PDSh: vrasje politike
Tetovë, vritet këshilltari i Arbën Xhaferrit
--------------------------------------------------------------------------------
SHKUP
Qëllohet për vdekje këshilltari i Arbën Xhaferrit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Tetovë, ku tensionet kanë qenë dhe janë shpesh shumë të larta. Ibish Krasniqi, këshi-lltar i Partisë Demokratike të Shqiptarëve më Tetovë është qëlluar me armë zjarri nga kushëriri i parë i zëvendësministrit të Punëve të Brendshme në Maqedoni, Hazbi Lika, zyrtar i partisë Bashkimi Demo-kratik për Integrim. Ngjarja është konfirmuar nga sekretari i përgjithshëm i PDSH-së, Ruzhdi Matoshi. Zyrtari i partisë së dytë më të madhe në vend tha se e gjithë kjo është një vrasje politike. "Qyteti i Tetovës është bërë vendi më i pasigurt për shqiptarët, ku vrasjet janë bërë një dukuri e rëndomtë", tha Matoshi. "Në vend që zëvendësministri të angazhohet për kapjen e disa vrasësve të pazbuluar akoma, familjari i tij i afërt vret këshilltarin e PDSH-së", shtoi ai.Matoshi dënoi vra-sjen e rëndë dhe deklaroi se Ministria e Bren-dshme e Maqedonisë duhet të marë patjetër masa për të arrestuarin vrasësin që ende shëtit i lirë. Nga ana e tij, zëvendësministri i Bren-dshëm nuk ka bërë ende asnjë koment lidhur me atentatin. Autoritetet policore kanë nisur kërkimet për vrasësin e këshilltarit të PDSH-së, por ende nuk e kanë arrestuar atë. Tensionet kanë qenë të shpeshta në qytetin e trazuar të Tetovës, ku zyrtarë e simpatizantë të dy partisve më të mëdha shqiptare në vend shpesh kanë shkaktuar incidente mes tyre. Qyteti u vu edhe në qendër të tensioneve etnike gjatë konfliktit të vitit 2001 në vend, kur shqiptarët nisën një kryengritje të armatosur për të siguruar më shumë të drejta.
Krijoni Kontakt