Përkundër ndalimit të UNMIK-ut, kandidatët presidencialë serbë mbajtën tubime parazgjedhore në Mitrovicë
Mitrovicë, 10 qershor - Kandidati presidencial i koalicionit qeverisës në Serbi Dragan Marshiqanin dhe kandidati një grupi qytetarësh për këtë post, Bogolub Kariq, kanë mbajtur dje një tubime parazgjedhore në Mitrovicë, përkundër një vendimi të UNMIK-it, që ndalon manifestimet e këtilla në Kosovë.
Për praninë këtyre dy kandidatëve presidencialë serbë në Kosovë, misioni i UNMIK-ut pohon se nuk ka lejuar kalimin e këtyre kandidatëve presidencial serbë, por ata kanë hyrë nëpërmjet rrugëve anësore. Për hir të qetësisë publike policia nuk ka ndërhyrë për të shpërndarë këto takime, theksojnë zyrtarët e UNMIK-ut.
Marshiqanin dhe Kariq kanë konfirmuar se deri në Mitrovicë kanë arritur nëpërmjet një rruge anësore që kalon nëpër Zubin Potok.
(QIK)
Krijoni Kontakt