Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Shteti vret edhe me një gozhdë

    Autori i Lajmit: Poli Hoxha
    Dje vogëlushja 12-vjeçare, Hajrie Thaçi, që ishte rritur në fshatin e tejlargët dhe të panjohur prej nesh, në Domaj të Hasit, realizoi ëndrrën e çdo fëmije në botë dhe më së shumti të atyre që rriten në male. Fluturoi “prej vërteti në qiell”. Jo nëpërmjet ëndrrave të saj, por me një helikopter emergjence të Ministrisë së Shëndetësisë. Bëri “një xhiro”, përtej fshatit të saj të largët, mbi qytete, vila luksoze e autostrada, dhe nuk pranoi të shihte nga afër edhe kulmin e luksit për një shqiptar, Tiranën. Ndoshta në pragvdekje i belbëzoi babait të saj: “Më kthe përsëri në fshat”. Pastaj mbylli sytë dhe vdiq ëmbël, siç vdes vetëm një fëmijë që sapo ka filluar jetën qoftë edhe në malet tona, ku gjithsesi nuk rrojnë vetëm kafshë. Dhe kështu, babai i saj urdhëroi pilotin të kthehej mbrapsht. E urdhëroi me dhimbjen e një babai që të mos e ulte helikopterin as në oborrin e spitalit të Kukësit për t’i bërë autopsinë dhe mjekët, me bluza xixë të pastra, “ta çanin” për të mësuar shkakun e vdekjes. E urdhëroi ashtu siç urdhëron një malësor i ndershëm, që nuk kërkon diskutim të fjalës, të rikthente gjigandin e tij të shtrenjtë, të hekurt, të Ministrisë së Shëndetësisë, atje te fshati Domaj, ku Hajria ishte rritur, kishte marrë vdekjen dhe do të varrosej. Nuk është baladë, por një ngjarje e përditshme shqiptare që ka ndodhur dje, në Shqipëri. Pikërisht dje kur politikanët milionerë u zunë e u pajtuan për pronat. Për kryetarin e parlamentit, për plehërat, për integrimin në Evropë, për skandalet në mjekësi… Dymbëdhjetëvjeçarja Hajrie, dy ditë më parë, me këmbët e saj të zbathura, kishte shkelur një gozhdë të ngelur kushedi sa vite më parë në livadhet e fshatit të saj, të panjohur në hartat e Bashkisë e Prefekturës së Kukësit e aq më pak për ne “ tiranësit”. Vetëm një gërvishtje gozhde që e ka përjetuar çdo fëmijë i botës. Por ajo vdiq. Vdiq…, vdiq, sepse në fshatin e saj mungonte një ambulancë, ku ta mjekonin dhe t’i injektonin me anë të një gjilpëre ilaçin më të thjeshtë e më të lirë në botë, një antitenoz. U përpëlit dy ditë e dy netë në shtrat dhe askush nuk mundej ta ndihmonte. Prindërit ishin të pafuqishëm. Bashkëfshatarët po ashtu. Ndoshta mendonin duke parë vdekjen e ngadaltë që vinte prej ndryshkut të gozhdës, se i njëjti fat i priste edhe fëmijët e tyre, edhe ata vetë. Kur të gjithë u dorëzuan përpara gozhdës, i kërkuan ndihmë shtetit. Kishin vite e vite që i luteshin për një ambulancë e një mjek, por edhe për një çantë ilaçesh, me të cilat të shëronin të paktën plagët aksidentale. Por i harruan të gjitha, sepse nuk dinin në ato momente çfarë të kërkonin. Nëpërmjet telefonit thirrën vetëm: “Ndihmë, po vdes një fëmijë 12-vjeçar!” Dhe shteti u alarmua, jo për ambulancë e mjek në fshatin tejet të largët Domaj, që nuk figuron në asnjë hartë investimesh, por për të shpëtuar një fëmijë që rrezikonte jetën nga një “aksident banal”, në malet e Hasit. Urdhëroi të ngrihej një nga helikopterët e paktë të Ministrisë së Shëndetësisë, të shkonte urgjent për të shpëtuar Hajrien, që kishte ëndërruar të fluturonte vetëm në ëndrra dhe të shikonte gradaçelat e Tiranës. Dymbëdhjetëvjeçarja fluturoi vërtet, por “nuk pranoi” që me vdekjen e saj në ajër, të ndynte imazhin e maleve ku ishte rritur, me fytyra politikanësh që patjetër do shkonin të shoqëruar nga kamerat në Spitalin Ushtarak, për t’i prekur ballin… Ajo vdiq nga një gozhë në një fshat të thellë të Hasit, ku mungon gjilpëra më e domosdoshme dhe më e lirë në botë, antitetanozi.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    I pa haruar kujtimi i 12 vjecares:

    Ishte vertet nje njgjarje qe me rrengjethi mishin
    Turp i math i kohes ne vendin ton!
    LINDI EDHE "ANDREA"

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    Kjo Eshte Shqiperia E Viti 2004 ; Mire Se Erdhet Ne Shqiperi ;

  4. #4
    Gucci Rush II Maska e Cofferati
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Sterling Heights Michigan USA
    Postime
    123
    S`ka me keq ...sa gjynaf...
    It used to be only death and taxes were inevitable.Now,of course,there`s shipping and handling too.

Tema të Ngjashme

  1. Shteti grek, ky armik i kombit shqiptar
    Nga ~Geri~ në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 09-04-2005, 07:33
  2. Burgjet...
    Nga shkodrane82 në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 26-12-2004, 19:34
  3. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  4. Shteti që tradhton shtetasit e tij
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-12-2002, 07:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •