Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Vetvaret vajza e ngacmuar nga 2 vëllezër - i ati hakmerret

    TIRANE (12 Qershor) - Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Leminot të Korçës. Një vajzë 16 vjeçare, Nertila Mullaymeri ka varur veten, pasi është ngacmuar seksualisht nga dy vëllezër. Babai i vajzës hakmerret menjëherë duke hedhur një granatë ndaj dy vëllezërive Kuqo. Nga shpërthimi i granatës ka mbetur i vdekur njeri nga vëllezërit, Besniku, ndërsa tjetri, Qemali i plagosur rëndë është transportuar në Spitalin Ushtarak. Mësohet se i ati i vajzës e dinte se dy vëllezërit e ngacmonin seksualisht të bijën, pasi ajo vetë tepër e shqetësuar u kishte treguar prindërve. Vëllezërit kishin si qëllim ta trafikonin vajzën jashtë vendit. E ndodhur në një gjendje depresive nga turpi, 16 vjeçarja është vetëvarur. I ati i saj, Fetah Mullaymëeri duke mos e duruar dot dhimbjen, ka hedhur një granatë në furgonin ku shisnin dy vëllezërit. ro/ro(News24/BalkanWeb)
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Roland Beqiraj


    Babai ka shkuar krejt rastësisht në kasollen e bagëtivë , por është tmerruar nga skena që i ka dalë përpara syve. Vajza e tij qëndronte e varur në litar në njërin prej trarëve. E ka zbritur në tokë, por gjithçka ishte e kotë. Megjithëse trupi i 16-vjeçares Nertila ishte ende i nxehtë, ajo kishte vdekur. Ngjarja ka ndodhur dje në orën 15.30 në fshatin Leminot të Korçës. Mendimi i parë për të justifikuar këtë vetëvrasje për prindërit, ka qënë një shqetësim që i kishin sjellë vajzës së tij dy vëllezër tregtarë ambulantë në fshatin e tyre. Babai 45-vjeçar, vetëm disa minuta pas zbulimit të tragjedisë, ka dalë në afërsi të qendrës së fshatit për të gjetur dy vëllezërit Besnik dhe Qemal Kuqo, respektivisht 29 dhe 23 vjeç, nga fshati Vloçisht, të cilët njihesh prej vitesh në këtë fshat, pasi ishin shitës ambulatë. Siç është bërë e ditur nga policia, e cila ka pyetur dëshmitarët, Fetahu u ka thënë dy vëllezërve se "i kishte palajmëruar të mos i binit në qafë vajzës së tij", dhe në drejtim të tyre ka hedhur një granatë dore, e cila ka shpërthyer menjëherë. Më pas ka shkuar në shtëpi ku kishte vajzën e vdekur, duke pritur të vinte policia. Ndërsa nëna e Nertilës, Flurura, gjatë rrëfimit të saj për Gazetën ka treguar se "dy vëllezërit ia kishin mërzitur prej disa kohësh jetën, pasi ata e ngacmonin vajzën. Ndërsa burri i saj kishte tentuar disa herë të merrej vesh me ta, por nuk kishte mundur".
    Çfarë ndodhi me vajzën tuaj?
    Prej disa kohësh Besniku dhe Qemali e ngacmonin vajzën time. Ata i thoshin se ajo po të shkonte me ata do të jetonte mirë. Madje, i propozuan se do të shkonin dhe jashtë shtetit, sepse ajo ishte shumë e mirë. Vajza fillimisht nuk na tha gjë, por ata vazhdonin ta ngacmonin, duke i thënë gjithfarë gjërash. Më pas ajo u ankua te ne. Pas kësaj, Fetahu shkoi dhe u tha dy vëllezërve që ta lënë të qetë vajzën. Ndërsa Besniku i përgjigjet keq, duke i thënë "që të largohej se, sa vajza ngacmojmë ne, nuk bëhemi merak".
    Po përpara ngjarjes çfarë ndodhi, pasi ju thatë se paralajmërimi është bërë herët?
    Kur dështuan me metodën e parë, njëri prej vëllezërve e takoi përsëri Nertilën dhe i propozoi martesë. Nertila erdhi në shtëpi dhe na tregoi për propozimin e Kuqove. Fetahi i tha se asnjëri prej tyre nuk është për atë, pasi ajo është e vogël dhe ata kanë qëllime të këqia ndaj saj.
    Kur i ka parë vajza për herë të fundit?
    Ditën e premte ata e takuan përsëri vajzën dhe i thanë fjalë shumë të turpshme. Nertila erdhi e tronditur në shtëpi dhe prej 24 orësh nuk luajti nga vendi, ishte bërë si e përhumbur. Sot (dje) në mesditë, kur ne po bënim gjumin e drekës, ajo kishte shkuar në haurin e bagëtive, ku ishte vetëvarur. Fetahu shkoi rastësisht në haur dhe pa vajzën të vetëvarur. E hoqi prej andej, e solli në shtëpi dhe u largua. Nuk më tha gjë se ku do të shkonte, unë mora vesh më pas se çfarë kishte bërë. Granata, njëri nga vëllezërit vdiq dhe tjetri në Spitalin UshtarakMenjëherë pas shpërthimit të granatës në furgonin e tyre, vëlleztit Kuqo janë dërguar në spitalin e qytetit të Korçës, ku dhe i janë nënshtruar ndërhyrjes mjekësore. Por, fatale kanë qenë plagët për njërin pre tyre. Megjithë ndërhyrjen e mjekëve, Besnik Kuqo, 29 vjeç, i martuar dhe babai i një fëmije, nuk ka mundur të shpëtojë nga vdekja. Kurse vëllai i tij, 23-vjeçari Qemal Kuqo, në gjendje të rëndë, është përcjellë për në Spialin Ushtarak në Tiranë. Nga shpërthimi i granatës ai ka pësuar dëmtime të mëdha në kokë dhe në bark. Ndërkohë, policia ka arrestuar në banesën e tij Fetah Mullaymerin dhe deri në orët e vona të mbrëmjes e ka pyetur për ngjarjen. Madje, në polici janë shoqëruar edhe pjesëtarë të familjes Kuqo, për të sqaruar rrethanat.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    Sa gjynaf te ndahet nga jeta nje vajze kaq e re, kaq papritmas qe sapo kishte filluar hapat e para te jetes. Shume gjynaf me vjen qe ne si popull kemi kaq mentalitet te perkulur dhe shume te mbyllur, ku mendja na shkon vetem per krime dhe te gjejme menyren e fitimit vetem me ane krimi. S`di c`te them kam ngelur vertet pa fjal me kto akte absurde te ketyre "kafsheve". Vetem nje gje dua te bej te ditur qe personalisht njeri nga vellerzit qe ka vdekur te "digjet" atje ku ka vajtur dhe ketij tejterit qe eshte gjalle ishalla po sherohet dhe lind nje goce , se thone "Zoti vonon por nuk Harron" per te dyja dhe per te mira dhe per te keqija por ketij viktime ka per t`ja nxir jeten.

    Ngushellime familjes se vajzes.

    Me keq ardhje Driloni...
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  4. #4
    GuEsS...? Maska e Leandra
    Anëtarësuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    185
    "Ia lumsha doren" thote gjyshja ime, atij te atit, biles keq duhet te shkoje tek spitali ushtarak dhe te finish the other one too...
    Une me ty pata fillu
    vec ta bej tjetrin xheloz,
    e tash me ty jam dashuru,
    ...kjo pune me ben nervoz....

  5. #5
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Vertet qe nuk di c'te them...e pamundur ta kuptosh dicka te tille. Kujt tja ve fajin, budallallekut, fukarallekut, maskarallekut...kujt?

    vetem 16 vjec....tmerr!
    Summertime, and the livin' is easy...

  6. #6
    E Lirë! Maska e KaLTerSi
    Anëtarësuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    Do pesojme ndonje traume dhe ne lexuesit nga keto shokimet e njepasnjeshme qe marim prej ketyre veprimeve shtazore.

    Ngushellimet me te thella familjes se Nertiles.
    Toleranca, eleksiri i lirisë.

  7. #7
    Sa gjynah
    I jati ka bere shume mire biles te kishte vrare dhe ate te tjetrin qe qenka plagosur
    !!!

Tema të Ngjashme

  1. Ortodoksia e Kishes
    Nga marcus1 në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:36
  2. Letra e Kishës së Romës drejtuar Kishës së Korinthit
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 16:35
  3. Subject: FW: VELLEZER SHQIPTARE NDERGJEGJESOHUNI.....
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-12-2006, 13:00
  4. Grindja, dy vëllezër rrahin shoferin e kryeministrit Nano
    Nga EDUARDI në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-04-2005, 13:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •