Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724

    Personazh kafkian

    ( Nje tentative e imja e deshtuar per nje personazh Kafkian :P )



    Sapo u zgjua ne mengjes, Kleant S vuri re se dy gunga si top ping-pongu i rendonin mbi ball, te vendosura ne menyre simetrike. Filloi ti preke me gisht dhe ndjente po ate dhembje qe kishte ndjere teksa i dilte dhemballa e syrit. Pas tre ditesh i duhej te bridhte neper Shqiperi per fushate nen pranine e kryetarit dhe medeomos i duhej te gjente nje zgjidhje, nuk mund te dilte ne te tille gjendje. Pasi shau e mallkoi dhe grushtat desh i beri gjak duke i perplasur mbi mur, me ne fund i ra ne te se veprimi i duhur ishte te kontrollohej tek mjeku dhe ndoshta gjithcka do rregullohej brenda pak kohe.
    Hodhi mbi krahe pardesyne, vuri kapelen dhe me koken ulur nxitoi per ne spital.

    Gjate gjithe rruges mendoi per fjalimet e stergjata qe do i duhej te mbante gjate fushates si dhe lodhjen qe e priste. Jo me kot kryetari ja kishte bere te qarte disa here : Kleant, pergatitu mire ! Fushata do *****, nuk eshte kaq e lehte sa duket ne televizor !
    Pastaj ju kujtuan vitet ne France, ku u diplomua per shkenca politike. I mungonte Franca... Asokohe i dukej shume e larget kjo dite dhe qellimi i vetem ishte te studionte parreshtur, teksa pasditeve qetesohej nen shijen e veres me mikun e tij qe prej shkolles se mesme Besmir D, tashme edhe ai kandidat ne krahun tjeter. I mungonin xhirot e fundjaves mbi Sene duke u mrekulluar prej po te njejtes pamje qe gjithsesi i ofronte perhere dicka te ndryshme.
    I perhumbur ne kujtime, me ne fund e kuptoi se ishte ne hyrje te spitalit kur nje si afsh me arome farmacie ju perplas fytyres.

    -Me falni, ketu eshte reparti i dermatologjise ? - i peshperiti rojes qe ecejakte ne korridor. Ky u kujdes te pinte edhe fundin e cigares dhe teksa e shkeli bishtin me kembe iu pergjigj :
    -Doktorin e ke tek dera e katert majtas, mu aty perballe asaj vajzes qe eshte ulur. E shef ?
    - Faleminderit - i peshperiti Kleanti dhe vazhdoi drejt deres me hapa te shpejte.

    Sapo hapi deren, vuri re doktorin qe dic shkruante neper flete dhe nje burre rreth te shtatedhjetave qe i rrinte mbi koke duke pare gjithe ankth cdo levizje dore te tij.

    - Ju lutem prisni dy sekonda sa te mbaroj me zoterine !- i tha doktori qe vazhdoi gjithe seriozitet ti perkushtohej fletes.
    Ishte djale i ri, diku pak a shume tek te tridhjetat, megjithate nuk i mungonte ai autoriteti tipik i mjekeve dhe te pakten ne pamje te pare te jepte siguri. Kleanti u mbeshtet pas murit perball deres dhe priti deri sa burri i vjeter doli dhe doktori i beri me shenje te hynte brenda.

    - Po zoteri, cfare ju shqeteson ? - e pyeti doktori pa e ngritur koken fare teksa hapte dhe mbyllte sirtare.
    Kleanti hoqi kapelen dhe e kaloi doren prej ballit neper floke, duke leshuar nje psheretime paksa qesharake.
    - Po c'tju them doktor. Ja sapo u zgjova sot ne mengjes kur shoh qe keto dy gunga me kishin dale mbi ball
    Doktori e veshtroi mendueshem dhe pasi qendroi ne heshtje per gati dhjete sekonda, i foli
    - Hmmm...e cuditshme ! Po mire, mos jeni perplasur ndokund...apo..hmmm...mos ju ka pickuar ndonje insekt ? - dhe dukej se tashme e kishte humbur gjithe sigurine qe kishte shfaqur ne fillim.
    - Asnje gje doktor. U shtrita per te fjetur si gjithmone. Gjumin e bera mire. Vec kur zgjohem ne mengjes dhe ja..sic e shihni vete.
    - Shume e cuditshme...Duken si neoformacione kockore por i duhet ber nje ekzaminim paraprak, kam disa dyshime ne koke, me falni pak sa te lajmeroj radiologun per nje grafi. T'ju them te drejten nje rast te tille nuk me ka rastisur te shoh. Ju lutem ja uluni aty...dhe me prisni dy sekonda
    - Mire po ju pres.

    Kleanti tashme e ndjeu veten te shqetesuar. Po c'te ishte valle ky hall qe i ra. Ishte mire e bukur kur ja, dy gunga mbi balle i duheshin. Per me teper habia e doktorit i la shije te keqe, mesa duket qenka dicka jo e zakonshme dhe kjo nuk ishte shenje e mire. Por ndoshta ishte edhe paaftesia e ketij cunaku qe diku tek nje apo dy vjet duhet te kishte qe punonte. Po sikur mos te ishte keshtu ? Pune dreqi.
    Ne dere duken dy doktoret

    - Ja ky eshte ai zoteria. Shifeni vete - ju drejtua kolegu doktor L, teksa vazhdonte te shfaqte shenja habie ne fytyre. Kjo mund ta dallohej fare qarte edhe prej levizjeve te shpeshta te duarve, te cilat tashme dukeshin dhe te djersitura.
    - Miredita - pershendeti doktor L - si e keni hallin ?
    - Miredita doktor. Une u zgjova sot ne mengjes dhe sic e shihni me kane dale keto dy gungat ne balle. Kur i prek me gisht me dhembin. Pse kane dale keto doktor ?

    Doktori u afrua dhe i veshtroi ballin nga afer. Ndryshe nga kolegu i tij, djaloshi i ri, ky dukej shume me i qete dhe per me teper neper buze ju formua nje buzeqeshje cinike.

    - Zoteri, me lejoni t'ju pyes : Mos i jeni futur gje politikes ? - pyeti ai ne menyre te prere dhe me nje fare menefregizmi, a thua se ishte i bindur edhe per pergjigjen.
    - Po doktor, ne fakt sapo i jam futur politikes dhe kandidoj ne keto zgjedhje. Po ju lutem me tregoni, nga e dini ju kete dhe c'lidhje ka kjo me shqetesimin tim
    - Shiko mor djale, raste te tille kam pasur edhe me pare keshtu qe nuk e pata te veshtire ta kuptoj. Ju nuk keni asgje serioze dhe te cuditshme. Juve...juve thjesht po ju dalin briret !

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    .........

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    27-07-2009
    Postime
    391
    Ke te drejte me te vertete e deshtuar,madje qesharake,eshte e kote te imitosh Kafken.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga strider : 08-08-2009 mė 04:09

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    jo e ke gabim, une buzeqesha
    pratolinin gjithmone e ndjek me kenaqesi

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    27-07-2009
    Postime
    391
    jo jo,nuk e kam aspak gabim,se nuk tu drejtova ty,vete ai e ka shkruar qe ne fillim,tentative e deshtuar dhe une bie dakord me te.

    ty as qe e kam idene kush je.

  6. #6
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Siegfriedo, kur frymezohesh prej Gert Bogdanit veshtir se do arrish nivele te Kafkes

    Angel si te ka Pratua ty ? Pushimet c'thone ? Une sapo jam kthyer nga nje 15 ditesh andej nga jugu.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    mire prato, pergjithsisht mire, po ti duku me shpesh me keto shkrimet, ti e di qe une te ndjek me kenaqesi

  8. #8
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Citim Postuar mė parė nga engjellorja Lexo Postimin
    mire prato, pergjithsisht mire, po ti duku me shpesh me keto shkrimet, ti e di qe une te ndjek me kenaqesi
    Keto dite po merrem me krijimin e blogut tim personal. Mund te me ndjekesh here pas here edhe aty : http://peshperima.wordpress.com/

    Jam duke punuar me nje novele, se shpejti besoj se do ta publikoj.
    Te pershendes !

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Personazh Pratolian do ta quaja une, keshtu mbetem ne konceptin tim te origjinalitetit qe duhet te kete cdo krijues. S'kam pse te njoh Kafken(jo ne kuptimin moslexues te tij), as dike tjeter, per te vleresuar nje shkrim. Jam fanatik i njohjes direkte te cdo krijuesi dhe jo te nisem nga tjeterkushi e te arrij tek konkreti qe shkruan. Nisur nga kjo, perjashtuar pra titullin dhe nentitullin, gjithcka tjeter eshte perfekte ne te shkruar e mesazh.
    Te uroj pratolin per blogun. Une e kam hapur per qejf nje blog dhe deshiroj te shetisim e pime ndonje kafe tek njeri-tjetri.(http://mondsha.blogspot.com/)
    Kalofsh nje fundjave te kendshme. Mondi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mondishall : 08-08-2009 mė 06:03
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-04-2009
    Postime
    384
    Ne mbeshtetje te asaj cka tha siegfried (e qe nofka me le nje shije te keqe), jemi me vite drite larg Kafkes me te madhe. Me ate me te vogel, jemi fare prane. Sepse, briret marrin lindje ne kafke, apo jo?
    Gjithsesi, tregimi eshte i deshtuar sepse eshte i sforcuar. Sapo lexojme rreshtin e dy gungave, merret vesh menjehere se behet fjale per brire. Gjetja eshte goxha e lexueshme dhe kur shkojme ne rreshtin e fundit, dhe kur lexojme per brire, themi me vete : ah, mendoja se mos do thoshte dicka tjeter, por kete e dija (po qe eshte gozhde, gozhde eshte, po pse te me lodhe?).
    Nejse, per nivele forumi, mire eshte. Fundja s'ma merr mendja qe ketu lexon Kadare qe te na beje per dy leke. Andaj, sellojani o shoke e shoqeni, imitoni c'te gjeni. (Una do imitoj Danielle Steel, por nje dite tjeter, se tani do dal me ca shoqe tek akullore "Parajsa").

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •