-
Policia e kosoves arreston te dyshuar per korrupcion.
Policia e Kosovës arreston të dyshuar për korrupsion
Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Pejë dhe Ferizaj kanë arrestuar tre persona të dyshuar për përvetsim parash dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare....
Postuar: 02:10:33 / 09.06.2010
I dyshuari në Rajonin e Pejës, sipas burimve tona brenda policies, Alush Hoti nga Klina zyrtarë i lartë i Kreditimit Rural të Kosovës, institucion ky mikrofinanciarë ka përvetësuar 140 mijë euro para prej tyre 80 mijë euro ka blerë patundëshmeri në Klinë dhe Rugovë.
Reshteri, Nysret Gjurkaj nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Pejë tha se pas hetimeve tre mujore të kryera nga Drejtoria për Krime Ekonomike në Pejë, Policia ka arritur ta arrestoj Alush Hotin nga Klina zyrtarë të Kreditimit Rural të Kosovës.
Kurse të dyshuarit e tjerë, një administrator i Gjykatës Komunale në Ferizaj dega në Shtërpce, H.A, dhe një referent ekzekutiv, N.D, kanë përvetsuar 200 mijë euro para duke falsifikuar kontrata të shitëblerjës, bëri të ditur Selatin Shabani nga Derjtoria për Krime Ekonomike, në Ferizaj.
“Të dyshuarit, duke e keqëpërdorur detyrën, kanë vërtetuar disa kontarata të shitëblerjës në territorin e Shtërpces në mënyrë të falsifikuar”, theksoi Shabani.
Të dyshuarve, u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve dhe pritet që ata të dalin nesër para gjykatësit.
Ndryshe, statistikat e policisë flasin për një numër të madh të rasteve të hetimeve për korrupcuion vetëm në periudhën pesë mujore të këtij viti.
66 raste janë dërgaur në prokurori, ndërkaq, 55 raste janë dërguar në prokurori me raport të veçantë.
Numri i të arrestuarve është 12, ndërkaq, numri total për krime ekonomike dhe korrupsion është 65.
-
-
Arrestimet per korrupsion dhe krim te organizuar
Ka shume kohe qe kan fillue arrestimet per korrupsin dhe krim te organizuar ne Kosove ai vetem po vazhdon...
-
-
Arrestohet i dyshuari i shtatë për falsifikim parash
Nga Express më 10.06.2010 në ora 17:14
Në vazhdim të hetimeve për rastin e falsifikimit të 130 000 eurove në Gjakovë dhe në Mitrovicë, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe të dyshuarin e shtatë lidhur me rastin.
Policia e Kosovës më herët ka arrestuar gjashtë të dyshuar lidhur me falsifikimin e parave, ndërkohë që është prangosur edhe i dyshuari i shtatë.
Muajin e kaluar, policia kishte arrestoi B.SH. nga Sllatina e Prishtinës, P. F. Klinë, M. M. Gjakovë, K. N. Klinë, A. I. Mitrovicë, D.R. Mitrovicë.
Policia e Kosovës bën apel tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë pranimit të bankënotave 50 euro që së pari t’i kontrollojnë për tiparet e sigurisë dhe në rast të dyshimit për monedha të falsifikuara të lajmërojnë në stacionin më të afërt policor.
Tiparet e sigurisë tek bankënotat origjinale euro janë shenja ujore, shtypi reliev (me gritha), shiriti i sigurisë, vula e honogramit, ngjyra vizualisht e ndryshuar (me lëvizjen e bankënotës ndryshon ngjyra nga vjollce në të gjelbër), mikro-shkrimi dhe kualiteti i letrës.
-
-
Arrestohen tre të zyrtarë për korrupsion
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Pejë dhe Ferizaj kanë arrestuar tre persona të dyshuar për përvetësim parash dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
I dyshuari në rajonin e Pejës, sipas burimeve tona brenda policisë, Alush Hoti nga Klina, zyrtarë i lartë i Kreditimit Rural të Kosovës, institucion ky mikrofinanciarë, ka përvetësuar 140 mijë euro para, prej tyre 80 mijë euro ka blerë patundshmëri në Klinë dhe Rugovë.
Rreshteri, Nysret Gjurkaj nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Pejë tha se pas hetimeve tremujore, të kryera nga Drejtoria për Krime Ekonomike në Pejë, policia ka arrestuar Alush Hotin nga Klina, zyrtarë të Kreditimit Rural të Kosovës.
Kurse të dyshuarit e tjerë, një administrator i Gjykatës Komunale në Ferizaj, dega në Shtërpce, H.A, dhe një referent ekzekutiv, N.D, kanë përvetësuar 200 mijë euro para, duke falsifikuar kontrata të shitblerjes, bëri të ditur Selatin Shabani nga Drejtoria për Krime Ekonomike, në Ferizaj.
“Të dyshuarit, duke e keqpërdorur detyrën, kanë vërtetuar disa kontrata të shitblerjes në territorin e Shtërpcës në mënyrë të falsifikuar”, theksoi Shabani.
Të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve dhe pritet që ata të dalin nesër para gjykatësit.
Statistikat e policisë flasin për një numër të madh të rasteve të hetimeve për korrupsion. Vetëm në periudhën pesëmujore të këtij viti 66 raste janë dërguar në prokurori, ndërkaq, 55 raste janë dërguar në prokurori me raport të veçantë, numri i të arrestuarve është 12, ndërkaq numri i përgjithshëm për krime ekonomike dhe korrupsion është 65.
-
-
Dogana konfiskon pije alkoolike pa banderola
Prishtinë, 10 qershor
Edhe gjatë kësaj jave ka vazhduara aksioni i Doganës së Kosovës për konfiskim dhe parandalim të tregtisë ilegale. M këtë rast, ditët e fundit, janë konfiskuar afër 15 mijë litra alkool paketimesh të ndryshme. Dogana e Kosovës ka ndërmarrë kontrolle në disa lokacione të ndryshme, për verifikimin e banderolave në pijet alkoolike dhe në cigare. Aksioni është zhvilluar në rajonin e Prishtinës dhe të Gjakovës, gjatë të cilit janë zbuluar sasi të pijeve alkoolike të llojeve të ndryshme, e po ashtu edhe një sasi e cigareve. Këto mallra, kryesisht, ishin pa banderola, apo me banderola të vendeve fqinje, por, kishte edhe prej atyre që dyshohet të jenë të falsifikuara, e të cilave nuk u dihej prejardhja, theksoi për Radio Kosovën, zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci. “Sasia e alkoolit të konfiskuar është mbi 15 mijë litra me vlerë që sillet mbi 20 mijë euro. Normalisht që ky aksion do të vazhdojë, sepse është edhe obligim i Doganës”, ka thënë Stavileci. Ndryshe, zyrtarët në Doganën e Kosovës shprehen të kënaqur me ecurinë e të hyrave deri në periudhën e tashme, thotë Stavileci: “Nëse krahasohen të hyrat e vitit të kaluar me të hyrat e këtij viti, atëherë, kemi arritur afër 7 për qind të hyra më shumë se në vitin e kaluar. Ne besojmë se deri në fund të vitit do të arrijmë cakun tonë prej 683 milionë eurosh”, shtoi Stavileci. Dogana e Kosovës, i bënë thirrje qytetarëve të Kosovës të mos konsumojnë pije alkoolike pa banderola, sepse, përveç që rrezikojnë shëndetin e tyre, ato shkaktojnë edhe humbje në taksa për buxhetin e Kosovës./b.s.
-
-
Arrestohen edhe dy zyrtarë për korrupsion
Enjte, 10 Qrshor 2010 16:39 Ekonomisti
Në vazhdimësi të procesit hetimor, për shpërdorim të detyrës zyrtare Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), ka arrestuar sot edhe dy zyrtarë në Pejë.
Sahadete Zogaj
Pas arrestimit të djeshëm të një dyshuari për shpërdorim të detyrës zyrtare në Kreditimin Rural të Kosovës, dega në Klinë, në vazhdën e hetimeve të këtij rasti sot janë arrestuar edhe dy zyrtarë të tjerë. DHKEK në Pejë, me dyshimet e bazuara për shpërdorim të detyrës zyrtare, mashtrim dhe falsifikim të kryera në vazhdimësi gjatë vitit 2008 - 2009 dhe 2010 ka arrestuar edhe dy të dyshuar Matej . B, zyrtar i NLB-Bankës filiali në Klinë si dhe Mujë . G, agjent kreditues në KRK-së. Policia dyshon se zyrtari i NLB-Bankës më seli në Prishtinë, filiali në Klinë i ka mundësuar të dyshuarit të arrestuar më datë 08.06.2010 të bën tërheqjen e kredive, huamarrjeve me dosje të falsifikuara. Edhe i dyshuari i dytë, Mujë . G, zyrtar i KRK-ja i cili tani është nën masën e suspendimit, dyshohet se në bashkëpunim ka përvetësuar të holla , duke përgatitur dosje të falsifikuara dhe duke mashtruar klientët e këtij institucioni mikro-financiar. Deri më tani janë konfirmuar të jenë mashtruar së paku rreth 32 persona. Të dyshuarit janë intervistuar dhe u është caktuar masa e ndalimit policor deri në vazhdimin e procedurave tjera gjyqësore.
-
-
i/e regjistruar
për llaipn-pr
Arrestohen edhe dy zyrtarë për korrupsion
Dogana konfiskon pije alkoolike pa banderola
Arrestohet i dyshuari i shtatë për falsifikim parash
keto nuk jan asgje o llap-pr
ja nin krismen e tani e kupto qka jan arrestimet perme
-
-
Mbi 40 policë me diploma false
Lumturie Blakaj | 11-06-2010 11:07 CET
Prishtinë – Dyzet e katër pjesëtarë të Policisë të Kosovës janë zënë në “flagrancë” me diploma të falsifikuara. Madje këta “protagonistë”, kanë mbajtur pozita të rëndësishme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, vetëm me një shkollë fillore. Ish-pjesëtarët e uniformes blu kanë shërbyer në Policinë e Kosovës me vite të tëra, duke mbajtur kështu misterin e falsifikimit të diplomave të shkollës së mesme.
