Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986

    Problemet midis Shqiperise dhe Greqise

    Lexoni keto dokumente.

    www.mfa.gov.tr/grupa/ac/ack/

    Te vjen cudi qe nje qeveri e huaj ka rradhitur keto probleme dhe i ben publike dhe kerkon nje zgjidhje per to[e nuk eshte vetem kjo].
    A duhet dhe qeveria jone te mbaj nje qendrim dhe ajo?

    A duhet te kemi nje politike reciproke me greqine.

    Si mund ata te kerkojne te drejta te minoritetit te tyre kur minoriteti shqiptar ne greqi nuk ka pasur asnje te drejte.
    A duhet ta themi me ze te larte si shteti grek beri nje gjenocid te vertete me i madh se ai i serbeve ne kosove me shqiptaret e greqise per ti zdukur ata si minoritet.E ky shtet na mban leksione ne per minoritetet!

    Shteti jone njeh per minoritet nje grup fshatrat ne Gjirokaster dhe nje grup fshatrash ne Sarande.Grekerit qe aktualisht jetojne ne gjirokaster a sarande e kane ardhur nga keto fshatra ne qytet.
    A nuk duhet lejuar partite e minoritetit te paraqiten veten ne keto zona e jo si tani qe ato me mashtrime e me para perpiqen te vjedhin vota kudo e neser ti quajn ato minoritete.

    A duhet ne te flasim me shume se kemi te drejte per pronat e shqiptareve ne greqi e per diskriminimin e shqiptareve ne greqi qe shteti grek ju ka bere qe nga krijimi i tij?

    Faleminderit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 08-06-2004 mė 16:19

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-05-2004
    Postime
    115
    Si thua ti bledi cili eshte ilaci me i mire qe duhet perdorur per greket?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Mendoj se duhet te jemi te barabarte ne mardhenje me ta.

    A nuk te duket apsurditet qe ata na dalin cdo dite me nje minoritar te ri ne harten e shqiperise kurse ne greqi i zbuan gjith shqiparet dhe ju morren dhe tokat.
    Kurse nje pjese i zbuan ne Turqi duke i konsideruar si turqe.
    Ata qe ngelen nuk i lane te kishin shkollat e tyre e te mbronin identitetin e tyre dhe harijme ne kete pike kur shume mire e dime sa arvanitas e cam kishte ne greqi e tani ata deklarojne se nuk kane asnje.

    Per mendimin tim ky eshte nje gjenocid te cilin duhet tja paraqesim gjithe botes.
    Sic e she kete gje e ben nje ministri e nje shteti tjeter.

    Se pastaj harijme ne ate faze ku ky shtet grek pas ketij gjenocidi na del e na bertet per minoritet e saj ne shqiperi kur per nje minoritet e mund ta quajme se shqiptaret ne greqi kane qene me shume se nje minoritet ka bere nje gjenocid qe pa frike ndoshte eshte i shtrire ne kohe eshte shume me i madh se ai serb.
    Te gjith kemi njerez ne greqi dhe greqija per shqiptaret ne greqi jo vetem per shkolla por as te flasin shqip nuk i tolerojne.
    Degjojme shume gjera e te cuditshme e bile na japin dhe leksione ne shqiperi per minoritet grekerit po ne nuk themi ose nuk flasim per trajtimin e minoriteteve ne greqi e si i ka trajtuar shteti grek qe nga krijimi i tij shqiptaret qe ishtin brenda kufinjve te greqise.

    Une nuk e kuptoj pse partia e minoritareve duhet te kandidojne ne zonat qe nuk ka minoritar.
    Une mendoj se partit e minoritetit duhet te kandidojne me ligj vetem ne zonat qe ka minoritet ne fshatrat e Dropullit ne Gjirokaster e Vurgur ne Sarande dhe kaq.
    Cdo dajle nga keto zona eshte nje kercenim per shtetin shqiptar dhe per teresine e tij teritoriale.
    Greqia duhet te pranoj qe minoriteti ne shqiperi eshte sa thote qeveria shqiptare e organizmat nderkombetare jo nje her e zgjeron ne Tepelen neser ne Himare e pasneser ec e ec sipas planeve shoviniste greke per vorio epirin.
    Kjo politik e qeveris greke eshte paralele me organizatat shoviniste dhe ju le atyre nje hapesire per veprim e eshte nje kercenim teritorial per shtetin shqiptar
    e duke e vene shtetin shqipar ne presion te perhershem plus problemeve te tjera qe ai ka.
    CESHTJA E MADHESISE SE MINORITETIT GREKE NE SHQIPERI DUHET TE MARR FUND ME LIGJ duke i mbyllur rruge abuzimeve te grupeve ekstremiste e ta leje ato zona te merren me ekonomine e jo me te behen fushe beteje per planet e ekstremisteve grek.

    Une mendoj se ne duhet ta themi fjalen per gjithe keto e te mos kemi frike se vetem ne kete menyre do ti ndalojme ata.
    Duke vajtur me frike, duke mbyllur gojen e vetmja gje qe bejme vetem inkurajojme ata ne planet e tyre shoviniste.
    Greket me keto qe bejne po mbjellin vetem urejtjen te shqiptaret.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-05-2004
    Postime
    53
    Pershendetje te gjith shqipetareve neper Bot Ilaci me i mir qe duhet perdorur per greket esht nderprerja e cdo marrdhenje me grekun, deri sa te kemi nje shtet te Fuqishem. Pra tani duhet ber cdo gje per te shkaterruar keto mardhenje qe kemi me greket(hajdutet). Te dim pra se merrdhenje nga vet fjala do te thot te marresh e te japesh dhe Qeveria Nano po ben te kunderten vetem po i jep grekut. RROFT SHQIPERIA RROFT CAMERIA

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-05-2004
    Postime
    115
    Ke te drejte o bledi, duhet te jemi te barabarte ne mardhenie me greket por nje gje e tille nuk mund te arrihet perderisa kemi ne pushtet politikane grekofile. Greqia, eshte duke ndjekur nje politike anti-shqiptare dhe nepermjet te elementeve te saj, palacove qe qeverisin Shqiperine, e ka kthyer vendin ne nje koloni te sajen. Nuk e di se si do te zhvillohen ngjarjet, por duke pare se c'po ndodh ne jug te vendit dhe ne c'duar ndodhet sot Shqiperia egziston rreziku qe ne nje te ardhmen jo te larget jugu i Shqiperise("Vorio-Epiri") te shkeputet dhe ti bashkangjitet Greqise, nepermes nje referendumi. Apo nuk gjenden individe qe e bejne nje gje te tille. Njerez me ndenja pro-greke ke sa te duash ne Shqiperi (vetem shiko sa ka ne kete forum!!). Pastaj edhe mos te habitemi se si ndodhi kjo, se kolonizimi i Shqiperise po ndodh mu para syve tane, dhe nuk po behet asgje per ta parandaluar ate.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Problemi me politiken greke duket se eshte pak i komplikuar, por ne fakt eshte edhe i thjeshte, varet si e shef.
    Fakti eshte se ne marrdheniet me kete shtet Shqiperia eshte inferiore per shume shkaqe por faji kryesor eshte i politikaneve dhe drejtuesve te shtetit shqiptar, te cilet per interesa personale dhe partiake e kane ulur shume poshte "pazarin" duke e justifikuar me argumente fallso si p.sh.

    1) Ekzistenca e 500 mije emigrantave ne Greqi, ben qe qeveria te jete e kujdesshme.
    Mashtrim: Se pari nuk ka evidence askush a jane 200, 300 apo 500 perderisa me letra jane vetem 100 mije. nese greku po i mban eshte se ka nevoje per krah pune te lire pa siguracione etj., dhe jo per bamiresi.
    Te kishim shtet normal diktonim ne dhe gjithe ai krah pune lulezonte Shqiperine e Jo Greqine.
    Ne fakt greket bashkepunojne me politikanet tane ne kurriz te shqiptareve, keshtu bejne sikur kthejne 3-4 mije vete, ketu bie "alarmi" takohen politikanet dhe arrihet "Suksesi" (ne fakt turpi), Greqia behet zemergjere, nuk do te ktheje me. Me kaq kerkesat shqiptare mbarojne.
    Nje shtet i joni normal, do te kerkonte per shqiptaret ne Greqi paisjen me letra dhe te mos friksohej nga kthimi i tyre. Te kerkonte demshperblim per viktimat e punes se zeze dhe denim te shfrytezuesve.

    2)Greqia eshte ne BE dhe antarsimi yne atje kerkon ndihmen e saj.
    Mashtrim i madh:
    Se pari po te ishte per Grekun ne kurre se shohim BE-ne me sy, sepse greket nuk duan konkurrente as ne ekonomi e as ne turizem, sic mund te jete Shqiperia.
    Se dyti Greku eshte vrima e fundit e kavallit ne BE dhe nuk varen vendimet e Anglise apo Gjermanise nga Greqia se ciles i japin miliarda euro ndihma e kredi.
    Se treti shteti mik sikur e paraqet shteti yne Greqine po ben sa mundet te largoje e devijoje projektet per Shqiperine si Korridori 8, Porti i Durresit etj.

    Te kishim ne nje shtet normal, nuk do ti falnim Greqise telekomin, importin e naftes dhe tregun e ushqimeve, por do te kerkonim partnere serioze. Po per kete duhen politikane te pa-korruptuar qe ne s'dihet kur do ti kemi.

    C'duhet te bejne shqiptaret:
    1) Presion qeverise dhe mos-votim per te ne zgjedhjet e ardhshme (parakusht).
    2) Vendosja e reciprocitetit ne kufi etj, pra ne se shqiptaret lihen 3 dite mbas traut se "prishet" kompjuteri e njejta gje edhe per greket, ne mos udha mbrapsht u qofte, se per te zhvatur vijne.
    3) Denoncim ne BE. OKB etj per shkeljet e te drejtave te njeriut dhe te drejtave te shqiptareve ne Greqi.
    4) ndalimi i vizitave te pa-autorizuara te zyrtareve greke ne kohe fushatash.
    5)Bllokimi i pensioneve Greke ne Shqiperi.
    6)Kerkimi i demshperblimit te plote monetar nga shteti grek per cdo rast grisje pasaporte ne kufi kur kjo rezulton pasaporte e rregullt. Pasaporta shqiptare eshte prone e shtetit shqiptar dhe asnje ushtar grek ska te drejte ta grise kur i teket. Duket pa rendesi por eshte nje pasqyre e forces se shtetit. Hajde te grise nje pasaporte amerikane po ja mbajti.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2004
    Postime
    53
    Lebati per kete qe thua ne kete esht mese e vertet, por problemi qendron ketu cfar duhet te bejm per SHQIPERIN??<

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Une vete jam nga Gjirokastra dhe e njoh mire greqine dhe sa fuqi ka ajo.
    Greqia nuk ka fuqi e konjukturat politike nderkombetare e rajonale nuk e lejojne ate te realizoj keto plane shoviniste.
    Problemi dhe shqetesimi im eshte se ata shfrytezojne hapesirat qe i kemi lene vet ne.
    Ne se ne qendrojme ata s'kane ca te bejne.
    Ne duke mos marre vendime te prera ndaj provokimeve te tyre i kemi stimuluar ata ne keto vite dhe u kemi dhene mundesira.
    Shiko legjislacionin grek per minoritetet sa haperira ka ai.

    Ka dhe nje tendece qe financohet nga grekerit e politikanet e paguar nga ata qe 'greqia ka fuqi'e 'do na ndihmoj' 'shtet partner strategjik' 'eshte ne BE e ne skemi cte bejme'etj.
    Qenia e greqis ne BE e kufizon ate kurse ne qe nuk jemi atje mund te bejme c'te duam.

    Shikoni republikat e vogla Balltike bene nje ligj per minoritetet e gjuhen e tyre dhe minoritetit ruse qe atje eshte mbase 25% deri ne 40% dhe hyne ne Europ e nuk i pyeti njeri.

    Me qesharakja qe lidhja e rezolutes per Camerine me emigrantet shqiptar ne greqi.
    Greqia ne ate periudhe e tani nuk i heq dot shqiptaret se i ka nevojen e eshte pas ne ndertimet per olimpiaden e eshte bere humor e injoruar ne tere boten nga keto vonesa.E kuptohet jo se eshte e mire po i do ata shqiptar si skllav te ndertojne per greqine.
    Kur shteti Shqiptar po te doje te punoje mund te marre miliona dollare per rruget e keta shqiptare qe ndertojne olimpiaden e greqine te punojne ne vendin e tyre e te ndertojne shqiperine.
    E kete pa frike duhet tjua kerkojme qeveritareve tane e jo tu kerkojme viza.

    Eshte interesante ne vitet 30 qeveria greke i beri nje presion qeverise shqiptare ne ate kohe akoma te brishte qe nenkuptonte debimin e Cameve.
    Qeveria shqiptare megjithe brishtesise ne ate kohe e problemet e medha qe kishte thjeshte ajo qendres e eshte per te permendur qe delegacioni shqiptar ju pergjigj ketij provokimi me
    'NE QOFTE SE QEVERIA GREKE DO ZBOJ POPULLSIN ME KOMBESI SHQIPTARE NGA KRAHINA E CAMERISE NE DE ZBOJME GJITHE GREKERIT NGA SHQIPERIA.

    Kjo QENDRES beri qeverine greke ne ate kohe te zmbrapsej e te mos i zbonte ata.
    Ky eshte nje shembull i thjeshte po SHUME ESENCIAL E KUPTIMPLOT.

    Ne shqiptare kemi fuqi te medha e kete e treguam vecanerishte me Luften e Kosoves e ta kuptojme qe politika eshte te luash forte e te mos dekurajohemi nga ndonje ngecie e vogel po te luajm forte se i kemi te gjitha mundesite per ta mbrojtur zvilluar e perparuar vendin tone.
    Faleminderit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 14-06-2004 mė 19:15

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    SHBA: Minoriteti grek, 3 % e popullsise

    Departamenti i Shtetit publikon ne raportin per Shqiperine se rreth 3 % e popullsise jane greke. Zedhenesi i Kolin Pauellit replikon me gazetaret greke ne konferencen e shtypit: "Eshte nje dokument mbi Shqiperine, jo mbi greket qe jetojne ne pjese te ndryshme te botes". Ne regjistrimin e vitit 1989, minoritaret greke ishin rreth 59 mije banore, ndersa pretendimet shkojne deri ne 900 mije vete

    Elton METAJ

    "Minoriteti grek ne Shqiperi perben 3 % te popullesise se vendit, qe arrin ne rreth 3,4 milione vete". Eshte kjo shifra e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ne kapitullin e vecante per Shqiperine. Nje shifer qe ka ngjallur diskutime dhe debate, ndersa zedhenesi i Kolin Pauellit, Ricard Busher, eshte ndodhur ne veshtiresi per te shpjeguar te dhenat e publikuara per Shqiperine, qe flasin per rreth 100 mije minoritare greke ne vendin tone.

    I pyetur ne nje konference per shtyp dy dite me pare, zedhenesi i Departamentit te Shtetit nuk ka qene ne gjendje te jape nje pergjigje te sakte per numrin e minoritareve greke ne Shqiperi. "Ju keni botuar se 95 % e njerezve ne Shqiperi jane shqiptare etnike. A mund te na shpjegoni per pjesen tjeter prej 5 %?", eshte pyetur Busher ne konferencen e perditshme te shtypit. Megjithate, zedhenesi i Kolin Pauellit ka thene se nuk eshte ne gjendje te shpjegonte shifrat, qe ndodhen edhe ne faqen zyrtare ne internet te Departamentit te Shtetit. "Ju mund t'i drejtoheni qeverise shqiptare per kete", ka thene Busher, pas insistimit te nje gazetari. Megjithate kjo nuk ka mjaftuar, ndersa gazetari ka kembengulur se behej fjale per nje publikim te Departamentit te Shtetit. "Une jam i sigurt se ne kemi nje burim per kete, qe nuk eshte nje burim i pavarur i qeverise amerikane", ka argumentuar zedhenesi i Departamentit te Shtetit, duke kembengulur se autoriteti me i pershtatshem per te marre nje pergjigje, lidhur me numrin e minoritareve greke ne Shqiperi, eshte qeveria shqiptare. Pas replikave te vazhdueshme, Busher eshte pergjigjur se behej fjale per nje dokument mbi Shqiperine dhe jo per greket qe jetojne neper bote, duke nenkuptuar se po replikonte me nje gazetar helen. "Eshte nje dokument mbi Shqiperine, jo mbi greket qe jetojne ne pjese te ndryshme te botes", eshte pergjigjur zedhenesi i Departamentit te Shtetit.

    Nderkohe, sipas gjeografit te ceshtjeve demografike, Arqile Berxolli, minoriteti grek eshte i tipit "te ngushte", i perqendruar ne menyre kompekte ne mjediset rurale, kryesisht ne Delvine e Gjirokaster. Me konkretisht, minoritaret jetojne ne Dropullin e Poshtem, Dropull i Siperm, Rreza e Zeze, Pogon (Gjirokaster) dhe Vurg (Delvine). "Ne kuadrin e migrimit te brendshem lokal, rajonal apo nderajonal, sidomos pas Luftes se Dyte Boterore, elemente, grupe individesh apo familjesh, jane perqendruar ne qendrat urbane rajonale e nderajonale", shprehet gjeografi Berxolli.

    Numri i minoritareve greke ne Shqiperi dhe respektimi i te drejtave te tyre ka qene vazhdimisht nje teme debate mes Tiranes dhe Athines. Greqia ka pretenduar per nje numer me te madh minioritaresh se deklarimi zyrtar, duke kerkuar edhe me teper te drejta per ta. Pretendimet greke kane shkuar deri ne 900 mije minoritare, ndersa qeveria shqiptare ka deklaruar se minoritaret greke ne Shqiperi kane gezuar te drejta, si e gjithe popullesia. Keshtu, minoriteti grek, sipas referencave te vitit 1989, ishte 58.758 banore dhe ai maqedonas ishte 4.878 banore. Ndersa, sipas Zyres se Minoriteteve ne Ministrine e Puneve te Jashtme, regjistrimi i fundit i Institutit te Statistikes ka nxjerre nje numer me te vogel per minoritetet.

    Te dhenat e SHBA

    Popullesia 3,4 milione banore

    Rritja e popullesise - 0,88 %

    Grupet etnike

    Shqiptare 95 %

    Greke 3 %

    Te tjere 2 %

    Ne grupin "te tjere" perfshihen vllehet, romet, serbet, malazezet, maqedonasit, egjiptianet dhe bullgaret.

    Besimi

    Muslimane 70 %

    Ortodokse 20 %

    Katolike 10 %

    Gjuha zyrtare Shqipja

    Jetegjatesia

    Meshkujt 69,01 vjet

    Femrat 74,87 vjet

    Vdekshmeria foshnjore 39,99/000
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Jak' o dit' e uruar! Qe lint nga perendon, At' an' e ke ndritur, E ne pse na harron?
    Postime
    140
    Popullsia e Rrepublikes se Shqiperis:

    Gjithesej 3,510,484

    95% e popullsise jan shqipetare etnik.
    3% e popullsise jan Shqipetare-Grek (ose Grek)
    2% e popullsise jan Serb,Bullgar,Romun, etj.

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipėria
    Nga Albin nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarėsimit tė Kosovės
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Informacion i pėrgjithshėm mbi Republikėn e Shqipėrisė
    Nga bastardi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2004, 16:05
  5. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 14:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •