TIRANE (12 Qershor) - Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Leminot të Korçës. Një vajzë 16 vjeçare, Nertila Mullaymeri ka varur veten, pasi është ngacmuar seksualisht nga dy vëllezër. Babai i vajzës hakmerret menjëherë duke hedhur një granatë ndaj dy vëllezërive Kuqo. Nga shpërthimi i granatës ka mbetur i vdekur njeri nga vëllezërit, Besniku, ndërsa tjetri, Qemali i plagosur rëndë është transportuar në Spitalin Ushtarak. Mësohet se i ati i vajzës e dinte se dy vëllezërit e ngacmonin seksualisht të bijën, pasi ajo vetë tepër e shqetësuar u kishte treguar prindërve. Vëllezërit kishin si qëllim ta trafikonin vajzën jashtë vendit. E ndodhur në një gjendje depresive nga turpi, 16 vjeçarja është vetëvarur. I ati i saj, Fetah Mullaymëeri duke mos e duruar dot dhimbjen, ka hedhur një granatë në furgonin ku shisnin dy vëllezërit. ro/ro(News24/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt