Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666

    Heinrich Von KLEIST

    "Zbulova, ka pak kohe, te ashtuquajturen "filozofia e re kantiane", dhe me duhet te te komunikoj nje nga mendimet e saj (...). Neqofte se te gjithe njerezit, ne vend te syve, do te kishin syze te jeshilta, ata do te arrinin tek konkluzioni se objektet qe veshtrojne nepermjet tyre jane te gjelbra, dhe asnjehere ata nuk mund te dine neqofte se syri i tyre u tregon gjerat ashtu siē jane vertet apo neqofte se ai [syri] u shton diēka qe i perket vetem atij. Ndodh e njejta gje me arsyen tone. Ne nuk mund te vendosim neqofte se ajo qe ne quajme "e vertete" eshte vertet [realisht] e vertete apo neqofte se nuk na duket ne si e tille. Ne kete rast te fundit, e verteta qe ne kultivojme ketu nuk egziston me pas vdekjes, dhe ēdo mund per te fituar nje te mire qe do te mundnim ta merrnim me vete ne varr, eshte i kote. Ah, Wilhelmine, (...) qellimi im i vetem, qellimi im suprem u fundos dhe skam me asnje tashme. Qe kurr ky besim, ai qe asnje e vertete nuk mund te gjendet ketu poshte, ka hyre ne shpirtin tim, nuk kam prekur me asnje liber..."

    Pjese nga nje leter e H.V. KLEIST drejtuar te dashures se tij ne vitin 1801.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  2. #2
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Ah, ta dinte Heinrich i shkrete, si do te dukej bota pa syze!

    Ta them une qe do te kish dashur ti vinte perseri ne sy, por kurre nuk do te mund te shihte si me perpara.
    Kaq i sigurt ishte Kleist qe E VERTETA do ti pelqente? se do te mund te jetonte me te sido qe te ish? Jo se e verteta nuk mund te gjendet, por jane pikerisht syzet ngjyre roze qe na bejne te besojme se ka TE MIRA qe ne do te deshironim ti merrnim ne varr. Nese vendos qe ti heqesh (gje qe mund ta besh me pak mundim) atehere do ta shohesh se ketu poshte, nuk ka ASGJE aq te bukur sa te duash ta marresh ne varr, se te gjitha gjerat jane te shemtuara, "si varret me lule qe jashte lulezojne trendafila ndersa brenda i hane krimbat" (kete te fundit nuk e mbaj mend ku e kam lexuar)

    Te gjithe kemi pare me "rosy spectacles" ahhhh....sikur te shihnim keshtu gjithe jetes! Nuk e kish keq Oscar Wilde kur tha se jeta eshte nje "mauvaise foi d'heure" plot me momente te vecanta. "mauvaise foi"--do doja te ma shpjegoje ca me qarte kete fraze nese mundesh--por nuk besoj se jam shume larg kur mendoj qe, shpeshhere, vetemashtrimi eshte e vetmja zgjidhje. Nese deshiron te jesh i lumtur, mjafton qe te besosh se E MIRA eshte e vertete, se ajo ekziston...pa u munduar ta vertetosh. Nese arrin ta vertetosh, nuk ke me zgjedhje--eshte ajo qe eshte, dhe te duhet ta pranosh si te tille.

    ps. qyshkur ke filluar te preferosh TE VERTETEN mbi ILUZIONIN? sapo kisha filluar te besoj se kishe te drejte...apo edhe ky eshte nje tjeter iluzion?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 13-06-2004 mė 00:34
    Summertime, and the livin' is easy...

  3. #3
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    "si varret me lule qe jashte lulezojne trendafila ndersa brenda i hane krimbat" (kete te fundit nuk e mbaj mend ku e kam lexuar)...

    Cupke pa dashur ta devijoj debatin per te verteten ne ate per te bukuren (edhe pse fundja nuk do ishte keq...), mua kjo fjalia e fundit nuk me frymezon te njejten gje qe te frymezon ty. Nuk dua tja filloj analizes gjuhesore por fjalia e fundit luan me termat e trendafilit dhe te krimbave, duke sygjeruar se trendafil eshte e bukura, e mira, dhe se krimbi eshte e shemtuara, e keqja... E pra per mua kjo fjali vlen vetem per paragjykuesit, dhe te betohem se ne fund te fundit une konsideroj shume here me shume krimbin (si qenie e gjalle por jo vetem) se sa trendafilin. Per mua krahasimi qe behet ne fjali eshte i pavlefshem sepse per mua krimbi nuk ka asgje te keqe. Ndryshe nga cduket nuk dua ti futem debatit linguistik sepse ne fund te fundit per mendimin tim pavlefshemeria e thenies qendron tek termat e perdorur dhe vetem kaq, por ajo qe nenkupton gjithe kjo qe shkruajta eshte se jeta, shume shpesh, jetohet ne baze te kuptimit qe ju japim disa gjerave, dhe menyres se si i vleresojme...

    Sa per "mauvaise foi d'heure" te them te drejten nuk e kuptoj mire si shprehje, mbase sepse mungon konteksti ne te cilin eshte shprehur... "Mauvaise foi" eshte shprehje e paperkthyeshme ne shqip megjithse ka te beje siē e ke thene vete me vetemashtrimin.

    P.S. Ai iluzioni ne te cilin une besoj ka te beje shume me te verteten... Por fjala "iluzion" nuk eshte per tu marre ne kuptimin parimor.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  4. #4
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Nė sociologjinė politike, mendimet qė keni shprehur mė lart njihen si teoria "pas moderne" (post-modern).

    Modernistėt si Galileo, Kopernikus, Bejkėn, etj hodhėn poshtė besimet fetare, dhe i dhanė njeriut lirinė pėr tė zbuluar sekretet e natyrės duke pėrdorur njohuritė e shkencave empirike. Modernistėt besojnė se mėndja e njeriut ėshtė e aftė tė shpjegojė dhe tė arrijė gjithēka, prandaj edhe zhvillimi i shoqėrisė duhet ti besohet shkencės dhe jo Zotit. Njeriu ėshtė i aftė tė zbulojė dhe tė zotėrojė natyrėn pėr interesat e tij. Kjo revoltė filloi nė shekullin 14 dhe vazhdon edhe sot.

    Pas-modernistėt nuk besojnė se njerėzit janė tė aftė tė qeverisin vetveten sepse ata janė tė ndėrtuar nga vetė shoqėria dhe pikėpamja e gjykimit tė tyre ėshtė gjithnjė e varur nga shoqėria ku ata jetojnė. Nė fakt, teoria pas-moderne, mohon ekzistencėn e njė natyre njerėzore, sepse e vetmja natyrė e njeriut ėshtė tė shoqėrohet me njerėz tė tjerė. Prej ēastit qė njeriu lind nė njė shoqėri, ai ėshtė i detyruar ose i kufizuar tė besojė ligjet dhe arsyen e shoqėrisė. Kėtu dalim nė konkluzionin se e vėrteta ėshtė gjithnjė lokale/krahinore, dhe jo universale.
    Kėto mendime mbėshteten edhe nga filozofi Niēe qė ėshtė shprehur: "objektiviteti ėshtė absurditet". Nė botė ekzistojnė vetėm interpretime lokale.

    Pėr mė tepėr, pas-modernistėt kanė frikė se shkenca mund tė pėrdoret si njė mėnyrė shumė mė e efektshme se dhuna fizike, pėr tė kontrolluar mendimet dhe veprimet e individit. Ata kanė frikė se njė ditė morali i njerėzve do kontrollohet nga specialistėt/shkencėtarėt qė do vendosin standartet pėr tė qėnit "normal". Me zhvillimin e madh tė teknologjisė sė sotme nuk ėshtė e vėshtirė tė imagjinosh njė shoqėri tė ngjashme me atė tė Aldous Huxley nė novelėn "Bota e re trime" (Brave New World ) ku njerėzit zgjohen ēdo mėngjes dhe pijnė njė barnė pėr tė qėnė "qytetarė shėmbullorė". Shumė njerėz mendojnė se shoqėria pėrėndimore po shkon pikėrisht nė kėtė drejtim dhe se ky libėr ėshtė tani njė profeci pėr tė ardhmen.

    Duhet pėrmėndur se vetė teoria pas-moderne ka sjellė njė pėrēarje dhe tek mbėshtetėsit e saj. Fakti qė ata mohojnė natyrėn njerėzore dhe tė vėrtetėn universale ka qėnė njė pengesė pėr zhvillimin e njė teorie tė plotė "universale", prandaj dhe kjo teori nuk ėshtė dhe aq e pėrhapur sa ajo moderne.
    Edi

  5. #5
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    More, e dini ju qe po mi nxirrni trute fare? Po me bombardoni me poste...mos kini vendosur te me vdisni keshtu? Ma morret shpirtin

    Ok, tani.

    Per ate shprehjen, ma ha mendja se eshte nga Shekspiri (Hamlet) por nuk mund ta ve doren ne zjarr (po me le memorja sic duket) Ne fakt, une e kam perdorur ne dy kontekste, dhe ne ate kontekst qe e ke marre ti, fjalen "shemtuar" duhet ta kisha vene ne thonjeza. Pra, shprehja me lart mund te merret edhe si metafore per te miren dhe te keqen (dhe kete e bera pasi Kleist permend diku "te mirat" dhe mundin e shkuar dem per ti arritur ato) megjithate, nese deshiron ta fokusosh vetem ne te verteten po i leme menjane vlerat. Pra, e kemi fjalen per APARENCEN dhe REALITETIN. Nuk behet fjale per krahasimin e krimbit (si te shemtuar) me trendafilin (si te bukur). Behet fjale per te njejtin objekt--varrin--si te bukur nga jashte dhe te kalbur nga brenda. Dhe duke qene se nje "annihilation" i vlerave ne teresi eshte i pamundur, ka mundesi qe Kleist te kish preferuar aparencen dhe jo realitetin. Nese Kleist do te kish qene nihilist deri ne ate pike qe thua ti, atij s'kishte per ti interesuar nese e gjente te verteten apo jo. Por fakti qe ai e kerkon te verteten deri ne deshperim do te thote qe ajo (e verteta) paska vlere.

    Sa per "mauvaise foi" ndoshta mund te mos kete perkthim ne shqip. Ne anglisht eshte perkthyer "bad faith" por jo ne kuptimin e drejtperdrejte. Me sakte do te kish qene "self-deception" ose "vetemashtrim" ose me mire "hipokrizi" ndoshta e pandergjegjshme kjo. Per mendimin tim Oscar Wilde e perdor pikerisht ne kete kontekst, dmth "self-deception" duke e shoqeruar me natyren tranzitore te jetes "ephemeral"
    Prape s'te paskam marre vesh per iluzionin! Duket te jem shprehur me nota emocionale me lart

    Ed' e solle koken ti?
    Shume interesant posti qe ke bere mbi postmodernizmin (a good grasp!) Do kisha dashur ta diskutonim me gjere dhe me nge ne nje teme te vecante. Tani ma thuaj, jam vockeluar une apo je rritur ti?
    Summertime, and the livin' is easy...

  6. #6
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Lėri xhanet por mė jep atė kafenė dhe mė thuaj mendimet e tua pėr temėn.
    Cila teori tė pėlqen ty? Strukturore (fetare), moderniste, pas-moderniste, apo ndonjė tjetėr?
    Edi

  7. #7
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Njerzit ngatėrrohen me terma. Njerzit kanė frikė nė ēdo hap qė hedhin. Njerzit besojnė ēfarė ju serviret vetėm e vetėm mos mendojnė pėr veten. Njerzit nė pėrgjithėsi nuk e kanė idenė ēfarė ėshtė mendimi. Ne, njerzit vazhdojmė tė jemi "papagallė" tė natyrės dhe gjėsė qė na rrethon. Sa mė shumė i afrohemi diellit aq mė shumė e dallueshme ėshtė injoranca qė mbizotėrojmė.
    Nietzche, egzistencialist, postmodernist, i marrė, i zgjuar ?! - ēfarė tė duash, si tė duash (varet nė ēfarė orė tė ditės e lexon Nitzchen, ashtu siē varet nė ēfarė orė tė ditės ka qėnė Nitzche kur ka shkruar.)

    Ndodh e njėjta gjė me arsyen tonė. Ne nuk mund tė vendosim nė qoftė se ajo qė nė quajmė "e vėrtetė" ėshtė vėrtet [realisht] e vėrtetė apo nė qoftė se nuk na duket ne si e tillė. - Na thuaj ndonjė gjė tė re! Tani ėshtė shpjeguar dhe shkencėrisht qė dhe tė njėjtin tingull nuk e dėgjojmė tė gjithė njėsoj. "E vėrteta qė quajmė tė vėrtetė" - krijon individualizmin, ose mė mirė njė tjetėr kopje tė shtrembėr tė njė papagalli. lol

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e gocpersmari
    Anėtarėsuar
    22-11-2003
    Vendndodhja
    Boston, U.S.A
    Postime
    135
    Citim Postuar mė parė nga korēar
    "Zbulova, ka pak kohe, te ashtuquajturen "filozofia e re kantiane", dhe me duhet te te komunikoj nje nga mendimet e saj (...). Neqofte se te gjithe njerezit, ne vend te syve, do te kishin syze te jeshilta, ata do te arrinin tek konkluzioni se objektet qe veshtrojne nepermjet tyre jane te gjelbra, dhe asnjehere ata nuk mund te dine neqofte se syri i tyre u tregon gjerat ashtu siē jane vertet apo neqofte se ai [syri] u shton diēka qe i perket vetem atij. Ndodh e njejta gje me arsyen tone. Ne nuk mund te vendosim neqofte se ajo qe ne quajme "e vertete" eshte vertet [realisht] e vertete apo neqofte se nuk na duket ne si e tille. Ne kete rast te fundit, e verteta qe ne kultivojme ketu nuk egziston me pas vdekjes, dhe ēdo mund per te fituar nje te mire qe do te mundnim ta merrnim me vete ne varr, eshte i kote. Ah, Wilhelmine, (...) qellimi im i vetem, qellimi im suprem u fundos dhe skam me asnje tashme. Qe kurr ky besim, ai qe asnje e vertete nuk mund te gjendet ketu poshte, ka hyre ne shpirtin tim, nuk kam prekur me asnje liber..."

    Pjese nga nje leter e H.V. KLEIST drejtuar te dashures se tij ne vitin 1801.

    Nuk e di por filozofia kantiane me duket shume nihiliste ne princip, sepse ato gjithesi universale qe ne "nuk i kuptojme dot" jane pjese e nje procesi jetik. Filozofia nuk lindi sepse i gjeti pergjigjen ketyre pyetjeve kaq te pakonceptueshme por sepse mendimtare te ndryshem ishin te dhene pas meditimit te kompleksit te ketyre enigmave. Pika ime eshte qe nje filozof kantian jo vetem qe nuk zgjidh asgje po hedh poshte c'do lloj teorie qe njeriu mund te kete krijuar me gjeniun e tij te mendjes. Kanti i hodhi te gjitha keto teori poshte me nje aludim te tille, nderkohe qe nuk mundi te provoje kurre inkonsitencen e teorive te tilla apo mosekzistencen e tyre. Une mendoj se te besosh ne Kant eshte te mos besosh ne mendjen e njeriut dhe ate te supernjeriut-gjeniut, ashtu sic ishte Einstein, i cili shume mire mund ti jepte pergjigje pyetjeve te tilla, vetem qe nuk kuptohen dot nga nje mendje e parrahur si ajo e njeriut te zakonshem. Ishte Plato i pari qe e pranoi faktin ne pamundesine e konceptimit te gjithesise ne kete bote, Kanti fillon ketu por elaborimi i tij eshte teper spekulativ per faktin qe mohon por nuk provon...
    I like nothing but the truth
    Socrates

  9. #9
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Citim Postuar mė parė nga edspace
    Lėri xhanet por mė jep atė kafenė dhe mė thuaj mendimet e tua pėr temėn.
    Cila teori tė pėlqen ty? Strukturore (fetare), moderniste, pas-moderniste, apo ndonjė tjetėr?
    Me duket se jemi grindur njehere, ketu e nje vit me pare (une, ti dhe byrazeri) per punen e teorive Ate qe besoja atehere e besoj dhe tani...qe e verteta ekziston, por njerzit parapelqejne iluzionin.
    Syzet ngjyre roze, syzet ngjyre roze
    Summertime, and the livin' is easy...

  10. #10
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Citim Postuar mė parė nga Fiori
    Na thuaj ndonjė gjė tė re! Tani ėshtė shpjeguar dhe shkencėrisht qė dhe tė njėjtin tingull nuk e dėgjojmė tė gjithė njėsoj. "E vėrteta qė quajmė tė vėrtetė" - krijon individualizmin, ose mė mirė njė tjetėr kopje tė shtrembėr tė njė papagalli. lol
    Dale dale me ngadale moj Fiori! Une kam pasur nje shok qe ishte gjysem i shurdher (ne fakt ai nuk arrinte te degjonte mire valet e gjata) dhe si rrjedhoje e kam pas ditur qe jo te gjithe njerezit e degjojne njelloj te "njejtin" tingull. Cdo na thuash ndonje gje te vjeter?
    Sidoqofte une do desha te dija, ne lidhje me ate pohimin qe ke bere me lart per tingullin e njejte, e pra do desha te dija : duke qene se ne nuk e degjojme njelloj te "njejtin" tingull kush me jep prove mua qe eshte i njejti tingull atehere kur ne e degjojme ndryshe?


    Citim Postuar mė parė nga Cupke_pe_korce
    Ate qe besoja atehere e besoj dhe tani...qe e verteta ekziston, por njerzit parapelqejne iluzionin. Syzet ngjyre roze, syzet ngjyre roze
    Kete te verteten qe ti beson se egziston, a nuk e shikon dhe ti me syze ngjyre roze?

    P.S. O Edo, pa paragjykime per ato qe ke shkruajtur, nuk marr vesh ē'hyne ne kete teme ato teorite post-moderniste e me the te thashe?
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Heinrich Heine
    Nga Diabolis nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-05-2010, 08:42
  2. Hetimet e Kryeprokurorisė pėr tragjedinė e Gėrdecit
    Nga RaPSouL nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 625
    Postimi i Fundit: 07-07-2009, 23:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •