Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Shefi i CIA-s në Tiranë

    VIZITA ME FTESE TE KRYEMINISTRIT NANO

    Shefi i CIA mbërrin në Tiranë
    Do përurojë kompleksin e ri të Shërbimit Informativ


    Xhorxh Tenet, shefi i CIA, së shpejti viziton Tiranën. Burime të besueshme treguan dje se Xhorxh Tenet ka pranuar ftesën e bërë nga Kryeministri Nano kur ky i fundit ndodhej në SHBA. Tenet pritet që të marrë pjesë në përurimin e kompleksit të ri të Shërbimit Informativ Shtetëror kur do të bëhet edhe inagurimi i qendrës stërvitore moderne të SHISH.LAJMIBurime të besueshme tregojnë se kjo vizitë është konfirmuar gjatë vizitës së fundit të Kryeministrit Nano në SHBA, ku u realizua edhe një takim me kreun e CIA Xhorxh Tenet. Shërbimet sekrete amerikane i kanë dhënë një ndihmë të madhe shërbimeve sekrete Shqiptare. Bashkëpunimi ka qenë tepër i ngushtë veçanërisht në luftën kundër terrorizmit. Si rezultat i këtij bashkëpunimi u bë i mundur asgjesimi i disa celulave të terroristëve islamikë të ardhur nga vendet arabe. Ndërkohë që janë goditur edhe rrjetet kriminale. SHBA ka asistuar me programe ndihme e trajnimi për SHISH me ekspertët e tij. Vizita e shpehtë e shefit të shërbimeve sekrete amerikane në Tiranë, Xhorxh Tenet, pritet që ky bashkëpunim të ketë një vrull të ri dhe të forcojë bashkëpunimin midis dy shërbimeve inteligjentë në shkëmbimin e informacionit dhe parandalimin e akteve terroriste, trafiqeve dhe rrjeteve kriminale. Në takimin e zhvilluar në Ëashington, Nano e Tenet kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në lidhje me parandalimin e lëvizjes së elementëve terroristë dhe të krimit të organizuar. Shërbimi Sekret Amerikan do të vazhdojë të asistojë shërbimin sekret shqiptar për modernizimin dhe arritjen e parametrave bashkëkohorë në veprimtarinë e tij. Ky forcim i bashkëpunimit të mirë mes SHISH dhe CIA ka kohë që ka nisur dhe pritet që të konkludohet edhe në inagurimin e kompleksit të ri në shërbim të agjentëve sekretë shqiptarë. Kohë më parë më ndihmën e SHBA u ngrit qendra antiterror pranë SHISH qendër e cila është marrë gjerësisht me parandalimin e terroristëve, kryesisht islamikë. Puna e kësaj qendre në bashkëpunim me shërbimet sekrete të vendeve aleate ka rezultuar e suksesshme. Puna e shërbimeve sekrete Shqiptare është vlerësuar edhe nga shërbimet e vendeve aleate me të cilët janë kryer veprime të përbashkëta.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nuk e di si i kane rregullat kta amerikanet por ky Teneti duhej shkarkuar me 11 shtator urgjentisht..
    Terroristet e 11 shtatorit kishin gjetur "ameriken" ne Amerike.. pra rehati..lehtesi e tana te mirat..qe me u pergatit mire.. e me ja rras Amerikes 11 shtatorin e Tmerrshem..

    A do te mundeshin terroristet qe supozojme do planifikonin nje sulm mbi Kremlin te Moskes te shkonin ne Rusi e te benin kurs per te perdorur aeroplane ruse per nje sulm mbi ruset ?

    Ne asnji mnyreeee..kur thote Saliu..

    Ai Kim Filbi dhe vdiq ne Moske si i padeshiruar e i pergjuar ne cdo hap.. megjithse u sherbeu si qen rusve 30 vjet..

    E ku mund te futet ne nje shkolle aviacioni Ruse nje njeri i "panjohur"..
    999 sita te shoshisin ne Rusi thjesht per te bere nje po-rdhe ne Moske e jo me te besh shkolle aviacioni..

    Mirpo nen hundet e Teneteve ai pisi egjyptian ..Muhamad Atta me shoke beri shkoll e mesoi boeingun e ja futi Amerikes edhe pse cdo dite ai me shoke ne kerr te vet mbante Foto te Bin Ladenit..

    Ku ishte Ef Bi Aj e Ci Aj Ej ?

    Kerkund..

    Amerika ka deshtuar me kto lloj zyrtaresh te tipit Tenet..

    Ai ha buken e Amerikes e ben duane e Grekut..

    Le ta mbajne amerikanet at kopil.. mir tu behet..

    Ne ngjarjet e 97-tes.. qe Shqiperise i shkaktuan nje tragjedi te pariparueshme.. ka gisht dhe Teneti "yne"..

    Po te ishin principiale CIA dhe departamenti i shtetit duhej ti benin nje xerr me faks a me cel.. spiunes se tyre ne Tirane..mariz Linose.. e ti thoshin.. kemi te dhena se nomenklatura e vjeter staliniste ne Tirane po ben pergatitje per rrezimin me dhune te presidentit te ligjshem Sali Berishes..
    Do tu thuash atyre miqve te tu... Mejdan Caush Ruc Gjinushave se USA..nuk do ti njohe keto komplote e do ti denoje ashper keto lojra te ish Partise se Punes .. e nuk do tu a pranoje asnje rezultat qe do te arrijne ata me kete revolucion anti ligjor..e anti demokratik..

    Dhe do te mjaftonte nje xerr e Linose per Gjinush Brok Caush Ruc Gjoleket.. qe Shqiperia te mos prekej nga ajo Kolere e pergatitur mjeshterisht nga PS dhe ASFALIA..

    Teneti e LINO u pajtuan me keto pergatitje te kobshme dhe e perkrahen kete revolucion e me kete ata jane pa diskutim fajtor para popullit Shqiptar..para atyre Nenave qe humben bijte ne kasaphanen qe pergatiten mjeshtrit e PPSh-se ..

    E vetmja pike qe na e mban gjalle dashurine per USA-ne eshte Clirimi i Kosoves prej shtazerise Serbe..
    Per kete do i jemi mirnjohes Amerikes ne jet te jeteve..

    Le ti gezohet byrokracia e korruptuar e Dep. te shtetit te USa dhe CIA .. fatos Ruc Nano Gjinusheve..


    Sdi cka i duhen CI a ese.. PS.ja e Tiranes qe i ka trecerekun e nomenklatures se saje spiune te Asfalise e te Ke xhi bise..

    Le ti mbaj me shnet..

  3. #3
    Ata qe nxorren lajmin e vizites se tij ne Tirane duhet te kishin pritur pak ore pasi sot shtypi njoftoi qe Tenet dha doreheqjen.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal -Tirone , vajtje-ardhje, moszgjedhje
    Postime
    181
    Po kjo kuptohet ! Sa here nje politikan i larte i huaj vjen ne Shqiperi ose do japi dorheqjen, ose do vdesi disa dite me vone !!

  5. #5
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Nuku dha doreheqjen ki qipi mo?

    E bir i Vorio-Epirit/mirsevje ne shtepine e Myslym Shyrit

  6. #6
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    fundi i grekofilit manipulator:

    http://news.yahoo.com/news?tmpl=stor...net_resigns_24


    ehe, kur shet vendin tend se ke per gje te shesesh nenen dhe motren,
    ti shesesh popullit amerikan gjylet e turkut per "bomba atomike"!!!

    Qendro larg nga Shqiperia plehre e keqe!!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Jep dorëheqjen edhe zëvendësdrejtori i CIA-s James Pavitt


    Identiteti i tij nuk njihej deri në prill të vitit të kaluar kur në një hap të pazakontë ai u paraqit përpara komisionit të Kongresit për ngajrjet e 11 shtatorit.

    Atëherë zoti Pavitt pat deklaruar se mangësitë që ishin vënë re përpara sulmeve ishin pasojë e mjeteve dhe fondeve të pamjaftueshme dhe jo e neglizhencës.

    Sidoqoftë, departamenti i tij ka marrë kritikat më të ashpra se nuk ka pasur një rrjet të fortë agjentësh në terren dhe ka treguar besim më të madh te materiale që vinin nga burime jo shumë të sigurta.

    Një zëdhënës i CIA-s i tha BBC-së se vendimi i z. Pavitt për t’u larguar ishte dalje në pension, jo dorëheqje dhe se nuk kishte lidhje aspak me dorëheqjen e drejtorit George Tenet.

    Sidoqoftë kjo do të ishte një koinçidencë e tepruar dhe shumë nga kritikët e CIA-s nuk ka dyshim që do ta interpretojnë këtë si shenjë krize, njoofton BBC.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Tenet do rri deri ne mesin e Korrikut ne CIA, dhe pastaj do jete nendrejtori qe do kete totalisht agjensine ne dore.
    Per sa i perket antishqiptarizmave te tepruara, dhe thirrjeve te teperta, ne Universitetin Shteteror te Texasit diku andeja(sic ishte dhe BUSHI ne Luisiana State University para 2 javesh), Tenet ishte i ftuar i nderit. Me sa di un aty ka thene qe ne Amerike gjithshkah eshte e mundur, mamaja ime ka qene nga Shqiperia, dhe babai im emigroi ne Greqi. Kete ma kan konfirmuar disa njerez tashme nga agjensi te ndryshme Shqiptare, si dhe vete nje amerikan nga Texasi qe kam ne shkolle.

    Nuk di si esht kjo pune me teper.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #9
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Ylli Manjani dha dje dorëheqjen nga kabineti i Nanos pas një konflikti, ku ende nuk janë të qarta detajet.
    Asnjeri s'po cuditet qe te gjithe po ikin pa dhene shpjegime?
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  10. #10
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Tenet, "himarioti" që drejtonte CIA-n

    Gazeta TemA

    Tronditet Shtëpia e Bardhë

    Ikën Tenet, "himarioti" që drejtonte CIA-n

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bush, ka deklaruar dje krejt papritur dorëheqjen e drejtorit të CIA-s, George Tenet, duke bërë të ditur se kjo ka ardhur si pasojë e disa arsyeve personale të vetë Tenet.

    Tenet ka shkuar në shtëpinë e Bardhë për të informuar Bushin rreth vendimit të marrë të mërkurën në mbrëmje. "Ai më tha mua se jepte dorëheqjen për disa arsye personale" është shprehur Bush për gazetarët. "Unë i shpreha keqardhjen time për largimin e tij. Ai ka bërë një punë shumë të mirë për popullin amerikan".

    "George Tenet i ka shërbyer kombit si drejtor i CIA-s për rreth 7 vjet. Ai ka qenë një lider i fuqishëm dhe i zoti për agjensinë. Ai ka luftuar me të gjitha forcat luftën ndaj terrorizmit ndërkombëtar dhe mua do të më mungojë" është shprehur presidenti amerikan.

    Gjatë një mbledhjeje me personelin e CIA-s, Tenet është shprehur se arsyeja e këtij vendimi ka qënë krejtësisht personale dhe e thjeshtë: "Dua të ruaj mbarëvajtjen e familjes sime të mrekullueshme dhe asgjë më shumë," ka bërë të ditur Tenet.

    "CIA dhe komuniteti i inteligjencës amerikane janë më të fuqishëm tani sesa kur unë u bëra Drejtori i Qendrës së Inteligjencës, shtatë vjet më parë, dhe ata do të jenë më të fuqishëm në të ardhmen. Ajo nuk është trashëgimia ime. Është e juaja," ka përfunduar ish shefi i CIA-s.



    Fakte rreth jetës së George Tenet

    Mosha 51, ditëlindja: 5 Janar 1953

    Edukimi: diplomë Batchler, Shkolla e Shërbimeve të Jashtme, Georgetown University, 1976; diplomë Master në degën e marrëdhënieve ndërkombëtare, Columbia University, 1978.

    Eksperienca: Drejtor stafi, punonjës i komitetit mbi Inteligjencën. Punonjës në stafin e Sigurisë Kombëtare 1993-1995; drejtues stafi, Agjensia Qendrore e Inteligjencës 1995-1996; një nga drejtuesit kryesorë të CIA-s 1996-1997; drejtor i CIA-s 1997-2004; dha dorëheqjen në 3 Qershor, për arsye personale.

    Familja: Gruaja, A. Stephanie Glakas-Tenet; djali John Michael.

    Parimi i tij: "Nuk ka vend për politikë apo lëvizje partizane në mënyrën sesi komuniteti i inteligjencës zbaton detyrat e tij"


    Dita e fundit është 11 Korriku

    CIA ka deklaruar se dita e fundit e Tenet do të jetë 11 Korriku dhe Tenet ka bërë të ditur se dëshiron të kalojë më shumë kohë me familjen e tij.

    Presidenti amerikan Bush është shprehur se John McLaughlin, do të udhëheqë përkohësisht agjensinë e inteligjencës, derisa të gjendet një pasardhës. Një ndër kandidaturat e mundshme për këtë post është dhe udhëheqësi i komitetit të Shtëpisë së Inteligjencës Porter Goss, agjent i CIA-s dhe McLaughlin.

    Tenet ka qënë nën presione të shumta për mënyrën sesi CIA kishte monitoruar aktivitetet e mundshme terroriste para sulmeve të 11 Shtatorit, si dhe për veprime jo të suksesshme gjatë operacioneve amerikane lidhur me luftën në Irak.

    Në prill, Komisioni për hetimin e sulmeve të 11 shtatorit, ka lëshuar deklarata të ashpra duke kritikuar CIA-n për mosgjetjen e kërcënimeve të organizatës Al-Kaida, para se të ndodhte ngjarja.


    7 vjet si shef i CIA-s

    Gjatë shtatë vjetëve të tij në CIA, ka pasur shumë spekullime rreth Tenet, 51 vjeç, nëse ai do të tërhiqej apo do të detyrohej të jepte dorëheqjen pas sulmeve të 11 Shtatorit dhe vlerësimeve që bëri CIA për potencialin ushtarak në Irak.

    Edhe pse karriera e tij është rrezikuar shpesh, ai vazhdon të mbetet një besnik i devotshëm i presidentit Bush dhe personelit të CIA-s. Karakteri i tij i çiltër dhe i hapur e ka ndihmuar shumë atë që të jetë një nga drejtorët më jetëgjatë në historinë e CIA-s. Vetëm Allen Dulles ka qenë drejtor për nëntë vjet, 1953-1961.

    Tenet është emëruar në këtë detyrë në korrik të vitit 1997 nga presidenti i atëhershëm Bill Klinton.

    Nga ana tjetër, drejtori i FBI-së, Robert Mueller është shprehur për Tenet që ai ka ditur të ruajë një raport shumë të mirë ndërmjet CIA-s dhe FBI-së në përmbushjen e detyrave të të dy organizmave.

    Në Capitol Hill, senatori Charles Schumer, e ka quajtur Tenet "një njeri të ndershëm dhe të nderuar që i ka shërbyer kombit në kohë të vështira, dhe se askush nuk duhet ta fajësojë atë për ndonjë gjë".

    Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Dennis Hastert ka deklaruar "Ai i ka shërbyer kombit të tij për një kohë të gjatë. Historia do ta tregojë se cila ka qënë vlera e punës së tij.





    Robert G. Kaiser, editorialisti i 'Washington' Post komenton doreheqjen e Tenetit

    Kush janë "kampet" që shkarkuan Tenet-in

    Pyetje: Në një shkallë nga 1 në 10, përsa i përket surprizës së lajmit, ku e radhisni këtë rast? Njerëzit si puna juaj a kanë pasur ndonjë informacion për ndonjë parashikim të mundshëm për ardhjen e këtij vendimi?

    Robert G. Kaiser: Kam 45 minuta kohë për të bërë një analizë të çastit për diçka për të cilën, me thënë të vërtetën, nuk kam fakte konkrete ashtu si edhe ju. Unë do të mundohem të jap një shpjegim për surprizën e ditës së sotme. Kjo është një pyetje me vend. Unë nuk mendoj se lajmi ishte i papritur pasi Tenet ka qenë "në fije të perit" për një kohë të gjatë. Kur është publikuar libri i Bob Woodward, ku përshkruan pasiguritë e Bushit rreth ndërhyrjes në Irak, unë e kam sulmuar shumë atë, por ai mbijetoi. Në një shkallë prej 1-10 unë do e radhisja këtë lajm tek pesa, ndoshta. Dhe kjo është thjesht për shkak të kohës së shkurtër që ka ndodhur gjithçka. Ne kemi pritur që të jepnin dorëheqjen shumë nga punonjësit administrativë të presidentit Bush (senior), por mbas zgjedhjeve, jo përpara. Sigurisht, nëse fiton Kerry, largimi i tyre do të jetë i pashmangshëm.

    Pyetje: Si mendoni, a do të presë presidenti Bush deri pas zgjedhjeve për të emëruar drejtuesin e ri të CIA-s?

    Robert G. Kaiser: Shumë me vend. Unë dyshoj se Shtëpia e Bardhë do të dëshirojë të shmangë konfirmimin e një emri të ri për drejtimin e CIA-s në periudhën e zgjedhjeve.

    Pyetje: Këto deklarime më kanë shtangur. Megjithatë, gjëja e parë që do të doja të dija është se kush janë "kampet". Ne kemi lexuar shumë gjëra për grupime në departamente të ndryshme, por ende jam i paqartë: kush ishte në anën e tij dhe kush jo"?

    Robert G. Kaiser: Lojtarët aty janë tepër të qartë. Libri i Woodward është nga më të mirët për ta bërë këtë gjë. Tregon se Tenet ishte një pjesëmarrës i vetëm në "lojë". Mosmbështetja ndaj Pentagonit për rrezikun që shkaktonte Sadami në atë kohë ishte e një rëndësie të veçantë. A e mban mend sesi Kolin Pouell ka këmbëngulur që Tenet të ulej në krah të tij, para kameras, kur ai foli për Kombet e Bashkuara në shkurt të vitit të kaluar? Powell ishte duke ndarë përgjegjësitë për ato që ai tha atë ditë. A do ta mbajë mend bota këtë gjë? S'e besoj.

    Pyetje: Cili është mendimi juaj, pse e shpalli Bushi dorëheqjen e tij? A është kjo një ndër gjërat që i lejohen një presidenti!?

    Robert G. Kaiser : kjo është e zakonshme. Dhe të tjerë e kanë bërë këtë më parë.

    Pyetje: Të lutem, më radhit pasojat politike që do të shkaktojë dorëheqja e Tenet?

    Robert G. Kaiser: Paska shumë pyetje të tilla. Dhe unë, në këto momente nuk mund të të jap një përgjigje të saktë. Unë dyshoj se së pari do të jetë një dëm i madh për Bushin, pasi do të mbyllë një javë aspak interesante, me ndodhitë në Irak, apo në Shtëpinë e Bardhë.

    Por nuk mendoj se dorëheqja e Tenet do të shtojë apo pakësojë numrin e votuesve të Bush në Nëntor.

    Pyetje: Drejtori Tenet tha se do të duhen të paktën 5 vjet për të riorganizuar aftësitë e inteligjencës së CIA-s. Me sa keni dijeni, a e ka nisur CIA këtë rrugë, dhe si pasohet kjo nga administrata e Bushit?

    Robert G. Kaiser: Po, mbështetet, me ndihmën e SHUMË lekëve.





    Biografia shqiptare e Xhorxh Tenetit

    Familja Koka ka kthyer për hasmëri mbiemrin në Tenet, kur babë Ninua, i ati i Qirjakos, kishte mërguar në Itali, Francë e më pas në USA.

    Në Kanada është vajza e kushëririt të parë të Xhorxhit nga Qeparoi, e cila mban lidhje me të. Njëkohësisht e ëma e Xhorxhit, Vangjelo Kacelano nga Himara, është motra e doktor Kacelanos që u vra nga gjermanët, se mjekoi partizanët në Qafë të Topit në Vlorë. Koço Koka i biri i Sofos që është vellai me një nënë e me një babë me Qirjakon, janë bashkëfshatarë të mi.

    Ata, prindët e tyre, e ëma u ka folur vetëm shqip, se nuk kanë ditur gjuhë tjatër veç shqipes. Këta mërguan në Itali nga fillimet e viteve tridhjetë, pastaj në Francë. Sofua u kthye në Atdhe tek pleqtë, se kishte mulqe, pasuri, ndërsa i vëllai mërgoi në USA, ku lindi dhe dy djem, më parë ka qenë i martuar me një italiane (Qirjakua) dhe kishte një gocë Xheraldinën.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Libra te rinj
    Nga dodoni në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  4. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11
  5. Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •