Mendova te hapem te ju duke shpresuar se mund te me ndihmoni.
Kam nje vit qe jam me nje djale dhe lidhja jone nuk eshte duke shkuar ashtu sic do ta deshiroja te shkonte. Ai eshte djale i mire, por une mendoj se ai eshte akoma i dashuruar me ish te dashuren e tij. Perpara se te lidhej me mua ka qene me ate per kater vjet dhe nuk e di se cila ishte arsyeja qe u ndane. Sidoqofte, ata akoma kontaktojne me njeri tjetrin, dhe mua me frikson kjo gje. Menyra se si flet per te ndonjehere shpreh nostalgji. Plus qe dy here me ka thirrur ne emrin e saj "gabimisht".

Me duket sikur ai nuk me do dhe ndjehem e merzitur. Ai eshte i dashuri im i pare dhe une nuk di tamam se si te sillem ne kete lidhje, apo se si ta "mbaj" apo se si te vertetoj nese dyshimet e mia jane te verteta apo jo. Ne nuk flasim asnjehere per lidhjen tone, dhe kjo shkakton tek une lindjen e dyshimeve. Ne shume raste kam dashur te ndahem sepse dashuria ime per te, me shume po me vret se sa po me gezon.
Nje rast konkret qe me ben mua te dyshoj eshte ky: Nja dy here kur ish e dashura e tij e ka telefonuar ne prezencen time, ai eshte munduar te hiqet sikur nuk e degjon zerin e saj. Nderkohe qe une, qe isha me larg telefonit, arrija ta degjoja shume mire zerin e saj. Ai ma ka thene vet qe kane mbetur shoke me ate vajzen, dhe une jam treguar e kuptueshme ndaj ksaj gjeje. Atehere, pse ai mundohet te evitoj kontaktin me te ne prezencen time?
Ai sillet mire me mua, me respekton dhe eshte njeri i kuptueshem e tolerant (deri diku), por ama asnjehere nuk flet per lidhjen tone apo te me thote se cfare jam une per ate.
Cfare mendoni se duhet te bej?
I mirepres te gjitha keshillat apo mendimet tuaja.
Flm
Ela
Krijoni Kontakt