Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 79
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Arrow Shqipëri, po të them sot lamtumirë nëpër lotët e moskthimit...

    Largimi i Shqiptareve eshte nje vetvrasje e nje kombi , ku politika e koruptuar dhe varferia , po i detyron Shqiptaret te lejn vendlindjen e tyre pergjithmon .


    A mendoni ju , se llotarite Amerikane , apo heqjet e neshtetesise se Shqiptareve , do ishin nje shpetim per ne Shqiptaret ?

    Duke lexuar neper artikuj te gazeta te ndryshme shqiptare vura re , shume njerez te cilet aplikonin cdo vit per ne llotarin Amerikane , apo njerez qe heqin neshtetesin Shqiptare .

    Dhe ja c'fare vura re .

    Cdo vit ne Shqiperia mijera vete aplikojne per te perfituar nga Llotaria Amerikane.

    Viti Numri

    2004 3071

    2003 1898

    2002 2331

    2001 4255

    2000 6401

    1999 4482

    1998 4233

    Simbas nje llogarie na duhen dhe 60 vjet qe ne Shqiperi mos te ngelet kembe Shqiptari , por me pak vite duhen , po te llogarisim dhe largimin ilegal te Shqiptareve jasht trojeve te tyre duke kerkuar nje jetese me te mire .

    Cfare mendoni ju ? Ju ftoj te diskutojm per kete ceshtje , qe eshte ne dem te kombit tone .

    Me te drejte Zoti Dukagjini ka krijuar kete poeme , ku gati cdo Shqiptare mund te mendoje si zoti Dukagjini , dhe se te gjithe mendojn te kthehen por ku , kur dhe si ?


    LAMTUMIRE

    Une po dal, po shkoj diku, nene moj me jep urate,
    Per nje udhe qe sdi se ku, nuk e dij a kthehem prape!

    Me jep fjalen udhe e mbare, o atdhe, mirardhesh me thuaj!
    Se nuk dij a kthehem valle, apo mbes ne dhe te huaj!

    Mike moj, e shtrenjta ime, mbaje zemren fort ne gji,
    Dhe mos rri duke lotuar, se do kthehem perseri…

    O ti shpirti i im i shtrenjte, ti o zemer e dashuruar,
    Mos me qaj e mos me ther per nje mall qe mbet pa shuar!

    Ti moj Zogeza e praruar, o ti Engjull atje larg,
    Mi kujto si ne te shkuar, sa u puthem e sa u dhame…

    Udheve bashke ku shetitem, hijeve neper lendina…
    Mi kujto moj vashe e bukur, kur te shkosh ne dite te mira…

    Ne se gjen neper motmote, ndonje fjale diku latuar,
    Ajo eshte nje gjurme kohe, Lisave i patem shkruar…

    Une dhe ti, n’maje te shpirtit, beme dhe Lisat te vajtojne…
    Sot jane humbur ato germa, ne te dy me s’i shikojme !

    Lamtumire them neper goje, kendej tretur, larg prej teje,
    Moj e mira, qe nder mote, ma ndez gjakun neper deje…

    Lamtumire o Atdhe, serish ty une te kujtoj,
    Mos me thuaj se si je, shpirtit thelle ze e vajtoj…

    Te kam lene ne dite te liga, se te liqte mi ngjite lart,
    Mi ke hypur gjer ne krye, ca hajdut e injorant…

    Me ke bere ne sy te mij, kryeministra ca zagar,
    Qe e njihkan mire genjeshtren, per te vjedhe e per te marre…

    Ca ministra kalamanje, qe kurre ne jete s’paten punuar,
    Vec se qene ustallare, si servile te korruptuar...

    Kur une regjur e edhe dergjur per te shkreten demokraci…
    Shoke e miq e gjithe nje popull, dolem udhve per liri…

    O atdhe, pra lamtumire, qofsh i mire dhe i bekuar!
    Por ne ty, ajo kasta jote mi pat lidhur kemb e duar…

    Per nje varg e per nje fjale, per nje zjarr e per nje mall…
    Maskat tua pushtetare, policeske qeveritare…

    Zvarre me moren nder pazare…si t’mos isha farё Shqipetare!

    Lamtumire, pra lamtumire, do te jem tani larg teje,
    Se ky shpirti im i dlire, nuk bjen prehe e maskarenjve!

    More maskarenje te nxire, ne karrike e neper zyra…
    Sa ty shpejt tu helmua gjaku edhe shpejt tu nxi fytyra!

    Nga te paftyret qe i vure, neper poste atje lart,
    Qe te bene njeqint mynxyra ne te ziun netdhjete e shtate.

    Me le mua dhe te tjere neper rruge si te pa pune…
    Dhe rrugacve pa nje vlere u dhe zyre e u dhe vule…

    Neper rruget e Shqiperise na debuan me police,
    Na goditen e na rrahen ca shtetare e ca bandite…

    Ndaj nuk munda me te vuaj, vargu im lotonte gjak…
    Gjak e vrere te perveluar prej pushtetit zgjebarak…

    Dua jeten ne liri! O Atdhe a me kupton ?
    Do te shkoj dhe gjer ne Hene, ne se ti nuk ma afron!

    Emigrant do te vdes, neper shekuj brez pas brezi…
    Sepse s'dua qe per se gjalli te me mbyse n’ty krimineli…

    Siç prodhon prokuroria, vete polici gjykatori…
    Ta derdh gjakun tek shtepia, ta ben varrin tek oborri…

    Ndaj po iku o Atdhe, ndaç me shaj, ndaç me mallko…
    Le t’me plase ky mall i shkrete, por si une askush ste do!

    Pra ne ty ma vodhen voten, neper rrena e sterrrena,
    Komisonesh e partinash, ku ke lene dhe dreqin brenda…

    Dhe ne ty ma vrane jeten, nuk me lane ne shtepine time,
    Me bastisje e police, qe po vjedhin e bejne krime…

    Ndaj te them sot lamtumire, neper lotet e moskthimit…
    Qe po vuaj e dij mire, por s'do jem viktime e krimit.

    Eh, ti qaje moj mikja ime, me mire qajme per se gjalli!
    Se sa lule me lote te nxehte, te me derdhnje diku tek varri…

    Por kjo shpresa na mban gjalle, qe do shihemi nje dite…
    Kur zuzaret e gjithe zagaret, sdo te jene me n’politike !

    Kur njerzia e Shqiperise me nje ze si gjame rrufeje…
    Do ti fshije ata bandite, prej kolltuqesh e prej çdo dere!

    Dhe do shihemi ne dite te mira, kur liria te lulezoje…
    Kur dhe vete Shqiperia te jete Zonje e perbi Zonje !

    Prill 2004


    Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Weise_Angel
    Anëtarësuar
    01-11-2002
    Postime
    17
    Alba !

    Te uroj per temen qe ke hapur . Ja vlejm te diskutojm .

    Eshte vertet per te ardhur keq per shtetin mafioz me ne krye nanistet qe po qeveris ne Shqiperin . Uroj sa me shpejt te krijohet nje qeveri e re , qe ti mbylli keto ikje pa mase te Shqiptareve duke lene lamtumiren Atdheut .
    Forca shpirtërore s'është gjë tjetër, veçse arti per të mbajtur mbyllur në zemer shqetësimin. (Neitzshe)

  3. #3
    Gucci Rush II Maska e Cofferati
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Sterling Heights Michigan USA
    Postime
    123
    Na duhet nje lloj osama per te zhdukur nanon..berishen dhe komplet klasen politike te pa ndershme qe fitoi karriget dhe gjasme titullat...
    It used to be only death and taxes were inevitable.Now,of course,there`s shipping and handling too.

  4. #4
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Une po i them MIRUPAFSHIM AMERIKES kete Vere. Njoh edhe shqiptare te tjere qe jane kthyer ne Shqiperi, por per ne nuk flet askush sepse shqiptaret dine me shume te qahen dhe te ankohen sesa te mblidhen bashke dhe te pajtohen me njeri-tjetrin.

    Qani shqiptare se lotet i keni te shumta!

  5. #5
    i/e pa regjistruar Maska e miri
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    My HeArT iS yOuRs...YoUr MinD iS mInE...!
    Postime
    300

    .

    Alba une po mendoj se ti e ke krijuar ate poezine. Klas fare. Persa i perket temes shume kohe me pare eshte thene: Guri i rende peshon ne vendin e tij. Pra dhe pse ikim ne Shqiptare do jemi ne Gjak e Shpirt sepse me ato tradita e zakone jemi rritur, dhe ate gjuhe flasim. Pyetja jote me vend eshte ajo e nenshtetesise qe shume Shqiptare e kane nderruar. Une personalisht mendoj se nuk ka asgje gabim per nderrimin e shtetesise perderisa kane dhe ate Shqiptare, por gabimi me i madh i tyre do te ishte:
    Nese ne si Shqiptare mos te krijojme familjen tone me Shqiptare.
    Nese ne si Shqiptare mos tu mesojme femijeve tane gjuhen dhe traditat Shqiptare.
    Nese ne si Shqiptare nuk mblidhemi te gjithe bashke te hapim mediat tona qe kendojne e flasin ne gjuhen Shqipe.
    Nese ne si Shqiptare nuk edukohemi me arsimin qe ai shtet na ofron dhe ta perdorim kete ne te mire te vendit tone kur te na jepete mundesi.
    Nese ne si Shqiptare nuk i tregojme botes se jemi pasardhesiet e SKENDERBEUT!

    Nuk eshte vetem Shqiperia qe emigron, c'do shtet ka emigrante me shumice por Asiatiket, Israilianet psh. jane shume ndryshe nga Spanjollet dhe Amerika Latine, sepse ata u mesojne femijeve te vet me pare gjuhen e tyre dhe traditat e tyre, gjithashtu i dergojne ne Japoni e Kore c'do vere per pushime per te njohur vendin e tyre kur Spanjollet mendojne si e si ta nderrojne lekuren e zeze qe nuk mund tu nderrohet sepse ashtu ua ka dhene zoti.
    Kur Shqiptaret nuk jane si kjo kategori (Spanjollet, Amerika Latine) dhe ruajne traditen e kulturen e tyre une nuk shikoj asgje qe do te demtoje vendin tone perveq qe ti tregoje Botes, SHQIPETARET E SHQIPERISE JANE ME DY KRERE SI SHQIPONJA E BAJRAKUT!

    Miri.

    PS. Drini mos u tremb e burre i dheut nga tema e Albes. Me sa shikoj une ti qe sonte po largohesh sepse te paska frikesuar Alba tej mase. Apo nuk gjete bilete? Nuk ke faj sepse ne fakt biletat eshte veshtire shume te blihen ne kete kohe kur njerezit jane me pushime. Bileta eshte si telebingo ne vere ketu ne usa .
    Ndryshuar për herë të fundit nga miri : 12-06-2004 më 19:58
    Goodbye DEBUG, hello reboot...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Citim Postuar më parë nga drini_në_L.A.
    Une po i them MIRUPAFSHIM AMERIKES kete Vere. Njoh edhe shqiptare te tjere qe jane kthyer ne Shqiperi, por per ne nuk flet askush sepse shqiptaret dine me shume te qahen dhe te ankohen sesa te mblidhen bashke dhe te pajtohen me njeri-tjetrin.

    Qani shqiptare se lotet i keni te shumta!
    Drini

    Me vjen mire qe ke mar inisiativen te kthehesh ne vendin tend . Edhe ata qe jan kthyer ju lumte . Por me sa degjojme kthehen 100 , e presin 4000 te tjere ne vit per te lene atdheun .

    Eshte e vertet qe Shqiptaret ankohen apo qajne shume , dhe se di pse "qajne "e "ankohen" ," kur nuk ju mungon asgje" , i kan te gjitha .

    Megjithate kemi shpresa se kur te kthehesh ti ne Shqiperi , te na japesh nje informacion real se si eshte gjendja aty , ankohen se e kan ves apo ankohen se kan te drejte per te kerkuar te drejtat e tyre minimale sic i takon nje njeriu ne demokraci .

    Miri

    Poezia eshte e zotit Llemadeo Dukagjini , e solla ketu se mu duk e pershtatshme per kete teme , sigurisht me lejen e tij .

    Eshte e vertet qe emigron cdo shtet , por ne Shqiptaret jemi vetem 3 milion . Mendo llogarin qe bera une me siper , cdo te behet me Shqiprin mbas 60 viteve ?

    Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #7
    mendoj se nuk do te ikin gjithmone Shqiptaret sepse nuk do te jete gjithmone ne kete situate Shqiperia, pas 60 viteve jam i sigurte jo qe do te ikin Shqiptaret nga Shqiperia por edhe popuj te tjere do te kene deshire te vijne ne Shqiperi

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Citim Postuar më parë nga gazi
    mendoj se nuk do te ikin gjithmone Shqiptaret sepse nuk do te jete gjithmone ne kete situate Shqiperia, pas 60 viteve jam i sigurte jo qe do te ikin Shqiptaret nga Shqiperia por edhe popuj te tjere do te kene deshire te vijne ne Shqiperi

    Uroj me gjithe zemer te ndodhi kjo qe thua ti .


    Shpresojm
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  9. #9

    Shqipëri po të them sot .

    Shqipëri po të them sot se ti më bëre të marr udhën e mërgimit :nëna e mirë i mbledh zogjtë pranë.

    Shqipëri po të them sot se ti më hoqe të drejtën e nështetësisë së tim biri: unë isha femër dhe jo mashkull. Nuk pranove as të më hedhësh emrin e tim biri: pjellës time në pashaportën time pa nënshkrimin e të atit, pra më mohove të drejtën e trashëgimisë së gjakut tim e tëndit në damarët e tim biri e më le ta ndiej veten më se jetime në ambasadën tënde prej 2 dhomash të një pallati më se banal në Bern e të lutesha duke kërkuar nënshkrim për pjellën që e solla në jetë unë me gazin për të qenë nënë. Për të më kurajuar më the: Të ishe mashkull fëmija hidhej automatikisht ne pashaportën tënde. Pra më mohove të drejtën se isha femër.

    Shqipëri po të them sot se tim biri i the të priste sa të bëhej 18 vjeçar e të bënte kërkëse si të gjithë të huajt në parlament për ti dhënë nënshtetësinë time e tënde. Pra mua më mohove fëmijën tim. Unë e bëra nacionalitetin e tim biri se ty të ka mbuluar kokë e këmbë korrupsioni, por vallë a duhet të paguaj një nënë për ti dhënë të birit nënshtetësinë e saj?! Ka ndodhur para 5 vjetësh nëna ime Shqipëri.

    Shqipëri po të them sot se për të rifreskuar pashaportën time të cilës i kishte dalë afati m'u desh të humbja dy ditë nga ditët e pakta të pushimeve e të rrija në rradhë tek dega e Durrësit që në tre të mëngjesit e deri ne tre pasdite në kulmin e vapës së gushtit. Të dytën ditë m'u desh të paguaja formularin të cilin e mbushi gabim oficeri që të prezantonte ty.

    Shqipëri po të them sot se sa herë zbres në aeroportin tënd më duhet të pres me orë për të marrë një vulë hyrje apo tjetrën dalje. Më shumë lodhem nga koha për pritjen e vulës, se nga koha e udhëtimit.

    Shqipëri po të them sot se prezantuesit e tu ne aeroportin e Rinasit më trembin. Zërat e tyre të ngjirur dhe të shtyrët e tyre në radhët e pritjes së vulave dalëse më bëjnë të mos ndihem qënie njerëzore. Nganjëherë qëllon edhe që rrezohem nga të shtyrët e përfaqësuesit tënd. Kur i drejtohem pse vallë shtyjnë ashtu më përgjigjen me ton akoma më të lartë e me sy të çjerrë nga guximi im i përgjigjes. Nganjëherë si pësim përgjigjeje qëllon edhe të rikthehem në fund fare të rradhës së pafundme të pritjes.

    Shqipëri po të them sot se kur ve këmbët në ujin e kripur të qytetit tim me të cilin jam rritur ne fëmijëri më zë tmerri i sëmundjeve dermatologjike nga papastërtia që ka në det.

    Shqipëri po të them sot se dua të kthehem po ku vallë kur nuk i bëj dot ballë korrupsionit që të ka pushtuar ty.

    Shqipëri po të them sot se kur është festa tënde as Ambasada tënde në Bern as Konsullata tënde këtu në Gjenevë nuk e merr mundimin të na dërgojë një copëz letër urimi për festën tënde. Sa për dijeni e dashur Shqipëri, në Gjenevë zyrtarisht nuk janë më shumë se 200 shqiptarë nga Shqipëria, për të të mos trembur me vëllazërinë e Kosovës se ashtu bëhemi diku 8 mijë, e nuk di nëse ti e din se sa do gëzoheshim ne kur të hapnim kutinë postale e të gjenim një copëz urim nga ana tënde. [E dashur apo e mjera Shqipëri , kur janë festat e portugezëve , spanjolleve , tunisieneve e iatalianeve amabsadat e tyre u dergojne nje copez urim per festat nacionale ( citova keto nacionalitete qe i kam pare urimet me syte e mi . Mund ta bejne kete gje edhe shtete te tjera.......)]

    Shqipëri po të them sot se nëse një ditë kthehem mos mendo se kthehem tek ty për ty, por sepse më ra fati të lindja tek ti e s'kam tjetër vend që të jetë i mbushur me kujtimet e fëmijërisë e rinisë së jetës sime.

    Shqipëri po të them sot se të dua ashtu si fëmija e do nënën e tija edhe pse ajo nuk qe nënë e mirë , por duhet ta dish e dashur Shqipëri që ende sot pas kaq vitesh mërgim ndjehem e braktisur nga ti. Ndjehem si ai fëmija kur e kupton se është aksident i udhës ardhja e tij në jetë dhe se nëna e tij as që do t'ia dijë për të. Por ja, prapë vij unë tek ti. C'të bëj. Jam fëmija i barkut tënd. Kam nevojë për aromën e trupit tënd. Kam nevojë të ndihem me nënë diku.

    Më mbysin lotët kur sa herë mendoj këtë, por ja e dashur Shqipëri kështu ndihem unë sot, vallë faji yt , vallë faji im?!

    Me trishtim

    Elna.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elna Durrësi : 13-06-2004 më 21:11 Arsyeja: Kisha harruar të vija titull :) .

  10. #10
    i/e pa regjistruar Maska e miri
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    My HeArT iS yOuRs...YoUr MinD iS mInE...!
    Postime
    300

    .

    Hahahah Elna shume bukur. Po qesh "se nuk mund te qaj" si i thone nje fjale por me pelqeu shume ajo qe kishe shkruar.

    "Shqipëri po të them sot se nëse një ditë kthehem mos mendo se kthehem tek ty për ty, por sepse më ra fati të lindja tek ti e s'kam tjetër vend që të jetë i mbushur me kujtimet e fëmijërisë e rinisë së jetës sime."- Shume interesante, si Naim Frasheri e ke shkruar kete post ne dashuri kurse si Kadare ne figurim letrar .
    Pajtohem me ty 90%: I mire apo i keq ai eshte vendi yne dhe nuk kemi nga te shkojme se kudo qe te shkojme emigrante do jemi, dhe asnjehere nuk mund te themi se kjo eshte toka jone.
    Gjithashtu doja te theksoja sepse ti ke permendur vetem gjerat negative te vendit. Shqiperia ka dhe gjera te mrekullueshme qe nuk i ka asnje vend bote. Relievin gjeografik, detin, malet, fushat dhe gjithashtu dashurine dhe mikpritjen per njeri-tjetrin. Ti mund te thuash se ka vrasje e gjakderdhje ajo eshte shume e drejte por mos harroi: Sic shkojme per vizita ne Shqiptaret ne shtepine e njeri tjetrit, e si i ndjame problemet me njeri tjetrin nuk i ndan vend tjeter ne bote. Une kam pare Amerikanet. Ata konsentrohen 100% ne familjen e tyre, pra babai shikon gruan e tij dhe femijet dhe e viziton vellaun e tij njehere ne vit, jo per te lene pa permendur ketu relativet e tjere qe nuk u di ndoshta as datelindjen! Gjithashtu Shqiptaret kane "Besen" te cilen e kane ruajtur nder shekuj. Eshte veshtire ta japin "besen" por eshte per tu cuditur se dhe rrugac rrugash po te jete dhe te jete Shqiptar e po tu ul ne gjunje e te dha besen ai do e mbaje fjalen!
    Gjithashtu Shqiptaret asnjehere nuk tradhetojne familjen e tyre pra dua te them se divorcet jane shume te ulta pavaresisht pse kohet e fundit po mundohen te na shkaterrojne shtetet fqinje duke marre vajzat Shqiptare, e duke i hedhur ne rruge qe une mendoj se eshte faji i vete vajzave Shqiptare qe genjehen per nje para te felliqur te ciles asnjehere nuk do t'ia shikojne vleren! Une dua te them pra qe Shqiptaret kane ndjenja familjare. Nuk mund ti shash nje Shqiptare gruan, nenen, apo motren sic bejne vendet e tjera dhe qeshin me njeri tjetrin. Ajo tregon se Shqiptari sado i keq mund te jete thelle ne gjak e do familjen e tij pavaresisht pse ai duket sikur nuk e rrepekton ate. Jane keto te gjitha qe perbejne kombin tone Shqiperine, dhe jo thjeshte toka (dhe+uje+zjarr).

    Alba persa i perket llogarise tuaj mos ke merak. Gjerat do ndryshojne me kalimin e kohes. Emigrimi eshte pak a shume si parashikimi i valutes ne Wall Street . Largohen, laroghen, largohen njerezit pastaj ekonomia ndryshon, situata permiresohet dhe gjithkush don te jete afer njerezve te tij e prane detit Adriatik, keshtu qe ata bejne para, fitojne zgjuarsi dhe kthehen perseri ne vendin e tyre. Une njoh dy familje qe sapo jetuan me llotari 2 vjet ketu ne USA u kthyen perseri ne Shqiperi.

    Miri.
    Goodbye DEBUG, hello reboot...

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •