Olsi Kolami

Shumë shpejt do t’i themi lamtumirë kremit solar që parandalon djegiet nga rrezet e diellit. Sipas një studimi të kryer në në SHBA një pilulë do të mundësojë mbrojtjen nga rrezet utra të kuqe, të cilat janë shkaktare të kancerit të lëkurës. Preparati është duke u studiuar nga një ekip ekspertësh në Massachusetts General Hospital di Boston, të cilët kanë zbuluar dhe testuar karakteristikat mbrojtëse të ekstraktit të një bimë që rritet në Amerikë, e cila luan shumë mirë rolin e kremit solar.

Sipas studimit të publikuar në “Journal of the American Academy of Dermatology”, pilula e cila ka si bazë këtë substancë, ku rezultojnë përqindje të mëdha antioksidantësh, do të jetë efikase më shumë së kremi solar klasik që kemi përdorur rëndom në plazh. Hulumtuesit kanë eksperimentuar me sukses dhe kanë vënë re se bima në fjalë ka ekstrakte të cilat janë shumë rrezistente ndaj rrezeve ultra të kuqe, dy ose trefish më të mëdha se kremi.

Pas studimit që është kryer me disa vullnetarë, ata kanë kryer biopsinë e cila deri në këtë fazë ka qenë mjaft pozitive dhe ka shumë shanse që bari që do të hidhet ne treg së afërmi përveçse nuk rrezikon lëkurën, bën të mundur nxirrjen e saj deri në një shkallë të pranueshme, pa shkaktuar djegien e qelizave të vdekura të cilat shërbejnë si arma kryesore për mbrotjen e lëkurës nga reagentet e ndryshëm kimikë dhe atmosferikë.