkofshin gjithe vrasesit qe shetisin te lire rrugve te Kosoves dhe Botes.
Krijoni Kontakt