Kjo është konfirmuar për gazetën “Zëri” nga drejtues policorë, të cilët kanë theksuar se Drejtoria për Hetime të Brendshme e Policisë së Kosovës pas verifikimit të përgatitjes profesionale të secilit kandidatë, ka arritur që të vërtetojë disa raste për falsifikim të diplomave. Ata thonë se rreth 44 ish-pjesëtarë janë larguar nga puna, pasi që është vërtetuar se kanë falsifikuar diplomat e tyre të shkollës së mesme në kohën kur kanë aplikuar për të
qenë pjesë e këtij institucioni, ose nuk kanë poseduar fare diploma, e që ka qenë minimumi i kriterit për konkurrim.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Arbër Beka, ka pranuar se janë shënuar disa raste të falsifikimit të diplomave, por sipas tij, nëse merret numri i përgjithshëm i pjesëtarëve policorë, atëherë rastet e tilla janë të pakta.
“Është e vërtetë se gjatë procesit të verifikimit të së kaluarës dhe verifikimit të përgatitjes profesionale të secilit kandidatë është vërtetuar se disa nga këta zyrtarë policorë ose nuk kanë pasur diploma fare të shkollës së mesme, e që ka qenë minimumi i kriterit në atë kohë, ose diplomat edhe i kanë falsifikuar ato. Në të dy rastet, masa që është ndërmarrë ka qenë largimi i tyre nga puna, edhe pse kjo ka ngjarë ndoshta në fillet e punës së institucionit të Policisë së Kosovës”, ka thënë Beka... (për më shumë, lexoni në numrin e sotëm të Gazetës "Zëri")
-
-
50 vjet burg për vrasjen e Triumf Rizëz
Selvije Bajrami | 11-06-2010 14:02 CET
Prishtinë – Pesëdhjetë vjet burgim dhe dymijë euro gjobë, janë shqiptuar të premten nga Gjyqi i Qarkut dënim për kryesit e vrasjes së policit Triumf Riza.
Paneli i udhëhequr nga gjykatësi Mejdi Dehari, e ka dënuar Arben Berishën me dënimin më të lartë të mundshëm, dyzet vjet heqje lirie, ndërsa për dhënien e ndihmës në kryerjen e veprës penale, Fitim Avdiu është dënuar me
dhjetë vjet burgim.
Personi i tretë që është dënuar për vrasjen e Rizës është Agron Berisha, i cili është dënuar me gjobë në vlerë prej dy mijë euro.
Pavarësisht nga dënimi i shqiptuar të premten, urdhëruesit e kësaj vepre, që është bërë në vitin 2008, Enver Sekiraça dhe Ilir e Rrahim Abdullahu, vazhdojnë të qëndrojnë në arrati. Ndaj vendimit të gjykatësit Dehari, palët e dënuara kanë paralajmëruar ankesë.
Currently 2.50/512345
-
-
Arrestohet për kontrabandim të produkteve mjekësore
Nga Express më 11.06.2010 në ora 20:24
Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike e ka arrestuar të premten M. Bajraktarin në Prizren, nën dyshimin se ai ka kryer veprën penale të prodhimit dhe hedhjen në qarkullim të produkteve të dëmshme mjekësore në vlerë prej rreth 50 mijë euro.
Në fakt, gjatë ditës së sotme gjatë një kontrolli nga zyrtarët doganor është hasur e fshehur një sasi prej 1000 kg produkte farmaceutike të paketuara në qese najloni të mbuluara me paketa letre.
Zyrtarët policor kanë njoftuar se i dyshuari nuk posedonte asnjë dokumentacion për prejardhjen e këtyre produkteve, si dhe dokumentacionin përkatës për transportimin e këtyre produkteve.
“Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti për Hetimin e krimeve Ekonomike dhe Korrupsion njësia në Prizren pas hetimeve të zhvilluara me urdhër të Prokurorit Publik ka arrestuar të dyshuarin M. Bajraktari, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale”, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës, transmeton Kosovapress.
Sipas policisë, lloji i produkteve të gjetura është, Paracetamol 625 kg, Caffeine Anydroues 400 kg, Lindocaine 25 kg, Manitol 25 kg dhe dy bidona pa mbishkrim nga 20 litra për të cilët nuk dihet lloji dhe qëllimi i këtij produkti.
“Produktet e dyshuara janë konfiskuara dhe policia është duke hetuar rastin për gjetjen e vendit të destinimit të këtij malli. Vlera e mallit të konfiskuar dyshohet të jetë rreth 50 mijë euro dhe rasti është ende në procedurë hetimore”, bëjnë të ditur burimet policore.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt