Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Raporti i Gazidedes - Mars '97

    Ngjarjet e vitit 1997, kur Shqipėria ishte nė prag tė njė lufte tė padiskutueshme civile, tronditen padyshim jovetėm popullatėn brenda kufinjėve zyrtarė, por edhe shqiptarėt jashtė atdheut. Madje edhe opinionin ndėrkombėtar. “I bėnė tė majtėt. I organizuan tė djathtėt. Kanė gisht shėrbimet e huaja. Fajin e kanė piramidat”. Kėto ishin fjalėt qė qarkullonin atėherė, madje edhe mė vonė pėr ngjarjet e fillimvitit `97. Por, organizimi i “grushtit tė shtetit”, hapja e depove tė armėve dhe shkatėrrimi i gjithėēkajė nė Shqipėri, ende kanė mbetur pa “baba”. Dikush duhet tė tregonte diēka. Shefi i SHIK-ut gjatė viteve `92-`97, Bashkim Gazidede, i cili aktualisht ndodhet nė njė nga vendet arabe, si njėshi i shėrbimit sekret shqiptar nė atė kohė, ka hedhur pak dritė (sipas tij), nė organizimin e kryengritje sė tmerrshme. Nė pranverėn e `97-ės, nė sallėn e Kuvendit, para deputetėve, ai ka publikuar njė raport tė tij, i cili bėn fjalė pėr njė organizim tė hershėm tė ngjarjeve nga Greqia, si dhe lobi grek nė Amerikė. Gazeta Shqiptare, publikon, thuajse ēdo ditė, histori tė shumė viteve mė parė, tė popullit shqiptar, apo tė figurave qė ai ka nxjerrė. Ndėrsa Reportazh fillon sot botimin e njė cikli tjetėr, me ngjarje tė viteve tė fundit, i cili do tė vazhdojė edhe nė numrat e ardhshėm. Artikulli i sotėm ėshtė marrė nga arkivi i Kuvendit tė Shqipėrisė. Nė tė ėshtė publikuar, fjalė pėr fjalė, raporti i kreut tė SHIK-ut nė atė kohė, Gazidede, mbajtur nė Parlament, lidhur me organizimin e trazirave tė vitit 1997, i marrė nga libri "Punime tė Kuvendit 1".
    Berisha akuzoi vendet fqinjė pėr krizėn financiare nė tė cilėn qytetarėt shqiptarė humbėn rreth 1 miliardė dollarė kursime. Ky kolaps, nė sfondin dhe tė njė krize tė thellė politike pas zgjedhjeve tė manipuluara tė 26 majit, shkaktoi revolta nė tė gjithė vendin. Berisha shpalli gjendjen e jashtėzakonshme dhe drejtimin e vendit e la nė dorė tė Bashkim Gazidedes, shefit tė atėhershėm tė SHIK-ut, qė ishte kthyer nė njė polici politike. Nė 26 mars 1997, Gazidede ka mbajtur fjalimin e tij nė Parlament. As mė shumė e as mė pak, humbjen e pushtetit tė Berishės ai e krahasoi me rrezikun e copėtimit tė Shqipėrisė. Fjalimin e tij dhe gjithė debatin parlamentar, tė marrė nga arkivi i Kuvendit po e botojmė pėr disa numra rresht nė Reportazh.
    Kryetari i Parlamentit Pjetėr Arbnori:
    Meqėnėse shumica e deputetėve janė tė pranishėm, seanca hapet. Sikurse ju kam njoftuar, sot, nė rendin e ditės, kemi interpelancėn me zotin Gazidede, qė ėshtė njė interpelancė e kombinuar edhe me pyetje, edhe me debat, gjithnjė brenda rregullores, brenda njė ore e gjysėm. Prandaj i ftoj deputetėt tė shkruajnė emrin pėr diskutim, por ta kenė kohėn tė kursyer, nė mėnyrė qė t’u japim mundėsinė edhe tė tjerėve tė marrin pjesė nė debat, se herėn tjetėr mbetėn dhjetė deputetė pa folur.
    Ftoj zotin Gazidede tė vijė tė japė njė raport, pastaj deputetėt kanė tė drejtėn e tyre pėr tė debatuar lidhur me raportin e tij dhe pėr tė bėrė pyetje.
    Bashkim Gazidede: I nderuar zoti Kryetar!
    Tė nderuar zotėrinj deputetė!
    Shėrbimi Informativ Kombėtar ėshtė krijuar nė korrik tė vitit 1991, me ligj tė Kuvendit Popullor tė asaj kohe. Unė jam emėruar nė krye tė kėtij dikasteri nė fund tė qershorit tė vitit 1992, me dekret tė Presidentit tė Republikės. Nė kėtė kohė gjeta nė shėrbim punonjės tė ish-Sigurimit tė Shtetit, qė kishin ndryshuar vendet e mėparshme, por nė thelb nuk kish ndryshuar asgjė nė personelin e kėtij institucioni. Pa i paragjykuar ish-oficerėt e Sigurimit tė Shtetit, kam bėrė reformė, duke larguar 98 pėr qind tė tyre, ata punonjės mbi tė cilėt rėndonte e kaluara e Sigurimit tė Shtetit, e kėtij organizmi famėkeq, prej tė cilit e kanė pėsuar mjaft shqiptarė. Nė vend tė tyre janė nė punė nė pėrgjithėsi djem e vajza tė reja, tė diplomuar nė universitete e shkolla tė larta, si: inxhinierė, agronomė, mėsues, ekonomistė, juristė etj, deri edhe pedagogė tė universitetit, me tituj e grada shkencore. Qėllimi im nė krye tė kėtij institucioni ka qenė vetėm ky: tė krijohet njė institucion demokratik, i njė shteti demokratik, qė tė kryejė tė gjitha detyrat nė pėrputhje me ligjin qė i ngarkonte Kuvendi Popullor. Gjatė kėsaj periudhe, ky organ ka kryer jo pak detyra, ka ndjekur probleme tė spiunazhit, tė korrupsionit, veprimtari tė ndryshme antikushtetuese etj. E them me gojėnplot, sot pėrpara jush, se institucioni qė unė kam drejtuar ėshtė karakterizuar nga njė pėrkushtim i veēantė, nga njė pėrpjekje e gjithanshme pėr profesionalizėm, pėr ndershmėri nė punė etj. Njė institucion nuk gjykohet nga reagimet dhe thashethemet e dashakėqijve tė tij. Kėshtu, SHIK-u dhe veprimtaria e tij s’mund tė gjykohet as nga thashethemet e ish-oficerėve tė Sigurimit tė Shtetit, as nga aktivistėt e anėtarėt e Partisė Komuniste Shqiptare dhe as nga spiunėt e shėrbimeve tė huaja.
    Nuk ėshtė e rastit qė armiqtė e Shqipėrisė tė shpifin pėr njė ndėr institucionet mė seriozė. SHIK-u dhe dokumentacioni i tij u ka interesuar, nė radhė tė parė kriminelėve, trafikantėve dhe agjentėve tė shėrbimeve tė huaja, tė cilėt janė edhe autorė tė tė gjitha shpifjeve dhe thashethemeve, si dhe tė sulmeve mbi kėtė institucion. Asnjė nga shpifjet qė u pėrhapėn kohėt e fundit pėr kėtė institucion nuk ėshtė e vėrtetė. Arrihet deri aty, sa tė thuhet se oficerė tė SHIK-ut kanė pėrdhunuar gra dhe vajza, ndėrkohė qė po tė pyesėsh se ku, kė dhe kush, asnjeri nuk ėshtė nė gjendje tė thotė asnjė fakt; pra vetėm e vetėm qė tė krijohet mjegull e urrejtje pėr kėtė institucion. Natyrisht, nė njė periudhė tė tillė nė Shqipėri, shkaktarėt e vėrtetė tė tė gjithė kėsaj katrahure kėrkojnė tė mėnjanojnė institucionin mė tė rėndėsishėm nė kėto momente, kur armiqtė e Shqipėrisė kėrkojnė ta copėtojnė atė dhe kur e dinė se mėnjanimi i shėrbimit do t’ua lehtėsonte dhe mė tepėr njė gjė tė tillė. Puna e Shėrbimit Informativ Kombėtar gjatė kėsaj periudhe qė unė e kam drejtuar ėshtė e dokumentuar dhe megjithėse ėshtė jo publike, ėshtė e kontrollueshme pėr ēdo problem nga komisione parlamentare qė mund tė caktohen pėr kėtė punė. Kur tė ftohen gjakrat dhe tė kullohen ujėrat, do tė dalė nė shesh se ē’kontribut ka dhėnė pėr Shqipėrinė ky institucion.
    Situata qė po pėrjetohet kohėt e fundit nė Shqipėri paraqitet tepėr e vėshtirė. Po vihet nė diskutim integriteti i Shqipėrisė, duke u rrezikuar deri copėtimi i saj pėr llogari tė vendeve fqinj. Synimet pėr copėtimin e Shqipėrisė kanė qenė tė hershme dhe nė rrethana e kohė tė ndryshme, janė shfrytėzuar momente tė favorshme pėr t’u realizuar kėto plane. Le t’u referohemi disa prej kėtyre planeve tė hartuara vitet e fundit, qė kanė pasur pėr synim tjetėrsimin e territorit tė Jugut tė Shqipėrisė, tė ashtuquajturit Vorio-Epir.
    Nė vitin 1990, Shqipėria ndodhej nė kolaps tė plotė ekonomik dhe politik. Varfėria ekstreme qė kishte pėrfshirė vendin dhe sistemi politik qė e kishte futur Shqipėrinė nė kėtė varfėri, duke qenė i pafuqishėm pėr t’u dhėnė zgjidhje kėtyre problemeve, u shfrytėzua nga qarqe tė caktuara pėr interesat e tyre shovene, me qėllim tjetėrsimin e Shqipėrisė sė Jugut. SHIK-u ėshtė nė dijeni tė njė plani tė detajuar, tė hartuar nė kėtė periudhė, tė quajtur “Plani Lotos”, pra, bėhet fjalė pėr vitet 1990, i hartuar nga qarqe tė caktuara vorioepirote dhe qė kishin si strategji ēlirimin e “Vorio-Epirit” nga “sundimi shqiptar”, si dhe mėnyrėn pėr realizimin e kėtij plani. Plani pėrcaktonte me hollėsi tė gjitha etapat e nevojshme pėr fillimin e njė kryengritjeje tė armatosur pėr ēlirimin e “Vorio-Epirit”. Unė po ju lexoj disa pjesė tė kėtij plani, i cili disponohet i plotė nga SHIK-u dhe qė nuk ėshtė realizuar nė vitin 1990, natyrisht pėr disa arsye, por qė sipas mendimit tonė, ėshtė realizuar pothuajse pikė pėr pikė tani.
    Pika e parė e kėtij plani pėrcakton se qėllimi ėshtė “ēlirimi i Vorio-Epirit” nga “pushtuesit shqiptarė”. Mė pas, sipas dėshirės sė banorėve tė Vorio-Epirit, siē cilėsohet aty, duhet tė zgjidhet autonomia, pavarėsia ose bashkimi me Greqinė.
    Pika e dytė e planit: “Logjika e zhvillimit tė luftės”. Kjo shihet nė dy plane: nė planin politik dhe atė luftarak, me parimin qė (po citoj) “asnjėherė nuk ka arritur nė mėnyrė paqėsore tė fitojė lirinė e tij, kėshtu qė rruga e vetme pėr ēlirimin e Vorio-Epirit ėshtė lufta e armatosur me mbėshtetje politike. Pėr kėtė qėllim duhet tė krijohet ligjėrisht pushteti politik si organizėm, domethėnė njė kėshill qė do tė marrė pėrgjegjėsinė e veprimeve e do tė pėrfaqėsojė kudo lėvizjen kryengritėse; tė hapen zyra, ku tė ligjėrohet vendi i kryengritjes, ku do tė gjendet nga tė interesuarit, organi i pushtetit politik pėr kryengritjen; tė vihet nė zbatim njė pjesė e mjaftueshme e programit, kryesisht pėr pikat qė bėjnė fjalė pėr ndėrkombėtarizimin e kryengritjes”. Ideja nė kėtė plan ėshtė qė te populli shqiptar tė shfrytėzohen pakėnaqėsitė e ndryshme ndaj shtetit dhe (qė ėshtė pjesa mė interesante) “kur populli shqiptar do tė konstatojė se kryengritja ka pėr qėllim ēlirimin e “Vorio-Epirit”, atėhere ai s’do tė ketė mundėsi tė vendosė pėr fatet e Shqipėrisė”.
    Pika “C” e planit: Pėr ēėshtjen e Vorio-Epirit do tė jenė tė interesuara SHBA-ja, Greqia, Jugosllavia, etj. Greqia do tė jetė nga vendet mė tė interesuara pėr problemin e kryengritjes, me gjithė rezervat e vetė shtetit grek.
    Veprimet fillestare: Lėvizja Ēlirimtare pėr Vorio-Epirin, si hap tė parė duhet tė krijojė veprime tė pastra politike, ku theksi duhet tė vihet te krijimi i Kėshillit legal tė kryengritjes, i pėrgjegjshėm pėr pėrballimin e punės sė pėrditshme pėr programimin dhe nė pėrgjithėsi pėr pėrfaqėsimin ligjor tė lėvizjes; organizimi i informacionit; krijimi i sillogjeve tė miqve vorioepirotė; organizim zyrash, qė duhet tė zihen nė vende qėndrore dhe tė dukshme, me qėllim qė tė sigurohet njė publicitet sa mė i madh. Nevoja ėshtė e ngutshme, e qartė dhe ka pėr qėllim tė krijojė lėvizje te shqiptarėt.
    Taktikat e luftės. Kėtu vihet theksi, pėrveē tė tjerash:
    a) nė ndėrkombėtarizimin e problemit;
    b) nė pėrgatitjen psikologjike pėr luftėn e armatosur;
    c) nė vendosjen e gjithė problemit mbi bazėn e tė drejtave njerėzore dhe lirive personale;
    ē nė mbrojtjen pėr sulm, ku tė sqarohet dhe tė bindet opinioni, qė tė mos dukemi si sulmues terroristė, por kryengritės politikė; sulme tė vazhdueshme; nė kėtė pikė ēdo aleancė apo tėrheqje do tė jetė vdekjeprurėse pėr Lėvizjen;
    d) tė sigurohet asnjanėsia nga shteti grek;
    dh) bashkėpunim me elementin grek kudo qė ndodhet.
    Kjo, para sė gjithash nė Amerikė, ku homogjenėt kanė mundėsi tė ndihmojnė efektivisht nė zhvillimin e luftės ēlirimtare.
    Pika e pestė e planit: “Organizimi ushtarak i kryengritjes”. Nė njė nga pikat e kėtij organizimi bėhet fjalė pėr sulme tė armatosura ndaj reparteve tė ushtrisė shqiptare. Nė fund vihet theksi qė kryengritja duhet tė jetė politike dhe ushtarake. Baza e kryengritjes do tė jetė ushtarake, politikja do tė ndihmojė ushtaraken.
    B. Pėrpjekja ushtarake nuk do tė bėhet nė zona ku rrojnė popullsi greke, me qėllim largimin e pasojave tė dėmtimit tė tyre.
    C. Tė organizohet njė shtab me persona legalė dhe ilegalė. Kėto ishin disa pika tė hartuara nė vitin 1990 pėr ēlirimin e Vorio-Epirit nga disa drejtues tė sillogjeve vorioepiriote nė Greqi dhe tė lobit grek nė SHBA. Nė kėtė vit 5 pėrfaqėsues kryesorė tė tyre kanė bėrė njė mbledhje nė Gjenevė, ku kanė hartuar kėtė plan, i cili ndodhet nė duart tona. Pėr realizimin e kėtij plani u punua nė vazhdimėsi. Pas hapjes sė Shqipėrisė dhe vendosjes sė pluralizmit, qė nė ditėt e para u krijua organizata “Omonia”, nė tė cilėn fatkeqėsisht disa ish-drejtues tė saj u pėrpoqėn tė krijojnė struktura organizative tė ngjashme me njė prefekturė greke. Nė vitin 1991-1992, nė rrugė ilegale nė Shqipėri u futėn me mijėra libra, broshura dhe harta, nė tė cilat propagandohej ēėshtja e Vorio-Epirit, me qėllim pėrgatitjen psikologjike pėr organizimin e kryengritjes sė armatosur. Harta tė ndryshme pėrcaktonin kufijtė e Greqisė deri nė lumin Shkumbin. Nė vitet 1991-1992, mbi bazėn e kėrkesės sė bėrė Kryeministrit grek tė asaj periudhe, Micotaqisit, nga Shoqata e tė Dėnuarve dhe tė Pėrndjekurve Politikė Vorioepiriotė me qendėr nė Athinė kėrkohej armatosja e minoritarėve.
    Prej shumė vitesh, ēėshtjes sė Vorio-Epirit i kanė shėrbyer institucione tė ndryshme, tė krijuara me kėtė qėllim. Kėshtu, pėr shembull, Instituti i Kėrkimeve Vorioepiriote, i krijuar qė nė vitin 1960, gjatė gjithė kohės ka pėrgatitur kuadro, tė cilėt do tė punonin pėr ēėshtjen e Vorio-Epirit. I kamufluar si institucion qė merret me studime shkencore dhe etnografike, nė thelb veprimtaria e tij ka pasur pėr qėllim rekrutimin e shqiptarėve qė emigronin nė Greqi. Pėrmes kėtij institucioni bėhej infiltrimi i shqiptarėve qė shkonin nė Greqi dhe kryesisht i oficerėve tė liruar nga ushtria dhe ish-Sigurimi i Shtetit, sidomos gjatė viteve 1991-1992. Nė funksion tė kėsaj ideje ishin edhe shumė sillogje greke, shoqata, nga tė cilat mund tė pėrmendim SFEVA, ENVI, MAVI, QEVA, POAGA. Kėto organizma organizohen e drejtohen nga shovinistė grekė dhe nė qendėr tė programit tė tyre kanė lėvizjen pėr ēlirimin e Vorio-Epirit.
    SFEVA, qė ėshtė komiteti koordinues studentor i luftės pėr Vorio-Epirin, drejtohet nga Grigor Gizelis, i cili ėshtė njė ndėr hartuesit e planit qė pėrmenda mė sipėr, planit “Lotos”, siē quhet, sė bashku me disa pjesėtarė tė lobit greko-amerikan. Drejtues i kėsaj organizate deri nė momentin e vdekjes ka qenė Sebastianos. Kjo organizatė ka financuar rreth 200 kurse gjoja tė gjuhės, historisė dhe etnografisė greke nė Shqipėri.
    ENVI ėshtė organizata e rinisė vorioepiriote. Bazė e programit tė saj janė kėto pika: hapja e shkollave dhe e kurseve tė gjuhės greke; shpenzimet ekonomike pėr aktivistėt e ēėshtjes sė luftės pėr Vorio-Epirin dhe qeverisjen e Vorio-Epirit me njė pushtet tė ndarė nga Qeveria shqiptare; krijimin e trupės sė mbrojtjes sė rendit nga vetė vorioepiriotėt, e cila do tė sigurojė rendin e qetėsinė nė banorėt e Vorio-Epirit.
    MAVI ėshtė organizatė terroriste e krijuar gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nga gjenerali Zerva dhe qė u shfaq pėrsėri me akthin terrorist tė masakrės sė Peshkėpisė.
    Organizata kryesore qė ka drejtuar dhe drejton gjithė lėvizjen pėr helenizimin e Shqipėrisė sė Jugut ėshtė POAGA, qė quhet Konfederata ose Organizata Panepirote e Amerikės, Kanadas dhe Australisė. Kjo organizatė ėshtė krijuar mė 1942 nė Nju Jork tė SHBA, ku ndodhet edhe pjesa mė e madhe e lobit grek. Drejtuesi i kėsaj organizate, qė nga viti 1993 ėshtė Nikolla Geiē ose Niko Gazojani, siē quhet ndryshe nga grekėt. Ky ėshtė edhe hallka ndėrlidhėse midis POAGA-sė dhe gjithė organizatave tė pėrmendura mė lart.
    Nikolla Geiē ėshtė njohės i mirė i Shqipėrisė sė Jugut, pasi, pėrveē tė tjerave, ka qenė edhe mbi 7 herė nė kėtė vend. Eshtė i lindur nė fshatin Lia afėr Kamandės nė kufi me Shqipėrinė, ka punuar dhe punon pėr bashkimin e gjithė vorioepiriotėve. Sa herė ka ardhur nė Shqipėri, ka kontaktuar direkt me drejtues tė minoritetit grek dhe ka qenė ndėr financuesit kryesorė. Duke qenė kryetar i organizatės mė tė madhe vorioepiriote, POAGA, ai ka luajtur e luan njė rol tepėr aktiv nė organizimin dhe ndėrkombėtarizimin e luftės pėr Vorio-Epirin. Aktiviteti i tij shovinist kundėr Shqipėrisė dhe lidhjet e tij me organizata terroriste nuk kanė kaluar pa u vėnė re as edhe nga shtypi grek i periudhės sė fundit. Kėshtu, pėr shembull, gazeta “Panea”, mė 22.3.1995, qė botohet nė Athinė shkruan artikullin: “Shėrbimi i brendshėm sekret grek heton vetveten, hetim nė thellėsi...” ėshtė fjala pėr ata qė organizuan masakrėn e Peshkėpisė. Nė artikull thuhet qė, kreu i organizatės MAVI duhet tė jetė njė grekoamerikan, i cili ka vizituar rregullisht Shqipėrinė. Gjithashtu, pėr aktivitetin e tij ndaj Shqipėrisė, grekoamerikani Geiē ėshtė shprehur edhe me personalitete tė larta tė shtetit amerikan.
    Sillogjet vorioepiriote gjatė viteve 1991-1994 kanė pasur edhe mbėshtetjen e qeverisė sė atėhershme greke, tė drejtuar nga Micotaqis dhe qeveritarė tė tjerė. Kėshtu, secilit nga ju mund t’i kujtohet nė atė kohė deklarata prej pesė pikash e ish-Kryeministrit Micotaqis, ndėr tė cilat ēėshtja e minoritetit grek nė Shqipėri krahasohej me problemin e Kosovės. Pėr tė njohur gjendjen sa mė mirė nė Shqipėri u infiltruan ish-oficerė tė liruar tė ushtrisė, tė policisė, tė Sigurimit tė Shtetit, duke pėrfshirė kėtu edhe ish-ministrin e Mbrojtjes tė kohės sė komunizmit, Kiēo Mustaqi, i cili ka informuar, sipas tė dhėnave tė sakta qė kemi, mbi gjendjen e teknikės luftarake nė Shqipėri, pėr vendndodhjen e armatimit tė rėndė, tė aviacionit, pėr bazat ushtarake detare dhe pothuajse hollėsisht pėr ēdo gjė. Po kėshtu, nga ish-oficerė tė Sigurimit tė Shtetit ėshtė dekonspiruar rrjeti i bashkėpunėtorėve tė tyre si dhe tė dhėna tė tjera me karakter sekret. Nga ana jonė disponohen tė dhėna qė edhe Gramoz Ruēi, sė bashku me Kiēo Mustaqin kanė qenė nė dijeni dhe janė integruar nė planet pėr organizimin e kėsaj kryengritjeje tė armatosur. Nė vitet 1991-1993, platforma e ndjekur nga qarqet shoviniste greke, duke gjetur edhe mbėshtetjen e qeverisė sė Micotaqisit, synonte tjetėrsimin e territorit tė Shqipėrisė. Kjo do tė realizohej nė atė kohė ndėrmjet dy rrugėve...

    Nuk e gjej vazhdimin!

    Pjetėr Arbnori - Seanca rifillon.
    Zoti Bashkim Gazidede do t’u pėrgjigjet pyetjeve tė bėra nga deputetėt. Zoti Bashkim Gazidede ju ftoj nė tribunė pėr t’iu pėrgjigjur pyetjeve tė bėra nga deputetėt. Bashkim Gazidede
    - Do tė pėrpiqem t’u pėrgjigjem pyetjeve qė mė janė adresuar nė lidhje me fjalėn qė mbajta.
    Sė pari, zoti Ali Spahia pyet: A ka dijeni organi i SHIK-ut pėr gjendjen nė ushtrinė shqiptare gjatė muajve tė fundit dhe sidomos pėr aktivitetin e ish-ministrit Zhulali, pėr rolin e tij nė revoltėn e armatosur dhe ku ndodhet ai tani dhe ēfarė aktiviteti zhvillon?
    Pyetja e dytė: A ka tė dhėna SHIK-u pėr aktivitetin e shovinistėve serbė ndaj Shqipėrisė?
    SHIK-u me ligj, nuk lejohet tė ndėrtojė punėn nė Ministrinė e Mbrojtjes dhe nė Ministrinė e Brendshme, tė cilat kanė dy shėrbime tė tyre, qė quhen SHIU dhe SHIR-i dhe varen nga ministrat pėrkatės. Natyrisht, pėr tė gjitha problemet qė i dalin SHIK-ut nė veprimtarinė e tij dhe qė lidhen me kėto ministri, u raporton ministrave pėrkatės, u dėrgon informacione dhe nė raste tė veēanta ndėrton edhe punėn e pėrbashkėt me shėrbimet pėrkatėse. Pėr tė gjitha tė dhėnat qė kanė dalė nė lidhje me problemet e ushtrisė, ne ia kemi dėrguar informacionin me shkrim ish-ministrit tė Mbrojtjes, nuk mund tė pretendoj qė e njihja kėtė gjendje tė ushtrisė shqiptare.
    Se ēfarė roli ka ish-ministri Zhulali nė kėtė revoltė nuk e them dot me siguri, por gjatė kohės qė kam qenė komandant operacioni, mund tė them se ushtria shqiptare nuk vuri nė dispozicion tė kėtij operacioni pothuajse asgjė dhe nė kėtė kuptim natyrisht qė nuk mund tė shmanget pėrgjegjėsia dhe zoti Zhulali si ish-ministėr, i cili kishte drejtuar reformėn nė ushtri dhe qė nė fund tė fundit i kishte lėnė nė mėshirėn e fatit tė gjitha depot e armatimit tė ushtrisė, ashtu siē nuk dua tė shmang as veten nga pėrgjegjėsia pėr ngjarjet qė jeton sot Shqipėria. Pėr zotin Zhulali di qė ėshtė jashtė shtetit, kam dėgjuar qė ėshtė larguar nga Durrėsi dhe ka shkuar nė Itali, por nuk di se ku ndodhet sot dhe ēfarė bėn.
    Pėr sa i pėrket pyetjes sė dytė tė zotit Ali, SHIK-u ka tė dhėna pėr aktivitetin e serbėve nė drejtim tė Shqipėrisė. Nuk besoj se ėshtė as vendi, as koha qė tė prononcohem pėr kėtė problem. Natyrisht, synimi i tyre ėshtė antishqiptar.
    Zoti Pjetėr Arbnori pyet: Ju na folėt pėr plane tė kaluara tė qarqeve vorioepiriote, qė synonin copėzimin e Shqipėrisė. Mundėsisht na flisni pėr qėndrimet e sotme tė qeverisė greke, tė kryeministrit Simitis, i cili ka mbajtur qėndrim korrekt nė deklaratat e tij pėr gjendjen e Shqipėrisė.
    Nė material nuk akuzoj qeverinė e sotme greke pėr situatėn nė Shqipėri, njėkohėsisht nuk kontestoj as politikėn e kėsaj qeverie pėr stabilitetin nė rajon. Zotėrinjtė Abdyl Xhaja dhe Hasan Halili i kanė pyetjet tė pėrbashkėta.
    Pyetja e parė: Pse informohet pėr herė tė parė nga ju dhe pas 5 vjetėve veprimtari?
    Natyrisht, unė raportoj nė Parlament nė atė kohė qė mė thėrret Parlamenti. Jam thirrur edhe herė tė jtera pėr probleme tė ndryshme tematike, kam ardhur dhe kam raportuar. Sot u kėrkova pėr tė raportuar pėr gjendjen nė Shqipėri dhe po raportoj. Nuk jam unė ai qė vendos se kur duhet tė vij nė Parlament e pėr ēfarė duhet tė raportoj.
    Pyetja e dytė: Informacioni qė jepni sot, gjyoni se i shėrben stabilizimit.
    Unė gjykoj se sot ēdo shqiptar duhet tė bėhet i ndėrgjegjshėm pėr rrezikun qė i kanoset Shqipėrisė, ēdo shqiptar duhet tė harrojė e t’i kapėrcejė dallimet politike pėrballė kėsaj situate, kur cėnohet integriteti i Shqipėrisė. Unė mendoj se njohja e kėsaj situate i shėrben stabilitetit tė Shqipėrisė, ndihmon qeverinė e Pajtimit Kombėtar dhe sa mė i ndėrgjegjshėm tė bėhet ēdo shqiptar, aq mė i lehtė ėshtė edhe pėrballimi i situatės.
    Pyetja e tretė: Pėr sa informohet sot, cili ėshtė mendimi i vendeve tė Bashkimit Europian dhe tė SHBA-sė me tė cilėt ju keni bashkėpunuar nė luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe trafikut?
    Probleme tė kėsaj natyre nė marrėdhėniet qė unė kam pasur me sahėrbimet e tjera, i kam diskutuar disa herė. Se cili ėshtė qėndrimi i atyre, nuk mund tė shprehem unė, nuk mund tė bėhem unė zėdhėnės i asnjė shėrbimi tė huaj, pėrveēse i kėtij shėrbimi qė kam drejtuar unė. Ato kanė format e tyre dhe i shprehin mendimet e tyre ndėrmjet qeverive tė tyre, Ministrive tė Jashtme, pra nuk mund tė shpreh unė mendimet e tyre pėrpara jush.
    Zoti Vasil Ndreko ka adresuar dy pyetje. Pyetja e parė: A mos vallė mė mirė do tė ishte qė i gjithė dokumentacioni juaj i seleksionuar pėr procesin e fajdeve t’i jepej Qeverisė sė Pajtimit Kombėtar, nė mėnyrė qė ajo tė realizonte plotėsisht transparencėn pėr kėtė fenomen?
    Materialet qė disponojmė pėr procesin e fajdeve, jemi pėrpjekur t’i vemė nė dispozicion tė Qeverisė sė mėparshme dhe mendoj qė duhet tė jenė tė arkivuara nė Arkivin e Kryeministrisė dhe qė mund tė pėrdoren edhe nga Qeveria e Pajtimit Kombėtar. Pėrveē kėsaj, mendoj qė, nėqoftė se ka materiale shtesė, ne jemi gati t’ia vemė nė dispozicion edhe kėsaj Qeverie.
    Pyetja e dytė: A ka tė dhėna qė Zhulali ka qenė njė nga lojtarėt e skenarit qė paraqitėt ju dhe, nė qoftė se po, cilat janė kėto tė dhėna?
    Natyrisht, nuk kam tė dhėna, por gjendja nė Shqipėri nuk mund ta shfajėsojė Zhulalin, as ndofta edhe mjaft tė tjerė; pak a shumė pėrgjegjėsia ėshtė e tė gjithėve, megjithėse pėrgjegjėsia e tij si ish-Ministėr i Mbrojtjes mendoj se ėshtė e veēantė, por s’kam unė tė drejtė ta gjykoj. Unė nuk kam pasur tė dhėna qė do tė ndodhte nė ushtri kjo qė ndodhi. Natyrisht fakti qė nuk kam pasur tė dhėna mė ngarkon mua, nė radhė tė parė, me pėrgjegjėsi. Fakti qė u braktisėn depot e ushtrisė ngarkon atė me pėrgjegjėsi, nė radh tė parė, si ish-Ministėr i Mbrojtjes, si dhe personat qė janė pėrgjegjės sipas reparteve.
    Zoti Kasem Dylgjeri pyet: Duke respektuar anėn diplomatike tė problemit, si shpjgeohet qė mendimi zyrtar i Departamentit Amerikan tė influencohet nga opinionet e lobit pro grek nė Amerikė?
    Mendoj se s’mė pėrket mua tė gjykoj pėr problemet politike dhe diplomatike, i kalon kompetencat e mia pėrgjigja e kėsaj pyetje.
    Zoti Kozma Tavanxhi adreson dy pyetje: E para: Si mendoni ju, pse nuk u realizua kjo kryengritje e zonės sė Jugut tė Shqipėrisė, e drejtar nga qarqe tė caktuara greke, nė vitet ’90-92, kur u rrėzua sistemi diktatorial dhe kur pėrkrahja e Qeverisė sė Micotaqisit ndaj kėtyre qarqeve ishte mė e dukshme, por u realizua nė vitin 1997, kur sistemi demokratik ishte mė i konsoliduar dhe kėto qarqe shoviniste greke nuk kanė pėrkrahje tė Qeverisė sė Simitisit? E dyta: Ka luajtur rol ndėrrimi i disa drejtuesve kryesorė nė disa vende perėndimore tė fuqishme kėto vitet e fundit nė ngjarjet nė Shqipėri dhe nė pėrkrahjen mė tė vendosur tė qarqeve tė caktuara shoviniste greke? Natyrisht, ky shtė njė problem pėr t’u analizuar me hollėsi, por unė mendoj se nė atė periudhė gjendja nė Shqipėri nuk njihej siē u njoh sot dhe nuk ishin mjaft kushte tė pėrshtatshme, si fenomeni i fajdeve, qė i ndihmuan kėto zhvillime. Natyrisht, ky problem meriton ndoshta njė analizė tė veēantė dhe unė s’mund tė pretendoj se jam nė gjendje t’i jap pėrgjigje kaq tė shpejtė.
    Zoti Robert Ēeku adreson dy pyetje. Pyetja e parė: problemet qė trajtohen nė raportin tuaj i gjykoj tepėr delikate pėr situatėn nė Shqipėri. A gjykoni se reagimi mund tė jetė mė tepėr negativ sesa pozitiv? Eshtė pak a shumė pėrgjigja qė edhe e dhashė. Unė mendoj se nė tė gjitha partitė politike ka patriotė, ka shqiptarė, siē ka edhe nė tė gjithė Shqipėrinė. Natyrisht, duke kapėrcyer dallimet partiake, pėr integritetin e shqipėrisė mendoj se njohja me situatėn luan mė tepėr rol pozitiv sesa negativ. Pyetja e dytė: Veprimtaria antishqiptare e disa qarqeve greke dhe greko-amerikane rezulton e dokumentuar nga raporti juaj. Pse nuk e keni denoncuar publikisht mė parė dhe pse pikėrisht sot? Unė mendoj se nuk ėshtė detyrė e SHIK-ut pėr tė publikuar materiale. Kėto gjėra bėhen nė rrugė diplomatiek, bėhen nė rrugė shtetėrore. Unė kam vėnė nė dijeni instancat pėrkatėse, pa shmangur, natyrisht, pėrgjegjėsinė qė mė takon pėr parandalimin e njė situate tė tillė. Mendoj se mjaft probleme tė tilla janė bėrė nė njė farė mėnyre publike qoftė me gjyqin e 5 shtetasve shqiptarė me kombėsi greke, qoftė dhe nė raste tė tjera. Ata qė e kanė ndjekur me vėmendje, besoj se kanė pasur mundėsi tė njihen me njė rrezik tė tillė.

    Zoti Alush Shima pyet: Si qėndron fenomeni “Zhulali” nė problemin qė ngrihet nga ju?
    Ndoshta koha do tė jetė ajo qė do tė qartėsojė pozicionin e tij. Thashė qė s’jam unė as prokuror, as gjykatės qė tė them se cila ėshtė pėrgjegjėsia e tij konkrete, por pėrgjegjėsi mendoj se ka.
    Zoti Agim Fuga mė adreson tri pyetje. E para: Mos vallė sot ne paguajmė faturat e tolerancės sonė lidhur em tė ashtuquajturin problem tė vorioepirit? Mendoj se nė pėrgjithėsi ka pasur tolerancė gjatė periudhės sė qeverisjes katėrvjeēare. Nuk po them se toleranca ėshtė e dėmshme, natyrisht ajo duhet tė jetė por jo nė zbatimin e ligjeve. Mendoj se nė zbatimin e ligjeve ka pasur otlerancė, nuk u arrit ndoshta, sipas mendimit tim, tė krijohet bidnja se ligjet janė tė detyrueshme pėr tė gjithė dhe duhen zbatuar pa asnjė hezitim. Vtė demokracia s’ėshtė gjė tjetėr vetėm se njė sistem ku zbatohet me rreptėsi ligji dhe ku pėrjashtohen veprimet arbitrare. Them qė ndoshta kėtu ka pasur diēka pėr tė rregulluar.
    Pyetja e dytė: A nuk do tė ishte mė efektive qė ky raportim tė ishte bėrė mė parė dhe jo sot nė kėtė gjendje tė krijuar, kur ne analizojmė pasojėn? Ndoshta po.
    Pyetja e tretė: Thėniet e zotit Nikollas Bėrns se “ne nuk do tė lejojmė shpėrbėrjen e shtetit shqiptar”, mos vallė lė tė nėnkuptohet e kundėrta? S’mė takon mua tė gjykoj pėr problemet politike, as tė komentoj tė tilla deklarata.
    Zoti Hysen Selfo mė adreson dy pyetje. E para: Nga raporti qė paraqitėt, deklaruat se pėr tė gjithė veprimtarinė tuaj dhe veēanėrisht pėr veprimtarinė antikombėtare keni lajmėruar ose vėnė nė dijeni institucionet pėrkatėse. Dua tė di: ēfarė pėrgjigje kanė marrė dhe nė rast se kjo ka munguar, si keni vepruar ju? Unė nuk mund tė pretendoj se puna e SHIK-ut ka qenė e pėrsosur. S’pėrjashtoj veten dhe as pounonjėsit e mi nga pėrgjegjėsia qė kemi edhe ne pėr gjendjen e krijuar sot, ashtu siē duhet tė nxjerrin pėrgjegjėsi tė gjithė politikanėt shqiptarė pėr kėtė gjendje, tė tė gjitha partive politike, mendoj unė. Pastaj, se cili e ka mė tė madhe apo mė tė vogėl pėrgjegjėsinė, ndoshta koha do ta tregojė. Duhet tė dini njė gjė, qė SHIK-u ėshtė shėrbim informues, ėshtė institucion informues, nuk ka kompetenca ekzekutvie, nuk ka tė drejtė tė arrestojė persona, nuk ka tė drejtė tė bėjė veprime tė kėsaj natyre: ekzekutive, po e pėrsėris, dhe unė mendoj se puna e SHIK-ut mbaron me informimin qė u bėn instancave pėrkatėse.
    Pyetja e dytė: Nė lidhje me firmat rentiere qė falimentuan, ju kishit shumė tė dhėna ose informacione. Atėhere, pse nuk vepruat nė bashkėpunim me organet kompetente pėr tė parandaluar veprimtarinė e tyre?
    Thashė qė detyra e SHIK-ut ėshtė informimi dhe mendoj se informimi nuk u ka munguar mjaft instancave. Pėr shembull, e kisha edhe nė material, por harrova ta lexoj, qė ne kemi pas shkėmbyer informacione sistematike me Guvernatorin e Bankės pėr kėto probleme pėr njė periudhė jo tė shkurtėr. Megjithqė nė fund tė fundit nuk ishte detyrė e SHIK-ut, ne kemi denoncuar firmėn “Arkond” dhe pėrfaqėsuesit e kėsaj firme ishin tė arrestuar tė paktėn pėr njė kohė tė gjatė pikėrisht pėr mashtrime tė kėsaj natyre. Ne kemi denoncuar gjithashtu fondacionin “Xhaferri”, megjithėse s’ishte detyra jonė poėr tė hapur procese gjyqėsore pėr ta.
    Natyrisht, besoj se nuk kemi bėrė gabim pėr kėto, por pothuajse nė tė gjithė botėn demokratike prokurorėt hapin ēėshtje kryesisht pėr probleme qė mendojnė se s’janė nė rregull. Unė mendoj se vėnia nė lėvizje e drejtėsisė do tė kishte qenė njė ndėr rrugėt mė efikase pėr kėtė qėllim. Prokurorėt duhet tė kishin marrė iniciativėn qė tė hapnin ēėshtje penale pėr kėto probleme, se pothuajse tė gjithė shqiptarėt i kanė njohur qė ishin firma mashtruese, tė gjithė shqiptarėt e kanė kuptuar qė po luajnė bixhoz me paratė e tyre, por qė fatkeqėsisht ēoi pastaj nė kėtė pėrfundim. Bile kur kemi denoncuar ata tė firmės “Arkond”, jemi akuzuar nė jgithfarė mėnyrash prej shtypit shqiptar sikur po ndėrhynim nė probleem qė s’na takonin.

    -------------------------

    Me vjen keq qe nuk eshte i plote ... Kush ka mundesi le ta postoje vazhdimin aty ku eshte keputur ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Me falni qe e bej kete pyetje, por ne Shqiperi u vodhen mbi 1 miliarde dollare ne mes te dites per 4 vjet. Keto firma zhvilluan aktivitetin e tyre hajdut dhe ekzistuan kunder cdo lloj racionaliteti ekonomik apo norme ekonomike per 4 vjet duke marre para me perqindja marramendese etj etj........ si valle nuk beri ky Gazidede dhe SHIK-u nje hetim te ketij non sensi total per kaq kohe nderkohe qe kaq holle dhe kaq thelle paska zbuluar planet Greke per shkaterrimin e shqiperise, plane qe ne fakt nuk habisin askend se kane ekzistuar tere jeten?

    Pse habitet arabo-evgjiti Gazidede per protesta te tilla? A nuk mjafton valle vjedhja e miliarda dollareve, si dhe renimi total ekonomik i shqiptareve per ta bere nje shqiptar te ngrihet ne proteste dhe revolte?

    Lexojeni se kush ishte shteti shqiptar per te kuptuar se Greku nuk kishte pune fare ne ate katraure.

    The Gangster State
    There is not a shadow of a doubt that West European governments were fully informed of what was going on in Albania. Once the crisis broke, the London daily, The Independent, published reports based on "frustrated intelligence sources, who have been vainly warning about what is in effect a gangster state..." (14 February 1997) "Classified documents have circulated in Western capitals for the last two years citing evidence of collusion and active participation by members of the ruling Democratic Party in drugs trafficking, illegal arms trading, and, until the end of the war in Bosnia, large-scale sanctions-busting via oil sales to Serbia and Montenegro." "Albania has turned into a repressive one-party state, where corruption is rife at all levels and a largely gangster-based economy is under the strict clienteleistic control of the ruling party. Drugs barons from Kosovo... operate in Albania with impunity, and much of the transportation of heroin and other drugs across Albania, from Macedonia and Greece, en route to Italy, is believed to be organized by the Shik, the state security police..." The Independent gave evidence of the key role played by Shqlponja, a company openly linked with ruling Democratic Party and involved in running arms, drugs, and other contraband. Berisha's former Interior Minister, Agron Musaraj, was forced out of his position just before the May 1996 general elections, following pressure from the US government over his involvement in the drugs trade. The Defense Minister, Safet Zhulali, was involved in smuggling arms and other contraband. Western intelligence agencies also reported on the major smuggling activity of Albania's largest company, Vefa Holdings, the biggest company involved in the pyramid schemes. Vefa Holdings has always been closely linked with Berisha's government, lavishly funding the DP's election campaigns. Its chairman, Vehbi Alinuchj, was publicly backed by Berisha's former Prime Minister, Meksi. Vefa is widely believed to be involved in arms and drugs smuggling and is under investigation in Italy for its suspected links with mafia organizations in Sicily, Calabria and Puglia. One of Italy's chief anti-mafia prosecutors, Luigi Vigna, has confirmed the involvement of Italian organized crime syndicates in Albanian pyramid schemes.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    leshator mafishja !


    gazidede eshte shqiptar ,profesor, i ndershem e atdhetar..e sa per evgjit eshte fino kryetari yt shpirteror.. e sa per arab eshte nano qefli i plazheve e hoteleve arabe..


    ato 1 miliard dollaret qe i permend ti shpesh pse nuk po i fakton si te vjedhura qeveria e ps-se qe ka 8 vjet ne pushtet..?
    Kaq zemer gjere ndaj berishes e kaq te pa interesuar per dollare qenkan lukunia e Ps-se ?

    ZP e nje fare Sė Vė-je (S.Vuciterna e mban pseudonimin ky mjeshter ) qe cdo dite fabrikon genjeshtra per Berishen nga qe ska ku kapet nxorri kto dite si argument se Berisha eshte Hajdut nje fakt interesant..
    Sipas ZP-se Berisha as parate qe i takojne si ish president me ligj nuk i merrka nga shteti.. e kjo cdo njeri normal do ta bente te ishte mirnjohes per Berishen qe kaq pak i merr Shtetit..mirpo per ZP kjo ish nje rast fatlum qe dhe ktu te gjeje flori per propoganden anti-berishe..

    Pra sipas ZP-se te vetet qe vjedhin miliona ne dite jane te mire e Berisha qe nuk i merr ato qe i takojne me ligj qenka i keq..

    e more cfar nen-rrace paskeshit qene ju nomenklatura..po sa mire ju a gjeti genet Enveri juve..

    I fort ka qene..

    gazidede ne histori do denohet pikerisht sepse nuk u tregua ne kohe i afte te neutralizoje veprimtarine diversioniste shumplaneshe tuajen per te ri-kthyer me dhune ditet enveriste e kanibaliste..

    Kanibalizem nuk eshte vec tortura qe Nevzati, Araniti, Zylyftari etj.. keta xhelate personal te Enver-Ramizit qe u a kane bere disidences..e njerzve te tjere te pafajshem..por eshte dhe vet revolucioni i 97-tes.. dhe gjakpirja qe Luiza juaj i beri policit te Shtetit.. por eshte dhe cuarja ne fotoksine (nje fare Gijotine moderne kjo ) qe u ben babezitja per miliarda e lidershipit socialisat mijra te mjereve..

    Ju e bete revolucionin dhe fituat..ju lumte..

    Ju bete dhe nje mini-revolucion per Berishen me 14 shtator qe te barazoheshit ne Biografi.. pra qe te dilnit nji me njė me revolucione..

    Natyrisht revolucionin per vete e bete tamam per te marr pushtet kurse ate te saliut e bete per tabel klasifikimi..
    vallahi.. ju lumte.. se sa here gjendeni keq i fusni ne pune spiunet qe i keni me okė ne opoziten tone ngordhalaqe..




    Megjithate thote populli.. te vjen nga se pret..

    nuk i dihet se nga do u vije qameti juve..

    nuk eshte cudi qe ndonje dite do degjojme se..fatosi desh te vrase meten..ruci finon.. edvini klosin.. dokle zabitin.. etj..

    te shohėm..sa do u mbaj pilafi "familjes Socialiste"..


    Kokat do hani..

    ashtu si dikur kur llamb geg enverist prifti ja futi kadri hazbi terbaciotit ne plenum sa krahu.. ashtu do ja fusni yve njeri jatrit..
    ja meta po ja ben gropen tosit.. se per sal ai rron 3000 vjet..

    keshtu do perfundoje perandoria..e PS-se..

    Zoti vonon por nuk menon..

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Me duket se artikulli i mesiperm qe une solla eshte i mbushr me fakte, nqs ti nuk e kupton ma thuaj se ta perkethej une.

    Sigurisht qe Gazided ishte profesor, e atdhetar e ku di une se cfare. Si mund te ishte ai tjeter? Artikulli i mesiperm i marre nga New York Times eshte nje fakt qe ne realitet verteton pikerisht atdhetarizmin dhe profesorllekun e arabo-evgjitit Gazidede, qe sot me duket mua strehohet ne arabi, diku she shkretetirat e Buharase.

    Me sa di une ky trimi ishte edhe Kryetari i Shoqates se Intelektualeve Myslimane te Shqiperise ne ate kohe, dhe nderkohe edhe shefi i sherbimit sekret shqiptar(cfare paradoksi), qe per interesat e shqiperise, jo vetem e mbushi shqiperine me terroriste arabe, te debuar mbas 98 nga CIA dhe SHISH i mepasshem, por edhe lejoi nje tregeti disa miliona dollareshe me Serbine qe pasi mbajti shpirtin gjalle me naften qe e furnizoi Shqiperia na u kthye dhe na vrau ne. Per te mos permendur ketu drogen, prostitucionin, armet etj etj te theksuara ne ate artikull. Nqs te genjen NY Times te genjej edhe une.

    Besoj se edhe nga Hena po te vije do ta kishe degjuar se sa para u zhduken ne Shqiperi, dhe edhe sikur te pranojme qe Berisha nuk i ka ngjyer duart ne to, duhet te pranojme se ishte pikerisht Berisha dhe shteti i tij qe legalizoi dhe u krenua per 4 vjet me hajdutet publike dhe i vuri ata ne pozita te favorshme per te vjedhur shqiptaret deri ne kacidhen e fundit.

    Shqiptaret nuk prisin shpetim dhe nuk e kishte detyre per ti ruajtur nga keqberesit, qofshin keta greke, firma piramidale apo edhe marsiane, askush tjeter vecse shtetit, ku edhe SHIK dhe Berisha bente pjese dhe e manaxhonin. Por shteti fluturonte me presh mbas planeve greke dhe ishte korruptuar deri ne palce duke u kompromentuar totalisht nga hajdutet. Korrupsioni i shtetit shqiptar kishte edhe nje natyre teper regresiste, sepse ishte korrupsion pervers, ku hajduteria behej nga te gjithe dhe per te gjithe, e ne shume raste kontrollohej nga klasa me e ulet, e pashkolluar dhe injorante e shqiperise, dhe jo si kudo ne bote ku vjedh vetem nje elite e caktuar qe shpesh here ka pushtet dhe eshte me e vetedijshme per kufijte e vjedhjes. Kjo e ktheu shqiperine ne nje komb Angole, ku seicili i dha te drejte vetes per vet-gjyqesi.

    Berisha mund te mos ti marre shtetit asnje para, por paaftesia dhe xhahillleku i tij si manaxher i atij kombi i humben shqiptareve plot 1.2 miliarde dollare, shtroi vetem 5 km rruge per 5 vjet, dhe vrau plot 2500 shqiptare sepse ishte e paafte te ruante ekuilibrat e brendshme dhe stabilitetin. Ka shume ndryshim te vjedhesh per 5 vjet dhe te ndertosh TEC-e, Aeroporte, rruge, porte etj etj nga vjedhja 5 vjecare ku shtrohen vetem 5 km rruge dhe vdesin 2500 shqiptare. Morali i paster i Berishes nuk i jep buke askujt, dhe askujt nuk i hyn ne pune, aftesia e tij po, dhe per aftesi ai nuk ia thote fare, sepse me keq nga cfare u be shqiperia nen pushtetin e tij, nuk behet. Moral te qelbur kishte edhe Kenedy nje familje mafioze, Nixon, Klinton, edhe Andreoti, edhe Kohl, edhe Berluskoni sot, etj etj por xhahillek dhe mesjetarizem lopcari si ai i Berishes dhe Gazidedes nuk ka pare ndonjehere raca e bardhe ne Europe.

Tema tė Ngjashme

  1. Raporti i shėrbimit sekret francez: 15 familjet mafioze shqiptare
    Nga TOKE GEGA nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 01-03-2011, 19:52
  2. Publikohet raporti vjetor mbi lirinė fetare nė botė
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 02-03-2007, 06:14
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-03-2006, 05:52
  4. Raporti i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave
    Nga RTP nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-06-2005, 03:21
  5. Raporti i UNICEF-it pėr trafikimin e fėmijėve shqiptarė
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2004, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •