Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21
    Perjashtuar nga Mod. Maska e IllyrianWarlord
    Anëtarësuar
    05-04-2004
    Postime
    40
    de ta marojn bre, jo per plehra te italis por per plehra tana se kemi plot dhe shumica jane ne parlament jane bere bukur shume e po na prishin pamjen e ambientit dhe tani kane filluar edhe shendetin te na shkatrrojn.

    shqypnia me jetu nga berllogu i italis... jo vallahi kurren e kurres, jemi shtet e jo nje koloni e italis

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Në emër të presidentit Prodi, drejtori për Ballkanin Perëndimor deklaron se nuk lejohet importi i mbetjeve me qëllim depozitimin

    BE: Ndalohet eksporti i plehrave drejt Shqipërisë


    Shekulli

    TIRANE- Komisioni Europian është kundër importimit të mbetjeve urbane drejt Shqipërisë nga cilido shtet i Bashkimit Europian. Në një letër-përgjigje drejtuar disa OJF-ve dhe personave të cilët kanë dërguar ankesat e tyre në selinë e Komisionit Europian lidhur me problemin që ka ndeshur komuniteti shqiptar përsa i përket importimit dhe përpunimit të mbetjeve urbane, David Daly, i cili mban postin e kryetarit të seksionit për Ballkanin Perëndimor, në emër të presidentit të Komisionit Europian Romano Prodi ka deklaruar se nga legjislacioni i BE-së nuk do të lejohet eksporti i mbetjeve urbane prej Italisë apo çdo vendi tjetër. Në letrën e tij, e cila është në përgjigje të ankesave që i janë drejtuar Romano Prodi gjatë ditëve të fundit të muajit nga organizatat më të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe të mjedisit, bëhej e qartë se trafiku i plehrave nuk do të lejohet. Përsa i përket letrave të dërguara nga Shqipëria, ato janë janë të datës 25 qershor dhe kanë formën e reagimit kundër projektmarrëveshjes që kishte hartuar qeveria shqiptare me firmën “Albania Beg” për depozitimin dhe djegien e sasive të mëdha mbeturinash importi prej Italie. Përgjigja nga Brukseli ka pak ditë që ka mbërritur në vendin tonë dhe bëhet e ditur se letra ankese të ngjashme u janë dërguar dhe shumë politikanëve të njohur europianë. Në një prej letrave që David Daly i ka dërguar Ardian Klosit thuhet se presidenti Prodi lidhur me mundësinë e një marrëveshjeje të mundshme midis Italisë dhe Shqipërisë për eksportimin e mbeturinave nga Italia në Shqipëri, më kërkoi që t’ju përgjigjem në emër të tij. “Komisioni Europian e ka ndjekur debatin e fundit që është hapur në Shqipëri lidhur me ndërtimin e një impianti për përpunimin e plehrave në zonën e Kasharit”, shkruan Delay, duke vijuar më tej se “jam i një mendjeje me ju se trajtimi i mbeturinave është një çështje me rëndësi e cila kërkon mjaft vëmendje e për të cilën duhen pasur parasysh praktikat dhe standardet më të mira. Duke kaluar te eksporti i mbetjeve që do të bëhet nga Italia në drejtim të Shqipërisë, David Delay shprehet se “dua të nënvizoj se eksportimi i mbeturinave prej BE në vende të treta u nënshtrohet përcaktimeve që përmbahen në Rregullimin (EEC) nr. 259/93 lidhur me mbikëqyrjen dhe transportimin e mbeturinave brenda për brenda, për në dhe jashtë Bashkimit Europian. Në përputhje me nenin 14 të këtij Rregullimi ndalohet çdo lloj importi me qëllim depozitimin (me përjashtim, në kushte të caktuara, vetëm të atyre vendeve të EFTA që janë gjithashtu pjesë e Marrëveshjes së Baselit mbi kontrollin e lëvizjeve tejkufitare të mbeturinave të rrezikshme dhe depozitimit të tyre)”, shkruhet në letrën që ka marrë Klosi. Letra e drejtorit për Ballkanin Perëndimor përfundon duke cituar se çdo eksportim mbeturinash prej Italisë ose çdo vendi tjetër anëtar të BE me qëllim depozitimin e tyre në Shqipëri nuk do të lejohet nga asnjë legjislacion i BE. “Deri më tani Komisioni nuk ka në dorë elemente që do ta bënin të mendonte se Italia ose ndonjë vend tjetër anëtar i BE-së është duke shkelur legjislacionin në këtë çështje”, -shprehet David Delay, “megjithatë Komisioni do të vazhdojë ta ndjekë nga afër këtë çështje”



    17/07/2004

    shekulli
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 25-04-2007, 13:52
  2. Kronikë e një përdhosjeje
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2006, 18:06
  3. Arratisja e madhe
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 06:49
  4. Vllezerit Bluz Skripti ne Shqip.
    Nga Antitrup në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-08-2005, 17:57
  5. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-06-2005, 10:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •