Te bukura te gjitha , por ajo e ujkut dhe dashit ishte shume e bukur .
Te bukura te gjitha , por ajo e ujkut dhe dashit ishte shume e bukur .
Faleminderit pėr pjesėmarrjen Sokoli, Elna Durrėsi, Arun, Cupke_Pe_Korce, Taulant _NYC.
Sokol, lejėn e ke me pashė.
wrong verb
Plani
Vetėm ideja se piktura mund tė qėndronte e varur me kokė poshtė atje nė njė cep tė humbur tė fermės mjaftonte ta linte gjithė ditėn pa gjumė Puf Biktorin. Atė natė u ēua qė pa ngrysur mirė me njė ide brilante nė kokė. Mori ēarcafin e krevatit dopjo dhe e shndėrroi nė njė telajo sa i gjithė muri ku qėndronte piktura. I hyri punės gjithė natėn, me puplat e kokės tė shpupurisura, dhe si Diego Riveira pikturoi krejt murin me gjithė ēmbante nė kurriz: priza e ēelėsa elektrikė, varėsen e rrobave, si dhe njė sahat me lavjerrės. Kurse tablonė me pamje nga ferma qė varej nė mes tė murit e pikturoi me kokė poshtė ashtu si ishte mėsuar ta shikonte Nakuriqi i Latės. Pasi e pėrfundoi vendosi tė presė sa tė zbardhej, tė shkonte fshehurazi nė mes tė ditės kur Nakuriqi flinte, e ta vendoste pikturėn e tij tė re me kokė poshtė nė krejt faqen e murit. Bile edhe firmėn nė tė e bėri ashtu si mendoi se mund ti dukej Nakuriqit, QNF. Thelbi i idesė qėndronte nė shpresėn e tij se Nakuriqi i Latės duke e parė gjithēka prej tavanit me kokė poshtė do tė ēorientohej dhe do ta kthente krejt pikturėn-mur nė funksion tė kėndvėshtrimit tė tij. Kėshtu, mė nė fund, Nakuriqit do ti dukej shtėpia normale e po ashtu dhe tabloja me pamje nga ferma Biktor Pufit.
Plani tjetėr
Nakuriqin e brente mendimi se i gjithė moskeqkuptimi mund tė rridhte nga fakti qė Pufi nuk kishte ecur ndonjėherė nė tavan. Edhe Nakuriqi do e kishte ngrysur gjithė ditėn pa gjumė sikur tė mos i kishte ardhur ideja brilante qė tė shtronte krejt dyshemenė me pasqyra. Nė kėtė mėnyrė Puf Biktori jo vetėm qė do tė kundronte veten e rrjedhimisht tė rregullonte puplat e shpupurisura prej artisti por dhe do tė kishte mundėsinė tė shijonte se ēfarė do tė thotė tė ecėsh nė tavan. Keshtu e ngrysi gjithė ditėn dhe Nakuriqi duke nxjerrė mobiljet nga salloni e duke shtruar dyshemenė me pasqyra. Mobiljet pėrtonte ti gozhdonte me upa kėshtu qė nuk i futi pėrsėri brenda por e la krejt dhomėn bosh.
Rezyme
Nė fund tė natės bojrat e ujit ishin tharė mbi bikturėn e Pufit si dhe llampadari nė mes tė tavanit rrėzėllente mbi dyshemenė e Nakuriqit.
Aksioni
Aty nga mesi i ditės, kur merrnej me mend se qė tė dy fluturakėt e natės duhej tė ishin nė gjumė tė thellė, me njė elektrik dite (ēadėr) nė krah qė bėnte hije aq sa pėr tė parė se ku fluturonte, Pufi hyn nė dhomėn ku gjendej e varur tabloja e fermės dhe i nder ēarēafin e pikturuar krejt murit. Pastaj mendoi te ulej nė tokė pėr tė soditur kyeveprėn e tij si dhe tė shplodhė pak krahėt. Kur ētė shohė? Ishte varur me kokė poshtė majė llampadarit mu bri Nakuriqit. I llahtarisur zvogėloi sytė nga tmerri dhe u dha krahėve pėr nė dysheme por ēuditėrisht nuk e mbanin kėmbėt. Diēka e tėrhiqte si me magji drejt tavanit por Pufi nuk kishte ndėrmend tė dorėzohej. Nisi tė pėrplasė fort flatrat pėr tė qėndruar nė dysheme me forcė. Gjithė ajo rrėmujė i nxori gjumin Nakuriqit qė kishte mbuluar kokėn me flatra si tė ishin fehrexhe. Hapi flatrat pėr tė parė se ēbėhej dhe ia dha gazit me tė madhe kur pa Puf Biktorin qė rrihte ajrin me krahė pėr tė qėndruar me kokė nė tokė.
-Ja o derėbardhė pėr kėtė u bė gjithė kjo mesele, tha Nakuriq Lata dhe hedh sytė nga muri kur papritur vuri re se gjatė gjithė asaj kohe paskėsh fjetur pėrtokė. U llahtaris dhe Nakuriqi e u dha flatrave pėr nė tavan por u pėrplas me kokė nė vend qė tė kapej me kėmbė.
Fluturon Gomari?
Nuk dihet se sa do tė rezistonin duke pėrplasur flatrat dy fluturakėt e natės sikur aty tė mos ia kishin behur kafshėt e tjera tė fermės. Me radhė tentonin tė zgjasnin kokėn pėr tė parė se ēbėhej nė sallon por ktheheshin pėrsėri prapa tė ēorientuara pėr nė korridor me sy tė zgurdulluar nga pamja jo e zakonshme...
Nga korridori filluan tė vinin pėshpėrima tė ērregullta tė cilat gradualisht u shndėrruan nė njė debat tė rregullt.
-Qyqe shko shiko ēfarė bėhet nė sallon dhe eja na njofto, kikiriu Gjel Kikiriku.
-Qyqja Qyqja, qyqi Qyqja. Nuk vete se mė merren mendtė kur hyj aty brenda.
-Po mirė shko ti Kukuvajkė.
-Ku ku? Kukurisi Kukuvajka.
-Kikiiiiiii, kjo sdi as ku tė vejė. Hajdeni ti thėrrasim prej kėtu atėherė. Tė gjitha kafshėt e shpezėt filluan tė thėrrasin njėzėri qė nga korridori:
-O Naaakuuuriiiqiii... O Puuufiii... Prej sallonit vinin veē zhurma flatrash qė rrihnin ajrin dhe asnjė pėrgjigje.
-Atje brenda duhet tė hyjė njė me pallė, palli Gomar Palla dhe bėri pėrpara. Tė gjithė i hapėn udhė dhe bishti i pallės humbi gradualisht pas derės sė sallonit.
-Ēbėni more gomerė qė keni kėmbyer vendet nė tentativė pėr ti ruajtur? Palli Palla i habitur me atė qė i panė sytė. Po ju i paskeni hedhur njėri-tjetrit trutė e mia me ē'po shoh.
-Ej Gomar fol ēfarė ka ngjarė, u dėgjua zėri i korit qė prej korridorit.
-Nuk ka ngjarė vakia por ka ndodhur mrekullia, palli Palla qė nga salla. Po eci nė tavan...
-Po fluturon Gomari? Kafshėt nė korridor shtangėn.
-Mos u tall o Pallė po thuana ēkakaka ngjarė, kakariti Pulė Kakakaja.
-Ka ngjarė mrekullia, po fluturoj de.
Nuk kaloi shumė sahati e nė korridor krisi debati fluturon a sfluturon Gomari...
DiDi vazhdoje ti.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 27-01-2005 mė 01:57
- Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.
- Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
po s'e diti peshku e di Zoti vetė.
Postuar mė parė nga Elna Durrėsi
ja dhe nje fabul qe e gjeta andej ketej verdalle neper biblioteken time modeste
dafina dhe mersina duke pare dardhen qe po e prisnin ,thirren me ze te larte :
ku po shkon moj dardhe ? ku e ke ate madheshtine qe pate kur ishe plot me fruta te pjekura ? tani nuk do na besh me hije me ate floknajen tende te dendur
atehere dardha pergjigjet : une po shkoj me fshatarin qe po me pret , e ky do me coje ne punishten e nje skulptori te degjuar , i cili me artin e tij , do me jape formen e ZEUSIT dhe pastaj do te me vendosin ne tempull e aty do adhurohem nga njerzit ne vend te ZEUSIT , ndersa ju rrezikoheni te mbeteni ashtu , trashamane, e te shtrembera , te rrjepura e te zhveshura nga gjethet , te cilat njerzit do ti sjellin per te zbukuruar vendin perreth meje
Nga unė, Nė po atė gozhdė do rrijė nė po atė gozhdė se pėrndryshe Nė po atė gozhdė nuk ėshtė mė Nė po atė gozhdė por nė gozhdė tjetėr.Postuar mė parė nga Sokoli
Bėra sa munda tė ishte e thjeshtė, e lexueshme prej tė gjitha moshave, e imagjinueshme secili sipas tė vetės, dhe e pėrdorshme ku ta lypė universi.
Nuk e kam specifikuar ēfarė ka piktura (ja kam lėnė lexuesit kėtė), por nė dy fjali kam lėnė tė kuptohet se piktura si drejt si me kokė poshtė duket njėlloj, pėrveē firmės sė autorit.
Nė fillim them:
[Piktura me inicialet e kaligrafuara fnq majtas-lart u admirua nga gjithė banorėt e fermės.]
Pra, banorėt e tjerė qė skanė sindromin e Natas (Satan mbrapsh) e shohin atė drejt.
Pastaj:
[- Mirė pra, mėso se unė jam piktori i kėsaj pikture, Bufi, ja lexoje nė qoshen djathtas poshtė, tani mė thuaj ti kush je, qė e kthen pikturėn time me kokėposhtė.]
Bufi, cilėson pikturėn si tė tij vetėm nga buf qė lexon nė tė.
Nuk po zbuloj mė sekrete (ka plot) por qė tė qeshni dy herė mė shumė lusni fantazinė tuaj ta mbushė pikturėn Pamje nga ferma me pėrmbajtjen e duhur.
Sipas nje personi qe do te mbetet anonim me erdhi ky vazhdim prej aty ku e ka lene Sokoli:
Nė po atė gozhdė (Akti III)
Dy mendimet e ndryshme pėr tė mbajtur nė kėmbė debatin ishin aty: i pari mendim, qė nuk ka burre nėne qė ma mbush mendjen se gomari fluturon, dhe i dyti, po plasi sytė o derdeber, se gomari po fluturon. Por ndėrsa pėr tė parin tė gjithė kafshėt kishin dėshminė e siguruar nė vite tė gjatė pėllitjeje, kakarisjeje, hungėritjeje, kukush nė majė pemėsh, pėr kėtė tė dytin nuk kishin asnjė dėshmi, pėrveē fjalės sė gomarit.
Po a i besohet gomarit o shokė, nxjerr gjeli nė kikiki.
Edhe pėr kėtė kishin dėshmi tė hidhura nga e shkuara. Gomar mavrija ngatėrrohej pėr hiēgjė
me kafshėt, se harronte e ngatėrronte shpesh kafshėt me njėra-tjetrėn pėr njė pėllitje goje e pastaj nga frika se mos e pėsonte, pushonte aty nė mes tė fushės e pėlliste: mė lini rehat pėr ideal, se unė jam vetėm kafshė pune.
Nakuriq Lata vazhdonte me tė vetėn. Kur pa dhe gomarin tė fluturonte, kujtoi se vepra e tij
kish kaluar kufijtė e tė njohurės. Ai nuk ishte vetem i ditur, ai ishte gjenial. Vėrtet ai
po rrinte me kokėn pėr nga toka e Pufi me kokėn nė tavan, po tani qė pa dhe gomarin tė fluturonte u pushtua nga njė delir madhėshtie qė e bėri tė harronte krejt, se cili kish qenė mjeti me tė cilin ish realizuar gjithė ky zullum.
Ulėriti nga brenda: Po, po, gomari fluturon. Gomari fluturon dhe heshti.
Kafshėt nė korridor dėgjuan Nakuriqin tė ulėriste dhe ndalėn. Nakuriqit i besonin tė gjithė.
Ai njihej pėr i zgjuar e kur e thoshte ai njė fjalė, ajo doemos do tė ishte me mend dhe e vėrtetė. Aty debatit iu prenė krahėt. Por mushka, bija e Gomarit dhe e Pelės mė tė bukur tė fermės ndėrhyri: Kurrėn e kurrės nuk mund tė fluturojė gomari. E pėr ta vėrtetuar se nuk kishte as mė tė voglin dyshim, se ajo qė thoshte ishte e vėrteta, bėri pėrpara me njė hap krenar, si ai qė bėnte kur mundohej tė imitonte tė ėmėn, Pelėn, teksa biri i fermerit e ngiste nė fushėn qė shtrihej pėrqark fermės. Hyri nė dhomė, kur ē'tė shohė, gomarin qė ecte nė tavan. Por kokėmushkė siē ishte nuk u bind me aq. Fluturoi drejt tij qė ta prekte e tė bindej edhe vetė. Kaq shumė u hutua kur e pa veten tė fluturonte, sa i rrodhėn jargė nga dy anėt e gojės e ajo iu mbyll pėr tė mos iu hapur mė. Hė, mushkė, ē'bėhet, pyet gjeli. Hiē mushka.
Mushkėėėėėėė, kakarit pula. Hiē mushka. Vetėm gomari vazhdonte tė pėlliste i gėzuar.
Vajtėn thirrėn pelėn. I iku goja sat bije, i thanė. Hingėlliu pela: S'ka mundėsi. Nxitoi drejt dhomės, po nuk hyri. Pa daleni, tha. Po sikur tė hyj e tė mos dal mė. Atje brenda janė katėr e veē gomari ndihet. Vėrtet ai ėshtė babai i sime bije, po kjo s'do tė thotė qė unė kam vendosur tė vdes. Unė do tė hyj e bashkė me mua do tė hyni edhe ju.
Jooooo! Joooooo! Joooooo! Asnjėri nuk thoshte po. Ju rrofshin llafet, tha pela, krenare dhe e bukur si kurrė ndonjėherė tjetėr. Une do tė hyj. Nė qafė mė paēi.
Sa bukur ishte ta kundroje pelėn teksa biri i fermerit kalėronte me tė pėrmes fushės. Dielli
pėrthyhej mbi lėkurėn e saj ndritshėm tė kuqerreme, ajo pėrkundte kokėn nė trokun e qetė dhe i dėshmonte natyrės sė fermės, se nė bukurinė e saj kishte dorė dhe ajo vetė. Teksa hingėlliu pėr herė tė fundit, kafshėve iu ngjeth mishi. Miss!, hingėlliu kali. Do tė hyj edhe unė me ty. Mėzin pela e mbante nė bark e kali kish frikė se do t'i humbte tė dy.
Pula e gjeli, tė cilėve para pak ditėsh iu kishin lindur zogj, me Kakaka e Kikiki thanė se do tė bashkoheshin edhe ata me to. Po edhe lopa me viēin edhe delet me qingjat e deshtė. Pak
nga pak tė gjithė u drejtuan pėr nga dera e hynė. Ec pela e sheh veten tė fluturojė, gomarin
tė pėllasė, mushkėn tė nxjerre jargė, Pufin pa ndjenja, Nakuriqin nė delir pėrhumbės. Ec kali
e sheh pelėn, e gjithė tė tjerėt me radhė. Hyjnė tė gjithė me radhė. Nė fund, nuk kishte mė
vend pėr derrin. Gicat dhe e shoqja sapo kishin hyrė dhe kishin zėnė vend mu pranė derės. Dyshemeja ish mbuluar krejt me kurrize kafshėsh. Atėherė derri realizon se ai nuk shihte mė ndokėnd tė fluturonte.
Gomari gėnjen, hungėriti ai. O gomar, linde gomar e mbete gomar a derbar! dhe qeshte nė
hungėrimė. Derrin e njihnin tė gjithė pėr kokėderr e aty nga heshtja qė i kish zėnė tė gjithė,
dalėngadalė filluan tė pėrmendeshin.
Epo kjo, ej, ej, jemi me kėmbė nė tokė ore, edhe Nakuriqi aty lart si gjithmonė. Nakuriq, nakuriq! Puf! Puf! Pufi ishte pa ndjenja pėrtokė. I futi Lopa njė Muuuuuuuuuu tė zgjatur e Pufi u pėrmend e direkt fluturoi nė ajėr. Iu afrua tavanit dhe sheh prej aty krejt kafshėt e fermės brenda dhe derrin nė prag tė derės. Ē'bėhet ketu, pyet.
Nakuriqi nis tė qeshė e nuk di tė pushojė e teksa bėn kėtė brenda tij luhet njė dramė e vėrtetė: a t'iu tregojė kafshėve pėr sekretin e pasqyrės, apo t'i lejė tė ēmenden e t'i ketė nė dorė pėrgjithmonė? Deliri e ka mbushur me ndjenja tė mėdha gėzimi e admirimi ndaj vetes,
po ai ėshtė i zgjuar dhe mendon: Po sikur ndonjė nga kafshėt e tjera tė mėsojė pėr sekretin e pasqyrės? Do t'i duhet ta ndajė pushtetin me tė.
E kjo mund tė vazhdojė nė njė zinxhir tė gjatė derisa pushtetin ta kenė tė gjithė kafshėt bashkė. Pse gomar jam unė, thotė me vete. Po t'iu tregoj pėr sekretin, une do tė kthehem nė legjendė e trashėgimtaret e kafshėve tė fermės do pėrhapin lavdinė time nė shekuj. Lavdia, lavdia e u dergj dhe pėr ca kohė nė jerm, teksa fyti nuk i pushonte sė gurgullituri tė qeshurėn dhe kafshėt e shikonin me habi nga poshtė.
Kaq e pat ene Nakuriqi, thanė ata me radhė dhe nisėn tė pėrshėndosheshin me njėri-tjetrin pėr trimėrinė e dėshmuar nė luftė.
(vazhdojeni ose: Bie perdja)
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 02-02-2005 mė 23:53
wrong verb
Postuar mė parė nga arun
Po dardha aman dardha le tė gdhendet pa nė djall dafina e mersina. Le tė mbeten ashtu trashaluqe, shtremaruqe, se nuku shuhet dynjaja.
Dhe sikur shumė tė mos gdhendet e mjera dardhė aq sa per tu admiruar nga njerėzia, mjaft te ketė fatin tė gdhendet aq sa ti dihet sadopak shija e saj, jo e gdhendesve.
Po mjerė gdhendėsi thuaj, mjerė ē'i ka rėnė nė daltė tė gdhendė. Dardhė nga ato tė motit.
Tė bukur e kishe gjetur fabulėn Arun.
Elna.
mire me pelqejne shum te bukura
urime per kete teme me fabula
Takohemi nė Ditėn e Gjykimit
- Gagagaaa c'na gjeti! - argaliset ne fund dhe Pata Kembe-lopata, e cila meqe kishte qelluar mot i mire, kishte kaluar gjithe kohen ne nje liqen te vogel atypari dhe s'dinte hic per zullumet e koheve te fundit ne ferme. - C'bejne pasqyrat me pushtetin, he?
I kishte qejf ditet me mot te mire ashtu si keto kohe, sepse jo vetem qe mund te llapacitej ne uje dhe te flirtonte me Patok Matokun, por edhe kishte qejf te shihte pasqyrimin e saj te qarte ne siperfaqen e qete te liqenit qe ishte si vaj. Ashtu sic dinte te merrte poza vetem ajo, mbante qafen paksa mbrapa, sqepin perpara dhe profilit te saj femeror i dukeshin me te theksuara format e rrumbullakuara dhe dredhat ne forme S-je. Kapaket e syve i mban te renduar e te mbyllur pergjysme si nje zonje e rende qe admiron pasqyrimin e saj ne liqen, por ama gjithshka sheh dhe kupton Pata prej poshte atij shikimi alla-dembelēe gjithe vickla.
Ju lumte me keto fabulat!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angeldust : 30-01-2005 mė 00:13
In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.
Kanget e gjelit
Kaptina pare
Nji katund me 200 shtepi
zani erdh' nji gjelit t'ri:
KI - KI - KI - Ii,
thane pulat: asht gjeni.
Por zun gjelat gjith me radhe
ulen pulat - asht talent i madh
c'ka thon Prusti ka ven nder shpend
tulaten pulat - mire boll, asht talent.
Per kete nuk kini c'thoni
merrni Xhejms Xhojsin e lexoni
na cukit cacke e lafshe
njehere na quajti edhe kafshe.
Ne 60 shtepi i ka shku fama
qe kur leu deri mbrama
shpejt do marre gjyscmimin e pare
lum katundi katundare.
Do te kenaqet me KI - KI - KIU
mengjes-darke, ngrysu-gdhiu,
oh, sa per gjelat e tjere
ne feste katundi do ti therre.
wrong verb
Ku me te shtyme, ku me nguc
dosa derra shkonin ne lluce.
Dosa plake ndjen nen bisht...
fecken e derrit, sigurisht.
Ndaj i thote: O matuf plak!
Jo ne rruge, prit te shkojme ne batak.
Kur kthehet mbrapa, ben cudi
i buzeqeshte nje derr i ri.
Zonja Dose flet koke menjane:
Te gjithe derrat nje turi kane!
Po! - thote derri dhe ha fare kerpi -
se kane marre formen e nje kallepi!
wrong verb
Krijoni Kontakt