Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812

    Solari (rrezatimi atrificial ultraviolet)

    Solaret jane pajisje estetike te konceptuara ne forma te ndryshme. Solaret sherbejne per te marre pigment te theksuar lekura dhe mund te ekspozohemi pjeserisht (facial) ose plotesisht. Eshte e rendesishme te mos kemi probleme me lekuren (patologji) dhe per kete eshte e pershtatshme vizita tek mjeku dermatolog perpara se te vendosim t'i nenshtrohemi ketij trajtimi. Lekurat variojne dhe cdo person duhet te kete informacionin e duhur per t'iu nenshtruar ketij trajtimi. Eshte me rrezik ekspozimi i lekurave sensibel per me shume se 10 minuta, sidomos ne seancen e pare. Lekura sensibel eshte e dukshme me sy te lire sepse pervec bardhesise qe e karakterizon ajo shfaq shenja te dukshme sensibiliteti (quka, e thene ndryshe). Keto rreze nuk jane te demshme sepse ne te gjithe boten aplikohet ky lloj trajtimi por eshte shume i rendesishem kriteri i perdorimit. Perpara trajtimit duhet bere banje qe lekura te jete absolutisht e paster. Marrim seancen e pare per 10 minuta ne ekspozim dhe nuk behet banje per 8 ore me mbas, ne menyre qe te konservohet pigmenti. Eshte mire qe seanca e dyte te behet pas 48 oresh. Keshtu mund te vazhdohet deri ne dhjete seanca. Trajtimi nen solar nuk duhet te kaloje limitin e lejuar deri ne 26 ore ekspozimi ne vit. Nuk mund te behet asnje lloj trajtimi tjeter estetik ne diten e caktuar per solar. P.sh. depilimi para ose pas solarit eshte i ndaluar.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Une per veten time marr rreze te tilla para se te vije vera qe te mos nxjerr kembet me pantallona te shkurtra ashti si ngjyre qumshti.

    Nese merrni keto rreze vetem disa here ne vit ato nuk jane te demshme. ( Keshille nga mjeku familjar)

  3. #3
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Estella pjesa me e madhe e klienteve per kete arsye e kerkojne solarin.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    10 rregulla pėr tė marrė ngjyrė pa rrezikuar dėmtime nė lėkurė

    Stina e verės dhe pse paksa e parakohshme kėtė vit, ka filluar me rreze tė forta diellore dhe me temperatura tė larta. Njė ngjyrė e kėndshme e lėkurės qė mund ta falė vetėm rrezatimi i diellit tashmė, ėshtė ndėr gjėrat mė tė dėshiruara pėr cilindo nga ne. Pėr tė patur njė ngjyrė sa mė tė kėndshme, tė njėtrajtėshme dhe qė tė jetė rezistente pa e dėmtuar lėkurėn, ėshtė e mundur. Por duhet tė ndiqen disa rregulla thelbėsore tė thjeshta pėr tu praktikuar dhe qė bėjnė tė mundur qė diellit t'i marrėsh vetėm tė mirat e tij. Ja cilat janė gabimet qė duhet tė evitohen dhe rregullat qė duhet tė ndiqen.
    1- Konsultohuni me njė dermatolog
    Dermatologu ėshtė specialisti i duhur pėr para pregatitjen pėr tu ekspozuar ndaj rrezeve diellore. Nė mėnyrė tė veēantė ata qė vuajnė nga sėmundje tė lėkurės, duhet tė konsultohen para ekspozimit. Ėshtė e vėrtetė qė disa sėmundje keqėsohen me ekspozimin nė diell. Dermatologu mund tė japė kėshilla shumė tė vlefshme pėr kremin mbrojės qė duhet tė pėrdorni sipas tipit tė lėkurės (fototipi) dhe moshės sė personit.
    Fototipet
    1- I bardhė si qumėsht (raca keltike, irlandeze). Skuqen gjithmonė dhe nuk nxihen.
    2- I bardhė (raca kaukaze e bardhė). Skuqen lehtėsisht dhe nxihen shumė pak.
    3 - Gjysmė i bardhė (raca kaukaze e errėt). Skuqen dhe nxihen nė mėnyrė normale.
    4 - Bezhė (raca spanjolle dhe aziatike). Digjen rrallė dhe nxihen shpejt.
    5- I ėrrėt (raca indiane). Skuqen jashtėzakonisht dhe nxihen shumė.
    6 - I zi (raca afrikane). Nuk skuqen kurrė dhe lėkura ka jashtėzakonisht pigment.

    2 - Pėrgatiteni lėkurėn pėr rrezet diellore
    Ėshtė mirė qė ta para pregatisni lėkurėn tuaj pėr rrezet diellore, pėr tė stimuluar formimin e melaninės dhe tė ulni rrezikun e dėmtimit diellor. Pregatitja mė e rėndėsishme duhet tė bėhet tė patėn 1 deri nė 2 javė pėrpara se tė bėjmė njė ekpozim tė plotė ndaj diellit dhe bazohet nė njė pėrdorim tė veēantė tė pėrbėrėsve tė ushqimit qė kanė pėr bazė substancat kundėr oksidimit nė mėnyrė qė tė ndihmohet lėkura qė tė krijojė sa mė pak radikale tė lira, molekula qė shkaktojnė reaksione tė dėmshme pėr organizmin dhe qė shpejtojnė procesin e plakjes sė qelizave. Pėr tė stimuluar ritmin e melaninės, ėshtė mirė qė ekspozimi ndaj diellit tė bėhet gradualisht duke e filluar me fundjavat. Pėrdorimi i nxirjes artificiale nuk ėshtė i kėshillueshėm pėr nxirje, por vetėm pėr tė pregatur lėkurėn pėr rrezet diellore.
    3- Duhet tė informoheni mbi agresivitetin e rrezeve
    Intensiteti i rrezeve ultraviolet qė arrijnė sipėrfaqen e tokės, pra dhe lėkurėn, varet nga shumė faktorė, midis tė cilėve stina, lagėshtira, ndryshimi i kushteve atmosferike etj.
    4- Duhet tė mbroheni qė fėmijė
    Parandalimi i dėmtimeve ndaj rrezeve diellore duhet tė fillojė qė nė fėmijėri. Fėmijėt duhet tė mbrohen gjithmonė me filtra shumė tė lartė dhe duhet tė mbahen nė diell vetėm gjatė orėve tė para tė mėngjesit dhe orėt e vona tė mbasditės. Djegjet nė moshėn e fėmijėrisė i shkaktojnė lėkurės dėme qė do tė bėhen mė tė dukshme nė njė moshė tė rritur duke patur mė shumė mundėsi pėr krijimin e tumoreve tė lėkurės. Fėmijėt pėrveēse mbrohen nga rrezet diellore, bėhen dhe tė rritur tė kujdesshėm.
    5 - Aplikoni vazhdimisht kremrat solarė
    Kremrat solarė nuk duhet tė ruhen pėr mė shumė se njė vit sepse me kohė humbin aftėsinė e tyre mbrojtėse. Solarėt duhet tė aplikohen gjysmė ore para ekspozimit dhe ēdo njė orė e gjysme gjatė kohės sė ekspozimit. Aplikimi duhet tė jetė i kujdesshėm, duhet tė shpėrndahet gjithandej dhe tė mbulojė ēdo pjesė tė trupit. Nė qoftė se nuk e duroni ndjesinė e kremit nė lėkurė, pėrdorni solarėt nė formė spray, por me njė frekuencė pėrdorimi mė tė shpeshtė. Pėr zona tė veēanta qė tė gjithė i njohim si mė delikatet, duhet tė tregohet kujdes mė i madh dhe sidomos pėr buzėt. Gjatė kohės qė laheni nė det apo nė pishinė ose nė qoftė se djersini shumė, ėshtė e kėshillueshme qė tė pėrdoret njė krem rezistent ndaj ujit.
    6 - Pėrdor gjithmonė filtrat e duhur
    Kremrat solarė veprojnė duke thithur, reflektuar ose devijuar rrezet e diellit dhe mund te blihen nė mėnyra tė ndryshme. Dhe nė kėtė rast ėshtė dermatologu ai qė cakton llojin mė tė pėrshtatshėm pėr ju. Tė gjitha tipet e lėkurave kanė nevojė qė tė mbrohen nga solarė me njė shkallė mbrojtėse tė lartė. Lėkura e fėmijėve dhe lėkura shumė e bardhė duhet tė mbrohet nga njė faktor mbrojtės shumė i lartė SPF25-30 dhe lėkurat mė tė errėta sidoqoftė duhet tė mbrohen nga filtra jo mė poshtė se 8. Kremrat me bazė mbrojtėse, nė tė vėrtetė nuk tė mbrojnė aspak nga dėmet e rrezeve diellore edhe pse ai qė i pėrdor mund tė mos digjet. Njė faktor mbrojtės i lartė pakėson rrezikun e djegieve dhe ėshtė mė efikas pėr parandalimin e dėmtimeve diellore.
    7- Mbro kokėn dhe sytė
    Flokėt domosdoshmėrisht duhet tė mbrohen nga dielli sidomos kur ata fillojnė tė bien. Lėkura e rrėnjės sė flokėve nė tė vėrtetė ėshtė shumė e ndjeshme ndaj rrezeve diellore. Duhet tė pėrdorni gjithmonė njė kapele kur ekspozoheni nė diell. Kapelja pėrveēse mbron flokėt, mbron dhe fytyrėn. Pėr fėmijėt duhet tė zgjidhen kapele tė mbyllura nga pas qė tė mbrojnė dhe qafėn. Veprimi diellor ėshtė i dėmshėm pėr flokėt, sepse rrezet diellore veprojnė mbi melaninėn dhe shtojnė mundėsinė e vdekjes sė qelizave. Ėshtė mirė qė tė pėrdoren produkte tė veēanta vaji dhe spray pėr flokėt, tė pėrshtatshėm pėr mbrojtjen nga dielli. Syzet e diellit me lente Uv thithėse, janė tė domosdoshme pėr tė rriturit dhe fėmijėt. Mbrojnė lėkurėn rreth syve qė ėshtė shumė e ndjeshme dhe mbrojnė sytė nga dėmtimi i retinės.
    8 - Duhet tė mbroheni dhe gjatė kohės qė lėvizni edhe nė se mund tė ketė re
    Dielli tė zė dhe kur je duke ecur nė qytet apo duke u marrė me rregullimin e kopshtit apo duke shėtitur me miqtė. Pra nė stinėn e verės kremi solar duhet tė pėrdoret gjithkund ku ndodhesh nė ajėr tė hapur. Ėshtė e rėndėsishme tė dihet se rrezet diellore mund tė ndikojnė mbi lėkurėn tėnde dhe kur qielli ka re. 70-80% e rrezeve ultraviolet mund tė depėrtojė nėpėrmjet reve. Nė qoftė se do tė ndodheni nė hijen e njė peme tė madhe, do tė pakėsohen vetėm 25% e rrezeve ultraviolet qė bien mbi lėkurėn tuaj.
    9 - Evitoni ekspozimin ndaj rrezeve diellore nė orėt qėndrore tė ditės
    Ėshtė mirė qė t'i shmangeni ekspozimit nė diell dhe aktiviteteve nė ambjent tė hapur nė orėt qėndrore tė ditės. Nė tė vėrtetė intensiteti i rrezeve Uvb ėshtė maksimal nga ora 11 deri nė orėn 15, ndėrsa intensiteti rrezeve Uva ėshtė i njėjtė gjatė gjithė ditės.
    10-Vishni gjithmonė veshje mbrojtėse.
    Nė qoftė se lėkura juaj ėshtė shumė e ndjeshme apo rreziku i formimit tė tumoreve ėshtė shumė i lartė, mund tė vishni veshje tė veēanta qė mbrojnė nga rrezet Uv. Pra nė situata tė veēanta, mund tė vishen veshje qė garantojnė njė mbrojtje totale pa qenė i nevojshėm aplikimi i kremit solar. Nė Shtetet e Bashkuara ku problemi i parandalimit tė tumoreve tė lėkurės ėshtė shumė i lakuar, nė disa dyqane mund gjesh edhe veshje qė tė mbrojnė nga rrezet ultraviolet.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e tironcja05
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Boston,ma
    Postime
    11

    Solari (rrezatimi artificial)

    Desha me dite a shkone noi njeri tanning ktu?
    Se ktej ku jam une pothuj se te gjithe gocat shkojne tanning, ne cdo cep te rruges ke tanning places, edhe cunat tashi kane fillu me shku.
    Une per vete shkoja po tashi nuk shkoj dhe aq shume se nuk te ben mire.

  6. #6
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Kam shkuar pak here edhe pse nuk me pelqen fare .
    E para nuk mban shume .. edhe duhet te vesh shume procese.

  7. #7
    Perjashtuar Maska e korcaprincess
    Anėtarėsuar
    24-10-2002
    Vendndodhja
    Detroit MI
    Postime
    510
    un shkoj sometimes, jo shpesh though, rralle. jam zeshkane dhe skam nevoje te shkoj shpesh, por shkoj ndonjeehre thjesht per te krijuar nje ngjyre cokollate me te theksuar dhe per te mos humbur ngjyren . Kam degjuar qe rrezet ne tanning te demtojn lekuren dhe mund te shkaktojn edhe cancer ( larg qoft) kshu qe kam frik te shkoj shpesh!! njof ca goca qe shkojn pothuajse cdo dit, jan bere addicted to tanning lol. Mendoj se po shkove shpesh rezet ta demtojn lekuren duke e plakur para kohe ,etc. Its not healthy ! once in a while it's ok i guess.

  8. #8
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    nuk shkoj .... sepse ne vere e marr ngjyren nga Dielli lol origjinal .. dhe jo artificialisht

    sa per tani ne dimer ... me pelqen te rri keshtu si jam .. e bardhe

    se keto ketej pernjehere te ngaterrojne me spanjolle ---- gje qe e urrej shume lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  9. #9
    E Lirė! Maska e KaLTerSi
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    Nese nuk e beni per rrezikshmeri atehere beni mistic tanning sepse nuk eshte me rreze por me spruco, zgjat 30 sekonda e jo 20 minuta si rrezet e mer ngjyren menjehere e jo pas disa seancave, ngjyra qendron afro 3-4 javesh dhe kushton rreth $30.
    Ne dimer ne shumicen e kohes e bej, ne behar shfrytezoj cdo perkedhelje te diellit.
    Toleranca, eleksiri i lirisė.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    A te mer e njetrajtshme kjo me spruco, dhe a duket natyrale? Une kam perdorur lotion te Clarins qe specialistet thone eshte me e mira, po te une dukej shume fallco. Rrezet nuk i bej se jane shume te demshme!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rrezatimi rreth Marsit mund tė dėmtojė udhėtarėt e hapėsirės
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-06-2004, 20:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •