Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    I DASHURUAR PAS DETIT Maska e FJORIN
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    E.U.** SHQIPTAR DHE JO FETAR
    Postime
    432

    Thumbs up Ligji: Jo më cigare në vende publike

    Edhe një projektligj për duhanin, nuk do të shitet për moshat nën 18 vjeç. Stop cigareve të hapura


    Nuk do të mund të pihet dhe reklamohet më duhani në vende publike, si institucione shëndetësore, vende ku shërbehet për të ngrënë, shkolla, emisione televizive, mjete transporti etj. Pronarët duhet të ndajnë lokalet dhe restorantet në dy ambjente: një të duhanpirësve dhe të jo-duhanpirësve. Nuk do të ketë më cigare të hapura, as reklama në vende publike, mass-media etj. Tashmë në ndihmë të shëndetit publik, shteti shqiptar ka vendosur masa të rrepta përsa i përket mënyrës së futjes, prodhimit dhe tregëtimit të duhanit në vend, nëpërmjet një projektiligji të veçantë. Një person juridik që do të veprojë në kundërshtim me ligjin do të gjobitet nga 100 mijë deri në 300 mijë lekë. Sipas këtij ligji është e ndaluar shitja e produkteve të duhanit, për personat nën 18 vjeç dhe për këtë arsye në çdo dyqan, duhet të ketë një shenjë paralajmeruese, në një distancë prej 10 metrash. Nga 1 korriku i këtij viti, do të ndalohet edhe shitja pjesë-pjesë e cigareve, të ndara nga paketa origjinale e prodhimit të tyre. Për të kontrolluar përdorimin e produkteve të duhanit, me qëllim marrjen e masave, do të ngrihet edhe Komisioni Intersektorial për kontrollin e duhanit, nën drejtimin e Ministrit të Shëndetësisë. Nëdrkohë që mbikqyrja e zbatimit të këtij vendimi do të bëhet nga inspektorët e higjenës, ata të shëndëtësisë, shkollës, tregtisë dhe turizmit.
    Jo më reklama për duhanin
    Reklamat e duhanit i shohim ngado. Kjo sidomos në vende publike, tabela pranë stacioneve të autobuzëve, ku edhe numri i njerëzve është më i përqendruar, në lokale, në taracat e pallateve ku përmasat e tabelave janë shumë të dukshme nga një distancë relativisht e largët etj. Por projektligji ka parashikuar edhe këtë gjë, as një reklamim qoftë edhe indirekt. Kështu, do të ndalohet në mënyrë kategorike reklamimi i produkteve të duhanit nga masmedia, nuk do të lejohet as një lloj reklame në vende publike, mjete transporti, libra, revista, kalendare, artikuj veshmbathje, etiketa, postera etj
    Konsiderohen reklama të gjitha llojet. Të tilla reklama mund të bëhen vetëm në rastin e një ngjarjeje sportive me rëndësi ndërkombëtare. Ndërkohë, shtypi nuk do të mund të botojë asnjë fotografi apo vizatim me njerez duke pirë duhan me qëllim reklame.
    Ku do të ndalohet duhanpirja
    Nëse gjithnjë është toleruar me pirjen e duhanit, madje edhe në autobuzë e spitale, tashmë projekligji e ka përcaktuar qartë, jo më duhan në vende publike. Nuk do të ketë më praktika të tipit “fshehurazi”. Kështu, duhanpirja ndalohet në të gjitha institucionet shëndetësore dhe private, në çdo institucion arsimor ku zhvillohen kurse edukimi dhe trajnimi. Po kështu do të jetë e ndaluar të ndezësh cigare vendet publike, me përjashtim të atyre ambjenteve që janë destinuar për këtë qëllim, të cilat sipas nenit 14 të këtij ligji, nuk duhet të zënë më shumë se 30% të siperfaqes totale të vendeve publike. Vendi i duhan-pirjes, duhet të përcaktohet brenda 6 muajve pas marrjes se vendimit nga personi juridik ose fizik, i cili është pronari ose përfituesi i vendit publik. Paisjet për këtë ambjent përfshijnë aparatet e ventilimit, tavllat dhe paisjet për shuarjen e zjarrit. Vendet për duhanpirjen dhe jo-duhanpirjen në vendet ku shërbehet ushqim, duhet të përcaktohen nga këto firma. Nuk do të lejohen tavllat në vendet që janë kthyer në jo-duhanpirëse
    Masat parandaluese të duhanpirjes
    Që nga data 1 korrik e këtij viti, nuk do të lejohet prodhimi dhe tregtimi i cigares që përmban më shumë se 10 mg katran, mbi 1 mg nikotinë dhe mbi 10 mg monoksid karboni. Testet e katranit dhe nikotinës janë bërë duke u bazuar në standartet e ISO-s. Sipas projektligjit, do të ndalohet përdorimi i termave “me përmbajtje të ulët katrani, e lehtë, ultra e lehtë, e butë”, apo terma të tjera analoge dhe mbi të gjitha etiketat e vendosura në çdo markë pakete cigaresh duhet të shkruhen në gjuhën Shqipe.


    Mesazhi që duhet të shënohet në çdo paketë në Shqip


    Duhani dëmton seriozisht shëndetin.
    Duhanpirja shkakton kancer.
    Duhanpirja gjatë shtatzanisë rrezikon shëndetin e fëmijës tuaj.
    Duhanpirja shkakton goditje dhe infrakt të zemrës.
    Duhanpirja të shkurton jetën.
    .
    Do të gjobitet nga 100-300 mijë lekë, një person juridik që kapet
    Duke prodhuar ose tregtuar cigare në kundërshtim me ligjin
    Duke prodhuar ose tregtuar cigare, me kuti ose paketa ku nuk janë shtypur qartë të dhënat dhe paralajmërimet e kërkuara nga ligji
    Duke iu shitur produkte të duhanit personave nën 18-vjeç
    Duke shitur cigare të ndara nga paketimi i tyre
    Duke u bërë reklamë produkteve të duhanit në kundërshtim me ligjin
    Duke lejuar pirjen e produkteve të duhanit në transmetime direkte në televizion ose duke botuar në gazeta foto apo vizatime të personave që pijnë duhan për qëllime reklamimi
    Do të konsiderohet vepër penale kur sasia e nikotinës katranit dhe monoksidit të karbonit është mbi 15 % mbi normat e lejuara dhe do të dënohet me gjobë 2-3 milion lekë

    Gjobitet me 5 mijë lekë një drejtues institucioni, kur një qytetar kapet duke pirë duhan

    Në një institucion shëndetësor
    Në dhoma ku shëndeti i punëtorëve lidhet me profesionin e tyre
    Në një institucion që merret me aktivitete edukative dhe sportive
    Në një vend ku ndalohet duhanpirja
    Në një vend publik
    Ne një dyqan ëmbëlsirash ose me ushqim delikat
    Në dhoma ku sherbehen ushqime të tjera në të cilat ndalohet duhanpirja

    OBSH: Çdo 6,5 minuta në botë vdes nga një duhanxhi

    Çdo 6,5 minuta në botë vdes një njeri nga pasojat e pirjes së duhanit. Këto janë të dhënat e fundit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. OBSH-ja paralajmëron për pasojat e pirjes së duhanit në veçanti në vendet e varfëra dhe ato në zhvillim. Me pirjen e duhanit njerëzit e varfër e keqsojnë edhe më shumë gjendjen e tyre ekonomike dhe sociale. Këtë vit dita kundër pirsjes së duhanit shënohet me moton: "Duhani dhe varfëria - një rreth i djallit". Sëmundjet dhe vdekja si pasojë e pirjes së duhanit, siç dëshmojnë raportet vjetore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i godasin gjithnjë e më shumë vendet e pazhvilluara. Shikuar nga numrat del se 84 përqind e të gjithë njerëzve që pinë duhan jejtojnë në vendet në zhvillim. Rrethi i djallit me pirjen e duhanit do të thotë edhe se ky mëkat shpenzon edhe më shumë buxhetin edhe ashtu të ultë familjar. Për këtë ekzistojnë edhe dëshmi të shumta. Douglas Bettcher, shef i iniciativës për luftimin e pirjes së duhanit, paraqet edhe disa shembuj konkret. "Rreth 10,5 milionë njerëz në Banglladesh do të siguronin një ushqim më të mirë me paratë të cilat shpenzojnë për duhan. Nga buxhetet familjare të duhanxhinjëve jepen dhjetë herë më shumë para për cigare se sa për shkollim. Në Bombay të Indisë për shembull, njerëzit pa kulm mbi kokë shpenzojnë më shumë për duhan se sa për ushqime dhe nevoja të tjera. Ndërsa rreth 40 përqind e të ardhurave të studentëve ose puntorëve në Nigeri jepet për cigare." Por kjo nuk është e vetmja: Organizata Botërore e Shëndetësisë llogaritë se nga pasojat e pirjes së duanit gjithnjë e më shumë rëndohet edhe sistemi shëndetsor. Sipas të dhënave të Bankës Botërore gjshtë deri 15 përqind e të gjitha shpenzimeve të sistemit shëndetsor në vendet e zhvilluara industriale jepen për shërimin e sëmundjeve nga duhani. Për vendet e varfëra nuk ekzistojnë të dhëna të sakta, por është e ditur se në Egjypt ose në Kinë për shembull, të dhënat për këto qëllime janë jashtëzakonisht të larta. Prandaj, Organizata botërore e shëndetësisë energjikisht kundërshton argumentet e Industrisë së prodhimit të duhanit, e cila pohon se me prodhimin e tij sigurohen mirëqenja dhe vende pune. Kjo organizatë ka shpresa të mëdha tek konventat kundër duahnit. "Konventa imponohet si një zgjidhje globale. Miratimi i saj vitin e kaluar ishte një arritje shumë e madhe. Ajo paraqet një sukses dhe procesi shkon edhe më tutje. Deri tani kemi 118 nënshkrime të saj, ndër të cilat edhe BE, ndërkohë që priten edhe 16 ratifikime të tjera", thotë ai. Secili shtet i cili i bashkangjitet kësaj konvente pranon se pirja e duhanit është një problem global me pasoja shumë serioze për shëndetësinë. Ai obligohet që të marrë edhe masa të posaçme për luftimin e kësaj dukurie. Para futjes në fuqi të kësaj konvente, ajo duhet të miratohet në të paktën 40 vende të ndryshme të botës. Ndërkohë që duhet të miratohen edhe ligjet konkrete kundër pirjes së duhanit.




    Ina Koxha
    Silvana Dervishi .Ballkan
    Ndryshuar për herë të fundit nga FJORIN : 09-06-2004 më 03:56
    1. ARSYEJA E GRUAS QENDRON NE BUKURINE E SAJ ,BUKURIA E BURIT NE QENDRON NE ARSYEN E TIJ
    2.ESHTE E LEHTE TE BEHESH HOXHE APO PRIFT, POR ESHTE E VESHTIRE TE BEHESH NJERI
    WEN MY LOVE SWEARS THAT SHE IS MADE OF TRUTH, I DO BELIVE HER,THOUGH I KNOW SHE LIES....(W.Shekspire)

  2. #2
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ligji i duhanit, gjobitet "Nënë Tereza"

    Shëndeti Publik nis kontrollet për zbatimin e ligjit. Inspektorët nisin kontrollet në terren

    Një urdhër i ri i Ministrisë së Shëndetësisë ka vendosur në lëvizje inspektorët dhe specialistët e Shëndetit Publik. Kontrollet do të nisin nga vetja. Konkretisht dje, drejtori i Drejtorisë së Shëndetit Publik dhe kreu i ISHP-së kanë nisur kontrollet nga spitali "Nënë Tereza", nga ku kanë vendosur edhe gjobën e parë në vlerën e 50 mijë lekëve të reja. Arsyeja e gjobës, moszbatimi i ligjit të duhanit, mosvendosja e kartelës ku thuhet: "Këtu ndalohet pirja e duhanit". Shqipëria pa duhan është nisma e fundit e Ministrisë së Shëndetësisë. Inspektorati Sanitar Shtetëror ka ndërmarrë një aksion në rang kombëtar për zbatimin pa kompromis të ligjit "për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit".

    Pas urdhrit të fundit të ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, një grup inspektorësh të drejtuar nga kryeinspektori Gazmend Bejtja dhe drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, ka verifikuar në terren zbatimin e këtij ligji.

    Verifikimi ka nisur nga qendra spitalore universitare "Nënë Tereza", ku janë vizituar shumë klinika dhe lokale që ndodheshin brenda territorit të kësaj qendre.

    Inspektorët sanitarë, që në daljet e tyre të para në terren janë përballur me jo pak raste të shkeljes së ligjit. Ndërkohë që janë zbatuar masat paralajmëruese për shumë subjekte deri në gjoba financiare, siç është rasti i pavijonit të konsultave kirurgjikale pranë qendrës spitalore "Nënë Tereza", ku është aplikuar dhe gjoba prej 50 mijë lekësh të reja, për arsye se në ambiente mungonin shenja dalluese që ndalojnë konsumin e duhanit

    "Shumë shpejt do të vendosen gjoba dhe masa të rënda ndëshkimore për të gjithë shkelësit e ligjit", tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli.

    "Inspektorati Sanitar ka pjesën e vet të përgjegjësisë, por kërkohet bashkëpunim me të gjitha institucionet e tjera që ligji të mirëfunksionojë. Gjithë armata e inspektorëve, duke filluar nga dita e sotme, është në terren", sqaroi Gazmend Bejtja.

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Maqedoni, nga sot hyn ne fuqi ligji antiduhan
    SHKUP- Në Maqedoni nis sot zbatimi i ligjit kundër duhanit. Duhanpirësit nuk do të mund të konsumojnë duhan nëpër kafene, bare, diskoteka, pub-e, në stadiume, ndërsa gjatë verës edhe në lokalet e hapura. Përveç në ambient të mbyllur, nuk do të mund të pihet duhan edhe në ballkone, banaqe dhe në veranda, përkatësisht gjithkund ku shërbehet ushqim dhe pije.

    Pirja e duhanit nuk është e ndaluar vetëm në shtëpitë e njerëzve, në hapësirë të çelur dhe në sipërfaqe publike nëse nuk mbahen gara sportive, kulturore dhe manifestime argëtuese, tubime dhe ngjarje të tjera publike. Atëherë duhanpirësit do të duhet të përmbahen dhe të ndezin cigare pas përfundimit të manifestimit apo tubimit.

    Duhanpirësit për mosrespektim të Ligjit do të paguajnë 100 euro në vetë vendin e ngjarjes, ndërsa dënimet për mosrespektim nga hotelierët dhe ndërmarrjet janë prej 2.500 deri 4.500 euro, për personat përgjegjës është prej 100 deri 300 euro. Sipas Ligjit për veprimtarinë hotelierike është paraparë edhe mbyllja e objektit në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

    Inspektoriati i tregut shtetëror do të kryejë kontroll në kafene, kafe-bare...., ndërsa në institucionet e tjera ndalimi për pirjen do ta kontrollojë inspektoriati sanitar shëndetësor, arsimor dhe ai i punës.

    Ligji për ndalimin e pirjes së duhanit shaktoi revoltë të hotelierët të cilët kërkojnë të bisedojnë me institucionet kompetente për propozim të pranueshëm evropian për zbatimin e Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit.

    Përfaqësues të tyre kërkuan trajtim të barabartë me vendet evropiane dhe periudhë të caktuar të instalojnë ventilimin dhe të bëjnë hapësira për duhanpirësit, përkatësisht të zbatohet modeli si në ndonjë vend anëtar të Bashkimit Evropian.

    Si shembull e theksojnë modelin austriak ku në një objekt deri 100 metra katrorë, hotelierët vetë vendosin nëse do të jetë ai për duhanpirës apo për joduhanpirës, ndërsa mbi 100 metra katrorë 30 për qind e objektit të jetë për duhanipërsit. Hotelierët kërkuan ndonjë person hotelierik i cili dëshiron të posedojë objekt për duhanpirës të posedojë licencë për përmbushjen e kushteve.

    Hotelierët vetëm 30 për qind të dhomave do të duhet që t'i dedikojnë për duhanpirës, ndërsa në 70 për qind do të ndalohet.

    Nga 24 janari edhe kutitë për cigare do të duhet që të përmbajnë etiketa me fotografi nga organe të dëmtuara të duhanpirësve. Prodhuesit kanë afat prej tre mujave që t'i tërheqin ose t'i shesin paketimet e vjetra të cilat nuk kanë etiketa.

    Ligji për mbrojtje nga pirja e duhanit e ndalon edhe reklamimin e produketeve të duhanit në vende të mbyllura dhe në vende të hapura publike.

    Në Maqedoni në vit pihen rreth 11.000 tonë cigare, ose individualisht çdo qytetar pi rreth 5,5 kilogramë cigare.
    (s.g/balkanWeb)

Tema të Ngjashme

  1. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  2. Financat publike
    Nga Alban në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 09:54
  3. Londër, kontrollonin shtëpi publike, burg tropojanëve
    Nga White_Angel në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-03-2005, 05:04
  4. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  5. Ndalohet duhani në vende publike në Shqipëri
    Nga Larsus në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 03-06-2004, 12:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •