Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Lightbulb pjese nga DOSJA k

    Nga Korrieri
    14 Qershor 2004 **
    Zbardhet Dosja e Kadarese
    "Dosja K", nje liber me burime dokumentare per kontrollin politik te letersise gjate diktatures komuniste ne Shqiperi, me autor Prof. Dr. Shaban Sinanin, Drejtorin e Pergjithshem te Arkivave, pritet te dale ne qarkullim. Duke provokuar keto dite edhe nje debat per hapjen ose jo te dosjeve te shkrimtareve dhe artisteve. "Korrieri" zbardh sot per here te pare, pjese nga letrat kunder I. Kadarese, qe ndodhen ne Arkivin Qendror Shteteror. Kritikat, akuzat 30 vjecare kunder vepres se shkrimtarit dhe argumentat pse kerkohej ndalimi i botimit te romaneve dhe poezive te tij
    Ne vend te hyrjes
    "Atehere Pilati u tha atyre qe ishin mbledhur aty: "Cilin deshironi te liroj, Barnaba-n apo Jezuin qe quhet Krisht?". "Barnaba-n", u pergjigjen ata. E Pilati i pyeti: "C'te bej, pra, me Jezuin qe quhet Krisht?". Te gjithe u pergjigjen: "Te kryqezohet!" Dhe ai u tha: "C'te keqe ka bere?". Por ata bertiten edhe me fort: "Te kryqezohet!" (Mt. 27: 17-24).
    Qe atehere thuhet proverbi: "Lau duart si Pons Pilati!".
    Deshmi te njohura historike tregojne se Pilati qe shume i vemendshem ndaj te gjitha ngjarjeve tronditese qe ndodhen ne token e Jeruzalemit prej kryqezimit te Krishtit deri ne ringjalljen e tij dhe pastaj ne ditet qe vijuan. Ai pati hartuar nje raport te hollesishem drejtuar kryeqendres se perandorise, Romes, ku shpjegonte veprimet e veta dhe shperthimin e revoltes popullore. Por ai raport nuk mberriti kurre ne Rome. Anija me te cilen u nis dokumenti, fatalisht u fundos ne ujerat e Mesdheut dhe gjurme prej saj nuk mbeti.
    Ndoshta, po te kishte mberritur ai raport ne kryeqender te perandorise, as Pons Pilatit nuk do t'i rendonte nder mijevjecare mekati tragjik, as "Dekreti i se dieles", dekreti i perandorit Kostandin, nuk do te ishte vonuar deri ne vitin 321.
    Romani "Kronike ne gur"
    Nr. 1.: Leter e nje shkrimtari te ri, me njohuri ne zhvillimet letrare moderniste, drejtuar udheheqjes se larte te PPSH. Kerkohet ndalimi i romanit "Kronike ne gur", si nje veper surrealiste. Letra eshte lexuar nga disa anetare te Byrose Politike dhe keshilltare te tyre. Mban daten 28. 06. 1971.
    Lexova romanin e I. Kadarese "Kronike ne gur". Mendoj qe vepra s'eshte ngritur fare mbi tipiken, por mbi te rastesishmen e shemtuar. Pra, si veper ajo s'i takon aspak realizmit socialist. Per me teper, eshte nje veper syrrealiste. Une lexoj ne tri gjuhe te huaja dhe syrrealizmin, ne qofte se nuk e njoh shume mire, e njoh mire. I prekur thelle dhe i tronditur prej kesaj vepre, qe s'eshte aspak e zakonshme per I. Kadarene, tek i cili kemi drejtuar syte tane, si qytetar dhe si komunist i ardhshem, mendoj se ai roman te hiqet menjehere nga qarkullimi. Une kam pergatitur nje artikull, jo me qellim botimi (tani per tani sulmi kunder Kadarese mund te mos prokovohet, por gjithcka te behet pa rene ne sy, se na intereson te mos njolloset si personalitet) dhe do t'jua sjell menjehere. Pershendetje revolucionare.
    Romani "Gjenerali i ushtrise se vdekur"
    Nr. 2: Pjese nga informacioni zyrtar qe institucione te specializuara te "organeve te diktatures se proletariatit" i kane derguar Komitetit Qendror te Partise se Punes, ne vjeshte te vitit 1972. Theksohet se I. Kadare eshte ne qender te pakenaqesise te "te rinjve" dhe te "te vjeterve": "'Gjeneralin e ushtrise se vdekur' e botoi borgjezia"; "Tani qe me 'te vjetrit' i lame hesapet, kemi pune me I. Kadarene". Eshte nje dokument qe paralajmeron situaten e denimit te "Festivalit te 11-te ne RTSH". Ne anesoret e origjinalit mban shenimin: "E pa sh. Enver".
    ... te dhenat flasin se per I. Kadarene dhe krijimtarine e tij mjaft shkrimtare nuk kane simpati, madje flasin ashper. Nje kritik i njohur eshte shprehur: "Une per Ismail Kadarene nuk shkruaj, se me te jam zene. Ne krahun e tij modernist ka figura shokesh qe une nuk u kam besim te nesermen". Nje studius i ka thene burimit tone se ne kritiken tende per Ismailin (qe nuk u botua) "ti ke vene shume pak gjera, Ismaili ka nga keto nje thes me te meta". Per botimet ne gjuhe te huaj te romaneve te I. Kadarese ka mendime qe lene te kuptohet se, perderisa pelqehen dhe botohen ne vendet kapitaliste, ato kane gabime. Kur eshte perkthyer romani "Gjenerali i ushtrise se vdekur", nje tjeter shkrimtar i njohur eshte shprehur se "borgjezia e perktheu dhe e botoi kete veper". Kurse nje shkrimtar tjeter thote: "Gabim qe i cmojne veprat tona nga Franca, ato duhen cmuar nga jehona ne vatrat revolucionare te botes. Kot i bien ne qafe konservatorizimit. Asnje veper konservatore nuk eshte ndaluar, si ato, modernistet". Para pak ditesh, ne nje ambient gazetaresh te revistes "Hosteni", ne nje mjedis shkrimtaresh eshte thene se "drama e I. Kadarese "Gjenerali i ushtrise se vdekur" ka falimentuar qysh ne shfaqjen e premieres". Por aty- ketu flitet se edhe Ismail Kadare u eshte kundervene te tjereve. Nje burim thote se Ismaili, duke folur per shkrimtaret e vjeter, ka thene se ata "jane te pafuqishem ne krijimtarine e tyre, ashtu sic jane edhe ne jeten personale". Nje shkrimtar i ri i ka pohuar nje burimi se Ismaili, duke folur per nje roman me teme nga bujqesia, ka thene se "te gjithe kane mbetur ne faqen 27". Nje burim tjeter tregon se, kur eshte diskutuar ne Shkoder romani "Dasma", Ismaili, ne pergjigje te pyetjes se "si shkove andej", eshte pergjigjur se "u degjuan disa mushkonja te vogla dhe asgje me rendesi".
    Romani "Dimri i vetmise se madhe"
    Nr. 3: Leter e komitetit te partise te Tiranes derguar Komitetit Qendror te PPSH, Tirane 8.5.1973. Romani "Dimri i vetmise se madhe" shtremberon historine, ka ankth ekzistencialist dhe humanizem abstrakt, propagandon luften midis brezave, ka fryme deheroiste, ndihet influenca e surrealisteve dhe dekadenteve te tjere: do te ishte mire qe ky roman te hiqej nga qarkullimi.
    /Ne romanin "Dimri i vetmise se madhe"/ autori shtremberon te verteten historike kur si fillim te divergjencave te PPSH me revizionistet hrushoviane, vendos vitin 1960 dhe kur keto divergjenca i redukton vetem per problemin e grurit dhe per ceshtjet nacionale ne pergjithesi. Atmosfera eshte dhene e zymte dhe romanin e pershkon nje lloj ankthi ekzistencialist. Por dihet se kjo situate, qe kerkoi sakrifica te medha nga populli yne, nuk krijoi tek ne nje ankth te tille. Levizjen revolucionare per kursimin autori pa te drejte e ironizon. Ndersa patriotizmin e masave, gatishmerine per mbrojtjen e atdheut, autori i jep si patriotizem te tradites e jo si patriotizem socialist. Lufta e klasave pasqyrohet pa vertetesi dhe nga pozitat e humanizmit abstrakt. Autori pa te drejte dhe ne kundershtim me mesimet e marksizem- leninizmit e quan si luften me te eger (me tej se lufta e klasave) luften midis te afteve dhe te paafteve ne socializem dhe aq me keq kur shpreh idene se konsekuente dhe triumfatore jane te paaftet. Ne veper propagandohet lufta midis brezave. Komunistet e rinj u kundervihen te vjeterve sepse keta jane deklasuar sipas autorit. Per sa u perket heronjve, ndihet fryma e deheroizmit. Personazhet negative jane me te shumte dhe paraqitja e tyre ze vendin kryesor. Perfaqesuesit e brezit te luftes jane dhene ne pergjithesi ne dekadence shpirterore. Ndersa ata qe do te marrin stafeten te lekundur apo te degjeneruar. Vecanerisht ndihet ne roman influencimi i autorit nga teoria e sotme borgjeze e "revolucionit seksual" dhe nga filozofia ekzistencialiste. Propagandohet deideologjizimi, per te cilin flitet ne Perendim. Po keshtu edhe ne stil, vecanerisht tek pershkrimet, ndihet influenca e surrealisteve dhe dekadenteve te tjere. Do te ishte mire qe ky roman te hiqet nga qarkullimi.
    Nr. 4: Leter e komitetit te partise te Elbasanit, me ane te se ciles kerkohet heqja nga qarkullimi e romanit "Dimri i vetmise se madhe", per shkak te gabimeve dhe shkarjeve ne permbajtjen ideore: kundervenie e brezave, shturja morale e rinise, dorezim dhe corganizim ndaj bllokades. "Kane qarkulluar mendime te papjekura se kete roman e ka lexuar dhe aprovuar sh. Enver". Letra mban daten 09. 05. 1973, si dhe shenimin qe "u pa nga sh. Enver". Ka dhe nenshkrimet e dy anetareve te tjere te Byrose Politike.
    Ne romanin "Dimri i vetmise se madhe" paraqitet nje jete e zymte, shqetesim i madh, pasiguri pas prishjes se marredhenieve me partine komuniste te Bashkimit Sovjetik. Nuk del i plote realiteti yne, entuziazmi i masave, iniciativat e levizjet e tyre per realizimin e detyrave te medha qe shtroi Partia ne ate periudhe dhe qartesia politike e masave per keto ngjarje. Ne roman jepet ideja sikur ka nje kundervenie per disa kuadro te vjeter, qe shprehet permes personazheve, si shefi i kuadrit, veterani Struga, prinderit e Zanes etj. Bllokada dhe presioni i revizionisteve sovjetike minimizohen vetem ne mosdergimin e nje sasie gruri per vendin tone dhe nuk shtrihen ne te gjithe sektoret e jetes. Nuk del i plote shkaku i ndarjes sone, nuk dalin kontradiktat parimore ne fushen ideologjike. Ne kantierin e madh te ndertimit, qe e kane penguar revizionistet sovjetike, paraqitet ideja e nje corganizimi nga kuadrot drejtues (drejtore te hallakatur etj.). Ne roman ka pjese, bile dhe shume, qe tregojne shthurje morale te rinise, tendenca feministe. Nuk eshte ndertuar drejt linja e marredhenieve midis Besnikut dhe Zanes. Pse shkaterrohet kjo familje, mos ndoshta behet aluzion se dimri i vetmise se madhe ka arritur edhe ne familjet tona? Akoma me keq, shkrimtari, kete vajze me prejardhje dhe me qendrim te mire politik, e katandis ne marredhenie me nje familje te deklasuar dhe per Besnikun jepet ideja se shkon pas fustaneve. Ne marredheniet intime midis personazheve behen disa krahasime me vend e pa vend, duke perdorur shprehje te tilla si: "mos je nena e Maksim Gorkit", "filmi korean", "mos je Mao Ce Duni qe i di te gjitha", "kriza e pergjithshme kapitaliste" etj. Per t'i rritur vleren ketij romani kane qarkulluar mendime te papjekura se kete roman e ka lexuar dhe e ka aprovuar sh. Enver. Rastet qe jane paraqitur ne kete drejtim i kemi sqaruar. Keto jane disa te dhena fillestare dhe te shkeputura per vleren e ketij romani. Mendojme te analizohet thelle permbajtja ideore e tij, sepse kemi mendimin se nuk e ka vleren e duhur edukative dhe nuk i pergjigjet realitetit ne shume pjese. Propozojme te hiqet nga qarkullimi ky roman.
    Romani "Dimri i madh"
    Nr. 5: Nje grup specialistesh te letersise vleresojne shkallen e permiresimeve qe i jane bere romanit "Dimri i vetmise se madhe" ne procesin e pergatitjeve per ribotim (viti 1974) dhe ne fund konkludojne se vepra nuk eshte e gatshme per t'iu dhene lexuesit. Ky perfundim i percillet me shkrim udheheqjes se larte Partise se Punes te Shqiperise.
    ... Romanit /"Dimri i madh"/ i jane bere edhe mjaft korregjime, te cilat, sigurisht, dicka ndryshojne, por jane shtesa te vogla, retushe e detale te atilla qe nuk ngrene peshe dhe nuk zhdukin dobesite e vepres. Keshtu, p.sh., nuk eshte marre si duhet parasysh nga autori verejtja me rendesi per te pershkruar me gjere veprimtarine e masave ne mbeshtetje te vijes se Partise, unitetin Parti- popull ne pergjigje te bllokades ushtarake te revizionisteve. Sic thame me siper, ka bere disa shtesa, por ato nuk e ndryshojne gjendjen dhe e lene te hapur hendekun qe ekziston midis veprimeve te udheheqjes se Partise dhe njefare pasiviteti te masave. Keshtu qe mbetet dobesia qe kish edhe varianti i pare lidhur me nderthurjen e ngjarjeve ne nje ambient shoqeror revolucionar, ku te dilte me qartesi qendresa, uniteti, vendosmeria, guximi dhe besimi ne fitore i komunisteve dhe masave te popullit ne ate kohe. Edhe linja e te rinjve te rruges se Dibres te le pergjithesisht pershtypjet e variantit te pare, me gjithe diferencimin qe i behet Benit dhe perpjekjeve per t'i justifikuar sjelljet dhe konceptet e tyre mbi jeten dhe dashurine me ndikimet revizioniste te jashtme. Linja nuk i shton asgje vepres, perkundrazi, e demton, sepse dobeson shtratin shoqeror dhe nuk i pergjigjet realitetit ne ate shkalle qe pershkruhet ne roman. Ka mbetur perseri theksimi i njeanshem i fenomenit te burokratizmit dhe konservatorizmit brenda e jashte Partise, ekzagjerimi lidhur me ndarjen e komunisteve ne "ne" dhe "ata", ne "te besuar" dhe "te pabesuar"; disa nota denigruese ne pershkrimin e disa personazheve (si p.sh. te partizanit epileptik, te kryetarit te shtabit te permbytjes etj. etj.). Gjithashtu kane mbetur te pandryshuara ekzagjerimet ne lidhje me lekundjet dhe filorusizmin e intelektualeve, mjaft skena licensioze, aludime per disa shkrimtare e kritike reale, toni ironik per realizmin socialist, si dhe mjaft shprehje neper faqe te romanit, qe krijojne keqkuptime e keqinterpretime. Perfundimisht mendojme se nuk eshte arritur shkalla e duhur e ripunimit per t'u ribotuar. Do te jete e nevojshme te vazhdohet puna me durim me autorin per ta bindur per dobesite e vepres.
    Poezia "Ne mesdite Byroja Politike u mblodh"
    Nr. 6: Verbal (fragment) i nje takimi ne KQ te PPSH per arsyet e denimit te poezise "Ne mesdite Byroja Politike u mblodh" (1975), me pjesemarrjen e perfaqesuesve te shoqates se shkrimtareve dhe te punonjesve te aparatit te KQ. Poezia cilesohet armiqesore dhe kunder- revolucionare, kunder diktatures se proletariatit.
    E tere poezia eshte konceptuar me nje fryme armiqesore, kunder- revolucionare, kunder vijes se Partise dhe diktatures se proletariatit. Qe nga kreu deri ne fund kjo poezi ka sulme kunder regjimit socialist; ndersa komplotistet, kunder te cileve Kadare pretendon se drejtohet, as nuk zihen ne goje. Thelbin e poezise e perben mendimi se regjimi socialist eshte i krimbur qe nga lart e deri poshte. Ne themelet e shtetit e te shoqerise sone, Kadare e thote shprehimisht, "rritet ngadale tumori i zi", i cili e ka perfshire regjimin. Nga ana tjeter ne poezi i meshohet idese se ky regjim eshte nje regjim burokratik, i cili i ka duart te lyera me gjak. Pankartat dhe heronjte e punes, gazetat e telegramet e urimit, "jane te gjitha blof". Bile Kadare revoltohet e proteston: "Mjaft me kete qeshje dashamirese", sepse ai i sheh "te kobshem, me duar te pergjakura gjer ne berryle" njerezit ne fuqi. Por kush jane me duar te pergjakura? Mund te mendohet se ata jane komplotistet. Po cili nga ata vrau? Ata nuk vrane njeri, bile ishin per liberalizim. Ka vrare diktatura e proletariatit armiqte e klases. Pra, me gjakun e armiqve te klases i ka diktatura te pergjakura duart. Pashallaret e kuq, boset e naftes etj., qe permenden ne poezi nuk ia nderrojne adresen sulmit kunder sistemit socialist. Dihet se Hrushovi e gjithe armiqte revizioniste e borgjeze na akuzojne per regjim stalinian, qe mbahet me terror e me gjak. Poezia i ben jehone ketij koncepti reaksionar e armiqesor. Kjo lidhet me nje teze antimarksiste, qe Kadare e ka si baze ne kete poezi: "Shtetet s'prishen kurre nga catite, por nga themelet. Ketij ligji i bindet edhe shteti socialist". Si perfundim te te gjitha ketyre, poezia eshte armiqesore e kunder- revolucionare. Edhe romani i fundit, "Nentori i nje kryeqyteti", ka mjaft gjera qe jane jehone e menyrave te te shkruarit te te tjereve, qe mund t'i pelqejne kujtdo, por jo publikut tone. Ka skenat makabre. Kujtoni vrasjen e komisarit ne barrikade, koka qe hidhet ne ate ane, gjymtyre qe fluturojne, nje dore qe varet e qe behet si lajtmotiv etj; kurverite e shkrimtarit apo te spikeres se radios. Keto jane koncesione qe i behen ideologjise borgjeze e revizioniste.
    Romani "Dimri i madh"
    Nr. 8: Leter e redaktorit te romanit "Dimri i vetmise se madhe" (ka dhe disa nenshkrues te tjere), sapo dale nga botimi, me ane te se ciles i kerkohet udheheqjes se larte te Partise se Punes qe ky roman te mos ndalohet, sic eshte propozuar nga Komiteti i Partise i kryeqytetit, vetem per shkak te nje fjalie te paqarte.
    Romani "Dimri i madh" ("Dimri i vetmise se madhe") i shkrimtarit Ismail Kadare, pas shume ndryshimeve e rregullimeve qe i jane bere nga autori, ne bashkepunim me redaktorin, eshte shtypur i teri ne 25 mije kopje. Por ditet e fundit nga ana e komitetit te partise te Tiranes ka ardhur nje verejtje per dy rreshta dhe insistohet qe keto te hiqen patjeter. Konkretisht flitet per dy rreshta te faqes 51: "E pse te merzitesh, - nderhyri Clirimi, - atje ne Vancesllav une dhe shoket e mi ceke ia merrnim e ia jepnim vajzat njeri- tjetrit cdo jave" ("Dimri ...", f. 51). Keto rreshta merren krejt te shkeputur nga teksti para ketyre rreshtave dhe fill pas tyre. Vazhdimi i tekstit eshte ky: "Beni beri nje gjest padurimi: - Na merzite me ate Vancesllavin tend,- tha.- S'ke ndonje bisede tjeter?" Clirimi prishi buzet, por nuk u pergjigj" ("Dimri ...", f. 51-52). Mendojme se kjo pergjigje e atyperatyshme jep nje sqarim per lexonjesin. Aq me teper kur, pak me pare, dhe pikerisht ne faqen 47, jepet nje sqarim i plote per figuren negative te Clirimit, si nje bartes i nje menyre jetese revizioniste: "Clirimi, qe ata e therrisnin Vancesllav, buzeqeshi qe larg. Ai kishte studiuar nje vit per gjeologji ne Prage, por e kishin kthyer mbrapsht, ngaqe kishte ngelur. Ne te vertete Clirimit i kishte lindur te parit ideja qe ata te dilnin e te rrinin me ore te tera ne Rrugen e Dibres. Ai u tregonte se keshtu kishte qendruar me shoket e tij ne sheshin Vancesllav ne Prage" ("Dimri ...", f. 47). Keshtu qe ne bashkohemi me mendimin e autorit, qe rreshtat e mesiperm te mbeten ne roman. Tirane, 17.02.1977.
    Romani "Gjakftohtesia"
    Nr. 8: Verbal (fragment) i nje diskutimi ne sektorin e letersise dhe kultures ne aparatin e KQ te PPSH, me ane te te cilit informohet udheheqja e larte e PPSH per arsyet pse duhet te ndalohet romani "Gjakftohtesia" (i cili nderkaq kishte fituar cmimin e pare ne nje konkurs kombetar jubilar). Romani vleresohet se eshte "perqeshje me socializmin", ideologet kineze ironizohen si "armiq te mendimit europian ne teresi".
    Romani "Gjakftohtesia" eshte nje satire dhe perqeshje me socializmin, me parimet dhe idete e tij. Kjo satire dhe tallje fshihet nen idene e goditjes se "socializmit" kinez dhe te "majtizmit" te tij. Gjer ketu eshte disi e fshehte. Por ajo shfaqet haptazi ne faqet e romanit, permes ideve dhe frazave te dykuptimta, me te cilat eshte mbushur gjithe vepra. Le te marrim, fjala, vjen, qendrimin e autorit ndaj pucisteve, ne kohen kur ata bejne autokritike. E gjithe kjo eshte nje tallje, nje ironi, nje ekuivok. Bashke me ironine perzihet edhe zymtia e gjendjes: shkarkime, arrestime, burgosje, kritika dhe autokritika. Per mbledhje te zhvilluara sipas porosive te Komitetit Qendror e te Sekretarit te Pare autori shkruan me tallje se si zgjasin gjer ne mesnate dhe njerezit i zinte gjumi. Ne roman eshte e qarte ideja e shkaterrimit te njeriut, e frikes, e etheve, e pasigurise qe krijon lufta e klasave ne socializem, sipas autorit. Bile, sipas tij, edhe arti vritet ne kete situate te luftes se klasave. Ai ve ne gojen e shkrimtarit Skender Bermema keto fjale: "Ju te gjithe se bashku ma vrate romanin". Kritika ndaj Mao Ce Dunit dhe Cu En Lait i kapercen te gjithe kufijte. Mao Ce Duni eshte vizatuar si nje njeri i fantaksur, qe rri jashte cdo realiteti dhe qe nuk ka asnje merite. Ai eshte kultivues i marihuanes dhe i urrejtjes per artin dhe letersine. Armik i mendimit njerezor dhe ne menyre te vecante i europianeve ne teresi. Te kesaj natyre jane edhe Cu En Lai, Hua Kuo Fen dhe Lin Biao. Per autorin gjithe problemi eshte qe Shqiperia te ruaje "rezervat e europianizmit" dhe te mos "aziatizohet". "Per te trullosur trurin e Europes", Mao Ce Duni, sipas autorit, shpik idete e tij dhe marihuanen. "Trullos nje here Europen, i kishte thene para ca kohesh Cian Cini, dhe zere se ke trullosur boten. Truri i Europes eshte me i keqi nga te gjithe". Ne romanin "Gjakftohtesia" shprehet ideja e gabuar se populli yne nuk i donte kinezet dhe miqesine me ta, por kete ia ka imponuar Partia dhe shteti yne. Sipas autorit, kush fliste keq per kinezet e pesonte, hiqej nga puna ose qarkullohej. Per te bazuar kete ide ai ka krijuar edhe nje personazh te fantaksur, Viktor Hilen, edhe nje personazh kinez jo me pak te fantaksur. Njerezit mezi presin qe te prishen me Kinen. Dhe, kur marredheniet prishen, padurimi shkon gjer atje sa punetoret ngjiten ne antenen e agjencise kineze "Hsinhua" qe ta prishin!
    Arshi Pipa per Kadarene
    Nr. 9: Iliri dhe shoku i tij /rrefimtari, shkrimtari/ tek "Kronike ne gur" jane modele te partizanit dhe ballistit. "Shaftra kallamashaftra" do te thote "Vdekje tradhetareve", kurse "Xhundra bullundra" do te thote "Vdekje fashizmit". Fragment nga "Subversion drejt konformizmit", artikull i A. Pipes, botuar ne "Telos", Nee York 1987, perkthim i vitit 1991.
    Thyerja e ushtrise italiane prej ushtrise greke, e cila e solli luften ne jug te Shqiperise, ka qene nje faktor nxites per nisjen e levizjes nacionalclirimtare. Partia Komuniste u formua ne fund te vitit 1941. Episodi i pare politik ne "Kronike ne gur" gjendet ne kapitullin e 14-te. Ky nis me nje skene qe tregon dy kamione te mbushur plot me antifashiste, te cilet do t'i internojne. Arsyeja, sipas pergjigjes qe i jepet nje kalimtari, eshte se "kane folur kundra". Diten tjeter narratori dhe shoku i tij vendosin qe edhe ata te dy "te flasin kundra" nga maja e catise: "Xhundra- bullundra!", thashe. "Shaftra- kallamashaftra!"- tha Iliri. Nje cope here u menduam. "Rrofte Shqiperia, - tha Iliri. - Poshte Italia!". "Rrofte populli shqiptar!", "Poshte populli italian!". Heshtje. Kete here Iliri u mendua: "Gabim, - tha, - Isai ka thene se populli italian s'eshte i keq". "Jo, - ngula kembe une, - gjersa jane te keqij aeroplanet, si mund te jete i mire populli?" Iliri u hutua. Sic dukej mund t'i kthehej mendja. Por tamam ne kohen qe po i kthehej mendja, tha me kokefortesi: "Jo! Ti je tradhtar! Poshte tradhtaret! Poshte vellavrasja!" - tha Iliri, dhe beri gati grushtin". Dialogu paraqet tamam efektin e sloganeve politike tek femijet. Indiferente per politikat, ata luajne me to, sic bejne me gjuhen ne pergjithesi, duke imituar tingujt dhe duke ngaterruar kuptimet e tyre. Ketu "Rrofte Shqiperia!" dhe "Poshte Italia!" paraprihen nga dokrra femijesh. Ne te njejten kohe narratori ngaterron fashizmin italian me popullin italian. Shoku i tij e korregjon: ka degjuar nga i vellai, nje student komunist, se populli dhe shtetet nuk jane e njejta gje. Narratori i pergjigjet me nje silogjizem tipik feminor, me te cilin nuk arrin t'i mbushe mendjen shokut. Narratori zemerohet dhe e quan tradhtar. Shoku i tij pergjigjet me sloganin ballist "Poshte vellavrasja!". Ne fundin e kapitullit pararadhes nje kryetar balli i ben thirrje popullit kunder luftes vellavrasese. Tashme eshte derdhur gjaku i pare ndermjet partizaneve dhe nacionalisteve. Komunistet akuzojne ballistet per kompromis me fashizmin, duke tradhtuar keshtu ceshtjen e clirimit kombetar. Ballistet i quajne komunistet tradhtare, qe bejne lojen e partise komuniste jugosllave per te realizuar qellimet e tyre revolucionare finale. Shkembimi i dy sloganeve te fundit i ngre femijet ne shkallen e dy kampioneve te dy partive politike opozitare, ku narratori perfaqeson pozicionin e partise komuniste dhe shoku i tij te ballisteve. Cili eshte qendrimi i Kadarese ne kete pike? Pozicioni i narratorit, qe nuk eshte as per partine komuniste, as per Ballin, del nepermjet rimes se dokrrave feminore: "Xhundra-bullundra!" dhe "Shaftra-kallamashaftra!". I pari eshte peserrokeshi, slogani komunist ("Vdekje fashizmit!"), ndersa i dyti, "Shaftra- kallamashaftra!", imiton rimen e sloganit ballist "Shqiperi e shqipetareve!", slogani ballist per Shqiperine etnike sipas kufijve te vet gjuhesore.
    Ne vend te mbylljes
    Gabime te renda ideologjike. (Fillim novele). Qe ne qytetin e vogel N. kishin ndodhur gabime te renda ideologjike, kjo ndihej menjehere edhe sikur te mos kishe degjuar asgje per to. S'ishte nevoja te zbrisje nga autobusi interurban, as te hyje ne kafenene e vetme, ku ndjenja e fajit spikaste menjehere ne menyren si kamerieri te thoshte se makina e ekspresit nuk punon. Ajo ndihej qysh me pare, te stacioni i autobuseve interurbane, ku siper barakes se biletarise me germa te medha te kuqe qene shkruar fjalet: "Te forcojme luften e klasave". Por, po te ishe i vemendshem, s'kishte pse te te bente pershtypje as kjo parulle, sepse shume kohe me pare, ndane udhes automobilistike, ti kishe vene re nderkaq parulla te ngjashme te stacionet e benzines. Nje e tille, "sa me e forte te jete diktatura e proletariatit, aq me e madhe eshte demokracia e masave", ishte vetem disa metra larg tabeles rrugore ku qe shkruar: "N. Kufizim shpejtesie!". Me tutje ishte nje tjeter: "Ne do te hame edhe bar po te jete nevoja, por parimet e marksizem- leninizmit nuk i shkelim. Enver Hoxha. "Gabime te renda ideologjike" tha ai me vete. Ai e perseriti frazen, por kete here, kushedi pse, ndoshta per shkak te zhurmes se zhavorrit, ne frengjisht: "Graves erreures ideologiques".
    I. Kadare, "Ftese ne studio", f. 162-163, Tirane, vere 1990.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Diabolis : 14-06-2004 mė 20:12
    wrong verb

  2. #2
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    DD, pėrse i ke shkronjat kaq tė mėdha?
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  3. #3
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    pėr arsye qė them se dihen:
    - ndryshe nga "analizat" pafund nėpėr media, kėtu ėshtė ajo qė pėrgojohet apo "analizohet" po u shkruar kund
    - kemi pėr fat tė keq dhe antarė forumi qė nuk lexojnė mirė nga sytė
    - dhe pėr ti dhėnė "rėndėsi"; mendoj se nė njė dyqan qelqurinash duhet tė ruhemi nga elefanti, e jo nga miushat e miushet.
    wrong verb

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dd ..pergezime per ate qe po e hedh ne forum vepren e Shaban sinanit "Dosja K"..

    Shabani sharron me sharre.. Sharra ben sh sh sh.. thote Abetarja..lol.

    Pra Shabani mire i di punet..

    I ka ditur dhe me pare kur punonte per ish Birone e Enver ramizit e i ka mundesite dhe sot si Drejtor Arkivi te qemtoje mbi te kaluaren e te godase per te sotmen..

    dosja K eshte ne fakt Dosja per Rėnė dhe E-nė pra Dosje per ...se sa i mire ka qene Enver ramizi o il kadarja ..me ty.. kur shqotat e armiqve rrihnin te te godisnin e te te hanin te gjalle por ti..si lis ndan udhes ku rrahin shtrengatat ..u vadite e u mbrojte nga Babai ine Enver ramizi..pra i joni ke qene e vazhdo behu i joni..dhe nashtithi..

    Ky eshte Mesazhi i shaban KėQė-se per Kadare mavrine..


    sikur Shabani te ish qellim-mire ne arsyet e botimit te kesaj dosjeje athere do kishim pare dhe nje Shaban qe miqve te tije ne kosove do u sugjeronte te mos perserisin terrorin enveristo-Ramizian te llojit 1942-92 ne kosoven e viteve 2000..


    perkundrazi.. ai eshte prej me se nje dekade nje burim i pashtershem idesh e strategjish qe me aq zell zbatohen nga enveristo-ramizianet e Kosoves..e qe kan shkaktuar e shkaktojne aq vuajtje ..varre e gjak ne kosoven e sotme..

    kudo ne Dosje dalin ca shkrimtare qe godasin kadarene kurse babaxhanja Byro e ramoEnverit(ku punonte xhaxhi shaban me sharre..) e do dhe e mbron kadarene..

    cna ban me kesh ky fe-m-ut..

    fund e krye hipokrizi eshte dhe kjo dosje e Shabanit ashtu sikurse hipokrizi ka qene cdo fjale e shkruar nga ky njeri i mistershem i ish zyrave te KėQė te Ramiz enverave..

    Jo me kot ai eshte vene aty ku eshte vene..Pra ne ARKIV..
    qe PPSH dhe sot te perpunoje endrra ne "pallatin e Endrrave" ne te mire te kauzes se saje makabre tashme 60 vjecare..1941-2004..e tujte..

    qashtu..

  5. #5
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    E ardhme e shkruar me germa te vogla

    Kritiku B.B. kish marre ne dore vepren me te re te shkrimtarit te perfolur I.K. Ishte ne nje ankth te madh. A do te arrinte t’i gjente dhe t’i denonte sic duhej te gjithe gabimet ideologjike brenda saj? I kish lexuar dhe sterlexuar teorite mbi surrealizmin, ekzistencializmin e gjithe rrymat e tjera, ne te cilat ky shkrimtar perflitej se notonte, madje kish nisur te shihte endrra me trajta te pashquara qe shpreheshin ne figura letrare, ku ai ish i detyruar te nderhynte ne cdo rast dhe te gjente, se ciles rryme i perkiste cila figure dhe se cili duhet te ishte qendrimi me i rrepte ideologjik ndaj seciles prej tyre. Zgjohej dhe cante erresiren me fjale qe tmerronin te shoqen qe i rrinte shtrire perbri. Ajo zgjohej duke uleritur dhe cohej pastaj te fliste me te. "Do te behem i madh, do te behem i madh. Do te kene fund nje dite keto endrra.” Por nuk guxonte t'i thoshte te shoqes, se per cfare endrrash behej fjale. Babai i saj ishte kuader i larte i komitetit ekzekutiv dhe ai dyshonte, se ajo do te shkonte t'i tregonte gjithcka, me deshiren ndoshta per ta hequr qafe. Ajo nuk e kish dashur ndonjehere, martesa e tyre kishte ndodhur si pasoje e nje marreveshjeje mes familjeve te te dyve dhe pikerisht nga kjo mungese dashurie ai kishte frike se ajo do ta spiunonte dhe kushedi se si do te shkonin punet me pas. Ishte i lumtur qe nuk fliste ne gjume. Ia kishte thene ajo dhe miq te vet ne kohen, kur ishte student e jetonte ne konvikt. Te pakten keshtu nuk e tradhetonte veten. Nderkohe qe e shoqja ish ngritur dhe kish ndezur driten e abazhurit, ai qendronte ulur, i mbuluar me kuverten e rende qe ia kishte sjelle i vjehrri nga jashte dhe i ish kthyer ankthit te vet, a do te arrinte t’i gjente dhe t’i denonte sic duhej te gjithe gabimet ideologjike brenda vepres me te re te I.K. Perpara i qendronte e ardhmja dhe suksesi qe do te kishte ne cdo drejtim, ndonje specializim jashte shtetit dhe femra perqark qe do te punonin me te. Do te kishte mundesine te kompensonte dhe te ftohtin qe ndjente per cdo here qe gjendej vetem ne pranine e bashkeshortes se vet. Iu kujtua urrejtja e percjelle nga I.K. ne faqet e romanit "Dimri" per punen e kritikut ne shtetin socialist shqiptar. „Ke per ta pare o I.K.! Do ma degjosh emrin!“, tha me vete, nderkohe qe e shoqja pasi e kish pare te qetesohej disi ne fytyre, mbylli serish abazhurin dhe u shtri prane tij pa zhurme.


    (duke u nisur nga shkrimi me germa te medha qe solli DD)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 28-06-2004 mė 09:42

  6. #6
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Intervistė me z. Shaban Sinani, Drejtor i Pėrgjithshėm i Arkivave -

    Presione pėr dosjen "Kadare"


    Shekulli

    Pyetje: Eshtė rihapur, madje mjaft ashpėr, debati pėr “Dosjen K”. Vazhdoni tė mendoni se me tė vėrtetė duhet ta botoni kėtė libėr?

    Pėrgjigje: Ky libėr tashmė ėshtė njė realitet, jo njė ide. Gjatė njė periudhe afro-njėvjeēare janė botuar nė shtyp rreth 20 dokumente. Nė njė pikėpamje, pjesa tjetėr e dokumenteve pasuron kryesisht galerinė e faktorėve dhe subjekteve qė kanė marrė pjesė nė mbikėqyrjen e fshehtė politike tė veprės sė I. Kadaresė. Nga pikėpamja e pėrmbajtjes, pjesa e pabotuar e tyre ėshtė thuajse homogjene me atė tė botuar.

    Pyetje: Keni pohuar se janė ushtruar presione ndaj jush pėr tė penguar botimin e kėtij libri?

    Pėrgjigje: Presione janė ushtruar dhe unė nuk kam pritur tė ndodhė ndryshe. Ky ėshtė njė libėr qė ka tė bėjė me ndėrgjegjen intelektuale tė krijuesve dhe pėr kėtė arsye vazhdimisht shprehen ndjesi tė papritura. Format e presionit kanė qenė: prej “kėshillave miqėsore” pėr tė mos u marrė me kėtė ēėshtje, deri tek thirrjet “nė emėr tė ligjit“. Njė shkrimtar qė rron ka kohė nė mėrgim mė shkruante para disa muajsh se, megjithėse ishte mik i I. Kadaresė dhe megjithėse shumė herė e kishte mbrojtur atė publikisht, mbi tė gjitha ishte “pėr virtytin” dhe pėr kėtė arsye detyrimisht ishte kundėr librit! Tė tjerė shkruajnė a pohojnė se ky “ėshtė njė shėrbim vetėm pėr Kadarenė“, madje “njė shėrbim qė ai nuk e meriton“. Mė tė pabesueshmit janė ata qė ngulin kėmbė se njė libėr pėr mbikėqyrjen politike tė letėrsisė nė periudhėn ideokratike ėshtė mirė tė shkruhet, por ky pikė sė pari nuk duhet tė jetė njė libėr pėr Kadarenė dhe mbi tė gjitha nuk duhet tė shkruhet nga Sh. Sinani! Shpesh mė duhet tė humb kohė nė pėrpjekje tė dėshtuara pėr tė kuptuar zėdhėnės tė tillė tė botės sė letrave, tė cilėt, si pashallarėt e qėmoēėm, kujtojnė se njerėzit duhet t’u marrin leje pėr ēdo gjė! E ēuditshme, vėrtet, por kjo mendėsi totalitariste dhe mbikontrolluese rron fisnikėrisht nė larmi formash nga mė tė papėrfytyrueshmet. Pėrfundimi i kėtyre presioneve ėshtė qė burimet tė rrinė mbyllur.

    Pyetje: A mund tė pėrcaktoni pėr lexuesin e “Shekulli-t” grupimet mė tė pėrveēuar tė kundėrshtarėve tė kėsaj nisme?

    Pėrgjigje: Unė i kam ndjekur me shumė vėmendje paravlerėsimet qė janė bėrė pėr kėtė nismė. Sido qė e kam pritur tė ketė kundėrshtime, nuk e kam imagjinuar tė ketė kaq shumė frikė nga hapja dhe kaq shumė sajime pėr tė vėnė mure tė rinj midis burimeve dhe publikut. Ajo qė kam arritur tė kuptoj unė ėshtė se ka mė shumė mure nė kokat e njerėzve, madje edhe tek ata qė janė vetėpėrcaktuar si “mendimtarė tė lirė”. Frika nga hapja ėshtė frikė nga e shkuara. Unė pėrpiqem t’i mirėkuptoj kundėrshtimet e disa pėrfaqėsuesve tė “letėrsisė sė burgjeve”. Mbase nuk ėshtė faji i tyre qė nuk kanė arritur tė shkruajnė vepra antologjike apo kryevepra. Eshtė fakt gjithashtu se nė Shqipėrinė e viteve 1990 e kėndej u ngulit mendimi se pėrndjekja ėshtė njė meritė mbi meritat. Mirėpo me kalimin e viteve mendėsia shqiptare filloi tė ndryshojė. Mė nė fund ėshtė arritur tė kuptohet se pėrndjekja ėshtė njė fatkeqėsi, qė meriton ndjesė dhe ofrim mundėsish pėr tė fituar kohėn e humbur, por nuk ėshtė as privilegj, as epėrsi. Pėrfaqėsues tė “letėrsisė sė burgjeve” gjithashtu po e kuptojnė se nė art mbi tė gjitha vlen talenti dhe jo vuajtja. Por njė pjesė e tyre nuk duan ta pranojnė humbjen e kėtij “privilegji”. Prandaj e kanė tė vėshtirė tė pajtohen me realitetin qė pėrmban “Dosja K”, ku dėshmohet kontrolli i fshehtė politik i pėrfaqėsuesit mė tė rėndėsishėm tė letėrsisė shqipe tė gjysmėshekullit tė fundmė. Njė grupim tjetėr pėrbėhet prej disa shkrimtarėve tė brezit qė pasoi Kadarenė e Agollin dhe qė prej kohėsh e kanė parė veten jashtė konkurrencės, por si rregull janė ngushėlluar me arsyetimin se “Kadarenė e ka ngritur lart shteti”, prandaj nuk ishte faji i tyre qė nuk e arrinin dot. Edhe kėta nuk do tė donin qė “Dosja K” tė botohej, sepse kėshtu do tė shembej argumenti i gėnjeshtėrt i “fatit” tė konkurrencės. Natyrisht qė ka edhe shkrimtarė qė e kundėrshtojnė kėtė libėr sepse kanė kontribuuar edhe vetė pėr tė mbikėqyrur letėrsinė e Kadaresė apo letėrsinė nė pėrgjithėsi, por kėta janė mė tė paktė. Sigurisht ka fatkeqė qė nuk e dinė se njė dosje arkivore nuk do tė thotė dosje sigurimi dhe se nė Arkivin Qendror Shtetėror nuk ka asnjė tė kėtij lloji. Njė takėm kundėrshtarėsh mund tė cilėsohen tė tillėt qė e ēmojnė veten tė vetėmjaftueshėm dhe parimisht janė kundėr ēdo iniciative qė nuk u ka shkuar ndėrmend atyre vetė. Kėta thonė, pėr shembull, qė njė libėr pėr rindėrtimin hipotetik tė poezisė “Nė mesditė Byroja Politike u mblodh” dhe tė fatit tė saj tragjik mund tė sjellė ndikime pozitive pėr tė kuptuar zhvillimin e letėrsisė nė periudhėn komuniste, por njėherėsh janė kategorisht kundėr qė pėr kėtė ēėshtje tė flitet pėrmes dokumenteve. Sė fundmi, ėshtė grupimi i njerėzve tė politikės, qė flasin pėr “Dosjen K” duke pasur nė mendje qėllime krejt tė tjera. Mė e ēuditshmja ėshtė se nuk kam vėnė re tė reagojė ndokush kur iniciatorė shqiptarė kanė depozituar me shumė zell pranė komisonit “Nobel” ose nė institucione tė tjera ndėrkombėtare dosje me shpifje nga mė histeriket kundėr Kadaresė. Heshtja ndaj kėtyre akteve dhe shpifjet e ēfarėdollojshme kanė bėrė qė gazetarė naivė tė Perėndimit, padyshim tė nxitur prej ligėsisė vendėse, tė pyesin seriozisht I. Kadarenė nėse “ka qenė pėr njė farė kohe drejtor i burgut tė Spaēit“! Ekzistenca e dy standardeve: njė nė parim dhe njė tjetėr pėr personat konkretė; njė pėr ata qė e nxijnė figurėn e Kadaresė dhe njė tjetėr pėr ata qė duan tė certifikojnė nė mėnyrė tė dokumentuar njė proces shumė tė vėshtirė, qė do tė ndikonte edhe pėr njė kuptim mė tė vėrtetė tė letėrsisė sė kohės sė re, pėrbėn njė dyshim tė madh pėr qėllimet e mbara dhe “tė virtytshme” tė kundėrshtimit. Aleanca e mesataristėve tė realizmit socialist me tė dėshpėruarit e “letėrsisė sė burgjeve”, qė tani po e kuptojnė se mund tė humbin edhe tė vetmen “epėrsi” tė trashėguar, pėrndjekjen, e bėn mė tė fortė presionin.

    Pyetje: Eshtė thėnė publikisht pėr ju se po shfrytėzoni detyrėn pėr tė pėrgatitur “Dosjen K“, apo, mė saktė, “keni privatizuar” funksionin pėr qėllime vetjake?

    Pėrgjigje: Po, e kam dėgjuar me ēudi kėtė pohim, tė nyjėtuar tani sė fundmi edhe nga z. Lubonja (junior). Mė ėshtė dukur njė pohim nėn nivelin e formimit tė tij. Sot ka shumė njerėz, nė Shqipėri e nė botė, qė tremben me arsye nga tė drejtat pėrjashtimore, monopolet dhe lehtėsirat e pėrveēme, qė funksionarė tė pushtetit i krijojnė herė-herė vetes. Ky ėshtė njė shqetėsim krejt me vend pėr pronėsinė ekonomike. Por nė punėt e letrave dhe nė pronėsinė intelektuale nuk mund tė ketė as privatizim, as monopole. Imagjinoni ēfarė lajthitjeje globale do tė ishte qė dikush tė pretendonte “privatizimin” e kėrkimeve arkeologjike, pėr shembull! Unė kam vėnė re se njerėz tė tillė, qė ankohen pse drejtori i arkivave e ka marrė kėtė iniciativė dhe pastaj thonė se ky po e privatizon iniciativėn, nuk kanė shkelur kurrė ndonjėherė nė mjediset e arkivave, pėr tė kėrkuar njė dėshmi a njė burim. Pra, kėta as e shkojnė ndėrmend pėr tė bėrė kėrkime, as duan tė bėjnė kėrkime tė tjerėt. Dhe nė rastin kur dikush i hyn njė kėrkimi, ata duan tė pėrcaktojnė radhėn. Dhe nė rast se ky i fundit radhėn nuk ua pranon, atėherė thonė se ky ėshtė privatizim i institucionit. Zotin Lubonja me kohė e kam kėshilluar miqėsisht qė, nė mos pėr tjetėr, tė paktėn tė interesohet nė arkivat pėrkatės, konkretisht nė arkivin e ministrisė sė rendit, pėr dorėshkrimet qė mund tė jenė ruajtur pasi ia konfiskonte policia kur ishte nė burgjet e komunizmit. Ai nuk ka treguar ndonjė interes as pėr kėtė. Unė gjithsesi arrij ta kuptoj nėnēmimin e tij ndaj burimeve tė shkruara, por nuk mund ta gjej dot kuadrin logjik tė alarmeve tė tij se drejtori i arkivave po bėn “privatizimin” e njė pasurie, qė ėshtė jomateriale. Pasuria e letrave ėshtė e paprivatizueshme. Pėr mua ēėshtja ėshtė shumė e thjeshtė: ata qė e shohin pa vend kėtė nismė le tė urdhėrojnė tė bėjnė diēka tjetėr mė tė mirė dhe mbase kėshtu ia arrijnė qė “Dosja K” tė dėshtojė! Mirėpo deri tani nuk ėshtė ndėrmarrė asnjė iniciativė, qoftė dhe njė e vetme, pėr tė bėrė diēka tė ngjashme, natyrisht jo pėr Kadarenė dhe natyrisht jo si drejtori i arkivave.

    Pyetje: Eshtė shkruar se “Dosja K” nuk mund tė sjellė asgjė tė re pėrderisa nė shtypin e kohės kanė qenė botuar shkrime mjaft kritike pėr veprat e Kadaresė. Rasti mė i njohur ėshtė ai i fushatės gati njėvjeēare kundėr “Dimrit tė vetmisė sė madhe”. Cili ėshtė mendimi juaj?

    Pėrgjigje: Eshtė e vėrtetė se pėr veprat e I. Kadaresė janė botuar thuajse vijimisht shkrime kritike. Disa prej tyre kanė qenė kryeartikuj. Tė tjerė kanė pasur emra tė pėrveēėm. Por ka njė dallim tė madh, etik nė radhė tė parė, pastaj edhe intelektual. Gjėrat e fshehta asnjėherė nuk janė njėsoj si gjėrat e hapura. Edhe artikulli mė i keq i publikuar ėshtė me njė status tjetėr nė krahasim me kritikėn e pabotuar.

    Pyetje: Ju vetė kenė qenė recenzent i disa librave qė u paraqiteshin shtėpive botuese nė periudhėn komuniste. Nuk ju tremb kjo pjesė e sė shkuarės suaj?

    Pėrgjigje: Po, kam qenė recensues pėr disa libra, madje pėr disa libra problematikė. Se cila ka qenė sjellja ime me shkrimtarėt nė atė kohė, duke pėrfshirė rolin tim si recensues, kushdo mund t’u drejtohet autorėve tė veprave qė kam recensionuar, tė cilėt, nė fakt - kėshtu ka qėlluar - nė atė kohė jo vetėm nuk shiheshin me sy tė mirė, por kishin edhe ndonjė problem me pushtetet, si: Prof. Ramadan Sokoli, Zija Ēela, Fahri Balliu, Arben Imami, Petraq Kolevica dhe tė tjerė.

    Pyetje: Do tė jetė nė pėrbėrje tė librit tuaj edhe ēfarė ėshtė trashėguar nga “ekspertimet” e Kadaresė pėr letėrsinė e autorėve tė tjerė?

    Pėrgjigje: Nė fondet e AQSH nuk ėshtė gjendur ndonjė “akt ekspertimi” nga I. Kadare. Unė nuk mund tė krijoj dokumente pėr trille tė njėrit a tjetrit. Besoj se po tė kishte pasur “viktima” tė ekspertimeve prej I. Kadaresė, kėto tashmė do tė kishin gjetur mėnyrėn pėr tė “marrė meritat”. I vetmi rast qė kam arritur tė njoh pėrsa i takon kėtij roli tė paramenduar tė I. Kadaresė lidhet me njė hetim kundėr njė poeti tė ardhur nga klasa punėtore diku nga viti 1987. Ky rast mė ėshtė bėrė i njohur nga avokat Ferdinand Doja, i cili nė atė kohė ka qenė hetues i ēėshtjes. Pėr shkak tė njė poezie tė dobėt, me njė frymė humanizmi mbiklasor, tė kopjuar nga njė revistė fetare e viteve 1930, ky shkrimtar qe akuzuar pėr “krime kundėr shtetit”. Juristi Doja, duke mos pasur bindje se ky njeri pėrfaqėsonte njė rrezik pėr shtetin, iu drejtua shkrimtarit I. Kadare pėr tė marrė prej tij njė vlerėsim me shkrim rreth poezisė. Nė kėtė vlerėsim tė Kadaresė thuhet se poezia ėshtė vulgare, pa ndonjė vlerė, dhe, mbi tė gjitha, pa asnjė shenjė rreziku politik. Pas depozitimit tė kėtij ekspertimi, ēėshtja u pushua dhe poeti minator u la i lirė. E gjithė kjo ėshtė njė histori interesante, pėr tė cilėn juristi Doja dhe shkrimtari I. Kadare mund tė ofrojnė shumė mė tepėr informacion dhe madje edhe dokumente.

    Pyetje: Edhe njė herė pėr tė drejtėn ligjore pėr botimin e kėtij libri?

    Pėrgjigje: Do tė iahte, padyshim, njė “shenjė e keqe” qė drejtori i arkivave t’i japė mė shumė tė drejta vetes se tė drejtat ligjore tė parashikuara pėr qytetarin. Por ėshtė tejet e pakuptimtė qė tė kėrkohet qė drejtori i arkivave tė ketė mė pak tė drejta se qytetarėt. Nė fakt, nė tė kundėrtėn, ekziston njė normė ndėrkombėtare e pranuar prej tė gjithėve, “droite de derrogation”, e drejta e pėrjashtimit, qė u njihet disa autoriteteve publike me ligj, sepse arkivi nuk mund tė mendohet si njė burg dokumentesh. Ndėr kėta autoritete ėshtė dhe drejtori i arkivave. Por fatmirėsisht nuk mė ka lindur nevoja dhe nuk do ta pėrdor kėtė tė drejtė.

    Pyetje: Kohėt e fundit gjithnjė e mė shumė flitet se ka “dy Kadare“. A nuk ju shqetėson fakti se ju mund t’i vini nė ndihmė Kadaresė pikėrisht nė njė ēast tė tillė?

    Pėrgjigje: Mendimi im ėshtė se nuk ka “dy Kadare“, por ka dy periudha politike qė Shqipėria i pėrjetoi nė fundshekullin e kaluar. Pjesėmarrja e Kadaresė nė jetėn politike ka qenė njė pjesėmarrje qytetare. Ai nuk u bė asnjėherė veprimtar i politikės aktive. Pra, nėse flitet pėr “dy Kadare“, njė gjykim i drejtė mund tė jepet duke iu referuar shkrimtarit Kadare. Nė kėtė rast pyetja do tė ishte mė me vend tė shtrohej nė formėn: A e ka ndėrruar lexuesin I. Kadare? Pra, a e ka nxjerrė ai nė plan tė dytė lexuesin shqiptar pėr t‘iu drejtuar njė lexuesi tjetėr, pėr shembull, lexuesit francez? Unė mendoj se nė tė dyja periudhat lexues i parė i Kadaresė mbetet lexuesi shqiptar. Nė veprat e botuara pas vitit 1990 sundon po ai etnografizėm tipik i letėrsisė sė mėhershme tė shkrimtarit, forcohet ndjeshmėria gjuhėsore e tij dhe rritet roli pasurues i fondit leksikor shqip, spikatet etnotipi shqiptar, me virtytet dhe cenet e tij, me psikozat masive dhe komplekset etnike. I. Kadare i riktheu letėrsisė sė botės shqiptare atė pėrmasė ndėrkombėtare qė i pati dhėnė Marin Barleti pesė shekuj mė parė. Pėrpjekjet “pėr tė ēmontuar“ veprėn letrare tė Kadaresė duke e ndarė nė “pjesė tė ndėrrueshme“ nė njė farė mėnyre pėrbėjnė njė atentat ndaj letėrsisė sė gjysmėshekullit tė fundit dhe pėrmasės ndėrkombėtare tė saj. Nė traditėn botėrore ka dy lloje identifikimesh tė letėrsisė: pėrmes personazheve dhe pėrmes autorėve. Pakkush kujtohet pėr Cervantesin, por tė gjithė e njohin Don Kishotin. Pakkush kujtohet pėr Hashekun, por tė gjithė e njohin Shvejkun. E kundėrta ndodh me njė letėrsi tjetėr, e cila identifikohet me emrat e shkrimtarėve. Kėshtu, flitet pėr Danten, pėr Shekspirin, pėr Dostojevskin, pėr Ibsenin, pėr Heminguejin, duke u kujtuar rrallė, bie fjala, pėr “plakun e detit“. Letėrsia shqipe e kohėrave moderne shumė shpejt do tė ndodhet para njė pyetjeje tė rrezikshme: cilėt janė heronjtė e saj, njerėzit e saj, modelet e saj. Pėrpara kėsaj pyetjeje letėrsia shqipe do tė gjendet nė kushte shumė tė vėshtira. Atėherė duhet tė ruajmė atė mundėsi qė Kemi pėr identifikimin e letėrsisė shqipe, si letėrsi e lidhur me emrat e personaliteteve tė saj.

    Pyetje: Vėrejmė se diskutimi pėr “Dosjen K” rregullisht hapet sa herė qė ka nisma politike pėr tė ndryshuar ligjet pėr dosjet e sigurimit tė shtetit. Ju ēfarė mendoni pėr kėtė?

    Pėrgjigje: Jam njohur me nismėn mė tė fundme tė njė grupi deputetėsh pėr hartimin e njė ligji tė ri pėr verifikimin e pastėrtisė sė figurės sė njerėzve tė zgjedhur. Po ashtu kam studiuar edhe projekt-ligjin. Si drejtues i arkivave tė Shqipėrisė mund tė them se jam indiferent ndaj kėsaj niste, sepse nė pasurinė dokumentare qė administrohet nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave nuk ka qoftė dhe njė dosje tė ish-sigurimit tė shtetit, nuk ka asnjė dosje hetimore apo gjyqėsore. Kėto dokumente ruhen nė arkivat e sistemit, qė varen drejtpėrsėdrejti nga ministritė. Si qytetar ja i shqetėsuar pėr abuzimet qė kanė bėrė me detyrėn pėrfaqėsues tė dy komisioneve tė mėparshme, tė cilėt kanė pasur pėr detyrė tė verifikojnė tė dhėnat pėr pretendentėt pėr t’u zgjedhur, t’ua raportojnė ato institucioneve gjegjės dhe tė heshtin. Nė fakt ata kanė bėrė tė kundėrtėn, duke mbushur Shqipėrinė me pseudonime dhe duke u bėrė organizėm dhune mbi vetė politikėn aktive. Kjo ėshtė ēėshtje e pjekurisė qytetare tė njerėzve tė zgjedhur, qė detyra u jep tė drejta mė shumė se tė tjerėve, por kur detyra del nė publik kjo bėn efektin e kundėrt.

    Pyetje: Nuk mendoni se ka njė analogji edhe “Dosja K” me kėto raste?

    Pėrgjigje: “Dosja K” nuk ėshtė njė dosje, por njė titull libri, tė cilin, pėr hir tė sė vėrtetės, e quajti kėshtu pėr herė tė parė gazeta “Shekulli”. “Dosja K” mund tė quhej edhe “Kadareja dhe kritika e fshehtė”, dhe njė pjesė e mirė e kundėrshtuesve, e atyre qė kanė frikė thjesht nga termi “dosje”, mbase do tė kishin heshtur. “Dosjen K” nuk e ka bėrė ish-sigurimi i shtetit, por administrata e lartė partiake dhe institucionet e saj. Nė njė kuptim, “Dosja K” ėshtė njė dėshmi e luftės sė ftohtė nė Shqipėri nė plan tė brendshėm. Prandaj ēdo ngjashmėri ėshtė e paqenė.
    wrong verb

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •