perSHENDETje
Edhe ne diten e djeshme nuk munguan tentativat per vetvrasje. Brenda vetem nje dite u bene te pakten tre tentativa per vetvrasje, dy vajza nga zonat e Beratit dhe nje 30 vjecar nga Saranda. Kesaj radhe i'a ariti qellimit vetem i riu nga Saranda.
Nuk ka dite qe gazetat shqiptare te mos shkruajne edhe per nje njeri tjeter qe vrau veten, dhe asnjerit nuk i behet vone, te gjithe flasin per perparimin e Shqiperise. Me vjen per tu cuditur qe ne tabelat me vendet sipas numrit te vetvrasjeve Shqiperia nuk zen vendin e pare. Te rinje dhe te reja, bura e gra, te moshuar e te moshuara vrasin veten gati cdo dite ne Shqiperi. Nuk eshte ky nje fenomen per te cilin duhet te vrasim sadopak mendjen? Nuk eshte ky nje fenomen shqetesues per nje shtet me 3 milon banore?
I lutem te gjithe anetareve te bashkbisedojme ne kete teme reth ketij fenomeni. Do i'u lutesha te sillni mendime reth shkaqeve qe cojne shume Shqiptar drejt vetvrasjes si dhe menyra me te cilat do mundeshim t'i perkufizojme!
falemiNDERit
Krijoni Kontakt