Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 58

Tema: Fabula

  1. #1
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Cool Fabula

    Qentė

    Qentė po rishkruajnė historinė,
    Se shtrembėrimin qė nis me fjalinė:
    ... thanė qentė njėherė...,
    E paskėsh shkruar njė derr.
    wrong verb

  2. #2
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Dhia

    Shumė ditė prej ditėsh,
    Siē ndodh me ē’mbart gjithėsia,
    U shter e u shterp dhia,
    Patjetėr – tha – fajin ma ka tagjia.
    wrong verb

  3. #3
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Kopertoni

    Tė zgjidhnin kujt i dėgjohej fjala
    Nė njė vend me rrangalla,
    U mblodhėn nga gjithė mėhalla
    Dhjetra raqe tė rralla.

    S’ka dyshim qė mua mė dėgjoni, -
    I pari nis tė flasė kopertoni, -
    Kėtė nuk keni pse e diskutoni,
    Nė daēi provoni e mė shponi.
    wrong verb

  4. #4
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    D D, shpresoj te postoni me shume fabula te tjera.
    Nuk 'ngopem' se lexuari.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 29-08-2004 mė 11:59 Arsyeja: Shkruani shqip
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  5. #5
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    tė promise...
    wrong verb

  6. #6
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Kapak Kandilshojtėsi dhe Gishti i Madh

    Vite e vite mė parė nė njė qytet tė vjetėr sa s’mbahej mend e qė askush nuk dinte ta tregonte nė hartė, banorėt vendosėn tė ndriēonin rrugėt e pėrbashkėta me kandilierė.
    Hekurin e kasave tė kandilierėve e rrahėn farkėtarėt, xhamat i solli paria prej Venetikut, ullirin pėr vajin e mblodhi vegjėlia, ndėrsa gratė torėn fillin e bėnė fitilin. Gurgdhendėsit i fiksuan kandelierėt nė qoshe tė ēdo rruge, nė parmakėt e urave, nė hyrje, nė qendėr e nė tė dalė tė qytetit.
    Tė gjithė ndjeheshin tė gėzuar e tė ndriēuar edhe kur nata e tyre ishte pa hėnė e yje. Ata kishin kandilat qė digjeshin heshtur nė kandeliera. Tė dilje rrugėve tė kalldrėmta ishte njė kėnaqsi. Fėmijėt zgjatnin orėt e lojės, tė dashuruarit orėt e kėngėve, puntorėt nxitonin tė mos linin punė pėr tė nesėrmen, amvisat tė gjenin pak prehje.
    Por mė i gėzuari nga tė gjithė ishte Nacuku. Oh, Nacuku gėzohej si tė gjithė pėr dritėn, por gėzohej dhe sepse bashkėqytetarėt e tij i kishin gjetur punė. Ai duhet tė ndizte kandilat me tė rėnė muzgu dhe ti shuante sipas kohės dhe motit natėn vonė. Pėr Nacukun qė kurrė nuk kishte lexuar njė libėr deri nė fund, qė prej Abetares, kjo ishte e vetmja punė qė mund tė bėnte. Tė ndizte kandilet kur i theshin e ti shuante po ashtu.
    Kishin kaluar ditė qė kur Nacuku ndizte dhe shuante kandilat nėpėr rrugėt e qytetit qė nuk e tregonte dot njeri nė hartė. Gjithēka rreth tij e ndjente gazmendin e plakut nė ndezjen e ēdo kandili tė ri, gazmend aq i madh sikur tė ndizte vetė yjet e qiellit me dorė, e gėzohej pėr atė...
    Por, Kapaku i vogėl me tė cilin Nacuku shuante kandilat nxinte prej mėrisė dhe inatit. Ai ndjente dorėn e plakut tė dridhej kur shuante kandilat, e nuk mund ta duronte dot poshtėrimin kur Nacuku e hidhte nė torbė si send pa vlerė, apo e ngucte nė xhep me ata gishtat kokėtrashė. “Sa tė erret, sa tė erret, pa ja u tregoj unė kandila tė mallkuar. Kam pėr t’ja u shtypur kokėn, kam pėr t’ja u shkulur flokėt e flaktė, do tė mė shihni. Natė kam pėr ta bėrė gjithė qytetin.”
    Dhe Kapak Kandilshojtėsi nxihej sa nga brenda prej hakmarrjes dhe nga jashtė prej dufit qė shfrynte. Sa herė qė Kapaku turfullonte e numuronte flakėzat e shuara Gishti i Madh i dorės sė Nacukut, psherėtinte, “eh, eh...” ose lėshonte “ah!” plot dhimbje.
    “Po ti ē’ke qė rėnkon kėshtu” i thotė Kapaku, ty s’po tė ngacmon kush, “bile, ti duhet tė mė ndihmosh sa ti zhdukim nga faqja e dheut flakėzat e kandilave, kandilat me gjithė kandiliera.”
    “Po tė tregoj historinė time” i foli Gishti i Madh Kapak Kandilshojtėsit. “Ka ndodhur kur Nacuku ishte fėmijė e prindėrit e dėrguan nė shkollė. Unė isha me i ri se sot por pėrsėri isha Gishti i Madh. Kur binte muzgu, atje pranė dritares ku prindėrit e vinin tė mėsonte Nacukun, ndiznin njė qiri pėr dritė. Sytė e Nacukut lėvrinin mbi shkronja, mendja e tij rrihte aty, sytė pėrpinin, goja pėrsėriste, veshėt tė ngrehur dhe gjithė gishtat e tjerė tė zėnė kush duke mbajtur librin e kush duke shfletuar. Vetėm unė nuk bėja asgjė. Unė isha i madhi, kisha lindur vetėm pėr tė trashėguar e numuruar pasuri. E pse tė mos e them, mė mungonin dhe gjithė ato lojrat e kalamajve, kokė a pil, me kopaca e plot tė tjera qė luhen me gishtin e madh. Qė kur Nacuku nisi mėsimet nuk kishte mė lojra. Dhe unė atėherė, si ti sonte, shuaja gjithė mllef flakėn e qiririt e thosha po fjalėt qė thua ti.”
    “E ē’e keqe tė ka gjetur ty nga kjo?” nuk e la mė tė moralizonte Kapaku.
    “Tė dogji, ndaj mė ndėrpreve” ja ktheu qetė Gishti.
    “Ti e di qė mua nuk mė djeg ,” nuk lėshoi pe Kapaku.
    “Atėhere dėgjomė mua si mė ka djegur,” kėrkoi Gishti.
    “Po dhe fėmija e di se njė flakė qiriri nuk e djeg dot gishtin, pėr mė tepėr ty tė madhin” dhe Kapaku e zgjati a-nė plot ironi.
    “Vėrtet nuk mė digjte kur e shuaja,” pranoi Gishti, “por mė dogji mė pas, dhe ja si.
    Shuaj e shuaj tė vetmen dritė qė ndriste Nacukun, dhe ai mbeti i pashkollė, i paditur, aq sa ja, mė nė fund njerzit i gjetėn njė punė, tė ndezė e shuajė kandilat.”
    “Po kjo ėshtė punė e ndershme” kėrceu Kapaku sa gjeti rastin, "ē’ka pėr turp kėtu."
    “Eh,” rėnkoi Gishti, e mbas njė heshtjeje vijoi, “sot kur po i jepnin pagėn Nacukut i thanė tė firmoste, por ai as emrin e tij nuk shkruante dot. Mė lyen mua me bojė e mė vunė nė vend tė firmės. Mė nxinė faqen, nuk jam ndjerė kurrė nė jetėn time mė keq. M’i vari supet faji. E kur tė shoh tė hakėrrohesh e tė shuash dritėzat, ndjej tė mė sėmbojė pėr to, dhe pėr ty qė nuk e kupton ē’bėn”.

    Dhi ende
    wrong verb

  7. #7
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    "Kapak Kandilshojtesi"
    Me shkrin, D D.

    Me pelqeu shume kjo. Me kujton pak "Perrallat e Rruges Broka," (nje titull i tille, me nje bretkose ne kapak).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 29-08-2004 mė 12:00 Arsyeja: Gjuhe e huaj
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  8. #8
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Shqiponja e malit dhe Koqja e kafese

    "Kot je ti Shqiponja e malit,
    simboli i vjeter i shqiptarit;
    ai mua ne goje me ka prej mengjesit"
    foli Koqja e kafes si shpina e buburrecit.

    Bile, sa per te ta kujtuar
    me ngjyren time te kane emertuar;
    ti je vecse nje shqiponje boje kafe,
    mua me duan me shume, s'ka llafe.

    Flet Shqiponja e malit e menduar:
    "Te falur jane e ne pacin gabuar,
    por bojrat ne kete jete vijne e shkojne,
    kohrat jane ato qe perjetrrojne,

    ne to une jam simboli i flamurit,
    prijsi dhe mbulesa e djalit dhe e burrit,
    ti mbetesh vetem shtampa e thesit
    dhe ngjyre shqiponje nuk mund ti themi vesit!
    wrong verb

  9. #9
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Cinxrat dhe milingonat

    Ne nje koopertive shembullore
    cinxrat ishin zyrtare, milingonat fshatare.
    Ishte kohe korrjesh, dite pervelimi,
    shihni se c'ndodhi gjate nje raportimi.

    Cinxrat urdheruan raportoni qe me pare
    ju milingona e dini sa grure ka ne are!?
    Milingonat u gjegjen se ishte me mire,
    kur te magazinonin c'kishin shire.

    Atje lart sihariqin priste buzeziu,
    dridheshin cinxrat "u vonuam na griu";
    Ndaj nxorren nga sirtari nje shifer te thate
    ja derguan shefit te nesermen me nate.

    Nderkohe, hem... natyra ashtu deshi,
    ne ara t'ja befte shiu, rrebeshi,
    e qane milingonat hajde bir o biro,
    i gjithe prodhimi mbeti kashte, shkoi firo.

    Por me kaq rrefenja nuk eshte e tera,
    se dolen cinxrat mashtrues nga vera,
    dhe thane: milingonat dembele na turperuan,
    pllanin e grurit nuk e realizuan.
    wrong verb

  10. #10
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Pėllumbi dhe Mielli

    Filloi Pėllumbi me degėzat e ullirit
    Tė ndėrtojė folenė nė pullazet e mullirit.
    T’u falsha – mėrmėriti mullixhiu, - mė kėnaqe;
    Dėgjoi Mielli dhe ju drodh buza nėn mustaqe,

    “Ke ardhur - i tha Pėllumbit - tė mė rrėmbesh lavdinė
    Se duket, ja, mė ke marrė dhe bardhėsinė,
    S’di ē’ju duhen njerėzve glasat e tua,
    Kur jeta e tyre varet krejt nga mua."

    Ja kthen Pėllumbi mes degėzave me fletė:
    "Nė s’e di kėtė s’di gjė nga kjo jetė,
    Nė ditė tė liga unė ju sjell njerėzve paqe,
    Ti pėrngahera ju rėndon paēe e barqe."
    wrong verb

  11. #11
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Kriēi olimpik dhe derri i kėnaqur

    Pėrditė stėrvitej kriēi ndėr lėndina
    Tė shkonte nė olimpiadė pėr dafina,
    Ashtu e sheh njė derr qė hante lende
    S’u lodhe kriē? – e pyet – mjaft rende!?

    Synoj - thotė kriēi – tė fitoj kurorėn
    Pėr dy orė tė zė i pari Marathonėn!
    Se kuptoj – thotė derri - mundin pėr njė degė
    Pėrreth kemi dafina breg mė breg.
    wrong verb

  12. #12
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Bufi largpamės

    Ē’na gjeti, ē’na gjeti,
    Bufi nėn mollė na mbeti.
    Po pse? – kur i thonė,
    Dėgjoni ē’shpejgon:

    Adami e hėngri i pari,
    Po tė gjithve na bėri.
    Tė dytit i ra Njutonit,
    Qė nxorri ligjet qė s’kuptonit.

    E di se jam mėndjehollė
    Dhe tjetri do jetė nėn mollė,
    Ndaj atje rri, tė jemi i treti,
    A s’jam larpamės prej vėrteti!?
    wrong verb

  13. #13

    Me kutin e Bigllės

    Udhės sė Bigllės ēapitej karvani
    ngarkuar pėlhura frėngu e allemani
    nė krye shkon kaluar i zoti korēar tregėtari.
    Udhėn ia pret ēeta komite
    me musteqet rreth veshit e pushkėt evgjite.
    Hapi defterin korēar tregėtari
    e nxuarė zėn’ e hollė si fije bari
    -Ēfarė kėrkoni o tė uruar?
    Taksėn e pagova herėn e shkuar.
    -Mos u dridh o tregėtar korēar
    napolona nuk duam e as gjė tė gjallė.
    Kapidanit fustanella i ėshtė bėrė e vjetėr
    duam ca pėlhurė t’i qepim njė tjetėr”.
    I lehtėsuar mori frymė tregėtari pe Korēe
    i erdhi prapė boja se ishte mekur
    me vrap nxori kutin nga xhepi i qostekut.
    -Mos u bėj merak o korēar tregėtari
    se kemi kutin qė mban kapidani.
    Na nxuarnė komitėt njė hu me pashė tė gjatė
    kute tepėr s’ morėn veē sa pėr njė fustan.
    Vazhdoi udhėn korēari me mushkat zbrazur
    nė mendje veē hesape dhe xhanin e marazur.
    -Ah mor kut o kut i Bigllės
    qė mbathe me brekė gjysmėn e krahinės!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 29-08-2004 mė 02:54
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  14. #14
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Kete ma derguan nga korca, jo shume kohe me pare. Autori preferon te jete anonim.

    DUHET TA KESH NE GJAK

    Ujku hyri ne tufe dhe e shqeu delen perpara syve te dashit. Dashi ngriti koken dhe mermeriti:

    "Zot, kur emrin dash ma thirre
    Dhe me bere buze dele
    Pse s'me dhe dhembe egersirre
    Qe ujkun ta bej fertele?"

    E degjon ujku dhe i thote:

    "Zoterote e provojme
    Qysh tani dhembet i nderrojme
    E qe ta ndiesh veten me dhembe
    Po te jap edhe lekuren."

    Ne vend u be nderrimi
    Dhe ja nisi dyluftimi
    Turret ujku si rrufe
    Dhe e shtrin dashin perdhe`

    "More vesh o buze dele
    Si cerrma ti zuri kembet?
    Kam gjakun qe te bej fertele
    Jo lekuren apo dhembet"
    Summertime, and the livin' is easy...

  15. #15
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Preshi dhe gėrneta

    Sa u gjendėn tok njeherė
    Njė presh i zier
    Dhe njė gėrnetė e thyer
    Ja nisėn: Kush ishte mė i vyer?

    Je thyer mėdysh gėrnetė,
    S’nxjerr dot njė tingull tė shkretė,
    Unė s’kam krenarinė mashkullore
    Por kam ama vlera ushqimore.

    Po ti o presh je tjetėrsuar
    Dhe medet, ē’rruge ke pėr ti shkuar,
    Vėrtet unė e humba tingėllimėn
    Por ruaj ama substancėn – vrimėn.
    wrong verb

  16. #16
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Nė po atė gozhdė

    Njėherė e njė kohė, shkoi Lakuriq Nata tė blinte njė pikturė nė ankandin e ekspozitės “Pikturat e kohės.” Fluturoi e fluturoi por nuk po i ndali mendja tek asnjėra, ndaj u var sipas zakonit tė fisit me kokė poshtė nė tavan.
    “Zot i madh! Brilante!” – prej aty, kokėposhtė, ai shqoi njė pikturė tė mrekullueshme titulluar “Pamje nga ferma” tė cilėn pa hezituar e bleu. Pastaj gjithė qejf shkoi dhe e vari nė hyrje tė fermės sė tij nė njė vend qė mund ta shihte kushdo sa herė hynte. Piktura me inicialet e kaligrafuara “fnq” majtas-lart u admirua nga gjithė banorėt e fermės.
    Shkuan shumė kohė deri kur nė fermė, pėr tė pikturuar disa punė, ja mbriti piktor Bufi me gjithė veglat e veta. E para gjė qė pa piktor Bufi sa zbriti ishte njė piktura e tij varur nė hyrje por me kokė poshtė. “Zot i madh! Injorantė!” shfryu piktor Bufi dhe njė ta kthyer pikturėn drejt nė po atė gozhdė.
    Nė mesnatė duke u kthyer pėr nė fermė Lakuriq Nata sheh se njė krah i padukshėm e kishte kthyer pikturėn e tij me kokė poshtė. “Ē’injorantė!” – shfryu Lakuriq Nata dhe njė tė kthyer pikturėn drejt nė po atė gozhdė.
    Mbas mesnate piktor Bufi vendos tė fluturojė njėherė rreth e rrotull por duke dalė sheh se njė krah i padukshėm e kishte kthyer pikturėn e tij me kokė poshtė. “Ē’injorantė!” – shfryu Bufi dhe njė tė kthyer pikturėn drejt nė po atė gozhdė, e njė tė ngjitur njė shėnim nė krah: “Ju lutem, mos e ktheni pikturėn time me kokė poshtė! Buf.”
    Atė mbrėmje, sapo del, Lakuriq Nata e vė re pikturėn e kthyer me kokė poshtė dhe shėnimin krah saj. “Ē’injorantė!” shfryu Lakuriq Nata dhe njė tė kthyer pikturėn drejt nė po atė gozhdė, njė tė hequr shėnimin e piktor Bufit e njė tė ngjitur shėnimin e tij: “Ju lutem, mos e ktheni pikturėn time me kokė poshtė! Lakuriq Nata.”
    Mbas pak del dhe piktor Bufi, vė re pikturėn e kthyer me kokėposhtė dhe shėnimin krah saj. “Ē’injorantė!” shfryu Bufi dhe njė tė kthyer pikturėn drejt nė po atė gozhdė, njė tė hequr shėnimin e Lakuriq Natas, njė tė kryqėzuar flatrat e njė tė pritur tė shihte atė qė i kthente pikturėn me kokė poshtė.
    Lakuriq Natan nuk e zinte ajri, se mos pėrsėri ja kthenin pikturėn e tij me kokėposhtė, ndaj u kthye shpejt, dhe pa atje ngrefosur njė Buf, qė ja kishte kthyer pikturėn e tij me kokėposhtė e i thotė:
    - Kush je ti qė kthen pikturėn time kokėposhtė?
    - Kush je ti qė kthen pikturėn time kokėposhtė?
    - Jo, kush je ti qė kthen pikturėn time tė mrekullueshme kokėposhtė?
    - Jo, kush je ti qė kthen pikturėn time tė mrekullueshme kokėposhtė?
    - Unė pyeta i pari, pėrgjigju!
    - Mirė pra, mėso se unė jam piktori i kėsaj pikture, Bufi, ja lexoje nė qoshen djathtas poshtė, tani mė thuaj ti kush je, qė e kthen pikturėn time me kokėposhtė.
    - Mirė pra, mėse se unė jam pronari i kėsaj pikture, Lakuriq Nata, - dhe njė tė kthyer pikturėn drejt nė po atė gozhdė, dhe i thotė Bufit – dhe lexo nė qoshen majtas lart inicialet fnq tė piktorit tė pikturės sime.
    - Kjo ėshtė piktura ime e mrekullueshme dhe drejt varet kėshtu – tha Bufi e njė ta kthyer pikturėn drejt nė po atė gozhdė.
    - Kjo ėshtė piktura ime e mrekullueshme dhe drejt varet kėshtu – tha Lakuriq Nata e njė ta kthyer pikturėn drejt nė po atė gozhdė.
    Vazhduan kėshtu pėr gjithė natėn sa prishėn qetėsinė e banorėve tė fermės, tė cilėt njėri pas tjetrit filluan tė dalin, e tė pyesin secili me gjuhėn e vet “Ē’bėhet kėshtu? Ē’bėhet kėshtu? Ē’bėhet kėshtu?” pambarim.
    Lakuriq Nata dha variantin e tij. Piktor Bufi dha variantin e tij. Kafshėt e fermės vendosėn qė tė mblidhen e tė gjejnė njė zgjidhje pa praninė e palėve, Lakuriq Natas dhe piktor Bufit.
    Nė mbledhjen e parė me unanimitet u pranuan:
    Sė pari, piktura “Pamje nga ferma” ėshtė e mrekullueshme.
    Sė dyti, pėrderisa palėt, si Lakuriq Nata ashtu dhe piktor Bufi, e varin pikturėn nė po atė gozhdė, mbetet tė zgjidhet vetėm kush ėshtė pozicioni “drejt” dhe kush ėshtė pozicioni “kokėposhtė” i pikturės “Pamje nga ferma”.
    Mirpo qė nga mbledhja e parė kanė kaluar qindra, mijra, mbledhje tė tjera dhe kafshėt e fermės ende nuk e kanė zgjidhur kush ėshtė pozicioni drejt i pikturės “Pamje nga Ferma”. Nė fermė vazhdojnė tė dėgjohen pėrnatė zhurma tė frikshme qė s’janė gjė tjetėr vetėm se kthimi i pikturės sė mrekullueshme drejt nė po atė gozhdė.
    Jeta e kafshėve tė fermės ėshtė kthyer nė ferr tė vėrtetė, kryetar Gjel Kikiku i thėrret mbledhjet qė pa gdhirė, zėvendėskryetar Gomar Pėllima ju jep nga njė pushim tė shkurtėr nė drekė, ndėrsa sekretare Kukuvajkė Kukuja si lė rehat duke i pyetur “Ku ku, ku ku, ku ku?” Dhe sapo ata bien tė flenė, ... gėrrrr, Lakuriq Nata vendos pikturėn drejt nė po atė gozhdė , ...ggggėr, Bufi vendos pikturėn drejt nė po atė gozhdė, ja mbani vesh, ... gėėėėr...
    Ju po gėrhisni? Lum si ju...
    Por, kafshėt e fermės prej atėhere jetojnė tė hidhėruara.
    wrong verb

  17. #17

    Thumbs up

    Ah s'te lene as te ikesh.
    Shume e forte kjo DD
    Kerkoj leje per ta vazhduar.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  18. #18
    D. D

    .

    Nėse do tė tė heshte tė shkruarit ndonjė ditė, di ishte vėrtet mėkat.

    Tė pėrshėndes

    Elna.

  19. #19
    Citim Postuar mė parė nga arun
    o elna ketu qenke ti kur paske ardhur ????
    Kėtu isha Arun. Nga diferenca pesėmbėdhjetė minutėshe e postimeve i bie tė isha kėtu tė isha kėtu e pastaja tė kishe ardhur ti, por gjithsesi kjo nuk ka shumė rėndėsi pėr tėmėn. Rėndėsi ka qė kėsaj teme ju mungua respekti.

    Elna.

  20. #20
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    DD, kur them une qe di do vrare, ti nuk me beson

    Laraskes i eshte mbushur mendja top qe injoranca eshte muze frymezimi, madje ngul kembe si mushka qe ti ngrihet nje kult.

    ps. kam qeshur me ze andej nga fundi, sidomos me hierarkine (lol)
    Summertime, and the livin' is easy...

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fabula dhe gazmore
    Nga Xhexho nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 18-01-2010, 10:49
  2. Henri MICHAUX ( Fabula origjinash)
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-05-2009, 19:44
  3. Ezopi (Aesop)
    Nga Zana e malit nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 12:59
  4. Astrit Cerma - poema & fabula
    Nga Leila nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2004, 14:37
  5. Disa fabula me spec! - Denku
    Nga shigjeta nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 02:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •