Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 58

Tema: Fabula

  1. #41
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Shih ē’kėrcell – dhe ju pozua pistilit,
    Lulja mė e bukur e trėndafilit.
    Qeshi pistili dhe i foli mekėt:
    Dhe ti tė verdha i paske ... thekėt.



    Korbi, laraskat dhe kastorėt

    Korbi i kohės sė La Fontenit
    Pėrgjon kastorėt qė prej plepit;
    Befas, piskat majė krahut:
    Shihni ēdo ti bėj kėtij ahut!

    Nė tufė laraskat bėjnė “ua?”
    Korbi rrėzoi pėrdhe njė ah!
    Sa trim i fortė, a-pa-pa
    Vetėm sa i kraku “krra.”

    Zbardhin dhėmbėt, bėjnė me dorė
    Qė nga poshtė disa kastorė:
    Bremė dhe rrapet mė tė trasha,
    Premjen mos na bėni hasha.

    Korbi bėn sikur s’kupton,
    Rėndė ngre bishtin, fluturon,
    Thellė pyllit ku s’ka dritė,
    Pėr laraskat ai ėshtė mit.



    N’katun tem tuj firshllye

    N’katund tem tuj firshllye
    Qent m’sulen par me m’shqye.
    “Ndal oj buēe, e, ndal, or qen!
    N’udh t’madhe pse m’len?”

    Angllin njaj qen bir buēe,
    Gjuhen nji pllamb t’kuēe:
    “Firshlle porsi yni Zot,
    Mos t’t’gjujm jet e mot.”

    Por un ē’kur kam kcy prej djepit
    Firshllej veēse prej qejfit;
    Dorn shpejt e ēoj nė shkop
    Ē’qen t’avitet me ja ngop.




    Le tė mos flasim skiē

    Le tė mos flasim skiē
    Ujku e hėngri njė viē,
    Ndaj donte qė aromė
    Mos gromsinte bar tė njomė.

    Kėshtu, Ujku i ngopur-
    I zgjuar, s’kish shokun-
    Merrte vesh nga guzhina-
    Nisi tė hante ... dafina!?

    Tek Lajmet nga Lėndina,
    Ujku ha dafina! – ballina!?
    E kishte kapur nė foto njė Dac
    Qė ja shkrepte si paparac.

    E pa ēobani dhe bujku,
    E pa dhe e besoi vetė Ujku,
    ... qė sa piu ujė tek kroi,
    Nga uria, katėr deshinj ēaploi.

    E do zakoni andej nga ne
    Zjarrit ti shtohet njė urė e re:
    Fotoja kurrė tė mos besohet,
    Koha as ngrin, as fiksohet.



    Graniti dhe dinamiti

    Ra prej malit nė luginė
    Pa u thyer asnjė grimė;
    Aq i fortė ishte graniti
    Sa gjithė botėn e ēuditi.

    Me vare edhe qysqi
    Se gurė donte pėr shtėpi,
    Nisi qė ti bjerė robi,
    Deri sa shkėmbi e lodhi.

    Ky graniti kėtė priti
    E me zė tė lartė buēiti:
    Punove njė ditė tė tėrė,
    Robo, hape veē njė vėrė.

    Robi iku i menduar,
    Fshihu djersėn e kulluar
    Dhe kur dielli tokėn ndriti
    I futi njė kallėp dinamiti.

    Kokėtrashė je o njeri,
    Ti s'me ēave me qysqi,
    Ēdo mė bėjė dinamiti?-
    Fjalėn e fundit tha graniti.

    Se kallėpin e zuri xixa
    Gurė e pluhur nėpėr driza,
    Sado i fortė tė jetė graniti
    I gjendet dinamiti.
    wrong verb

  2. #42
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar mė parė nga Diabolis


    N’katun tem tuj firshllye

    N’katund tem tuj firshllye
    Qent m’sulen par me m’shqye.
    “Ndal oj buēe, e, ndal, or qen!
    N’udh t’madhe pse m’len?”

    Angllin njaj qen bir buēe,
    Gjuhen nji pllamb t’kuēe:
    “Firshlle porsi yni Zot,
    Mos t’t’gjujm jet e mot.”

    Por un ē’kur kam kcy prej djepit
    Firshllej veēse prej qejfit;
    Dorn shpejt e ēoj nė shkop
    Ē’qen t’avitet me ja ngop.
    Bukur, bukur ...diabolis, por po qe se thua " por un ē'kur kam kcy prej djepit" atehere thuaj ēen , jo qen.

    Kenaqesi te te lexoj perseri.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #43
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Burrat e dheut

    Nė Tiranė nė njė qymez
    Na u mblodhėn nė tryezė,
    Majtas gjelat dhe kaposhat
    Djathtas kikikat dhe kokoshat.

    Rendi i ditės: Gjetja e kėndesit
    Qė kėndon ardhjen e mėngjesit.
    Shpejt ju vu pika njė pike
    S’bėn pėr pulat kjo punė fisknike,

    Pulat duhet tė bėjnė vezė,
    Kush nuk bėn tė bėjė pekmez.
    Kur kaluan nė kandidaturat
    Mė aventurė se nė aventurat.

    Njė gjel u vetėshpall kėndes
    Njė kokosh nisi gjes-gjes,
    Njėra palė solli njė listė,
    Pala tjetėr tha: Tė pistė!

    Morri sherri keq u ndez,
    Larg i ndenjėn shpend e shpezė,
    E kur u duk se puna ngeci
    Thirrje gazi nga koteci.

    Konsesus ju dha njė teze
    Kėndes njė i padalė prej veze;
    Po tu hodhėn do pula streni
    Si ta njohė bota? Se njeh vendi!

    E ē’i gjeti pikė e zezė
    Duhej votuar gjer mė pesė,
    Ndryshe pula nga furiku
    Do kakarisė por ki-ki-kiku.

    Mbretėronte heshtje varreze
    Rreth kutisė me xham pa beze,
    Ka vendosur njėra palė
    Do votojmė dalė ku tė dalė.

    Pala tjetėr vrap nė Pezė
    Se kish frikė ndonjė bilmez,
    Si pa dashje lyente rrotėn
    Pėr bardhoshin jepte votėn.

    Akrobatė mbi trapezė
    Ca nė Pezė e ca nė Prezė,
    Nė piruetėn e zakonshme
    Zgjedhje tė Jashtėzakonshme.

    Ta lenė popullin pa mėngjes
    Statistikė dhe kėtė kėndes,
    Qė vetė tė mburren majė plehut:
    Na shihni ne, burrat e dheut!
    wrong verb

  4. #44
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Ndodhi

    Ja qė ndodhi! Po si ndodhi?
    Rrebeshi i shiut kur rrodhi
    Shqiponjės i prishi folenė;
    Dhe shqiponja la atdhenė.

    Veē nga retė zihej dielli,
    Pa simbol kish mbetur qielli,
    Me shqiponjėn nė arrati
    Mbretėronte njė zymti.

    U mblodhėn shpend e shpezė,
    Pėrjashto klloēkat mbi vezė,
    Njė korrent ajri tė gjenin
    Qė shqiponjėn tė kthenin.

    Shumė u tha nė kuvendim
    Derisa doli si vendim:
    Folenė e saj tė rindėrtonin
    Pastaj shqiponjėn tė ftonin.

    Harabela, pėllumbesha,
    Faqekuqka, lauresha,
    Mbushėn sqepat bar tė thatė,
    Fluturuan ... por sa lart ...

    Sa lart qė rronte shqiponja,
    Kush tė shkonte s’qe e zonja.
    S’kam fole fare – i shfajsoi qyqja-
    Dy ka lejleku, dy dallėndyshja.

    Rrahu flatrat paf e puf
    Dhe mėdyshjet mėnjėshi njė buf:
    Mos ja ndėrtojmė nė majė
    Por mes nesh nė rrungajė,

    Ku kemi foletė dhe ēerdhet
    Ku bollėku lumė derdhet ...
    Skifteri qė nė ajėr e kapi:
    T’ja ndėrtojmė me degė rrapi.

    Pėr fillim, kur foleja u bitis
    Dukej si tė ishte drizė.
    Pėr vazhdim, kur u ul nė tė,
    Shqiponja u ankua: nuk mė nxė!

    Pėr mbarim, qukapiku ēukitjen ndal
    Dhe jep t’fabulės moral:
    Fole pėr shqiponja
    Ndėrton vetėm shqiponja.
    wrong verb

  5. #45
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Te them se me pelqen (mendja jote)
    s'eshte tamam ajo qe dua te them.
    Duhet te gjej nje fjale qe nenkupton dicka me shume se pelqesen....
    macia!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  6. #46
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Pėrmbys mbi letra njė vit e ca,
    Shkroi romanin Kashta e Kumtrit njė ka.
    Nė promovim, foli kritike lopa nė foltore:
    Njė kryevepėr! Me vlera tė larta ushqimore...
    wrong verb

  7. #47
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    E kuptoi se po e rrisnin pėr mish,
    ndaj hyri nė grevėn e urisė njė viē.
    Sa dėgjuan kėtė i guakėn bretkoskat:
    Tani o viē do tė tė bluajnė dhe koskat.
    wrong verb

  8. #48
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Nė teatėr perdja ra!
    Nė skenė u shfaq njė ka
    Nė dyluftim lopėt nxiti
    Brirėt nė ballė ua ngjiti!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fjollat : 27-11-2007 mė 06:39
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  9. #49
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Ujku,Qengji dhe Bleta
    Ju te gjithe e dini ate perrallen e vjeter:
    ujku itha qengjit "Ujin ma turbullove,
    prandaj sot vendosa te te ha patjeter".
    -Jo, u pergjigj qengji,ti ndoshta gabove
    une pi perposh,zotrote je lart.....
    Atehere u hodh bisha-Mos keni qene vjet?
    -Jo, kam lindur sivjet..
    Do te kete qene yt tate,
    dhe e shqeu shpejt qengjin e ngrate..
    Sillet dhe tani ujku grabitqar:
    -Qengj, ma turbullove ujin perseri.
    -Perposhte pi,dikur si im vella.
    -Leri arsyetimet kam uri..
    U mat ti hidhej,por nje pushke krisi
    qe bishen ne gremine bitisi!
    Bleta qe kulloste mbi nje lule blini
    nga skena qe pa nxori kete moral:
    "Ne bote u dashka bindja, arsyetimi,
    por dhe pa pushke s“u dilka ne mal".

  10. #50
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Tė nderuar Zotėrinj dhe Zonja
    Vini re kėto shkronja
    Bulevardeve kur kaloni
    Koburen nė shtėpi mos e harroni

    Nė kopėshtin zoologjik ndodhi njė "havari"
    Prandaj mė mirė mbylluni nė shtėpi
    Se njė ujk nga kafazi ka dal
    Edhe qyteti ėshtė bėrė mal...
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fabula dhe gazmore
    Nga Xhexho nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 18-01-2010, 10:49
  2. Henri MICHAUX ( Fabula origjinash)
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-05-2009, 19:44
  3. Ezopi (Aesop)
    Nga Zana e malit nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 12:59
  4. Astrit Cerma - poema & fabula
    Nga Leila nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2004, 14:37
  5. Disa fabula me spec! - Denku
    Nga shigjeta nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 02:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •